U shkarkua sot / Zëvendësministri Vokrri e quante Skënderbeun “pro sllav”, i bënte thirrje shqiptarëve të përhapnin Islamin në Perëndim

Zëvendësministri i Kosovës Arbër Vokrri që u shkarkua nga detyra të premten pas akuzës se “ndërkombëtarët kishin nxitur trazirat në veri”, edhe më parë ishte i njohur për deklarata tronditëse dhe shumë skandaloze.

Vokrri kishte komentuar edhe prejardhjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Një vit më parë kishte thënë se familja Kastrioti ishte “pravosllave”. Vokrri ishte anëtar i hershëm i Vetëvendosjes.

Në një koment në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se familja Kastrioti është varrosur në manastirin më të shenjtë serb.

“Ky sultan gjysmëshqiptar e mundi perandorin gjysmëserb të Bizantit (ai u vra), dhe dihet se ishte në luftë kundër pjesës pravosllave të familjes Kastrioti, sikurse edhe i ati i tij. Megjithatë këta sulltanë nuk i kishin ngucur Kastriotët pravosllavë kur këta u bënë edhe murgj në manastirin më të shenjtë serb, aty ku edhe janë varrosë”, kishte shkruar Vokrri.

I shkarkuari Vokrri gjithashtu ishte marrë edhe me besimet fetare.

Teksa ishte i ftuar për një iftar te Shefqet Krasniqi, imam i njohur për deklarata politikisht jo të sakta, Vokrri kishte thënë se shqiptarët janë pjesë e misionit për ta përhapur islamin drejt Perëndimit.

“Si besimtarë në këtë shoqëri në të cilën jetojmë, kemi potencial të hatashëm,” – tha në nisje të shpalosjes së ambicieve të tij fetare ai.

“Ne (etnia jonë) jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve. Por kulturalisht – elhamdulilah – qe ma shumë se gjashtë shekuj jemi në ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam. Dhe mundemi me thanë që jemi me siguri populli i vetëm me naj signifikancë politike që mundemi mu krenu se jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhapë kah perëndimi. Sepse një prej misioneve është që fjalën e Allahut ta çojë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor…” – tha ai.

“Muaji ideal”/ Ja cilat janë tre shenjat më me fat të horoskopit për Qershorin

Binjakët

Qershori është muaji ideal për të përcaktuar prioritetet e nevojave tuaja emocionale, pa humbur fokusin te qëllimet dhe ambiciet.

Edhe pse Binjakët kanë tendencë të shpërqendrohen lehtësisht nga stimujt e shumtë të jetës, kjo fazë ofron qetësi dhe qartësi të shtuar. Ka ardhur momenti të largoheni nga rrethanat që ju kufizojnë dhe të zgjidhni alternative që ju zhvillojnë.

Demi

Më 6 qershor, venusi hyn në shenjën tuaj dhe ju mbush sharm dhe energji pozitive. Planeti i dashurisë dhe luksit ju bën të rrezatoni, si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale.

Tensionet e majit largohen dhe hapet rruga për qetësi, gëzim dhe rritje të vetëbesimit tuaj. Prisni zhvillime të këndshme në marrëdhëniet tuaja, por edhe në financat tuaja. Vetëvlerësimi juaj është rritur dhe universi duket se komploton në favorin tuaj.

Shigjetari

Sezoni i Binjakëve sjell fat të shtuar në fushën e marrëdhënieve për Shigjetarët. Me Hënën e Re dhe Merkurin që sjellin energji dhe qartësi të re, ndiheni më të përqendruar, më të shoqërueshëm dhe të gatshëm të rilidheni në mënyrë kuptimplote me njerëzit përreth jush. Qershori favorizon lidhje më të thella dhe momente romantike.

“Më bënë magji të zezë”/ 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët e moshuar në Itali

Një 51-vjeçare shqiptare është dënuar me dy vite burg nga gjykata e Cremonas në Itali, pasi akuzohej se kishte përndjekur për gati 10 vjet fqinjët e saj.

70-vjeçarja Giuseppina dhe bashkëshorti i saj (i cili tashmë ka ndërruar jetë) për vite më radhë ishin përndjekur nga 51-vjeçarja shqiptare e cila i akuzonte ata se i kishin bërë magji të zezë.

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk pushonte kurrë së na ofenduari: e bënte këtë çdo ditë me një ton të zemëruar. Kur na shihte, na pështynte”, ka dëshmuar e moshuara para togave të zeza.

