Lëvizja e fortë strategjike! Turqia bIIokon hapësirën ajrore dhe portet për Izraelin

Turqia ka ndërmarrë një hap të paprecedent duke ndërprerë plotësisht të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Izraelin dhe duke mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë, njoftoi të premten Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Gjithashtu Turqia ka vendosur të ndalojë anijet izraelite të përdorin portet e saj, t’u ndalojë anijeve turke të përdorin portet izraelite dhe të vendosë kufizime për aeroplanët që hyjnë në hapësirën ajrore turke.

Ky vendim vjen si vazhdim i masave të mëparshme që Ankaraja ka ndërmarrë ndaj Izraelit, në përgjigje të operacioneve ushtarake të këtij të fundit në Rripin e Gazës.

Duke folur në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) në Ankara mbi Gazën, Fidan tha se Izraeli ka “kryer gjenocid në Gaza për dy vitet e fundit, duke injoruar vlerat themelore humanitare para syve të botës”.

Fidan shtoi se Ankaraja kundërshton çdo propozim që parashikon zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, duke i quajtur plane të tilla “të pavlefshme”. Ai tha se mizoritë e kryera në Gaza “janë regjistruar si një nga kapitujt më të errët në historinë e njerëzimit”.

Kryediplomati turk e përshkroi rezistencën palestineze si një luftë që “do të ndryshojë rrjedhën e historisë, do të bëhet simbol për të shtypurit dhe do të lëvizë gurët e një rendi të kalbur”.

Ndërkohë, mbyllja e hapësirës ajrore turke pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta për fluturimet izraelite në drejtim të vendeve si Gjeorgjia dhe Azerbajxhani, duke zgjatur kohën e udhëtimit me gati dy orë.

Zyrtarë izraelitë janë shprehur skeptikë ndaj seriozitetit të këtij veprimi, duke kujtuar se Turqia edhe më parë ka paralajmëruar ndërprerje të marrëdhënieve ekonomike, por tregtia ka vijuar në mënyrë joformale.

Ndërkohë, në sektorin e transportit detar, autoritetet turke po ushtrojnë presion ndaj agjentëve të portit që të deklarojnë me shkrim se anijet nuk kanë lidhje me Izraelin dhe nuk transportojnë mallra të rrezikshme apo ushtarake të destinuara për këtë shtet. Megjithatë, ende nuk është lëshuar ndonjë dokument zyrtar për këtë udhëzim verbal.

Kjo lëvizje shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Turqisë për të shtrënguar presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.

Tërmeti me magnitudë 5.5 baIIë “shkund” tokën, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur në Paqësor, në lindje të ishullit Honshu.

Ndërsa, Epiqendra ishte në një thellësi prej 35 kilometrash, rreth 11 kilometra larg qytetit të Sendait me një popullsi prej një milion banorësh.

TikTok-erja e njohur gjendet ρa jetë bashkë me famiIjen

Një ngjarje tragjike ka tronditur Meksikën.

Influencerja e TikTok, Esmeralda Ferrer Garibay, 32 vjeçe, është gjetur e vrarë së bashku me bashkëshortin e saj Roberto Carlos Gil Licea, 36 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Gael Santiago, 13 vjeç, dhe Regina, vetëm 7 vjeçe.

Trupat e tyre u gjetën brenda një furgoni tip pick-up në qytetin Guadalajara, Jalisco.

Mjeti i llojit Ford Ranger ngjyrë gri ishte braktisur dhe u gjet të premten e kaluar, ndërsa identiteti i viktimave u konfirmua nga autoritetet vetëm dje.

Familja ishte shpërngulur prej pak muajsh në zonën metropolitane të Guadalajarës për arsye pune.

Roberto merrej me tregtinë e automjeteve dhe me kultivimin e domateve në shtetin Michoacán. Hetuesit dyshojnë se vrasja mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij të biznesit.

Esmeralda, e njohur në rrjete sociale me pseudonimin Esmeralda FG (@esmeraldafg222), kishte dhjetëra mijëra ndjekës në TikTok. Ajo publikonte kryesisht përmbajtje mbi stilin e jetesës, udhëtime, si dhe video ku bënte lip-sync me këngë “narkokorrido”, balada që lidhen me botën e drogës. /Prive By Liberta Spahiu

Mori vesh se ishte martuar pasi e refuzoi dhe s’i bëri Ietrat, Glori kërcënon dhe shantazhon 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare po përballet me një situatë që vitet e fundit ka çuar shumë gra drejt fatalitetit. Sipas saj, para se të njihte bashkëshortin aktual nga Shkodra, kishte komunikuar vetëm një herë me një djalë në TikTok, i cili i kërkoi një lidhje por ajo refuzoi.

