“Kam 7 vite pa e takuar”, Laert Vasili rrëfen marrëdhënien me motrën: Jeton në Amerikë, por unë nuk shkoj dot atje! Kam frikë se…

Aktori i njohur Laert Vasili ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “E Diell” raportin që ka me familjen e tij dhe veçanërisht me motrën. Ai është shprehur se Ela jeton prej vitesh në Amerikë dhe ai ka shtatë vite pa e takuar.

“Elen e kam rritur, kur lindi ajo unë isha 7 vjeç. E kam rritur motrën, më merr shumë shpesh malli për të. Kemi jetuar për 20 vite në Athinë bashkë”, ka treguar aktori dhe finalisti i “Big Brother VIP 4”.

Laerti është shprehur se e motra jeton dhe punon në SHBA, ku dhe ka ndërtuar familjen e saj, por ai vetë nuk shkon dot atje sepse ka frikë se nuk do të kthehet më në Shqipëri.

“Është make up artiste në Amerikë, është e martuar me amerikan me origjinë greke. Unë nuk kam shkuar në Amerikë, kam frikë se nuk kthehem. Kam 7 vite pa e parë motrën. Edhe pse kanë kaluar shumë vite pa e parë, e dua shumë”, rrëfeu Laert Vasili.

Laerti ka treguar dhe për marrëdhënien me të atin e ndjerë, sesi kishte dëshirë të futej në rrugën e futbollit, por babai nuk e lejoi.

“Nëse do i hyja futbollit, sipas babait do i kisha premisat për t’u bërë rrugaç. Në vitin 1989 kur u aktivizova në teatër, kishin filluar arratisjet nga Saranda në Korfuz. Kështu që e quajti si e keqja më e vogël. Babi ishte idealist deri në fund”, ka thënë aktori.

Festa kthehet në tragjedi/ U mblodh me shokët për të festuar beqarinë 30-vjeçari mbytet në det, një javë para dasmës

Mesditën e sotme në plazhin Kathisma të Lefkadës në Greqi, një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi u mbyt nga dallgët e forta për shkak të motit të keq, teksa notonte.

I riu me origjinë nga Trikalla kishte shkuar në Lefkadë me miqtë për të festuar së bashku festën e beqarisë, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh, pasi javën e ardhshme pritej të martohej.

Sipas miqve të tij, të cilët ishin të pranishëm në momentin tragjik, ata të tmerruar e panë 30-vjeçarin të nxirrej në breg nga dallgët, pa ndjenja.

Roja bregdetare dhe ekipi i urgjencës mjekësore (EKAV) arritën ta nxjerrin nga uji dhe ta transportojnë me ambulancë në spitalin e Lefkadës, por i riu kishte ndërrur jetë.

Princ Leka shfaqet krah partneres së re në një ballo në Romë: Së bashku përjetuam…

Princ Leka i Shqipërisë është shfaqur përkrah partneres së tij të re, Blerta, në eventin “Ballo dei Cento e non più Cento”, të mbajtur në kryeqytetin italian, Romë.

Balloja, e njohur si një nga mbrëmjet më elegante dhe aristokrate në Evropë, mblodhi figura të rëndësishme nga familjet mbretërore, diplomatë dhe personalitete të njohura nga bota e modës dhe kulturës.

Në një postim në rrjetet sociale, Princ Leka teksa ndan videon, shkruan se së bashku me Blertën përjetuan hijeshinë e këtij evenimenti.

“Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non più Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën.”-shkruan Princ Leka.

Tashmë lidhja e tyre është zyrtare dhe Princ Leka nuk e “fsheh” më dashurinë e tij të re pas divorcit të bujshëm me Elia Zaharinë, me të cilën ka një vajzë.

U ρërfol për një ska ndaΙ s ek▪︎uaΙ me Tërmet Peçin, reagon aktivistja e PS: Ishte situatë …

Prej disa ditësh, në rrjet po qarkullon një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të Bashkisë Tepelenë ka denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhtuar me ish-kryebashkiakun Tërmet Peçi.

Disa media raportuan se bashkëshorti i saj ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim.

