Doli nga burgu! Klevio thyen rrjetin në Tik TOK! Nuk njihet më, bën njoftimin e bujshëm, ja çfarë do ndodhë me të

Pas një periudhe të gjatë mungese, Clevio Serbiano është rikthyer duke habitur të gjithë me ndryshimin e tij drastik. Ai shfaqet me një mentalitet krejt ndryshe nga ai që publiku ishte mësuar të shihte më parë.

Ai tregoi se projekti i syzeve ishte super sukses syzet 44 dhe po mendon qe te fus dhe rroba ne treg me numrin 44

“Ndiqni sot, sepse nuk do më shìkoni më shpesh… nuk kam më kohë për live”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se po largohet nga rrjetet sociale për t’u fokusuar në një drejtim tjetër.

Madje, ai zbuloi edhe një pjesë nga kënga e re që pritet të publikohet së shpejti, duke rritur akoma më shumë kureshtjen e ndjekësve.

Sot, Clevio duket si një “biznesmen” i vërtetë, ku paratë nuk janë më prioritet, por imazhi dhe e ardhmja e tij. Megjithatë, interesi për të mbetet i jashtëzakonshëm – një live i tij në TikTok arriti mbi 40 mijë shikues!

Po nëse Clevio futet në Big Brother VIP 6?
Fansat kanë filluar të spekulojnë: a do të ishte ai një nga personazhet më të fortë të shtëpisë?

Rama: Më vjen keq për Platonin, Beleri përfundoi në një mënyrë të jashtëzakonshme. Trump…

Iliana Magra – Kathimerini

Rasti i Fredi Belerit përfundoi “në një mënyrë të jashtëzakonshme” për eurodeputetin, tha kryeministri shqiptar Edi Rama. Kjo deklaratë provokoi reagimin e gazetarit që Alexis Papahelas, i cili theksoi se nuk e gjen aspak qesharake këtë çështje.

“Në Shqipëri, 58% e të bùrgosurve nuk kanë dalë ende në gjyq”, shpjegoi kryeministri shqiptar, duke thënë se ishte “fatkeqësi” që z.Beleri duhej të mbetej në burg. Megjithatë, ishte e qartë se diskutimi për Belerin po e irritonte atë.

Referenca kontroverse ndaj Platonit nuk mund të mungonte në diskutimin midis Kryeministrit shqiptar dhe drejtorit të “Kathimerini” në Forumin e 11-të Ekonomik Delphi.

Duke iu referuar konfuzionit dhe reagimeve të shkaktuara nga një deklaratë që bëri në janar, kur i tha një gazetari greko-amerikan se nuk ishte pasardhës i Platonit dhe Aristotelit, Edi Rama pranoi se kishte bërë një shaka të keqe dhe kërkoi falje për deklaratën.

“Ne e marrim veten shumë seriozisht”

Në përgjigje të komentit të Alexis Papachelas se ai dukej armiqësor për atë intervistë, Rama u përgjigj: “Kam një admirim të madh për këtë vend”, – duke theksuar se në asnjë mënyrë nuk donte të zvogëlonte bukurinë e kulturës greke. “Problemi i vetëm që kam me grekët dhe shqiptarët është se ne e marrim veten shumë seriozisht”, tha ai, duke e deklaruar veten “të dashuruar me Greqinë”.

Lidhur me pakicën greke, ai tha se është një avantazh i rëndësishëm për Shqipërinë, ashtu siç është pakica shqiptare për Greqinë. “Ne u detyrohemi të dyve të kemi një marrëdhënie shumë miqësore”, theksoi ai.

“Le të mbarojë problemi me Zonën Ekskluzive Ekonomike këtë vit”

Lidhur me Zonat Ekonomike Ekskluzive (ZEE), Rama theksoi se tani ekziston një marrëveshje me qeverinë greke për përcaktimin e tyre, i cili do të vendoset nga Gjykata e Hagës.

“Çështja Beleri krijoi disa vështirësi, sigurisht që humbëm kohë, por ajo që karakterizon marrëdhënien time me Kyriakos është respekti”, vuri në dukje ai.

“Ambicia jonë”, shtoi ai, “është ta përfundojmë çështjen e ZEE-së këtë vit, para fundit të vitit”. Ai deklaroi gjithashtu se ishte i lumtur që Shqipëria po diskuton çështjet e energjisë me Greqinë, duke theksuar se nuk beson se ka probleme serioze midis dy vendeve.

