“Pse Balluku po hesht! Gazetari i majtë: Ja marrëveshja sekrete me Edi Ramën që askush se thotë

Gazetari Flogert Muça, i ftuar në një studio televizive ka komentuar situatën politike dhe qëndrimin e Belinda Ballukut, ndërsa ajo është nën hetim nga SPAK, i cili ka kërkuar arrestimin e saj.

Sipas Muçës, heshtja publike e Ballukut nuk është rastësore, por pjesë e një strategjie të përbashkët komunikimi me kryeministrin Edi Rama.

“Heshtja e Ballukut është pjesë e strategjisë së përbashkët të komunikimit të Ramës dhe Ballukut. Në gjithë këtë histori strategjia është që BalIuku të mos flasë sepse është nën hetim. Kjo është pjesë edhe e strategjisë politike të përbashkët me veprimet që kanë ndërmarrë,” u shpreh ai.

Muça theksoi se kryeministri ka vërejtur, sipas tij, një qasje më të ashpër nga SPAK dhe për këtë arsye ka nisur të marrë masa mbrojtëse në planin politik dhe ligjor.

“Rama ka parë një lloj revanshi të SPAK dhe ka nisur të marrë disa masa mbrojtëse. Edhe për Kodin e Procedurës Penale, Rama e ka parë që toleranca apo mungesa e një kuadri të qartë për një hetim korrekt, kur afrohet te dera jote, të nxjerr dy herë keq,” deklaroi gazetari.

Megjithatë, ai shtoi se nuk beson se brenda qeverisë ka figura që mund të ushtrojnë presion apo shantazh ndaj kryeministrit.

“Gjithçka mund të ndodhë, por duke e njohur Ramën, nuk janë personazhe që shantazhohen. Nuk mendoj se ka njeri në qeverinë e Edi Ramës që mund ta kërcënojë atë. Është pushtet i madh,” përfundoi Muça.

Fenomeni i rrallë “SHI I KUQ”, çfarë pritet të ndodhë në QIELL?

Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë një fenomen të pazakontë të njohur si “Shi i Kuq”, sipas paralajmërimeve të shkencëtarëve evropianë të klimës. Ekspertët nga Copernicus Atmosphere Monitoring Service kanë bërë të ditur se një re pluhuri i kuq nga Sahara po lëviz drejt Evropës dhe do të arrijë mbi Britani, ku do të përzihet me reshjet e vazhdueshme të shiut. Ky kombinim pritet t’i japë reshjeve një nuancë të kuqërremtë

Sipas shkencëtarit të Iartë Mark Parrington, pluhuri do të kalojë kryesisht mbi jugun e Anglisë dhe në lartësi të mëdha atmosferike. Fenomeni parashikohet të zgjasë rreth dy orë gjatë pasdites. Megjithëse emri tingëllon shqetësues, ekspertët theksojnë se “Shi i Kuq” nuk paraqet rrezik për shëndetin. Pas tharjes së reshjeve, pritet të mbetet vetëm një shtresë e hollë pluhuri mbi makina dhe sipërfaqe të ekspozuara.

Fenomeni lidhet me erërat e forta që ngrejnë pluhurin saharian lart në atmosferë. Nëse rrjedhat ajrore në shtresat e sipërme fryjnë drejt veriut, grimcat mund të udhëtojnë mijëra kilometra dhe të arrijnë deri në Britani. Ndërkohë, shërbimi meteorologjik britanik ka paralajmëruar se reshjet e shumta pritet të vazhdojnë deri në mes të marsit. Autoritetet theksojnë se fenomeni është kryesisht vizual dhe nuk ka arsye për alarm.

Zbulohet një tjetër konkurent pjesë e Ferma Vip/ Ja emri i këngëtares së njohur

Duket se lista e fermërve të edicionit të tretë të Ferma Vip po kompletohet me personazhe nga fusha të ndryshme, kësaj here emri ekskluziv, vjen nga bota e artit.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Jonida Maliqi një figurë e njohur për publikun prej shumë vitesh dhe me një karrierë të pasur muzikore. Prej disa kohësh ajo ka zgjedhur të jetë larg ekranit duke iu përkùshtuar pasionit tjetër të saj siç është dhe moda.

Dy vitet e fundit e pamë pjesmarrëse në Kënga Magjike me dy këngë të fuqishme dhe plot mesazh.

Kësaj herë Jonidën pritet ta shohim në një tjetër dimension, atë më njerëzor dhe më të thjeshtë duke e afruar më shumë me publikun pas pauzave që ajo zgjodhi të kishte larg syrit të mediave.

Këngët arυanitase që tronditën shekυjt

ILIAZ BOBAJ

Kur lexon dhe dëgjon në origjinal shqip këngët e lashta arva­nitase, e para gjë që ndien është një tallazitje shpirtërore jo e zakontë. Besoj se kjo vjen nga forca e tyre e brendshme emocio­nale e cila nuk është e zakontë. Sepse forca a artit matet me forcën emocionale që krijon ai, çfarëdo lloj arti qòftë. Këto kën­gë arrijnë në një nivel të epërm të të kënduarit, i cili i ngjan një shpërthimi apo një gjëmimi shpirtëror. Vetëm popujt që përba­llen me tragjedi të mëdha mund të ngrenë këngë të tilla, të cilat tronditin shekujt. Popujt që vuajnë tragjedi të mëdha dinë të krijojnë art të pavdekshëm, domethënë art të madh.

Populli ynë ka ecur nëpër tragjedi, se i tillë ka qenë fati i tij.

Pothuajse përherë i pushtuar, ai i ka pasur të zakonshme vuaj­tjet, shtypjet, mjerimet, kundërshtimet, luftërat, vdekjet, ikjet, heroizmat. Këtë histori të tij të dhimbshme ai e ka gdhendur në legjenda, balada, sidomos në këngë trimërie, heroizmi, bese, vuajtjeje dhe krenarie.

Vështirë të gjesh një popull kaq të vogël me një traditë kaq të fuqishme në artin e tij tradicional. Kjo lidhet veçanërisht me nivelin e pasurisë së tij shpirtërore, nivel të cilin do ta kishin zili edhe popujt e mëdhenj, me tradita të mëdha në historinë e kul­turës së tyre.

Kjo cilësi e tij mbeti e pacenuar jo vetëm brenda territorit gjeo­grafik të kombit shqiptar, por edhe te shqiptarët e shpërngulur jashtë atdheut. Shpirti i tyre i fuqishëm dhe i pasur mbeti po ai. Mbeti përherë një shpërthim në trevat e këngëve, baladave, legjen­dave, gojëdhënave, rrëfimeve, duke u dhënë atyre pavdekësinë. Kjo krijimtari, ky shpirt krijues i shqiptarëve jashtë, e ka pasu­ruar edhe më tepër, madje shumë herë në mënyrë origjinale, krijimtarinë popullore shqiptare, duke e hapësiruar dukshëm dhe hijshëm atë.

