Nga Erseka në Bruksel, kryebashkiaku Erion Isai “LË NAM” me anglishten! (Video bëhet VIRALE në rrjet)

Në një takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve lokale shqiptare, i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Ersekës.

Erion Isai, arriti të bëjë atë që asnjë lider shqiptar nuk ka mundur më parë: T’i lërë pa fjalë zyrtarët evropianë… falë anglishtes së tij unike.

Teksa fliste për integrimin, klimën, balancën ekonomike dhe GDP-në, pa harruar të përmendë edhe Donald Trump-in për ndonjë arsye të paqartë, Isai u përpoq të lëshonte mesazhe të forta politike.

Por në vend që të komentoheshin nga analistët, fjalët e tij përfunduan si “meme” në Instagram dhe TikTok.

https://www.instagram.com/reel/DKSVzNutI2R/?igsh=MTdzNmsxNzY4eWF1Ng==

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e marrëdhënies së tij me këngëtaren Egli Tako.

Dyshja krijuan një lidhje të afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, ku ndanë edhe momente intime si puthje në buzë, duke i dhënë publikisht emër romancës së tyre

Gjatë kohës në shtëpi, lidhja e tyre u komentua shumë për afrimitetin, por edhe për ulje-ngritjet e shumta. Pas përfundimit të spektaklit, u përhapën lajme se Gjesti dhe Egli ishin ndarë dhe secili kishte marrë rrugën e vet.

Madje burime të ndryshme aluduan për një përfundim të papritur të romancës, ndërsa vetë çifti qëndroi në heshtje… deri më sot.

Gjesti publikoi sot projektin e tij më të ri muzikor me titull “Veshu ndrequ”, një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për melodinë por edhe për tekstin me mesazhe të forta personale.

Në një nga vargjet, ai këndon:

“Kush ka thënë që bashkë nuk jena mo?”

Ky varg është marrë si një deklaratë indirekte për të sqaruar statusin e marrëdhënies me Eglin, duke lënë të nënkuptohet se lidhja e tyre vazhdon edhe pas daljes nga BBVA.

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD!

Demokrati i njohur nga Korça, Ilir Vrenozi, u shpreh i ashpër ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike, duke thënë se kanë hyrë në zgjedhjet e 11 majit duke ditur që do t’i humbnin.

“E dinin që do humbnin zgjedhjet. Po kur e dini që do i humbni, pse hyni në zgjedhje?”, tha i revoltuar Vrenozi për Breaking në Top News.

Ai pati një thirrje të drejtpërdrejtë për deputetët e rinj të dalë nga këto zgjedhje që ata të hyjnë në grevë urie. Sipas tij, është e papranueshme që PD të vijojë me të njëjtën sjellje politike ndërkohë që mbështetësit demokratë mbeten “rrugëve”.

“Tani këta do thonë: na i vodhën, na i bënë. Po pastaj do hyjnë në Parlament të marrin rrogën? Jo! Të hyjnë në grevë urie aty! Ta shohim sa…! Boll populli demokrat mbeti rrugëve, rrugëve, rrugëve… nuk mban më ujë pilafi. Të hyjnë në grevë urie”, deklaroi ai me tone të ashpra.

Vrenozi përmendi edhe një moment që e revoltoi personalisht: publikimin e një fotografie ku shfaqeshin bashkë Erion Braçe dhe Tritan Shehu pas zgjedhjeve.

“Mua më dhemb kur e shoh atë foto. Nuk flas më me gjysmën e pallatit sepse janë socialistë, kurse këta… në vend që të mbajnë qëndrim, i japin dorën njëri-tjetrit sikur s’ka ndodhur gjë. Ne kemi një situatë të nxehtë, këta qeshin”, tha ai pë Top News. 

Ndeshja me Serbinë, Selami Jenisheri letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët

Ish-deputeti Selami Jenisheri, i ka dërguar një letër trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho.

Në letrën e tij, Jenisheri i ka kërkuar Sylvinhos që ta lejojë të trajnojë futbollistët e Kombëtares para ndeshjes me Serbinë.

Ai pretendon se disponon një lloj stërvitje për të aftësuar futbollistët teknikisht dhe që sipas tij, është në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s dhe se ajo që di tekniku brazilian.

Kujtojmë se më herët, Selami Jenisheri i është drejtuar edhe Armando Dukës, ku i kërkonte që “aftësitë e veçanta” që ai disponon t’i vinte në shërbim të kombëtares. Por mesa duket, pasi nuk ka marrë përgjigje, ka vendosur t’i shkruajë vetë Silvinhos.

