Dy grupe protestuesish janë takuar orët e fundit me Presidentin e Republikës i cili duket se për herë të parë po merr një rol deciziv në situatln e jashtëzakonshme që ka përfshirë vendin këtë javë.
Raportohet se Bajram Begaj ka takuar në dy orare të ndryshme, dy grupe të ndryshme protestuesish.
Në të dyja rastet mësohet se ata kanë dalë me kërkesa konkrete për Presidentin, në kushtet kur ai ka tagrin të veprojë.
Protestuesit kanë kërkuar që Begaj të dekretojë një qeveri kujdestare me mandat një vjeçar, të shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme.
Në takime është shtruar dhe kërkesa e 135 ditë protestë që asnjë individ i cili ka marrë dy mandate qeverisëse të mos rikandidojë për kryeministër edhe nëse një mandat ose të dy, nuk i ka përfunduar.
‘Një dron me eksploziv do t’i vinte zjarrin Kryeministrisë’, Rama: Dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare
Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, ka reaguar për protestën e dhunshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke dënuar sulmet ndaj policisë dhe dëmtimin e pronës publike e private.
Rama deklaroi se dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare dhe pretendoi se një grup i vogël studentësh është ndikuar nga ide ekstremiste. Ai foli gjithashtu për një dron me eksploziv, që sipas tij është zbuluar me qëllim për t’i vënë zjarrin oborrit të Kryeministrisë, si dhe akuzoi organizatorët se synojnë të mbajnë njerëzit në rrugë.
‘Ky është një nga mijëra gurët e shkulur të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet edhe vdekjeprurëse. Imazhet që transmetojnë televizionet shfaqin të ashtuquajturin grupin e zjarrit, që nuk ka lidhje me studentët. Kjo është një dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare. Këtu nuk po sfidohem unë, nuk po sfidohet qeveria, por po sfidohet një mision, një objektiv: Shqipëria në BE në vitin 2030. Natyrisht që më 21 Janar u qëllua me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka edhe pamje të raketave si ato të Hamasit, por nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë drejt bankave, sepse Shqipëria sapo kishte dalë nga gërmadhat e piramidave. Pse sulmohen bankat dhe bankomatet? Është ajo injorancë që thotë: “Shko te bankat se do të gjesh lekë”. Paratë nuk janë aty, sepse bankat e sotme nuk janë bankat e Sudes dhe Xhaferrit, por këta duan popullin në rrugë. Popull në rrugë nuk ka. Në bulevard është një pjesë e vogël e studentëve të verbuar nga ide ekstremiste, të cilat po shfaqen në Paris, Romë, Milano, Portugali dhe Brazil, në një valë të përgjithshme, por kjo vala jonë është pjesë e një vale të përgjithshme. Një dron me eksploziv është zbuluar për t’i vënë zjarrin oborrit të Kryeministrisë. Kemi shumë të dhëna. Një tjetër është Republika e Iranit. Nuk ka për të ardhur dita që ata që shprehin një mendim që bie ndesh me planin e këtyre maskave të kenë frikë. Shqipëria nuk mund të lulëzojë vetëm kur ata e kanë pushtetin’, u shpreh Rama.
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur heqjen e gurëve nga trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas pesë ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet.
Fillimisht, gurët po hiqen me anë të një eskavatori, ndërsa më pas punonjësit e bashkisë kanë nisur t’i largojnë një nga një.
Gurët u kthyen në një prej mjeteve kryesore të përdorura nga protestuesit gjatë përplasjeve të ashpra me forcat e policisë, të shoqëruara me akte dhune para Kryeministrisë dhe zona të tjera të kryeqytetit.
Një tjetër situatë aspak e hijshme raportohet të jetë regjistruar ditën e djeshme, 16 tetor, gjatë protestës së studentëve në Tiranë.
Disa persona kanë përfituar nga kaosi i krijuar në rrugët pranë Ministrisë së Arsimit për të hyrë në një dyqan parfumerie dhe për të marrë sende me vlerë.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë disa persona brenda ambienteve të biznesit, duke nxjerrë prej tij parfume dhe orendi të ndryshme.
Ajo që bie në sy është se, pasi marrin sendet, ata largohen nga dyqani dhe i bashkohen sërish turmës së protestuesve, duke u përzier mes të rinjve që ndodheshin në rrugë.
Veprime të tilla nuk kanë lidhje me kërkesat e studentëve që kanë dalë në protestë, por përbëjnë akte vandale që përfitojnë nga situatat e tensionuara për të kryer vjedhje.
Identifikimi i personave të përfshirë dhe përgjegjësia e tyre për veprimet e kryera mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.
Ferdi Bahar nga Turqia është ndoshta një nga njerëzit më të pa fat në botë … Pse? Sepse ai u ak sid entua ditën e parë pasi u largua nga shtëpia pas tre muajsh të gjatë.
Gjegjësisht, ky djalë i ri ka th*yer këmbën disa muaj më parë. Lën dimet ishin aq të rënda sa ai kaloi gati 90 ditë në shtrat.
Sigurisht, ai nuk u largua nga shtëpia e tij gjatë gjithë kësaj kohe, dhe kur më në fund ishte në gjendje të lëvizte, një ak sident tjetër i ndodhi atij.
Në ditën fat ale, ai u largua nga shtëpia për të pirë më në fund kafe me miqtë.
Ai po ecte i lumtur në rrugë dhe as nuk e imagjinonte që në momentin tjetër do të god itej nga dera e hapur e një kamioni në lëvizje.
I riu ra si i pre rë dhe pastaj pështyu disa dhëmbë të th*yer. Shikoni si dukej e gjitha.
Ata që kanë ndërtime pa leje do të duhet t’i vetëdeklarojnë ato, në të kundërt humbasin të drejtën e parablerjes dhe objekti konfiskohet.
“E drejta e parablerjes është e parashikuar në ligj, ndryshimi është që vendosim një kufi për këtë proces. Në ligjin ekzistues e drejta e parablerjes vazhdon për çdo objekt që konfiskohet, me miratimin e ndryshimeve ligjore, ky proces do të përfundojë, për të vendosur kufi edhe për paligjshmërinë e ndërtimeve pa leje.
Pra, brenda 6 muajve, subjektet që kanë ndërtuar pa leje në objekte me leje ndërtimi, do t’i nënshtrohen të drejtës së parablerjes. Ata që nuk deklarojnë më pas do të kalojnë direkt në konfiskim. Sigurisht edhe në konfiskim përsëri do t’i kalojë shtetit objekti, por nuk kanë më të drejtë të parablerjes në rast se shitet, invesitori. Zhvilluesi apo ndërtuesi përjashtohet nga e drejta e parablerjes”, thotë Risena Xhaja, kryeadministratore e AASK.
Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dha përgjigje edhe çfarë do të ndodhë me rastet kur është ndërtuar mbi një truall privat pa dakordësinë e pronarit të truallit.
“Në nenin 11 të draftit është parashikur si trajtohen pronarët e truallit, qoftë në një objekt që është ndërtuar në marrëveshje me pronarët e truallit, qoftë në objekte që janë ndërtuar pa miratimin e pronarëve të truallit.
Në momentin e parë që pasuria vjen nga kofiskimi, grupi i punës në agjenci merr menjëherë në shqyrtim të gjithë dokumentacionin ligjor që është nënshkruar përpara dhe vlerëson si është marrëdhënia juridike e vendosur mes pronarëve të truallit dhe investitorëve. Në momentin që ka një kontratë të nënshkruar, respektohet kontrata deri në përfundim të objektit. Nëse kemi ndërtime pa leje të ndërtuara në truall të pronarit dhe janë të pamiratuar, pa një kontratë, atëherë trualli automatikisht i nënshtrohet shpronësimit”, tha Xhaja.
Aktualisht, numërohen 24 objekte të konfiskuara, të cilat janë në proces vlerësimi nga grupi i punës në Ministrinë e Ekonomisë për të vendosur nëse do të përdoren për strehim social apo do të shfrytëzohen nga institucionet.
