Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike.
Në një prononcim të tij, Pilku u ndal veçanërisht te qumështi, duke paralajmëruar rreziqet serioze që lidhen me produktet e pakontrolluara që shiten në rrugë.
Sipas tij, konsumatorët duhet të zgjedhin vetëm kompani që ofrojnë siguri të lartë dhe standarde të verifikuara. Ai theksoi se qumështi i rrugës duhet përjashtuar plotësisht nga konsumi, pasi nuk ka asnjë garanci për origjinën dhe cilësinë e tij.
“Konsumatori duhet të dijë kush e ka prodhuar qumështin. Vetëm në këtë mënyrë ka gjurmueshmëri dhe produkti duhet të shoqërohet me dokument laboratorik.
Duhet parë edhe ambalazhi, mënyra e tregtimit dhe temperatura e ruajtjes. Kemi parë qumësht që shitet në 45 gradë në rrugë. Ai qumësht mund të shkaktojë helmim”, u shpreh eksperti.
Sipas Pilkut, mungesa e kontrollit dhe kushtet e papërshtatshme të ruajtjes e kthejnë qumështin e rrugës në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. /skyweb.al
Natyra juaj sporadike dhe e rastësishme nuk do të vlerësohet nga të tjerët. Bëjuni të ditur njerëzve se cili është plani juaj përpara se të vazhdoni. Përndryshe, mund të rrezikoni produktivitetin e të gjithë grupit. Kushtojini vëmendje udhëzimeve në vend që të shpikni tuajat. Demi
Ndihesh tepër i ndjeshëm dhe duket se të gjithë të tjerët janë tepër kritikë. Ky nuk është një kombinim i mirë, pavarësisht se si e sheh ti. Mos mbaj pritshmëri shumë të larta. Mbaj një ritëm të qëndrueshëm dhe përpiqu të mos krijosh valë të mëdha.
Binjakët Gëzimi i djeshëm shuhet kur kupton se ka të meta të natyrshme në një plan që e mendoje të pamposhtur. Kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar plotësisht. Bëj modifikime, por mos u dorëzo krejtësisht. Shumë gjëra janë në lojë.
Gaforrja Më në fund, njerëzit po pajtohen me gjërat që ke thënë gjatë gjithë kohës. Qasja jote konservatore dhe e kujdesshme po të sjell përfitime të mëdha sot. Kjo vërteton se nëse i qëndron besnik vetes, do të arrish madhështi.
Luani Tendenca juaj mund të jetë të anashkaloni gjërat me shkronja të vogla dhe të lini dikë tjetër të kujdeset për atë departament. Kini kujdes këtu. Nëse ia lini këtë punë të rëndësishme dikujt tjetër, ai ose ajo ka të ngjarë ta kryejë atë duke pasur parasysh interesat e veta.
Virgjëresha Idetë tuaja më praktike janë ato që do t’ju sjellin më shumë pikë. Njerëzit do ta vlerësojnë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin shumë më tepër sesa do t’u përgjigjen fantazive ose spekulimeve. Fitoni favorin e të tjerëve duke e lënë këtë anë tuajën të shkëlqejë.
Peshorja Njerëzit duan të shohin prova të forta për të mbështetur premtimet që bëtë dje. Tani është koha të flisni hapur. Nëse nuk mund t’u tregoni të tjerëve se jeni të gatshëm ta mbani fjalën tuaj, do të humbni një mbështetje të jashtëzakonshme.
Akrepi Edhe pse je ndjerë i shkëputur gjatë dy ditëve të fundit, nuk ka arsye të heqësh dorë nga vetja ose nga aftësia jote për të përballuar konkurrencën. Do të zbulosh se situata ka ndryshuar dhe tani je ti ai që merr vendime.
Shigjetari Mos pretendo se gjithçka është në rregull kur në fakt nuk është. Kur sheh gabime në plan, sigurohu që t’ua tregosh të tjerëve. Nëse nuk i sheh, pasojat në të ardhmen do të jenë të tmerrshme. Kushtoji vëmendje detajeve gjatë të gjitha fazave të lojës.
