E rëndë në Durrës/ Grυaja hυmb jetën gjatë ndërhγrjes kirυrgjikaΙe

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas njoftimit të policisë, ka nisur një procedim penal ndaj mjekut 59-vjeçar, I. Sh., banues në Durrës, i cili akuzohet për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Mjeku është hetuar për humbjen e jetës së 54-vjeçares, M. Xh., banuese gjithashtu në Durrës, e cila ka ndërruar jetë në klinikën e tij gjatë procedurës kirurgjikale. Hetimet janë duke vijuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59-vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54-vjeçe, banuese në Durrës.

E rëndë, fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë është shënuar më 21 maj 2025 në fshatin Kamenicë, ku një fëmijë i mitur, vetëm 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij.

Për pasojë, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Fatmirësisht, burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.

Rrugorja bën ‘namin’ në Tiranë/ 14 të arrestuar në 3 ditë, 13 makina të bllokuara dhe 6.000 gjoba

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave të rendit dhe përdorimin e pajisjeve inteligjente, kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, me synimin për të parandaluar shkeljet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Gjatë 72 orëve të fundit, janë proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, janë bllokuar 13 automjete dhe janë vendosur rreth 6000 masa administrative. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e Tiranës.

Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë:

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren, nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore. Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për:

drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse;

drejtuesit e mjeteve, për:

✅dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha;

✅mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

✅vënien e rripit te sigurimit;

✅mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur;

✅respektimin e limiteve të shpejtësisë;

✅moderimin e shpejtësisë në zona të banuara;

✅parandalimin e parakalimeve të gabuara;

✅konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.

❌janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

❌janë bllokuar 13 automjete;

❌janë vënë rreth 6000 masa administrative.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Drejtues Lorenc Shehu, apel qytetarëve për respektim maksimal të rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja për jetën dhe shëndetin. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit.

22 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe do shitet me 87.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.4 lekë dhe do shitet me 116.8 lekë.

Tërmet 6.1 shkund Greqinë

Dy pasgoditje me magnitudë 3,1 dhe 2,7 Rihter u regjistruan në Kretë pas tërmetit me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter.

Intensiteti dhe kohëzgjatja e tërmetit ishin të mëdha në Hania dhe Rethimno dhe bëri që shumë banorë të dilnin jashtë shtëpive të tyre në dy prefekturat e Kretës Perëndimore. Sipas organeve lokale nuk ka pasur dëme materiale, raporton korrespondenti i Top Channel, Aleksandër Marku.

Sipas kreut të OASP (Organizmi për Planifikim dhe Mbrojtje Kundër Tërmeteve ), Efthimios Lekkas, në lidhje me tërmetin e fuqishëm prej 6.1 Rihter ka theksuar se, është pozitive që kishte një thellësi të madhe fokale.

Ai shtoi gjithashtu se nuk duket që ka rrezik për cunami dhe përmendi se bëhet fjalë për një kornizë të ndryshme gjeotektonike nga ajo e tërmeteve në Santorini dhe Arkalohorit.

“Rajoni ka dhënë përsëri tërmete të mëdha. Nuk ka lidhje me harkun që ndodhet në jug të Kretës. Ishte një tërmet që ndodhi në kryqëzimin e dy pllakave tektonike, asaj europiane dhe asaj afrikane. Mjedisi tektonik në këtë zonë jep tërmete të tilla, ndaj duhet t’i kushtojmë vëmendje fenomenit .Duhet të shohim zhvillimin e tij”, theksoi ai.

Tërmeti u ndje gjithashtu edhe në Argos, Korinth dhe Athinë, si dhe në një pjesë të madhe të Greqisë jugore.

LAJMI I FUNDIT/ Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare Artan Lame. 

Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.

Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.

Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Biografia

Artan Lame ka lindur në Tiranë më 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës.

Ai ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimise kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

Funksione shtetërore
1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).

2019-2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë sot Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.

Ky grupkapitull përfshin tetë fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social, si transformimi digjital dhe media, politika ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura. Hapja e këtij kapitulli vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përafrimit të Shqipërisë me standardet e BE-së.

Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Pjesë e delegacionit është edhe Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, njëherazi zv.kryenegociatore.

Ky grupim përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj:

Negociatat për kapitujt e Grupimit 3

Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)

Kapitulli 16 (Tatimet)

Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)

Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)

Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)

Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)

Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)

Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)

Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha të. Konferenca e katërt Ndërqeveritare u mbajt më 14 prill në Luksemburg, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.