Natyrisht në një tekst me këtë temë mund të sillet vetëm esenca e tyre, ajo që ndryshe mund të quhet edhe më tipikja, e nxjerrë nga ajka e kësaj krijimtarie popullore.

“Për ta njohur cilësinë e verës, mjafton edhe një gotë e vetme, nuk është nevoja ta pish të gjithë fuçinë”, thotë një fjalë e urtë e popullit tonë. Atëherë le të përqendrohemi te kjo “gotë” për ta shijuar cilësinë e saj.

Në këtë tekst do t’u referohem vetëm tri këngëve arvanitase, por do t’i marr me radhë, pasi secila prej tyre, edhe pse krijon një fuqi emocionale tronditëse, ka edhe shije krejt të veçantë.

* * *

KOSTANDIN I VOGËLITHI (fillimi i shek. XIII).

Ja teksti i plotë i kësaj kënge, i marrë nga origjinali:

  • Kostandin i vogëlthi,
  • ish tri dit çë dhëndër kle,
  • kleu i thirur nga mbreti i Naplës,
  • se at e kish për shok i par.
  • I dërgoi të parën kart
  • e e shturi nën gajof.
  • I dërgoi të ditën kart
  • e e shturi nën gajof.
  • I dërgoi të tretën kart
  • e e jo nuk mënd ti thosh.
  • Nëndë vjet e nëndë dit,
  • kish e bukura të pris.
  • Po sa shkuan nëndë vjet,
  • nëndë vjet e nëndë dit,
  • me kësul e skamandile,
  • muarn e zun një dallandishe,
  • një lëpush në krah i lidhën,
  • te ku i shkrojtën Kostandinit.
  • Shkuan vjetëzit e ditëzit,
  • vate e bukura ndë klish.
  • Kostandini kalin nget,
  • atë kal të brimurith,
  • shpejt arin te der e klishës,
  • te ku gjurmëza dhe isht,
  • kalin lidh e brënda hin,
  • sheh të bukurën ndë lot.
  • O ju krushq o ju bujar,
  • ish ki trimi kuror e par.
  • Kostandini nusen mori
  • e nga der e madhe dodhi.

Ky tekst, i ruajtur në origjinal, sipas të gjithë studiuesve arva­nitas dhe të huaj, i takon shekullit XIII, konkretisht mesit të këtij shekulli. Është plot tetë shekullore kjo këngë. Vetë lashtësia e saj është një pasuri më vete dhe kjo kërkon studime të hollësi­shme, pasi është nga tekstet më të lashtë të këngës shqiptare jashtë atdheut të cilën e kemi në dorë. Kjo këngë, me tekstin dhe mesazhin e saj të besës, këtë herë ndaj dashurisë, është një papirus i lashtë shqiptar, të cilin duhet ta ruajmë me të gjithë kujdesin tonë.

Tema dhe mesazhi i saj është ai i mbajtjes së fjalës së dhënë, e cila në kodin shqiptar përkthehet në fjalën besë. Fjala “besë” është shkronja e parë e “kanunit” të shqiptarëve. Së bashku me cilësitë dhe virtytet e tyre të njohura nga të gjithë fqinjët, por edhe nga bota, shqiptarët e shpërngulur nga atdheu, mbajtën si pjesë të qenësisë dhe të ekzistencës së tyre edhe cilësitë dhe vir­tytet më të rralla, ku besa është kurora e virtyteve shqiptare. Është ajo kurorë e cila i bën shqiptarët mbretër të besës. Madje edhe fjalën e rrallë dhe unike shqiptare “besë” e kanë marrë pothuajse të gjithë popujt e Ballkanit, midis tyre, po kaq natyr­shëm, e kanë marrë edhe grekët, të cilët e njohin edhe zyrtarisht në fjalorët e tyre si fjalë shqipe.

Duke e parë me kujdes tekstin e kësaj kënge, tema madhore e mbajtjes së besës, këtë herë shpërngulet te mbajtja e fjalës së dhënë ndaj asaj që Kostandini i kish dhënë fjalën. Dhe këtë fjalë ai e mban, pa pyetur për asnjë sakrificë. Në vetvete kjo këngë i ngre një himn besës së dhënë nga Kostandini. Një Kostandin tjetër i besës ky.

Nuk është ai Kostandini i Doruntinës po, për çudi, ai ka të njëjtin emër me të dhe besën di ta mbajë njëlloj si Kostandini i Doruntinës. Ky njëtrajtësim emrash (të dy Kostandin), besoj se nuk është një rastësi. Ky emër është rivendosur te kjo këngë si një trashëgimi e emrit Kostandin të sjellë nga atdheu i tyre së bashku me legjendën tonë të famshme “Konstandini dhe Dorun­tina”. Në këtë mënyrë nuk është marrë asnjë huazim, duke kri­juar brenda hapësirave të traditës dhe veçorive krijuese shqip­tare. Është ruajtur Kostandini i Doruntinës, si një emër i legjen­dës së papërsëritshme shqiptare. Duket se emri Kostandin është lidhur aq fort me legjendat e mbajtjes së besës shqiptare, sa askush prej shqiptarëve, brenda apo jashtë atdheut, nuk dëshi­ron ta lëshojë nga krijimtaria me këtë temë. Në këtë mënyrë duket sikur thonë: “Kostandini është yni, është ai që di ta mbajë besën me besë dhe nuk ia japim askujt!”.

Aq më mirë, guri i rëndë peshon më shumë në vendin e vet.

Dhe po ta vësh re më me kujdes tekstin e kësaj kënge, zhvi­llimi i saj dhe sidomos veprimi i shpejtë, i cili nuk lë asnjë ekui­vok për mëdyshje, kanë një paralelizëm dhe ngjashmëri të duk­shme midis tyre, duke ecur në dy shina paralele, deri në stacio­nin e mbajtjes së fjalës së dhënë, domethënë të besës.

Sipas studiuesve arvanitas dhe të huaj në përgjithësi për arva­nitët e Greqisë dhe arbëreshët e Italisë, në veçanti për arvani­tasit e Peloponezit, domethënë të Moresë, ku përfshihet edhe studiuesi i njohur arvanitas Titos Johalas, me dy botimet e tij voluminoze dhe origjinale: “Η αρβανιτιά στο Μοριά” (Arva­nitët në More), dmth. në Peloponez, vëllimi i parë dhe i dytë, me rreth 950 faqe, por edhe studiues të tjerë, midis tyre edhe të huaj, kjo këngë është kënduar dhe njihet si e tillë, edhe pse melodia e saj sot nuk dihet dhe askush nuk e di se ku ka mbetur në xhepat apo në honet e historisë së trazuar të shqip­tarëve në Peloponez.