Bricjapi Aftësia juaj për të arritur në thelbin e çështjes do të jetë çelësi i suksesit të ditës. Për të zgjidhur problemin në fjalë, do t’ju duhet të ndani pjesët më të mëdha në segmente dhe ta shqyrtoni situatën duke parë pjesët e saj individuale.
Ujori Puno për të gjetur grackat në planin tënd aktual. Luaj rolin e avokatit të djallit. Zakonisht je aq i përqendruar në anën pozitive saqë nuk arrin ta shohësh anën e errët. Mos ji dritëshkurtër. Përgatitu për më të keqen duke shpresuar për më të mirën.
Peshqit
Produktiviteti juaj do të jetë mjaft i lartë sot. Përballuni me çdo gjë që kërkon përqendrim dhe vëmendje intensive ndaj aspekteve më të imëta. Nëse keni nevojë të bëni ndonjë korrigjim të punës suaj ose të të tjerëve, tani është koha për ta bërë. Përdorni energjinë që ju është dhënë.
Ka mundësi qe partneri t’iu beje një propozim te madhe gjate kësaj dite. Nga përgjigjja juaj do varen shume gjera kështu qe matuni mire para se te flisni. Beqaret gjithashtu do kenë shume sukses ne dashuri dhe do ndihen te bekuar nga yjet. Ne planin financiar gjendja do lere për te dëshiruar. Duke shpenzuar pa mase do e pakësoni mjaft buxhetin.
Demi
Çiftet qe iu kane mbijetuar edhe sfidave te vështira dhe problemeve, do kalojnë një dite mjaft pozitive sot. Ata qe kane pasur tronditje te njëpasnjëshme ka rrezik qe te përfundojnë keq. Beqaret nuk do jene ne humor shume te mire për te kërkuar shpirtin e tyre binjak. Te ardhurat do jene me te mira, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Binjaket
Xhelozia e tepruar do jete ajo qe do ju prishe shume pune sot. Asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar ne jetën sentimentale dhe kjo do ju beje te vuani. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te partnerit ideal dhe nuk do ndalen derisa ta gjejnë atë. Fati do jete ne anën e tyre. Me paratë nuk do i keni punët shume mire. Do vazhdoni te shpenzoni pa fund dhe gjendja do përkeqësohet.
Gaforrja
Nëse jeni tashme ne një lidhje, mendoni si t’i çoni gjerat edhe me tej dhe shmangni çdo lloj konflikti me atë qe keni ne krah. Beqaret do fillojnë me ne fund angazhime serioze te cilat do ua shtojnë buzëqeshjen dhe do ua ndryshojnë për mire jetën. Ne planin financiar mos u dekurajoni po patet probleme te vogla, por mundohuni te ruani qëndrueshmërinë.
Luani
Nëse jeni ne një lidhje, mos bëni gabim te flirtoni me te tjerë persona gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme te mëdha ne çift. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë qe mbizotëron. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe jo te kërkojnë gjera te pamundura. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, kështu qe mos kryeni shpenzime kuturu.
Virgjeresha
Do dashuroheni me shume pasion gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ecin me se miri. Vazhdoni ne te njëjtën rruge qe keni nisur. Beqaret duhet te tregohen me te kthjellet dhe te mos bëjnë gjera te pamenduara mire. Mos luani me jetën tuaj. Financat ka rrezik te përkeqësohen tej mase, kështu qe do ju duhet ndihma e te afërmve për t’ia dale mbanë.
Peshorja
Do përballeni me probleme goxha te mëdha gjate kësaj dite ju te dashuruarit. Mundohuni t’i zgjidhni një e nga një ne mënyrë qe atmosfera te mos acarohet se tepërmi. Beqaret ka mundësi ta gjejnë ne pune personin e përshtatshëm dhe do fillojnë me te një histori te bukur dashurie. Situata financiare do përmirësohet ndjeshëm dhe kjo fale perkujdesit qe do tregoni me shpenzimet.
Akrepi
Hëna do jete planeti qe do e influencoje keq jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjerat nuk kane për te ecur mire. Mosmarrëveshjet dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë plot mundësi për takime dhe do mund te fillojnë lidhje afatgjata. Gjendja e te ardhurave do jete mjaft delikate kështu qe mos shpenzoni shume marramendëse.