Një situatë dramatike e dëshmuar nga Giuseppina gjatë seancës dëgjimore nëntorin e kaluar dhe e përjetuar edhe nga vajza e çiftit, e cila u sulmua gjithashtu verbalisht.

“Po më bën magji të zezë me sodë buke. Ajo na quajti të neveritshëm, gënjeshtarë, por ne gjithmonë i përgjigjeshim me heshtje. Përveç një herë, kur i thashë se kishte nevojë për trajtim. Ajo bënte gjithë kohës zhurmë në shtëpi, sipër, bërtiste, kur na shihte thoshte ‘zhurmë, zhurmë’, sikur të duhej ta largonte djallin, bënte gjestin me brirë dhe pështyu mbi ne”, ishte dëshmia e italianes.

Familja ishte përpjekur të kërkonte ndihmë , duke iu drejtuar institucioneve, punonjësve socialë, por nuk u bë asgjë.

“Ishte si një rreth vicioz. Babai im, i cili ishte sëmurë në vitin 2022, vdiq në nëntor 2024 dhe për shkak të këtyre qëndrimeve, ai nuk ishte në gjendje të përjetonte ato momente qetësie dhe heshtjeje që ishin të nevojshme për të. Ne u torturuam nga kjo zonjë”, deklaroi vajza e çiftit.

Për shkak të fqinjës së saj, Giuseppina nuk dilte më nga shtëpia përveçse për të bërë pazar dhe për të shkuar në kishë.

“Jam gjithmonë në ankth dhe marr ilaçe kundër depresionit. Gjithmonë u jemi përgjigjur fyerjeve me heshtje, edhe nëse kemi qenë të zemëruar brenda. Nuk e kemi vënë kurrë veten në nivelin e saj. Çdo herë e kemi raportuar, por ajo nuk ndalej kurrë”, tha më tej në gjykatë e moshuara.

Para dënimit, 51-vjeçarja shqiptare u përpoq të mbrohej, duke pretenduar se të gjitha ishin gënjeshtra dhe duke u përpjekur të përmbyste rolet: ” Giuseppina ishte arrogante, ishte ajo që më ofendoi. Ishte faji i saj që qava shumë. Ajo gjithashtu më hipnotizoi si Giucas Casella dhe i bëri magji djalit tim. Kërkova një ekzorcist në Google”.

Në fjalën e tij, avokati Massimo Tabaglio u përpoq ta mbronte klienten e tij, duke e konsideruar atë një “ viktimë të sistemit ”.

Sipas avokatit, “duhet të kishin këmbëngulur më shumë në ndërhyrjen e punonjësve socialë dhe mjekëve, në mënyrë që klientja ime të merrte disa ilaçe për t’u qetësuar. Ajo jeton në botën e saj, nuk është e rrezikshme, por kishte nevojë për ndihmë. Dhe në vend të kësaj, askush nuk e bëri. Përgjegjësia për atë që ndodhi nuk mund t’i atribuohet vetëm asaj”.

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Një mega-operacion antidrogë u zhvillua 2 ditë më parë në Shqipëri dhe në Itali, ku u dhanë masa sigurie për 52 persona.

Masë sigurie në kuadër të operacionit ‘Ura’ u dha edhe ndaj avokatit Armand Tragaj në Durrës. Tragaj ka qenë ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës.

Ndërkohë ditën e sotme, avokati Tragaj ka folur para Gjykatës së Posaçme, ku edhe ka shfuqizimin e kësaj mase.

Kërkesa e tij u bë me argumentin se vijimi i masës së sigurisë do të rëndonte situatën e tij familjare.

“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me dy prindër të smurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijën e vogël. Dhe për këtë fakt kërkoj të jem pranë familjes”, ka thënë avokati Tragaj para GJKKO-së, ku u zhvillua seanca për rikonfirmimin e masave të sigurisë për anëtarët e këtij grupi kriminal.

Luiz Ejlli dedikim zemre vajzës së tij: Jam heroi i saj… sepse jam …

Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër të ndjerë në rrjete sociale, duke publikuar një foto me vajzën e tij të vogël dhe një tekst emocional që ka prekur ndjekësit.

“Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj”, shkruan Luizi, duke reflektuar mbi rolin e tij si prind. Ai shprehet se jeta i ka dhënë dhe marrë shumë, por lindja e vajzës ishte momenti ku ndjeu se kishte fituar gjithçka që i duhej.

“Kjo foto nuk është thjesht një kujtim. Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli. Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë”, përfundon ai, në një dedikim që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Ky postim i Luizit vjen si një dëshmi e lidhjes së tij të thellë emocionale me fëmijën, duke sjellë një tjetër anë të ndjeshme të artistit që ka fituar zemrat e publikut.

