Zyrtarët lokalë në panik/ SPAK bastis zyrat, sekuestron prova të forta

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe të dyshuarve për krime zgjedhore.

SPAK vijon hetimet në Bashkinë e Tiranës. Burime nga SPAK bënë me dije se, prej mbrëmjes së djeshme deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, janë kryer kontrolle në disa ambiente të Bashkisë së Tiranës.

Janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.

Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj.
Me vendim gjykate, janë sekuestruar pesë telefona celularë. Ky procedim nuk lidhet me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.

weblajm.com kontaktoi edhe zyrën e shtypit të bashkisë tiranë për një koment mbi lajmi dhe kontrollet. Në përgjigje të pyetjes ata u shprehen se “ska patur asnjë kontroll të tillë në administratën e bashkisë“.

WebLajm.com ka verifikuar lajmin dhe rezulton se veprimet hetimore janë kryer me kërkes të prokurores Elida Kaçkini dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme.

Trag. jedia godet familjen e mjekes në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e saj hυmbin je.tën nga një sυlm ajror izraelit

Një tragjedi e rëndë ka tronditur qytetin Khan Younis në Gaza, ku një pediatre humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e saj gjatë një sulmi ajror izraelit. Ngjarja ndodhi ndërsa mjekja Alaa al-Najjar ndodhej në detyrë në spitalin “Nasser”, ku punon prej kohësh.

Sipas deklaratës së spitalit, vetëm një prej fëmijëve dhe bashkëshorti i saj mbijetuan, ndonëse me plagë. Kirurgu britanik Graeme Groom, i cili punon në të njëjtin spital, tha se kishte operuar djalin 11-vjeçar të mbijetuar. Sipas drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi, shtëpia e familjes u godit vetëm disa minuta pasi bashkëshorti i mjekes ishte kthyer në shtëpi pasi e kishte çuar atë në punë.

Videot nga vendngjarja, të verifikuara edhe nga BBC, tregojnë trupa të vegjël fëmijësh të nxjerrë të djegur nga rrënojat pas sulmit të së premtes.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur mbi 100 objektiva në të gjithë Gazën. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se të paktën 74 persona janë vrarë vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Dr. Muneer Alboursh, tha se fëmija më i madh i familjes al-Najjar ishte vetëm 12 vjeç. Në një video të publikuar nga një tjetër kirurg britanik që punon në spitalin “Nasser”, thuhet se babai i fëmijëve është në gjendje shumë të rëndë.

Një tjetër mjek, Youssef Abu al-Rish, tregoi se kishte parë mjeken duke kërkuar me ankth informacion për djalin e saj të mbijetuar në sallën e operacionit.

“Na mjafton! Mëshironi popullin tonë! I bëjmë thirrje të gjitha vendeve, komunitetit ndërkombëtar, Hamasit dhe të gjitha palëve që të na mëshirojnë. Jemi të rraskapitur nga uria dhe zhvendosja, na mjafton!”, tha al-Rish me lot në sy.

Zbulimi i shekullit në Finlandë! Thesari i fshehur mund të ndryshojë Evropën përgjithmonë, u gjet në…

Kur mendon për Finlandën, mendja të shkon te Dritat Veriore, pyjet e gjera ose legjenda e Babagjyshit të Krishtlindjeve. Megjithatë, pak veta e dinë se nën sipërfaqen e saj të qetë dhe të akullt, vendi fsheh një thesar që mund ta ndryshojë rrënjësisht të ardhmen e tij ekonomike dhe ndoshta edhe atë të Evropës.

Në Lapland, në komunën Sodankylä, u zbulua një nga depozitat më të rëndësishme të arit të dekadave të fundit. Kompania kanadeze Rupert Resources ka konfirmuar ekzistencën e një depozite me vlerë afërsisht 10 miliardë euro, një sasi e vlerësuar prej 110 tonësh ari, bllokuar në 52 milionë ton xehe.