Shigjetari
Dite e trazuar dhe me re kjo e sotmja për ata qe janë ne çift. Kujdes me gjithçka qe do i thoni partnerit ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze. Ata qe janë vetëm do kenë mundësi te mrekullueshme për te krijuar një lidhje dhe për te ndryshuar statusin. Financat nuk do jene ende te qëndrueshme, kështu qe mendohuni mire para se te shpenzoni për diçka.
Bricjapi
Klima ne jetën tuaj ne çift nuk do jete aspak e përshtatshme gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet do jene te shumta. Beqaret do marrin propozime te cilat do i bëjnë te ndihen mire. Mos i humbni rastet e mira. Financat fatmirësisht do jene me te begata dhe kjo fate përkujdesjes dhe masave qe keni marre.
Ujori
Do jeni shume nervoze gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo do ju bllokoje pak. Nuk do ja shprehni partnerit ndjenjat ashtu si i ndjeni. Relaksohuni dhe mos humbni me kohe për te bere deklarata. Beqaret do jene ne humor dhe te gatshëm për çdo lloj çmendurie. Financat fatmirësisht do jene ne një gjendje te qëndrueshme.
Peshqit
Do kaloni momente delikate gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe e ardhmja do jete e zymte. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishin menduar. Beqaret do kërkojnë gjera te pamundura dhe nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Financat do jene ne gjendje me te mire se kohet e fundit kështu qe do arrini te shlyeni te gjitha borxhet qe keni pasur.
Tottenham ka konfirmuar se dy nga lojtarët e tyre, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident me makinë, vetëm një ditë para ndeshjes së Champions ndaj Eintracht Frankfurt.
Imazhe u shfaqën në rrjetet sociale, aty ku shihen të dy lojtarët anës rrugës, ndërsa duket Ferrari mjaft i dëmtuar. Gjithsesi, për fat Odobert dhe Kolo Muani kanë shpëtuar mirë. Tekniku Thomas Frank ka konfirmuar se të dy lojtarët do të jenë gati për të zbritur në fushën e lojës.
Ajo që u paraqit si një lojë brenda Big Brother VIP Albania, u shndërrua në një skenë shqetësuese që ngre pikëpyetje serioze për kufijtë e këtij formati. Sfida e ideuar nga Lori Caffe konsistonte në mbajtjen e këmbëve në një enë të mbushur vazhdimisht me ujë dhe akull. Kush rezistonte më gjatë, fitonte. Në letër, një provë durimi. Në praktikë, një eksperiment ekstrem mbi trupin e njeriut.
Shumë prej banorëve nuk arritën ta përballonin dhe e ndërprenë sfidën më herët, për shkak të dhimbjes dhe pamundësisë fizike. Pesë prej tyre, Brikena, Artan, Mal, Rogert dhe Anxhelo, vendosën të shkonin deri në fund, duke qëndruar plot 7 orë me këmbët në ujë me akull. Në atë pikë, sfida kishte kaluar çdo kufi normal dhe kishte hyrë në territorin e rrezikut serioz shëndetësor.
Pas përfundimit të sfidës, një nga banorët, Artan Kola, pati gjakderdhje nga këmbët. Lëkura ishte çarë dhe dëmtimin mund ta merrnim me mend. Vetë banorët ishin ata që nisën të komentonin gjakderdhjen e tij. Por çfarë shtoi shqetësimet është mënyra se si kjo ngjarje u menaxhua brenda shtëpisë, nda produksioni. Banorët nuk u lejuan ta diskutonin hapur atë që kishte ndodhur. Kamerat u shmangën. Në një moment, teksa Stelina po përmendte faktin që Artanit po i dilte gjak nga këmbët, ndërhyrja ishte e drejtpërdrejt: “kujdes mikrofonin”.
Mbajtja e këmbëve në ujë me akull për një kohë kaq të gjatë sjell pasoja shumë të rënda.
Ekspozimi ekstrem ndaj të ftohtit ngadalëson qarkullimin e gjakut deri në pikën ku indet fillojnë të dëmtohen dhe të vdesin, duke rritur rrezikun për ngrirje të indeve. Nervat periferikë pësojnë dëmtime, çka mund të sjellë mpirje të zgjatur, dhimbje kronike dhe humbje ndjeshmërie që nuk rikthehet lehtë.
