Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 30 Qershor 2026

Dashi
Kjo e martë ju gjen ende pak të tensionuar, sidomos për çështje familjare që kërkojnë zgjidhje para se të mendoni për pushimet verore. Në punë shmangni debatet dhe provokimet, sepse reagimet e nxituara mund t’ju dëmtojnë më shumë se të tjerët. Branko ju këshillon të tregoheni më të qetë dhe diplomatikë. Në dashuri, kërkoni ngrohtësi dhe afërsi pa hyrë në analiza të tepërta.

Demi
Dita e 30 qershorit sjell stabilitet dhe konfirmime të rëndësishme për ju. Në punë dhe financa mund të merrni një lajm të mirë ose një mundësi që lidhet me shtëpinë apo investime afatgjata. Jeni bindës dhe të aftë të ndikoni pozitivisht tek të tjerët. Në dashuri, një takim i thjeshtë mund të kthehet në një moment romantik dhe të papritur.

Binjakët
Edhe pse një periudhë mbyllet, mendja juaj mbetet e mprehtë dhe plot ide. Kjo ditë është e favorshme për të stabilizuar financat dhe për të menduar më praktikisht për të ardhmen. Në punë mund të shfaqen mundësi të vogla por të vlefshme fitimi. Në dashuri, është koha të tregoni më shumë me vepra sesa me fjalë.

Gaforrja
Jeni në qendër të vëmendjes dhe energjia juaj është në kulm. Kjo është një ditë shumë e mirë për të marrë iniciativa të rëndësishme në punë ose për të kërkuar atë që ju takon. Karizma juaj tërheq njerëzit dhe ju jep avantazh në çdo situatë. Në dashuri, jeni magnetikë dhe tërheqës.

Luani
Një ditë më shumë reflektimi dhe strategjie për ju. Është më mirë të vëzhgoni situatat sesa të veproni menjëherë. Në punë shmangni nxitimin dhe konfliktet e panevojshme. Në dashuri, një sekret i ndarë me partnerin mund të forcojë lidhjen tuaj.

Virgjëresha
Kjo e martë ju gjen të rrethuar nga njerëz që ju mbështesin dhe ndajnë të njëjtat ide me ju. Bashkëpunimet janë çelësi i suksesit në punë, prandaj mos u përpiqni të bëni gjithçka vetëm. Një propozim i ri mund të jetë shumë interesant nëse e shqyrtoni me kujdes. Në dashuri, hapuni më shumë ndaj ndjenjave.

Peshorja
Punët dhe përgjegjësitë ju mbajnë të fokusuar gjatë gjithë ditës. Mund të ndjeni pak lodhje, por aftësia juaj për të menaxhuar situatat do t’ju ndihmojë të dilni fitues. Në dashuri, mos lejoni që stresi i punës të ndikojë në marrëdhëniet personale. Një moment qetësie do të ishte shumë i nevojshëm.

Akrepi
Jeni në një periudhë shumë të favorshme dhe keni aftësi të forta intuitive. Kjo ditë është ideale për udhëtime, kontakte me jashtë dhe zhvillim personal. Në dashuri, pasioni është i thellë dhe i fortë, ndërsa beqarët mund të përjetojnë takime intriguese. Ndiqni instinktin tuaj pa frikë.

Shigjetari
Dita kërkon kujdes në çështjet financiare dhe burokratike. Mund të shfaqen detaje të vogla që duhen zgjidhur me durim. Në dashuri kërkoni më shumë qartësi dhe stabilitet në marrëdhënie. Mos i shmangni bisedat e rëndësishme.

Bricjapi
Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes dhe kërkojnë fleksibilitet nga ana juaj. Një kritikë nga partneri ose bashkëpunëtori duhet dëgjuar me qetësi. Në punë shmangni përplasjet dhe përpiquni të gjeni kompromis. Diplomacia do t’ju ndihmojë më shumë se kokëfortësia.

Ujori
Dita fokusohet te rutina dhe organizimi i jetës së përditshme. Është moment i mirë për të mbyllur detyra të mbetura dhe për të rregulluar planet tuaja. Kujdesuni më shumë për shëndetin dhe ushqimin. Në dashuri, vlerësohen gjestet e vogla dhe të sinqerta.

Peshqit
Mbyllni qershorin me emocione pozitive dhe shumë kreativitet. Jeni në një periudhë shumë të favorshme për artin dhe projektet personale. Në dashuri, mund të ndodhë një takim i papritur me energji të fortë emocionale. Ndiqni zemrën tuaj, ajo ju çon në drejtimin e duhur.

Pas 29 ditësh protestë, qytetarët hedhin hapin e radhës, del pΙani për qeveri teknike tranzitore

Protesta e nisur që prej 29 ditësh, po kalon në një fazë tjetër, duke u përpjekur të ngrejë dhe institucionet e saj paralele, që “do të ndryshojnë sistemin e vjetër 80-vjeçar”, duke nisur me thirrjen e shpërndarë online nga disa prej anëtarëve të Grupit koordinues, për ngritjen e një kuvendi Kombëtar I cili do të ketë dhe detyrën të krijojë qeverinë teknike tranzitore, e cila, sipas tyre, do duhet të zëvendësojë atë të kryeministrit Rama pas dorëheqjes.

Në rrjetet sociale një prej anëtarëve të grupit, Përparim Gjeka, ka publikuar dhe ajo që mund të quhet, platforma politike e protestës, “vullneti popullor i shprehur në mënyrë direkte gjatë Protestave të Mëdha Kombëtare të Qershorit 2026, dha pëlqimin që të krijojë tre institucione të reja shoqërore për të garantuar ndryshimin e sistemit shoqëror politik dhe nisjen e një rendi të ri më përparimtar dhe popullzhvillues. Këto tre institucione të reja janë :

1-Kuvendi Kombëtar Qytetar

2-Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar

3-Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar”.

Ndërsa përcaktohen një sërë kriteresh që duhen përmbushur nga dikush që synon të bëhet pjesë e Kuvendit, nuk është e qartë se si do të bëhet konkurrimi dhe përzgjedhja. Për momentin, anëtarët e grupit kanë lënë si pikë kontakti numrat e tyre personal të telefonit, dhe jo një numër unik.

Postimi i Përparim Gjeka

Te nderuar miq te mi ne jete dhe ketu ne Facebook! Protesta po kalon ne nje faze tjeter ku kerkohet nje perfaqesim legjitim i zerit qytetar, prandaj do te zgjidhet nje Kuvend Kombetar Qytetar me bijte e bijat me te mire te popullit ne Shqiperi dhe ne Diaspore qe jane shprehur publikisht kunder kesaj kaste politike-oligarkike-kriminale-mediatike-patronazhiste qe po shet e shkreton Shqiperine tone.

Kush ka deshire te konkuroje per kete Kuvend ju lutem me kontaktoni ne messenger dhe ëhatsapp 0683163191 qe tu fus ne grupin e madh qe po krijohet. Me poshte lexoni idene dhe kriteret:

Krijimi i KUVENDIT KOMBËTAR QYTETAR dhe i MBLEDHJES SË PËRGJITHSHME TË POPULLIT, si institucione të reja shoqërore për të ndryshuar SISTEMIN e VJETËR 80 vjeçar.

Për të zgjidhur problemin e vazhdimësisë dhe përfaqësimit të vërtetë e të fuqishëm të Protestës Kombëtare të Qershorit 2026 propozoj krijimin e institucioneve të reja shoqërore si më poshtë :

Kuvendi Kombëtar Qytetar është institucioni shoqëror që garanton ruajtjen, zbatimin dhe fuqizimin e vullnetit të popullit, cilësisht e pa devijime. Vullneti popullor i shprehur në mënyrë direkte gjatë Protestave të Mëdha Kombëtare të Qershorit 2026, dha pëlqimin që të krijojë tre institucione të reja shoqërore për të garantuar ndryshimin e sistemit shoqëror politik dhe nisjen e një rendi të ri më përparimtar dhe popullzhvillues. Këto tre institucione të reja janë :

1-Kuvendi Kombëtar Qytetar

2-Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar

3-Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar

Këto tre institucione u vendos që të krijohen për të bërë të mundur kontrollin e popullit përparimtar mbi qeverinë dhe shtetin, moslejimin e nëpërkëmbjes së të drejtave të qytetarëve shqiptarë nga pushtetarët që devijojnë prej vullnetit dhe dobisë së përbashkët shoqërore dhe zhvillimin e fuqishëm ekonomik e kulturor të Shqipërisë.

Kuvendi Kombëtar mbledh të gjithë njerëzit më aktivë, më përparimtarë, më të mençur politikisht, më dobiprurës për vendin, të cilët kanë qenë e janë më kundërshtuesit ndaj padrejtësive, nëpërkëmbjeve, gabimeve e dobësive të Sistemit të Vjetër 80 vjeçar.

Kuvendi Kombëtar Qytetar është institucioni shoqëror që qëndron mes shoqërisë e popullit dhe elitës ekzekutive të këtij populli.

Kuvendi Kombëtar Qytetar përfaqëson Mbledhjen e Përgjithshme të Popullit Shqiptar.

Kuvendi ka autoritet që të thërrasë të gjithë shoqërinë e popullin shqiptar që mori pjesë në Protestën Kombëtare të Qershorit 2026, si dhe të gjithë pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare që është dakord me të, për tu rimbledhur sërish sa herë që Kuvendi Kombëtar Qytetar ndjen nevojën për tu përballur me pushtetin abuziv qeveritar, me fuqi të tjera që cënojnë Atdheun, ose që nëpërkëmbin në mënyrë serioze të drejtat, liritë dhe integritetin e shoqërisë shqiptare.

Kuvendi Kombëtar Qytetar funksionon në bazë të Rregullores së Brendshme e cila miratohet me votë nga vetë Kuvendi duke marrë edhe pëlqimin e Mbledhjes së Përgjithshme të Popullit. Por mbi të gjitha Kuvendi Kombëtar Qytetar udhëhiqet nga synimi madhor për të mbrojtur, ruajtur dhe zhvilluar mirëqenien, lartësimin dhe fuqizimin e shoqërisë dhe të Kombit Shqiptar, mes popujve të tjerë të botës, duke qenë njëkohësisht në paqe dhe harmoni me të drejtat e me zhvillimin e popujve të tjerë, për sa kohë që askush nuk cënon Kombin tonë.

Kuvendi Kombëtar Qytetar mblidhet të paktën 1 herë në vit në një datë që do të vendoset me votim prej vetë Kuvendit.

Gjithashtu Kuvendi Kombëtar mblidhet sa herë që është e nevojshme për të kryer detyrat e tij, për të zhvilluar e pjekur vetveten si institucion shoqëror dhe sa herë paraqitet nevoja për të thirrur Mbledhjen e Përgjithshme të Popullit.

Kuvendi Kombëtar Qytetar ka këto të drejta dhe kryen këto funksione :

1-Thërret sa herë të jetë e nevojshme Mbledhjen e Përgjithshme të Popullit Shqiptar (Protestën Kombëtare).

2-Emëron dhe shkarkon Këshillin Ekzekutiv të Kuvendit Kombëtar Qytetar si dhe çdo anëtar të veçantë të tij.

3-Pranon ose përjashton anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Kuvendit Kombëtar Qytetar.

4-Në emër të Mbledhjes së Përgjithshme të Popullit Shqiptar, përcakton emrat e personave që do të krijojnë Qeverinë Teknike Tranzitore kur të largohet qeveria Rama dhe çdo qeveri tjetër teknike tranzitore që lyp vullnetin e popullit protestues të Protesës Kombëtare.

5-Nxit dhe zhvillon demokracinë e drejtpërdrejtë shoqërore në çdo zonë e krahinë të Shqipërisë e Shqiptarisë duke formuar Kuvende Komunitare të Demokracisë së Drejtpërdrejtë.

6-Është rojtar dhe zhvillues i përhershëm i vullnetit popullor të dalë nga Protesta Kombëtare e Qershorit 2026, për mbrojtjen, zhvillimin dhe përhapjen e të drejtave, lirive dhe mirëqenies së popullit dhe shoqërisë shqiptare.

7-Kundërshton padrejtësitë duke i artikuluar publikisht e duke i bërë thirrje institucioneve dhe popullit për tu ngritur e për të vepruar në mbrojtje të së drejtës e të së mirës.

Kuvendi Kombëtar ka dy forma anëtarësie dhe dy forma mbledhjeje e funksionimi :

1-Kuvendi Kombëtar normal me 150 anëtarë.

2-Kuvendi Kombëtar i zgjeruar me 300 anëtarë.

-Numri i anëtarëve mund të vendoset të rritet nëse vetë Kuvendi Kombëtar Qytetar e sheh të arsyeshme, por ky numër nuk lejohet të zvogëlohet nën të paktën 150 anëtarë.

-Gjithashtu Kuvendi Kombëtar Qytetar ka një anëtarësi të jashtme mbështetësish dhe këshilltarësh pa të drejtë vote, por me të drejtë për tu bërë pjesë e grupeve teknike të punës që ngre Kuvendi. Anëtarësia e jashtme përbëhet nga ata njerëz që kanë vullnet të mirë për tu bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar Qytetar por nuk përmbushin plotësisht kriteret e anëtarësimit në radhët e brendshme të Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Kuvendi Kombëtar normal me 150 anëtarë të brendshëm funksionon në normalitetin e përditshëm të shoqërisë shqiptare duke pasur në përbërjen e tij njerëz që gjenden çdo ditë në Shqipëri dhe marrin pjesë rregullisht e aktivisht në mbledhjet dhe punët e Kuvendit.

Kuvendi Kombëtar i zgjeruar përveç anëtarëve të tij aktivë, përfshin brenda radhëve të tij edhe 150 anëtarë nga diaspora dhe nga trojet e tjera shqiptare kudo që ndodhen, të cilët nuk marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e punët e Kuvendit normal, por vijnë në mbledhje me rëndësi të jashtëzakonshme ose me rëndësi të madhe, për të fuqizuar e përbashkuar Kuvendin Kombëtar normal kur paraqitet nevoja.

150 anëtarët e Kuvendit Kombëtar Qytetar normal, duhet të përmbushin këto kritere për tu bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar :

1-Të jenë atdhetarë e patriotë që duan Shqipërinë e Shqiptarinë dhe që njohin Gjergj Kastriotin si figurë madhore të popullit e Kombit Shqiptar.

2-Të jenë dakord së paku parimisht për formimin e Shqipërisë Etnike, pa cënuar popujt e kombet e tjera, por duke ruajtur gjithmonë me prioritet të drejtën e vërtetë të Kombit Shqiptar.

3-Të jenë dakord për të mbajtur të bashkuar Kuvendin Kombëtar Qytetar dhe për të zbatuar gjithmonë vendimet e Kuvendit Kombëtar edhe kur vota e tyre është kundër vendimit të marrë.

4-Të jenë dakord për të zbatuar gjithmonë vullnetin e Mbledhjes së Përgjithshme të Popullit Shqiptar, për ta mbrojtur e vënë në zbatim këtë vullnet, pa devijuar e pa u spërdredhur qoftë edhe kundër interesit të tyre imediat.

5-Të zbatojnë me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri të lartë Rregulloren e Brendshme të Kuvendit Kombëtar.

6-Të mos kenë qenë zyrtarë të lartë të Sistemit të Vjetër 80 vjeçarë.

Të mos kenë qenë në shërbim të ditur a të paditur të këtij Sistemi 80 vjeçar populldhunues, e nëse kanë qenë në shërbim pa sjellë pasoja të rënda, ta dënojnë veprimtarinë e tyre të mëparshme dhe të bëjnë pendesë të thellë e të sinqertë për përfshirjen e tyre në gabimet e të shkuarës.

Të mos kenë qenë eksponentë me pushtet të mesëm e lart të partive të Sistemit të Vjetër.

Të mos kenë qenë agjentë të grupimeve të brendshme a të jashtme antishqiptare ose antipërparimtare.