Qeveria shqiptare synon të hapë të gjithë grupkapitujt brenda vitit 2025 dhe të përmbyllë negociatat deri në vitin 2027, me synimin që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së në vitin 2030.

Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndë. rron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Dyshohet se pacienti është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Hetimet janë në vazhdim,” deklaroi Elshani.

Sipas tij, vdekja është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte  22 Maj 2025

Dashi

Nuk duhet të humbisni mundësitë. Pozicioni i Venusit mund të favorizojë kthimin e një personi të largët ose të sjellë mundësi të reja për t’u shfrytëzuar menjëherë. Në këtë kontekst pozitiv, është gjithashtu e rëndësishme të merret në konsideratë ndikimi i Saturnit i cili do të hyjë në shenjë të dielën. Sa i përket punës, projektet e nisura këtë javë po ecin pozitivisht, është e nevojshme të përshpejtohet koha sepse do të jetë thelbësore të merret një vendim deri më 9 qershor.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, tranziti i Venusit që do të mbërrijë në shenjën tuaj nga 6 qershori sjell me vete emocione të forta. Është mirë të shmangni çdo formë të mungesës së përmbajtjes dhe, mbi të gjitha, ta konsideroni këtë periudhë të favorshme për takime dhe vendime të rëndësishme. Sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë. Ke kohë që po përpiqesh të revolucionarizosh jetën tënde të punës dhe, ndoshta, ke filluar detyra të reja ose situata të ndryshme.

BINJAKËT

Një periudhë stimuluese, do të ketë forcë të mirë, një dëshirë të madhe për të dashur dhe për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Këtë javë dëshira rritet dhe Venusi mbështet marrëdhëniet që kanë përjetuar një krizë të vogël në ditët e mëparshme. Kapitulli i punës: ka lajme, më të mirat do të jenë javën tjetër.

GAFORRJA

Aspektet planetare të kësaj jave ju lejojnë të rizbuloni një shtysë të caktuar pasionante. Do të jetë e rëndësishme të menaxhoni emocionet negative për ta çuar përpara ndjenjën me energji dhe vendosmëri. Sa i përket punës, ka shumë për të bërë këtë javë, ditë plot optimizëm dhe besim! Jupiteri është mbi ne, që do të thotë se provimet dhe testet do të jenë në favorin tuaj në javët në vijim.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, është një kohë e mirë për të takuar njerëz të rinj, për të pasur përvoja të këndshme pa angazhime dhe për të kuptuar më mirë dëshirat dhe pritjet tuaja në sferën sentimentale. Për sa i përket punës, yjet janë rregulluar në një mënyrë të favorshme, një parathënie e një periudhe të vlefshme.

VIRGJËRESHA

Dëshira për t’u rikthyer në lojë kthehet, mos hiqni dorë nga shija e aventurës dhe dashurisë, java është e favorshme sepse ofron mundësinë për të jetuar përvoja intensive edhe për një marrëdhënie me kohë të pjesshme. Kur bëhet fjalë për punën, është e rëndësishme të mbani mend se mund të ndodhin ndryshime të rëndësishme nga tani deri në fund të verës.

PESHORJA

Venusi është ende në një fazë paqëndrueshmërie, në marrëdhëniet në krizë tensionet janë të forta. Sa i përket punës, nuk do të mungojnë lajmet, Jupiteri është i favorshëm, për momentin ka mbrojtje të mira. Nuk ka nevojë të shqetësohesh shumë për armiqësinë e të tjerëve.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, kjo nuk është një kohë ideale për të filluar marrëdhënie romantike, veçanërisht nëse ato janë kërkuese. Edhe në sferën profesionale, perceptohet një klimë tensioni e cila, megjithatë, paraprin një moment force të madhe…

SHIGJETARI

Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e përshtatshme të kufizoni konfliktet dhe pakënaqësitë. Historitë e lindura në muajt e fundit do të duhet të ecin përpara me një vendosmëri më të madhe. Sa i përket punës, po i afrohemi ngadalë periudhës së rikuperimit, nga qershori Jupiteri nuk do të jetë më kundër.

BRICJAPI

Venusi është ende në kundërshtim, por nga 6 qershori do të kthehet në favor. Dashuria është e pranishme, megjithatë çështje të shumta praktike ju bëjnë të rishqyrtoni qëndrimet tuaja javë pas jave. Sa i përket punës, pjesa e dytë e vitit 2025 do të sjellë mbyllje të rëndësishme, veçanërisht për njerëzit që nuk kanë më vlerë ose projektet që janë shumë statike.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, dashuritë më të rëndësishme mund të menaxhohen me më shumë rigorozitet. Sa i përket punës, nuk ka elementë shqetësues aq seriozë sa të sugjerojnë probleme të pazgjidhshme.

