GJKKO bëri ‘sikur e dënoi’, drejtoresha e Veliajt niset me pushime, nxjerr gjuhën nga Athina

Drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi duket se nuk është shqetësuar nga vendimi i GJKKO-së.

Deborah Keçi u dënua me 1 vit burg, e cila nga gjykimi i shkurtuar i është ulur dënimi në 8 muaj burgim. Gjithsesi, GJKKO ia ka pezulluar dënimin me burg, duke ia konvertuar në 16 muaj shërbim prove. Po ashtu, Dëborah Keçit i është dhënë edhe dënim plotësues me heqjen e të drejtës për 5 vite për të ushtruar funksione publike.

Vetëm pas tre ditësh, Deborah ka shpërndarë një postim në Instagram ku duket se dënimi nuk ka ndikuar aspak në jetën e saj private dhe është nisur me pushime në Athinë. Ajo shfaqet në një koncert, në shoqërinë e disa personave dhe duket se po e ‘shijon në maksimum’. Pra dënimi nga gjykata Gjykata e Posaçme nuk e ‘ka bezdisur’ aspak Keçin.

Ngjarja në Podgoricë/ Ndërron jetë në spital 23-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)

I riu që u plagos nga të shtënat me armë zjarri në Podgoricë, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur më dy ditë më parë pranë kodrës së Goricës në Podgoricë. Viktima Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë autori i vrasjes, 23-vjeçari me inicialet E.B dhe u vu në pranga në Podgoricë midis urave Blazov dhe Viseci, pak orës pas krimit.

Çfarë po “kurdiset”/ Altin Dumani merr prokurorët e SPAK e “zbarkon” në Gjirokastër

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me në krye kryeprokurorin Altin Dumani, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës.

Gazetari Engjëll Serjani ekskluzivisht për newsbomb.al ka bërë me dije se një grup prokurorësh dhe një pjesë e stafit administrativ të SPAK, janë akomoduar prej mbrëmjes së djeshme në Gjirokastër dhe se kanë rezervuar për qëndrim dy ditor.

Të paqarta vijojë të mbeten arsyet e mbërritjes së këtij grupi prokurorësh në kryeqendrën e jugut, ndërsa gazetari Serjani raporton se nën masa të rrepta sigurie, ata kanë darkuar së bashku në një nga hotelet e zonës historike të pazarit karakteristik.

Gjithashtu mësohet se sot po në të njëjtin vend do të mbahet dhe një mbledhje trajnuese ku me siguri kryeprokurori Dumani do të përcjellë porositë e rastit.

HOROSKOPI i muajit QERSHOR: Puna, financat, dashuria dhe shëndeti për të gjitha shenjat e zodiakut

Dashi

Puna: Në fillim të muajit, do të ketë një bisedë serioze me shefin tuaj në lidhje me përgjegjësitë e reja. Iniciativa juaj sjell përparim.

Financat: Gjysma e parë e muajit sjell shpenzime më të larta, ndoshta të lidhura me shtëpinë. Fundi i muajit sjell stabilizim.

Dashuria: Do të merrni një mesazh nga ish-i dashuri juaj, pyetja është nëse do ta hapni përsëri derën apo do ta mbyllni përgjithmonë.

Shëndeti: Tensioni në shpatulla dhe qafë, futni shtrirje të përditshme.

Demi

Puna: Ndryshimi i prioriteteve në një projekt do të kërkojë që ju të përshtateni shpejt. Tregoni fleksibilitet.

Financat: Injeksione të papritura parash, një bonus i vogël ose shlyerje e borxhit të vjetër janë të mundshme.

Dashuria: Demat e lirë fillojnë të komunikojnë me një person nga puna në një mënyrë intensive dhe interesante.

Shëndeti: Probleme me gjumin, fikni ekranet të paktën një orë para gjumit.

Binjakët

Puna: Një udhëtim pune sjell njohje dhe mundësi të reja, hapuni për bashkëpunim.