7-Të jenë njerëz të mençur, të zotë, të aftë, me eksperiencë, aktivë, përparimtarë, të llogjikshëm, komunikues, bashkëpunues, dashamirës, të respektuar, të vërtetë, të ndershëm, me veprimtari atdhetare, patriotike shoqërizhvilluese. Nëse konstatohet gjatë punës që nuk janë sa duhet të tillë, do të nxirren nga anëtarësia e brendshme.

Të pranojnë ekzistencën e të vërtetës objektive, të së drejtës objektive dhe të së mirës objektive.

Të mos jenë intrigantë, gënjeshtarë, mashtrues, egoistë të vegjël, demagogë, interesaxhinj, frikacakë, apatikë, pa vullnet e pa veprime shoqërizhvillues. Të jenë të gatshëm për të disiplinuar dhe ndryshuar veten atje ku kanë dobësi e gabime.

8-Të mos pranojnë kompromis për zbatimin e vullnetit të popullit që kërkon dorëheqjen e Ramës dhe dënimin e burgosjen e Ramës dhe Berishës tok me bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë. Asnjë kompromis për dorëheqjen e Ramës dhe për zhbërjen e Sistemit të Vjetër 80 vjeçar.

9-Të jenë për çertifikimin e shpejtë dhe të drejtë të pronave të paluajtshme në favor të banorëve autoktonë dhe të komuniteteve vendase e jo në favor të ish çifligarëve, oligarkëve dhe klientëve të pushtetit.

10-Të jenë pro familjes, pro kombit, pro pronës, por pa qenë urrejtës aktivë ndaj të tjerëve.

11-Të jenë nga të gjitha krahinat, zonat dhe rajonet e Shqipërisë, nga të gjitha segmentet e lëvizjet e aktivizmit e të veprimtarisë përparimtare, për ta përbashkuar Shqipërinë pa dallim, krahine, zone, rajoni, pa dallim feje, gjinie e rryme mendimore.

Kuvendi Kombëtar i merr vendimet me dakordësinë e të paktën 2/3 të numrit total të anëtarëve të tij ose me 2/3 e votave të kuorumit.

Kuorumi formohet me të paktën 70% të numrit total të anëtarësisë.

Për proçesin e propozim-diskutim-votim-vendimit Kuvendi Kombëtar zbaton rigorizisht Rregullat e Komunikimit Shoqërizhvillues dhe Rregullat e Llogjikës Shkencore. Anëtarët që thyejnë këto rregulla në mënyrë të përsëritur humbasin përkohësisht të drejtën për votim dhe për tu bërë pjesë e vendimmarrjes. E nëse këmbëngulin në mënyrë të vazhdueshme e të dëmshme për të mohuar rregullat, humbasin të drejtën për të qenë anëtarë të brendshëm të Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Në të gjithë veprimtarinë e tij Kuvendi Kombëtar Qytetar udhëhiqet prej synimit madhor për t’i sjellë mirëqenie, prosperitet, zhvillim, lartësim dhe fuqizim, popullit e kombit shqiptar si dhe individit, familjes e komuniteteve të të gjitha rajoneve të Shqipërisë.

Cilido nga anëtarët që bie ndesh në mënyrë të provuar me këtë synim madhor, humbet të drejtën për të qenë anëtar i brendshëm i Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Kuvendi Kombëtar mblidhet në çdo kohë nëse e thërrasin të paktën 12 anëtarë të brendshëm mbledhjen e tij.

Kuvendi Kombëtar Qytetar zgjedh nga radhët e tij një Këshill Ekzekutiv me 21 anëtarë, të cilët mund të ndryshohen ose të shkarkohen prej Kuvendit, në çdo kohë që Kuvendi Kombëtar Qytetar e sheh të arsyeshme. Kuvendi Kombëtar Qytetar mund të zhbëjë në çdo kohë që e sheh të arsyeshme vendimet e Këshillit Ekzekutiv.

Këshilli Ekzekutiv punon autonom brenda frymës dhe vendimeve të Kuvendut, duke qenë përfaqësues ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Gjithashtu Kuvendi Kombëtar zgjedh prej Këshillit Ekzekutiv një Sekretariat Kolegjial me 3 anëtarë ku njëri është Koordinues i Këshillit Ekzekutiv dhe 2 janë Ndihmësa të Koordinuesit. Vendimet që merr Koordinuesi duhet të miratohen nga të paktën edhe njëri prej Ndihmësave që të hyjnë në fuqi.

Këshilli Ekzekutiv krijon grupe pune teknike për të kryer detyra të ndryshme. Krijimi i grupeve të punës duhet të miratohet nga Kuvendi Kombëtar. Kuvendi mund të urdhërojë zhbërjen e grupeve të punës.

Kuvendi Kombëtar, Këshilli Ekzekutiv dhe Sekretariati Koordinues Kolegjial nuk janë institucione që konkurojnë me institucionet kushtetuese, por janë institucione shoqërore që garantojnë Mbledhjen e Përgjithshme të Popullit dhe ruajtjen e zhvillimin e punës së institucioneve kushtetuese sipas vullnetit popullor. Nëse qeveria dhe parlamenti gabojnë rëndë dhe shkelin të drejtën e popullit Kuvendi Kombëtar si institucion shoqëror i dalë nga Protesta Kombëtare dhe që pasqyron në miniaturë Protestën Popullore, mblidhet dhe pasi mbledh popullin e ngre popullin në protestë deri sa institucionet të ndryshojnë qëndrimin e gabuar.

Duke qenë prej fillimit pjesë e Grupit Nismëtar Koordinues të Aktivistëve, që nisi Protestën Kombëtare, ky projekt propozim duhet të miratohet më parë prej Grupit Nismëtar Koordinues të Aktivistëve Atdhetarë e pastaj nga Mbledhja e Popullit në shesh dhe vetëm me miratimin e mbarë popullit që gjendet i mbledhur në shesh, mund të hyjë në fuqi për tu zbatuar shoqërisht.

NDËRKOHË PROTESTA KOMBËTARE TË VAZHDOJË PA U NDALUR, KRIJIMI I KUVENDIT KOMBËTAR QYTETAR NUK DO TË THOTË NDËRPRERJE E PROTESTËS KOMBËTARE, PËRKUNDRAZI ËSHTË FUQIZIM DHE VAZHDIM I SAJ.

Edviol Kryendrituri (Kulluri)

Aktivist dhe anëtar i Grupit Nismëtar Koordinues të Protestës Kombëtare

Brikena dhe Mateo u ndanë sërish për shkak të këtij veprimi? (Video)

Vetëm pak ditë pasi konfìrmuan rikthimin e tyre si çift, Mateo dhe Brikena janë sërish në qendër të aludimeve për një krizë në marrëdhënie.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga emisioni “Top Arena”, e cila sipas ndjekësve lidhet me ftohjen mes dy ish-banorëve të BBVA.

Në pamjet që janë bërë virale, Brikena shihet teksa i prek krahun Mateos gjatë kërcimit, veprim qê sipas ndjekësve lë të kuptohet se. Ky moment ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku shumë komentues e kanë interpretuar si një shenjë të tensionit mes tyre.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas zhvillimeve të fundit në emision. Brikena mungoi në pjesën e parë të spektaklit dhe, kur u shfaq në studio, deklaroi: “Tani e tutje do më shihni vetëm në rubrikën time, jam e ngarkuar me punë, por më shumë jam e ngarkuar emocionalisht”.

Po atë mbrëmje, Mateo prezantoi për herë të parë këngën e tij të re, “Kur të jesh larg”. Ajo që u vu re ishte se Brikena nuk ishte e pranishme gjatë performancës, ndërsa në rrjetet sociale publikoi momente me Kader Kicajn dhe nuk bëri asnjë reagim për projektin muzikor të partnerit.

Deri më tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar nëse mes tyre ka një ndarje apo bëhet fjalë vetëm për një periudhë të vështirë në marrëdhënie.