“Ne e perceptojmë pakicën greke si një thesar kulturor”

Lidhur me çështjen e pronave të pakicës etnike greke në Shqipëri, zoti Rama argumentoi se është një çështje që prek të gjithë qytetarët shqiptarë për shkak të kompleksitetit të legalizimit të pronës në vend. Është një çështje për të cilën zoti Mitsotakis ka qenë “obsesiv”, argumentoi zoti Rama, duke lavdëruar kryeministrin grek për përpjekjet e tij.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për t’u treguar fqinjëve tanë se sa shumë e vlerësojmë këtë marrëdhënie”, tha ai. “Ne e perceptojmë pakicën greke si një thesar kulturor dhe i respektojmë ata sepse janë qytetarë të vendit tonë”, theksoi ai.

“Nuk kemi qenë kurrë më afër Bashkimit Evropian”

Gjatë diskutimit, Kryeministri shqiptar tha se e pranoi kërkesën e qeverisë italiane për qendra pritjeje për emigrantët në Shqipëri. Ai tha gjithashtu se Shqipëria tani ka një sistem gjyqësor të pavarur, zhvillim ekonomik dhe më shumë turizëm. Sipas tij, Ballkani Perëndimor në përgjithësi po kalon periudhën më të mirë që ka përjetuar ndonjëherë.

“Ne kurrë nuk kemi qenë më afër Bashkimit Evropian, BE-ja kurrë nuk e ka njohur kaq shumë rëndësinë tonë në planifikimin gjeopolitik, kurrë nuk kemi bashkëpunuar me njëri-tjetrin si tani”, shpjegoi ai.

“Trump? Ai është i zënë, mendoj”

Së fundmi, ai tha se ishte një privilegj të merrte pjesë në takimin inaugurues të “Këshillit të Paqes” të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, edhe pse presidenti i SHBA-së e ka lënë pa përgjigje kërkesën e zotit Rama për të hequr akuzat për krime lufte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ai është i zënë, mendoj”, – tha ai duke qeshur.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 23 Prill 2026

DASHI

Muaji do të mbyllet me energji shumë të lartë, veçanërisht në dashuri. Të premten, më 24, mund të keni një takim të papritur ose një zbulim gjatë një udhëtimi. Të dielën, më 26, do të vijë një tronditje pozitive që do ta ndryshojë rutinën tuaj për mirë. Pasioni intensiv dhe përmirësimi i gjendjes fizike do t’ju shoqërojnë.

DEMI

Midis të premtes dhe të dieIës, do t’i lini pas Venusin dhe Uranin. Gjërat më në fund do të ngadalësohen dhe do të jeni në gjendje të merrni pak frymë. Rifitoni qetësinë, kujdesuni për veten dhe përqendrohuni në mirëqenien tuaj. Në punë dhe në biznes, mos e humbni fokusin; mund të lindin mundësi të dobishme. Njohuri të vogla dhe me fat mund t’ju habisin pikërisht kur më pak i prisni…

BINJAKËT

Një fundjavë vendimtare në shumë mënyra. Lajmi i mirë është se keni energji të re që ju vendos në qendër të vëmendjes! Marrëdhëniet bëhen më intensive dhe mundësitë hapen në drejtime të shumta. Situatat e rëndësishme shpalosen përmes takimeve dhe kontakteve shoqërore. Mund të arrini rezultate të shkëlqyera, por do të duhet të jeni gati!

GAFORRA

Po përjetoni ditë reflektimi që po ju detyrojnë të rivlerësoni prioritetet dhe zgjedhjet tuaja. Duhet të dëgjoni më shumë nga brenda dhe të përqendroheni më pak në situatat e jashtme. Besojini intuitës suaj, e cila ju udhëzon saktësisht në vendimet tuaja. Shmangni rëniet e energjisë dhe përqendrohuni në ekuilibrin tuaj personal.

LUANI

Një periudhë e gjallë fillon për marrëdhënie dhe kontakte shoqërore. E premtja do të sjellë mundësi dhe ftesa që zgjerojnë rrethin tuaj. E diela do të ndryshojë mënyrën se si lidheni me të tjerët, me ndryshime të qarta. Edhe udhëtimet dhe udhëtimet do të bëhen më stimuluese se zakonisht.

VIRGJËRESHA

Ke një bazë të mirë, por të është kërkuar të ndryshosh qasjen ndaj disa gjërave. Përditëso metodat dhe mjetet e tua për të shmangur mbetjen prapa (ose lidhjen shumë me të kaluarën). Fleksibiliteti dhe hapja ndaj inovacioneve teknologjike janë thelbësore në punë. Duke u përshtatur, mund të ruash dhe forcosh rezultatet e tua.