Aktivistja e PS-së Elda Xhakollari, gruaja e përfolur në këtë ngjarje, ka reaguar në një shkrim të gjatë në Facebook duke përgënjeshtruar lajmet.

Xhakollari shkruan se “bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-kryebashkiakun e Tepelenës”. Gruaja paralajmëron se ka denoncuar çdo person që, sipas saj, ka trilluar historinë. Ajo thekson se, ishte një situatë pune dhe aspak ashtu siç shkruhet nëpër media.

Reagimi i plotë:

Fjalët me jane mberthyer ne shpirt, por tani duhet te dalin.

Prej disa ditesh jam bere subjekt lajmesh te pavërteta dhe shpifese që kanë qarkulluar neper portale dhe rrjete sociale. Nje situate e thjeshte pune eshte keqinterpretuar, eshte nxjerre jashte cdo konteksti dhe eshte kthyer ne nje histori qe nuk ka lidhje me realitetin tim. Ajo që me dhemb me shume nuk eshte thjeshte permbajtja e ketyre lajmeve, por demi emocional qe ka shkaktuar tek une, familja ime dhe mbi te gjitha, tek dy femijet e mi te mitur.

Ata nuk e kuptojne pse nena e tyre perflitet, pse njerezit flasin pa ditur asgje, pse dikush shpif por ata e ndiejne gjithcka. Dhe kjo me copeton me shume se çdo gje tjeter.

Une nuk po kerkoj meshire. Po kerkoj drejtesi dhe ndjeshmeri.Po kerkoj qe njerezit te mos gjykojne pa ditur, te mos lendojne pa arsye dhe te mos shperndajne lajme qe shkaterrojne jete te verteta. Asgje nga ajo qe eshte thene nuk eshte e vertete. Dhe çdo hap i nevojshem ligjor eshte duke u ndermarre, jo per hakmarje por per te mbrojtur te vertetën dhe per te thenë: MJAFTE ME!

Per me teper, dua te theksoj qarte se: BASHKESHORTI IM NUK KA BERE ASNJEHERE DEKLARATAT QE THUHEN NEPER MEDIA. Çdo fjale që pretendohet se eshte then prej tij është trillim, dhe per kete ceshtje do te ndiqen te gjitha rruget penale dhe civile kunder autorëve të shkrimeve shpifese, si dhe atyre qe i kane shperndare. Ky eshte nje sulm i koordinuar, i ulët dhe i tmerrshem jo vetem ndaj meje si njeri, por edhe ndaj familjen sime dhe veçanërisht ndaj femijeve te mi te mitur, te cilet jane ekspozuar padreitesisht ndaj kesaj dhune publike. Nuk do te lejoj me askënd te me perdore si “kavje”per t’u gjykuar neper portale qe bëjne “lajme” me kafe dhe komente Facebook-u.

Asnje hap nuk do te mbetet pa u ndjekur. Dinjiteti im,puna ime dhe familja ime nuk janë per t’u prekur. Dhe cdo njeri që ka menduar te me godase do te perballet me forcen e ligjit.

Ky nuk eshte vetem nje sulm ndaj meje si individ.

Eshtë një atentat ndaj te drejtes per privatesi, ndaj etikes, dhe mbi te gjitha, nje perpjekje per te me gjykuar publikisht pa asnje prove, ne mungese totale te te vertetes. Familja ime eshte lenduar rende, dhe ky dem nuk do te kaloje pa u trajtuar institucionalisht dhe ligjerisht. Une nuk do te hesht. Asnje portal, asnje komentues, asnje njeri qe mendon se mund te perdore lirine e fjales si arme shpifjeje nuk do te mbetet pa pergjigie.

Dinjiteti im nuk eshte ne shitje. E verteta do te dale,dhe drejtesia do vihet ne vend.

Eshte shume e lehte ta gjykosh dike pa ditur te verteten.Eshte shume e lehte te besh “moralistin”.

Eshte shume e lehte te shkruash dhe te shash pas atij telefoni…dhe shume e shume te tjera ,

Por nuk eshte aspak e lehte te perballosh dicka te tille, por po e bej per femijet e mi ,

per dinjitetin tim dhe per çdo njeri qe eshte gjykuar padrejtesisht ne heshtje.