PESHQIT

Kjo është një periudhë tensioni, dashurie dhe ndoshta rishikimesh për ju, por vetëm për çiftet që janë në një lidhje afatgjatë. Shumë varet nga situatat personale. Punë? Situata të favorshme po vijnë, diskutime në lidhje me rinovimin e kontratës. Në rast intervistash dhe testesh, mund të arrihen rezultate të shkëlqyera përfundimtare.

“Ishte shumë i zgjuar, një υrasës i përkryer”, ish-prokurori zbërthen “ujkun e vetmuar” që tronditi Shqipërinë

Ai, njihej si “ujku i vetmuar”. Vepronte i vetëm. Kishte rrezikshmëri mjaft të lartë. Julian Sinanaj, është një prej pentitove më të njohur shqiptarë. Ai është një nga vrasësit më të ftohtë dhe inteligjentë që ka njohur Shqipëria. Një njeri që nuk kërkoi ndjesë, por një roman. Në zyrën e prokurorisë, pas orësh të tëra marrjesh në pyetje, Julian Sinanaj bëri një kërkesë që ngjalli kuriozitet. Një libër. Prokurori, i mësuar me të pandehur që kërkonin ndihma për mbrojtje, një cigare, lehtësira në burg, apo kushte të mira në dhomë, e pyeti për zhanrin:

“Do ndonjë libër për mafien? Apo ndonjë krim të famshëm?”

Përgjigja e Sinanajt ishte e ftohtë dhe e prerë…

“Jo. Ato i kam jetuar, i kam bërë vetë. Në atë zhanër jam vetë autor i librit. Dua një roman.”

Një fjali që do të mbetej gjatë në kujtesën e hetuesve dhe do të përshkruante më saktë se çdo ekspertizë portretin e këtij personazhi të errët: një vrasës i përkryer. Fliste për ekzekutimin si të ishte një proces teknik, jo emocional.

“Në vitin 2014 policia dhe prokuroria për krime të rënda, arritën të gjejnë një person, për të cilin unë e kam thëne edhe herë të tjera ka qenë i penduari më frytdhënës, që kanë patur organet e zbatimit të ligjit në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

“Ka pasur disa praktika që bashkëpunëtori drejtësisë ose më saktë organi i prokurorisë është tërhequr nga bashkëpunimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë përgjatë gjykimit”, u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit.

Julian Sinanaj nuk është një emër i zakonshëm në dosjet penale. Ai është modeli i rrallë i një ekzekutori profesionist. Nuk i përkiste një bande të zakonshme, por ishte vetë organizatë. I pavarur, i sofistikuar, i stërvitur, i saktë deri në milimetër. Ai nuk ishte një atentator me pasion. Ishte një makinë llogaritëse, e ndërtuar për të vrarë pa zhurmë.

Kur u arrestua në vitin 2014, u shfaq si njeriu i vetëm që kishte organizuar një rrjet vrasjesh me pagesë, duke përdorur bashkëpunëtorë të përkohshëm dhe skema kamuflazhi të përsosura. Kishte vrarë në Tiranë, e Vlorë. Dyshimet ishin se kishte kryer krime edhe në Athinë për llogari të grupeve kriminale ruse.

Asokohe ish-Prokuroria për Krime të Rënda, për këtë personazh kërkoi dhe dërgoi informacion në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dyshohej se mund të ishte edhe agjent i rekrutuar i Rusisë. Hetuesit zbuluan se Sinanaj ishte stërvitur nga një ekspert i huaj për t’u bërë vrasës me pagesë. Kur merrte porosinë nuk shihte vetëm fytyrën e viktimës, çdo detaj e lëvizje. Madje, mundohej të njihte psikologjinë e viktimës. Asgjë nuk ia linte rastësisë….