Financat: Hyrje përmes angazhimit shtesë në gjysmën e dytë të muajit, menaxhoni tepricën tuaj me mençuri.

Dashuria: Një bisedë vendimtare rreth të ardhmes së marrëdhënies sjell qartësi dhe një dinamikë të re.

Shëndeti: Ndjeshmëri ndaj ndryshimeve të motit, dëgjoni trupin tuaj.

Gaforrja

Puna: Do të punoni nën një xham zmadhues, do të jeni të saktë dhe do të përqendroheni në detaje.

Financat: Shpenzimet që lidhen me familjen ose shtëpinë mund t’ju çekuilibrojnë përkohësisht.

Dashuria: Hëna është e mbushur me butësi, por edhe me shpërthime të mundshme xhelozie.

Shëndeti: Probleme me tretjen të shkaktuara nga stresi, konsumoni më shumë lëngje dhe një dietë të lehtë.

Luani

Puna: Do të merrni një ofertë të rëndësishme, çelësi është vetëbesimi, por edhe puna në grup.

Financat: Muaj i qëndrueshëm, por kini kujdes me shpenzimet më të mëdha në fund të qershorit.

Dashuria: Një dashuri e vjetër po rikthehet, a do ta lejosh të kthehet në jetën tënde?

Shëndeti: Aktiviteti fizik sjell lehtësim fizik dhe mendor.

Virgjëresha

Puna: Vlerësimi mujor sjell një mundësi për t’u dalluar përmes numrave konkretë.

Financat: Konfuzion i mundshëm administrativ, kontrolloni llogaritë tuaja dhe shmangni blerjet impulsive.

Dashuria: Pa një bisedë të sinqertë, partneri juaj mund të ndihet i distancuar.

Shëndeti: Stomak i ndjeshëm, shmangni mëngjeset stresuese dhe anashkalimin e vakteve.

Peshorja

Puna: Mundësia për lidership sjell si sfida, por edhe një mundësi të shkëlqyer për rritje personale.

Financat: Hyrje parash nga një burim shtesë, por fundi i muajit sjell një shpenzim të papritur.

Dashuria: Një marrëdhënie e re mund të fillojë në internet ose me një person nga një qytet ose vend tjetër.

Shëndeti: Lodhje fizike, më shumë pushim dhe më pak kryerje e shumë detyrave njëkohësisht.

Akrepi

Puna: Ndryshimet nga lart sjellin pasiguri, por edhe mundësinë për të pozicionuar veten me mençuri.

Financat: Shpenzimet më të mëdha që lidhen me transportin ose teknologjinë, jini racionale.

Dashuria: Partneri juaj pret hapje, mos i mbani gjërat për vete.

Shëndeti: Tensioni mendor, është e rëndësishme të çliroheni fizikisht dhe të shmangni mbylljen në vetvete.

Shigjetari

Puna: Ndryshimi i ekipeve ose hapësirave mund t’ju nxjerrë nga ritmi në fillim, por sjell motivim të ri.

Financat: Shpenzime të papritura për shkak të udhëtimit, por edhe mundësia e fitimeve shtesë.

Dashuria: Një person i ri në jetën tuaj ndan botëkuptimin tuaj, klikimi është i fortë.

Shëndeti: Përdoreni energjinë tuaj të tepërt për aktivitete që ju bëjnë vërtet të lumtur.

Bricjapi

Puna: Negociatat po shkojnë mirë për ju, do të merrni atë që keni kërkuar, por jini të qartë në komunikimin tuaj.

Financat: Periudhë e qëndrueshme, por mos merrni rreziqe me investime të mëdha pa këshilla shtesë.

Dashuria: Partneri/partnerja juaj sugjeron një zhvendosje së bashku, një apartament, martesë, punë në bujqësi…

Shëndeti: Dhimbje shpine dhe kyçesh, keni nevojë për më shumë lëvizje.