Ju lutem, ne vend qe te perhapni dhimbje, perhapni mirekuptim. Perhapni kujdes. Shpifja nuk eshte lajm.

Shpifja eshte dhune!

Une jam me shume se nje titull portali. Jam nje nëne, nje bije, nje njeri.

E them me ze te plotë: gjithcka që eshte publikuar per mua eshte e pavertete. Nje shpifje, nje padrejtesi!

Faleminderit nga zemra te gjitheve qe me kane qendruar prane me fjale mbeshtetjeje e dashamiresi. Kjo gje ka rendesi me shume se c’mund te pershkruaj.

Kurse per ate pjesen tjeter qe gezuan per dhimbjen e nje femre, bije, nene, iu them vetem dicka : ” Do vi dita qe do t’ju vi turp nga vetja”…

Une sjam si ju ….dhe pse me vrate nuk me beni dot si vetja!

Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mesditë në kryeqytet, ku një 52-vjeçar me iniciale B.H humbi jetën në mënyrë tragjike.

Ai ishte duke kryer punime në banesën e një personi tjetër, konkretisht në heqjen dhe çmontimin e bolierit të ujit.

Gjatë punës, bolieri u shkëput papritur dhe goditi në kokë 52-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.

Autorët u përpoqën t’i ρ. risnin gishtat/ Detaje nga rrëmbimi i 24-vjeçarit në Greqi

Mëngjesin e 6 majit në rajonin e Hymettus ndodhi një rrëmbim i shpejtë dhe i organizuar, ku viktimë ishte djali 24-vjeçar i një biznesmeni të njohur nga Athina.

Katër persona, përfshirë këtu edhe Ivan Grekon, një emër i njohur në skenën greke të muzikës trap, organizuan një plan për rrëmbim dhe zhvatje me synimin për të marrë një shpërblim prej 50,000 eurosh.

Viktima u sulmua pranë një garazhi nga tre autorë, të cilët e imobilizuan me dhunë dhe e plagosën në këmbë me një mjet të mprehtë. Me kërcënimin e jetës, e futën në makinë dhe nisën një rrugëtim torturues drejt qytetit bregdetar të Saronidës.

Gjatë udhëtimit, viktima u rrah me duar, me thikë dhe kaçavidë, ndërsa rrëmbyesit kërkonin 25,000 euro në para të gatshme dhe një motoçikletë BMW me vlerë të njëjtë.

Në Saronida iu bashkua një bashkëpunëtor i katërt, i cili mbante armë dhe po ngiste motoçikletën, duke intensifikuar kërcënimet. Në një plazh të izoluar, rrëmbyesit tentuan t’i presin gishtat viktimës me një prerës, por nuk e përfunduan aktin për shkak të rezistencës së tij.

Pas pesë orësh pengmarrje dhe keqtrajtimi, viktima u detyrua të telefononte miqtë për të mbledhur shumën e kërkuar. Ndërkohë rrëmbyesit u nisën drejt Glyfadas për të marrë paratë, por gjatë rrugës 24-vjeçari arriti të shpëtonte dhe lajmëroi menjëherë një mik, i cili njoftoi policinë.

Mbrëmjen e 22 majit, forcat e rendit zbuluan dhe arrestuan të gjithë anëtarët e grupit kriminal në zona të ndryshme të Atikës. Sipas raporteve, katër të arrestuarit kishin probleme të mëparshme me ligjin dhe dyshohet se ishin pjesë e një grupi zhvatjeje aktiv në Vari.

Ivan Greko, 33 vjeç, është i njohur nga autoritetet për shkelje të Kodit Penal Ushtarak dhe është arrestuar më parë për vrasje me paramendim dhe tentativë vrasjeje në vitin 2014.

Ai kishte edhe arratisje nga burgu gjatë lejes dhe kishte kryer vjedhje makine patrullimi me një oficer brenda. Gjithashtu dyshohet të ketë lidhje me një rast tjetër tentative vrasjeje në Ano Liosia.

