Rey Manaj nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore, me sulmuesin që po kalon një gjendje gripale. Së fundi është mësuar se lushnjari është dërguar në spital, ku po merr edhe ndihmën e mjekëve.
Kjo pasi mësohet se sulmuesi ka patur temperaturë të lartë, e cila nuk po i kalon. Siç dihet lojtari prej disa ditësh nuk po stërvitet me Kombëtaren, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Kjo ka “alarmuar” stafin e kuqezinjve vetëm 2 ditë para duelit delikat me Serbinë. Takim që do të luhet ditën e shtunë në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45.