Brenda ditës së Premte të kësaj jave, rreth 10-12 drejtues të administratës së Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, duhet të dorëzojnë dorëheqjen në zyrën e Administratorit të ri, Albi Lika.
Me këtë ultimatum e ka nisur ditën e parë të punës kreu i ri, duke shtangur vartësit e tij të rinj, në një mbledhje të zhvilluar mesditën e së Hënës.
I ardhur nga fusha e biznesit, administrator i ri i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, duket se është i paazhornuar me veprimtarinë në administratën publike.
Albi Lika u emërua në këtë pozicion vetëm nga ortaku maxhoritar i Ujësjellësit Durrës, Ministria e Infrastrukturës. Ndërkohë, rezulton se ortakët e tjerë, të cilët janë bashkitë e qarkut Durrës, rezulton se nuk kanë firmosur. Ai duhet të paraqitej në punë në 9 Tetor 2026.
Por, ai u shfaq në detyrë të hënën, 13 dhjetor. Për këtë vonesë, burime të “Boldnews.al” nga Ministria e Infrastrukturës thonë se autoriteti kryesor, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), ka aplikuar ndaj tij një masë administrative gjobë.
Megjithëse vlera e gjobës mund të jetë e përballueshme lehtësisht për drejtorin e ri, prezantimi i tij i parë me stafin tregon se Lika duhet të ketë shumë punë për të kuptuar rëndësinë e pozicionit administrative.
Në mesditën e ditës së Hënë, kreu i ri i Ujësjellësit Durrës u paraqit në punë për vetëm gjysëm orë, aq sa ishte e mjaftueshme për të treguar qëllimet e tij në krye të institucionit.
Albi Lika thërriti një mbledhje urgjente me 12 shefa të drejtorive të ndryshme administrative të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Urdhëri i tij i parë ishte që të gjithë pjesëmarrësit në mbledhje të linin telefonat në zyrat e tyre.
Më pas, duke u treguar i kufizuar në fjalë, ai iu drejtua vartësve të tij të rinj me ultimatumin: “Të gjithë, brenda ditës së premte të kësaj jave, duhet të dorëzoni dorëheqjen në zyrën time”.
Burime nga mbledhja i thanë “Boldnews.al” se Lika e ka argumentuar kërkesën e tij me shprehjet: “Unë jam i qartë për punën e secilit prej jush. Jam i pakënaqur dhe duhet të largoheni nga pozicionet tuaja”.
Pas kësaj kërkese të parë, administratori i ri i Ujësjellësit, paraqiti edhe një urdhër tjetër: “Bashkë me dorëheqjen, do të dorëzoni edhe një biografi profesionale (CV)”.
Për një pjesë të atyre që ishin në mbledhje, pas “shock-ut” që pësuan nga kërkesa për dorëheqje, ai urdhëri i dytë për dorëzimin e CV-ve, iu duk tërësisht i pakuptimtë.
Albi Lika zëvendësoi në detyrë paraardhësin e tij, Migen Duka, i cili u dorëhoq nga detyra vetëm dy muaj pas emërimit të tij.
Ujësjellësi i Durrësit, ashtu si pjesa më e madhe e Shoqërive Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime në Shqipëri, ka një performancë larg pritshmërisë së publikut. Kjo situatë është rrjedhojë kryesisht e mungesës së investimeve dhe tej-mbushjes së organikës, kryesisht me militantë të Partisë Socialiste, siç ka akuzuar shpesh opozita./Boldnews.al
Për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme.
Anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.
Pasagjerët që kanë planifikuar udhëtime drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve.
Siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioriteti ynë kryesor.
Protestuesit hedhin Klevis Balliun në Lanë, kalon në anën tjetër me vrap për t’iu shpëtuar (VIDEO)
Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë protestës së studentëve.
Ata kanë hedhur deputetin demokrat Klevis Balliu në lumin Lana. Ky i fundit pasi ka kaluar mes ujit të lumit, ka ikur me vrap në anë tjetër të Lanës që t’iu shpëtojë protestuesve.