Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (FOTO)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa postimeve në Instagram, ajo ka zbuluar një anë më personale të jetës së saj, duke u shfaqur e buzëqeshur pranë të dashurit në çaste të ëmbla.

Reagimet nga fansat nuk kanë munguar: pëlqimet dhe komentet mbështetëse kanë vërshuar menjëherë, ndërsa ndjekësit kanë shprehur gëzimin e tyre për këtë hap të ri në jetën e Inës.

Megjithëse nuk ka dhënë ende shumë detaje mbi lidhjen, ndjekësit janë kuriozë të mësojnë më shumë rreth partnerit të saj.

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben

“Mitsotakis e priste fitoren e Ramës”, Beleri: Opozita të bëjë çdo gjë, qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit!

Fredi Beleri tregoi për “Shqipëria Live” se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e priste fitoren e Ramës në zgjedhje.

Ai gjithashtu kritikoi dhe opozitën për këtë humbje të thellë, duke u shprehur se duhet të mbajnë të gjithë përgjegjësi, i pari Berisha.

Të dielën votojnë PS, të hënën kërkojnë vizë për Europë. Të njëjtët njerëz. Nuk është normale, opozita duhet të bëjë gjithçka. Qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit që të sensibilizohet populli. Të ndryshojë situata. Nëse rezultati nuk arrihet, atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, i pari kryetari.

Unë jam te komisioni parlamentar BE-Shqipëri. Sa herë që të bëjë komisioni ynë mbledhje , do jem i pranishëm. Nëse do të jetë Rama aty, atëherë fatkeqësisht do e kem përballë. Nuk mund të ankohen për Ramën se vetë e votuan.

Mitsotakis e priste që Rama do fitonte. Ai thotë që neve nuk na duhet kush do jetë. Mitsotakis është dashamirës i Shqipërisë dhe një nga kryeministrat që i dëgjohet zëri në Europë. Shpresoj që të normalizohen marrëdhëniet. Nëse shqiptarët janë të kënaqur me rezultatin, me kandidatë të rinj që shpartallojnë ish-ministrat në zgjedhje, atëherë Mitsotakis është i kënaqur”, u shpreh Beleri./Shqipëria Live

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 20 maj 2025

Nga Paolo Fox

Dashi

Në këto 24 orë do të keni një qiell të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një vullnet të madh për të vepruar: do të rizbuloni dëshirën për të bërë. Ata që po merren me projekte të shumta me njerëz të ndryshëm po ia dalin gjithashtu mirë. Në dashuri, nëse keni të bëni me Gaforren, Peshoren dhe Bricjapin, ndonjëherë ndiheni sikur po bëni gjithçka vetëm dhe do të dëshironit më shumë bashkëpunim.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), ngjarjet e muajve të fundit kanë ndryshuar në mënyrë të pashmangshme diçka në jetën tuaj dhe kanë fshirë siguritë e rreme të së kaluarës! Je ende pak nervoz, veçanërisht në pjesën e parë të kësaj të marte, por Hëna është gati të ndryshojë shenjë. I qetë.

BINJAKËT

Të dashur Binjakë, shfrytëzojeni sa më shumë këtë mëngjes të së martës, pasdite mund të keni përqendrim të dobët ose rrezikoni të zemëroheni. Shmangni të qëndroni zgjuar deri vonë, Hëna në opozitë mund të krijojë disa pengesa ose shqetësime.

GAFORRJA

Pjesa e dytë e ditës do të jetë padyshim më e mirë se e para! Qershori do të jetë një muaj i mirë për të rikuperuar dashurinë (dhe Jupiteri po mbërrin gjithashtu në shenjë…) kështu që përpiquni të riktheheni së bashku me një person nga i cili jeni ndarë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), kohët e fundit ke ndjerë njëfarë nervozizmi, tani gjërat janë padyshim më mirë dhe më e keqja ka mbaruar! Hëna kthehet në neutralitet dhe midis të enjtes dhe të premtes do të jeni në formë të shkëlqyer.

VIRGJËRESHA

Këto yje flasin për lajme (Mërkuri dhe Dielli janë në një aspekt të veçantë), por mbeten ndërlikime për t’u zgjidhur nga pikëpamja e punës. Periudhë e rëndësishme për eksperimente. Intuita do t’ju ndihmojë. Kujdes nga provokimet!

PESHORJA

Ti dëshiron të largohesh nga situatat dhe njerëzit që duket se vetëm sa nxisin debate dhe konflikte! Dashuria nuk është e shkëlqyer këtë muaj, por në qershor do të përjetojë impulse të reja! Koha për të përgatitur terrenin për situatat e ardhshme profesionale po vjen, por më parë do të jetë e rëndësishme të bëni disa llogaritje.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), Hëna bëhet përsëri aktive në pasdite: mos u shqetësoni për një mëngjes tjetër të ngjeshur me vështirësi ose pengesa të mundshme. Hëna në trigon do t’ju ndihmojë të sqaroni gjërat me partnerin tuaj.