PESHORJA

Tensionet e fundit po zbuten dhe po gjeni qetësi dhe stabilitet. Mundësi të reja janë në horizont përmes kontakteve dhe bashkëpunimeve. E premtja, 24 dhe e diela, 26 do të jenë ditë të rëndësishme për marrëdhënie të të gjitha llojeve, përfshirë ato romantike, ku po hapen mundësi të reja.

AKREPI

Presioni i javëve të fundit është lehtësuar dhe tani mund të merrni frymë më lirshëm. Një periudhë e gjatë ngjarjesh dhe ndërlikimesh të papritura ka mbaruar dhe marrëdhëniet tani janë më të qeta dhe më pak konfliktuale. Një interes i ri dhe i fortë mund të shfaqet, madje edhe në mënyrë të papritur.

SHIGJETARI

Është një kohë e mirë, por dinamika e marrëdhënieve të ngushta po ndryshon. Do t’ju duhet të përshtateni me mjetet dhe mënyrat e reja të komunikimit. Disa marrëdhënie kërkojnë më shumë fleksibilitet dhe mendje të hapur. Aftësia juaj për t’u përshtatur do të jetë pika juaj e fortë.

BRICJAPI

Vëmendja juaj kalon nga jeta juaj romantike në jetën tuaj profesionale, ku priten ndryshime të rëndësishme nga tani deri në verë. Do t’ju duhet të jeni të shpejtë për të kapur mundësi dhe propozime të reja. Mos harroni të njihni vlerën e atyre që kanë qenë pranë jush deri më tani.

UJORI

Energjitë emocionale rigjallërohen qartë dhe drejtpërdrejt. Vendimet e shtyra prej kohësh në marrëdhënie bëhen të mundura. Kreativiteti dhe teknologjia bëhen mjete thelbësore për ju. Mund të përjetoni pika kthese të rëndësishme në dashuri dhe projekte personale.

PESHQIT

Fillon një fazë më dinamike, veçanërisht në familjen dhe shtëpinë tuaj. Ndryshimet dhe situatat e reja kërkojnë që ju të përshtateni vazhdimisht. Imagjinata juaj ju ndihmon të gjeni zgjidhje efektive. Transformoni atë që ju del përpara në mundësi për rritje konkrete. 

Edi Rama e pranon: Çështja “Beleri” solli vështirësi në raportet me Greqinë, por sot ai është i lumtur. Ia shpjegova dhe Qirjakos…

Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit Ekonimik në Delphit ka folur lidhur me çështjen e Fredi Belerit. Rama tha se kjo çështje krijoi vështirësi mes palëve por sipas tij marrëdhënia me homologun Mitsotakis u ruajt me respekt.

Ai tha se ambicia e përbashkët është që deri në fund të vitit të zgjidhen të gjitha çështjet mes dy vendeve.

“Po pse duhet t’i kthehemi, është i lùmtur, është eurodeputet. Për të çdo gjë përfundoi në të tillë mënyrë sa çdo kryetar bashkie që është çuar në paraburgim do ta kishte ëndërr, por vazhdojnë të jenë në burg. Sot kam provë që në atë kohë dukej sikur ishte rast unik.

Dhe jam përpjekur t’ia shpjegoj mikut tim të dashur Qirjakos që kjo është diçka që ka të bëjë me një model në vendin tonë pas reformës në drejtësi që po bëhet një problem.

Mund ta ndaj me ju, nuk jam krenar për këtë, por gjyqësori është i pavarur dhe ne duhet të merremi me këtë me durim. Në Shqipëri sot kemi 58% të personave në burgje që ende nuk kanë gjyq”, tha ai.

“Çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien tonë, nuk ka dyshim, dhe kjo ishte një pasojë e padyshimtë. Kemi qenë respektues dhe të hapur me njëri-tjetrin, e respektoj për këtë.

Vendosëm që mos t’i lëmë dy vendet tona të përpihen nga këto lloj zënkash, se ndodhi diçka këtu apo atje. Duhet të zgjidhim të gjitha çështjet njëherë e mirë mes nesh.

Ambicia jonë është që vjeshtën e ardhshme të kemi dakordësi për të gjitha çështjet. Jemi shumë besimplotë, për ne nuk ka asnjë problem. Kemi çështjen e pazgjidhur të ligjit të luftës.

Aseti i madh për ne është pakica greke dhe aseti për ju janë qytetarët shqiptarë që janë shumë dhe janë të integruar”, shtoi ai.

