E rëndë / Një grua humb jetën pas injeksionit në ambulancë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë, ku një grua 78-vjeçare ka humbur jetën pak pas marrjes së një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër.

Viktima, M. V., pësoi një reaksion pas injeksionit dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.

Policia e Lushnjës konfirmoi ngjarjen dhe bëri të ditur se materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.

Shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende i paqartë dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një mjekim të gabuar apo për faktorë të tjerë.

Përplasja Trump-Musk del jashtë kontrollit, miliarderi mbledh “shokët” në Twitter dhe thotë se do krijojë parti të re! Presidenti i SHBA: Ai është çm. endυr!

Elon Musk nuk ka të ndalur në konfrontimin që publikisht po i bën presidentit amerikan Donald Trump, në rrjetin social “X” në pronësi të tij.

Përplasja nisi për projektbuxhetin që Musk e kundërshton për shkak se thotë që do të rrisë borxhin e SHBA me disa trilionë dollarë. Megjithatë Trump në Shtëpinë e Bardhë tha se Musk është është i pakënaqur sepse atij i kërcënohet drejtpërdrejt biznesi i Tesla.

Projektligji do të heqë kreditë tatimore për automjetet elektrike me vlerë deri në 7,500 dollarë për automjet, të cilat Musk argumenton se janë thelbësore për nxitjen e përdorimit të automjeteve elektrike dhe mbështetjen e shitjeve të Teslës.

Musk në rrjetet sociale ka nisur një seri kritikash ndaj Trump, duke shkuar deri aty sa të thotë se pa të, Trump nuk do të kishte arritur të fitonte zgjedhjet në SHBA.

Përplasja Trump-Musk del jashtë kontrollit, miliarderi mbledh

Postimi i Musk

I pyetur lidhur me këtë, Trump tha se është i zhgënyer me Musk dhe se e ka ndihmuar atë shumë. “Nuk ka thënë fjalë të këqija për mua, por ende jo…Nuk është hera e parë, kush ikën nga kjo administratë, disa e përballojën mirë, disa keq dhe bëhen armiqësorë”, tha Trump.

Elon Musk, i cili prej disa orësh vijon të postojë pa pushim ndaj Trump, në profilin e tij me mbi 200 milionë ndjekës, së fundmi madje ka propozuar edhe krijimin e një partie të re në SHBA. Ai i ka kujtuar Trump-it se nuk është i përjetshëm në krye të SHBA.

https://twitter.com/elonmusk?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1930685402631053403%7Ctwgr%5E7557e37ed88c3b26750d24459da56148fa4a6fc1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fperplasja-trump-musk-del-jashte-kontrollit-miliarderi-mbledh-shoket-n-i93508

“Ai ka edhe 3.5 vjet. Unë jam këtu edhe për nja 40 vite të ardhshme”, shkroi Musk.

Së fundmi, Trump ka reaguar në rrjetet sociale: “Eloni po “ishte dobët”, i kërkova të largohej, ia hoqa Mandatin e Automjeteve Elektrike që i detyronte të gjithë të blinin makina elektrike që askush tjetër nuk i donte (që ai e dinte prej muajsh se unë do t’i bëja!), dhe ai thjesht u ÇMEND!”.

https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114632205177163456/embed

Fluturim i frikshëm nga Berlini në Milano për 179 pasagjerë, plagosen rëndë disa persona. Avioni bën ulje emergjente

Nëntë persona u plagosën në një fluturim nga Berlini në Milano, pasi avioni u përball me turbulenca të forta.

Avioni u përfshi nga stuhitë në Gjermaninë jugore, duke shkaktuar turbulenca të forta. Dëshmitarët thanë për Bild se turbulenca ishte aq e fortë, sa pasagjerët u hodhën mbi çatinë e aeroplanit.

“Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar në jetën time. Por në atë moment, mendova se aeroplani do të ndahej në dy pjesë ose do të përmbysej”, tha një pasagjer për gazetën gjermane. Disa pasagjerë thuhet se po ngriheshin nga vendet e tyre kur goditën turbulencat, ndërsa një nënë me foshnjën e saj thuhet se ishte në tualet.

Disa pasagjerë pretenduan se nuk ishin paralajmëruar në kohë për të vendosur rripat e sigurimit, sipas Bild. Kushtet e vështira e detyruan aeroplanin të bënte një ulje emergjente në Memmingen, në Gjermaninë jugore.

Aeroplani mbante 179 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Tre nga të plagosurit po trajtohen në spital, përfshirë një fëmijë dyvjeçar me mavijosje, një grua me dëmtime në kokë dhe një pasagjere me dhimbje shpine. Pasagjerë të tjerë morën ndihmën e parë në aeroport, tha policia.

Pasagjerët thuhet se qëndruan në aeroplan për disa orë ndërsa kapiteni kërkoi ndihmë mjekësore para uljes emergjente.

Sipas Daily Mail, kompania ajrore njoftoi se ishte organizuar një fluturim zëvendësues për të transportuar pasagjerët në Milano dhe kërkoi falje.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 5 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 85.5 lekë dhe shitet me 86.6 lekë.

Euro, blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 115.5 lekë dhe shitet me 116.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 63.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë. Ja formacioni i mundshëm

Pas një seance ditën e hënë dhe dy të martën, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës, duke u përgatitur intensivisht për ndeshjen e ditës së shtunë kundër Serbisë. Rei Manaj është i vetmi që shqetëson Silvinjon.MixCollage-05-Jun-2025-08-19-AM-3772Sulmuesi mungoi ditën e martë për shkak të një gjendje gripale, ndërsa dje u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër, me disa ushtrime shumë të lehta në palestër. Për shkak të ngarkesës, edhe Mario Mitaj me Arlind Ajetin e mbyllën stërvitjen përpara kohe, për të mos rrezikuar diçka dhe vendin e tyre gjatë testeve në stërvitje e morën Artan Jazxhi, i cili është thirrur rishtazi për të plotësuar grupin dhe Adrian Bajrami, i cili u spostua majtas. Për afërsisht 70 minuta, Silvinjo pati në dispozicion lojtarët për t’i udhëzuar në lidhje me taktikën dhe një pjesë të strategjisë së përgatitur për ndeshjen e së shtunës.

FORMACIONI- Pjesa më delikate e të gjitha përgatitjeve. Cilët do të jenë ata 11 “luftëtarët” të cilët do të zbresin në fushë mbrëmjen e së shtunës? Një pyetje e cila ka shumë dilema dhe pavarësisht asaj që Silvinjo ka provuar në stërvitje, gjithçka mund të ndryshojë deri ditën e ndeshjes. Ajo që gazeta është munduar të zbulojë, është se në portë do të jetë Thomas Strakosha, i konfirmuar. Në mbrojtje ka vetëm një balotazh, ku Ismajli luan një vend me Ajetin dhe Kumbullën, ndërsa Balliu, Gjimshiti dhe Mitaj pritet të jenë nga fillimi.

Në mesfushë mund të kemi surpriza, pasi në treshe mund të përfshihet edhe Nedim Bajrami në vendin e Qazim Laçit. Ndeshja e fundit ku Bajrami ka luajtur në pozicionin pas sulmuesve, ka qenë me Italinë, ku ka shënuar edhe gol. Pastaj Asllani dhe Ramadani janë më të avantazhuar se Shehu, Pajaziti apo Berisha. Nëse Bajrami spostohet në qendër, Hoxha merr krahun dhe Asani pritet të rikthehet në krahun tjetër. Me Manajn i cili ka mbetur mbrapa me përgatitjet, Broja është më i avantazhuar për ta nisur nga fillimi në sulm.