Në këtë çast Glori i kërkoi ti bënte dokumentacionin grek, pasi e reja posedon letra greke, por sërish mori një refuzim dhe nga ky moment u shkëput çdo kontakt.

Pas ndërprerjes së komunikimit, vajza ka vazhduar jetën e saj duke krijuar familjen. Por lajmi duket se ka arritur tek Glori, i cili ka reaguar duke e kërcënuar dhe ofenduar jo vetëm vajzën, por edhe bashkëshortin e saj të cilit i thotë se “E ke gruan k***ë, e kam q*** unë” e shumë e shumë shpifje të tjera të dokumentuara në videon më lart.

Vajza tregon se shpifjet dhe kërcënimet e Glorit e kanë çuar në gjendje depresive, duke përfunduar në spitalin e Shkodrës. Ajo kërkon që autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme, të ndalojnë këtë sjellje dhe ta vendosin Glorin përpara drejtësisë.

Vajza shprehet për JOQ se bashkëshorti i saj nuk e beson këtë mostër i cili as vet nuk e di ç’kërkon por kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Policia e Shtetit pasi rasti mund të marri përmasa të tjera.

Dh▪︎nun TikTokerin ‘Diamanti Blu’ në Larisa, shpaIIet në kërkim ndërkombëtar “Aroni”

Autorët morën 70 mijë euro për eliminimin e tij, në kërkim ndërkombëtar Agron Zeqo

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Larisën e Greqisë, ku TikTokeri i njohur si Diamanti Blu u dhunua brutalisht gjatë një darke me miqtë e tij.

Autori kryesor në kërkim ndërkombëtar

Një nga autorët kryesorë të dhunës është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Agron Zeqo, 36-vjeç, i njohur në rrjete sociale me pseudonimin “Aroni”. Autoritetet shqiptare dhe ato greke e cilësojnë atë si person me rrezikshmëri të lartë dhe kanë vendosur shpërblim për këdo që jep informacion që çon në kapjen e tij.

Si ndodhi ngjarja në Larisa

Ngjarja ndodhi gjatë një darke që Diamanti po konsumonte me miqtë e tij. Sipas hetimeve, para lokalit mbërritën tre automjete. Disa persona qëndruan jashtë, ndërsa njëri prej tyre hyri brenda dhe u ul në tavolinë – moment që u pa edhe nga transmetimi “live” që TikTokeri po bënte.

Pasi videoja u ndërpre, filloi dhuna brutale ndaj Diamantit dhe shokëve të tij. Ai, një kushëri nga Berati dhe një tjetër mik përfunduan në spital, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi. Hetuesit grekë dyshojnë se sulmi ishte i planifikuar prej kohësh dhe se autorët kishin marrë 70 mijë euro pagesë për eliminimin e tij. Për fat, Diamanti i mbijetoi sulmit.

Konfliktet e mëparshme me “Aronin”

Diamanti kishte patur më herët konflikte me Agron Zeqon. Ky i fundit, i njohur për publikimin e videove të dhunës në rrjete sociale, e kishte kërcënuar më parë duke i thënë se do t’i digjte banesën në Çinar. Pak ditë më pas, lokali i Diamantit u sulmua dhe i shkaktoi dëme të mëdha. Personat e arrestuar për këtë ngjarje kanë deklaruar se pas tyre qëndronte pikërisht Aroni.

Një individ i rrezikshëm në pesë shtete

Burime të tjera bëjnë me dije se Aroni është në kërkim në pesë shtete të ndryshme dhe konsiderohet si një individ i rrezikshëm për rendin publik. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë me policinë.

PRAPASKENAT kush po e merr aeroportin e VIorës? Reagon aksioneri i koncesionit, “2A Group” akuzon Behgjet Pacollin për mashtrim!

Debati mes aksionarëve të aeroportit të Vlorës mund të marrë përmasa ligjore .

Valon Ademi përfaqësues i kompanise 2 A e cila kryen shumicën e punimeve në aeroprtin e Vlorës ka akuzuar publikisht Behgjet Pasollin për mashtrim.