Letra e plotë:

I Nderuar Zoti Sylvinho Mendes Campos

Une jam Selami Jenishehri Deputet i Kuvendit te Shqiperise i legjislacionit te IX te Republikes se Shqiperise dhe trainer futbolli (ish keshilltar 1 trajnerit te ekipit kombetar te Shqiperise. Ngaqe kisha nxjerre nje lloj stervitje per me aftesue futbollistat teknikisht e qe me porosi te FSHF u eksperimentua dhe doli qe ishte ne nivel shume me te larte se ajo qe publikonte FIFA dhe qe e dini Juve.

Meqenese ndeshja me Serbine eshte e nje rendesie dhe politike e nje rendesie te veçante dhe futbollistet shqiptare qe ju keni ne dispozicion nuk kane si ta dijne, po ju lutem te me jepni mundesine te ju a ve ne dispozicion futbollisteve (sidomos sulmues, por jo vetem) qe te bej qe 100% ndeshjen ta fitojme me Serbine.

E kuptoj veshtiresine Tuaj qe ta besoni, por eshte nje e vertete e madhe, qe do ta shohesh vete per 3-4 dite futbollistet e fitojne ate shprehi per ta ekzekutuar ne loje.

Me shprese se keni deshiren Tuaj te padiskutueshme per ta fituar ndeshjen Shqiperi – Serbi do te plotesoni kerkesen time qe futbollistet te njihen me kete progress, e ndeshja sigurisht te fitohet me rezultat te mirë nga Shqiperia.

Përndjek vajzën deri në shtëpi, i vë flakën kabinës elektrike dhe lë pa drita gjithë pallatin, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i ka vënë flakën kabinës elektrike të një pallati, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike.

Sipas policisë, i arrestuari, i identifikuar me inicialet A.B., përndoqi deri në banesën e saj një vajzë 24-vjeçare.

Por me sa duket refuzimi i vajzës e ka zemëruar aq shumë të riun sa ka ndërmarrë veprimin e paligjshëm dhe që e çoi të binte në prangat e policisë.

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 31 maj 2025

Nga Paolo Foxv

Dashi

Mund të ngurroni të shprehni dëshirat tuaja, pasi Mërkuri në shtëpinë tuaj të komunikimit përplaset me Venusin në shenjën tuaj. Me Hënën në shenjën e ndjeshme të Gaforres, mund të ndiheni më të prekshëm se zakonisht. Të qenit në një mjedis të sigurt mund të të ndihmojë të hapesh.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 31 maj 2025), t’i bësh dikujt të kuptojë vlerat e tua mund të jetë e vështirë, pasi Mërkuri përplaset me Afërditën në shtëpinë tënde të dymbëdhjetë. Mund të duhet të sqarosh gjërat nëse do që dikush të kuptojë se çfarë është e rëndësishme për ty.

BINJAKËT

Me Merkurin në shenjën tuaj në kundërshtim me Venusin në sektorin tuaj shoqëror, mund të ndiheni sikur jeni gjithmonë ju ai që flet. Lëreni personin tjetër të bëjë hapin tjetër.

GAFORRJA

Mund të mbështetesh te imazhi yt për të komunikuar, por është e rëndësishme të përdorësh fjalë për të shprehur atë që mendon dhe ndjen. Në një mjedis profesional, kolegët do të duan të dinë se ju mund ta mbështetni stilin me përmbajtje.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 31 maj 2025), me Merkurin në shtëpinë tuaj të komunitetit në kundërshtim me Venusin në zonën tuaj të eksplorimit, mund të ngurroni të ndani një ëndërr të madhe. Nëse shqetësoheni për atë që do të mendojnë të tjerët, mbajeni për vete derisa të jeni gati të ndërmerrni veprime.

VIRGJËRESHA

Me Merkurin në sektorin tuaj publik në kundërshtim me Venusin, mund të ngurroni të shprehni dëshirat tuaja. Nuk është e mençur të supozosh se një person e di çfarë dëshiron; përgatituni që zëri juaj të dëgjohet.

PESHORJA

Mund të merrni njohje për një përpjekje të kohëve të fundit, por kini kujdes nga bashkëpunimet e dyshimta. Në dashuri, mund të keni një moment reflektimi ose dyshimesh për të sqaruar.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 31 maj 2025), me Merkurin në shtëpinë tuaj të burimeve të përbashkëta në kundërshtim me Venusin në shtëpinë tuaj të punës, mund të ngurroni të kërkoni mbështetjen që ju nevojitet. Mos u blloko në historitë e tua; bëj atë që duhet të bësh për të kryer punën.

SHIGJETARI

Me Merkurin dhe Afërditën në kundërshtim në zonën tuaj të marrëdhënies, mund të ngurroni t’i hapeni partnerit tuaj. Vlerësoni se sa jeni të gatshëm të investoni në situatën tuaj përpara se të zbuloni dëshirat tuaja.