Luiz Ejlli dedikim zemre vajzës së tij: Jam heroi i saj… sepse

“Një bυaΙΙicë…”, Sara Mila i kthehet Andi Bushatit: Një bυΙΙizues i frustuar që intimidon vajzat që i hyjnë politikës

Sara Mila, kandidatja 29-vjeçare e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, rezultoi më e votuara mes të gjithë socialistëve në listat e hapura në Elbasan.

Dhe për këtë arsye, emri i saj prej disa ditësh është kthyer në temë debatesh dhe akuzash, si e sponsorizuar nga krimi.

Sot, Sara Mila ka reaguar në rrjetet sociale ndaj analistit Andi Bushati, i cili e cilësonte një “një buallicë”.

Ky i fundit, i ftuar mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit”, shpërtheu me fjalor të rëndë ndaj Sara Milas.

“Sa minuta shpenzuam për Joridën? Ju duket normale të flasim për Joridën dhe të mos flasim për Sara Milan?

Këto janë zgjedhjet e vërteta të këtij vendi. Një buallicë mori dyfishin e votave të Joridës në një vend që ka çerekun e votave të Tiranës. Realitet me buallica unë nuk kap dot”, tha ndër të tjera Bushati.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar sot deputetja e ardhshme socialiste, që e cilëson Bushatin si dhunues të vajzave që hyjnë në politikë.

“Në strofullën e tij të përnatshme, ai lëshon helm të përzier me frustrime personale që as ai vetë s’i kupton nga i vijnë. I fsheh pas arrogancës së një pseudointelktuali që kërkon vëmendjen që s’e ka pasur kurrë. Sot, për fat të keq, e fitoi. Kjo sepse preku diçka që është më e madhe se unë: merakun tim për vajzat që guxojnë të hyjnë në politikë. Unë e kam pyetur veten dhe e kam siguruar që përkundrejt asaj çka unë jam, s’ka And që më intimidon. Por pyetja më e madhe është: Deri kur duhet të jetë kështu? Edhe sa kohë vajzat duhet të përtypin baltën që hedhin And-at? Edhe sa studio duhet t’i zhveshin nga dinjiteti për t’i bërë “virale” në këtë mënyrë? Edhe sa adoleshente duhet të vrasin veten për shkak të këtij bullizmi të institucionalizuar?”, thekson Sara Mila në reagim.

Reagimi i plotë i Sara Milas:

Pas 10 ditësh ku portale dhe studio televizive kanë hedhur baltë pa kriter mbi mua, familjen dhe gjithçka që përfaqësoj, njëri prej tyre kaloi vijën e kuqe. Ashtu siç e prisja.

Jo vijën e baltës së zakonshme, për ato akuza të vjetra të humbësve, unë as që e lodh veten. Por këtë herë ndodhi ajo që i druhesha më shumë: një linçim publik, jo politik, por personal.

Si vajzë, si bashkëshorte, si nënë.

Ky dhunues publik ka emër: Andi Bushati.

Në strofullën e tij të përnatshme, ai lëshon helm të përzier me frustrime personale që as ai vetë s’i kupton nga i vijnë. I fsheh pas arrogancës së një pseudointelktuali që kërkon vëmendjen që s’e ka pasur kurrë.

Sot, për fat të keq, e fitoi. Kjo sepse preku diçka që është më e madhe se unë: merakun tim për vajzat që guxojnë të hyjnë në politikë.

Unë e kam pyetur veten dhe e kam siguruar që përkundrejt asaj çka unë jam, s’ka And që më intimidon. Por pyetja më e madhe është: Deri kur duhet të jetë kështu?

Edhe sa kohë vajzat duhet të përtypin baltën që hedhin And-at?

Edhe sa studio duhet t’i zhveshin nga dinjiteti për t’i bërë “virale” në këtë mënyrë?

Edhe sa adoleshente duhet të vrasin veten për shkak të këtij bullizmi të institucionalizuar?

Edhe sa ëndrra vajzash duhet të mbyllen në heshtje që të mos bëhen objekt krahasimi, vlerësimi, talljeje, turpi?

Unë e kam zgjedhur pse jam në politikë:

Jo për t’u marrë me And-at. Por për t’i dhënë fund And-ave.

Për vajzat që sot më ndjekin dhe e di që jeni shumë, dua t’ju them:

Mos lejoni asnjë Andi t’ju fikë shkëlqimin. Asnjë të ulë ritmin. Asnjë të bëjë të ndiheni më pak se ç’jeni. Asnjë të guxojë t’ju trajtojë si trup, si objekt, si pako krahasimi.