EMRI/ Ja kush ishte efektivi i Gardës që u gj end i υ▪︎ ekυr në makinën e tij, dγshohet se…

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në kryeqytet, ku një efektiv i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, ku 47-vjeçari Gentjan Leçaj është gjetur i vrarë në makinën që ndodhej e parkuar në garazhdin e banesës së tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit.

Trupi i pajetë u zbulua rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij akti tragjik.

Aktualisht nuk dihen ende motivet që mund të kenë çuar efektivin drejt këtij vendimi fatal, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur çdo detaj.

Në gjendje të rënduar psikologjike pas divorcit me gruan, ky është gardisti që υr▪︎ υ υeten sot në mëngjes! La pas një fëmijë të mitur

Një ngjarje tragjike u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, ku 47-vjeçari Gentian Lelçaj u gjet i vdekur brenda automjetit të parkuar në garazhin e banesës së tij.

Sipas policisë, Lelçaj, i cili rezulton të ketë qenë punonjësi Gardës së Republikës, dyshohet se ka qëlluar veten për vdekje me armën e tij të shërbimit.

Shkak thuhet se është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 47-vjeçarit, e ardhur si pasojë e procesit të divorcit me bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, që hetimet janë duke vijuar, nëpër media po qarkullon dhe fotoja e Gentian Lelçaj i cili po ashtu mësohet se ka lënë pas një djalë të mitur.

“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës”, njoftoi Policia më herët.

UEFA zbulon arbitrat, ja kush vendos drejtësi në supersfidën Shqipëri-Serbi

Shqipëria do të presë Serbinë më 7 qershor në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

massa-arbitre

UEFA ka publikuar pak minuta më parë arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë duel kaq të rëndësishëm.

122

Kryesori do të jetë Davide Masa, ndërsa ndihmësit e tij Filippo Meli dhe Ciro Karbone. Asisteni i katërt është përzgjedhur Fabio Mareska, në VAR është Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri do të jetë në VAR.Rikujtojmë që kjo është ndeshja e tretë për Kombëtaren kuqezi, ku në Angli u mposht por fitoi me Andorrën. Ndërsa Serbia do të debutojë pikërisht të shtunën në këto kualifikuese.

“Fajin nuk na e ka Edi Rama”/ Dash Sula në Kuvend: Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen

Dash Sula: Pas tre mandateve qëndrimi duhet të ishte më i fortë, ne humbëm edhe më thellë, pse ndodhi kjo. Nuk mjafton të thuash na u manipuluan votat. Këtë nuk e bëri Edi Rama, por ne me dorën tonë. Problemi nuk është numri, por besimi i qytetarëve. Cili është faji ynë, që kemi folur me njëri tjetrin, kemi ndarë PD në grupe por jo në vlera.

Faji ynë është që jemi marrë më shumë me njeri tjetrin sesa me qytetarët. Në vend të përfaqësojnë qytetarët, përfaqësuam interesat tona. Kjo është arsye pse demokratët nuk dolën në votime, nuk dolën me Ramën, por humbën besimin te ne. Atë që PS bëri, nxori kuajt politik të dërrmoheshin dhe të vriteshin me njëri tjetrin le ta themi kështu, për të siguruar vota. PD futi golloshat në lista të sigurta dhe në lista të hapura, njerëz anonim. Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen.

Panik te Kombëtarja shqiptare, lideri kuqezi përfundon në spital

Rey Manaj nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore, me sulmuesin që po kalon një gjendje gripale. Së fundi është mësuar se lushnjari është dërguar në spital, ku po merr edhe ndihmën e mjekëve.

Kjo pasi mësohet se sulmuesi ka patur temperaturë të lartë, e cila nuk po i kalon. Siç dihet lojtari prej disa ditësh nuk po stërvitet me Kombëtaren, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Kjo ka “alarmuar” stafin e kuqezinjve vetëm 2 ditë para duelit delikat me Serbinë. Takim që do të luhet ditën e shtunë në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45.