Nëse sot do të njihej edhe melodia e të kënduarit të kësaj kënge, siç njihen meloditë e dy këngëve të tjera, me trajtesën e të cilave do të njiheni pak më poshtë, ajo do të ishte zyrtarisht edhe kënga më e vjetër e njohur deri më sot në historinë tonë. Por edhe teksti i saj nuk është pak. Ky tekst është një pllakë e lashtë përkujtimore e krijimtarisë së shqiptarëve në More.

Veç të tjerash, ajo është edhe një hapësirë e gjerë për studiuesit shqiptarë dhe të huaj në këtë fushë, sidomos për historianët.

Shumëkush mund të bëjë pyetjen e natyrshme për hershmërinë e kësaj kënge, gjë që lidhet me qenien e arvanitasve në More, të paktën qysh në shekullin XIII, kur dihet që shpërnguljet masive të popullsisë shqiptare në zonën e Moresë i përkasin një periudhe pak më të vonë, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut.

Kjo vërtetohet nga vetë studiuesit grekë.

Sipas akademikut grek D. Zakintho, kolonët e rinj arvanitas duhet të kenë mbërritur aty (në ishullin e Zaqinthos), duke kaluar nga gjiri i Patrës, në periudhën që ata zaptuan Angjellokastron (1359). E përkthyer pak më qartë, kjo do të thotë se arvanitët ishin të pranishëm në atë kohë në More dhe prej Moresë ata u përhapën edhe në ishujt përreth gadishullit, kjo përgjithësisht për të kërkuar hapësirë më të gjerë dhe zona më të lira, pasi edhe popullsia vendase nuk i priti me lule, por me kundërshtime, shpeshherë të fuqishme dhe masive.

Njëkohësisht ai mbron tezën se Manuil Kantakuzinos (1348-1380) përdori shërbimet e tij ushtarake për ta forcuar pushtetin e tij, por pa mundur të flasim për kolonizimin sistematik të Moresë, i cili nuk ndaloi asnjëherë. Kjo ndodhi gjatë kohës së sundimit të Theodhor Paleologut të parë (1383-1407), pas push­timit të Korinthit nga frangët (1394) dhe pas vitit 1405, kur Karolos Tokos i parë filloi t’i zbonte arvanitët nga Akarnania.

Ardhja e tyre përshkruhet në fjalën e Manuil Paleologut për vëllanë e vet, Theodhorin, dhespotin e atëhershëm në Mistra: “U paraqitën në Istm 10 000 (dhjetë mijë) arvanitas, të cilët ngritën vendqëndrimin e tyre aty. Dërguan një përfaqësi, duke kërkuar leje nga dhespoti që të vendoseshin në tokat e tij. Ai i pranoi menjëherë. Por këshillat e Theodhorit ishin të papra­nueshme për shkak të numrit të tyre të madh, por edhe ndry­shimit të mënyrës së tyre të jetesës nga ajo e vendasve. Por dhespoti i pranoi, duke marrë fillimisht betimin e përkushtimit të tyre”.

Po t’i vësh re me kujdes fjalët e Manuil Paleologut, me gjithë dëshirën dhe mikpritjen e dhespotit të Mistrasë, “…këshillat e Theodhorit ishin të papranueshme për shkak të numrit të tyre të madh, por edhe ndryshimit të mënyrës së tyre të jetesës nga ajo e vendasve”, nxjerr dy konkluzione të rëndësishme.

I pari se shqiptarët e shpërngulur ishin veçanërisht shumë (ky grupim kishte 10 000 vetë), i dyti se shqiptarët e shpërngulur jo vetëm kishin ardhur së bashku me veshjet, doket, zakonet dhe traditat e tyre, por se edhe e vazhdonin mënyrën e jetesës njëlloj si në atdheun e vet.

Nuk është rastësi që në të gjitha pikturat dhe skicat e hershme origjinale, nga piktorë vendas e sidomos të huaj, ku paraqiten arvanitasit, apo në fotografitë e mëvonshme për veshjet tradi­cionale arvanitase, të paktën deri në fundin e shekullit që sapo kemi lënë pas (i referohem këtu një studimi grek për arvanitasit të vitit 1993), burrat kanë si veshje karakteristike fustanellën dhe këpucët me xhufka, kurse gratë veshjet karakteristike të kra­hinave shqiptare prej nga erdhën. Natyrisht ka edhe ndryshime të vogla dhe stilizime, por gjithnjë të përafërta dhe shumë të kujdesshme, të tilla që nuk ngrenë peshë në këtë veshje, pa iu larguar origjinalit.

Ndërsa fustanella nuk ka asnjë ndryshim.

Për fustanellën dhe prejardhjen e saj do të flasim në pjesën ku bëhet fjalë për veshjen arvanitase dhe veçoritë e saj, ku do t’u referohemi studiuesve grekë, arvanitas dhe atyre auropianë, të cilët sjellin argumente bindëse për këtë veshje të veçantë.

Siç e pranon edhe studimi historik, politika e kolonizimit pati probleme demografike, të epidemisë, po aq edhe në të dhjetën (taksë) në zonën e Argolidhës.

Sipas Manuil Paleologut, arvanitët jo vetëm që forcuan ush­trinë e despotatit, por edhe shpyllëzuan sipërfaqe të mëdha dhe i kthyen në toka bujqësore, duke u bërë edhe pronarë të tyre. Ata u vendosën paqësisht në Ahajia, Ilias, Arkadia dhe u shtrinë më tej, në Mesini dhe Argolidhë. Më pas, me rënien e despo­tatit të Moresë (1461), arvanitët u përhapën në ishuj: Idhra, Species, Poro, Kretë, Rodhos etj. Ata u shquan si punëtorë, njerëz të besës dhe trima të rrallë. Shumë prej tyre morën emër, u bënë prijës të arvanitasve (kapedanë) dhe në revolucionin e vitit 1821, kur Greqia fitoi pavarësinë e saj, arvanitët, të cilëve nuk ua dilte kush në trimëri, u bënë shtyllat e këtij revolucioni të madh kombëtar grek.

Sipas të gjitha gjasave, lëvizja e shqiptarëve jashtë trojeve të tyre dhe sidomos në zonën e Moresë duhet të ketë filluar të paktën në shekullin e XII. Moreja është zona e parë e vendosjes së shqiptarëve të shpërngulur në trojet greke.

Ana Komnini (1083-1148), në veprën e saj “Aleksiada”, kur flet për luftën midis kryqëzatave dhe Bizantinëve, thekson se kryqëzatat rrethuan Durrësin dhe pati lëvizje të popullsisë.