Ujori

Puna: Rregullat e reja në vendin e punës sfidojnë kreativitetin dhe përshtatshmërinë tuaj.

Financat: Një kontroll më i mirë mbi shpenzimet ju lejon të planifikoni investime më të mëdha në fund të verës.

Dashuria: Shfaqet një ish-partner, është një provë apo një përpjekje e dytë?

Shëndeti: Lodhje mendore, keni nevojë për më shumë heshtje dhe hapësirë ??për veten tuaj.

Peshqit

Puna: Muaji sjell mundësinë për të ndryshuar punë ose për t’u bashkuar me një ekip të ri, është koha për të bërë një hap përpara.

Financat: Stabilizim dhe mundësi për të ardhura shtesë përmes punës me kohë të pjesshme.

Dashuria: Afërsia dhe mbështetja dominojnë marrëdhënien, do të ndiheni të dashur dhe të sigurt.

Shëndeti: Luhatjet e humorit, natyra dhe uji janë terapia juaj.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 1 Qershor 2025

Nga Paolo Fox

Dashi

Ju do të keni një fundjavë të gjallë. Dashuria po bëhet intensive dhe njohjet e reja mund të shndërrohen në histori të rëndësishme. Sa i përket punës, është më mirë të shmangni përplasjet. Moderojeni veten.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 1 qershor 2025), priten ditë të qeta dhe të këndshme. Kjo do të jetë koha ideale për të shijuar shoqërinë e të dashurve. Financat do të përmirësohen, por kini kujdes të mos shpenzoni shumë.

BINJAKËT

Shumë prej jush kanë një dëshirë të madhe për ndryshim. Fundjava do të jetë perfekte për të filluar aktivitete ose hobi të reja. Në dashuri, duhet të jeni shumë të kujdesshëm: mund të lindin keqkuptime të vogla.

GAFORRJA

Kjo fundjavë i kushtohet familjes dhe të dashurve. Ata që kanë lindur nën këtë shenjë do të gjejnë qetësi. Sa i përket punës, është më mirë të prisni përpara se të merrni vendime të rëndësishme.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 1 qershor 2025), po vijnë energji të mëdha. Dashuria buzëqesh dhe ata që janë beqarë mund të përjetojnë takime shumë premtuese. Sa i përket punës, ka shumë propozime interesante për t’u vlerësuar me kujdes.

VIRGJËRESHA

Një fundjavë më e qetë për ju. Do të jetë koha e duhur për të rimbushur bateritë dhe për t’iu përkushtuar mirëqenies suaj në shtëpi ose personale. Në dashuri, nevojitet më shumë dialog se zakonisht.

PESHORJA

Mund të mbështeteni në një qiell të favorshëm. Emocionet po vijnë për ata që kërkojnë dashuri të re. Sa i përket punës, një projekt afatgjatë po merr formë në këto orë të para të qershorit.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 1 qershor 2025), një fundjavë reflektimi për shumë prej jush. Jo gjithçka do të shkojë mirë, por durimi do të jetë arma fituese. Në dashuri, është më mirë të shmangni debatet e panevojshme. Nuk është vërtet koha e duhur…

SHIGJETARI

Aventura dhe lëvizja do të jenë fjalët kyçe gjatë orëve të ardhshme. Shumë prej jush do të duan të shpëtojnë nga rutina. Kohë e shkëlqyer për të filluar projekte të reja ose udhëtime të shkurtra.

BRICJAPI

Një fundjavë introspeksioni. Shumë prej jush do të reflektojnë mbi qëllimet e ardhshme, si personale ashtu edhe profesionale. Dashuria do të kërkojë që të jeni më të gatshëm të dëgjoni se zakonisht.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 1 qershor 2025), entuziazmi dhe kreativiteti do të karakterizojnë fundjavën. Takime interesante janë në horizont, si në sferën emocionale ashtu edhe në atë të punës. Energji e mirë po vjen drejt teje.

