Berisha kapet “mat” në Kuvend duke parë Ramën dhe Shehun në TikTok

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kapur ‘mat’ duke përdorur platformën TikTok në Kuvend, teksa votohet për kryeparlamentarin e ri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kapur ‘mat’ duke përdorur platformën TikTok në Kuvend, teksa votohet për kryeparlamentarin e ri.

Nga video e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, Berisha sheh në këtë rrjet social, të ndaluar nga kryeministri, video të Edi Ramës dhe kreut të Partia Mundësia, Agron Shehaj.

Të shtëna me armë zjarri në vend, plagoset një person, ja detajet e para rreth ngjarjes

Një incident i armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka konfirmuar se i plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po merr trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në rrugën “Papa Klementi”.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se një person ishte plagosur nga të shtënat.

I dyshuari për këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet.

“Të dy janë fajtorë, na lanë rrugëve”,flet vajza e 36-vjeçares që υ ν.ra nga bυrri shqiptar në Greq:Më mungon mami,qaj..

Vajza e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci ka folur për herë të parë publikisht në mediat greke, për ngjarjen e rëndë në familjen e saj, ku babai i vrau brutalisht nënën.

Në një rrëfim prekës për televizionin grek MEGA, ajo deklaron se fajtorë janë të dy prindërit e saj, duke theksuar se “na lanë rrugëve dhe nuk menduan fare për ne”.

“Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në mes të rrugës, nuk menduan për ne. Mami kishte një lidhje tjetër, babi xhelozoi dhe filloi sherri. Ai njeri na hyri në mes dhe na prishi gjithë familjen”, tha Anastasia.

Anastasia shprehet se edhe pse babai e donte shumë mamanë, nuk kishte të drejtë të merrte jetën e saj.

“Ai e donte shumë mamanë. Për këtë xhelozoi dhe e bëri. Bënin pushime bashkë, shkonin për blerje. Edhe ajo e donte. Por bëri një gabim të madh. Dhe babi nuk kishte të drejtë ta vriste”.

Ajo kujton se i kishte kërkuar të dyve të mos ndaheshin.

“I thosha: ‘Mos u grindni, dua të rrini bashkë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk e imagjinoja kurrë se do ndodhte kjo. Vetëm dy ditë pasi ishim kthyer nga pushimet, ndodhi gjithçka”.
“Më mori vëllai në telefon dhe më tha ‘eja shpejt’. Kur shkova, pashë gjithçka. Më tha: ‘Babi vrau mamin’. Këto zëra i kam ende të regjistruar në celularin tim”.

Pas krimit, babai ishte fshehur për disa orë dhe sipas vajzës, i kishte telefonuar asaj.
“Më tha: ‘Nuk doja ta bëja, nuk ishte qëllimi im’. Ishte e vetmja herë që më telefonoi. Nuk e di nëse dua ta takoj në burg. Dua, por do doja të ishte dhe mami aty…”

“Nuk ishte i dhunshëm, por ishte shumë xheloz. Nuk e ka rrahur kurrë mamanë. Nuk e kam parë kurrë të dhunshëm. Ishte xheloz, dhe e kuptoj pse, por kjo nuk justifikon atë që bëri. Gabuan të dy, duhet të ishin ndarë”, thotë vajza.

Ajo beson se gabimet ishin të ndërsjella, por zgjidhja duhej të kishte qenë ndarja.
“Të dy gabuan. Duhej të flisnin, të ndaheshin më mirë. T’i kishim të dy pranë, edhe pse të ndarë. Por jo të ndodhte kjo. Mami nuk duhej të vdiste. Nuk di ç’të them…”

“Më mungon mami, qaj çdo ditë”

Pas tragjedisë, Anastasia dhe vëllezërit e saj u dërguan fillimisht tek tezja nga nëna, por më pas u zhvendosën tek halla, motra e babait.

“Më mungon mami. Qaj çdo ditë. Shikoj fotot dhe nuk e besoj ende. Jam keq, por po përpiqem të bëhem më mirë. Është shumë e vështirë të jetosh pa mamanë dhe babanë”, rrëfeu mes lotësh 18-vjeçarja.

“Miliona euro janë fshehur në fuçi”/ Shokon gazetari: Përdoren për të shpërblyer vrasësit me pagesë

Gazetari Dritan Laci ishte i ftuar sot në emisionin “Braking” në Top News, ku foli në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundmi në Shkodër.

Laci vendosi theksin tek financimi i këtyre ngjarjeve kriminale duke ngritur dyshimet për disa miliona euro, që grupet kriminale i kanë fshehur në fuçi. Sipas gazetarit, këto para përdoren për të shpërblyer vrasësit me pagesë.

Nga ana tjetër, Laci deklaroi se ngjarjet në Shkodër kanë të bëjnë me gjakmarrjen si pasojë e kanunit, ku janë përfshirë 3 fiset kryesore Bajri, Lici dhe Bilali.

“Në gjithë këtë histori vrasjesh që kanë ndodhur së fundmi, në të gjitha kontrollet që ka ushtruar qoftë policia e Shkodrës, apo Forcat Operacionale në Shkodër, janë gjetur për shembull armë e lëndë narkotike, por nuk janë gjetur asnjëherë para. E lidh këtë sepse kam lexuar një dosje të fundit, bëhej fjalë për një ngjarje nga Shqipëria e mesme dhe të gjitha paratë fshiheshin ose groposeshin në fuçi. Pra miliona euro vendosen në fuçi për t’u fshehur. Por sot kjo dosje ekziston dhe unë nuk di që këto para të jenë gjetur. Tani po flasim për vrasës me pagesë dhe unë nuk mendoj se ata shkojnë në bankë për të marrë kredi, në mënyrë që të paguajnë këta vrasës. Pra patjetër që përdoren paratë e fuçive. Po ku janë këto fuçi? Po flasim për njerëz që kanë shumë para në dispozicion.

Por mund të jetë dhe rasti me klering. Që do të thotë, për shembull, rasti i Ragip Gilës, që është një person i afërt me një nga fiset që ka interes të sulmojë Bajroviç dhe i jepet një detyrë. Kjo tashmë ngjan më shumë si një punë kanunore. Këto vrasjet që kanë ndodhur mes 3 fiseve Lici, Bajri dhe Bilali nuk ka të bëjë vetëm me drejtimi ne qytetit por me një gjakmarrje të ashpër që ka nisur dhe nuk ka fund.”- tha ai.

Murrizi: Rama emëron ata që e kanë frikë, Berisha emëron ata që i ka frikë!

Demokrati Myslim Murrizi, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e ministrave të rinj nga Edi Rama dhe zgjedhjes së kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së nga Sali Berisha. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Murrizi tha se si Rama ashtu dhe Berisha vendosin gjithçka në partitë që ato drejtojnë. Murrizi shpërtheu ndaj Berishës për zgjedhjen e Bardhit si kryetar grupi, teksa theksoi se ky vendim i Berishës, vjen nga frika se Bardhi mund ti përçaj partinë. Më tej Murrizi tha se Rama emëron ata që e kanë frikë Ramën, ndërsa Berisha emëron ata që i ka frikë se mund t’i prishin punë.

“Për koincidencë, sot ndodhën ato që deklarova mbrëmë si për Qeverinë Rama me zv/ministrat, edhe për PD-në dhe Berishën që shkel hapur STATUTIN kur emëron kryetarin e grupit dhe nënkryetarin e PD-së pa u votuar në Këshillin Kombëtar. Pra, Rama nuk pyet askënd dhe emëron si ministra kush i lëpin mendjen. Berisha, i rrethuar nga deputetë pula që rrinë si të dhjerë, nuk pyet askënd dhe emëron kryetar grupi atë që nuk e priste askush te demokratët dhe qytetarët, dhe që nuk ka lënë gjë pa bërë e pa thënë për Berishën dhe Demokratët. Morali i fabulës së politikës halldupe të Shqipërisë është që: Rama emëron ata që e kanë frikë Ramën. Berisha emëron ata që i ka frikë vetë Berisha, se mund të përçajnë partinë, që në fakt është e shpartalluar, se kështu i thotë Mul Noka. Dhe pastaj themi që nuk mundëm të bindnim qytetarët për të votuar PD-në. Po, a binden qytetarët me mutër në krye të PD-së?”, deklaroi Murrizi.

M▪︎sakra në Shkodër/ Banesa e motrës së tij u përdor si bazë krimina|e nga bashkëpunëtorët e υra sësit Ragip Gila, dëshmia e Mustafa Licit

Është zbardhur dëshmia në policia e Mustafa Licit, i cili është marrë në pyetje lidhur me armët e gjetura në banesën e motrës së tij, që u përdor si bazë për aktivitet kriminal nga Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar.