VIDEO

Tentoi t’i arratisej poIicisë, shoferi përpIaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet ishte ndjekur nga një parking disa minuta para aksidentit për shkak të drejtimit të rrezikshëm, ndërsa menaxherët e parkingut njoftuan autoritetet.

Shoferi më pas u përpoq t’i shpëtonte Policisë dhe të largohej me makinë. Pak më vonë, ai u përplas me një makinë që ishte ndaluar në semafor, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy shoferëve.Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje, të cilët nxorën të plagosurin, i cili u dërgua me ambulancë në spital.

Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse shoferi kishte konsumuar ndonjë substancë dhe po drejtonte në këtë mënyrë apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.

Thirret Kuvendi Kombëtar Qytetar! 300 anëtarë do të zgjedhin qeverinë tranzitore që do të zëvendësojë Ramën dhe tre institucìonet të reja

Prej 29 ditësh vendi është përfshirë nga protesta, të cilat fillimisht nisën për anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa më pas kërkesat u zgjeruan duke përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Disa prej anëtarëve të Grupit Koordinues të protestës kanë bërë thirrje për ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar, i cili sipas tyre do të ketë si detyrë edhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore, që do të zëvendësonte ekzekutivin aktual pas dorëheqjes së kryeministrit.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga 13 anëtarët e Grupit Koordinues të protestës, Përparim Gjeka, i cili ka deklaruar se Kuvendi do të përbëhet nga tre institucione kryesore, të cilat pritet të përcaktohen nga organizatorët.

1-Kuvendi Kombëtar Qytetar

2-Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar

3-Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar.

Po ashtu Gjeka propozon që Kuvendi të prbëhet nga 150 anëtarë në përbërjen e tij të rregullt dhe deri në 300 anëtarë në përbërjen e zgjeruar, ku do të përfshihen edhe përfaqësues nga diaspora. Sipas projektit, ky organ do të ketë kompetencë të propozojë emrat e qeverisë teknike tranzitore dhe të koordinojë veprimet e protestëas.

Propozimi përfshin gjithashtu një sërë kriteresh për anëtarësimin në Kuvend, rregulla për funksionimin e tij dhe objektiva që lidhen me ndryshimin e sistemit politik dhe forcimin e rolit të qytetarëve në vendimmarrje.

Në postimin e tij, Gjeka u bëri thirrje qytetarëve që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Kuvendit Kombëtar Qytetar të kontaktojnë grupin organizues.

Postimi i Përparim Gjeka:

Te nderuar miq te mi ne jete dhe ketu ne Facebook! Protesta po kalon ne nje faze tjeter ku kerkohet nje perfaqesim legjitim i zerit qytetar, prandaj do te zgjidhet nje Kuvend Kombetar Qytetar me bijte e bijat me te mire te popullit ne Shqiperi dhe ne Diaspore qe jane shprehur publikisht kunder kesaj kaste politike-oligarkike-kriminale-mediatike-patronazhiste qe po shet e shkreton Shqiperine tone.

Kush ka deshire te konkuroje per kete Kuvend ju lutem me kontaktoni qe tu fus ne grupin e madh qe po krijohet. Me poshte lexoni idene dhe kriteret:

Krijimi i KUVENDIT KOMBËTAR QYTETAR dhe i MBLEDHJES SË PËRGJITHSHME TË POPULLIT, si institucione të reja shoqërore për të ndryshuar SISTEMIN e VJETËR 80 vjeçar.

Për të zgjidhur problemin e vazhdimësisë dhe përfaqësimit të vërtetë e të fuqishëm të Protestës Kombëtare të Qershorit 2026 propozoj krijimin e institucioneve të reja shoqërore si më poshtë :

Kuvendi Kombëtar Qytetar është institucioni shoqëror që garanton ruajtjen, zbatimin dhe fuqizimin e vullnetit të popullit, cilësisht e pa devijime. Vullneti popullor i shprehur në mënyrë direkte gjatë Protestave të Mëdha Kombëtare të Qershorit 2026, dha pëlqimin që të krijojë tre institucione të reja shoqërore për të garantuar ndryshimin e sistemit shoqëror politik dhe nisjen e një rendi të ri më përparimtar dhe popullzhvillues. Këto tre institucione të reja janë :

1-Kuvendi Kombëtar Qytetar

2-Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar

3-Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar

Këto tre institucione u vendos që të krijohen për të bërë të mundur kontrollin e popullit përparimtar mbi qeverinë dhe shtetin, moslejimin e nëpërkëmbjes së të drejtave të qytetarëve shqiptarë nga pushtetarët që devijojnë prej vullnetit dhe dobisë së përbashkët shoqërore dhe zhvillimin e fuqishëm ekonomik e kulturor të Shqipërisë.

Kuvendi Kombëtar mbledh të gjithë njerëzit më aktivë, më përparimtarë, më të mençur politikisht, më dobiprurës për vendin, të cilët kanë qenë e janë më kundërshtuesit ndaj padrejtësive, nëpërkëmbjeve, gabimeve e dobësive të Sistemit të Vjetër 80 vjeçar.

Kuvendi Kombëtar Qytetar është institucioni shoqëror që qëndron mes shoqërisë e popullit dhe elitës ekzekutive të këtij populli.

Kuvendi Kombëtar Qytetar përfaqëson Mbledhjen e Përgjithshme të Popullit Shqiptar.

Kuvendi ka autoritet që të thërrasë të gjithë shoqërinë e popullin shqiptar që mori pjesë në Protestën Kombëtare të Qershorit 2026, si dhe të gjithë pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare që është dakord me të, për tu rimbledhur sërish sa herë që Kuvendi Kombëtar Qytetar ndjen nevojën për tu përballur me pushtetin abuziv qeveritar, me fuqi të tjera që cënojnë Atdheun, ose që nëpërkëmbin në mënyrë serioze të drejtat, liritë dhe integritetin e shoqërisë shqiptare.

Kuvendi Kombëtar Qytetar funksionon në bazë të Rregullores së Brendshme e cila miratohet me votë nga vetë Kuvendi duke marrë edhe pëlqimin e Mbledhjes së Përgjithshme të Popullit. Por mbi të gjitha Kuvendi Kombëtar Qytetar udhëhiqet nga synimi madhor për të mbrojtur, ruajtur dhe zhvilluar mirëqenien, lartësimin dhe fuqizimin e shoqërisë dhe të Kombit Shqiptar, mes popujve të tjerë të botës, duke qenë njëkohësisht në paqe dhe harmoni me të drejtat e me zhvillimin e popujve të tjerë, për sa kohë që askush nuk cënon Kombin tonë.

Kuvendi Kombëtar Qytetar mblidhet të paktën 1 herë në vit në një datë që do të vendoset me votim prej vetë Kuvendit.

Gjithashtu Kuvendi Kombëtar mblidhet sa herë që është e nevojshme për të kryer detyrat e tij, për të zhvilluar e pjekur vetveten si institucion shoqëror dhe sa herë paraqitet nevoja për të thirrur Mbledhjen e Përgjithshme të Popullit.

Kuvendi Kombëtar Qytetar ka këto të drejta dhe kryen këto funksione :

1-Thërret sa herë të jetë e nevojshme Mbledhjen e Përgjithshme të Popullit Shqiptar (Protestën Kombëtare).

2-Emëron dhe shkarkon Këshillin Ekzekutiv të Kuvendit Kombëtar Qytetar si dhe çdo anëtar të veçantë të tij.

3-Pranon ose përjashton anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Kuvendit Kombëtar Qytetar.

4-Në emër të Mbledhjes së Përgjithshme të Popullit Shqiptar, përcakton emrat e personave që do të krijojnë Qeverinë Teknike Tranzitore kur të largohet qeveria Rama dhe çdo qeveri tjetër teknike tranzitore që lyp vullnetin e popullit protestues të Protesës Kombëtare.

5-Nxit dhe zhvillon demokracinë e drejtpërdrejtë shoqërore në çdo zonë e krahinë të Shqipërisë e Shqiptarisë duke formuar Kuvende Komunitare të Demokracisë së Drejtpërdrejtë.