Ky është doktori Denis Godaj që i harroi pacientes fashot në bark gjatë operacionit, e trishtë çfarë i ndodhi asaj

E kishim me të dëgjuar, por asnjëherë të provuar.

Mjekë kirurgë që harrojnë në barkun e pacientëve, objekte që përdorin për operacionin. Ja që ndodh vërtetë.

Dhe kjo zonjë 66 vjeçe, është protagonistja e një papërgjegjshmërie që për pak i mori jetën.

Zonja tregon për Piranjat se u paraqit ne spital me dhimbje të forta barku dhe pasi bëri një qetësues mjekët e adresojnë për në shtëpi, një praktikë e parë e zakonshme e mjekëve. Por që për zonjën u kthye në një problem serioz pa kaluar as 24 orë, ku u kthye sërish në spital për tu operuar. Një ndërhyrje që me gjasë duhet të ishte kryer që natën e parë ku ajo u paraqit pranë urgjencës Së QSUNT.

Sidoqoftë ky është një detaj që nuk ndikon në rrjedhën e kësaj historie.

Me vonesë ose jo, mjekët e bëjne detyrën e tyre, duke e shtruar 66 vjecaren më datë 18 nëntor 2025 për ta operuar po atë ditë. Ndërhyrja kishte qëllim, heqjen e një mase dhjamore poshtë barkut

66 vjeçarja tregon për Piranjën Luela Gaxhja që mjeku që e operoi ishte Dr. Denis Godaj gjendja pas operacioni?

E vërtetuar edhe nga kjo fletë dalje e qsut që mban datën 20 nëntor 2025 e firmosur nga mjeku në fjalë, I cili, sipas protokollit, jep rekomandimet e tij, sicc është mjekimiambulator i plagës, rikontrroll sipas nevojes dhe evitim i peshave mbi 5 kg.

Njëkohësisht me zbatimin e rekomandimeve, në ditët pas ndërhyrjes, zonja mban komunikim të vazhdueshëm me mjekun Godaj, duke marrë orientime për vazhdimin e kurës.Por dy javë më pas, gjendja e pacientes ndryshon dhe zonja detyrohet të shtrohet sërish në spital për ndërhyrje.

Me një gjendje shëndetësore të përkeqësuar, 66 vjeccarja kthehet në spital më datë 29 dhjetor 2025, me spazma të forta dhe të vazhdueshme të barkut, që nga mjeku u klasifikuan si kolikë abdominale.

Dhe për këtë u përgatit menjëherë salla

Një vit i ri i festuar mes dyerve të spitalit e shtëpisë…

66 vjecarja tregon për Piranjat se gjendja sa vinte e përkeqsohej por kjo e fundit me shpresë se situata do ndryshonte. Një shpresë që nis të venitet, sepse gjendja vetëm sa përkeqësohej, duke e vënë në dyshime atë dhe familjarët se mund të kishte diccka më të rëndë se sa diagnoza fillestare. Pas dy ndërhyrjeve, dhe garancisë që gjithccka kishte shkuar mirë, thuajse tre muaj nga nisja e këtij kalvari, 66 vjeccares i duhet të marrë një trajtim shtesë tek privati.

Kësaj radhe për shkak të mungesës së aparaturës në spitalin shtetëror.

Në këto kushte, kur situata shëndetësore e zonjës, nuk nuk ndryshonte prej muajsh, familjarët e saj marrin një vendim.

Në Francë ku vajza e zonjës ishte rezidente prej vitesh.

Sipas dokumentacionit pacientja është paraqitur në spitlin SOS medecins për vlerësim të dhimbjeve të barkut që kanë evoluar nga operacioni I kryer në Shqipëri. Diagnoza fillestare: dhimbje të vazhdueshme barku, rritje progressive e sekrescioneve purulente nga drnzhi dhe episode të përditshme fëbrile (temperaturë) 38*

Por ajo që do të ndodhte më pas do t’i linte të gjithë pa fjalë.

Me lot në sy, 66 vjecarja tregon se mjekët francez i gjeten në bark fashot e përdorura gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Gjë që vërtetohet nga këto dokumenta nga Spitali Francëz në të cilën thuhet se mjeku ka konstatuar në sallën e operacionit, zbulimin e një tekstilome ose kompresë kirurgjikale e harruar Brenda një abscesi parietal.

