Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot homazhe në ndër të gjyqtarit, Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit sapo ai dha vendimin nga Elvis Shkambi.
Kreu i qeverisë në përfundim të homazheve nuk dha asnjë prononcim për mediat, por në mesazhin e lënë në librin e ngushëllimeve thotë se “kjo është një tragjedi e madhe për vetë shtetin”.
“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, ka shkruar Rama në librin e ngushëllimeve.
Autoritetet greke duke se kanë në dorë informacione të rëndësishme për të identifikuar vrasësin e pronarit grek dhe shqiptarit, ngjarje e ndodhur në kampingun në Finikounda.
I vetmi dëshmitar okular i masakrës, nipi i pronarit të vrarë, dha një përshkrim të detajuar të autorit të krimit të dyfishtë.
Vrasësi ishte i dobët, bjond, shumë i ri, që nuk e fliste mire gjuhën greke, u pa duke udhëtuar me shpejtësi me një skuter drejt fshatit Koryfasio, rreth 40 minuta pas krimit.
Nipi i përshkroi momentet e tmerrit duke u shprehur: “Sapo qëlloi xhaxhain tim, arrita të vrapoja shpejt. Kalova përpara kujdestarit tonë. E lashë pas meje dhe vrasësi e qëlloi.”
Motivi i pasurisë dhe testamentit
Zyrtarët e vrasjeve po hetojnë motivin që qëndron pas krimit të dyfishtë. Janë marrë tashmë deklarata nga të afërmit dhe miqtë e arkitektit 68-vjeçar, pasi dyshohet se ka pasur njerëz që kanë pretenduar pronën e tij.
Hetimi tani po kthehet në motive financiare dhe pronësore. Pronari 68-vjeçar i kampingut kishte ndryshuar së fundmi testamentin e tij, duke lënë nipin dhe mikun e tij të ngushtë shqiptar, i cili mbeti viktimë, si trashëgimtarë.
Ky detaj konsiderohet thelbësor, pasi përmbys versionet e mëparshme dhe forcon mundësinë që krimi të jetë i lidhur me mosmarrëveshje financiare.
Në të njëjtën kohë, ishte lëshuar një ofertë prej afërsisht 5 milionë eurosh për shitjen e kampingut, e cila po shqyrtohet gjithashtu si një motiv i mundshëm.
Vlen të përmendet se pronari i kampingut ishte sulmuar dy herë në të kaluarën. Rasti i parë ndodhi disa muaj më parë, kur një person i panjohur e qëlloi në tëmth me një pistoletë ajrore, ndërsa rasti i dytë përfshinte një sulm fizik brenda ambienteve të biznesit. Këto raste nuk u hetuan, por tani duket se lidhen me vrasjen e dyfishtë.
Policia ka nisur një operacion në rajonin e Mesinisë, duke shfrytëzuar çdo provë të disponueshme nga kamerat, telefonat celularë dhe deklaratat e dëshmitarëve. Gjithashtu po analizohen gjetjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa po hetohet edhe nëse autori i krimit kishte ndonjë lidhje me viktimat apo dinte detaje rreth gjendjes së tyre financiare.
Në të njëjtën kohë, rastet e mëparshme të sulmeve në zonë po shqyrtohen për të përcaktuar nëse ekziston një model i përbashkët ose lidhje me mënyrën e veprimit të vrasësit.
Policia është e bindur se “çelësi” i hetimit qëndron në transaksionet financiare të viktimës dhe ndryshimet që ai bëri pak para se të humbiste jetën.
Ndërsa autori i krimit mbetet i lirë, vrasja e dyfishtë në Finikounda vazhdon të ngrejë pikëpyetje rreth asaj se kush ose çfarë fshihet pas ngjarjes.
Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, Maria, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë, duke denoncuar atë që e quan “32 vite vuajtje, gjyqe dhe korrupsion” për një pronë familjare në zemër të Pogradecit.
Përmes një postimi në rrjetë sociale ajo shprehet se nuk po gjen të drejtën e saj, ndërsa shton pyetjen ‘Si duhet të sillem unë?’.