Lëkura, e ekspozuar për orë të tëra në ujë të ftohtë, çahet, humb barrierën mbrojtëse dhe bëhet terren për infeksione serioze.
Trupi humb nxehtësi në mënyrë të vazhdueshme, duke rritur rrezikun për hipotermi edhe kur pjesa tjetër e trupit është jashtë ujit. Në raste ekstreme, pasojat nuk janë vetëm afatshkurtra, por mund të lënë dëmtime të përhershme.
Nuk është më lojë dhe as show, në momentin kur shëndeti i njerëzve vihet realisht në rrezik. Argëtimi nuk justifikon dhimbjen, gjakderdhjen apo fshehjen e incidenteve që ndodhin para syve të publikut.
Një format televiziv që merr përsipër të testojë kufijtë e banorëve ka detyrimin minimal të vendosë kufij të qartë, përpara se sfida të kthehet në një situatë që askush nuk duhet ta normalizojë. Kur kamerat fiken dhe mikrofonët “kujdesen”, të parët që duhet të bëjnë kujdesin më të madh janë produksioni dhe “Top Channel”./IconStyle
Arben Frroku, i dënuar përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj, do të rigjykohet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që procesi ndaj tij rihapet dhe seanca e parë do të mbahet me 17 Shkurt, ora 10:00.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se, autoritetet e drejtësisë shqiptare duhet të rihapin dosjen e Arben Frrokut dhe t’i garantojnë atij një proces të rregullt ligjor.
Vëllai i ish-deputetit Mark Frroku e dërgoi çështjen në Stasburg, pasi nuk e pranoi dënimin me burgim të përjetshëm, dhe GJEDNJ konstatoi se procesi gjyqësor ndaj tij ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe duhet të rigjykohet në Shqipëri.
Aktualisht, Arben Frroku ndodhet në burg në Holandë dhe shteti atje ka refuzuar prej vitesh kërkesën për ekstradim në Shqipëri, me vëllain e ish-deputetit që ka shfrytëzuar rastin dhe përmes avokatëve të tij e ka dërguar çështjen në Gjykatën Europiane.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ai u shpall i pafajshëm, por më 29 Qershor 2015, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e dënoi me burgim të përjetshëm. Vendimi u la në fuqi dhe nga shkallët e tjera të drejtësisë.
Kur vendimi u dha, ai ishte larguar nga Shqipëria duke e ditur atë që do të vendosej në sallën e gjyqit.
Në vitin 2016, Arben Frroku u arrestua Holandë me dokumenta false greke dhe identitet të ri “Renato Xhepa”. Për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, Frroku përfitoi në atë kohë ulje të dënimit dhe drejtësia holandeze vendosi se atij i kishin mbetur edhe 18 vite për të qëndruar prapa hekurave.
Vrasja e Kryekomisar Dritan Lamaj më 25 shkurt 2013, është ndër vrasjet më të bujshme të ndodhura në Shqipëri. Breshëri plumbash u derdhën mbi 41-vjeçarin, baba i një vajze të mitur, në pragun e shtëpisë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Biznesmeni Arben Frroku u akuzua dhe shpall fajtor për vrasjen, e cila dyshohet se ndodhi pas dhunës që Lamaj pretendohet se kishte ushtruar ndaj tij. Ai nuk e pranoi dënimin me burgim të përjteshëm dhe ushtroi ankim në të gjitha gjykatat shqiptare.
Më parë, ankimimet e tij u rrëzuan nga institucionet më të larta të drejtësisë në Shqipëri, konkretisht nga Gjykata e Lartë më 8 Qershor 2017 dhe Gjykata Kushtetuese më 24 Prill 2018, të cilat lanë në fuqi dënimin përjetë.
Ministria e Drejtësisë i dërgoi vendimet e dënimit në Holandë dhe kërkoi ekstradimin e Arben Frrokut për të vuajtur dënimin, por Gjykata në Hagë refuzoi, me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi ishte dhënë për arsye politike.