Për vajzat me të cilat nesër do ndaj Parlamentin – majtas apo djathtas – e kam një thirrje:

Kjo gjuhë urrejtjeje, ky bullizëm mediatik, duhet të marrë fund. Fjalët që shkatërrojnë, nuk mund të quhen më mendim.

Ligji duhet t’i ndalojë. Jo vetëm morali. Dhe ligjin, qytetarët na kanë besuar ta bëjmë ne.

Për vajzën time:

Kur të rritesh dhe të lexosh këto gjurmë të helmit që mbeten në internet, dua ta dish: Mami s’heshti. Mami nuk u tremb. Dhe nuk u përkul.

Kur të vijë koha jote, di që And-at të jenë vetëm hije të së shkuarës: njerëz pa ndikim, pa ideal, pa busull.

Unë jam vajzë, jam 29 vjeç, dhe jam në politikë për të dëshmuar që lufta për dinjitet bëhet me dinjitet. Dhe meqenëse si burrë nuk zgjidhi njeri gjë, këtë punë do ta bëj si grua. Dhe ju e dini ç’bëhet po iu fut një grua një pune. Dhe ti And e di mirë prandaj ke frikë nga “buallica”.

Shokυese / Nëna ρorosit υ▪︎asjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe pasi “grindeshin vazhdimisht”

Një nënë është arrestuar në Rusi pasi “urdhëroi vrasjen me kontratë të vajzës së saj 12-vjeçare”.

Ajo i ofroi një të njohuri mashkull rreth 1 mijë euro për ta mbytur fëmijën në një lumë lokal në rajonin e Chelyabinsk, sipas forcave të rendit.

Pa dijeninë e saj, vajza po përgjonte fshehurazi nga pas një dere dhe dëgjoi kërkesën drithëruese të nënës së saj për ta vrarë.

Gruaja, e identifikuar vetëm si Svetlana, 46 vjeç, përmendi marrëdhënien e saj të keqe me vajzën e saj si arsyen e përpjekjes së saj për ta vrarë vajzën.

Ajo ishte ‘e lodhur’ nga “sjellja e keqe’ e 12-vjeçares dhe ‘grindjet e tyre të vazhdueshme”.

Pasi urdhëroi vrasjen e saj, nëna e katër fëmijëve e nxori vajzën e saj nga shtëpia me burrin, Andrey, 36 vjeç, në vendbanimin Izmailovsky, thuhet.

“Kur po ecnin përgjatë rrugës, nxënësja e shkollës ishte shumë e frikësuar dhe e shqetësuar”, raportoi agjencia e lajmeve Shot, duke cituar forcat e rendit.

Por burri i tregoi gjithçka dhe premtoi ta mbronte. “Ai e fshehu vajzën në shtëpinë e tij dhe shkoi në polici”.

Gruaja ishte ofruar të paguante para “cash” për mbytjen e saj në lumin Bolshaya Karaganka, u tha ai oficerëve.

Policia ndaloi gruan e cila përballet me deri në 15 vjet burg për nxitje për vrasjen e një të mituri, nëse dënohet.

Ajo nuk ishte në gjendje të shpjegonte veprimet e saj kur u pyet nga oficerët.

Vajza është vendosur në kujdesin e dy vëllezërve e motrave, 17 dhe 6 vjeç. Gruaja e ndaluar ka edhe një vajzë të rritur, 18 vjeçe.

Konfirmoi ndarjen nga Jashari, Hati fejohet me dikë tjetër? Ja fotoja që ngriti dyshime

Pas ndarjes së përfolur nga partneri i saj Jashari, Hati duket se ka zgjedhur të mos e kthejë kokën pas. Duket që ajo po jeton një jetë luksi, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendjen me disa lëvizje që kanë ngjallur shumë kuriozitet në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

Një veturë e re e shtrenjtë është dhe një unazë me gurë të çmuar në gishtin e saj. A ka diçka të re tek Hati?

E BUJSHME! Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

Igli Tare, është drejtori i ri sportiv i Milanit, ku sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar, sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta lidhë atë me klubin kuqezi.

Konkretisht, Tare ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit.

Njoftimi zyrtar nga Milani do të mbërrijë në orët e ardhshme, por para mediave do të prezantohet ditën e hënë.

Kuqezinjtë kanë bërë një lëvizje shumë të rëndësishme në nivelin e menaxhimit në funksion të sezonit të ardhshëm, i cili në mendjet e pronarëve dhe tifozëve duhet të shënojë rinisjen e projektit.

