Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka refuzuar dhënien e informacionit mbi projektin në ishullin e Sazanit.
Në kthimin e përgjigjes, shkruan avokati Erald Aga, agjencia bën me dije se ësjtë e detyruar të ruajë konfidencialitetin e për këtë arsye nuk mund të japë informacionin e kërkuar rreth projektit.
Në pikën e dytë të kthimit të përgjigjes, AIDA shkruan se projekti është pjesë e auditimit të bërë nga KLSH-ja që zgjat deri më 30 shtator 2026.
Ndërsa shton se dhënia e informacionit nuk është e mundur në rastet kur ai shkakton dëm të qartë e të rëndë në procesin e auditimit.
Në fund AIDA shton se pala shqiptare është ende në negociata me palën e interesuar të projektit e kësisoj duke qenë se nuk ka projekt përfundimtar nuk mund të japë informacion mbi negociatat dhe diskutimet e zhvilluara mes palëve.
Mes kërcënimit për zgjedhje të parakohshme, akuzave për “dezertim” dhe premtimeve për poste, kryeministri po përpiqet të zbulojë kush do ta lërë vetëm në kulmin e krizës politike…
Edi Rama ka hyrë sot, pa asnjë paralajmërim, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka lexuar një tekst me tone të forta paralajmëruese për deputetët dhe ka paraqitur një plan monitorimi të aktivitetit të tyre politik.
Kryeministri ka shfryrë hapur pakënaqësinë, duke deklaruar se as 10 për qind e deputetëve të Partisë Socialiste nuk kanë qenë aktivë në atë që ai e ka cilësuar si “luftë” e hapur kundër Shqipërisë.
Duke folur shkurt, por prerë, Rama u ka bërë të ditur se nuk ekziston asnjë justifikim për faktin që Grupi Parlamentar i PS-së ka qenë pothuajse tërësisht pasiv në rrjetet sociale, pikërisht në momentin kur, sipas tij, duhej të ishte në vijën e parë të mbrojtjes së qeverisë.
Sipas burimeve, Edi Rama ka deklaruar se është gati ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve, nëse deputetët socialistë e konsiderojnë veten pjesë të protestës që kërkon rrëzimin e mazhorancës.
“Në këtë rast,” mësohet të ketë thënë ai, “mbetet vetëm një zgjidhje: të dalim përsëri para votuesve socialistë me një skuadër krejtësisht të rinovuar.”
Sipas të njëjtave burime, Rama ka shtuar se në atë skuadër do të jenë vetëm ata që duan që kjo mazhorancë të drejtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Edhe pse nuk përmendi asnjë emër, ai ka paraqitur një grafik, sipas të cilit rreth 85 për qind e Grupit Parlamentar, duke nisur nga sekretariati dhe drejtuesit e partisë, kanë qenë indiferentë në këtë betejë politike.
“Ky është një dezertim”, mësohet të ketë thënë Rama.
Më pas ai ka prezantuar një plan të përgatitur nga zyra e tij e komunikimit, sipas të cilit çdo deputet do të jetë i detyruar të shpërndajë sistematikisht postimet e kryeministrit, si dhe të prodhojë video nga zonat ku është zgjedhur, për të treguar mbështetjen e komuniteteve ndaj qeverisë.
Lista e paraqitur ka qenë e gjatë.
Qark pas qarku, janë analizuar deputetët që, sipas vlerësimit të kryeministrit, nuk kanë bërë as përpjekjen minimale për të hyrë në “llogoren” e betejës.
“Mirë gomari ngordhi, por nuk po na lënë rehat as mizat”, mësohet të ketë thënë Rama, duke iu referuar “neomalësores”, për të cilën ai dyshon se nuk është e vetme brenda Grupit Parlamentar.
Në fakt, këto zëra kanë qarkulluar që para largimit të Marjana Koçekut dhe pas pozicionimit publik të Elisa Spiropalit.
Në atë kohë u fol se rreth 20 deputetë të Partisë Socialiste ishin të gatshëm të largoheshin nga grupi parlamentar.
Por deri tani kjo nuk ka ndodhur.
Madje as Elisa Spiropali nuk ndërmori hapin që bëri Marjana Koçeku, edhe pse qëndrimet e saj publike kanë qenë shumë më të forta.
Pikërisht kjo duket se e ka futur në ankth Edi Ramën.
Ai po përpiqet të provokojë daljen në sipërfaqe të atyre që i konsideron “tradhtarë”, sepse ka frikë se ata mund të veprojnë në kulmin e krizës ose në momentin kur presioni ndërkombëtar për largimin e tij të bëhet maksimal.
Sipas Kushtetutës, edhe në rast se Edi Rama jep dorëheqjen, zgjedhjet e parakohshme nuk shpallen automatikisht.
Nëse në Kuvend krijohet një shumicë prej të paktën 71 deputetësh dhe kjo i komunikohet Presidentit të Republikës, mund të formohet një shumicë e re parlamentare pa shkuar në zgjedhje.
Edhe nëse kjo nuk ndodh, dorëheqja e kryeministrit hap një proces të ri politik, ku deputetët mund të shprehen më lirshëm, pa qenë nën të njëjtin presion politik.