Jeorjios Akropolitis, në fillim të shekullit XIII, e përshkruan pushtimin e Durrësit nga kryqëzata (1204) e sidomos gjendjen e qytetarëve të tij, një pjesë e të cilëve u shpërngulën nga qyteti për të gjetur mundësi të reja jetese.

Ja edhe një referim tjetër:

Profesoresha greke Eva Vranusi në studimet e saj thekson se gjatë shekullit XI njerëzit që vinin prej emrit “shqiptar”, filli­misht u quajtën “arvanitas”.

Megjithatë, në shekullin XIV, gjithnjë sipas kësaj studiuese, “këta dy emra ‘shqiptar’ dhe ‘arvanitas’, alternoheshin në për­dorimin e tyre në shkrime si të njëkuptimshëm”.

Kjo thënie e saj nuk lë asnjë mundësi për një alternativë tjetër.

Të tëra këto dëshmi dhe shumë të tjera konvergjojnë në një pikë: lëvizja e shqiptarëve ka ndodhur më herët dhe synim i tyre kanë qenë kryesisht zonat e Moresë, të cilat shiheshin si zona të mundshme për të jetuar. Aq më tepër që këto zona në atë kohë kishin edhe pjesë të lira, pyje, toka të papunuara dhe zona pak të populluara, sidomos në thellësinë e gadishullit, ku otomanët nuk kishin shkelur ende.

Nëse si fillim i pushtimit të Arbërisë prej otomanëve njihet humbja e Ballshajve në betejën e vitit 1385 përgjatë lumit të Vjosës, pas së cilës u kuptua se pushtimi i trojeve tona nga Perandoria Otomane nuk do të ishte i largët, pati edhe lëvizje popullsie, duke synuar kryesisht zonat e thella kontinentale, kjo lëvizje popullsie ndodhi edhe drejt Moresë, por edhe nga arvanitasit e ardhur në Greqi, të cilët u shpërngulën në zonat malore. Por kjo kurrsesi nuk do të thotë se kjo është lëvizja apo shpërngulja e parë e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore.

Siç e theksuam edhe më sipër, kjo lëvizje ka nisur sidomos pas pushtimit të Durrësit nga kryqëzata e vitit 1204, e cila shka­tërroi një pjesë të konsiderueshme të qytetit, duke bërë dëme të mëdha, duke djegur, vjedhur, shkatërruar e masakruar banorët e tij.

Kjo këngë i përket pikërisht kësaj periudhe, në të cilën shpër­nguljet e popullsisë ishin jo vetëm të detyruara nga pushtimet, por edhe një realitet historik.

Kjo këngë mbetet një relike e historisë së kulturës sonë.

* * *

Por shpërngulja e arvanitasve (nënkupto përherë shqiptarëve) ose rishpërngulja e tyre do t’i ngjante një odiseje pa cak.

Kënga e dytë që do të sjellim para lexuesve është “Vajtimi i Koronit”.

Qyteti i Koronit, me kështjellën e tij të lashtë veneciane, të rindërtuar dhe të zgjeruar nga Enetët në shekullin XIII, pas së cilës ky qytet lulëzoi, mbeti përherë molla e sherrit midis enetëve dhe turqve.

Pausania thotë se këtë emër e mori nga Koroni i lashtë.

Një version i dytë për emrin e tij, thotë se këtë emër ai e mori nga një monedhë bronzi (koronë), e cila u gjet në muret e tij.

Në lashtësi, në vendin e Koronit të sotëm, gjendej qyteti i Asinit, i cili kishte një akropol të fuqishëm. Sipas Homerit, Asini ishte një nga shtatë qytetet që Agamemnoni i ofroi Akilit për tazbutur zemërimin e tij.

Arvanitët ishin ngulur me kohë në këtë qytet të bukur dhe të lulëzuar dhe e kishin rregulluar jetën e tyre. Kishin prona dhe ndiheshin zotë të vendit.

Kur kështjella mesjetare e Koronit në More kaloi nga duart e venecianëve në atë të otomanëve (1534) dhe pushtimi otoman ishte tashmë një realitet, për të shpëtuar prej këtyre të dytëve, shumë arvanitas të Moresë u shpërngulën përsëri. Këtë herë në drejtim të Kalabrisë, Italisë së jugut.

E kam vizituar nga afër qytetin dhe kështjellën e Koronit. Ajo, e lodhur nga luftërat, rri e qetë në anë të detit me muret e saj, përgjithësisht të mbajtura mirë edhe sot. Është zotëruese e detit me një krenari të dukshme në skajin jugperëndimor të Pelopo­nezit. Duket sikur brinjët i dhembin nga goditjet që i ka dhënë historia. Kur pi kafen në lokalet nën këmbët e saj, të ngulura mirë në mjedisin e fortë shkëmbor, ajo të rri mbi krye si një roje hijerëndë mesjetare, veshur me të gjitha pajimet luftarake. Seç ka një madhështi të heshtur ajo kështjellë. Ndoshta e bën më madhështore kënga e rrallë e arvanitasve, të cilën do ta para­qesim për lexuesin në radhët e mëposhtme.

VAJTIMI I KORONIT (shek. XVI)

  • Petkatë e të mirat tona,
  • ne ja ljami te Korona.
  • Krishtin na kemi me ne,
  • oj e bukura More’.
  • Thell të pliast me ljot ndër si,
  • na t’lipisim oj Arbëri.
  • Dallëndishe ljara- ljer,
  • kur do vish ti njatër her.
  • Vjen të vish ti te Korona,
  • më ngë çon ti shpitë tona.
  • Më ngë çon trima hadhjar,
  • por një qen(turk) çë qoft i vrar.
  • Kur u nistin gjith adit
  • e dherat tan iktin nga sit.
  • Burrat gjith me një shërtim,
  • thrisin grat me një vaitim.
  • Dil e hana ti stihi,
  • oj More oj Arbëri.

Kjo këngë magjike këndohet edhe sot nga arvanitasit e zonës së Peloponezit (Moresë), në fshatrat e Ilias (Pirgos). Këndohet shqip, ashtu siç është krijuar, me të njëjtën gjuhë, me të njëjtat fjalë, me të njëjtën brengë, me të njëjtin vajtim, me të njëjtin ritëm, me të njëjtën melodi, me të njëjtin shpërthim, dhimbja e së cilës të depërton deri në palcë. Ka mbetur brez pas brezi tek arvanitët si një trashëgimi e rrallë e artit. Ndoshta edhe si një amanet. Si një brengë që nuk duhet të shuhet kurrë. Është këngë e lindur nga një dhimbje e madhe. Këndohet aq bukur sa të ngjeth. Të tmerron melodia e saj, ku dhimbja kalon çdo kufi. Aq nostalgji dhe dhimbje ka kjo këngë, sa pyetja e parë që i bën vetes, është: si ka mundësi që shpirti i njeriut të mbajë brenda vetes një dhimbje kaq të madhe? Dhe më tej… si ka mundësi që një dhimbje e tillë të mos ta thyejë atë dhe ai të gjejë forca dhe ta shprehë këtë dhimbje me një fuqi kaq madhore, duke e kthyer atë në një art të madh?