Mustafa Lici ka deklaruar për hetuesit se motra e ka dhënë me qira banesën, pasi jeton jashtë vendit dhe do t’u vendoste në dispozicion një kontratë.

Policia ndërkohë ka dyshime se krahas Barush Bregut dhe 17-vjecarit që janë shpallur në kërkim, autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila ka patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Policia është duke rindërtuar përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e autorit të dyshuar Ragip Gila, para dhe pas atentatit me dy viktima e 2 të plagosur që ndodhi mëngjesin e 8 Shtatorit në një lokal në qendër të qytetit.

Pas arrestimit, 28-vjeçari është shoqëruar nga policia për të shpjeguar rrugën që ka ndjekur për t’u larguar dhe gjatë shpjegimeve ka qenë kontradiktor.

Krimi dyshohet të jetë urdhëruar nga një grup kriminal për larje hesapesh.

Çfarë u gjet në banesën e motrës së Mustafa Licit

Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim pasi akuzohet se kanë siguruar armët, mjetet si edhe pajisjet e tjera për kryerjen e atentatit në Shkodër, ku humbën jetën Armando Pali dhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), ndërsa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kaceri.

39-vjeçari dhe adoleshenti dyshohen për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit) të cilën dy të shpallurit në kërkim e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, blutë gjetën dhe sekuestruan:

-1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Ndërkohë janë publikuar pamjet e banesës së përdorur për aktivitete kriminale, si edhe momentit të arrestimit të autorit të dyshuar të krimit.

Ragip Gila, i cili u kap në një shkurre pranë lumit Kir në tentativë për t’u arratisur mbante maskë në kokë, doreza në duar, si edhe një çantë të zezë në qafë.

Ai u vendos në pranga disa minuta pas ngjarjes së rëndë në tentativë për t’u arratisur, pasi kreu vrasjet brenda një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, rreth orës 08:50. Nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso si edhe kamarieria Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

28 vjeçari, banues në Shkodër, u arrestua për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Pas arrestimit të tij blutë sekuestruan:

-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;

-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:

-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

U sekuestruan:

-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;

-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.

ΟMaterialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Zyrtare/ Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja spostohet në …

Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitić”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium.

Gazetari Endi Tufa raporton se pas kërkesës zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit, ndaj UEFA-s është dhënë drita jeshile edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të zhvilluar ndeshjen në propozimin e tyre që është stadiumi i Leskovaci, i quajtur “Doçica”.

Ky impiant sportive i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.

Ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të paktën të radhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro. Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritje e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar hooliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata.

Premtimet e 2026-ës: Paga minimale 500 €, pension 200 €, bonus i bebes 3000 €

Pagat, pensionet dhe bonusi i bebes do të rriten, sipas programit të Partisë Socialiste gjatë këtij mandati. Nga viti i ardhshëm, punonjësit me pagë minimale nuk do të marrin më pak se 50 mijë lekë në muaj, ndërsa çeku i bebes do të rritet afro 8-fish.
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, pritet që të merren edhe vendimet e para që prekin xhepin e qytetarëve shqiptarë.

Ndër vendimet e premtuara edhe më herët do të jetë rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë, nga 40 mijë që është sot. Ky vendim do të nisë të zbatohet nga 1 janari 2026.
Për pensionistët, po përgatitet dokumenti i ri, që i hap rrugë rritjes së pensioneve dhe përfitimeve më të drejta.

Ky dokument, i cili po përgatitet në bashkëpunim me Bankën Botërore, synon që deri në vitin 2029 të rrisë pensionin minimal në 20 mijë lekë dhe ta cojë pensionin mesatar në 40 mijë lekë.
Një tjetër vendim me qasje sociale lidhet me nxitjen e lindshmërisë, ku prej 6 vitesh aplikohet bonusi i bebes, por që nuk ka dhënë efekte pozitive në demografi.

Për foshnjat e lindura, nga janari 2026, bonusi do të rritet për fëmijën e parë nga 40 mijë lekë në 300 mijë lekë, ndërsa një përshkallëzim i ngjashëm do të prekë edhe fëmijën e dytë e të tretë. Për këta të fundit, bonusi i plotë do të jetë 420 mijë dhe 600 mijë lekë. Shuma nuk do të dhurohet në një çek të vetëm, por do të jetë e përmujashme, deri kur fëmija të mbushë 5 vjeç.