PESHQIT

Shumë prej jush do të ndiejnë një dëshirë të fortë për siguri emocionale. Një kohë e shkëlqyer për të forcuar lidhjet ekzistuese. Kur bëhet fjalë për punën, është mirë të mos i lini emocionet t’ju shpërqendrojnë.

Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se në muajin qershor do të hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë, duke shënuar një etapë vendimtare në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Duke folur në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane në Bruksel, Kos theksoi vendosmërinë e institucioneve evropiane për të çuar përpara zgjerimin, me Shqipërinë në fokus të këtij procesi.

“Na duhet të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në qershor. Me këtë hap, do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave.”

Ajo shtoi se më pas do të nisë procesi i mbylljes së kapitujve, që është faza përfundimtare dhe po aq e rëndësishme në integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

Komisionerja e BE-së konfirmoi gjithashtu se gjatë mandatit të saj do të ketë anëtarësime të reja nga Ballkani Perëndimor.
“Me Edi Ramën kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund,” deklaroi ajo.

Fansat të zhgënjyer nga Gjesti, i bëjnë të papriturën (Foto)

Rubrika “Social Top 5” e emisionit “Live From Tirana” këtë javë sjell të rejat më të fundit rreth personazheve të njohur dhe ndikimin e tyre në rrjetet sociale.

Teksa “Big Brother VIP 4” vijon të jetë epiqendra e vëmendjes, ndryshimet në numrin e ndjekësve janë gjithnjë më të dukshme.

Në vendin e pestë renditet Gjesti, i cili këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës.

Nga 609 mijë që kishte javën e kaluar, profili i tij tani numëron 607 mijë ndjekës. Shumë fansa janë të zhgënjyer nga veprimet e tij, duke reflektuar kështu edhe në numrin e ndjekësve.

Ndërkohë, Loredana Brati nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe ruan të njëjtin nivel popullariteti me 162 mijë ndjekës. Nga ana tjetër, Gerta Gixhari ka shënuar një rritje të lehtë prej 1 mijë ndjekësish, duke kaluar nga 120 mijë në 121 mijë.

Me të njëjtin ritëm ka avancuar edhe Egli Takon, e cila ka fituar 1 mijë ndjekës gjatë javës. Ajo tani ka 364 mijë ndjekës, një rritje e lehtë, por e qëndrueshme.

Rozana Radi, e cila këtë javë qëndron në vend të parë, ka fituar 2 mijë ndjekës më shumë, duke kaluar nga 470 mijë në 472 mijë. Ky rezultat e bën atë personazhin më të ndjekur të kësaj jave.

“Meta e kërcënoi përjetë Elvis Matajn”, Doçi zbulon dëshmi tronditëse në dosjen CEZ-DIA: SPAK ka prova të…

Gazetari Adriatik Doçi ishte i ftuar këtë të premte në një studio televziive, ku i pasqyroi publikut disa prej provave më “ulëritëse” në çështjen “CEZ-DIA” që tregojnë qartazi se Ilir Meta, tashmë i pandehur nga SPAK, ishte arkitekti dhe përfituesi kryesor i kësaj afere.

“Hetimi i SPAK ka goditur dh endërprerë një metastazë, një ng ametastazat më të rrezikshme të korrupsionit në politikën dhe piramidën e shtetit shqiptar. Dosja është e kopsitur me fakte dhe prova, me dëshmi, me ndjekjen rrugës së parave, me sistemin TIMS, me fatura hotelesh dhe lidhjesh telefonike. Pra janë një tërësi provash e dëshmish që faktojnë korrupsionin e çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi”,- theksoi Doçi.

Sipas Doçit, krahas disa provave të pakundërshtueshme, në dosjen “CEZ-DIA” veçohen si më të thelbësoret 3 dëshmi që kanë ndihmuar SPAK-un në hetime. Një prej tyre është e Elvis Matajt, dikur drejtor ekzekutiv i DIA-s dhe më herët eksponent i lartë i Lëvizjës Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë).