Askush nuk mund ta thotë saktësisht se çfarë është kjo këngë: është këngëzim, është vajtim, është dhimbje, është brengë, është britmë, është ulërimë, është longatë, është forcë…

Ndoshta kjo këngë është kompozuar mbi të gjitha bashkë.

Teksti i saj i ka të gjithë elementët e një kënge të tillë. I ndër­tuar thjesht, por i plotësuar me të gjithë simbolikën dhe melo­dinë e denjë për një dhimbje të skajshme, atij nuk i mungon asgjë.

Arvanitët e shpërngulur për herë të dytë nga tokat e tyre kanë marrë me vete vetëm Krishtin (domethënë besimin e tyre të parë), të cilin turku kërkonte t’ua tjetërsonte dhe ky Krisht mbe­tet busulla e tyre e vetme.

Janë të vetëm së bashku me Krishtin në mes të detit. Dhe ai do t’u tregojë rrugën se ku duhet të shkojnë. Ky Krisht ka marrë përsipër të ardhmen e tyre. Në këtë pikë të duket sikur shkëpu­tesh nga realiteti që ke para syve dhe futesh në botën e legjen­dës. Por, njëherësh, ky Krisht ka brenda vetes edhe besimin për të ardhmen dhe ardhmëria e tyre aty ku ata shkojnë, në vende të panjohura, në Kalabri, do ta ketë atë si një dritë të shenjtë, që do t’i udhëheqë në jetën e tyre. Te kjo këngë e zymtë, e cila i ngjan një gjëmimi me furtunë në një natë të errët dimri, simboli i Krishtit është edhe optimizmi që ngroh shpirtin e tyre të vrarë, të sakatosur e të dërrmuar.

Ndërkohë anija ecën si një patë e rëndë, nën mëshirën e dall­gëve…

Simboli i dallëndyshes (vini re emrin dallandishe, origjinal nga gjuha e lashtë shqipe), e lidhur tërësisht me folklorin tonë, si zogu ynë shtegtar më simbolik, është vendosur në poezi veça­nërisht bukur, për të lidhur qenien dhe shpirtin e tyre me tokat dhe shtëpitë që lanë pas. Është një lidhje aq e fuqishme sa duket se “litarët” e saj nuk do të këputen kurrë. Ato kanë jetuar dhe do të jetojnë së bashku me këtë perlë të folklorit tonë. I kanë rezistuar kohës pa humbur asnjë grimë arti prej shekujve dhe kanë mbetur ashtu siç ishin kur u krijua kjo lidhje. Kjo është edhe garancia se këto lidhje do të jenë të përjetshme.

Edhe refreni i këngës jorastësisht është i ndërtuar me vargjet ku bëhet fjalë për dallandishen:

  • “Dallandishe ljara- ljer,
  • kur do vish ti njatër her.
  • Vjen të vish ti te Korona,
  • më ngë çon ti shpitë tona”.

Me gjithë notat e një dhimbjeje të madhe, kjo këngë e kapërcen pragun e një vajtimi. Ajo i ngjan një pikture prej mjeshtri, e cila e ka marrë vulën e kohës dhe, si e tillë, nuk do t’ia dijë se çfarë thonë vizitorët për të.

A nuk është e tillë piktura e Rjepinit: “Ivan Grozni vret të birin”, ku sytë e tmerruar të të atit pranë të birit të vrarë prej tij, ndërkohë që mundohet ta marrë atë në duar, janë kthyer në një art të madh?

A nuk është e tillë piktura e Rembrandtit “Mësimi i anato­misë”, ku vështrimi me sy të shqyer i atyre që ndjekin mësimin e profesorit të tyre para një kufome, është kthyer në një art të pavdekshëm?

Kjo simbiozë është një marrëveshje historike, e cila, edhe pse shekujt kalojnë, kjo këngë nuk humbet asnjë grimë nga shkel­qimi dhe madhështia e saj. Domosdo, gjërat e rralla nuk e hum­basin shkëlqimin e tyre kurrë, kurrë…

Dhe në fund të tekstit, lexuesi i vëmendshëm i vë re dy vargjet të cilët e mbyllin në një kreshendo të vërtetë të dhimbshme tekstin e kësaj kënge:

  • “Dil e hana ti stihi,
  • oj More’ oj Arbëri”.

Lidhja me atdheun e të parëve, me Arbërinë, është “muri” i fuqishëm dhe i patundur, ku mbështet krahët kjo këngë. Ky varg duket sikur thotë: “Kudo që të shkoj, çfarëdo tragjedi që të më ndodhë, krahët do t’i mbështes te nëna ime Arbëri. Vetëm aty ndihem i sigurt”.

Është koha kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi ynë kom­bëtar, pasi e mbajti të pathyeshme kështjellën shqiptare për 25 vjet me radhë, mbyll sytë dhe Perandoria Otomane nuk njohu më asnjë pengesë tjetër në Gadishullin Ilirik. Dalëngadalë i gjithë gadishulli bie në natën e gjatë të pushtimit otoman. Kjo këngë është pikërisht e këtyre viteve të zymta.

Kur e kam dëgjuar për herë të parë nga afër, të kënduar nga arvanitët në një festival folklorik, ajo më tallaziti shumë, më mrekulloi po aq dhe më grishi që ta studioj deri thellë nëpër rrënjët e saj shekullore. Natyrshëm brenda meje gufoi edhe ajo krenaria e ligjshme, që të parët tanë kanë krijuar kryevepra të tilla të këngës popullore ndër shekuj. Mrekulli të tilla nuk kri­johen çdo ditë. Ato krijohen vetëm një herë, për të mbetur të përjetshme.

Së bashku me këngën “Moj e bukura More”, kjo këngë mbetet në dyshen e këngëve tona më të lashta, të cilat i kemi deri më sot në thesarin e folklorit tonë.

Nëse shtojmë këtu edhe origjinalitetin e të kënduarit shqip, ato mbeten jo vetëm unike, por edhe një model i këngës sonë popullore. Janë, si të thuash, dy këngë klasike.

Historikisht ikjet e shqiptarëve janë bërë pasdite, afër mbrëmjes. Këtë e thonë edhe vetë arvanitasit, por edhe studiuesit e ndry­shëm. Ka qenë si njëfarë rregulli i pashkruar i shpërnguljes ky. Në ikje i priste nata e zezë, e cila ua shtonte më tepër dhimbjen, zymtësinë, pasigurinë. Por që pas saj të vinte mëngjesi, shpresa, drita, optimizmi.