“Për një copë tokë për të ndërtuar ‘1 Maji’ në Pogradec, që ndodhet 3 metra larg lokalit (është kopsht për lokalin), me dokumente të kohës së Zogut, me fitim gjyqi në 3 shkallë për të drejtën e parablerjes së pistës së vallëzimit që është në këtë tokë, me fitim gjyqi në 3 shkallë për kontratë të pavlefshme…
Kam 32 vjet gjyqe, zyrave dhe nuk e gjej dot drejtën sepse paraja i ka bërë bllok. Unë, gjyqeve, AI “pronarit” të lokalit vazhdoj biznesin dhe me paret që fitoj mbi pronën time paguaj çdo shtetar. Korrupsioni i shtetit vazhdon… Tridhjetedy vite, një jetë. Si duhet të sillem unë?!“, shkruan ajo në Facebook./ Top Channel
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams po viziton vendin tonë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se do të flasin për zhvillimin e turizmit dhe linjën e re ajrore Nju Jork Tiranë.
Rama tha gjithashtu se kryebashkiaku i Nju Jorkut është i interesuar edhe për të takuar Diellën.
“Kreu i Bashkisë së Njorkut më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin.
Duke qenë se kreu i Bashkisë së Njorkut ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të nju Jorkut me vende të tjera për të parë mundësinë e nxitjes në përpjekjen që ne po bëjmë për të vendosur fluturimin direkt me nju Jorkun dhe duke qenë ai shumë i interesuar për teknologjinë. Ka shumë dëshirë që të takohet edhe me Diellën”.
Analisti Ilir Demaliaj ka folur sot në lidhje me vrasjen tronditëse të gjyqtarin Astrit Klaja, brenda Gjykatës së apelit në tiranë. Ai tha se është kundër vrasjes, por nga ana tjetër kupton dhe ndjenjat dhe ngarkesën e autorit. Ai shtoi se konfliktet e pronave dhe vendimet e padrejta të Gjykatave kanë marrë rreth 6 mijë jetë në Shqipëri.
“Unë jam kundër vrasjes në mënyrë kategorike, nuk ka të drejtë askush të vrasë askënd. Por duhet të futemi në analizë, se çfarë ndodh me njerëzit që dhunohen për shumë vite. Unë e kam vuajtur vetë në kurriz me pronën time. Imagjino unë që njoh njerëz, hyj e dal në zyra, sërish nuk e kam marrë dot.
Në Shqipëri, ka ndodhur që erdhën njerëz e thanë ‘tokë e xanun’. Këta i përdori politika për zgjedhje dhe i vunë hunjtë në toka publike dhe private dhe sot ata ndërtojnë prona në ata toka. Pastaj pronarët e vërtetë enden gjykatave. Çdo durim ka një kufi.
Por ky nuk është rasti i parë i vrasjes së një gjyqtari. Është vrarë edhe gjyqtari Slerdilajd Konomi, i cili sot e kësaj dite nuk dihet se përse u vra. Ka shumë indicie që është bërë për disa prona në jug, që i kanë zënë oligarkët e kanë ndërtuar resorte.
Njeriu ka gjak, emocione dhe ndjenja e padrejtësisë është ndjenja më e fuqishme që të çon në revoltë. Autori ndjeu çlirim psikologjik për padrejtësinë që i ishte bërë. Unë e kam paralajmëruar se do kërcasë arma. Sepse padrejtësia të çon tek vetëgjyqësia. Por janë vrarë rreth 6 mijë vet nga konfliktet e pronave dhe për shkak të vendimeve të gjykatave për këto çështje. Ne akoma vritemi për një pasqyrë makine, tjetri të kërcënon me armë se përse e parakalove. Por jemi dhe i njëjti vend që e nderojmë kriminelin. Ne nderojmë cubat, njerëzit e pushtetit që bëjnë krime. Dhe mos harrojmë, që kur kryeministri pastron Tiranën nga ozurpimi, themi ku është e drejta.”– tha analisti.
Një ndjekje policore ndodhi në zonën e Amarousit në Athinë, pasi oficerët e ekipit DIAS vunë re një automjet të dyshimtë pranë qendrës tregtare “The Mall”, në rrugën “Neratziotissis”.
Shoferi nuk iu bind sinjalit për ndalim dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke u futur në rrugë të ngushta pranë stacionit “Irini” dhe më tej në rrugën “Marinov Antypa”. Në kryqëzimin e rrugëve “Folegandros” dhe “Smyrnis”, ai braktisi automjetin dhe u arratis në këmbë.
Pas një ndjekjeje, u arrestua në rrugën “Marinov Antypa 56”, me ndihmën e një oficeri policie jashtë detyrës. I arrestuari u shoqërua në komisariatin e Amarousit.