6-Është rojtar dhe zhvillues i përhershëm i vullnetit popullor të dalë nga Protesta Kombëtare e Qershorit 2026, për mbrojtjen, zhvillimin dhe përhapjen e të drejtave, lirive dhe mirëqenies së popullit dhe shoqërisë shqiptare.

7-Kundërshton padrejtësitë duke i artikuluar publikisht e duke i bërë thirrje institucioneve dhe popullit për tu ngritur e për të vepruar në mbrojtje të së drejtës e të së mirës.

Kuvendi Kombëtar ka dy forma anëtarësie dhe dy forma mbledhjeje e funksionimi :

1-Kuvendi Kombëtar normal me 150 anëtarë.

2-Kuvendi Kombëtar i zgjeruar me 300 anëtarë.

-Numri i anëtarëve mund të vendoset të rritet nëse vetë Kuvendi Kombëtar Qytetar e sheh të arsyeshme, por ky numër nuk lejohet të zvogëlohet nën të paktën 150 anëtarë.

-Gjithashtu Kuvendi Kombëtar Qytetar ka një anëtarësi të jashtme mbështetësish dhe këshilltarësh pa të drejtë vote, por me të drejtë për tu bërë pjesë e grupeve teknike të punës që ngre Kuvendi. Anëtarësia e jashtme përbëhet nga ata njerëz që kanë vullnet të mirë për tu bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar Qytetar por nuk përmbushin plotësisht kriteret e anëtarësimit në radhët e brendshme të Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Kuvendi Kombëtar normal me 150 anëtarë të brendshëm funksionon në normalitetin e përditshëm të shoqërisë shqiptare duke pasur në përbërjen e tij njerëz që gjenden çdo ditë në Shqipëri dhe marrin pjesë rregullisht e aktivisht në mbledhjet dhe punët e Kuvendit.

Kuvendi Kombëtar i zgjeruar përveç anëtarëve të tij aktivë, përfshin brenda radhëve të tij edhe 150 anëtarë nga diaspora dhe nga trojet e tjera shqiptare kudo që ndodhen, të cilët nuk marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e punët e Kuvendit normal, por vijnë në mbledhje me rëndësi të jashtëzakonshme ose me rëndësi të madhe, për të fuqizuar e përbashkuar Kuvendin Kombëtar normal kur paraqitet nevoja.

150 anëtarët e Kuvendit Kombëtar Qytetar normal, duhet të përmbushin këto kritere për tu bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar :

1-Të jenë atdhetarë e patriotë që duan Shqipërinë e Shqiptarinë dhe që njohin Gjergj Kastriotin si figurë madhore të popullit e Kombit Shqiptar.

2-Të jenë dakord së paku parimisht për formimin e Shqipërisë Etnike, pa cënuar popujt e kombet e tjera, por duke ruajtur gjithmonë me prioritet të drejtën e vërtetë të Kombit Shqiptar.

3-Të jenë dakord për të mbajtur të bashkuar Kuvendin Kombëtar Qytetar dhe për të zbatuar gjithmonë vendimet e Kuvendit Kombëtar edhe kur vota e tyre është kundër vendimit të marrë.

4-Të jenë dakord për të zbatuar gjithmonë vullnetin e Mbledhjes së Përgjithshme të Popullit Shqiptar, për ta mbrojtur e vënë në zbatim këtë vullnet, pa devijuar e pa u spërdredhur qoftë edhe kundër interesit të tyre imediat.

5-Të zbatojnë me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri të lartë Rregulloren e Brendshme të Kuvendit Kombëtar.

6-Të mos kenë qenë zyrtarë të lartë të Sistemit të Vjetër 80 vjeçarë.

Të mos kenë qenë në shërbim të ditur a të paditur të këtij Sistemi 80 vjeçar populldhunues, e nëse kanë qenë në shërbim pa sjellë pasoja të rënda, ta dënojnë veprimtarinë e tyre të mëparshme dhe të bëjnë pendesë të thellë e të sinqertë për përfshirjen e tyre në gabimet e të shkuarës.

Të mos kenë qenë eksponentë me pushtet të mesëm e lart të partive të Sistemit të Vjetër.

Të mos kenë qenë agjentë të grupimeve të brendshme a të jashtme antishqiptare ose antipërparimtare.

7-Të jenë njerëz të mençur, të zotë, të aftë, me eksperiencë, aktivë, përparimtarë, të llogjikshëm, komunikues, bashkëpunues, dashamirës, të respektuar, të vërtetë, të ndershëm, me veprimtari atdhetare, patriotike shoqërizhvilluese. Nëse konstatohet gjatë punës që nuk janë sa duhet të tillë, do të nxirren nga anëtarësia e brendshme.

Të pranojnë ekzistencën e të vërtetës objektive, të së drejtës objektive dhe të së mirës objektive.

Të mos jenë intrigantë, gënjeshtarë, mashtrues, egoistë të vegjël, demagogë, interesaxhinj, frikacakë, apatikë, pa vullnet e pa veprime shoqërizhvillues. Të jenë të gatshëm për të disiplinuar dhe ndryshuar veten atje ku kanë dobësi e gabime.

8-Të mos pranojnë kompromis për zbatimin e vullnetit të popullit që kërkon dorëheqjen e Ramës dhe dënimin e burgosjen e Ramës dhe Berishës tok me bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë. Asnjë kompromis për dorëheqjen e Ramës dhe për zhbërjen e Sistemit të Vjetër 80 vjeçar.

9-Të jenë për çertifikimin e shpejtë dhe të drejtë të pronave të paluajtshme në favor të banorëve autoktonë dhe të komuniteteve vendase e jo në favor të ish çifligarëve, oligarkëve dhe klientëve të pushtetit.

10-Të jenë pro familjes, pro kombit, pro pronës, por pa qenë urrejtës aktivë ndaj të tjerëve.

11-Të jenë nga të gjitha krahinat, zonat dhe rajonet e Shqipërisë, nga të gjitha segmentet e lëvizjet e aktivizmit e të veprimtarisë përparimtare, për ta përbashkuar Shqipërinë pa dallim, krahine, zone, rajoni, pa dallim feje, gjinie e rryme mendimore.

Kuvendi Kombëtar i merr vendimet me dakordësinë e të paktën 2/3 të numrit total të anëtarëve të tij ose me 2/3 e votave të kuorumit.

Kuorumi formohet me të paktën 70% të numrit total të anëtarësisë.

Për proçesin e propozim-diskutim-votim-vendimit Kuvendi Kombëtar zbaton rigorizisht Rregullat e Komunikimit Shoqërizhvillues dhe Rregullat e Llogjikës Shkencore. Anëtarët që thyejnë këto rregulla në mënyrë të përsëritur humbasin përkohësisht të drejtën për votim dhe për tu bërë pjesë e vendimmarrjes. E nëse këmbëngulin në mënyrë të vazhdueshme e të dëmshme për të mohuar rregullat, humbasin të drejtën për të qenë anëtarë të brendshëm të Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Në të gjithë veprimtarinë e tij Kuvendi Kombëtar Qytetar udhëhiqet prej synimit madhor për t’i sjellë mirëqenie, prosperitet, zhvillim, lartësim dhe fuqizim, popullit e kombit shqiptar si dhe individit, familjes e komuniteteve të të gjitha rajoneve të Shqipërisë.

Cilido nga anëtarët që bie ndesh në mënyrë të provuar me këtë synim madhor, humbet të drejtën për të qenë anëtar i brendshëm i Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Kuvendi Kombëtar mblidhet në çdo kohë nëse e thërrasin të paktën 12 anëtarë të brendshëm mbledhjen e tij.

Kuvendi Kombëtar Qytetar zgjedh nga radhët e tij një Këshill Ekzekutiv me 21 anëtarë, të cilët mund të ndryshohen ose të shkarkohen prej Kuvendit, në çdo kohë që Kuvendi Kombëtar Qytetar e sheh të arsyeshme. Kuvendi Kombëtar Qytetar mund të zhbëjë në çdo kohë që e sheh të arsyeshme vendimet e Këshillit Ekzekutiv.