E vetmja mënyrë që zgjedhjet e parakohshme të shpallen menjëherë është nëse vetë shumica parlamentare kërkon shpërndarjen e Kuvendit.
Por edhe ky skenar, sipas shumë vëzhguesve, mund të përballet me kundërshtimin e faktorëve ndërkombëtarë.
Prandaj Rama nuk ka përdorur ende shkopin.
Sipas burimeve, ai ka deklaruar se në një mbledhje tjetër, shumë shpejt, do të diskutohet edhe nevoja për një kabinet të ri qeveritar, që sipas tij duhet të gëzojë mbështetje më të madhe publike.
Por përveç fjalimit para grupit, mësohet se Rama ka zhvilluar edhe takime të veçanta me ata që konsiderohen “kandidatët për tradhtarë”, duke u premtuar poste dhe favore të tjera politike.
Megjithatë, sipas të njëjtave burime, këto “karamele” nuk kanë arritur të bindin shumicën e deputetëve që janë thirrur individualisht.
Prej ditësh, në Partinë Socialiste mbizotëron një atmosferë e tensionuar.
Madje, mes deputetëve ka nisur të qarkullojë edhe shprehja “listat e pushkatimeve”, e cila, sipas burimeve, është përmendur edhe gjatë mbledhjes së sotme.
Edhe pse Rama deklaroi se nuk e ka problem të largohet nga pushteti, ai shtoi se kërkesat më të shumta që ai të qëndrojë nuk po vijnë nga Grupi Parlamentar i PS-së, por nga “krahu tjetër”.
Një mesazh që u interpretua si përpjekje për të lënë të kuptohet se ai ka ende mundësi të sigurojë shumicën parlamentare edhe përmes mbështetjes së deputetëve jashtë Partisë Socialiste.
Megjithatë, sipas shumë deputetëve të pranishëm, kjo u perceptua më tepër si një bllof i vogël politik sesa si një lëvizje e mirëfilltë strategjike./Pamfleti
76-vjeçari Muhamet Rreshka u la në burg nga gjykata e Durrësi, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka në fshatin Agonas të Kavajës.
Gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur tejet i penduar, ku nuk ka pasur të pranishëm asnjë familjarë dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias.
Kur u pyet se çfarë kërkon nga gjykata, ai ka thënë “tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.”
Sipas avokates së caktuar kryesisht, 76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë.
Ai ka pranuar, ashtu si dhe në polici, se nuk fliste prej vitesh me të vëllain dhe se kur i ka folur, natën e krimit, se pse kalonte me zetor nga rruga e tij, ai, viktima, ka dashur ta shtyjë dhe e ka goditur me thikë./Top Channel
Në një bar-restorant të vogël, në pjesën shkëmbore të skajit fundor të fshatit Manastir, Gëzim Hoxha u shërben drekën turistëve të parë të këtij sezoni. Nga tarraca e biznesit familjar, pamja hapet drejt Plazhit të Pasqyrave, Kanalit të Korfuzit dhe kodrës ku ngrihet Manastiri i Shën Gjergjit, në një prej segmenteve më të lakmuara të bregdetit shqiptar.
Për më shumë se dy dekada, familja jetoi mes emigracionit në Greqi dhe fshatit Manastir, duke punuar atje për t’i investuar kursimet në biznesin e vogël që sot u siguron të ardhurat kryesore. Pasi Gëzimi u shërben me dashamirësi vizitorëve të huaj që shijojnë të qetë mikpritjen dhe pamjen mbresëlënëse, ai shfaq tensionin dhe pikëpyetjet që e mundojnë mbi të ardhmen e vetë fshatit.
“Kam jetuar 22 vite në Greqi dhe të gjitha paratë që kam fituar atje i kam investuar këtu. Kam ngritur një restorant të vogël me pesë tavolina dhe prej tij ushqehemi, unë, djali dhe gruaja ime”, tregoi 70-vjeçari, teksa duart i dridheshin nën tabakanë e madhe me të cilën i shërbeu një çifti të huaj.
Qetësia e banorëve të Manastirit është tronditur pasi u shfaq një “hartë e kuqe”, e cila nisi të shpërndahej në formë klandestine në zyrën e Kadastrës së Sarandës. Ëndrrat e banorëve që kanë tashmë në dorë një certifikatë legalizimi janë barazuar me ato që ende nuk e disponojnë një të tillë, pasi një projekt i “turizmit elitar” ka bllokuar tashmë të ardhmen e fshatit.
“Nuk kam hyrë në pronën e askujt me forcë. Kam ardhur këtu në vitin 2009, si shumë të tjerë në fshat”, shpjegoi Gëzim Hoxha përballë projektit që synon të krijojë një “fshat brenda fshatit”.
I quajtur “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I”, ai u paraqit nga kompania “Premium Finance Invest” sh.p.k. në vitin 2025 dhe menjëherë më pas, nisi të qarkullonte një hartë nën dorë si një “status quo” për ndalimin e legalizimeve apo ndërtimeve të reja nga banorët.