Ditët e fundit, vetë Tare, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kontaktet e tij me klubin, ishte përgjigjur si më poshtë: “Epo, Milani është një objektiv për të gjithë. Të punoja për një klub historik dhe të njohur si ky do të ishte një nder.

Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe në të njëjtën kohë të jem një shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam punuar këtu për gjysmën e jetës sime, kam një pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari. Jam shumë mirënjohës ndaj jush”.

Shkodrani hero në Londër, shpëton vajzën 7 vjeçare nga mbytja! Trimëria e Hismet Smakaj jehonë në mediat britanike

Himset Smakaj, një 65 vjeçar me origjinë nga Shkodra dhe me banim në Londër, është kthyer në personazhin e ditës në Angli. Ai është hedhur në një pjesë të rrezikshme të lumit Tamiz në Londrën Lindore, kur ka parë se një vajzë 7 vjeçare po mbytej.

Shkodrani dhe gruaja e tij kishin qenë duke ecur në Parkun “Thames Barrier” pas një vizite për pazar pranë shtëpisë së tyre në Newham kur ai vuri re vajzën të ulur në një nga kangjellat metalike pranë lumit.

Teksa i kalonin pranë, ajo u hodh në ujë disa metra më tej dhe Hismeti menjëherë është zhveshur dhe është hedhur në lumë, duke e ndjekur pas.

“Kur po ecnin nëpër park, babai im pa këtë vajzë të vogël duke u ngjitur në gardh përpara se të ulej mbi të dhe të shikonte lumin. Ai u ndal dhe pa vajzën për t’u siguruar që ishte mirë. Kur ai bëri rreth tre ose katër hapa, ajo u hodh brenda. Ajo po mbytej. Babai im as nuk mendoi, hoqi tutat sportive dhe u fut në ujë”, ka treguar djali i tij, Euklid Smakaj për mediat britanike.

Hismeti ka notuar për rreth pesë metra, mezi i shihte flokët vajzës sepse po fundosej, niveli i ujit ishte shumë i lartë por ai arriti ta kapte 7 vjeçaren. Ai e çoi vajzën te kollona e bregut të lumit, kapi një copë metali që varej nga muri dhe qëndroi pa saj.

Një turmë e madhe u mblodh pranë lumit ndërsa drama zhvillohej rreth orës 5:30 të pasdites së të shtunës, më 17 maj.

Ajo i thoshte “më lër të shkoj” dhe bërtiste, ka treguar djali i 65 vjeçarit nga Shkodra, ndërsa bashkëshortja bërtiste “ndihmë, ndihmë” sepse nuk mund ta shihte se ku ndodhej Hismeti. Ai mbeti i bllokuar me vajzën për disa minuta dhe turma i hodhi një komerdare shpëtimi, por litari u këput.

“Ishin mbledhur rreth 200 njerëz së bashku me policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit. Të gjithë duartrokisnin dhe thoshin se babai im është hero. Një burrë rreth moshës së babait tim i shtrëngoi dorën dhe i tha faleminderit, po mendojmë se ishte babai i vajzës. Vajza u trajtua në ambulancë dhe më pas ekipi tha se ajo ishte autike”, ka thënë Euklid Smakaj për Metro.

36 vjeçari shkodran është një oficer sigurie nga Essex dhe i ka thënë medias britanike se babai i tij reagoi instinktivisht në një vend të rrezikshëm në lumë ku ka rryma të forta, duke mos menduar fare për sigurinë e tij.

“Në fillim, mamaja ime mendoi se edhe ai ishte mbytur. Ai është një notar shumë i mirë dhe ka vetëbesim, pasi në vendin e tij në Shqipëri shpëtoi dy ushtarë nga mbytja. Por ajo që bëri nuk ishte e lehtë, atij nuk i interesonte aspak edhe nëse do të vdiste duke shpëtuar vajzën”, ka treguar Euklidi.

Uji në Barrierën e Tamizit konsiderohet i rrezikshëm për shkak të baticave të fuqishme, vorbullave dhe rrjedhave nënujore, ujit të ftohtë dhe shkarkimeve të ujërave të zeza. Vetë Hismeti ka shpjeguar sesi veproi instinktivisht për të shpëtuar 7 vjeçaren.

“Kam fëmijë dhe nipër e mbesa, kështu që në momentin që pashë vajzën e dija se duhej të veproja. Isha i përgatitur të bëja gjithçka që duhej për ta nxjerrë nga uji”, është shprehur 65 vjeçari nga Shkodra për median britanike.