Të arrestuarit e tjerë, 25 dhe 23 vjeç, akuzohen për lëndime të rrezikshme trupore, prishje të qetësisë publike, kërcënime, dhunë ndaj punonjësve, përvetësim, grabitje dhe arratisje.

Ngjarja mban tiparet e “rrëmbimit të tigrit”, ku viktima mbahet nën presion dhe dhunë intensive fizike dhe psikologjike për të detyruar plotësimin e kërkesave financiare, pa njoftuar autoritetet. Ky lloj rrëmbimi karakterizohet nga dhuna e përdorur si mjet hakmarrjeje dhe shfrytëzimi i paligjshëm ekonomik.

Të arrestuarve u janë ngritur 11 akuza, duke përfshirë, rrëmbim personi për detyrim, vjedhje me bashkëpunim, organizatë kriminale, dëmtim të rrezikshëm trupor, falsifikim, mbajtje dhe përdorim të paligjshëm armësh dhe fishekzjarrësh, mosbindje dhe dhunë ndaj punonjësve.

Gjykata u dha atyre mundësinë të kërkojnë falje në afat të caktuar.

“Na jep paratë, motorin dhe orën”, rrëmbehet e tortυ. rohet për 5 orë djali i biznesmenit, mes autorëve edhe këngëtari i njohur!

Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër autorë e rrëmbyen atë dhe, pasi e hipën në një makinë, e transportuan në zonën e Saronidës.

Këngëtari i njohur Ivan Greko është gjithashtu i përfshirë në rrëmbim, ndërsa u ngrit ndjekje penale kundër të arrestuarve për një mori krimesh dhe kundërvajtjesh ligjore.

E gjitha filloi mëngjesin e 6 majit në rajonin e Hymettus, kur tre nga autorët e krimit sulmuan fizikisht djalin e biznesmenit dhe, duke përdorur një objekt të mprehtë, i shkaktuan goditje në gjymtyrët e poshtme. Ata e kërcënuan me jetë dhe e rrëmbyen.

Pasi hipën në një makinë, autorët i kërkuan 24-vjeçarit pagesën prej 25,000 eurosh dhe, përveç kësaj, një motoçikletë BMË me vlerë të paktën 25,000 euro, ndërsa në të njëjtën kohë e goditën me duar dhe me një send të mprehtë, në të gjithë trupin.

Në zonën e Saronidës, ku tre autorët ikën me viktimën, atyre iu bashkua autori i katërt, i cili po udhëtonte me motoçikletë, ku kërcënimet vazhduan me përdorimin e armës së zjarrit, në një plazh të zonës.

Sipas ERT, autorët e torturuan 24-vjeçarin me thikë dhe kaçavidë gjatë gjithë rrugës nga Hymettus në Saronida.

Vuajtjet e 24-vjeçarit vazhduan për pesë orë, dhe më pas ai u detyrua të fliste me miqtë në telefon për të mbledhur shumën e kërkuar të parave.

Autorët e pamëshirshëm u përpoqën të përdornin një mjet prerës për t’i prerë gishtat viktimës, por nuk e përfunduan veprimin pasi 24-vjeçari rezistoi fort.

Më pas, autorët u nisën së bashku me viktimën, me qëllim që të shkonin në zonën e Glyfadës , për të marrë një pjesë të shumës së parave që kërkuan. Gjatë rrugës, viktima i shpëtoi autorëve dhe njoftoi një mik.

Kërcënimet në internet

Në atë pikë, autorët i kishin marrë tashmë çelësat e makinës, shumën prej 740 eurosh, si dhe një orë dore luksoze, me vlerë që varionte nga 20,000 deri në 29,000 euro. Kërcënimet vazhduan edhe në ditët në vijim me mesazhe dhe video nëpërmjet aplikacioneve online.

Në orët e mbrëmjes së 22 majit, ekipet e policisë u vendosën në zona të ndryshme të Atikës dhe, pasi gjetën të gjithë anëtarët e organizatës kriminale, i arrestuan ata.

Metoda e “rrëmbimit të tigrit”

Një element i rëndësishëm i veprimit të organizatës kriminale që po shqyrtohet është përdorimi i dhunës ose kërcënimi i përdorimit të saj, në një mënyrë që tregon një qëllim për të ndëshkuar viktimat.