Ndërkohë, një person tjetër ka zhvendosur automjetin e braktisur, i cili më pas është gjetur nga policia në rrugën “Iras 60”, në Heraklion.
I arrestuari është identifikuar si Marsel Ndreca, me origjinë nga Miloti i Shqipërisë. Sipas autoriteteve greke, ai është 32 vjeç, ndërsa të dhënat nga Shqipëria tregojnë se është 26 vjeç.
Ndreca ka qenë i arrestuar më shumë se 10 herë për vepra të ndryshme penale dhe ndaj tij është vendosur ndalim hyrjeje në Greqi.
Ai akuzohet për tentativë vjedhjeje, ndërsa pritet të kontrollohet automjeti për materiale të dyshimta. Policia po vijon hetimet dhe është në kërkim të një bashkëpunëtori tjetër të dyshuar.
Industria e tekstileve dhe këpucëve ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT.
Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti. Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori.
Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash, duke konfirmuar presionin e fortë mbi industrinë e prodhimit nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.
Indekset e punësimit po edhe të shitjeve tregojnë se industria fason është në një trajektore të fortë rënëse. Por sektori i lëkurës dhe këpucëve rezulton më i godituri. Fasoni kishte rënie të punonjësve me 22 për qind ndërmjet tremujorit të dytë 2023 dhe të dytit 2025 referojnë të dhënat zyrtare.
Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë qenë kalorësi i eksporteve gjatë dekadës së fundit por roli i tyre u zbeh pas pandemisë. Gjithashtu ato ishin një punëdhënës i rëndësishëm në punën me pagesë për gratë ne nevoja të mëdha financiare.
Arsyet pse sektori po tkurret lidhet me një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Rritja e pagave minimale dhe e kontributeve të sigurimeve ka dhënë ndikim të drejtpërdrejt mbi bizneset prodhuese. Me marzhe të ulëta fitimi, çdo rritje e kostos ndikon menjëherë në uljen e konkurrueshmërisë në këto njësi prodhimi. Rënia e euros pati gjithashtu ndikim të fortë pasi solli një seri falimentesh në njësite e vogla dhe të mesme që punonin si nënkontraktorë të fabrikave me të mëdha.
Në sektorin e veshjeve dhe këpucëve Shqipëria konkurron kryesisht në segmentin e prodhimit me kosto të ulët, por vende si Turqia, Maroku apo edhe Azia Juglindore ofrojnë çmime më të leverdishme për kompanitë europiane. Kjo i ka shtyrë disa marka ndërkombëtare të zhvendosin kontratat drejt tregjeve më të mëdha e më të lira.
Sektori shqiptar i tekstileve dhe këpucëve varet pothuajse tërësisht nga eksportet. Ngadalësimi i konsumit në vendet e BE-së sidomos në Itali dhe Gjermani, që janë partnerët kryesorë ka sjellë tkurrje të porosive. Inflacioni i lartë në këto tregje ka bërë që konsumatorët të kufizojnë blerjet e produkteve të veshjeve e këpucëve./Monitor
Pamje dramatike janë filmuar nga kamerat e sigurisë në qytetin e Lavrionit ku një ballkon i një ndërtese dykatëshe u shemb, duke rënë në rrugë.
Ngjarja shkaktoi panik, ndërsa një grua ka arritur që të shpëtojë mrekullisht, pasi ishte duke kaluar rrugën.
Ishte pak pas orës 3 të pasdites të së martës kur një copë e parapetit ra në ballkon dhe për shkak të peshës së saj, gjithçka u shkatërrua, duke përfunduar në rrugë.
Në video shihet ballkoni duke u shembur dhe duke rënë pranë një gruaje. Kjo e fundit i ka shpëtuar mrekullisht grumbujve dhe masës së madhe të betonit që përfundoi përtokë.
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, të cilin e akuzon për ligjin 7501 të vitit 1991 për ndarjen e tokave, ligj që në fakt siç e cilësojnë edhe juristët apo ekspertët, ka shkaktuar të gjithë konfliktet e pronave të qytetarëve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Evi Kokalari thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja rëndon mbi Sali Berishën, pikërisht për faktin se pikërisht gjykatësi po jepte një vendim në lidhje me konflikt pronësie mes disa palëve.
Nga ana tjetër, aktivistja shqiptaro-amerikane akuzon Sali Berishën se djali i tij është i përfshirë në një ndërtim pranë Pallatit të Kulturës, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Sipas Evi Kokalarit, ky ndërtim është mundësuar nga vetë Sali Berisha kur ishte President në periudhën 1992-1997.
Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha është i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha ka lobuar me 6 milionë dollarë për të hequr sanksionet, por kjo nuk ka ndodhur.
E në lidhje me këtë, aktivistja Kokalari i drejtohet Berishës duke i thënë: “Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 milionë dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse”?
Postimi i Evi Kokalarit:
Sali Berisha, këtë djalin që nxorre në fushatë me Lapajn në Mars të 2023 se të trëmbi fakti që të thashë do dal veç po nxjerrë tashti në garë të bashkisë? Dhe ja kështu dhe ti dhe Meta nxorrët kokën.
Në atë kohë gjithashtu i dhe dritë jeshile pseudo-konservatorëve që i përdor si leckë, të bënin ‘konferencën’ e tyre, dhe ata e bënë, super të eksituar duke menduar se ‘konservatorizmin’ do e mbanin si medalje, dhe prapë s’kuptojnë pse nuk j’u ngjit si etiketim. Përgjigja është ‘hipokrizia;.
Dhe LaCivita nuk pati efektin që pata unë pranë teje, sepse sërisht, ky popull nuk është budall, paçka që ty të duket vetja gjeni që mund ti gënjesh. Apo janë injorantët si Peka dhe Shkëlzen naivi që mendojnë se këto do t’ja ushqeni akoma publikut?
Nejse, të paktën tashti vërtetuam burimin e fondeve që Binajn, Lapajn dhe Çepanin kishin kur nisën këtë lëvizje por refuzonin të na e tregonin.
45,000 euro paradhënie për zyrat, 70,000 euro+ udhëtimet në SHBA dhe Europë për diasporën, a thua se do merrni dhe atë mbështetje prej meje. Diaspora nuk gënjehet aq kollaj.
Lapaj një vënd në parlament e kapi. Unë u largova në atë kohë sepse jam aq e zgjuar sa mos të lë veten të konsumohem nga llumi yt dhe i Metës, por një pyetje kam:
Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 million dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse?
Ai është dëmi më i madh që të është bërë ty dhe familjes tënde, dhe ai dëm do të thellohet, sepse atë përdhunim që kam parë t’i bëni atij vëndi, më është kthyer në mision jete. Brezat e tu të ardhshëm do e vuajnë këte, ja ashtu siç vuajtën brezat e atyre që u persekutuan nga komunistët sepse donin të shpëtonin Shqipërinë, dhe pastaj ranë në kurthin tënd dhe të besuan të ardhmen por ja shkatërrove totalisht.
Ja, ashtu siç shkatërrove Gjon Shkambin dhe të ndjerin gjykatës që humbi jetën sot.
Ti je fajtor i drejtpërdrejtë, ndërkohë yt bir po ndërton në një nga tokat më me vlerë në Tiranë – tek Pallati Kulturës, që nuk është as tokë e tij, por ja mundësove ti kur ishe President në 1992-1997!!
Nëse ti mendon që një ditë ajo nuk do ti merret, gabim shumë je.
Dhe Shkëlzeni dhe Argita do t’i paguajnë këto. Ju të gjithë do paguani, dhe këtu fus dhe Ramën dhe Metën.
Këtë beteje ti se ke fituar fare. E vetmja fitore e jotja do të ishte të dilje nga loja vjet, kur të thashë ta bëje, mbasi fitoi Trump, dhe të më lije të futesha në garë kundër Ramës. Do e kisha fituar pa qenë nevoja të sillja gjithë Latifët e Trumpit në Tiranë.
Dhe ti, mund të vazhdoje me ata që të zhvatën siç duhej atë 6 milionë dollarshin, e ndoshta dhe mund të ti kishin hequr sanksionet, por ta kam thënë, të zgjuar nuk jeni. Dinak po. Por finesë, finokëri dhe zgjuarsi NUK keni, ndryshe do ti kishit zgjidhur problemet tuaja me kohë.
Vdekja e gjykatësit dhe kjo ngjarje tronditëse, bie direkt mbi ty vetë, dhe ligjin 7501 me të cilin zhvatët një popull të tërë.
Ja, kjo është trashëgimia jote politike. Çfarë turpi!
Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona.
Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës.
Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.
Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%.
Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj. Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritje e referencave në masën 196% për këtë zonë.
Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë.
Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.
Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.
Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019.
Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.
Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%.
Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme. / Monitor