BRICJAPI

Venusi dhe Jupiteri ju bëjnë simpatikë dhe me fat në dashuri, por Marsi mund të shkaktojë xhelozi. Shmangni shpërqendrimet e rrezikshme dhe kini kujdes edhe me shëndetin tuaj.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 31 maj 2025), dita fillon me disa shqetësime fizike dhe tensione familjare. Shmangni stresin dhe bëni pushime rigjeneruese. Në mbrëmje, Hëna ndryshon humor, duke u hapur ndaj romancës.

PESHQIT

Jo gjithçka është perfekte, por karizma juaj ju ndihmon të kapërceni pengesat e vogla. Mbani një ton diplomatik, veçanërisht në punë. Mundësitë më të mira vijnë në mëngjes; ji gati t’i kapësh.

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve , çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve të parregullt të aplikonin për leje qëndrimi pas shtatë vitesh qëndrimi në vend.

Ministri i Migracionit, Makis Voridis, deklaroi se kjo dispozitë është abuzuar dhe se nga tani e tutje “askush që ndodhet ilegalisht në Greqi nuk do të legalizohet kurrë”. Ai theksoi se çdo vit hyjnë ilegalisht rreth 55-65,000 emigrantë, gjysmës së të cilëve u jepet azil.

Projektligji i ri, i miratuar nga kabineti dhe që pritet të kalojë në Parlament në qershor, parashikon dënim me burg deri në pesë vjet për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm. Gjithashtu, paraburgimi para deportimit do të zgjatet deri në dy vjet nga maksimumi aktual prej 18 muajsh.

Në vitin 2024, policia greke arrestoi 74,000 migrantë të parregullt, por arriti të dëbojë vetëm 2,500. Ministri tha se shumë prej tyre pretendojnë identitete të rreme për të shtyrë procesin e deportimit.

Ndërkohë, për të përmbushur nevojat ekonomike dhe mungesën e fuqisë punëtore, rreth 200,000 punëtorë sipas Bankës së Greqisë, qeveria do të paraqesë deri në korrik rregullore të reja që inkurajojnë emigrimin e ligjshëm./A2

“S’kam rënë kurrë në dashuri”/ Parashqevi Simaku rrëfen të pathënat e jetës: Mua më kanë dashur shumë…

Ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku ka ardhur mbrëmë në një intervistë për “Opinion”, ku ka rrëfyer të pathënat e jetës së saj, duke cekur hollivudin në Amerikë, martesën, si dhe strehimin në rrugë. Mes të tjerash ajo tha se nuk ka dashuruar asnjëherë në jetën e saj”.

Pjesë nga biseda:

-Si u ndjeve kur erdhe në Tiranë, kishte njerëz që të ngacmonin?

Parashqevi Simaku: Asnjëherë!

-Ke qenë komode në jetën tënde?

Parashqevi Simaku: Isha shumë e thjeshtë, asnjëherë nuk lyhesha, edhe kur shkova në shkollë. Vishesha shumë thjeshtë.

-Sa vjeç ishe kur re në dashuri?

Parashqevi Simaku: S’kam rënë kurrë në dashuri!

-Asnjëherë?! Në jetën tënde? As në gjimnaz, s’kishe ndonjë dashuri platonike?

Parashqevi Simaku: Jo! Kam pasur fatin që më kanë dashur…

E rëndë! Vr▪︎tet grupi i njohur muzikor (FOTO)

Dhuna e bandave të krimit të organizuar që vazhdon të përfshijë Meksikën ka marrë jetën e një grupi muzikor me pesë anëtarë, të dyshuar për vrasje nga një kartel në një shtet veriperëndimor në kufi me Shtetet e Bashkuara, konfirmuan të enjten prokurorët vendas.

Nëntë persona janë arrestuar deri më tani si pjesë e hetimit që po zhvillohet për të përcaktuar “rrethanat në të cilat u vranë anëtarët e grupit Fugitivo”, tha prokurori i shtetit Tamaulipas, Irving Barrios, pasi u zbuluan trupat.

Tamaulipas konsiderohet si një bastion i mafias jashtëzakonisht të dhunshme, përfshirë Kartelin e Gjirit, i cili ka të ngjarë të jetë pas rrëmbimit dhe vrasjes së muzikantëve.

Karteli i Gjirit është ndër tetë bandat latino-amerikane – përfshirë gjashtë meksikane – që u shtuan në shkurt nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në listën e zezë të “organizatave terroriste” të huaja.

Sipas hetimit të deritanishëm, pesë muzikantët, që fillimisht u raportuan të zhdukur, të moshës 20 deri në 40 vjeç, kishin shkuar në një bar në qytetin kufitar të Reynosa të dielën për të luajtur “norteñas”.