Depozita u zbulua pas vitesh shpimesh që filluan në vitin 2016, pas indikacioneve të para serioze që u shfaqën në vitin 2020. Vetëm në fillim të vitit 2024 erdhi konfirmimi përfundimtar: kjo është një nga depozitat më premtuese evropiane në dekada. Atraktiviteti i tij nuk kufizohet vetëm në sasi, por edhe në qëndrueshmërinë e tij ekonomike, me një rendiment të vlerësuar prej 38% dhe një fitim prej rreth 800 dollarë për ton, projekti është veçanërisht tërheqës për investitorët.

Miniera, e planifikuar të fillojë rreth vitit 2030, do të zgjasë të paktën 20 vjet. 10 vitet e para do të përfshijnë minierat sipërfaqësore, ndërsa faza e dytë do të përqendrohet në shfrytëzimin nëntokësor të shtresave më të thella.

Ringjallja e interesit evropian për arin

Kompani të tjera, të tilla si Nordic Resources dhe Latitude 66, po zhvillojnë projekte të ngjashme në Finlandën qendrore dhe veriore, duke u përqendruar në ar, por edhe në metale strategjike si kobalti, i cili është jetik për tranzicionin energjetik dhe prodhimin e baterive. Depozita e Kuusamos, në fakt, mund të mbulojë deri në 25% të kërkesës për kobalt në Bashkimin Evropian.

Finlanda nuk është e panjohur me minierat e arit. Në fund të shekullit të 19-të, zbulimi i arit në lumin Ivalo shkaktoi një nxitim të vogël për flori, i cili ndikoi thellësisht në ekonominë dhe kulturën e Laplandës. Sot, epshi i kërkimit të arit duket se po zgjohet, jo me aventurierët, por me investitorët, gjeologët dhe inxhinierët.

Në një kohë paqëndrueshmërie globale, me inflacion, tensione gjeopolitike, ari është shfaqur përsëri si një investim i sigurt. Çmimi i tij është rritur mbi 3,500 dollarë për ton, duke shënuar një rritje prej më shumë se 22.5% në një vit. Zbulimi në këtë depozitë të re vjen si një mundësi jo vetëm për të pasuruar Finlandën, por edhe për të zvogëluar varësinë e Evropës nga mineralet që vijnë nga vende me marrëdhënie të vështira, si Rusia apo Kina. Kjo pasqyron një rilindje të mundshme të sektorit minerar në Evropë, e ndoshta… në një pikë kritike historike.

Oferta ‘e majme’ që po rikthen në ekran Arbana Osmanin! Zbulohen detaje mbi formatin dhe televizionin

Pas më shumë se dy vitesh mungesë në ekran, Arbana Osmani është gati të rikthehet. Duket se pritjes po i vjen fundi.

Arbana është në bisedime për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar, ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

Duket se moderatorja i ka thënë “Po” ofertës së majme, për t’u rikthyer në një tjetër sezon. Por shumë janë ndjekësit që pyesin rreth formatit që këtë herë ajo do të drejtojë.

Ndonëse vetë televizioni ka disa variante, ku përfshihet edhe një reality, duket se ende nuk është vendosur se çfarë do të drejtojë. Propozimi që përflitet deri më tani, është një format me histori reale, të ngjashme me atë që Arbana ka moderuar vite më parë.

Megjithatë, gjithçka do të bëhet publike, para nisjes së sezonit të ri në shtator. Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se një ofertë shumë bujare është bërë për të, të cilën vetë Arbana ka vendosur që ta pranojë.

“Shqiptarët të rrëzojnë qeverinë”, CDU gjermane me akuza të rënda për Ramën: Ekzekutivi i hajdutëve s’ka vend në Europë

Kryetari i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së Veriore, Martin Henze ka reaguar ashpër për situatën politike në Shqipëri pas farsës elektorale të 11 majit 2025. Në një postim në facebook, Henze i del në krah liderit të PD-së Sali Berisha ndërsa akuzon Edi Ramën dhe qeverinë e tij për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Ai i bën thirrje shqiptarëve të rrëzojnë administratën e paligjshme të Ramës, të neutralizojnë politikisht “nëndetëset” në opozitë dhe të mbajnë zgjedhje të reja demokratike, të organizuara nga OSBE-ja.