Duke ikur nëpër natë, të duket sikur ata udhëtonin në tragjedinë e tyre të madhe. Nata është më e denjë për tragjedinë.

Kanë hipur në një anije, e cila i ngjan Varkës së Noes. Në të kanë hipur vetëm njerëzit. Ata duhet të mbijetojnë. E kanë humbur edhe vendjetesën e tyre të dytë, atë të Moresë. Edhe atë nga i njëjti armik. Nga pushtuesit otomanë, të cilët me sun­dimin e tyre pesëshekullor, i kanë krijuar kombit tonë dëme të mëdha me pasoja të pariparueshme, në zhvillimin e tij historik dhe ndalimin e gjuhës shqipe, e vetmja gjuhë e ndaluar rreptë­sishtë me ligj në të gjithë Perandorinë e madhe Otomane.

Nuk pyet kush për tallazitjet e detit. As për anijen që i mban mbi shpinë. Madje duket sikur anija është lënë në mëshirë të fatit, ashtu siç janë lënë edhe udhëtarët që ajo mbart. Dhe kjo e ka një arsye: tallazitjet e detit nuk janë asgjë para tallazitjeve që ndien shpirti i tyre. Të rritur, burra e gra, me ankth në shpirt dhe psherëtima që u përvëlojnë shpirtin dhe u djegin buzët e zhuritura, me vështrim të mbërthyer pas, te tokat e tyre, që u humbasin dalëngadalë nga sytë. Me pak tesha, ato më të domos­doshmet, ku janë mbështjellë fëmijët që kanë humbur fjalët dhe kanë rënë në mendime të thella, ndërsa sytë e tyre të topitur, duket sikur pyesin veten “Përse ikim nga shtëpitë tona?”.

Tani i përkasin detit… merrmë o dallgë dhe vrapo…!

Kuptohet që edhe kjo këngë është krijuar dhe kënduar filli­misht në fshatrat e Kalabrisë, ku u sistemuan ikësit nga Koroni. Mandej ajo u soll edhe në More, ku u ngujua përjetësisht.

* * *

Shtylla e tretë e këtyre tri këngëve arvanitase, të cilat ka objekt ky tekst, është e famshmja “Moj e bukura More”.

Me peshën e saj artistike dhe emocionale që krijon, ajo mbetet “Zonja e Parë” e këngëve arvanitase të krijuara në gjithë histo­rinë e këngëzimit të arvanitasve të Greqisë dhe atyre të shpër­ngulur në Kalabri.

Pavarësisht se kjo është krijuar në Kalabri, ajo është “pronë” e krijimtarisë së arvanitasve të Moresë, të cilët u shpërngulën në Italinë e jugut.

Nëse për këngën “Kostandini i vogëlthi” nuk e njohim melo­dinë dhe nuk mund të flasim për të, kënga “Moj e bukura More”, edhe pse ka të përbashkët dhimbjen e thellë, përdëllimin dhe notat e nostalgjisë me “Vajtimin e Koronit”, ajo ka një ndryshim të madh prej saj. Kjo këngë është edhe vajtim, edhe optimizëm, të ndërthurrur me njëri-tjetrin në një mënyrë të pashoqe. Ajo ka një lirizëm të dehur këngëzimi, e cila i ngjan valëzimit të grurit pranveror nën frymën e flladit të butë, ku përdëllimi ka brenda vetes nota më të ngrohta, më të buta, më lirike. Fjala “lule” (për të cilën një studiues grek më ka thënë se është fjala më e bukur e gjuhës shqipe dhe nga fjalët më të bukura që kam dëgjuar në jetën time), i jep kësaj kënge atë lirizëm dehës, të butë si flladi që kalon mbi grunajë. Ka një melodi të derdhur në art në një mënyrë aq mjeshtërore, sa asnjë kompozitor nuk do të mund të ndryshonte dot asnjë notë të saj. Është fat që kjo këngë ka ardhur kaq e bukur deri në ditët tona. Është dy herë fat që ajo është jona.

Ja edhe teksti i plotë i saj.

MOJ E BUKURA MORE

  • Moj e bukura More’,
  • si të ljash e më stë pash.
  • Moj e bukura More’,
  • si të ljash e më stë pash.
  • Si të ljash, si të ljash,
  • si të ljash e më stë pash.
  • Si të ljash, si të ljash
  • si të ljash e më stë pash.
  • Atje kam un zonjën mëmë,
  • atje kam edhe tim at.
  • Atje kam dhe tim vëlla,
  • gjith mbuluar nën dhe.
  • Moj e bukura More’,
  • si të ljash, si të ljash.
  • Si të ljash, si të ljash,
  • si të ljash e më stë pash.
  • E lule e lule
  • e lule e lule maca maca
  • e ndalu pak,
  • e ndalu pak, ësht e vërtet,
  • Se zemra ime,
  • se zemra ime je ti vet.
  • Se un për ty, se un për ty,
  • moj ndalu pak,
  • e ndalu pak, e ndalu pak,
  • e ndalu pak, është e vërtet,
  • se zemra ime,
  • se zerma ime je ti vetë.
  • E ndalu pak, e ndalu pak,
  • e ndalu pak, është e vërtet,
  • se zemra ime,
  • se zemra ime je ti vet.

E krijuar nga arvanitasit e Moresë, të shpërngulur në Kalabri, ajo e ka ngritur në shekuj kështjellën e saj hijerëndë, për të cilën nuk të mbetet gjë tjetër veçse ta adhurosh me të gjithë forcën e shpirtit.

Këngë si kjo i krijojnë njeriut një emocion të fuqishëm, dallga e të cilit di të vallëzojë përgjatë gjithë detit të saj me vallëza dallgëzuese, për të mbërritur në anë të detit dhe për ta puthur atë me një muzikalitet dehës.

Kjo këngë i ngjan një ikone të shenjtë, të lashtë, të punuar mjeshtërisht me flori, deri në atë pikë, sa nuk kërkon asnjë hollësi tjetër. Ajo kërkon vetëm të ruhet si e tillë.

Dy këngët e fundit “Vajtimi i Koronit” dhe “Moj e bukura More” kanë mbetur dhe janë trashëguar brez pas brezi në ori­gjinalin e tyre, edhe për arsyen se ato u krijuan në Itali, ku shqip­tarët e shpërngulur aty mbetën edhe më unikë si një komunitet më vete dhe më pak të trysnuar nga vendasit. Ndërsa në Greqi, pavarësisht se me popullsinë vendase arvanitët nuk kanë pasur përplasje dhe nuk janë ndeshur asnjëherë në luftë midis tyre, historikisht trysnia ndaj gjuhës shqipe, zakoneve dhe traditave të shqiptarëve aty, ka qenë më e fuqishme, më e vazhdueshme dhe asimilimi i tyre ka qenë më i madh.