Tregues është fakti që anëtarët kryen veprime me një element të fortë hakmarrjeje, duke konfirmuar natyrën sistematike dhe të organizuar të veprimit.

Rasti i rrëmbimit të 24-vjeçarit mbart karakteristikat e të ashtuquajturit ” rrëmbim tigri” , një lloj rrëmbimi në të cilin viktima mbahet nën presion dhe kërcënime, me qëllim që të detyrohet të përmbushë kërkesat financiare të të pandehurve, pa ngjallur dyshime ose pa njoftuar autoritetet.

Në raste të tilla, sipas burimeve policore, viktima i nënshtrohet dhunës intensive fizike dhe psikologjike, me qëllim nxjerrjen e parave dhe aseteve prej tij.

Në këtë rast specifik, autorët e krimit, duke vepruar në mënyrë të organizuar dhe metodike, me role dhe veprime të dallueshme, synonin përfitim të drejtpërdrejtë financiar. Këmbëngulja dhe intensiteti i mjeteve që përdorën, dhuna, kërcënimet me armë, tentativat për gjymtim, tregon se motivi kryesor për rrëmbimin ishte shfrytëzimi i paligjshëm ekonomik i viktimës./tch

“Babi më fal”, bjondja e OnlyFans mban fjalën dhe zb υΙon gj▪︎ ksin para tifozëve të shumtë: I lirova për ty Napoli

Napoli u kurorëzua kampion i Italisë për herë të katërt në historinë e klubit. Festimet ishin të shumta, ndërsa mes tyre u regjistrua një episod interesant.

Luno Luongo kishte premtuar se do të zbulonte gjoksin para tifozëve, në rast fitoreje. Bjondja seksi që është tifoze me Napolin e mbajti fjalën e saj.

“Shiko sa shumë njerëz. Nuk e dinë se nëse fitojnë, i liroj”, premtoi para fillimit të ndeshjes ajo. Në të njëjtën kohë i kërkoi falje të atit, duke thënë se premtimi mbetet premtim. (VIDEO)

“Kam premtuar dhe do e bëj”, tha ajo pasi Napoli siguroi titullin. Më pas zbuloi gjoksin për tifozët e shumtë që ndodheshin në rrugë.
https://streamin.me/embed/a74b95bb#?secret=hWXqSGh8ey

Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë! Mehmetit i erren sytë, go. det vëllain me shishen e ujit

Mehmeti ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, vëllanë e tij, Rexhepin.

Në insertin prezantues, kuptohet që konflikti mes dy vëllezërve nga Hasi qëndron te paratë. Shuma nuk bëhet e ditur ende, por Mehmeti shprehet se nuk fal asnjë qindarkë.

“Leku është me shpirtin. Unë nuk ia fal lekët as vëllait që e kam vëlla, por edhe ata që m’i kanë marrë, unë nuk ia fal askujt lekun. Unë dua lekët e mia, është djersa ime, djersa e anëtarëve të mi që kemi punuar disa vjet.”

Rexhepi pretendon se nuk ka borxhe ndaj vëllezërve, madje ka bërë edhe burg për ta. Ai zotohet se do ta mbrojë veten deri në fund.

“Unë para ndershmërisë sime nuk vë as vëllezër, as fëmijë, asgjë në botë, vetëm fytyrën time do ta mbroj deri në fund, deri në vdekje për arsye se unë çdo gjë e kam me fakte, me prova. Jo vetëm që nuk iu kam borxh vëllezërve të mi, por kam bërë edhe burg për ta!’

Kur të dy vëllezërit gjenden përballë në studio, nisin të fyejnë e ofendojnë njëri-tjetrin. Rexhepi thotë se Mehmeti “ka bërë injorancën më të madhe” që ka kërkuar të ballafaqohen publikisht. Sipas tij, ai ka ndërtuar një firmë ku punonin 4 vëllezërit dhe shuma për të cilën bëhet fjalë është marramendëse, 2 milionë e 260 mijë dollarë.