SHIGJETARI

Ky është një qiell rimëkëmbjeje edhe nëse të gjithë kalojnë në lëvizje të ngadaltë herë pas here, mos u shqetësoni në asnjë rast! Faza e interregnumit për sa i përket dashurisë, nga e premtja do të gjeni ekuilibrin dhe harmoninë e humbur.

BRICJAPI

Meqenëse keni bërë kaq shumë gjëra, veçanërisht në muajt e fundit, dhe keni bërë shumë përpjekje… a nuk do të ishte koha për të bërë një pushim? Relaksimi është i nevojshëm për ju, duke pasur parasysh sa i zënë keni qenë, rimbushni bateritë tuaja në mënyrën më të këndshme dhe relaksuese që mundeni.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), Hëna kalon tranzit në shenjën tuaj dhe ju jep racionalitet dhe qartësi mendore. Çiftet që janë të larmishëm, por ende të pamartuar, mund të bëjnë një hap të madh drejt verës.

PESHQIT

Jupiteri do të bëhet përsëri aktiv brenda pak javësh dhe do të njoftojë ndryshime të mëdha, në një periudhë që do të jetë një periudhë transformimesh të bukura! Deri të mërkurën do të keni mundësinë të bini në sy.

Julia Ilirjani mori 384 vota si kandidate për deputete, reagon vajza e aktores! Renee ironizon: Na mori fytyrën! Thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua

Vajza e aktores Julia Ilirjani ka reaguar pasi nëna e saj siguroi vetëm 384 vota si kandidate për deputete nën siglën e PD-ASHM në qarkun e Tiranës.

Në një video të publikuar në TikTik, Renee shprehet se “mami im dhe votat e kandidaturës të saj na morën fytyrën”.

Ndërsa ironion duke thënë që “thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua”.

“Mami im dhe votat e kandidaturës të saj, na morën fytyrën, na morën fytyrën.

Pu, pu, pu moj ma, më ngeli prap mua. Thashë gjeti punë më në fund, por jo nuk ka”, u shpreh vajza e aktores.

“U gëzova shumë që ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë”, urimi i veçantë i Ali Ahmetit për Edi Ramën pas fitores: Të përqafoj si vëllau vëllain

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale zyrtare, Ahmeti thotë se urimi pas kurorëzimit dhe vulosjes së fitores si dhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë.

“U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim”, shkruan Ahmeti mes të tjerash.

Reagimi i plotë:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Socialiste, shumë i dashur Edi,

S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë.

Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare.

U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim.

Prandaj, Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën.

Ishe pranë nesh në çdo hap, edhe kur e bëmë gjuhën shqipe zyrtare, edhe kur u dakorduam për korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë që e pranove pa asnjë hamendje, edhe kur e hoqëm kufirin mes nesh, për abetaren e unifikuar, dhe për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane.

Edi, kemi ende shumë punë për të bërë, koha po dëshmon së të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë me tendenca shqetësuese dhe ne nuk do ta lejojmë kthimin pas, por do të punojmë bashkë për të ecur perpara.

Të perqafoj si vëllau vëllain, të uroj shëndet e mbarësi e me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane.

Porosit dhe blen online vaj për gjunjët, por befasohet nga ajo që i vjen në shishe

Një qytetare denoncon në redaksinë tonë e emisionit “Stop” një faqe në Facebook, që i ka shitur një vaj për gjunjët. Ajo ka paguar 15 euro, pasi thotë se ka dhimbje në gjunjë.

Dy shishet, që i erdhën me postë kishin brenda ujë ngjyrë rozë, me një mbishkrim për qëllimin e përdorimit, por pa asnjë të dhënë tjetër mbi përbërësit.

“Kishte pafund reklamë kjo faqe dhe bleva edhe unë. E porosita online, kur je në hall… Po ua solla edhe ju që t’i shikonit vetë me sytë tuaj. Në këto shishe nuk ka asgjë tjetër veçse ujë me aromë lulesh. Ngjyra është si ujë trëndafili, aromën nuk e ka aspak të keqe, por nuk ka lidhje me atë se çfarë unë kërkoja dhe reklamohej aty. Unë e aplikova në gjunjë, por ishte thjesht ujë me aromë, nuk ka asnjë lidhje me vajin. Mund tan lija dhe në heshtje, por shikoj që ka shumë njerëz që marrin informacion për këtë dhe mashtrohen si puna ime”, tha denoncuesja.

Mjeku alternativ Irfan Gjeçi,thotë se bëhet fjalë për një produkt të dyshimtë, ndaj duhet bërë kujdes me blerjet e pakontrolluara në internet.

“Rastet kanë treguar se kur produkti nuk tregohet në shkrim se çfarë përbërje ka dhe për çfarë përdoret, atëherë ky rast është pak i dyshimtë dhe është vetëm për tregti. Pra rastet janë të shumta. Njerëzit që blejnë në internet, kur nuk kanë një informacion për faqen dhe nuk e shikojnë produktin janë të zhgënjyer shpesh herë.

