Dronët ukrainas sulmojnë rafinerinë ruse në rajonin e Leningradit

Gjatë natës, dronë ukrainas goditën një rafineri nafte në Rajonin e Leningradit, Rusi, sipas Ukrainska Pravda.

Gazeta Kyiv Independent raportoi se u godit edhe një uzinë kimike në Krai të Permit, 1,800 kilometra larg kufirit ukrainas. Dje, dronë të inteligjencës ukrainase goditën një tjetër uzinë nafte në Ufa, 1,400 kilometra larg kufirit.

Objektivi i fundit thuhet se goditi një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi. E vendosur në qytetin Kirishi, Rajoni i Leningradit, është një degë e Surgutnaftogaz.Uzina ka një kapacitet rafinimi prej mbi 10 milionë ton naftë në vit dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh duke përfshirë benzinë dhe karburant aviacioni.

FOTOT+VIDEO/ Djali i Jozefina Topallit i jep fund beqarisë, martohet në Romë me Cindy Marina! Marrin edhe bekimin e Papës! Pamjet nga dasma përrallore

Genar Topalli, djali i ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren Cindy Marina, në një ceremoni të veçantë në Romë, më 13 shtator 2025.

Çifti mori gjithashtu bekimin e Papës, një moment që e bëri edhe më të veçantë këtë ngjarje për ta.

“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë”, shkroi Genar Topalli në një postim në rrjete sociale, ku ndau emocionet. “Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë.”

https://streamable.com/e/76p8a9?quality=highest

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe figura politikë, si Falmur Noka apo edhe vajza e kreut të PD, Sali Berisha, Argita Malltezi.

Postimi në Facebook

Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme,lumturi dhe shume dashuri

Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës — një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim.

Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë — sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.

Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.

Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë.

13/09/2025

Në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë, Genar Topalli ka publikuar edhe një foto me miq dhe familjare, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri për çiftin.

Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi në media dhe në rrjetet social se martesa mes Getoar Selimit dhe Marina Vjollces ka marrë fund, duke ngjallur kureshtje të madhe tek publiku. Arsyeja kryesore që ndezi dyshimet ishin mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjete sociale dhe fakti që çifti nuk është parë shpesh në publik kohët e fundit.

Megjithatë, fotot e fundit tregojnë krejt të kundërtën. Çifti është parë krah njëri-tjetrit në kryeqytet, të buzëqeshur e të qetë, duke ecur dorë për dore si gjithmonë. Pamjet e tyre flasin vetë: mes tyre nuk ka asnjë krizë dhe lidhja e tyre vazhdon më e fortë se kurrë.

Geti dhe Marina shfaqen të natyrshëm, duke treguar se dashuria nuk ka nevojë gjithmonë të ekspozohet në rrjete sociale për të qenë e vërtetë. Përkundrazi, ata e ruajnë privatësinë dhe e jetojnë marrëdhënien aty ku ka më shumë rëndësi, në jetën e përditshme, në Tiranë, por edhe në Prishtinë, aty ku dhe u fotografuan.

Ky nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje mes tyre, por duket se të gjitha zërat mbeten thjesht spekulime të kota. Realiteti është se Geti dhe Marina vazhdojnë bashkë, duke ecur përpara si çift i konsoliduar dhe i dashuruar.

Autoblindat ushtarake ruse shfaqen në Bjellorusi pranë kufirit me Poloninë, të shenjuara me tre vija

Kanali opozitar bjellorus në aplikacionin Telegram, ndau disa që tregonin pajisje ushtarake ruse në Grodno, në pjesën perëndimore të vendit.

“Në qendër të Grodnos, u vu re një transportues modern i blinduar rus Boomerang me një shenjë taktike (tre vija vertikale të bardha). Më parë, pajisje të tilla nuk ishin parë në Grodno ose pranë poligonit të stërvitjes Hozhsky,” vuri në dukje opozita bjelloruse.

Ata janë veçanërisht të shqetësuar për praninë e shenjës së re taktike në pajisje. “Aplikimi masiv i shenjave të tilla në pajisje u krye nga forcat ruse para pushtimit të Ukrainës,” thuhet në raport.

Nga 12 deri më 16 shtator, aty zhvillohet stërvitja ushtarake ruso-bjelloruse Zapad-2025, duke praktikuar depërtimin e të ashtuquajturit Hendeku Suwa?ki nga Bjellorusia në rajonin e Kaliningradit të Rusisë përmes territorit sovran të Polonisë dhe Lituanisë.