Rexhep: Unë nuk u kam gjë borxh këtyre zotërinjve. Unë ndërtova një firmë për të punuar të gjithë së bashku. Arsyeja ishte që këta…

Eni Çobani: Kush të gjithë së bashku? Sqaroje një çikë publikun!

Rexhep: Jemi 4 vëllezër.

Eni Çobani: Ti tani ke marrë të gjitha shumat e parave o zotëri dhe s’u ke dhënë gjysmë leku këtyre, të lutem!

Rexhep: Aty bëhet fjalë për 2 milionë e 260 mijë dollarë.

Eni Çobani: Po ku i gjetët ju në majë të Hasit atje?

Rexhep: Kam fakte dhe prova se nga më ka ardhur burimi i lekëve.

Eni Çobani: Pra flasim për 2 milionë….

Rexhep: E 260 mijë dollarë, ta marrë vesh gjithë publiku! Unë kam hyrë borxh edhe nëpër njerëz të mitë, miq dhe shokë për të arritur t’i nxjerr nga gropa!

Mehmet: 2 milionë e 200 mijë i di, por 400 mijë dollarëshin që ke kaluar në bankë, more i pafytyrë! Ku i çove?

Rexhep: I ka kaluar banka ato!

Sipas Rexhepit, këto para kanë ardhur nga miniera e kromit për të cilën ata kanë një leje zhvillimi. Mehmeti e akuzon se ka marrë para nga shoqëria duke ‘i përplasur’ edhe dokumentet fytyrës.

Mehmet: Ore i pafytyrë! Këqyre kinezi, se e ke firmosur vetë letrën, 480 mijë dollarë!

Rexhep: Lëri more letrat!

Mehmet: 400 mijë dollarë! Ku është një bankë e madhe që t’i merr ty 400 mijë dollarë!

Rexhep: Po i ka marrë se ke dëshmitarë, nëse gjen firmën…

Mehmet: Shiko ku i ke 400 mijë dollarë! Shiko ku e ka firmosur vetë!

Rexhep: Unë kam kontratat e shitjes!

Mehmet: I ka vulosur herë të parë, të dytë, të tretë, po bankën?

Eni Çobani: Keni 4 deklarata noteriale…

Rexhep: Janë deklaratat e shitjes që kam bërë unë me subjektet!

Eni Çobani: Po ore po, të kuptoj! Ore, je Rexhep Dauti ti? E ke vënë vulën këtu me firmë? Po, shumë bukur, këtë solli vëllai!

Mehmet: E ka futur përqindjen, shihe…

Eni Çobani: Do ju lutem të shkoni se nuk ju kap kamera….

Mehmet: Ia ka dhënë drejtorit të ATSH-së, Ilir Zhilla, 15%, nuk na ka pyetur, ia dha indianit, a morën edhe indianët dhe ne hajt, me të huajt… por ky palaço, unë e kam prurë këtu t’i kërkoj 1 milionë e 200 mijë dollarëshin o shok!

Rexhep: Ore zotëri janë 2 milionë e 200 mijë dollarë!

Mehmet: Se ty do të të përplas!

Mehmeti i vërvit vëllait shishen e ujit, por fatmirësisht nuk e godet. Ai paralajmërohet nga Eni Çobani që nëse do të vazhdojë me sjelljen e tij, seanca do të ndërpritet./tvklan

FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares, Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë

Nesër do të publikohet lista e Kombëtares, për ndeshjet e qershorit në kualifikueset e Botërorit.

FSHF ka konfirmuar këtë fakt në njoftimin ku tregon po ashtu se Silvinjo do të dalë në konferencë.

“Nesër, e hënë (datë 26 maj), në ora 11:00 trajneri i Kombëtares, Sylvinho, do të dalë në konferencë për median, ku do të flasë për listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit 2026 në qershor ndaj Serbisë dhe Letonisë”, shkruhet në njoftimin e FSHF.

Kështu nga “Shtëpia e Futbollit” do të kthehet trajneri brazilian, para dy ndeshjeve të rëndësishme.

E para do të jetë me Serbinë në “Arenën Kombëtare”, ndërsa tjetra ndaj Letonisë në transfertë./PANORAMASPORT.AL