Këshilli Ekzekutiv punon autonom brenda frymës dhe vendimeve të Kuvendut, duke qenë përfaqësues ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Gjithashtu Kuvendi Kombëtar zgjedh prej Këshillit Ekzekutiv një Sekretariat Kolegjial me 3 anëtarë ku njëri është Koordinues i Këshillit Ekzekutiv dhe 2 janë Ndihmësa të Koordinuesit. Vendimet që merr Koordinuesi duhet të miratohen nga të paktën edhe njëri prej Ndihmësave që të hyjnë në fuqi.

Këshilli Ekzekutiv krijon grupe pune teknike për të kryer detyra të ndryshme. Krijimi i grupeve të punës duhet të miratohet nga Kuvendi Kombëtar. Kuvendi mund të urdhërojë zhbërjen e grupeve të punës.

Kuvendi Kombëtar, Këshilli Ekzekutiv dhe Sekretariati Koordinues Kolegjial nuk janë institucione që konkurojnë me institucionet kushtetuese, por janë institucione shoqërore që garantojnë Mbledhjen e Përgjithshme të Popullit dhe ruajtjen e zhvillimin e punës së institucioneve kushtetuese sipas vullnetit popullor. Nëse qeveria dhe parlamenti gabojnë rëndë dhe shkelin të drejtën e popullit Kuvendi Kombëtar si institucion shoqëror i dalë nga Protesta Kombëtare dhe që pasqyron në miniaturë Protestën Popullore, mblidhet dhe pasi mbledh popullin e ngre popullin në protestë deri sa institucionet të ndryshojnë qëndrimin e gabuar.

Duke qenë prej fillimit pjesë e Grupit Nismëtar Koordinues të Aktivistëve, që nisi Protestën Kombëtare, ky projekt propozim duhet të miratohet më parë prej Grupit Nismëtar Koordinues të Aktivistëve Atdhetarë e pastaj nga Mbledhja e Popullit në shesh dhe vetëm me miratimin e mbarë popullit që gjendet i mbledhur në shesh, mund të hyjë në fuqi për tu zbatuar shoqërisht.

NDËRKOHË PROTESTA KOMBËTARE TË VAZHDOJË PA U NDALUR, KRIJIMI I KUVENDIT KOMBËTAR QYTETAR NUK DO TË THOTË NDËRPRERJE E PROTESTËS KOMBËTARE, PËRKUNDRAZI ËSHTË FUQIZIM DHE VAZHDIM I SAJ.

Edviol Kryendrituri (Kulluri)

Aktivist dhe anëtar i Grupit Nismëtar Koordinues të Protestës Kombëtare

“Robert Ndrenika u fut fshehurazi në varrìmin e Kadri Roshit”, aktori Kliti: Do ta kisha përzënë me shqelma (Video)

Aktori Kliti Roshi përkujton babanë e tij, Artistin e Popullit, Kadri Roshi, duke treguar momente te varrimit të këtij të fundit.

Ai tregoi se nuk e ka dashur Robert Ndrenikën në varrimin e të atit.

“Unë ka ngarkuar tre persona ditën e varrimit, për të mos e lejuar të hyjë brenda Robert Ndrenika.

Ai ka hyrë hajdutshe, nuk doja ta pranoja. Nuk e kisha parë. Do ta kisha përzënë me shqelma. Më respekto vdekjen. Respekti është reciprok, boll që më shkatërrove”, tha ai.

VIDEO

“Jam veteran me dokumente, ja kë kam pasur komandant” – Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës për akuzat Iidhur me UÇK dhe Iranin

Dritan Goxhaj, një nga protagonistët e protestave në Tiranë, ka thënë se akuzat ndaj tij janë bërë me qëllim për të hequr vëmendjen nga kërkesat e protestuesve.

Pasi lexoi pesë kërkesa në emër të protestuesve ditë më parë, Goxhaj u akuzua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e figura të njohura politike në Kosovë e Shqipëri se nuk ka qenë as pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës siç pretendon apo edhe se ka lidhje me regjimin e Iranit.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Goxhaj ka thënë se të gjitha sulmet “erdhën me qëllim të heqjes së vëmendjes”.

Ai ka mohuar gjithçka duke thënë se të gjitha akuzat ndaj tij kanë qenë false.

“Nga ana psikologjike njihet për manipulimin e popullit – që të merresh me individin. E unë aty nuk u prezantova as me emër e as me mbiemër, e as si ish-pjesëtar i UÇK-së. UÇK-ja s’ishte subjekt as i protestës, as i prezantimit e as i fjalimit.

Nuk ishte askund. Është histori e para 30 vjetësh. Ka mbaruar, por duhej ngritur kjo histori me dokumente false… Unë jam veteran i UÇK-së. S’e kam shpallur unë, por Qeveria. Dokumentacioni ndodhet pranë zyrave të Qeverisë së Kosovës. Absolutisht. Edhe certifikata, edhe të gjitha”, ka thënë ai.

Duke komentuar një deklaratë të Xhavit Halitit që të tregojë se kë ka pasur komandant gjatë luftës, Goxhaj ka thënë se ka qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit.

“Gjatë operacionit ‘shigjeta’ në Pashtrik, kam qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit”, ka thënë ai duke shtuar se pjesë e luftës i njihet periudha mars – qershor 1999. Si veteran ka thënë se është njohur në periudhën 2018-2019.

Sa i përket akuzës për mbështetje të Iranit, Goxhaj ka thënë se kjo është çështje parimesh.

“Nëse kam qenë pjesë e luftës, ku jemi mbrojtur nga një gjenocid, s’mund të jem me dikë që bën gjenocid ndaj një populli tjetër”, ka thënë ai.

Për protestat, Goxhaj ka thënë se ato janë luftë nervash. “Fiton ai që ka nerva e reziston më shumë. Qytetarët do rezistojnë. Duket se ka qëndresë. Uroj të ketë akoma e të shohim sa do të qëndrojë Qeveria”, ka thënë tutje ai.

Ai ka vlerësuar se me protesta janë arritur disa qëllime.

“Janë zhgënjyer ata që thonë se ky popull s’ka reagim e se i ka vdekur nervi. Ka rini të angazhuar të cilës nuk i interesonte deri tash asgjë. Klasa e mesme që ishte e angazhuar e që ndihej e fyer dhe e paintegruar, ka dalë në rrugë. Njiheshim për keq dhe tash ka 27 ditë protesta paqësore ku asnjë shishe ujë nuk është hedhur”, ka thënë ai.

“Të q•va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e picerisë “Corner” (Video)

Një turiste e huaj i është drejtuar redaksısë së JOQ Albania për të denoncuar një incident të ndodhur në picerinë ‘Corner’ në zonën e Golemit, ku, sipas saj, ajo dhe bashkëshorti u përballën me një sjellje fyese dhe agresive nga një kamarier.

Sipas dëshmisë së saj, çifti kishte porositur ushqim, por për shkak se nuk konsumojnë mish derri, ajo donte të pyeste nëse pica që kishin marrë përmbante këtë përbërës. Turistja thotë se u përpoq disa herë të tërhiqte vëmendjen e kamarierit, por ai e injoroi për rreth 20 minuta, ndonëse vazhdonte të shërbente tavolina të tjera.

Ajo shprehet se, pasi iu afrua vetë kamarierit për t’i kërkuar sqarime, komunikimi u tensionua dhe vendosën të largoheshin nga lokali pa konsumuar ushqimin. Sipas saj, në atë moment kamarieri u kërkoi pagesën, ndërsa ajo refuzoi duke argumentuar se nuk kishin prekur ushqimin dhe se ishin trajtuar në mënyrë të papërshtatshme.

Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania shihet kamarieri duke ofenduar çiftin me fjalor banal, ndërsa dëgjohet t’u drejtohet me shprehje fyese në gjuhën shqipe. Në pamje ai shfaqet gjithashtu me një sjellje agresive ndaj turistëve, ndërsa persona të pranishëm në lokal ndërhyjnë për ta qetësuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Turistja thotë se pas incidentit as menaxheri dhe as pronari i picerisë nuk kontaktuan me ta për të kërkuar ndjesë apo për të sqaruar ngjarjen.