Gazeta TemA shkruan se ka kontaktuar zotin Ademi dhe ka mësuar mbi raportet e investimeve brenda koncesionit ku aksionari 2A ka kryer volumin kryesor të punimeve kundrejt një marrëveshje ku 2A ka investuar 25 milion eurove kudrejt 13 milione që ka investuar kompania e Pacollit.

Pas kësaj ka lind konflikti për ristrukturimin final të aksioneve.

Përmes një reagimi në profilin social të kompanisë së tij 2A Group, Ademi i quan vendimet e Pacollit si një lojë të rrezikshme.

“Ka njerëz që prej vitesh e quajnë zhvillim atë që në të vërtetë është vetëm mbulesë për mashtrim. Ato shiten si vendime, por në thelb janë një lojë e rrezikshme që nuk i reziston kohës. Ironia e madhe është se ata që kanë blerë gjithmonë besim, kujtojnë se mund ta blejnë dhe sot. Por është vetëm çështje kohe sepse një lojë kaq e rrezikshme nuk mund të vazhdojë gjatë” shkruan Valon Ademi në reagimin e tij.

Reagimi i Valon Ademit rrëzon përgënjeshtrimin që Behgjet Pacolli publikisht dhe ngre pikëpyetje të reja mbi konfliktin ligjor brenda tyre.

PRAPASKENAT kush po e merr aeroportin e Vlorës? Reagon aksioneri i

SKANDAL në Kenia, turisti SPANJOLL i jep birrë eIefantit!

Disa hetime kanë nisur pasi një turist spanjoll në Kenia postoi video të vetes së tij duke derdhur birrë në feçkën e një elefanti.

Ai u filmua në një rezervat për kafshë të egra duke pirë nga një kanaçe Tusker, një birrë e njohur lokale, përpara se t’ia jepte pjesën tjetër një elefanti, ndërsa video ka shkaktuar zemërim në mediat sociale.

“Thjesht një elefant me një mik që mban elefantë“, shkroi ai në përshkrimin e videos së postuar në Instagram, e cila u fshi më vonë nga llogaria e tij pas reagimeve negative nga kenianët në komente.

BBC ka analizuar pamjet filmike dhe ka qenë në gjendje të konfirmojë se janë autentike.

Peizazhi dhe elefanti mashkull i njohur sugjerojnë se ato janë filmuar në Rezervatin e Gjuetisë Ol Jogi në distriktin qendror Laikipia.

SKANDAL në Kenia, turisti SPANJOLL i jep birrë elefantit!

Një anëtar i stafit në rezervatin privat të jetës së egër, i kontaktuar nga BBC, u trondit nga sjellja dhe tha se videot do t’u kaloheshin autoriteteve përkatëse.

“Kjo nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Ne jemi një strukturë për mirëqenien e kafshëve dhe nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë“, tha punonjësi, i identifikuar vetëm si Frank. “Ne as nuk i lejojmë njerëzit t’u afrohen elefantëve“, shtoi ai.

Shërbimi i Jetës së Egër të Kenias (KWS) po heton gjithashtu incidentin, tha zëdhënësi i agjencisë Paul Udoto për BBC-në.

Burri i përfshirë në skandal nuk e përdor emrin e tij në llogaritë që ka në mediat sociale, të cilat kanë të gjitha një variant të frazës Skydive Kenya.

Në një tjetër video të ndarë në Instagram të martën, ai shihet duke ushqyer dy elefantë me karota dhe më pas duke thënë: “Është koha për një birrë“.

Videot në Instagram tërhoqën qindra komente kritike, disa prej të cilave bënin thirrje për dëbimin e spanjollit në Kenia, përpara se postimet të hiqeshin nga rrjetet sociale. 

Pasaporta shqiptare do “fIejë” në sirtar, Zhegrovës nuk i hyri në punë pasi u transferua te Marseja

Saga e gjatë verore për të ardhmen e Edon Zhegrovës po shkon drejt fundit.

Futbollisti nga Kosova vijon të jetë lojtar i Lilles, mirëpo ka arritur marrëveshje personale me ekipin e Olimpikut të Marsejës

Tani ajo që ka mbetur është që klubet franceze të arrijnë akord mes tyre për shumën e transferit dhe bonuset.

Kujtojmë se në garë për Zhegrovën mbetet ende ekipi italian i Juventusit, për çka ai mori edhe pasaportën shqiptare në kohë rekord me dekret të presidentit Bajram Begaj.