Para se të fillonte stërvitja, dronët ushtarakë rusë fluturuan në Poloni për herë të parë. Më herët u raportua se Rusia kishte ngritur disa sisteme raketore “Iskander” po në këtë zonë.

Plagosi oficerët e policisë ndërkohë që po shoqërohej, arrestohet djali i këngëtarit të njohur grek

Djali i këngëtarit Sokrates Malamas, muzikanti Giannis Malamas është arrestuar në agim nga oficerët e policisë të ekipit DIAS.

Sipas policisë, në orën 05:25 ndodhi një incident midis një shoferi taksie dhe dy personave, të cilët goditën derën e makinës dhe e ofenduan shoferin. Gjatë kontrollit, njëri prej të dyve reagoi dhe ofendoi oficerët e policisë .

Në momentin e arrestimit, muzikanti dyshohet se ka rezistuar. Ndërsa po hynte në automjetin zyrtar, ai e goditi dy herë me kokë një oficer policie, duke e plagosur në mollëzën e majtë dhe në kokë.

Në Stacionin e Policisë së Akropolit, ku u shoqërua për formimin e dosjes së çështjes, i arrestuari vazhdoi të shante dhe kërcënonte oficerët e policisë.

Ndaj tij u ngrit një dosje për dhunë ndaj punonjësve, fyerje, kërcënime dhe dëmtime të thjeshta trupore.

Sipas informacioneve, oficeri i policisë po trajtohet për lëndime të lehta në Komisariatin 401.

Tjetër sukses në mundje për Shqipërinë, Valiev kalon tek 16 më të mirët e Botërorit

Shqipëria vazhdon që të regjistrojë suksese në mundje.

Kjo e djelë ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Zagreb të Kroacis.

Përfaqësuesi i flamurit kuqezi, Chermen Valiev eleminoi mundësin nga Mongolia, Tugsjargal Erdenebat, duke u kualifikuar kështu për në 16 më të mirët në kategorinë e peshës deri në 74 kg.

Sukses shumë i rëndësishëm, i cili vjen falë rezultatit 21-2.

Chermen Valiev synon që të bëjë mirë edhe ndaj kundërshtarit të radhës dhe nëse ai mposht mundësin nga Belgjika, Ibragim Ruslanovitch Veliev, atëherë Valiev do ta shihte veten mes 8 më të mirëve.

Alarm në Poloni, avionët polakë dhe aleatë ngrihen për kërcënimin e dronëve rusë

Forcat ajrore polake dhe ato aleate u vendosën të shtunën në hapësirën ajrore të Polonisë në një operacion “parandalues”, për shkak të kërcënimit nga sulmet me dronë në zonat fqinjë të Ukrainës. Autoritetet njoftuan se u dha një alarm, i cili zgjati rreth dy orë përpara se të anulohej.

Incidenti ndodhi pas ngjarjes së të mërkurës, kur dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake dhe më pas u rrëzuan nga avionë luftarakë të NATO-s, ndërsa shqetësimet rriten për pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës, i cili ka nisur që prej shkurtit 2022.

Paralajmërime u lëshuan për pesë qarqe në rajonin Lublin. Njoftimet, të publikuara në një postim në X, lexonin: “Kërcënim nga sulmi ajror. Përdorni kujdes ekstrem. Ndiqni udhëzimet e shërbimeve. Prisni njoftime të tjera.”

Qeveria e Polonisë në një njoftim për qytetarët deklaroi se kërcënimit nga dronët rusë që veprojnë mbi Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë, po i përgjigjemi me operacione ajrore parandaluese.

Më vonë, Tusk deklaroi se ‘niveli i kërcënimit u anulua. Ne mbetemi vigjilentë.”

Zhvillimet e së shtunës lidhen me stërvitje ushtarake në rast të një sulmi të mundshëm dhe tregojnë se aleanca e NATO-s u druhet zhvillimeve të reja në kufi me Rusinë.

Firmat piramidale online/ Zbardhet identiteti i të shpallurve në kërkim, janë burrë e grua

Personat që shihni në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e sotme nga autoritetet.

Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërsa Brunilda Ndini 38 vjeçe, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut.

Të arrestuarit janë personat që rekrutonin dhe bindnin qytetarët të investonin në platformat mashtruese online Xuex. Ndërsa organizatorët janë ende nën hetim.

Personat e tjerë të arrestuar janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.