Pas disa muajve kurime në Francë Zonja përmirësohet dhe sot fatmirësisht gëzon shëndet të plote. Tashmë për 66 vjeccaren, ajo ccfarë ka ndodhur i përket së shkuarës. Gjashtë muaj pas nisjes së eksperiencës më të tmrrshme të jetës, ajo ka rigjetur qetësinë dhe kryen pa asnjë problem aktivitetin e përditshëm fizik, ndërkohë familjarët e saj kanë marrë një vendim.

Të vënë në dijeni institucionet shtetërore, Ministrinë e shëndetësisë, QSUNT, FSDKSH. I vetmi institucion që kthen përgjigje është Fondi I Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, I cili thotë se…

“Për me tepër, ju informojmë se mes shtetit Shqiptar dhe atij Francez nuk ka një marrëveshje në fuqi e cila të mbuloj sigurimin shëndetësor.”

Shkurt e shqip, të vrasim, dhe këtë e bëjmë gratis. Nëse një spital i huaj ndërhyn dhe të shpëton, kjo është punë për ta. Për gjithë atë që ke kaluar ne nuk është se na e ndjen shumë. Era shtet.

Ndaj në këto kushte, Piranja Luela Gaxhja shkon per të pyetur mjekun kirurg pranë QSUNT për këtë situate. Ai shprehet se nuk ka asnjë komunikim zyrtar me spitali, dhe se nuk ka dijeni për shkresat e dërguara në institucione. Ndoshta këtu doktori po thotë të vërtetën, sepse familjarët e zonjës e kanë ndjekur institucionalisht këtë skandal, dhe duhej të ishin institucionet përgjegjëse që duhej ta kishin njoftuar për hapat ligjorë që po ndërmerreshin.

Sidoqoftë, në mënyrë private ai ka qenë i informuar për dëmin e shkaktuar.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përgjegjësi morale, sepse zonja dhe familjarët e saj janë zhytur në borxhe për të paguar në spitalin francez, aty ku jeta e saj ishte vërtetë në rrezik. Dhe aty pacientja është lënë në mëshirë të fatit, ndaj u deshën francezët që t’ia shpëtojnë jetën.

Mjeku kirurg kërkoi ndjesë publike, ndaj këtu, të paktën moralisht, me miratimin e zonjës dhe familjarëve, gjërat mund të mbyllen këtu.

Ndërkohë nga ana ligjore, për ata nis një betejë e pabarabartë me institucionet shtetërore që me cinizëm kanë refuzuar ccdo formë bashkëpunimi për të dëmshpërblyer zonjën, e cila brenda këtyre institucioneve pa vdekjen me sy./Piranjat

Tag:
Denis godaj
Qsut

Mijëra shqiptarë rrezikojnë lejen e qëndrimit në Greqi, eksperti: Ja rreziku i madh pas rregullave të reja

Një qarkore e re për emigracionin në Greqi ka ngritur shqetësime të forta te komuniteti shqiptar, pasi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rinovimin e lejeve të qëndrimit për mijëra persona.

Në një lidhje në një studio televizive eksperti i çështjeve të emigracionit Etmond Guri tha se, qarkorja vjen në vazhdim të ndryshimeve ligjore të vitit 2026 dhe sÿnon të përshpejtojë procedurat vetëm për emigrantët me dokumentacion të rregullt. “Risia qëndron te lehtësimi i procedurave për kategoritë e sigurta, por nuk ofron asnjë zgjidhje për ata që janë pa dokumente,” thekson ai.

Guri nënvizon se deri në vitin 2025, legjislacioni grek kishte një qasje më humane ndaj emigrantëve, duke lejuar aplikime për leje qëndrimi edhe për persona që kishin vite të tëra në vend. Pas këtij viti, sipas tij, është vënë re një ashpërsim i dukshëm i politikave, sidomos për emigracionin e parregullt.

Në muajt korrik dhe gusht 2025, Greqia miratoi dy ligje të reja që synojnë frenimin e emigracionit të paligjshëm. Këto masa parashikojnë që çdo person pa dokumente të rregullta, nëse ndalohet nga autoritetet, fillimisht dërgohet në qendra ndalimi dhe më pas përballet me dënime që variojnë nga gjobat deri në burgim 1-2 vjet. Deportimi shoqërohet me ndalim hyrjeje në Greqi dhe vendet e BE-së për një periudhë nga 5 deri në 10 vjet.

Një tjetër element problematik, sipas ekspertëve, është fakti që edhe në rastet kur vendimi ankimohet, deportimi mund të ekzekutohet menjëherë, ndërsa rezultati i apelimit shqyrtohet më pas.