Besoj se ky është edhe shkaku kryesor, që melodia e këngës “Kostandini i vogëlthi”, e cila u takon kryesisht arvanitasve të Moresë, ka humbur dhe nuk njihet. Natyrisht këtu luan rol edhe faktori kohë. Kjo këngë është plot dy shekuj më e lashtë se dy të tjerat (shek. XIIΙ) dhe koha ka bërë punën e vet. Historia i njeh humbjet në çdo sektor të saj, edhe në kulturë.

Nëse kënga e parë është rreth 800-vjeçare, dy të tjerat janë rreth 600-vjeçare. Dhe dy të fundit janë të gjalla edhe sot.

Fakti që në to ka mbetur gjuha e vjetër shqipe, në të cilën falë edhe kohës së gjatë, huazimet nga gjuha greke janë të prani­shme në tekstet e tyre, të cilat janë të pashmangshme për një periudhë kaq shekullore, ato nuk ua ulin asnjë grimë vlerat këtyre këngëve.

Duhet theksuar fakti, që tekstet e të tri këngëve të mësipërme nuk kanë asnjë huazim nga gjuha turke, pasi deri atëherë kjo gjuhë mbahej larg kontakteve me shqipen, sidomos tek arvani­tët e Moresë dhe përgjithësisht të Greqisë.

Është shumë e natyrshme që këto dy këngë, por edhe këngë të tjera arvanitase, janë pjesë e pasurisë së trashëgimisë kultu­rore të arvanitasve dhe arbëreshëve, por ato janë po aq natyr­shëm edhe pjesë e pasurisë sonë kulturore ose më mirë janë rik­thyer aty ku u takon, pas një periudhe të gjatë heshtjeje. Ato këndohen në masë, sidomos te shqiptarët e larguar këto tridhjetë vjetët e fundit nga atdheu dhe ndihen më të afërta në botën e tyre shpirtërore, por edhe të shqiptarëve në të gjitha trevat e tyre autoktone.

Edhe pse në këtë studim të shkurtër iu referova vetëm tri kën­gëve të veçanta, duhet ta theksojmë faktin e njohur nga të gjithë, që këngët arvanitase janë të shumta.

Studiues të shumtë arvanitas dhe grekë, por edhe të huaj, i kanë mbledhur ato në antologji të ndryshme, të cilat kanë një vlerë të madhe kulturore dhe historike.

Për mendimin tim, antologjia më e plotë është ajo e studiuesit grek Thanasis Moraitis, në veprën e tij të veçantë dhe të mirë­njohur “Ανθολογία αρβανίτικων τραγουδιών της Ελλάδας” (“Antologjia e këngëve të arvanitasve të Greqisë”), Athinë, 2002. Ky libër, i shoqëruar me parathënie historianësh dhe të stu­diuesve të muzikës, në të cilën përfshihen 140 (njëqind e dyzetë) këngë arvanitase, së bashku me muzikimin e tyre, i sjell këngët arvanitase të plota me tekstin dhe me muzikën e tyre origjinale. Mesa di, ky është botimi i vetëm i kësaj natyre dhe mund të sillet edhe në gjuhën shqipe i plotë.

Sidoqoftë, këngët arvanitase po bëhen çdo ditë e më të njohura dhe më të kërkuara edhe te ne.

Jam i sigurt, se me kalimin e kohës, shkëlqimi i tyre nuk do të venitet kurrë.

Patra, Greqi, 2023

Me poshte po bashkengjisim nje liste me kenget arvanitase;

Njihυni me Chuck Norisin e Pojanit në Maliq, sozia perfekt e aktorit

Duket e pabesueshme por ky shqiptar nga Pojani i Maliqit ka një ngjashmëri perfekte me aktorin e filmave aksion Chuck Norris.

Ashtu si ngjashmëria fizike të përbashkëtat shkojnë më tej pasi shqiptari qùhet Nori dhe në jetën e përditshme i therrasin Nori i Pojanit .

Ai është nga fshati Pojan i Maliqit dhe sigurisht që ka një profesion të kundërt me aktorin e vertetë. Nëse Chuck Norrisin e shohim me automatik nëpër filma, Norin e Pojanit e shohim me klarinetë nëpër dasma.

Gjithsesi kush e njeh Chuck Norris-im ta lajmërojë se ka një sozi në Shqipëri dhe e gjen në Pojan.

NostaΙgji nga e kaΙυara: Ishte koha kur në Athinë vetëm ρrifti dinte greqisht

The Minneapolis Journal 31/8/1901:

GJUHA GREKE ESHTE NJE GJUHË E HUAJ QË NUK FLITET DHE AS KUPTOHET NË GREQI DHE NUK PERDORET NGA MASAT POPULLORE

3 Shtator 1843-Shpallja e Kushtetutës së .. Greqisë…!!!

I vetmi “grek” në mes të turmës, është prifti Ortodoks

Ai është dhe i vetmi që di gjuhën Greke..!

Të gjith banorët e greqis flisnin shqip dhe vishnin kostume shqiptare ..!

The Mqinneapolis JournaI 31/8/1901

Një situatë e veçantë mbizotëron pranë Athinës. Një incident shumë kurioz është raportuar nga një fshatrat që ndodhen pran Athinës, shkruan një korrespondent. Mësuesja e emëruar së fundmi në fshatin Shalësi në periferi Te Athinës, shkoi për të dhën mësim dhe zbuloi se nxënësit e saj nuk kuptonin asnjë fjalë të greqishtes !

Greqishtja ishte një gjuhë e huaj, jo vetëm për fëmijët por edhe për prindërit e tyre. E vetmja gjuhë që popullsia që fliste popullsia e „greqis“ ishte shqipja. Ajo e indinjuar menjëherë telegrafoi ministrinë, e cila dërgoi një përkthyes për ta ndihmuar. Është e zakonshme që zonat e kontinentit grek përdorin shqipen si gjuhë kryesore, por ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm kur gjuha greke nuk flitet dhe nuk kuptohet nga e gjithë popullsia vendase në një vend kaq afër kryeqytetit

Burimi: The Mqinneapolis Journal 31/8/1901

Linku i plot dixhital: http://chroniclingamerica.loc.gov/…/1901…/ed-1/seq-36/

Është alfabeti Grek apo Hebraik ?

Këto janë etimologjitë zyrtare për shkronjat e alfabetit Grek nga Georgio Babinioti i cili konsiderohet si babai i Greqishtes moderne.