“Ne nuk jemi të huaj, jemi shqiptarë dhe duam të drejtën tonë. Shkojmë te Kadastra dhe na japin ca harta të kuqe. Mua hipotekën ma ka dhënë shteti. Ku del ai tjetri sot si pronar? Del me 300 hektarë, me gjysmën e jugut, kush është ky?!”, shpjegoi me shqetësim Arsen Vaja mbi konfliktin midis pronarëve pretendues si trashëgimtarë dhe atyre që e kanë legalizuar pronën.
Investimet e kompanisë nga Saranda në Durrës ilustrojnë konfliktet midis investitorëve dhe pronarëve të tokave në projektet masive në turizëm, teksa në një projekt për të cilin mori “Statusin e Investitorit Strategjik” në zonën e Gjirit të Lalzit, kompania dështoi herën e parë për ta finalizuar dhe kërkoi më shumë kohë për të zgjidhur konfliktet e pronësisë me pronarët e truallit.
“Harta e kuqe” vendos në pikëpyetje ekzistencën e fshatit Manastir
Me rënien e komunizmit, një fshat i ri u krijua përpara Ksamilit, duke u pagëzuar me emrin “Manastir”, teksa u ngrit nën kodrën e Manastirit të Shën Gjergjit dhe mbi Plazhin e Pasqyrave.
Fshati Manastir në të majtë kufizohet me Detin Jon dhe nga e djathta nga rruga Sarandë-Ksamil, përbri Liqenit të Butrintit. Foto: Media Amfora
Banorët shfrytëzuan një ish-repart ushtarak dhe hapësira të tjera për të ngritur fillimisht banesa për të jetuar dhe vit pas viti i përshtatën në struktura akomoduese për turizmin sezonal përgjatë verës.
“Gratë këtu jetojnë me verën. Në prill e maj kthehen nga Greqia dhe punojnë deri në tetor”, shpjegoi Gonxhe Paza, duke theksuar se turizmi po e mban gjallë fshatin.
Pa humbur kohë, ajo nxori nga xhepi një certifikatë pronësie të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë. Aty dallohet viti 2018, kur familjes Paza iu legalizua objekti i ndërtuar aty dhe që vërteton pronësinë e familjes mbi truallin e fshatit Manastir.
“Kam prishur shtëpinë dhe kam bërë dhoma e banjo për turistët. Me këtë jetojmë. Fëmijët më kanë ikur se nuk kanë punë këtu”, shtoi Paza për Median Amfora, duke treguar për udhëkryqin midis shpresës së turizmit dhe rrezikut për t’iu rrafshuar banesa.
“Këtu janë bërë 70% e fshatit me dokumente dhe duam që edhe ata 30% që s’i kanë t’i marrin dhe të rregullohet edhe fshati, se ne jemi sipas ligjit”, shpjegoi i revoltuar Kosta Zervoji, një tjetër banor.
Veprimet për të legalizuar ndërtesat apo për të investuar janë ndërprerë informalisht nga zyra e Kadastrës, pasi një projekt që synon ndërtimin e një resorti në zonë nisi të ngjizet përmes lejeve që kanë nisur të miratohen nga qeveria shqiptare.
Kompania “Premium Finance Invest” aplikoi me projektin e titulluar, “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I” në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) më 27 janar 2025.
Kjo pasi e kishte fituar “Statusin e Investitorit Strategjik” për një tjetër projekt në Durrës, katër vite më parë dhe që duket se gati ka dështuar, ndërsa për projektin në Sarandë KKTU miratoi brenda 23 ditësh “Lejen e Zhvillimit”, e cila përcakton kushtet urbanistike të zhvillimit të pronës dhe i paraprin marrjes së lejes së ndërtimit.
Pas më shumë se një viti, leja u zbardh vetëm në fillim të muajit qershor, duke ofruar më shumë të dhëna teknike për projektin që pritet të zbatohet në dy faza. Fillimisht, ai do të fokusohet tek ndërtimi i 46 vilave private, ndërsa në fazën e dytë projekti përfshin një hotel me vila mbështetëse dhe shërbime bar-restoranti.
Planvendosja e projektit shtrihet në një pjesë të mirë të fshatit që numëron mbi 150 ndërtesa dhe kërkon që në të dyja fazat, të rrafshojë objekte ekzistuese, të cilat sipas banorëve posedojnë edhe certifikata legalizimi, që sipas tyre u ofruan nga shteti pa u përmendur se prona ka një pronar joshtetëror, pra privatë të tjerë që e pretendojnë atë.
Nga krahasimi i planvendosjes së projektit të resortit turistik me ortofotot dhe hartat satelitore duket se zhvillimi i planifikuar mbivendoset me një pjesë të fshatit ekzistues Manastir, duke kërkuar shembjen e pashmangshme të objekteve në të dyja anët e fshatit. Gjurma e vilave dhe rrugëve të reja duket se prek zona ku sot ndodhen banesa dhe biznese familjare, duke ngritur pikëpyetje nëse projekti mund të realizohet pa i prekur ndërtimet legalizuara ndër vite.