Qarkorja e re prek veçanërisht ata emigrantë që kanë humbur lejen e qëndrimit gjatë vitit të kaluar, ndërsa nuk parashikon mundësi të reja për rikuperimin e statusit për kategori të tjera në vështirësi, si personat me probleme shëndetësore apo ata që kanë humbur dokumentacionin prej kohësh.

Reagimet nga diaspora shqiptare nuk kanë munguar. Organizata dhe individë të shumtë kanë ngritur alarmin për kostot e larta të proceseve gjyqësore dhe pasigurinë ligjore që po përjetojnë emigrantët.

Aktualisht, në Greqi jetojnë rreth 500 mijë emigrantë të ligjshëm, nga të cilët rreth 140 mijë janë shqiptarë me leje qëndrimi. Ndërkohë, vlerësohet se 70–80 mijë shqiptarë e kanë humbur këtë status, një shifër që mbetet shqetësuese edhe pse në rënie. Ekspertët theksojnë se vështirësitë për t’u pajisur me dokumente dhe alternativat më të favorshme në vende të tjera të Bashkimit Evropian po ndikojnë në largimin gradual të shqiptarëve nga Greqia.

Etmond Guri: është një qarkore e re e dalë në vazhdimësi të ligjit të 2026 që synon lehtësi për disa kategori por nuk thotë asgjë të re për atë kategori që nuk kanë dokumenta të rregullta. Risia e kësaj qarkoreje është fakti që kërkon që lejet e qëndrimit për kategoritë e sigurta të jepen më shpejt, si dhe një sërë lehtësimesh që i dedikohet vetëm atyre që kanë dokumenta të rregullta në Greqi;

Ligji deri në 2025 ka patur filozofi humane, pas këtij viti janë shënuar në ligje penale, ashpërsimin për emigracionin e parregullt, deri para shumë muajsh ishte i mudnur aplikimi për leje të personave që kishin shumë vite në Greqi, është kufizuar aplikimi për leje qëndrimi për ata që janë sëmurë. Ka shumë prej emigrantëve që kanë humbur lejen e qëndrimit, me ndryshimet e reja kjo nuk parashikohet të ndodhë. Qarkorja përfshin vetëm ata persona që e kanë humbur lejen e qëndrimit vitin e kaluar.

Ndryshimi i filozofisë që flasim kjo qeveri në pushtet ka sjellë shtrëngim të procedurave të lejeve të qëndrimit.

Në korrik e gusht të 2025 janë miratuar 2 ligje që luftojnë emigrimin e paligjshëm. Nëse nuk ke letra të rregullta dhe kapesh nga autoritetet shkojnë në një kamp e më pas dënohet me burg 1 ose 2 ose vlerë monetare, depërtohet nga Greqia e vendet e BE për 5, 7 deri në 10 vjet nuk ka të drejtë të bëjë lejen e qëndrimit, ka dhjetëra emigrantë që janë penalizuar. Edjhe pse janë vendime adminsitrative ligji është kq i ashpër që i jep të drejtë policise të deportojë emigrantin. Edhe pse ai mund ta apelojë vendimin, ai deportohet. Veëm në apel shfyqizohen masat e marra prej tij.

Ka frymë pozitive nga avokatë. Diaspora shqiptare ka reaguar pasi ka mijëra shqiptarë që vuajnë këtë proces. Janë në proces gjyqësore dhe kosto e lartë që duhet të ndjekin.

500 mijë emgrantë të ligjshëm, 140 mijë shqiptarë janë me leje qëndrimi, 70-80 mijë shqiptarë që kanë humbur lejen e qëndrimit, shifër në rënie, pamundësia për tu pajisur dhe që nuk e preferojnë greqinë, shumë vende të BE e mundësojnë këtë.

E fundit! Gjendet heIm minjsh në ushqimin e foshnjave të kompanisë “HiPP”

Autoritetet në Austri kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore pas zbulimit të një kavanozi me ushqim për foshnje të markës HiPP që përmbante helm për minjtë. Rasti u raportua nga një klient në rajonin lindor të Burgenland, ndërsa foshnja nuk e kishte konsumuar produktin.

Sipas policisë, kavanozi me pure karrote dhe patate dyshohet se ishte manipuluar qëllimisht. Hetimet sugjerojnë se mund të ketë edhe raste të tjera në qarkullim, ndërsa paralajmërimi është koordinuar me autoritetet gjermane. Raste të ngjashme janë identifikuar dhe sekuestruar edhe në Republikën Çeke dhe Sllovaki.