Operacioni u zhvillua në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Shuma të konsiderueshme parash janë sekuestruar nga policia, ndërsa 6 llogari të kriptomonedhave. Nuk ka ende një shumë konkrete nga policia të parave të sekuestruara, shumave të investuara dhe numrit të qytetarëve të mashtruar.

Një rastësi e bukur te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë

Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në të njëjtin udhëtim… atë të pritjes së ëmbël.

“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë.

Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjën, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh – Jetën brenda tyre.

Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve”, është ky postimi i bërë në faqen zyrtare të maternitetit.

Hetimet për υe tëυrasjen e shqiptarit në anijen hotel në Angli, zbulohen shkaqet

Autoritetet britanike do të nisin të shqyrtojnë këtë të hënë rrethanat e vetëvrasjes së emigrantit shqiptar Leonard Farruku.

Në vitin 2023, shqiptari u çua nga Ministria e Brendshme britanike Home Office, në një anije hotel, ku ai humbi jetën disa itë më vonë. Gazetari, Muhamed Veliu, ka siguruar raportin prej 65 faqesh, hartuar nga psikiatri Dr Dinesh Maganty, ku janë renditur një mori me neglizhenca, në ekzaminimin në kohë të problemeve shëndetësore të Leonardit.

Në raport, nënvizohet se në kushtet e një shëndeti mendor të rënduar, ai nuk duhet të çohej në anijen hotel nga Home Office. Zemërimi, agresioni dhe hedhja e sendeve të Leonardit në recepsionin e hotelit tregojnë se ai kishte mendje të çrregullt dhe nuk ishte në gjendje të kuptonte plotësisht pasojat e veprimeve të tij.

“Në korrik 2023, policia refuzoi ta arrestonte Leonardin sepse konsideroi se sjellja e tij ishte për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Ata duhet ta kishin ndaluar atë në një vend të sigurt, pra në një spital, dhe të kishin rregulluar që ai t’i nënshtrohej një vlerësimi të shëndetit mendor nga një mjek i kualifikuar dhe profesionistë të autoriteteve lokale”.

Në raport shpjegohet se çfarë ndodhi kur Leonardit iu tregua vendimi për ta çuar nga hoteli “Esplanade” në anijen “Bibby Stockholm”.

“Kur Leonard mori letër e Home Office në lidhje me zhvendosjen në barkë më 24 tetor, është e dyshimtë që ai të ketë qenë në gjendje të angazhohej në proces për shkak të sëmundjes së tij mendore, që do të thoshte se ai nuk mund të mendonte në mënyrë koherente ose logjike, ose të kishte njohuri ose të kuptonte se si sëmundja e tij po e ndikonte atë”.

Mospasja e kujdesit mjekësor, thekson raporti, vijoi edhe kur Leonard Farruku nisi të jetojë në anijen hotel Bibby Stockholm.

“Leonardi nuk u pa nga një mjek i përgjithshëm, një infermiere apo mjek specialist i shëndetit mendor në barkë. Atij iu caktua një shok dhome më 27 nëntor 2023, por nuk ndërveproi me të. Ai nuk dukej se fliste me njerëz të tjerë në barkë, ishte i izoluar dhe nuk ulej me askënd tjetër gjatë vakteve. Ai nuk doli nga dhoma e tij në barkë për 4 ditë midis 7 dhe 10 dhjetorit 2023 dhe më 10 dhjetor 2023 një banor tjetër e pa me sy të skuqur dhe mendoi se kishte qarë”.

Ka shumë të ngjarë që sëmundja mendore e Leonardit të ketë kontribuar ndjeshëm në veprimet që çuan në vdekjen e tij të vetëshkaktuar.

“Anija nuk ishte një mjedis i përshtatshëm për dikë me simptomat e Leonardit dhe do kishte qenë e dëmshme për shëndetin e tij mendor. Kjo për shkak se ishte një mjedis i mbyllur dhe nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për shëndetin mendor. Trajtimi i Leonardit duhej të kishte ndjekur një qasje terapeutike shumëdisiplinore dhe për rezultatin më të mirë duhej të kishte përfshirë një kombinim të medikamenteve, terapisë psikologjike, kujdesit mjekësor dhe terapisë okupacionale”.

Gjyqtarja Rachael Griffin do të dëgjojë palët në këtë proces e më pas do të publikojë vendimin dhe përgjegjësit për këtë ngjarje ku humbi jetën Leonard Farruku.