Ne e pamë produktin ka një aromë luleshtrydhe, por i mungon manuali i përdorimit. Normalisht që këtu ka viktima dhe viktima është ai që ka problemin dhe do bëjë një blerje jo të zgjuar”, tha mjeku Irfan Gjeçi./tvklan

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare akademikja e njohur Arta Musaraj

Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare, akademikja e njohur Arta Musaraj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Arta Musaraj mbante titullin Prof.Dr, pasi kishte një eksperiencë të gjatë në auditorët e Universiteteve brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë atë një ndër emrat më të njohur të botës akademike.

Me një përvojë 30-vjeçare si Profesoreshë dhe Dekane, Zëvendës Rektore dhe Rektore në Universitete publike e private shqiptare, ajo është vlerësuar me shumë tituj nga Qarku i Vlorës.

Titujt që ajo mban janë, “Mirënjohja e Qytetit” dhe “Protagoniste e Vitit” lëshuar nga Bashkia e Qytetit të Vlorës dhe “Qytetare Nderi” nga Bashkia Brataj.

Ndër të tjera, Musaraj është ish-rektorja e parë grua themeluese në të gjithë Shqipërinë, e specializuar në universitete të ndryshme në botë, duke punuar dhe si bashkëpunëtore me shumë revista shkencore.

Gjithashtu, në harkun kohor të janarit deri në shtator të vitit 2013, ajo ka qenë dhe zëvëndës Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.

Trump zbulon bisedën me Putin: Negociatat për armëpushim do nisin menjëherë! Do bëjmë tregti të madhe me Rusinë pas luftës nv

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se telefonata me Vladimir Putinin shkoi “shumë mirë” dhe se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për armëpushim.

Në një postim në Truth Social pak çaste më parë, Trump shtoi se Vatikani kishte shprehur interes për të pritur negociatat.

Ai më pas vazhdoi duke thënë se Rusia “dëshiron të bëjë tregti në shkallë të gjerë” me SHBA-në sapo të mbarojë lufta, dhe se Ukraina gjithashtu mund të përfitojë shumë nga tregtia.

Trump tha gjithashtu se kishte informuar Volodymyr Zelenskyy-n, presidentin ukrainas, si dhe udhëheqësit e BE-së, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Finlandës, menjëherë pas telefonatës me Putinin.

Ja postimi i plotë:

Sapo përfundova telefonatën time dy-orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, një FUND i luftës. Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, siç mund të bëhet vetëm sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thoja tani, në vend që të ndodhte më vonë. Rusia dëshiron të bëjë TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur kjo “gjakderdhje” katastrofike të mbarojë, dhe unë pajtohem.

Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për Rusinë për të krijuar sasi të mëdha vendesh pune dhe pasurie. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR. Po kështu, Ukraina mund të jetë një përfituese e madhe në tregti, në procesin e rindërtimit të vendit të saj. Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë. E kam informuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Presidentin Emmanuel Macron të Francës, Kryeministren Giorgia Meloni të Italisë, Kancelarin Friedrich Merz të Gjermanisë dhe Presidentin Alexander Stubb të Finlandës, gjatë një telefonate me mua, menjëherë pas telefonatës me Presidentin Putin. Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka deklaruar se do të ishte shumë i interesuar të priste negociatat. Le të fillojë procesi!

Një tjetër shqiptar humb jetën në punë, shtypet nga kamioni në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në vendin e punës në komunën Vernio pranë Pratos në Itali. Mësohet se një punëtor 56-vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi në zonën via del Bisenzio, në fshatin Mercatale.

Siç raportohet viktima ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti, i cili ishte ndalur në një shpat. Për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 paradite.

Punëtori ishte i punësuar nga një kompani që kryente aktivitete për llogari të Hekurudhave Shtetërore. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një ambulancë e emergjencës 118, por mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen. Ndërkohë, ndërhyrja u krye edhe nga zjarrfikësit, karabinierët, policia bashkiake dhe inspektorë të Departamentit të Parandalimit të ASL Centro.

“Zoti po na sheh, Berisha po zbret nga froni i sunduesit”,Kara: Ka ardhur fundi i pandëshkueshmërisë së elitës politike

Avokati Romeo Kara komentoi në një studio televizive, vendimin e gjykatës së posaçme për kalimin për gjykim të dosjes “Partizani”

Avokati Kara theksoi se për herë të parë, ish-kryeministri Berisha po “zbret nga froni i sunduesit dhe po i afrohet ndëshkimit”.

Në këtë rast drejtësia në këtë fushatë e ulën tempin. Besoj që kjo tregon se e bënë sepse akoma nuk kanë dalë nga stereotipi… pra siguria jonë juridike është shumë e brishtë.

Ne na fut ujë sistemi edhe aty ku mendojmë se është më i miri. Ta shohësh si një person të vështirë, edhe të ta hetuar…Na paska parë Zoti që shqiptarët, votuan njësoj…

Për herë të parë po zbret nga froni i sunduesit dhe po i afrohet ndëshkimit. Ky është fillimi i fundit të sundimit të njerëzve që me pushtetin politik kanë mbajtur peng drejtësinë”, tha ndër avokati.