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e Partisë Demokratike, para Kryeministrisë.
Ngjela tha se Berisha nuk ka numra, ndërsa theksoi se thelbi i politikës është vota dhe mbështetja popullore. Ai theksoi se politika është interes, por Berishes i ka kaluar ne patologji, që do të thotë në sëmundje. Sipas avokatit tashme Berishes politika i eshte kthyer ne semundje dhe ka humbur sensin e interesit.
“Tani kujtojnë këta që me fjalimet që mbajnë atje realizojnë vetveten, jo. Numri tregon që s’kanë forcë në politikë, në funksion të votës, primar është numri i votuesve, jo ideja, mund të kesh ide shumë të mëdha, por nuk ke numër votuesish, ka marrë fund. Është tek vota, te numri, po ai është thelbi, të tjerat janë poezi ose kështu thuaja një reklamë për vetveten, unë nuk po flas për idetë, s’merrem me analizën e ide, me përkrahjen, përkrahjen e kanë të vogël, përkrahjen popullore po flas, e kanë të vogël.
Ja të bëhet prova, le t’i thërrasë Rama nesër dhe të shikosh sa dalin nga partia tjetër. Po pse këta nuk kanë pasur administratë, politika, është interes. Politika është interes, politika është interes, mori fund, ke apo s’ke interes dhe interesi është shumë i lidhur, pastaj cili është interesi, ardhja në pushtet, pra interesi është marrja e pushtetit, por pushteti politik nuk është një dëshirë e zakonshme, shpesh herë ka kaluar në patologji, që do të thotë në sëmundje, kanë rënë diktaturat, shkojnë në diktatura, pushteti të çon atje, domethënë jo pushteti në kuptimin demokratik, pushteti në kuptimin personal”, tha avokati për “Report TV”.
Sipas Ngjelës, përkrahja reale e qytetarëve dhe numri i votuesve duhet të jenë kriteri kryesor i matjes së forcës së çdo partie. Ai shtoi se me këto numra që ka Berisha nuk nxjerr dot as një deputet në zgjedhje.
“Ja shikojeni, nuk është numër ai që të tremb kundërshtarin ose që shqetëson kundërshtarin. Si do thonë s’kanë, s’kanë, nuk kanë forcë, edhe njëherë po e themi, në politikë, në politikë në funksion të zgjedhjes parlamentare është numri i votuesve, ai t’i jep deputetët, merr fund, me ta shikojmë këtë këtu me këtë numër, këta nuk nxjerrin dot asnjë deputetë, fund”, u shpreh ai.
Një 32-vjeçare gjeti një kamerë të fshehur me një transmetim të drejtpërdrejtë në tualetin e një restoranti Giggling Squid në Leicester. Pas darkës, e reja e cila zgjodhi të mbetej anonime shkoi në tualet dhe vuri re një mini kamerë të zezë me një bateri dhe kabllo të montuara nën kapakun e bardhë të tualetit. Më vonë u konfirmua se pajisja ishte e lidhur me internetin.
Sipas gruas, e cituar nga BBC, të kuptuarit se mund të ishte filmuar fshehurazi në tualet shkaktoi tronditje të rëndë. Policia e Leicestershire sekuestroi pajisjen, shqyrtoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe mori në pyetje stafin.
Ende nuk dihet se sa njerëz mund të kenë përdorur tualetin para se të zbulohej kamera. Aktualisht nuk ka të dyshuar. Operatori i restorantit tha se ata menjëherë kontaktuan policinë pasi u njoftuan nga mysafiri.
Në një fabrikë gjigante, e rrethuar nga male të mbuluara me borë, një ashensor ul trupat prej çeliku të makinave në fillim të linjës së montimit. Ato sapo janë salduar nga robotë, gjithsej 690 të tillë punojnë në këtë fabrikë.
Më pas, një “ushtri” punëtorësh me pantallona të kuqe dhe bluza të bardha i shndërrojnë këto skelete metalike në automjete të përfunduara. Çdo minutë, një makinë del nga fundi i linjës së prodhimit, duke ndezur dritat e saj.