Në lejen e zbardhur të zhvillimit, rezulton se projekti do të zhvillohet në pronën e Iliriana Demirajt (Çoçoli). Ajo është trashëgimtare e familjes Çoçoli, e cila trashëgon parcela tokash që nga Ksamili dhe që lidhen me ndarjet historike të tokës gjatë periudhës së mbretërisë së Zogut. Vetë Çoçoli nuk ishte e arritshme për një koment mbi çështjen e pronësisë, ku do të zhvillohet projekti që ka gjetur të papërgatitur banorët e fshatit Manastir.
“Unë kam ardhur këtu në vitin 2009, kam hedhur objektin në ish-repartin ushtarak, nuk u futa në vendin ku dikush kishte pronën dhe nuk u futa me forcë”, shpjegoi Gëzim Hoxha.
Dhjetëra banorë të Manastirit në shkurt të këtij viti, protestuan edhe para Kadastrës së Sarandës, duke kërkuar transparencë për projektin, por pa mundur të qartësohen për fatin e pronave të tyre, pasi ndër vite ndoqën procedura legalizimi, regjistrimi dhe pajisjeje me dokumentacion pronësie pranë institucioneve shtetërore.
Në një përgjigje zyrtare për Amforën, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Sarandë shpjegoi se në arkivat e institucionit rezultojnë aplikime të banorëve të zonës së Manastirit (Pasqyra) që prej vitit 2006, ndërsa pjesë e dokumentacionit janë edhe kërkesa të depozituara në vitin 2017.
Foto nga harta e shtrirjes së projektit dhe e pamjes së vilave, të zbardhura në vendimin e KKTU-së për projektin
Sipas ASHK-së, aplikimet e tjera janë trajtuar pranë zonës kadastrale 2297 Ksamil dhe nuk disponoheshin të dhëna të tjera, teksa 7 aplikimet e identifikuara ishin ende në fazën fillestare të vlerësimit. Ndërsa harta që banorët pretendojnë se u është dhënë nën dorë nga zyra e Kadastrës, me zonën e vijëzuar me të kuqe si pjesë e projektit, duket se nuk përbën një dokument zyrtar.
Të vendosur mes Plazhit të Pasqyrave, Gjirit të Manastirit dhe Shpellës së Pëllumbave, banorët e këtij fshati e ndërtuan jetën e tyre mbi turizmin familjar dhe kursimet e emigracionit, në një territor që me kalimin e viteve u kthye në një nga asetet më të lakmuara të bregdetit shqiptar.
“Në vitin 2012-2013 kemi marrë legalizimin. Kemi paguar tokën, kemi marrë dokumentet dhe më pas edhe hipotekën. Deri në vitin 2020 nuk kemi pasur probleme”, shpjegoi Bedri Hysi.
“Tani na ka dalë një pronar i ri dhe pjesa më e madhe e fshatit është futur në vijën e kuqe. Unë jam brenda vijës së kuqe”, shtoi banori i fshatit.
Sipas tyre, pavarësisht kërkesave dhe ankesave drejtuar institucioneve, ende nuk kanë marrë një përgjigje të qartë mbi statusin e pronave dhe arsyen e përfshirjes së tyre në territorin e shënuar në hartë, ndonëse objektet e tyre janë legalizuar.
Për banorët e Manastirit, shqetësimi lidhet me zhvillimin e këtij resorti të ri turistik në zonën ku për më shumë se dy dekada ata ndërtuan jetën dhe bizneset me bindjen se shteti ua kishte njohur të drejtat mbi pronat që ngritën. Ndërsa për të njëjtin territor është miratuar një projekt turistik me vila, hotel me pesë yje dhe struktura rezidenciale, shumë prej banorëve thanë se po përballen me pasiguri mbi të ardhmen e objekteve që kanë legalizuar, regjistruar dhe dokumentuar ndër vite.
“Ne jemi sipas ligjit. Kemi paguar tokën, kemi marrë legalizimet dhe dokumentet. Nuk kërkojmë gjë tjetër veçse të drejtën tonë”, tha Arsen Vaja.
Harta me vija të kuqe që tregon “pezullimin” e legalizimeve të fshatit. Foto: Media Amfora
Sipas avokatit Elton Laska, legalizimi dhe regjistrimi i një pasurie nuk janë procedura formale pa pasoja juridike, por përkundrazi ato krijojnë të drejta dhe pritshmëri të ligjshme për qytetarët, të cilët investojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre mbi bazën e këtyre akteve administrative.
“Legalizimi nuk është një favor i shtetit, por një akt administrativ që prodhon të drejta të plota për pronarin. Pasi një pronë është njohur dhe regjistruar ligjërisht, çdo kufizim ndaj saj duhet të bazohet në ligj, të jetë proporcional dhe të ndjekë një procedurë të rregullt ligjore”, shpjegoi Laska.
Sipas tij, problemi nuk qëndron te zhvillimi ekonomik apo turistik në vetvete, por te mënyra se si ai ndërhyn mbi të drejtat ekzistuese të pronës.
“Nëse shteti ndryshon rregullat e lojës pasi ka njohur më parë të drejta pronësie, krijohet pasiguri për qytetarët dhe investitorët”, vlerësoi ai.