“Kalova 10 ditë të mrekullueshme në Shqipëri dhe kjo ishte dita jonë e fundit. Nuk e prisja kurrë të përballesha me një trajtim të tillë në një zonë turistike. Ishte një eksperiencë shumë tronditëse për mua dhe bashkëshortin tim”, shprehet ajo në mesazhin e dërguar..

VIDEO

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho mesazh Ramës: Mos u dorëhiq, do t’i bëje dëm Shqipërisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar kryemìnistrit Edi Rama, duke i kërkuar që të mos tërhiqet nga posti i tij nëse përballet me presion politik dhe protesta.

Në një postim publik, Spaho argumenton se një dorëheqje e mundshme e Ramës, në kushtet aktuale politike, do të sillte pasoja negative për vendin dhe stabilitetin institucional.

Ai shprehet kritik ndaj protestave në zhvillim, të cilat i cilëson si përçarëse dhe të ndikuara nga agjenda të ndryshme politike dhe ideologjike, duke i konsideruar ato të dëmshme për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Spaho thekson gjithashtu se përgjegjësia për situatën politike nuk duhet të shmanget, por sipas tij ndryshimi i pushtetit në këtë moment nuk do të ishte zgjidhje, por do të krijonte pasiguri të mëtejshme.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh politike dhe protestash të vazhdueshme në Tiranë, ku opozita dhe qytetarë të ndryshëm kërkojnë ndryshime në qeverisje.

Postimi i Spahos

Edi Rama,

Kjo nuk është protestë për të lëpirë dhe pickuar vajza e djem të sinqertë në bulevard.

Këtij populli i ke bërë deme të pafund. Në një vend me shoqëri me formim demokratik do kishe ikur me kohë.

Dëmi më i madh që do i bëje ketij vendi nuk janë e shkuara jote, por nëse do të ikje nga presioni i kësaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, antitrampiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kunder integrimit të Shqipërisë në BE.

Kujto që dëmi që do i besh vendit, duke e lënë atë në duart e atyre që duan ta zgjedhin qeverinë me short dhe hienave politike që presin të kapin çfarë të kapin, do jetë i tillë që ti nuk do i shpëtosh përgjegjësisë edhe kur ndoshta të mos jesh në këtë botë.

Meqënëse po flet për sinqeritet në bulevard, kujto ëndrat-makth të personazhit të Kadaresë tek Dimri i Vetmisë së Madhe.

Nëse çedon, mos u habit që mund të vijë një ditë që eshtrat e tua t’i tërheqin zvarre në bulevard si në endrrat e atij “reaksionarit”.

Në krye te bulevardit ndonjë trashegimtar i Mark Zavalines do i bjerë violinës.

Duket si fantazi e sëmurë, por ata qe janë të interesuar që ky vend të bëje përpara dhe jo pas, nuk do ta falin nëse çedon nga kjo protestë, synimi i të cilës është ta kthejë vendin një shekull prapa.

Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reaIe (dhe fajin e ka administrata)

Pas javësh me radhë duke e paraqitur protestën si të manipuluar nga interesa politike, organizata, influencerë apo edhe aktorë të huaj, kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar qasje. Në podcastin e tij “Flasim”, ai lexoi publikisht mesazhin e një qytetari, Amos Mezuraj, i cili prej gjashtë vitesh endet nga një institucion te tjetri për zgjidhjen e problemit të pallatit të dëmtuar nga tërmeti.

Rama pranoi se, nëse do të ishte në vendin e tij, “me shumë gjasa do të shkonte edhe vetë në protestë”, duke e cilësuar zemërimin e qytetarit si plotësisht legjitim. Sipas tij, shumë protestues nuk dalin në bulevard për ideologji apo parti, por sepse janë shtyrë nga hallet e pazgjidhura dhe nga dështimi i administratës për t’u dhënë përgjigje.

Megjithatë, kryeministri ruajti ndarjen që ka bërë edhe më parë mes protestuesve dhe organizatorëve të protestës. Ai përsëriti se ekzistojnë individë, organizata dhe madje aktorë jashtë vendit që, sipas tij, ushqehen me zemërimin e qytetarëve dhe nuk duan zgjidhjen e problemeve, por mbajtjen gjallë të konfliktit dhe përçarjes.

Në një farë mënyre, deklaratat e sotme përbëjnë ndryshimin më të dukshëm në retorikën e Ramës që nga nisja e protestave: nga akuzat e përgjithshme ndaj protestës, ai kaloi te pranimi se një pjesë e konsiderueshme e protestuesve kanë arsye reale për të dalë në rrugë dhe se përgjegjësia bie mbi administratën që nuk u ka dhënë zgjidhje.

Letra e qytetarit

“Mirëdita, zoti Kryeministër. Lexova, si çdo ditë, edhe sot postimin tuaj, të ardhur nga një qytetar i gjeneratës time”. Pra, dërguesi është i të njëjtës gjeneratë me mua.

“Shumë e qartë që një kryeministër vlerësohet dhe votohet për vizion, ide, ambicie, sfida që na bashkojnë si komb, të cilat në mënyrë direkte apo indirekte prekin jetët tona. Problemi fillon kur institucionet e varësisë harrojnë që, ndërsa një kryeministër ka për detyrë ato më sipër, ato duhet të merren me problemet e përditshme që i prekin jetët tona dhe jo të përfitojnë nga ky vizion, por të punojnë që vizioni të jetë i prekshëm edhe për ne.

Jemi 12 familje që janë bashkuar në këtë protestë, jo të gjithë me prezencë në bulevard, sepse jemi të zhgënjyer që akoma edhe sot nuk kemi një zgjidhje për gjysmën e pallatit që na është shembur nga tërmeti i 2019-ës, pranë Ministrisë së Jashtme. Kemi ndjekur të gjitha rrugët e robit, të ligjit dhe të Zotit për të kërkuar ndihmë pranë çdo institucioni, minibashki, bashki, Avokat Populli, ministri dhe kryeministri, por akoma sot pa përgjigje.

Ju kemi shkruar edhe ju një letër vitin që shkoi dhe menjëherë pas saj na kontaktuan nga Bashkia Tiranë, duke na premtuar zgjidhje në prani edhe të deputetes. Por pas zgjedhjeve elektorale, përgjigjet në shkresa nuk kishin kurrfarë lidhjeje me premtimet në zyrë, nuk na prisnin më. E delegonin problemin në institucione të tjera për mungesë kompetencash ligjore; u rikthye në pikën zero. Asnjë që merr përsipër jo të na e zgjidhë, por të paktën të çojë zërin ku duhet, ta ndjekë problemin dhe të na mbajë në kontakt të vazhdueshëm.

Për këtë ju kemi zgjedhur, mendoj edhe ne si qytetarë, në mënyrë direkte apo indirekte; prej gjashtë vitesh në spirale, nga një derë te tjetra, i vendosim emrin tuaj këtij problemi. Ndoshta gabimisht”, e thotë vetë në kllapa, “nuk janë pak gjashtë vite pa përgjigje dhe, ndërkohë, shikojmë që jepen leje ndërtimi për resorte, komplekse, pallate. Mirë se të vijnë, çdo muaj pothuajse, por pyesim veten: po për një shkallë pallati kaq e vështirë është leja? Duhet të jemi ndërtues, biznesmenë që të gjejmë kanalin e komunikimit dhe pastaj aludojmë, duke ngarkuar veten dhe mendjen, që aty i është premtuar këtij, atij ndërtuesi; nuk dimë çfarë shpjegimi t’i japim kësaj përplasjeje realitetesh.

Dhe kur mendja helmohet, këmbët të çojnë në bulevard. Pse ne duhet t’i shkruajmë letra dhe SMS një kryeministri, kur ka me dhjetëra drejtorë, ministri e bashki që në gjashtë vite duhet të na kishin zgjidhur problemin? Pse duhet të shkëputem unë nga puna për të çuar këtë SMS? Pse duhet të dal të protestoj pasdite, kur mund të kaloja kohë me fëmijët e mi? Pse duhet të pres? Nuk i mjaftuan gjashtë vite këtij shteti?