Kjo është fabrika evropiane e kompanisë koreane Kia, e vendosur pranë qytetit Zhilina, në veri të Sllovakisë. Sipas Kia-s, investimi total këtu arrin në 2.5 miliardë euro.
Sllovakia është shndërruar në një qendër të rëndësishme të industrisë automobilistike evropiane. Përveç Kia-s, në vend prodhojnë makina edhe Volkswagen, Stellantis (ish Peugeot-Citroën, Fiat dhe Chrysler), Jaguar Land Rover, ndërsa Volvo pritet të hapë një fabrikë për makina elektrike në vitin 2027.
Me një popullsi prej vetëm 5.4 milionë banorësh, Sllovakia prodhon afro një milion makina në vit, më shumë makina për frymë se çdo vend tjetër në botë.
“Që fëmijë, makinat kanë qenë pasioni im”, thotë Marcel Pukhon, 48 vjeç, punëtor në linjën e montimit dhe një nga 3 mijë e 700 të punësuarit në fabrikën e Kia-s. “Tani jam pjesë e ekipit dhe i prodhoj vetë makinat, është puna e ëndrrave.”
Pukhon ka jetuar më parë në Irlandën e Veriut dhe në Angli, përpara se të kthehej në vendlindje për të punuar në këtë fabrikë. Në një tjetër seksion të linjës së prodhimit, Simona Krnova, 23 vjeç, punon në izolimin e dyerve. Ajo ka studiuar biznes, por pranon se kjo nuk është puna e saj e ëndrrave. Megjithatë, ka edhe anë pozitive.
“Gjysma e familjes sime punon këtu, ndaj desha ta provoja. Më pëlqejnë njerëzit”, thotë ajo. Simona fiton rreth 1 mijë e 300 euro në muaj, një pagë që e konsideron të mirë krahasuar me kompani të tjera. Sipas Kia-s, paga mesatare në fabrikë është rreth 2 mijë e 400 euro në muaj.
Kjo shifër është dukshëm më e lartë se paga mesatare mujore në Sllovaki, e cila në vitin 2023 ishte 1 mijë e 403 euro, por mbetet shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, që arrin në 3 mijë e 417 euro.
Punëtorët shprehen krenarë për rolin e industrisë automobilistike në vend.
“Prodhimi i makinave këtu mbështet shoqërinë tonë”, thotë Simona. Pothuajse të gjithë punonjësit e fabrikës janë sllovakë, prania koreane kufizohet kryesisht në disa dhjetëra drejtues të lartë që jetojnë në një zonë të mbyllur pranë fabrikës.
Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1989 dhe Revolucionit të Kadifenjtë, industria automobilistike sllovake nisi një transformim të thellë. Në vitin 1991, Volkswagen filloi investimet në prodhuesin çek Skoda, duke e marrë plotësisht nën kontroll në vitin 2000. Investime të ngjashme pasuan edhe nga prodhues të tjerë perëndimorë dhe aziatikë.
Eksperti i industrisë automobilistike, Peter Prokop, thotë se në atë periudhë kostoja e punës në Sllovaki ishte vetëm 20% e asaj në Gjermani. Edhe sot, sipas tij, vendi ruan avantazh konkurrues.
“Pagat janë rreth 60% e atyre në Evropën Perëndimore, por produktiviteti është i lartë. Kjo e bën Sllovakinë shumë konkurruese”, thotë Prokop.
Një tjetër avantazh është pozicioni gjeografik. “Sllovakia ndodhet në zemër të Evropës dhe është shumë mirë e lidhur me tregjet kryesore”, thotë drejtori ekzekutiv i Kia Europe, Marc Hedrich. Mbretëria e Bashkuar është tregu më i madh për makinat e prodhuara këtu, e ndjekur nga Spanja, Italia dhe Gjermania.
Energjia me emetime të ulëta të karbonit, nga hidrocentralet dhe centralet bërthamore, si dhe përdorimi në rritje i burimeve të rinovueshme, e bën prodhimin e makinave elektrike në Sllovaki më të favorshëm për subvencione shtetërore në tregje si Britania e Madhe.