Projekte të shndritshme që zbehen nga konfliktet e pronësisë
Projekti i “Plazhit të Pasqyrave” në fshatin Manastir mban firmën e një prej studiove më prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore në botë, “Kengo Kuma & Associates”. E themeluar nga arkitekti japonez Kengo Kuma, i njohur tashmë për publikun shqiptar si autor i projektit aty pranë për ndërtimin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.
Studioja është e njohur për projekte ikonike që ndërthurin arkitekturën me peizazhin natyror dhe për ndërhyrje me ndikim të ulët vizual, si Stadiumi Kombëtar i Japonisë për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Në projektin në fshatin Manastir, ajo ka si partner lokal studion “EV Engineering” sh.p.k.
I pagëzuar si “The Mirrors” (Pasqyrat), projekti është ndarë në dy faza me intensitet të ndryshëm ndërtimi. Faza e parë, nga ana e kodrës së Manastirit, shtrihet në një sipërfaqe prej 92 mijë metrash katrorë dhe parashikon një gjurmë ndërtimi prej 5535 metrash katrorë dhe ndërtesa me një, deri në dy kate, pa struktura nëntokësore.
Por situata ndryshon ndjeshëm në fazën e dytë, që shtrihet në anën tjetër të fshatit, në krahun e “Shpellës së Pëllumbave”, ku përqendrohet pjesa më intensive e projektit. Në një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë parashikohen 23 mijë metra katrorë volum ndërtimi, në një gjurmë ndërtimi prej 10 mijë metrash katrorë. Ndërtesat parashikohen deri në tre kate mbi tokë dhe struktura nëntokësore që arrijnë deri në gjashtë kate. Koeficienti i shfrytëzimit të truallit rritet në 38.5 për qind, mbi gjashtë herë më i lartë se në fazën e parë.
Kompania që parashikon të zbatojë projektin, “Premium Finance Invest”, u krijua në vitin 2016 me kapital gjerman, si një institucion financiar jobankar. E zotëruar nga kompania me kapital austriak “SIG Holding GmbH”, ajo lidhet me kazinotë e Tiranës dhe me ish-“APEX-AL”, me pronar kryesor përfitues Bledar Sinanin, i cili mban nënshtetësi gjermane.
Për të marrë një qëndrim mbi pretendimet e ngritura nga banorët, Amfora iu drejtua me një kërkesë për koment kompanisë “Premium Finance Invest”, por ajo nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.
Për historianin dhe ish-restauratorin Halil Shabani, debati nuk lidhet vetëm me të drejtat e pronësisë së banorëve të Manastirit, por ajo që po ndodh në zonën e Ksamilit dhe përgjatë bregdetit jugor është pjesë e një transformimi më të gjerë që po prek disa prej territoreve më të rëndësishme turistike dhe natyrore të vendit.
“Po shikojmë që të gjitha pikat më të bukura të turizmit, më dominantet, po bien në duart e atyre që ne i quajmë oligarkë. Po marrin të gjithë ajkën e bregdetit”, tha Shabani për Median Amfora.
Ndërsa Sofokli Thoma, aktivist mjedisor në Sarandë, tha se ajo që po ndodh në Manastir nuk mund të shihet e shkëputur nga transformimi më i gjerë i gjithë vijës bregdetare të jugut.
“Këtu, nga Kanali i Çukës deri në Ksamil, ka gërmime nga çekiçët. Nuk e kuptoj se çfarë duan të bëjnë. Edhe ndërtimet në Butrint, ku zona e mbrojtur ishte 150 hektarë, e ulën. Zonën e mbrojtur në Vlorë e bëjnë 800 hektarë. Pse e bëjnë?! Sepse e dinë për ndërtimet”, shpjegoi ai.
Në anën tjetër të kodrës së Manastirit të Shën Gjergjit, po zhvillohet projekti “Manastiri Resort”, në atë që njihet si “Gjiri i Manastirit”. Amfora zbuloi se ky projekt shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe mbi respektimin e detyrimeve që burojnë nga statusi i Parkut Kombëtar të Butrintit si pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s.
Projektet e Manastirit u bënë të mundura pas miratimit më 22 shkurt 2024 të Ligjit numër 21/2024, i cili ndryshoi zonifikimin “Për Zonat e Mbrojtura”. Ndryshimet zbutën kufizimet e mëparshme dhe krijuan bazën ligjore për lejimin e zhvillimeve turistike, përfshirë strukturat akomoduese edhe në territore të mbrojtura ose pranë tyre. Situata e re solli avancimin e projekteve turistike në zonën e Butrintit dhe të Ksamilit, pasi u kufizua kufiri i zonës buferike të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Më larg nga aty, në një tjetër pjesë të lakmuar të bregdetit shqiptar, “Premium Finance Invest” sh.p.k. u shpall “Investitor Strategjik me procedurë të veçantë” në korrik të vitit 2021 për projektin “Cape of Rodon Faza 1”.