Këto probleme të përditshme, por jetësore, që ne ndeshemi prej vitesh, na detyrojnë të gjejmë fajtorin tek ju. Vetë administrata juaj ka tendencën t’ia delegojë paaftësinë e saj te ju, duke na vënë ne si qytetarë përballë jush si kryeministër. Përgjigje informale të tipit: ‘Pse s’e ke dërguar në gjykatë?’, ‘Meqenëse kryeministri ju ka premtuar zgjidhje, le t’ua japë ai’, ‘S’keni pse vini këtu, nuk është kompetenca ime, por e qeverisë’, ‘Nuk firmos unë të shkoj në burg se do kryeministri t’jua bëjë aty pallatin ku e keni pasur’, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e mbushin gotën e ujit çdo ditë.

Ndjesë për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit, por mendoj që është më e ndershme kështu. Shumë në rregull me planet dhe vizionet, por duam të jetojmë mirë çdo ditë dhe duam sot. Nuk kemi nevojë për lëmoshë, se ia dalim vetë në jetë, por duam që shteti të mos na vendoset si traversë. Kemi ndjesinë e keqe se na kanë hyrë në hak dhe nuk do të gjejmë më zgjidhje. Ndjesë për shqetësimin, por ndihem i pafuqishëm për të zgjidhur këto probleme dhe më besoni që kjo ndjesi më dhemb.

Faleminderit. Ditë të mbarë. Me respekt, Amos Mezuraj”, shkruan qytetari.

Përgjigja e Ramës

“Tani, unë dua ta them shumë qartë dhe shumë drejtpërdrejt: kjo është protesta që mua më intereson, që mua më zemëron po ashtu, që mua më motivon të vazhdoj luftën time. Nuk më zemëron mua protesta e sikur-eve, as protesta e shtirjeve. Ajo më neverit; kjo më zemëron. Dhe nëse do të isha në vendin tënd, i dashur Amos, pas gjashtë vitesh pritje, dyersh që hapen e mbyllen, premtimesh që treten, përgjigjesh që delegojnë përgjegjësinë te dikush tjetër, me shumë gjasa unë do të ndihesha njësoj; me shumë gjasa edhe unë do të ndihesha pjesë e asaj proteste ose do të shkoja edhe vetë në protestë. Kështu që nuk e vë në dyshim për asnjë moment. Përkundrazi, e ndjej, sado që mund të mos ta besosh. E ndjej zemërimin tënd si të ishte imi. Dhe mesazhi yt është këtu, i nxjerrë.

Kam plot të tilla, se është shembulli më i mirë i diçkaje që unë e kam thënë vazhdimisht këto ditë. Jo çdo njeri që bashkohet në protestë është aty për një arsye. Ka plot njerëz që nuk i çon në bulevard ndonjë ideologji, a ndonjë parti, a ndonjë inat abstrakt. Nuk i çojnë as like-et, as folloëers-at për të joshur sot protestues që nesër janë klientë dhe për t’u shitur pastaj produktet e influencerimit. Nuk i çojnë aty as bindjet ambientaliste, që janë fisnike patjetër, as impulset e verbra nacionaliste, as manipulimet apo, më keq akoma sesa manipulimet, misionet e ndryshme për të manipuluar të tjerët, por i çon një hall që, në fund të fundit, kthehet në një zemërim dhe një zemërim që kthehet në një shpërthim, një padrejtësi që e ndjen mbi shpinë. Kjo është legjitime. Ke shumë të drejtë. Askush nuk duhet detyruar t’i shkruajë kryeministrit, sepse institucionet që paguhen për t’i adresuar këto probleme s’e kanë bërë punën e tyre. Por, nga ana tjetër, unë personalisht çdo mesazh që marr e ndjek; siç e thua edhe në mesazhin tënd, më keni shkruar një vit më parë dhe unë e kam çuar te autoriteti kompetent”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri tha se përveçse bashkia e Tiranës ka mbetur pa kryetar prej një viti, nuk mungojnë as problemet me administratën. Ai theksoi që probleme të tilla s’duhet të përdoren nga njerëz që kanë interesa për të përçarë dhe krijuar probleme.

Rama u kërkon qytetarëve që të mos “ia falin askujt” hallin e tyre e njëkohësisht, mos të reshtin për të kërkuar zgjidhje e korrigjim duke shprehur gatishmërinë për t’i mbështetur.

“Unë kam të njëjtin shqetësim absolutisht dhe e kam çuar mesazhin para një viti te Bashkia e Tiranës. Tani, ne nuk kemi kryetar bashkie. Ne kemi një bashki që “funksionon me defibrilator, me oksigjen”, me 700 shtytje dhe me 700 ngërçe. Por, përtej bashkisë, ne kemi probleme me administratën, patjetër, dhe kur administrata nuk e mban barrën që i takon, atëherë barra përfundon mbi shpirtin dhe mbi mendjen e qytetarit, e familjes, e njerëzve që duhet të marrin përgjigje.

Por këtu dua të bëj një ndërhyrje që nuk kërkoj mirëkuptim, por thjesht kërkoj dëgjim nga të gjithë. E kuptoj që kur gjëja vjen te vetja, ka arritur fundi i durimit, por, nga ana tjetër, nuk duhet lejuar që një hall i drejtë të bëhet lëndë djegëse për ata që vazhdojnë e ushqejnë këtë protestë, vazhdojnë e ushqejnë këtë rrëmujë, më shumë shpirtërore sesa fizike, duke bërë dëm pas dëmi, jo duke ndihmuar që gjërat të zgjidhen.

Ata janë njerëz që ushqehen me problemet e të tjerëve dhe janë njerëz, janë subjekte, janë organizata, janë edhe aktorë të tjerë jashtë vendit që ushqehen me problemet e të tjerëve. Problemi juaj dhe i gjithë atyre si ju që shkojnë atje ose që janë të lidhur me atë gjë, nuk është që “t’i jepni karburant” politikës apo qëllimeve të tyre, sepse ata nuk kërkojnë zgjidhje. Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, sepse ata duan të mbajnë gjallë zemërimin, përçarjen dhe iluzionin që çdo plagë e një qytetari është prova se këtu duhet rrëzuar gjithçka dhe Shqipëria duhet të fillojë nga e para. Unë kam detyrimin të dëgjoj njeriun, por të mos bëhem peng i atyre që flasin në emrin tënd. Unë e shoh protestën e njerëzve të ndershëm, e njerëzve që nuk janë “karburant” për industrinë e halleve, si një gjë shumë të respektueshme, shumë të mirëkuptueshme dhe revoltuese për mua; tek unë ajo funksionon.

Njëkohësisht, do t’ju kërkoja diçka të gjithëve ju që jeni në këtë situatë: mos e falni hallin tuaj askund. Mos ia falni administratës dhe, nëse keni nevojë për mua, unë jam këtu të luftoj bashkë me ju, por mos ia falni në asnjë mënyrë atyre që duan t’i çojnë gjërat mbrapsht duke përdorur hallin tuaj. Sepse zgjidhjet kurrë nuk vijnë nga njerëzit që ndezin zjarrin e zemërimit, por nga ata që, pavarësisht të gjitha mangësive dhe gabimeve, mbajnë detyrimin për të “fikur” çdo vatër halli, duke i qëndruar mbi kokë. Unë bëj më të mirën time të mundshme. Unë jam shumë krenar për shumëçka që administrata jonë publike ka arritur dhe për mënyrën se si është transformuar në krahasim me të shkuarën, por jam jashtëzakonisht po kaq i hidhëruar dhe i neveritur me atë çka ndodh me administratën në vende dhe në raste të caktuara. Por zgjidhja nuk është ta “hedhim në erë”. Zgjidhja është ta korrigjojmë bashkërisht. Operacionet e mëdha janë bërë. Këtu çështja është për të vazhduar trajtimin e plagëve dhe për të vazhduar trajtimin e atyre pikave që kanë infeksion”, u shpreh Rama.