“Bëhet fjalë për 3 dëshmi kyçe që kanë ndihmuar SPAK-un për të zbërthyer një nga episode kryesore të korrupsionit të Ilir Metës që kanë të bëjnë me çështjen CEZ-DIA. Dëshmia më e rëndësishme e SPAK-ut që i është servirur përmes një audio-regjistrimi nga një kolegu jonë gazetar është e Elvis Matajt, i cili ka qenë drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA që mblidhte borxhin e keq të CEZ-it, ku vetëm kalonin paratë, dhe Elvis Mataj ka qenë kryetar i LRI-së në vitin 2005 dhe një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës. Është një dëshmi që Elvis Mataj, i kërcënuar përjetë nga Ilir Meta se I kishte dalë jashtë kontrollit, sepse po ta shikosh te dosja e SPAK-ut të gjithë baskëpunëtorët e tjerë kanë gënjyer, Edmond Haxhinasto, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho, Kastriot Ismailaj që ka bërë dhe burgun. Kastriot Ismailaj gënjen vazhdimisht në SPAK duke mbrojtur albinë e Metës. Ndërkohë Elvis Mataj që ishte drejtor ekzekutiv i DIA-s (Kastriot Ismaili ishte pronari formal në letra) ka rrëfyer të gjithë prapaskenën dhe ndjekjen e rrugës së parave, kërkesat që i bënte Meta, udhëzimet që u jepte Meta këtyre të dyve, sepse Kastriot Ismailaj dhe Elvis Mataj, ishin njerëzit kryesor të Ilir Metës për të bërë këtë punë. Konkretisht është në 4 gusht të 2010, pasi Meta kishte hyre në qeveri me Sali Berishën, Kastriot Ismailaj dhe Elvis Mataj themelojnë kompaninë DIA në një parajsë fiskale dhe e regjistrojnë formalisht dhe në Shqipëri. Më 1 shtator mblidhet gjoja bordi i CEZ-it, ku Meta më vonë futi edhe Kastriot Ismailajn te bordi i CEZ-it, mblidhet dhe për të firmosur marrëveshjen për mbledhjen e borxheve me kompaninë DIA. Atë ditë nuk firmoset asnjë lloj marrëveshje sepse nuk kishte marrëveshje, gjithmonë i referohem dosjes së SPAK-ut me prova dhe fakte, dhe po atë ditë kalojnë menjëherë 1 milion euro nga llogaria e CEZ-it te llogaria e kompanisë DIA. Më vonë kalojnë dhe 500 mijë euro, dhe të tjera që kapin vlerën 6.5 milionë euro. Nuk kishte asnjë lloj dokumentacioni, ishte e gjitha fiktive skema, thjeshtë do të kalonin nga CEZ-I që ua merrte shqiptarëve përmes uljes së çmimit të energjisë dhe manovrave të tjera, mblidhte paratë dhe i kalonte te DIA. Kastriot Ismailaj përmes kompanisë DIA menjëherë kontraktonte kompani të tjera, pas të cilave qëndronin zyrtarë hd ebaskëpunëtorë të ngishtë të Ilir Metës dhe kalonin para nga CEZ-i te DIA dha shpërndaheshin në kompani të tjera pa bërë asnjë lloj pune, vetëm merreshin lekët dhe futeshin në xhep”,- tha gazetari.

Një tjetër dëshmi e rëndësishme që rrëzon alibinë e Ilir Metës është edhe ajo e çekut Jozef Jesek, ish administratori i CEZ-it në Shqipëri.