Qeveria sllovake ofron stimuj financiarë për prodhuesit e makinave, për shkak të përfitimeve të mëdha ekonomike. Sipas kryetarit të bashkisë së Zhilinës, Peter Fiabane, investimi i Kia-s ka ulur ndjeshëm papunësinë dhe ka forcuar ekonominë e rajonit.
“Sot, mbi 20 mijë persona janë të punësuar drejtpërdrejt nga Kia dhe kompanitë e lidhura me të”, thotë ai.
Industria automobilistike mbështetet gjithashtu nga arsimi teknik. Në shkollën teknike të Zhilinës, 100 nxënës ndjekin një program dual të mbështetur nga Kia, ndërsa rreth 400 të diplomuar nga Universiteti i Zhilinës punësohen çdo vit në sektorin automobilistik.
Ndërkohë, edhe vende të tjera të ish-bllokut lindor po tërheqin investime të ngjashme. Hyundai, Toyota dhe Volkswagen prodhojnë në Çeki; Toyota, Stellantis dhe VW në Poloni; ndërsa Audi, Mercedes-Benz dhe Suzuki në Hungari. Prodhues si Ford dhe Renault kanë fabrika në Rumani dhe Serbi.
Të gjitha këto vende tërheqin prodhuesit e mëdhenj për të njëjtat arsye, paga më të ulëta, traditë industriale dhe fuqi punëtore të kualifikuar./BBC
Fjalimet zgjatën më pak se sa përplasja me policinë në protestën e të shtunës të Partisë Demokratike. Sulmet ndaj kryeministrisë dhe Kuvendit u shoqëruan me përplasje të deputetëve demokratë dhe policisë.
Vetë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u largua drejt selisë blu pasi mbaroi fjalën e tij, ndërsa bulevardi u kthye në arenë përplasjesh mes molotovëve të protestuesve dhe gazit lotsjellës të policisë.
Analisti Arjan Curi u shpreh në Top Story se fabula e protestës së PD-së u shkërmoq nga vetë PD-ja, pasi votoi në Parlament, tre ditë para tubimit, për të çuar Ramën të përfaqësojë Shqipërinë në “Bordin e Paqes”.
“Protesta po vritet nga vetë PD-ja. Nuk mund të thërrasësh njerëzit të shtunën për të rrëzuar Edi Ramën, kur të enjten votove Edi Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë dhe të shkojë në Uashington. Nëse PS-ja dhe PD-ja janë me Trumpin, atëherë le të rrinë në këto opozita dhe të luftojnë kush do të fitojë në favor të Trumpit.
Elementi i dytë që vura re ishte udhëtimi që bëri Sali Berisha në Strasburg. Izolim total. Nuk e di ç’kishte bërë një video aty pas asnjë mikrofon përpara. U çudita. Ndoshta gjeti një foltore dhe vajti atje. Nuk mbaj mend të ketë takuar ndonjë ndërkombëtar Berisha pasi është bërë non-grata.
Kam një informacion që po lobohet nga disa deputetë të PD-së që Berisha të takohet me një ambasador grek, por as atij ose asaj nuk po i mbushet mendja.
Të shtunën që këta bënin protestën, unë udhëtova jashtë, dhe eksponent të PD-së ishin në aeroport duke udhëtuar jashtë. Goxha të rëndësishëm. Po mundoheshin të fshiheshin, mos të dukeshin. Shkova dhe i pyeta vetë: ‘Si ka mundësi’.
Edhe gazi që këta u ankuan se ishte i skaduar, edhe ai ishte në ndihmë të protestës së PD-së. Gazi kur skadohet, e humbet atë aftësinë helmuese. Që mos t’i helmojnë shumë, i kanë hedhur gaz të skaduar. Ja kanë hedhur me hatër që protesta të mbante më shumë.
Këtyre i është shkërmoqur e gjithë fabula. ‘Rama ra’, ‘Rama u izolua’, ‘Rama e ka keq me amerikanët’, u shkërmuan. Rama, me dy persona që po drejtojnë botën, priti vajzën e Donald Trump dhe takoi Netanyahun, me këta dy persona, e ka muhabetin më mirë se me çdo tjetër. Në izolim real është Sali Berisha, i cili ndërkombëtaren e vetme që takon jashtë vendit është Albana Vokshi”, tha Curi.