LAJM I FUNDIT/ Vrasja në Gjykatën e Apelit, policia ndalon punonjësin që ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë

Policia ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit.

Dyshime të forta u ngritën në lidhje me këtë aspekt të sigurisë, pasi autori Elvis Shkambi arriti të fusë një pistoletë në sallën e gjyqit, me të cilën vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Përveç tij u plagosën edhe dy persona të tjerë që ishin palë në gjyq me autorin.

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja/ Publikohet VIDEOJA, momenti kur policia neutralizon autorin (Video)

Dalin pamjet nga Gjykata e Apelit, ku u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Në momentin që ai po dilte nga gjykata një person e ka qëlluar me armë duke e plagosur rëndë.

Në pamje duket momenti kur ndërhyn policia dhe neutralizon autorin, i cili si duket nuk është larguar pas ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra.

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ka qenë i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

VIDEO

“U detyrova ta qëlloja, po …”, Gjon Shkëmbi pranon vrasjen e gjyqtarit Kalaja në sallën e Apelit

E qëllova sepse po humbisja një gjyq.

Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Gjon Shkëmbi në Komisaritatin numër 1 pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Mësohet se Kalaja kishte në dorë një çështje prone ku i përfshirë ishte edhe Shkëmbi.

Ky i fundi i ka qëlluar me 3 plumba gjyqtarit Kalaja pasi ka dhënë vendimin.

FOTO! I dyshuar si pjesë e një rrjeti trafikantësh droge, kush ishte shqiptari që u ekzekutua në Kolumbi

Është siguruar foto e Artur Tushit, 44-vjeçarit me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në Kolumbi.

I njohur edhe me pseudonimin ‘Qoti’, Tushi ishte një emër i njohur në komunitetin shqiptar në Amerikën Latine. Ai u qëllua për vdekje në një sulm të organizuar, ndërsa një grua që ishte pranë tij mbeti e plagosur.

Ngjarja tronditi komunitetin lokal dhe autoritetet në Kolumbi kanë nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho! Masë sigurie edhe për vajzën e tij

Dy vite pas vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, policia ka arrestuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ mjekun Roland Xhaxho.

Mësohet se Prokuroria kishte kërkuar masën arrest me burg për mjekun, por gjykata caktoi “arrest në shtëpi”.

Ina Xhaxho akuzohet për mashtrim dhe vrasje nga pakujdesia. Ndërsa nën hetim është edhe stomatologia Marta Gina

“Morëm borxhe për t’i ndërtuar”/ IKMT dhe Policia prishin barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, reagojnë banorët

Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ndërhyrë në segmentin e Rrugës së Arbrit nga tuneli i Murrizit deri në afërsi të Qafë-Buallit, për prishjen e disa barakave të ngritura pranë rrugës. Këto struktura ishin ndërtuar nga banorët në pronat e tyre, për të shitur produkte bujqësore dhe për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Banorët shprehen të revoltuar për aksionin e IKMT-së, duke theksuar se ndodhen rreth 20 metra larg rrugës dhe se, sipas tyre, nuk po shkelin ligjin.

“Kemi kërkuar në bashkinë e Klosit të na pajisin me dokumentacion, por nuk kanë pranuar. U gëzuam kur u ndërtua rruga, menduam se do sillte zhvillim, por me këtë që po na bëjnë, më mirë të mos ishte ndërtuar fare. Jemi zhytur në borxhe për të ndërtuar këto baraka, dhe tani na vendosin edhe gjoba. Mua më kanë gjobitur me një milion e gjysmë lekë. Jemi të detyruar të largohemi, se s’kemi më nga të jetojmë”, shprehet Fitim Hoxha, banor i Xibrit.

Banorët shtojnë se ndërtimet janë kryer në territorin e Bashkisë Klos dhe se përpara zgjedhjeve lokale janë lejuar të ndërtojnë me premtimin se strukturat nuk do të prekesin. Ata kërkojnë nga autoritetet një zgjidhje për të mos humbur të vetmen burim jetese që kanë.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 6 tetor 2025, dollari amerikan blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 82.8 lekë.

Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.4 lekë, ndërsa në shitje me 103.6 lekë.

Paundi britanik blihet me 110 lekë dhe shitet me 111.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 58.4 lekë, ndërsa në shitje me 60 lekë.

“Ai është babai i të gjithëve” – Djali i ndërroi jetë në aksidentin me tren, Pano Ruçi merr mbështetje të madhe në grevën e urisë

Për të 21-tën ditë me radhë, në sheshin Sintagma të Athinës, Pano Ruci, babai i Denis Rucit, njërit prej viktimave të tragjedisë në Tempi, vazhdon grevën e urisë, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ai kërkon të drejtën për zhvarrosjen e trupit të të birit në mënyrë që të bëhen analizat e ADN dhe ato toksikologjike për zbardhjen e plotë të aksidentit ku humbën jetën 57 persona në shkurt të vitit 2023.

Qindra qytetarë u mblodhën sot në një protestë të re solidariteti me Rucin, i cili kërkon të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes së djalit.

“Jam këtu prej 21 ditësh dhe pres. Nuk më intereson politika, dua vetëm të di nga se vdiq fëmija im”, deklaron ai ndërsa ata që e rrethojnë shpërthejnë në duartrokitje.

“Do doja edhe njëherë t’ju falënderoja që jeni pranë meje, çdo ditë e çdo çast dhe nuk do të ndalojmë deri sa të japin urdhër për analizat toksikologjike të fëmijës tim, përndryshe nuk ikim, do të qëndrojmë këtu deri në fund”.

Përkrah grevistit të urisë, emigrantë nga Shqipëria, qëndrojnë çdo ditë qytetarë, familjarë të viktimave dhe aktivistë që kërkojnë drejtësi për tragjedinë e Tempit. “Edhe sot, edhe nesër, dhe sa të duhet, Pano Ruci do ta fitojë të drejtën e tij”-ky ishte mesazhi që dëgjohej vazhdimisht nga protestuesit, ndërsa shumë qytetarë afroheshin për të nënshkruar mesazhe mbështetjeje për të.

Greva e urisë së tij është shndërruar në simbol të kërkesës shoqërore për transparencë dhe drejtësi. “Lumi i zemërimit po del jashtë shtratit shoqëria kërkon frymëmarrje dhe këtë qeveria nuk mund ta kontrollojë”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Solidaritetit.

Pavarësisht polemikave nga politikanë të forcave të ndryshme, mbështetja ndaj Pano Rucit po rritet çdo ditë. Brenda vetë kampit qeveritar, po shtohen zërat që kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për kërkesën e tij, përpara se gjendja shëndetësore e grevistit të bëhet e pakthyeshme.

Pranë tij qëndrojnë disa mjekë, ndërsa ka shkuar edhe para dy ditësh për analiza në spital. Komiteti i Solidaritetit ka njoftuar një tjetër tubim të madh të mërkurën në orën 17:30, në të njëjtin vend, në shenjë mbështetjeje për babain grevist të urisë që tashmë është quajtur “babai i të gjithëve”.

Vritet shqiptari Artur Tushi në Kolumbi

Shqiptari Artur Tushi, me dokumente ekuadoriane, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në El Poblado, Kolumbi. Nga të shtënat me armë u plagos një grua e moshuar ndërsa vrasësi i dyshuar u arrestua.

Raportohet se autori iu është afruar 44-vjeçarit Artur Tushi me motoçikletë dhe pasi kanë shkëmbyer fjalë e ka qëlluar për vdekje.

“Dyshohet se kërkuan vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmuan, kryen aktin”, tha një dëshmitar.

Një grua 77-vjeçare gjithashtu u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital. Pamjet e kamerave të sigurisë çuan policinë drejt autorit të dyshuar, një shtetas venezuelian, i cili u kap në lagjen Mirador të komunës së Bellos.