Gjatë hetimit të tyre, autoritetet u çuan në një zonë ku “u gjetën pesë trupa të pajetë”, tha një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Tamaulipas në mediat sociale.

Artistët ishin njoftuar të shkonin të luanin në një dyqan në qendër të qytetit. Por kur mbërritën në Reynosa, zbuluan se vendi që u ishte thënë nuk ishte gjë tjetër veçse një copë tokë e zbrazët, sipas anëtarëve të familjeve të viktimave, të cilët njoftuan autoritetet për zhdukjen e tyre.

Motra e njërit prej muzikantëve, e cila kërkoi të mos identifikohej për arsye sigurie, tha se kishte marrë telefonata nga të huaj që e shantazhuan pas zhdukjes së tyre.

Ajo tha gjithashtu se u kishte raportuar autoriteteve vjedhjen e dy makinave që u përkisnin anëtarëve të grupit.

Anëtarët e familjes dhe muzikantët nga grupe të tjera muzikore organizuan një demonstratë para bashkisë në Reynosa të mërkurën, përpara se të vazhdonin me bllokimin e urës që lidh qytetin meksikan me Farr të Teksasit, për një farë kohe.

Këngët e zhanrit norteñas janë emblematike të muzikës tradicionale të fshatit meksikan (kitarë, fizarmonikë, kontrabas) dhe mund të konsiderohen kushërira të zhanrit polka, sipas ekspertëve. Grupi Fugitivo kishte disa qindra transmetime mujore në platformën Spotify.

Muzikantët në Meksikë janë shpesh shënjestra të kërcënimeve nga organizatat kriminale. Disa prej tyre paguhen për të kompozuar dhe interpretuar këngë që lavdërojnë anëtarët e karteleve, narkokoridot famëkeq.

Disa qytete i kanë ndaluar narkokorridot. Presidentja Claudia Sheinbaum ka thënë se do të preferonte që “Meksika të këndonte për paqen dhe kundër varësive” dhe sugjeroi mbajtjen e një konkursi për atë që do të tërhiqte një audiencë të moshës 18-34 vjeç.

Pothuajse 6,000 persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë konkurs, deklaroi në fillim të muajit Sekretarja (red. Ministrja) e Kulturës Claudia Curiel. Gjatë prezantimit zyrtar, konkursi synon të nxjerrë në pah “narrativat” e reja, veçanërisht rreth “dashurisë” dhe mungesës së saj, por edhe rreth “madhështisë së Meksikës”.

Artistë të tjerë meksikanë, përfshirë grupin tradicional të njohur ndërkombëtarisht Los Ángeles Azules dhe grupe roku si Molotov dhe Café Tacvba, janë gjithashtu shënjestruar nga kriminelët, por në rastet e tyre ishte thjesht vjedhje e pajisjeve dhe instrumenteve muzikore.

“U shokova! Ja pse u largova nga Shqipëria” – Parashqevia zbulon arsyen

Këngëtarja legjendare Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, ka ndarë për herë të parë arsyet e largimit të saj nga Shqipëria, në një intervistë të ndjerë për emisionin “Opinion”.

Në rrëfimin e saj, ajo zbuloi se udhëtimi drejt Italisë dhe më pas në SHBA ishte i mbushur me emocione, sfida dhe vendime të vështira.

E prekur nga dëshira e nënës për të parë të vëllain në Itali, Simaku nisi rrugën e emigrimit me ndihmën e mikeshës së saj dhe një ambasadori italian, i cili e kishte ndjekur më parë në mbrëmjet festive që organizonte Partia.

“Po ti je Parashqevia, më tha! Mos ki merak,” kujton këngëtarja momentin kur ambasadori italian u tregua i gatshëm për ta ndihmuar.

Edhe pse e njohur në Shqipëri, ajo kujton se ishte shumë e varfër. Më tej, Simaku zbulon një detaj tronditës: ajo udhëtoi me një pasaportë të blerë kalabreze, me emrin Victoria Marini, falë një çifti shqiptarësh nga Dibra e Maqedonisë që jetonin në New York dhe donin të hapnin një vend muzikor në SHBA.

“Unë flisja italisht, dukesha si italiane,” thotë ajl.

Më 9 mars 1992, Parashqevia mbërriti në New York dhe përjetoi një tronditje kulturore të thellë:

“U shokova kur erdha. Gjëja e parë që thosha ishte: pse është qielli kaq i lartë? Në Shqipëri, retë i kemi si kapele.”

Por megjithë tronditjen fillestare, ajo gjeti dashuri dhe përkrahje nga komuniteti shqiptar në SHBA, të cilët e pritën me zemër të hapur.