Investimi me vlerë mbi 51.3 milionë euro pranë Gjirit të Lalzit synonte të ngrinte në zonën ende të pazhvilluar të Kepit të Rodonit, një hotel me katër yje me 250 dhoma, 30 vila, një kantinë vere dhe një park ujor, duke përfituar statusin për një periudhë trevjeçare dhe masa mbështetëse të parashikuara nga ligji, përfshirë të drejtën për përdorimin e brigjeve të detit dhe zonës së plazhit përballë kompleksit për një afat deri në 30 vite.
Megjithatë, pavarësisht statusit të investitorit strategjik, projekti nuk arriti të zbatohej brenda afatit të parashikuar. Në korrik të vitit 2024, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi t’ia zgjasë statusin edhe për dy vite, por me një kusht thelbësor: Ajo duhej të dorëzonte dokumentacionin e plotë që provonte marrëveshjet me pronarët privatë ose kalimin e pronësisë për të gjitha parcelat e prekura nga investimi. Por ende tre vite pas marrjes së statusit, projekti vijon të mbetet i kushtëzuar nga zgjidhja e çështjeve të pronësisë, duke mos arritur të kalojë në fazën e zbatimit sipas planifikimit fillestar.
Amfora lexoi se në Zonën Kadastrale 3365, ku do të zhvillohet projekti, për një pjesë të mirë të parcelave ndryshe nga konflikti i legalizimeve në Manastir, pretenduesit trashëgimtar të tokave, përfshirë Kishën Françeskane të Shqipërisë, përballen me mbivendosjet e “Ligjit 7501” për ndarjen e tokës bujqësore që pretendojnë të njëjtat parcela, ndërsa nga leximi i auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndër vite janë zbuluar regjistrime dhe përfitime të mijërave metrave katrorë më shumë nga sa i takonkte ndarjes së tokës bujqësore. Ndërsa vetë prokuroria ka zbuluar falsifikime masive për tjetërsimin e pronave shtetërore përmes AMTP-ve të tokave bujqësore, që në fakt nuk ishin të tilla dhe kishin si pronarë shtetin ose trashëgimtarë të hershëm./ Amfora.al
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë prej 1 muaji pa ndërprerje. Në një postim në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se një prej 13 organizatorëve të protestës është person me precedent penal, i proceduar për disa vepra të jashtëligjshme.
Postimi kryeministrit Rama në Facebook
NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
– 2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
– 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë
– 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
– 2017 – Rrahje në grup, Durrës
– 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndërtimit te paligjshëm, Vlorë
– 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
– 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
– 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë.
Një e mbìjetuar e kan.cerit rrëfen momentet kur mësoi sëm.undjen dhe si u përball me të. Historia e saj është rrëfyer për faqen tonë dhe përcjell një mesazh të fuq.ishëm force dhe besimi.
“Isha vetëm 20 vjeçe, 7 vite
më parë, dhe studioja në universitetin e Shkodrës. Duke bërë dush, me dorë ndjeva një gùngè në shpatullën e majtë.Kur e prekja nuk ndjeja dh.imbje, por e ndjeja dukshëm me dorë.
Mendova mos ishte pùcèrr, por jo. Kështu që e lashë disa javë. Por nuk po ikte dhe u bë edhe e dukshme . Kur shkova ta vizitoja, mjeku u ala.rmua përnjëherë.
Ai zbuloi një gùngè me madhësinë e një kokrreje fasuleje, afro 7mm.Sipas mjekut kishte një shans 99% që ajo të ishte e mirë, por unë këmbëngula që të hiqej dhe të bëhej biòpsí.
Atë kohë kisha 1 vit e fejuar, me një djalë që u morëm me dashuri, por familja e tij nuk më donte sepse unë nuk i kam prindërit. Isha vetëm me motrën, kur morëm rezultatet e biòpsísë.Gunga ishte masë kan. cerogjene.
1 milion pyetje kisha në mendje. U tmèrròva kur dëgjova fjalën ka.ncër. Si mund ta kisha në shpatull?Jam vetëm 20 vjeçe, si më ndodhi mua kjo?
Prisja të më mbështeste i fejuari, por ai në fillim më rrinte afër. Pastaj nisi t’më shmangej aq sa vjehrra më tha: Keni genin e príshùr.
Aty jam ndjerë po aq vetëm sa dita kur mora vesh që prindërit që më vd.iqën në áksídènt nuk do t’i shihja më kurrë.
Kam ikur duke qárè nga shtëpia e tyre…Askush nuk më ndoqi, as djali që dashuroja.
Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa në 2 pasditë isha për vizitë e ditën tjetër u futa në sallë op.erimi.
Pasi më op.eruan, kalova dy javë në spital. Pata pròblème me lëvizjen e shpatullës, por më t.merr ishte pritja e rezultateve e pas op.erimit.M’u duk sikur rilinda kur më thanë se kan.ceri ishte hequr.Por traùmèn e atyre ditëve nuk do ta harroj kurrë.
Aq më tepër t’i shpjegoja njerëzve se çfarë kishte ndodhur.Isha dhe ende sot e kësaj dite jam e shqètèsuar për rikthimin e sèm. undjes në trupin tim. Zbulova kush janë njerëzit që vërtet na duan”, shkruan ajo.