“Ishte një person shumë i zgjuar shumë i përgatitur si nga ana ushtarake”, edhe nga pikëpamja e mënyrës se si ai me dinakërinë apo zgjuarsinë e tij i shmangej organeve të zbatimit të ligjit, në Shqipëri në Greqi, apo shtete të tjera ku kishte jetuar”, u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F2318171821964241%2F&show_text=false&width=560&t=0

Pse u tërhoq nga bashkëpunimi me drejtësinë vrasësi i rrezikshëm 

Në deklaratat e para, Julian Sinanaj shfaqi një tipar që e dallonte nga çdo i penduar tjetër: nuk akuzoi të tretë për të fituar favore. Foli për veten. Për krimet që kishte kryer. Me qetësi klinike, tregoi se si kishte organizuar vrasjen e biznesmenit në Tiranë. Si kishte koordinuar bashkëpunëtorët. Ai nuk ishte një i penduar klasik. Ishte një njeri që, siç tha vetë, “ishte lodhur”. Jo nga ndërgjegjja, por nga lodhja logjistike: duke fshehur gjurmët, duke ruajtur veten, duke mos i besuar askujt. Ishte lodhur nga perfeksioni.

Fillimisht, ai zgjodhi të fliste, duke treguar gjithçka: emra, skema, vendndodhje, mekanizma vrasjeje, detaje që vetëm autori i krimit mund t’i dinte. Zinxhiri i emrave nga biznesi dhe bota e krimit që përmendi, kishte ndikim nga Vlora deri në Tiranë. Rrëfimet e tij nxorën në pah balancën e rreme të paqes që këta personazhe ruanin.

“Mendoj që në rast se do trajtohej dhe menaxhohej shumë më mirë ky i penduar i drejtësisë, ne do kishin shumë rate të tjera të zbuluara, të cilat sot e kësaj dite janë të pa zbuluara”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

“Përgjithësisht dëshmitarët me të cilët ne kemi patur një marrëveshje, kanë dhënë rezultate, kanë qenë korrekt, ashtu siç kemi patur edhe dëshmitarë të tjerë me të cilët është lidhur marrëveshja, dhe për shkak të shkeljes marrëveshjes është larguar nga programi i dëshmitarëve pasi nuk kanë qenë korrekt në zbatimin e ligjit, ashtu siç kërkohet në fakt në marrëveshje me bashkëpunëtorin e drejtësisë”, u shpreh Vladimir Mara, prokuror i SPAK

Me Sinanajn ndodhi ajo që nuk pritej. Ai kuptoi se jo gjithçka që thoshte po shkonte aty ku duhej. Jo çdo informacion po ndiqej. Disa pista po mbeteshin pezull, disa emra nuk po prekeshin fare. Marrëveshja me prokurorinë u thye. Ai u tërhoq. Julian Sinanaj nuk u tërhoq nga frika. U tërhoq nga diçka shumë më e thellë dhe më e rrezikshme: nga humbja e besimit.

“Këtë nuk e ka bërë me çdo lloj institucioni pasi sipas edhe deklarimeve, shumë institucione persona të cilët duhet të ishin në zbatim të ligjit, janë përfshirë në dhënie informacionesh në krime shumë të rënda dhe nuk ka pasur besimin e duhur me këto institucione”.

Ai kuptoi se institucionet mund të bëjnë pazare. Se të vërtetat më të rënda nuk fshihen nga frika e kriminelëve, por nga heshtja e atyre që mbajnë ligjin. Ai kuptoi se ndoshta e kishte tejkaluar vijën e padukshme të toleruar. Dhe në atë moment, u tërhoq. Nuk tha më asgjë, pasi nuk kishte më besim. Jo te një prokuror. As te një polic. Por te vetë drejtësia.

“Ka patur raste kur ata që kanë bashkëpunuar me drejtësinë janë bërë të penduar dhe gjatë hetimit kanë konstatuar, si të themi një njëanshmëri të prokurorisë ose mungesë vullneti për të hetuar apo çuar deri në fund fakteve që ai tregon. Këtu duke u krijuar dyshimi i penduari mund të tërhiqet”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Pas prishjes së marrëveshjesh, me argumentin se ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjeve, Julian Sinanaj nuk mori burg përjetë, por vetëm 30 vite. Ai u dënua për vrasjen e Sokol Veizajt dhe Agron Çelës, atentatet e dështuara me tritol ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishaj si dhe ish-deputetit demokrat Ardian Kollozi. Po ashtu, ai foli edhe për planifikimin e vrasjeve për biznesmenin e gazit Piro Bare dhe dy ndërtues në Vlorë. Fatmirësisht, ato ngjarje nuk u realizuan. Para hetuesve, ai zbuloi të fshehta të nëntokës kriminale në Vlorë dhe mënyrën si figura me të kaluar të errët ishin shndërruar në biznesmenë të njohur.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1438640157481001%2F&show_text=false&width=560&t=0