“Kur ishte ministër i Jashtëm, Meta shkon në Çeki dhe ish administratori i CEZ-it në Shqipëri, Jozef Jesek, në procesin që kishte Shqipëria me CEZ-in në arbitrazh ka rrëfyer që Ilir Meta na erdhi në Çeki dhe na vendosi si kusht, bashkë me ish ambasadorin e ndjerë Qazim Trepshi i cili humbi jetën në rrethana krejt misterioze, dhe Jozef Jesek thotë që Ilir Meta na kërkoi t’ia besojmë Kastriot Ismailajt Procesin e mbledhjes së borxheve”,- tha Jesek.

Gjithashtu, dëshmi që mbështet akuzat ndaj Ilir Metës, është edhe ajo e Vojsava Ismailajt, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt.

“Vojsava Ismailaj, që është bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, ka rrëfyer që Ilir Meta i kërkonte vazhdimisht shuma të mëdha parash bashkëshortit të saj, për shkak të angazhimit të tij korruptiv që kishte finalizuar atë marrëveshjen korruptive me CEZ-in, pra kishte ndërhyrë”,- tha Jesek.

IShowSpeed takon Ramën dhe Dukën në Munich: Më mungon Shqipëria, do kthehem këtë verë (Video)

Youtuberi i famshëm IShowSpeed, i njohur edhe si Darren Jason Watkins ose Speed, u takua përsëri me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i cili ishte në praninë e presidentit të FSHF, Armando Duka në Festivalin e Kampionëve të UEFA-s, në Parkun Olimpik të Munich-ut.

“Hej, më mungon Shqipëria, duhet të kthehem. Pra, këtë verë do të kthehem. Je gati për këtë?”, pyeti Speed-i – Ramën i cili iu përgjigj se ky ishte një lajm fantastik.

Pas takimit të përzemërt, youtuber-i u kthye nga kamera dhe përshëndeti shqiptarët duke bërë shqiponjën dykrenare me duar.

Speed ​​do të stërvitet me të dyja ekipet, Paris Saint-Germain (PSG) dhe Inter Milan, ndërsa do të drejtojë transmetimin në kohë reale.

Ai e nisi rrugëtimin e tij në YouTube me përmbajtje lojërash në vitin 2016, dhe në vitin 2022, ai u përqendrua në përmbajtje që lidhet me futbollin.

Ai është i njohur midis tifozëve të tij si një tifoz dhe mbështetës i madh i futbollistit Cristiano Ronaldo.

Më herët në mars, IShowSpeed ​​u shfaq në mbulimin e Ligës së Kampionëve të UEFA-s nga CBS Sports Golazo dhe disa ditë më vonë, ai mori pjesë në Ndeshjen Bamirëse të Sidemen 2025, e cila u mbajt në stadiumin Wembley në Londër.

Speed ​​ka mbi 39 milionë subscribers në YouTube dhe në vitin 2024, fitoi çmimin “Krijuesi më me ndikim i futbollit” nga GOAL Champions Awards.

Ai gjithashtu fitoi çmimin “Breakout Streamer” dhe “Variety Streamer” në vitet 2022 dhe 2023 nga Streamy Awards.

Elon Musk shfaqet me syrin e nxirë në Zyrën Ovale: Më goditi …

Elon Musk u shfaq me sy të nxirë në konferencën e tij të lamtumirës për shtyp me presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se djali i tij pesëvjeçar “e goditi me grusht në fytyrë”.

Miliarderi dhe presidenti mbajtën eventin e përbashkët në Zyrën Ovale për të shënuar largimin e “CEO” të Teslës nga qeveria.

Një mavijosje në syrin e djathtë të Musk ishte e dukshme nën kapelen e tij të zezë “Doge”. Kur u pyet për dëmtimin, miliarderi tha se djali i tij e kishte shkaktuar atë ndërsa “bënte shëtitje”.

Orë para takimit të premten, New York Times raportoi se zoti Musk dyshohej se kishte përdorur një koktej droge, duke përfshirë ketaminë dhe kërpudha magjike, gjatë fushatës së Trump.