Kryetari i Grupit ParIamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ua ka bërë të qartë demokratëve, por jo vetëm, se forcës politike ku edhe ai bën pjesë nuk mund t’i imponohen vendime dhe as t’i merret diçka me forcë.
Kjo deklaratë e Ballës u bë gjatë komunikimit me mediat paraditen e sotme, ndërsa është ripublikuar sërish pasditen e kësaj të hëne, në të njëjtën kohë kur në Tiranë ka nisur protesta e qytetarëve.
Në qëndrimin e tij, Balla theksoi se Partia Socialiste nuk mund të vihet nën presion përmes forcës apo bllokimeve politike, duke nënvizuar se opozita nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në gjendje të pengojë proceset reformuese të ndërmarra nga mazhoranca. Ai shtoi se nëse qeverisja do të kishte pritur dakordësinë e Partisë Demokratike për çdo nismë, shumë prej reformave të rëndësishme nuk do të ishin realizuar kurrë në vend.
“Gjithmonë dhe gjithmonë do t’ja them PD, sot nesër dhe pasnesër. Me forcë PArtisë Socialiste nuk i merrni dot asgjë. As nuk i imponoheni dot dhe as nuk ja le të themi ngushtoni hapësirën ose mundësinë për të bërë reforma. Po të kishim pritur ne partinë e Saliut ne nuk do kishim bërë asgjë në këtë vend”, tha Balla.
Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar për herë të parë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Ilir Meta, duke sqaruar arsyet e largimit nga mbrojtja ligjore e ish-presidentit.
Në një intervistë për moderatoren Dafina Hysa në Top News, Cakrani tha se marrëdhënia profesionale me Metën përfundoi pas 13 muajsh përfaqësimi, duke theksuar se nuk ka ndodhur “asgjë e jashtëzakonshme”.
“Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Marrëdhëniet dhe marrëveshjet edhe prishen. Prej 13 muajsh kam qenë përfaqësues ligjor i zotit Meta dhe mendoj se e kam përfaqësuar drejt në të gjitha këndvështrimet. I kam bërë një shërbim të jashtëzakonshëm ish-presidentit. Marrëdhënia ka përfunduar sot dhe ishte krijuar një mosbesim, të paktën në dy seancat e fundit gjyqësore”, u shpreh ai.
I pyetur nëse largimi lidhej me deklaratën e tij se nuk ekziston një komplot ndaj Metës nga Monika Kryemadhi apo nga Shatku, Cakrani këmbënguli se qëndrimi i tij bazohet vetëm në provat e dosjes.
“Nga dëshmitarët dhe aktet që janë në dosje nuk kam parë asnjë komplot ndaj tij. Po, kam parë një komplot politik ndaj tij, por jo një komplot që lidhet me dosjen gjyqësore. Nuk ka asnjë komplot nga Kryemadhi dhe as nga dëshmitarët, përfshirë zotin Shatku. Zoti Meta mendon të kundërtën, por unë nuk e ndaj këtë qëndrim. Linjën time mbrojtëse nuk ma dikton dot askush”, deklaroi avokati.
Sipas Cakranit, në dosje ka “perceptime të gabuara”, por jo prova që implikojnë penalisht Metën.
“Meta është i pafajshëm dhe nuk ka prova që e implikojnë për fajësi penale, por unë ia kam thënë që komplot ndaj tij nuk ka”, tha ai.
Avokati shtoi se, sipas bindjes së tij, ekziston një komplot politik që ndaj Metës ka nisur vite më parë.
“Ka një komplot politik nga armiqtë politikë të zotit Meta që e kanë nisur që nga viti 2009. Ka vazhduar edhe gjatë aleancës me Partinë Socialiste nga segmente të caktuara të saj dhe nga njerëz që Ilir Meta i di shumë mirë, nga prokurorë, ish-prokurorë e deri tek ambasadorja Juri Kim dhe McGonigal. Zoti Meta e di shumë mirë nga kush e ka komplotin, por jo nga ata për të cilët ai ka perceptimin në mendje”, u shpreh Cakrani.
Megjithatë, ai ritheksoi se mbetet i bindur për pafajësinë e ish-presidentit.
“Unë vazhdoj të këmbëngul që zoti Meta është i pafajshëm. Ai është aty për çështje politike dhe nuk ka asnjë fakt penal kundër tij. Këtë e kam bindje dhe do ta mbaj deri në fund. Ai duhet të gjykohet në gjendje të lirë”, deklaroi avokati.
Në fund të intervistës, Cakrani u pyet edhe nëse do të pranonte të ishte avokat i Monika Kryemadhit. Ai nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke u përgjigjur: “Kurrë mos thuaj kurrë. Profesioni të çon atje ku nuk e mendon.”
Po mbahet sot në kryeqytet dita e 30 e protestës qytetare.
Protestuesit u grumbulluan si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar marshimin në bulevard dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë.
Gjatë marshimit pranë ‘Fan Zone’, ata u kanë bërë thirrje tifozëve të bashkohen me ta në protestë.
Siç raportohet në media eurodeputetët e pranishë sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia.
Po ashtu mësohet se sot gjatë ditës janë mbajtur disa takime nga grupe të ndryshme koordinatorësh për protestën, ndërsa pritet që studentët në ditën e 30-të të vinë me një baner ‘surprizë’.
Ashtu si dhe ditët e tjera, qytetarët kanë improvizuar një podium para zyrës së Kryeministrit Rama, aty ku pritet të mbajnë edhe fjalimet.
Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme policia ka proceduar penalisht 31 persona pas protestës së djeshme, dhe sipas uniformave blu ata akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Dashi Kjo e martë ju gjen ende pak të tensionuar, sidomos për çështje familjare që kërkojnë zgjidhje para se të mendoni për pushimet verore. Në punë shmangni debatet dhe provokimet, sepse reagimet e nxituara mund t’ju dëmtojnë më shumë se të tjerët. Branko ju këshillon të tregoheni më të qetë dhe diplomatikë. Në dashuri, kërkoni ngrohtësi dhe afërsi pa hyrë në analiza të tepërta.
Demi Dita e 30 qershorit sjell stabilitet dhe konfirmime të rëndësishme për ju. Në punë dhe financa mund të merrni një lajm të mirë ose një mundësi që lidhet me shtëpinë apo investime afatgjata. Jeni bindës dhe të aftë të ndikoni pozitivisht tek të tjerët. Në dashuri, një takim i thjeshtë mund të kthehet në një moment romantik dhe të papritur.
Binjakët Edhe pse një periudhë mbyllet, mendja juaj mbetet e mprehtë dhe plot ide. Kjo ditë është e favorshme për të stabilizuar financat dhe për të menduar më praktikisht për të ardhmen. Në punë mund të shfaqen mundësi të vogla por të vlefshme fitimi. Në dashuri, është koha të tregoni më shumë me vepra sesa me fjalë.
Gaforrja Jeni në qendër të vëmendjes dhe energjia juaj është në kulm. Kjo është një ditë shumë e mirë për të marrë iniciativa të rëndësishme në punë ose për të kërkuar atë që ju takon. Karizma juaj tërheq njerëzit dhe ju jep avantazh në çdo situatë. Në dashuri, jeni magnetikë dhe tërheqës.
Luani Një ditë më shumë reflektimi dhe strategjie për ju. Është më mirë të vëzhgoni situatat sesa të veproni menjëherë. Në punë shmangni nxitimin dhe konfliktet e panevojshme. Në dashuri, një sekret i ndarë me partnerin mund të forcojë lidhjen tuaj.
Virgjëresha Kjo e martë ju gjen të rrethuar nga njerëz që ju mbështesin dhe ndajnë të njëjtat ide me ju. Bashkëpunimet janë çelësi i suksesit në punë, prandaj mos u përpiqni të bëni gjithçka vetëm. Një propozim i ri mund të jetë shumë interesant nëse e shqyrtoni me kujdes. Në dashuri, hapuni më shumë ndaj ndjenjave.
Peshorja Punët dhe përgjegjësitë ju mbajnë të fokusuar gjatë gjithë ditës. Mund të ndjeni pak lodhje, por aftësia juaj për të menaxhuar situatat do t’ju ndihmojë të dilni fitues. Në dashuri, mos lejoni që stresi i punës të ndikojë në marrëdhëniet personale. Një moment qetësie do të ishte shumë i nevojshëm.
Akrepi Jeni në një periudhë shumë të favorshme dhe keni aftësi të forta intuitive. Kjo ditë është ideale për udhëtime, kontakte me jashtë dhe zhvillim personal. Në dashuri, pasioni është i thellë dhe i fortë, ndërsa beqarët mund të përjetojnë takime intriguese. Ndiqni instinktin tuaj pa frikë.
Shigjetari Dita kërkon kujdes në çështjet financiare dhe burokratike. Mund të shfaqen detaje të vogla që duhen zgjidhur me durim. Në dashuri kërkoni më shumë qartësi dhe stabilitet në marrëdhënie. Mos i shmangni bisedat e rëndësishme.
Bricjapi Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes dhe kërkojnë fleksibilitet nga ana juaj. Një kritikë nga partneri ose bashkëpunëtori duhet dëgjuar me qetësi. Në punë shmangni përplasjet dhe përpiquni të gjeni kompromis. Diplomacia do t’ju ndihmojë më shumë se kokëfortësia.
Ujori Dita fokusohet te rutina dhe organizimi i jetës së përditshme. Është moment i mirë për të mbyllur detyra të mbetura dhe për të rregulluar planet tuaja. Kujdesuni më shumë për shëndetin dhe ushqimin. Në dashuri, vlerësohen gjestet e vogla dhe të sinqerta.
Peshqit Mbyllni qershorin me emocione pozitive dhe shumë kreativitet. Jeni në një periudhë shumë të favorshme për artin dhe projektet personale. Në dashuri, mund të ndodhë një takim i papritur me energji të fortë emocionale. Ndiqni zemrën tuaj, ajo ju çon në drejtimin e duhur.