Kompania HiPP ka ndërmarrë tërheqjen e menjëhershme të produkteve të saj në rrjetin e supermarketeve Spar në Aùstri, duke paralajmëruar se konsumimi mund të jetë potencialisht i rrezikshëm për jetën. Sipas kompanisë, produktet kanë dalë nga fabrika në gjendje të rregullt dhe incidenti lidhet me një akt të dyshuar kriminal që është nën hetim.

Si masë paraprake, Spar ka hequr produktet edhe në vende të tjera, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje konsumatorëve të kontrollojnë paketimet për shenja manipulimi, si kapakë të dëmtuar, mungesë vule sigurie, erë të pazakontë apo etiketa të dyshimta.

Austria ngre alarmin, gjendet helm minjsh në ushqimin e foshnjave të

Prindërve u rekomandohet të kontaktojnë mjekun në rast se fëmijët shfaqin simptoma si gjakderdhje, dobësi apo zbehje pas konsumimit të këtyre produkteve. Konsumatorët janë udhëzuar gjithashtu të mos i përdorin kavanozët e blerë dhe t’i kthejnë ato për rimbursim.

Autoritetet theksojnë se produktet e tjera HiPP, përfshirë formulën për foshnje, nuk janë të prekura nga ky rast.

Ngjarja vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë e ushqimeve për foshnje janë rritur, pas rasteve të mëparshme të kontaminimit të formulave nga kompani të mëdha ndërkombëtare.

Ervin Salianji rrëfen se si mund të heqë Sali Berishën me një “të rënë lapsit”: Ja çfarë do bënte Rama

lsh-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu në prag të zgjedhjeve për kreun e partisë, të planifikuara më 23 maj.

I ftuar në News 24, Salianji theksoi se sipas ndryshimeve statutore të miratuara më herët, të njohura si “neni Basha”, kryetari aktual Sali Berisha nuk ka të drejtë rikandidimi pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Ai argumentoi se, nga pikëpamja ligjore, drejtimi i partisë hyn në një situatë të diskutueshme menjëherë pas certifikimit të rezultatit.

Megjithatë, Salianji u shpreh se i beson një zgjidhjeje politike të situatës, duke shmangur përplasjet gjyqësore që, sipas tij do ta dëmtonin më tej opozitën dhe do t’i jepnin avantazh kundërshtarëve politikë, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

“Unë kam në plan të bëj politikë, sic e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të pasur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës”, tha Salianji.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim të brendshëm dhe për një proces zgjedhor të drejtë e transparent. Sipas tij, gara për kreun e partisë duhet të zhvillohet me lista të hapura, komision të paanshëm dhe kushte të barabarta financiare për të gjithë kandidatët.

“Unë them të jetë Berisha në garë, të kemi lista zgjedhore, komision të paanshëm, burime financiare që sot përdoren për kundërshtarët e Berishës në parti duke paguar njerëz për ti vendosur në shërbim të vet”, tha Salianji ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Salianjit:

Berisha tha që Basha ka përgjegjësi se nuk mbron votën, se që vidheshin zgjedhjet ishim të gjithë të një mendimi.

Por mua s’mi vjedh zgjedhjet Edi Rama dhe për shkak se nuk mi vjedh, vendos një nen i quajtur “Basha”, ku u përcaktua që të hiqeshin elementët se është farsë apo jo, nëse partia humb zgjedhjet, kryetari lë mandatin dhe nuk ka të drejtë rikandidimi

Nga pikëpamja legale statutore, Berisha nuk është kryetar nga momenti i daljes së rezultatit që mund të jetë fundi i majit . Praktikisht nuk ka proces për zgjedhjet në parti.

Unë po i besoj procesit politik, që duhet ndryshim në PD, duke i dhënë rrugë nëpërmjet këtij procesi. Por nga pikëpamja ligjore, një padi e thjeshtë në gjykatën e Tiranës e fut PD në një ngërc tjetër,  por unë s’dua ti jap një avantazh tjetër Ramës duke e lënë PD dyerve të gjykatës, por që zgjidhet nga pikëpamja ligjore kjo, dihet.

Unë kam në plan të bëj politikë, siç e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të pasur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës.

Stresi: Kush është shkodrani që është paguar 100 mijë euro nga “çunat e Dubait”,

Reperi i njohur me emrin artistik “Stresi”, Arkimed Lushaj gjatë një bisede në TikTok me Fire, tregoi se janë bërë plàne për vrasjen e Clevios (Kleviol Ahmeti, reperi Lushnjar).