Reagimi i lojtarëve të Kairat AImaty pas shortit me Real dhe Inter: Ëndrra e një jete (VIDEO)

Reagimi i lojtarëve të Kairat Almaty pas shortit me Real Madrid dhe Inter në fazën kampionat të Champions League 2025-2026: gëzim, krahët drejt qiellit dhe duart mes flokëve.

Është ëndrra e një jete. Futbollistët e klubit kazak e ndoqën të gjithë së bashku përbërjen e fazës së parë të turneut më të madh europian, që u mbajt në Principatën e Monakos, dhe kur u shortuan kundër Casa Blanca dhe skuadrës zikaltër, dhoma shpërtheu nga gëzimi.

Skuadra që u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në Champions League, duke eliminuar Celtic në play-off, do të jetë klubi më në lindje të Europës mes atyre pjesëmarrëse në veprimtarinë më të rëndësishme kontinentale.

Reagimi i lojtarëve të Kairat Almaty pas shortit

Me rastin e shortit të fazës kampionat të Champions League në Monte Karlo, lojtarët e Kairat Almaty u mblodhën për të ndjekur ceremoninë dhe e pritën me entuziazëm të madh përballjen me Real Madrid dhe me Inter.

Kundërshtari i parë i shortuar ishte klubi më i titulluar në botë dhe shpërthimi i gëzimit ishte shumë i sinqertë, me disa lojtarë që ngritën krahët drejt qiellit dhe të tjerë vunë duart mes flokëve. Kur ndodhi përballja me Inter, përveç festës disa thirrën: “Shkojmë në San Siro”.

Përveç Real Madrid dhe Inter, Kairat Almaty do të luajë gjithashtu kundër Club Brugge, Olympiacos, Pafos, Arsenal, Sporting Clube de Portugal dhe Kopenhagen në përvojën e tyre të parë në Champions League.

Kairat Almaty në Champions League për herë të parë

Kairat Almaty u kualifikua në Champions League, duke eliminuar në mënyrë të bujshme pas penalltive Celtic e Brendan Rodgers. Klubi kazak kaloi 4 ture paraprake, duke eliminuar sllovenët e NK Olimpia Lubiana, finlandezët e KuPS dhe sllovakët e Slovan Bratislava: Kairat fitoi biletën për fazën kampionat falë 3 penalltive të pritura nga Anarbekov, portieri rezervë që zëvendësoi titullarin Zarutskiy, i cili u dëmtua pikërisht në ndeshjen e parë ndaj skocezëve.

Nuk është hera e parë e një skuadre kazake në Champions League: në sezonin 2015-2016, Astana u përfshi në Grupin C me Atletico Madrid, Benfica dhe Galatasaray.

Nga Tirana në Rinas me tren në 2027, ja si prìtet të ndryshojë transporti në vend

Transporti në vendin tonë pritet të pësojë një transformim në vitet e ardhshme, çka do të ndikojë edhe në reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis, i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, deri në vitin 2030, rreth 30% e transportit rrugor do të transferohet drejt hekurudhës, duke lehtësuar ndjeshëm ngarkesën në rrugë dhe duke ulur ndotjen e ajrit.

Aktualisht, transporti rrugor konsiderohet ndër kontribuesit kryesorë të ndotjes së ajrit dhe të emetimeve të CO2 në vend, teksa nisja e funksionimit të trenave shihet si një nga masat më të rëndësishme për reduktimin e konsumit të lëndëve djegëse fosile, që janë karburantet.

Ndërkaq, parashikimi që rreth 30% e transportit rrugor të zhvendoset në hekurudhë lidhet ngushtë me përfundimin e disa prej projekteve më të rëndësishme hekurudhore në vend, si linja Tiranë – Durrës – Rinas dhe Vorë – Hani i Hotit. Sipas afateve tw bwra publike, projekti për ndërtimin e linjës Vorë – Hani Hotit pritet të përfundojë pikërisht në vitin 2030, teksa aktualisht është në fazë tenderimi për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë punimet. Ndërkohë linja Tiranë – Durrës – Rinas është më e avancuar, por afati për përfundimin e plotë është shtyrë disa herë. Së fundmi u bë me dije se trenat për këtë linjë hekurudhore parashikohet të vijnë në 3-mujorin e parë të vitit 2027.

Përveç përfitimeve mjedisore, zhvendosja drejt transportit hekurudhor pritet të sjellë edhe rritje të sigurisë rrugore, kursime ekonomike dhe lehtësi në lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve.