Policia greke kontrolle në qelitë e shqiptarëve në burgun e Koridhalos, ja çfarë u gjet

Policia greke ka ushtruar kontrolle mbrëmjen e djeshme në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë në burgun e Koridhalos.

Raportohet se kontrolli është ushtruar në qelitë e krahut të 5-të të burgut të Koridhalos, teksa janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona celularë, dy thika të improvizuara dhe 0.4 gramë kokainë.

Një prej qelive të të dënuarve shqiptarë ku është ushtruar kontroll është edhe ajo e shtetasit Klod Cara alias Klodian Lekocaj, emri i të cilit është i përfshirë në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë burgut dhe po mbahet në qelitë e krahut të 5-të.

Në lidhje me sendet e jashtëligjshme të gjetura në qeli, u është lëshuar urdhrër-arrest i ri dy personave për shkelje të Ligjeve për Armët dhe Drogat, ndërsa bë dosjen në fjalë përfshihen dhe dy persona të tjerë. Materialet hetimore janë dërguar në organin kompetent të prokurorisë.

Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjeç, 10 ditë më parë u akuzua se mori peng disa gardianë të burgut Koridhalos me qëllim që të kalonte në një sektor tjetër, ndoshta për të kryer një vrasje me pagesë.

Cara ose Lekocaj, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si Kreu i së ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.
Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se ka lidhur fije të grupeve kriminale duke u bënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala, 39 vjeç, dhe Andi Beqiri, 23 vjeç. Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 Kallashnikovë dhe 1 thikë, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një shtetasi grek dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e shtetasit grek ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve te drogës.

Klodian Lekocaj ose Cara, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdhërimin e vrasjeve te avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj. Lekocaj ne fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombës të tijin. Ne 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjiptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios.

Përfundimisht Lekocaj ose Cara u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqerinë e Dhimo Mecit, nje gjirokastrit i perfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.

Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi.

Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.

Në prill 2025 Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ndodhur në 23 shtator 2024.

Ky është “Bisha” i “Felix Vinum”/ Kontrollonte ko▪︎ainën nga Shqipëria dhe u jepte direktivat korrierëve

Antimafia italiane, në bashkëpunim me SPAK goditi një bandë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës, teksa një prej bazave të tyre ishte në Durrës, ndërsa dy të tjera në Puglia të Italisë.

Në krye të grupit kriminal qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur ndryshe si “Poja”, teksa dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë konsiderohen nipi i tij, Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, si dhe Adi Çoba. Në kuadër të operacionit “Ura” në total u lëshuan 52 masa sigure, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë.

Në dosjen hetimore të Antimafias italiane, Adi Çoba rezulton si një prej krerëve të grupit që koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, shqiptarët dhe italianët.

Nga bisedat e zbardhura nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”, Adi Çoba rezulton që thërritej me nofkat “i shëndoshi” ose “bisha”, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroinë dhe kokaine, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të shoqatës.

“COBA Adi, si drejtues dhe promotor i shoqatës, gjeti dhe e dërgoi në Itali sasi të mëdha heroine dhe kokaine nga jashtë. I koordinonte dhe drejtonte aktivitetet nga Shqipëria”, thuhet në dosjen italiane.

Ndër pasuritë e sekuestruara, një prej tyre i përket Adi Çobës, ku bëhet fjalë për “FELIX VINUM” një restorant, bar-kafe në qytetin e Durrësit.

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Një detaj në varësen e tij ndez dyshimet!

Thashethemet për një lidhje mes Gjesti dhe Eglit po marrin gjithnjë e më shumë hov, dhe së fundmi një detaj i vogël, por shumë domethënës, po bën xhiron në rrjet.

Në një foto të fundit, Gjesti është parë me një varëse në qafë, e cila ka të ngjitura disa rruaza.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një prej rruazave ku duket qartë shkronja “E” – një detaj që fansat besojnë se është një dedikim i drejtpërdrejtë për Eglin.

Ky detaj duket se ka forcuar bindjen e ndjekësve se dyshja janë bashkë dhe pas BBV. Megjithatë, varësja “flet” më shumë se fjalët dhe është komentuar si një konfirmim i heshtur i romancës mes tyre.

A është kjo mënyra e Gjesti për të treguar ndjenjat e tij? Për momentin, mbetet të presim për një reagim nga vetë çift.

“Thasët me para udhëtonin me autobus”, Petraj zbulon prapaskenat e “Ura”: Ja pse mungojnë shifrat marramendëse

Ish-prokurori Ervin Karanxha dhe avokati Edmond Petraj kanë komentuar zhvillimet lidhur me operacionin ‘Ura’ të ndërrmarë nga SPAK mëngjesin e sotëm. Të dy të ftuarit kanë komentuar për një emision televiziv zhvillimin e aksionit dhe kanë treguar detaje lidhur me këtë operacion.

Sipas ish-prokurorit Karanxha, hetimi ka nisur që në vitin 2021 në Itali, ku janë kapur disa ngarkesa të dyshimta dhe janë përdorur të dhëna nga aplikacioni SKY ECC.

“Procedimi penal ka qenë gjithmonë dinamik dhe i mbajtur në ndjekje. Janë bërë kontrolle në Durrës ku është gjetur një sasi e madhe parash. Transporti bëhej përmes një autobusi të linjës Fier-Durrës, ku në çanta ishin thasë me para për një grup të strukturuar kriminal në Durrës.” – tha Karanxha.

Ai theksoi se ende nuk ka emra konkretë të dhënë nga SPAK dhe theksoi se pjesa më e madhe e personave kryesorë janë në kërkim.

“Bëhej fjalë për një autobus që ishte i linjës së Fierit, ku ishin çanta me thasë për një grup në Durrës. Emra konkretë nga ana e prokurorëve të SPAK-ut nuk ka. Shqiptarët nga vendet e Amerikës Latine çojnë drogë në Perëndim. Prokurori i Anti-Mafias italiane tha një fjalë aty, që ne kemi ndjekur paratë. Duke ndjekur paratë ata kanë bërë dhe zbulimin. Është një arritje pak a shumë. Ka prova materiale të sekuestruara, ku dhe këtu në Shqipëri janë bërë disa sekuestrime. Personat kryesorë janë në kërkim.”- tha Karanxha

Avokati Edmond Petraj tha se pjesa e bashkëpunimit dhe e të dhënave nga të penduar si Nuredin Dumani e ka bërë ‘lëmsh’ situatën.

“Ai i ka bërë lëmsh të gjitha. Më duket pak jo e fortë ajo pjesë. Kur flasim për një grup kaq të madh, sipas italianëve, dhe të kapësh një shumë kaq të ulët parash, nuk është diçka që përputhet me një rrjet ndërkombëtar të nivelit të lartë. Nëse ka një grup të madh, duhet të dalin shifra marramendëse. Aksionet e mëdha shpesh janë paraqitur si të mëdha, por në fund kanë dalë ndryshe. ” -tha Petraj.

Të dy të ftuarit u bashkuan në pikën se verdikti përfundimtar do të vijë vetëm kur të publikohet vendimi i gjykatës.

“Aty do të shihet gjithçka nga rrjeti i komunikimeve deri te mënyra se si janë ekzekutuar transaksionet kriminale,” – përfundoi Petraj.

Mega-operacioni i SPAK dhe Italisë / Vëllai i truprojës së Sali Berishës, pjesë e grupit kriminaI që transρortonte to neIata kο▪︎ ainë

Plot 26 urdhër arreste u lëshuan për shtetas shqiptarë, 52 në total, në kuadër të një mega-operacioni të SPAK-ut dhe autoriteteve italiane për goditjen e një organizate të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës.

Një prej personave për të cilin autoritetet italiane kanë lëshuar masën “arrest në burg”, si pjesë e këtij grupi është shtetasi Redi Tusha

Ai rezulton të jetë vëllai i Ervis Tushës, nga Shijaku. Tusha është njëri prej truprojeve të Sali Berishës, i cili shihet shpesh në daljet e tij publike, sidomos gjatë protestave.

Rol kryesor në këtë grup të trafikimit të sasive të mëdha të drogës, por edhe të pastrimit të parave mes kompanive dhe firmave, tashmë nën sekuestro, dyshohet se është biznesmeni Xhevdet Troplini dhe nipi i tij, Elvis Doçi, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës.

E dashura e Noizyt çmendë tifozet me pamje në fushë

“Sezoni ka përfunduar”, shkruan ajo, duke i dhënë një mesazh frymëzues të gjithë ndjekësve të saj. Mimoza është një shembull i përsosur i përkushtimit dhe pasionit që duhet për të arritur sukses në sport.

Me energjinë e saj dhe dedikimin e jashtëzakonshëm, ajo tregon se çdo përpjekje është e vlefshme dhe se përkushtimi sjell rezultate. Tani, ajo po pret me padurim fillimin e sezonit të ri, ku shpreson të shfaqë më të mirën nga vetja.

Kjo është një mundësi për Mimozën që të tregojë aftësitë e saj dhe të çojë skuadrën drejt suksesit. Me një karrierë që po arrin majat, Mimoza vazhdon të frymëzojë shumë të rinj që ëndërrojnë të bëhen futbollistë profesionistë.

Kujtojme se Noizy dhe Mimoza jane perfolur per nje lidhje dashurie te cilet asnjehere nuk e kane konfirumar apo mohuar./InfoKosova/

Shiko foton:

Image

V▪︎asja  e influencueses 23-vjeçare: Dyshime për mikeshën  saj dhe përfshirja e një figure të një karteli meksikan dr.oge

Vrasja e Valeria Márquez, 23-vjeçare, influencuese e njohur në TikTok dhe Instagram, gjatë një videoje live në TikTok nga salloni i bukurisë ku punonte në Zapopan, Jalisco, Meksikë, ka shokuar opinionin publik në Meksikë dhe përtej. Ajo u qëllua dy herë, në kraharor dhe kokë, nga një burrë që hyri në sallon, u sigurua për identitetin e saj dhe më pas hapi zjarr. E gjitha ndodhi ndërkohë që Valeria mbante në duar një lodër pelushi rozë dhe ishte drejtpërdrejt në transmetim me ndjekësit e saj.

Ngjarja po hetohet si femicid, vrasje për arsye gjinore.

Njerëzit dyshojnë se mikesha e Valeria-s ka gisht në krim

Pas krimit, rrjetet sociale shpërthyen me spekulime, duke vënë në qendër të vëmendjes mikeshën e ngushtë të Valeria-s, Vivian de la Torre, e cila ndodhej me të para dhe gjatë transmetimit live.

Sipas ndjekësve të Valeria-s, Vivian kishte këmbëngulur që ajo të mos largohej nga salloni, edhe pse kjo e fundit kishte përmendur se dikush kishte tentuar t’i sillte një dhuratë “të shtrenjtë” më herët gjatë ditës. Vivian mohoi çdo përfshirje, duke deklaruar:

“Asnjëherë nuk e kemi imagjinuar se do të ndodhte diçka e tillë. Vale merrte dhurata shpesh, madje edhe gjatë live-it. Ishte si një motër për mua.”

Në videot e mëparshme ku Valeria dhe Vivian shfaqen shumë të afërta, me batuta ku thonë se janë “nuse” të njëra-tjetrës dhe një video ku Vivian bën disa gjeste të paqarta me duar (sipas ndjekësve: tre gishtërinj = tri plumba) kanë ngritur dyshime për një rol të mundshëm të saj, ose së paku për dijeni paraprake.

Prokuroria e Jalisco-s reagoi publikisht, duke mohuar që Vivian de la Torre të jetë aktualisht nën hetim dhe theksoi se nuk ka ende të dyshuar zyrtarë.

Vrasja tronditëse e influencueses 23-vjeçare: Dyshime për

Skenari i përfshirjes së një figure të lidhur me kartelin CJNG

Sipas portalit Milenio, personi i dyshuar si autor i krimit është identifikuar si Ricardo Ruiz Velasco, i njohur si “El Doble R” ose “El Tripa”, një figurë e rëndësishme në Cártel Jalisco Nueva Generación (CJNG) – një nga organizatat më të dhunshme kriminale në Meksikë.

Thuhet se ai ka pasur një marrëdhënie të fshehtë me Valeria-n dhe shpesh është treguar xheloz për dhuratat luksoze që ajo merrte nga ndjekësit në rrjet.

Vrasësi nuk e njihte personalisht Valeria-n, sipas prokurorisë

Zëdhënësi i prokurorisë, Denis Rodríguez, deklaroi për The New York Times se hetimet po përqendrohen te pamjet e kamerave të sigurisë dhe në aktivitetin e Valeria-s në rrjete sociale, si burime të mundshme për identifikimin e autorëve.

Sipas tij, dy persona kishin mbërritur më herët gjatë ditës në sallon, duke tentuar të dorëzonin një dhuratë, por nuk e njihnin personalisht Valeria-n. Gjatë sulmit, njëri prej tyre i maskuar pyeti: “A je ti Valeria?” – dhe pas konfirmimit, qëlloi.

“Ata nuk kishin marrëdhënie personale me të,” u shpreh Rodríguez. “Ai ishte thjesht ekzekutuesi i saj.”

Familjarët kërkojnë drejtësi

Familja e Valeria-s ka kërkuar analizë të plotë të videos së krimit, duke theksuar se aty mund të ketë elementë kyç për identifikimin e autorëve. Prokurori konfirmoi se janë duke intervistuar personat më të afërt me Valeria-n, përfshirë miq, të afërm dhe partnerë të mundshëm.

Bashkëpunëtorë në jetë e profesion, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të bëjnë film

Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka folur për jetën personale si dhe për projektet e reja.

Moderatorja ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, janë në përgatitjet e para për të realizuar një film së bashku një projekt që do të realizohet shumë shpejt.

 “Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh Kiara.

E pyetur nëse ky film do të jetë një komedi apo një rrëfim mbi historinë e tyre të dashurisë, Kiara nuk ngurroi të përgjigjej.

Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri”

“Bravo i qoftë”, Laert Vasili tregon bisedën me Luiz Ejllin

Aktori Laert Vasili, ish-finalisti i Big Brother VIP 4, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ku u pyet nëse do të merrte pjesë në një Big Brother “All Stars”.

Gjatë bisedës në studio, Laerti foli edhe për një bisedë me këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP 2, Luiz Ejllin.

“Luizi më kontaktoi pardje edhe kur e kam parë gjatë bisedës që patëm ishte shumë çun king, bravo. Nuk e prisja, se nuk njihemi, njihemi nga larg. Bravo i qoftë!”, tha Laerti.

ALARMI/ Shqipëria ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azi!

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore.

Alarmi vjen nga Banka Botërore, e cila thekson se vendi ynë, ashtu si edhe rajoni ku bën pjesë, përballet me sfida të thella në sistemin universitar.

Sipas raportit, mungesa e financimit, kurrikulat e vjetruara dhe ndikimi i politikës dhe interesave private janë ndër arsyet kryesore që po cënojnë cilësinë akademike në universitetet shqiptare.

Universitetet pa investime moderne dhe pa lidhje me tregun e punës po përgatisin të rinj të papërgatitur për realitetin ekonomik. Po ashtu, infrastruktura e dobët dhe mungesa e kërkimit shkencor po e thellojnë më tej hendekun me vendet e zhvilluara.

Në raport ngrihet shqetësimi për rënien e përparimit ndërbrezor, duke theksuar se fëmijët sot kanë më pak gjasa të jenë më të arsimuar se prindërit e tyre, një sinjal i qartë regresi.

Banka Botërore paralajmëron se nëse nuk merren masa urgjente për përmirësimin e arsimit të lartë dhe lidhjen e tij me tregun e punës, vende si Shqipëria nuk do të mund të arrijnë statusin e një shteti me të ardhura të larta brenda një apo dy brezash.

Krahas Shqipërisë, në listën e vendeve me performancë të dobët në arsim janë përfshirë, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina, Armenia dhe Azerbajxhani.

Banka Botërore kërkon reforma në financim, kurrikula, infrastrukturë dhe depolitizimin e arsimit për të kthyer universitetet në qendra të vërteta dijesh dhe zhvillimi.