Jozi më i suksesshëm se Gjesti? HABIT menaxherja e artistëve: Më vjen keq për këtë që i ka ndodhur…

Menaxherja e artistëve dhe rekrutuesja e talenteve, Rea Shena, ka qenë ditën e sotme e ftuar në “Live From Tirana”. Ajo ka komentuar rreth lajmeve më të fundit që janë bërë viralë nga fusha e showbiz-it.

E pyetur nga moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, se ‘si i ka parë ngjarjet e fundit me Gjestin, ai nuk ka qenë shumë aktiv dhe me fansat e tij…’, Rea u përgjigj:

“Realisht më vjen keq për këtë që i ka ndodhur Gjestit. Uroj që të dalë nga ajo gjë e zezë që është futur, sepse statuset e tij dukeshin që ishin shumë të vakët. As ai vetë nuk dinte se çfarë po ndodhte”.

Ndërsa përgjigja e saj për pyetjen ‘kush ishte më i suksesshëm këtë verë?’, e ka habitur Ronaldo Sharkën.

“Jozi, jashtëzakonisht. Menoj që Jozi ndenji në atë të veten, plus është më popullor, shkon më shumë tek publiku. Plus që ka një audiencë tjetër, shkon dhe nëpër dasma. Sa vijnë dhe i shtohen lekët. Kështu që realisht Jozi ka pasur një verë fitimprurëse dhe të bukur”, u përgjigj menaxherja e artistëve.

Zbulohet kush është ‘Diella’, MINISTRJA virtuale mban imazhin e aktores së njohur shqiptare! (Foto)

‘Diella’-asistentja virtuale zadrimore e platformës e-Albania, e cila ofron ndihmën e saj përmes komandave zanore, tashmë do të drejtojë Prokurimet Publike.

Asistentja virtuale 2.0, jep përgjigje me zë dhe figurë, me një gjuhë të thjeshtë dhe natyrale, për pyetjet që do adresohen në platformë.

Trajnimi i Diellës është bërë përmes modeleve të inteligjencës artificiale, por përpos figurës robotike dhe anës politike, çfarë fsheh imazhi i Diellës?

Duke e nisur nga emri, ‘Diella’ në shqip do të thotë rreze dielli. Asistentja virtuale shfaqet me një nga kostumet tradicionale më të veçanta shqiptare, atë të zonës së Zadrimës, duke qëndruar kështu brenda kuadrit të patriotizmit. Pamja e saj ka dhe peshë artistike.

Imazhi i parë që të krijohet kur shikon Diellën është ai i aktores Anila Bisha. Diella, nuk është krijuar nga zero por është aktorja 57-vjeçare, me një imazh të rregulluar. Ky ka qenë rezultati i dhjetra syve të vëmendshëm të rrjeteve sociale që e kanë parë ngjashmëri të dukshme mes Diellës dhe aktores. Enio Kaso, drejtor i Inteligjencës Artificiale dhe Licencimit të Kriptomonedhës, i ftuar te “Aldo Morning Shoë” disa javë më parë, u pyet për këtë çështje dhe e la evazive.

Dialogu mes tyre:

Aldo: Shumë vetëve iu duk si Anila Bisha, ajo aktorja. I ngjan ë?

Enio Kaso: Nuk po them që nuk është ajo, nuk po them që është ajo.

Aldo: E kuptova, lëre e mora vesh, paskeni marrë imazhin e saj dhe e keni rregulluar.

Kush është Anila Bisha?

Aktorja e dashur për shqiptarët është një nga ikonat e kinemasë dhe teatrit.

Nga viti 1991 deri në vitin 2016 ka patur role të rëndësishme.

Në kinematografi ka luajtur në filmat: “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983); “Gurët e shtepisë sime” (1985); “Kur hapen dyert e jetës” (1986); “Eja” (1987); “Familja ime” (1987); “Sinjali i dashurisë” (1988); “Pesha e kohës” (1988); “Nata” (1996); “Bolero” (1997); “Dhimbja e dashurisë” (2008); “Vera pa kthim” (2017). Në vitin 2000 është vlerësuar si Aktorja më e mirë, në festivalin e 11 të filmit Shqiptar në Tiranë për rolin e Inës në filmin “Bolero”.

Traditë, kulturë dhe një personazh i njohur në artin shqiptar, ‘Diella’ edhe pse jo fizikisht, tashmë mban peshën e tenderave publikë./ZËRI