Reagimi

Ne dhe kolegët tanë në partitë simotra në BE kemi kuptuar se të gjithë ata që kërkojnë dorëheqjen e liderit të partisë sonë simotër, PD-së – dorëheqjen e Berishës në periudhën 2021–11/2024 dhe tani në maj 2025 – janë në thelb kukulla të Ramës ose oportunistë. Gjithashtu armiq të demokracisë.
Sali Berisha, lideri i PD-së, nuk i ka manipuluar zgjedhjet.

“Fituesit” e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri i kanë manipuluar rezultatet me ndihmën e “nëndetëseve” brenda partisë sonë simotër.

Është patetike të fajësosh liderin e partive liberale shqiptare, gjithashtu liderin e viktimave, për faktin që autorët, administrata kriminale e Ramës – të cilën gazeta Bild Zeitung, gazeta më e madhe në Europë, e quan një qeveri mafioze – i kanë falsifikuar zgjedhjet dhe kështu i kanë penguar opozitës fitoren në zgjedhje.

Qeveria Rama, që ka 12 vite që abuzon me paratë e taksapaguesve të BE-së dhe e legjitimon veten vetëm përmes zgjedhjeve të manipuluara, nuk do ta çojë Shqipërinë në BE.

As ne nuk e duam anëtarësimin në BE për sa kohë administrata Rama është në pushtet.

Ekzekutivi i hajdutëve nuk ka vend në Europë.

Zgjedhjet 2024/2025 janë manipuluar në mënyrë strukturore. Kush përfitoi nga kjo? Rama/Balla.

Shqiptarët duhet të rrëzojnë administratën e paligjshme të Ramës, të neutralizojnë politikisht “nëndetëset” në opozitë dhe të mbajnë zgjedhje të reja demokratike, të organizuara nga OSBE-ja.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmartin.henze.583%2Fposts%2Fpfbid0bEu6FtPQUPf1jjUoRa9ffiLjyMNTmabNC6bGJ3geK2TkW15gvoTDRgGCnNLA8CM8l&show_text=true&width=500

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit, por sfida më e madhe…

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme.

Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet “mbajnë” rezervën më të madhe të arit në planet, e cila vlerësohet në 20 milionë ton.

Megjithatë, nxjerrja e metalit të çmuar që ata zotërojnë, sjell me vete sfida të konsiderueshme për shkak të përqendrimit të tij të ulët në ujin e detit. Sasia e raportuar ka tronditur botën, pasi tejkalon shumë sasinë totale të arit të gjetur nga njeriu gjatë gjithë historisë së tij.

Teknologjia që i është vënë në dispozicion njerëzimit sot nuk lejon një mekanizëm minerar ekonomikisht të qëndrueshëm. Për më tepër, uji i detit përmban shumë metale që e bëjnë të vështirë ndarjen e arit. Ari i tretur nuk është i vetmi burim i vlefshëm që deti “ruan”.

Elemente të tjera të rëndësishme që detet dhe oqeanet kanë janë depozitat e sulfurit hidrotermal. Këto janë depozita që janë më të arritshme sesa ari i tretur dhe mund të nxirren përmes minierave nënujore.

Minierat në det të thellë paraqesin rreziqe shkatërruese për ekosistemet detare. Në fakt, kjo rrezikon mijëra specie të reja, shkatërron shumë habitate detare dhe ndryshimi i zinxhirëve ushqimorë paraqet rreziqe të konsiderueshme.