Sipas Stresit, janë paguar 100 mijë euro një vrasësi nga Shkodra, për të eliminuar fizikisht Clevion sapo të dalë nga burgu.

“100 mijë euro e kanë marr kaparin, dhe kur të jenë me Clevion në makinë kanë për ta shkrirë. Dëgjoi vëllain. O Fire mos u kap me çunat e Dubait, se në ajër ta rrëzojnë avionin, unë i di muhabetet. Po të mori një shkodran kaparin të kryen punë ai fratelo. Clevio ishalla del dhe ikën me vrap.

Unë nuk ia dua vdekjen, Clevio ishalla shpëton, kam patur shoqëri të gjatë me atë. E di që po më dëgjon nga burgu i Fierit, po ta jap informacionin i pari: kur të dalësh nga burgu i Fierit hipi avionit privat, po të paralajmëroi se kemi patur shoqëri për 20 vite, me vjen keq për atë. Kleviol kur të dalësh hipi avionit, kaq kisha për të thënë”, tha Stresi.

Nuk dihet sa i vërtetë është informacioni i përcjellë në bisedë, dhe arsyeja pse u tha në TikTok.

Stresi nuk i është drejtuar policisë së Shtetit, por ka zgjedhur ta paralajmëroi Kleviol Ahmetaj përmes rrjeteve sociale.

“Më është tharë shpirti!” Nëna e Sokol Olldashit mes LOTËSH zbulon detajet që askush si dinte: Më puthi në ballë si çdo ditë, iku e s’erdhi më…

Kanë kaluar pothuajse 13 vite nga ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Ndërkohë pas më shumë se një dekade, dhimbja në zemrën e nënës së tij, Kozeta Mamaqit vijon të jetë e njëjtë si ditën e parë kur mori vesh lajmin më të hidhur të jetës.

Ajo ka qenë e ftuàr në Podcastin “Pa Komplekse”, ku ka ndarë disa momente para se Olldashi të largohej nga banesa, duke u shprehur se ende nuk e beson dot që e ka humbur përgjithnjë të birin.

“Ishte e tmerrshme, e përcolla te dera të ditë, e përcolla isha me djalin e vogël, atij i dha ca detyra për të bërë edhe mua më dha atë të puthurën e zakonshme të përhershme që më jepte në ballë, sa herë ikte sa herë vinte më puthte në ballë.

Edhe iku dhe s’erdhi më. Iku dhe s’erdhi më, nuk… nuk… nuk mund ta besoj edhe sot si ka mundësi?! Si ka mundësi ishte ora 6 e pasdites kur iku, nuk e di” shprehet me zërin që i dridhet Kozeta.

Teksa më tej mes lotësh ka thënë se për dy vite e gjysmë nuk ka dalë nga shtëpia dhe ka treguar se kishte nisur një libër me tregimë por pas vdekjes të së birit nuk ka patur më kurrë vullnetin ta hapë dhe të shkruajë.

“Ishte  një tmerr, 2 vjet e gjysmë nuk kam dalë nga shtëpia, 2 vjet e gjysmë nuk dola nga pragu i shtëpisë. Kisha një libër me tregime në kompjuter, ka mbetur aty siç ka qenë, sepse mua më është tharë shpirti, unë  nuk kam, nuk kam motiv, nuk kam motiv nuk kam motiv…” thotë ajo mes lotësh.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7630167946588917013?lang=en&referrer=https%3A%2F%2Fnewsbomb.al%2Faktualitet%2Fme-eshte-thare-shpirti-nena-e-sokol-olldashit-flet-mes-lotsh-per-dhim-i389894

Kush ishte Sokol Olldashi?

Sokol Olldashi është spikatur si një prej figurave më të dalluara të Partisë Demokratike.

Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai e nisi karrierën e tij si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës ‘Albania’.

Ndërsa në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Katër vite më vonë, Olldashi rizgjidhet në Kuvend, me fitoren në Shijak.

Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007.

Në këtë kohë kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës. Më pas, Sokol Olldashi merr postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike deri në shtator të 2013. Pas humbjes së Partisë Demokratike më 23 qershor dhe dorëheqjes së Sali Berishës, Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, përballë Lulzim Bashës.

Në aspektin personal, ai ishte i martuar me Enkeleda Olldashi dhe kanë dy djem, Glaukun dhe Kleitin. Kohët e fundit, djali i madh Glauku ka filluar të aktivizohet me Partinë Demokratike, duke qenë pjesëmarrës në protesta të ndryshme.