A ka mundësi që Grekët e lashtë të kenë shpikur alfabetin duke e emërtuar me fjalë nga Hebraishtja ?

Flisnin Hebraisht grekët e lashtë ?

Apo është se pse gjuha Greke moderne është gjuha ROMAIKE E LINDJES DHE JO HELLENE kështu që gjuha Romaike (gjuha e kishës) nuk mund të shpjegoj shkronjat dhe i njeh ato sikur të vijnë nga një gjuhë që flitet larg Ballkanit….

http://5dim-tavrou.att.sch.gr/lexiko_bambinioti.pdf

– “Etymologies” of Greek alphabet’s letters by Greek scholars.. not Jews… –

AΛΦΑ = ‘aleph ”Ox” < SEMITIC BΗTA = bêt ”House” < SEMITIC ΓΑΜΑ = gimel ”Camel” < SEMITIC ΔΕΛΤΑ = dâlet, dâleth ”Door” < SEMITIC ΕΨΙΛΟΝ = hë ”Safe” < SEMITIC ΖΗΤΑ = zayin or zayit ”???” < SEMITIC or ARAMAIC HTA = hêth ”???” < SEMITIC ΘΕΤΑ = tëth ”???” < SEMITIC ΙΟΤΑ = yöd ”hand” < SEMITIC ΚΑΠΠΑ = kaph ”palm,hand” < SEMITIC ΛΑΜΔΑ = lâmed, lämedh ”goad,gad” < SEMITIC MI = mëm ”water” < SEMITIC NI = nûn ”fish” < SEMITIC ΞΙ = samekh ”???” < SEMITIC OMIΚΡΟΝ= ayin ”the eye” < SEMITIC [developed to O-mikron , anc. Greek] ΠΙ = pë ”the mouth” < SEMITIC ΡΟ = rôs, rea ”head” < SEMITIC ΣΙΓΜΑ = sin ή siyn ”tooth” < SEMITIC TΑΦ = tâw ”the point” < SEMITIC ΥΨΙΛΟΝ = wäw ”???” < SEMITIC ΦΙ = ???? < Possibly SEMITIC ΧΙ = ???? < Possibly anc. Greek ΨΙ = ???? < Possibly anc. Greek ΩΜΕΓΑ = Ω-μεγα ”O-big” < anc. Greek http://5dim-tavrou.att.sch.gr/lexiko_bambinioti.pdf BURIMI: TEUTA ILIRE REKA

Gjetjet shokυese të ADN-së: 45% të serbëυe të Kosovës, janë shqiptarë të sΙΙαvizuar

Gjergj Bojaxhi, bashkë drejtuesi i projektit “Rrënjët” i cili lidhet me ADN-në e shqiptarëve, së fundmi ka folur për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend.

Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fùndit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera, në mesin e tyre edhe serbët.

Ai ka befasuar duke treguar se 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar.

“Atyre ju ka dalë që gjysma e popullatës që janë sot minoritet serb në Kosovë janë me origjinë shqiptare të sllavizuar. Le themi 45% e serbëve në Kosovë janë shqiptarë të sllavizuar. Gjysma janë sllavë dhe 10% janë gop apo linja të mbetura nga periudha romake, nga pushtimet”, ka thënë ai në Pressing.

Ja arsγeja se ρse fe mrat BËRTASlN kυr b. ëjnë … ks

Se.ksi është një prej kënaqësive më të mëdha të jetës, ku piku i kënaqësisë ndodh me arritjen e org.azmës.

Kemi menduar gjithmonë se femrat ulërasin instinktivisht gjatë raportit s.eksual, me arritjen e kuImit të kënaqësisë. 

Në të vërtetë një studim i publikuar në revistën shkencore “Archives of Se.xual Behavior” ka zbuluar se nuk ekziston asnjë lidhje mes orga.zmës së femrës dhe shprehisë me zë.

Kjo pasi u zhvillua një sondazh bazuar në 71 femra me moshë nga 18 deri në 48 vjeçe, dhe në pjesën më të madhe të rasteve, u zbulua e vërteta.

Femrat që ulërasin me forcë gjatë raportit se.ksual, e bëjnë vetëm për të kënaqur dhe stimuluar partnerin.

Klithmat kësisoj përdoren si instrument manipulimi, në mënyrë që mashkulli të arrijë i pari org.azmën.

Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo gjë përdoren nga femrat kur mërziten gjatë aktit, lodhen ose nuk ndihen mirë.

Nga ana tjetër meshkujt, binden se ato klithma janë prej kënaqësisë për shkak të performancës së tyre në shtrat. 

LAJM I FUNDIT/ Rama ndryshon qeverinë, ja kush do të jetë në vend të Ballukut

Vijon mbledhja e grupit parlamentar të PS.

Burime nga mbledhja i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në të paktën katër ministri.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.

Lajmi në përditësim…

5,6 milionë euro pasuri të deklaruar, Ministrja e Shëndetësisë e pakënaqur: Është e ulët si mjeke që jam

“Pasuria ime e deklaruar është e ulët për nivelin e një mjeku, në fakt të dy mjekëve pasi edhe bashkëshorti ka qenë kirurg…”, u shpreh Ministrja Evis Sala përballë Blendi Fevziut. Një deklaratë që padyshim ka ngjallur debat në opinionin publik, për shkak të nivelit të jetesës në vendin tonë.

Nga një hulumtim i shpejtë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, rezulton të zotërojë asete me vlerë rreth 5.6 miIionë euro, referuar deklarimit të pasurisë që është publik, si edhe të dhënave të publikuara në “Open Spending Data”.

Sipas dokumentacionit zyrtar, në deklarim përfshihen pasuritë personale të ministres, si dhe ato të familjarëve të lidhur, përfshirë bashkëshortin Gëzim Selenica dhe djalin Pier Selenica. Struktura e pasurisë bie në sy për orientimin e saj kryesisht drejt instrumenteve financiare jashtë vendit.

Në portofol figurojnë fonde investimi me vlerë disa milionë euro dhe llogari pensioni të denominuara në valuta të huaja, si dollarë amerikanë dhe paund britanikë. Krahas tyre, janë deklaruar edhe prona të paluajtshme me standard të lartë, llogari bankare, si dhe një kredi bankare aktive.

Në total, vlera e aseteve të deklaruara, që përfshin investime, depozita dhe pasuri të paluajtshme arrin në rreth 5,640,000 euro, duke e renditur ministren ndër zyrtaret me ekspozim financiar të konsiderueshëm, përfshirë edhe në tregjet kapitale ndërkombëtare.

Megjithatë, në një reagim publik mbrëmjen e djeshme, ministrja Sala deklaroi se pasuria e saj nuk është e lartë në raport me profesionin që ka ushtruar.