Megjithatë, disa territore, siç është Papua Guinea e Re, kanë filluar tashmë ta zbatojnë këtë praktikë. Debati mjedisor përqendrohet në ndikimet tragjike që aktivitetet minerare kanë në ekosistemet detare, duke lënë mënjanë mundësitë ekonomike që ato mund t’u ofrojnë vendeve që i praktikojnë ato.

Mundësi reale që deti mund të na ofrojë burimet e tij më të vlefshme

Disa shkencëtarë mbajnë gjallë shpresën se zhvillimet teknologjike do të na lejojnë të arrijmë në zgjidhje të qëndrueshme në të ardhmen për shfrytëzimin e burimeve detare. Nuk është e pamundur që një ditë të shfaqen teknologji që do të lejojnë nxjerrjen e arit nga deti pa shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedisin detar.

Derisa të ndodhë kjo, ari do të vazhdojë të fshihet në thellësitë e detit, madje edhe për vende si Spanja, me disa dete dhe oqeane që lagen në plazhet e saj, gjë që mund t’i sjellë vendit iberik miliona ose miliarda euro.

Thesari më i madh i njerëzimit qëndron i fshehur në det për momentin. Në të njëjtën kohë, Kina ka surprizuar me zbulimin e 230 miliardë ton ari të bardhë në shtratin e detit.

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 24 maj 2025

Dashi

Dite aspak e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Tensioni do mbizotërojë gjate gjithë kohës dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Beqaret do kenë disa ndryshime te vogla, por yjet këshillojnë te mos nxitohen për asgjë. Ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar situata do jete e qëndrueshme. Përfitoni për te kryer ndonjë transaksion apo investim.

Demi

Jeta ne çift do ndërlikohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe do keni debate te ashpra. Po vazhduat kështu marrëdhënia do shkatërrohet. Beqaret do kenë zhgënjime te mëdha sot sepse do nxitohen te hedhin hapa. Ne planin financiar duhet te keni garanci para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Binjaket

Jo vetëm qe marrëdhënia ne çift do jete e ngrohte sot, por do mendoni edhe për një fejese apo martese se shpejti. E keni kuptuar se nuk mundeni me te qëndroni larg njeri-tjetrit. Beqaret gjithashtu do jene fatlume dhe do e gjejnë personin qe aq shume kane kërkuar. Te ardhurat do kenë një rritje te lehte. Mos shpenzoni shume qe ato te mos kenë vështirësi për një kohe te gjate.

Gaforrja

Luftoni kundër rutinës dhe pesimizmit ne jetën tuaj ne çift sot dhe do e shihni qe gjerat do marrin drejtimin e duhur. Bashkëpunimin me partnerin duhet gjithashtu ta forconi. Beqaret do kenë disa takime, por qe ne fillim nuk do kuptohen si duhet me ata persona. Ne planin financiar duhet t’i mendoni me kujdes gjerat para se te hidhni çdo lloj hapi. Nuk është koha për te bere çmenduri.

Luani

Nëse ju del ndonjë problem i vogël sot ne jetën tuaj ne çift mundohuni ta zgjidhni me kujdes dhe pa u alarmuar. Askush nuk ka një jete tërësisht te qete, por te zotet janë ata qe dine t’i kalojnë edhe problemet. Beqaret do takohen me disa miq te vjetër dhe nuk do ndahen për asnjë çast prej tyre. Hëna do ndikoje negativisht tek financat. Ato do jene shume te dobëta.

Virgjeresha

Do keni ide shume te mira sot s ta rindizni pasionin dhe t’i shtoni emocionet ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret do kenë pëlqime, por do ngurrojnë te hedhin hapa me tej. Gjithsesi dita do jete disi me ndryshe se te tjerat. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe largpamësi. Vetëm ne këtë mënyrë do shmangni problemet dhe vështirësitë.

Peshorja

Dite e mbushur me surpriza dhe emocione te shumta kjo e sotmja. Partneri do mendoje ne çdo kohe t’iu beje te ndiheni mire. Beqaret do lodhen se kërkuari princin e tyre te kaltër dhe serish nuk do ia arrijnë qëllimit. Do duhet te presin ende pak kohe për te ndryshuar status. Financat do jene mjaft problematike. Hiqni dore nga shpenzimet sado te vogla qofshin ato.

Akrepi

Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet tej mase sot. Do e keni me te lehte te flisni për problemet qe iu shqetësonin prej kohesh. Beqaret do fillojnë aventura kalimtare, por emocionuese dhe te këndshme. Do ndihen mire dhe kjo është e rëndësishme. Ne planin financiar munde edhe te kryeni disa shpenzime te nevojshme duke qene se te ardhurat do jene te qëndrueshme.

Shigjetari

Do jeni me humor shume te mire sot dhe te gatshëm te bëni çdo lloj toleromi ne mënyrë qe marrëdhënia ne çift te ece si duhet. Partneri do ju vlerësojë edhe me tepër për këtë arsye. Beqaret ka mundësi te fillojnë një histori dashurie afatgjate me një mik te ngushte. Financat nuk do jene aspak problematike. Disa madje do realizojnë disa pune mjaft fitimprurëse.

Bricjapi

ka ardhur koha te merrni ne dore frenat e jetës suaj ne çift dhe te drejtoheni andej nga duhet. Për çdo paqartësi apo problem flisni lirshëm me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene me fat dhe do vazhdojnë te qëndrojnë ne te njëjtin pozicion si me pare. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe te mëdha sepse mund te keni me tepër humbje sesa fitime.

Ujori

Pas një kohe te gjate me zënka dhe mosmarrëveshje ne çift, sot do rivendoset qetësia. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni dhe do ndiheni mjaft mire. Beqaret do kenë dëshira te zjarrta, por jo te gjithëve do iu plotësohen ato. Ne planin financiar duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu japin disa miq nëse doni qe te mos keni vështirësi.

Peshqit

Asnjë planet nuk do mund dot ta prishe harmoninë qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift sot. Ju dhe ai qe keni ne krah do jeni te pandashëm. Beqaret do mendojnë për një dashuri te shkuar dhe do vuajnë mjaft për këtë arsye. Mundohuni te shkëpusni kontaktet me te kaluesen. Ne planin financiar do ju duhet te kurseni sot qe as nesër te mos keni vështirësi.

“Më ço foto Ia kυriq ose të bëra…”/ Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e mart. υar!

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” pasi thotë se prej disa ditësh fliste me një djalë në Instagram, edhe pse ishte e martuar.

Djali i ka thënë se është 21 vjeç, ndërsa ajo vetë 26 vjeçe.

Zonja tregon se i kishte dërguar një foto të sajën dhe më pas ai i bënte presion se do e nxirrte në TikTok, nëse ajo nuk i bindej për t’i nisur foto dhe video intime.

Emisioni “Stop” siguroi komunikimin mes dy të rinjve që është shumë shqetësues dhe kërcënues.

Filmoi të moshuarit në momente in time/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë


Policia e Korçës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre persona, bëhet fjalë për një të mitur 16 vjeçe, si dhe një çift të moshuarish.

Ngjarja lidhjet me një video që qarkullon nëpër telefona të qytetarëve, ku e mitura kishte filmuar dy të moshuarit duke kryer veprime të turpshme në publik.

Blutë e qytetit juglindor kanë arritur ta identifikojnë vajzën që kishte kryer filmimin dhe më pas shpërndarjen e materialit, një e mitur 16-vjeçare me iniciale O. D., e cila është vënë nën hetim për veprën penale “pornografi”.

Ndërkohë, protagonistët e videos, një femër me iniciale I.R dhe një i moshuar me iniciale M.G., janë vënë nën hetim për veprën penale “veprime të turpshme” të kryera në publik.

Video është filmuar në zonën e Pazarit të vjetër, teksa para hetuesve, 16-vjeçarja ka pranuar autorësinë, se ka qenë ajo që i kishte filmuar.