Mund të mbetesh shtάtz ënë pa krγer marr ëd.hënie s▪︎ ksϋαIe? GjinekoΙogu tregon rastin e rrallë

Gjinekologu Shkëlqim Balili, i bërë i njohur për publikun me deklaratat e tij paksa kontroversiale, ka qenë i ftuar në emisionin “Shije shtëpie” ku ka folur për rëndësinë dhe kujdesin e shëndetit vaginal.

Ai rrëfeu gjithashtu një rast jo fort të zakonshëm shtatzënie, të cilin e ka ndjekur gjatë karrierës së tij mbi 40 vjeçare. Mjeku tregoi se pacientja e tij ishtë në pritje të ëmbël pa kryer marrëdhënie seksuale.

“Kam pasur një rast ku femra kishte ngelur shtatzënë pa u defloruar, domethënë pa u prishur virgjëria. Kjo ka ndodhur për faktin se ata nuk kishin bërë marrëdhënie (intercourse) siç i themi ne, vaginale, por në kulmin e orgazmës është ajo që femra është e përgatitur, indet vaginale fryhen. Ky është ereksioni.

Labiet, klitorisi të gjitha bëhen më të fryra, më të enjtura dhe janë gati për të pritur dhe ndonjëherë spermatozoidi hidhet në distancë të shkurtër dhe ai është mikroskopik e mund të futet. Kjo është një ndjenjë biologjike e femrës dhe e mashkullit.”

Peshkatari gjen shishen që vinte nga Greqia me një letër brenda, hαbitet çfarë shkruante në të…

Shishja me një mesazh brenda kishte “lundruar” nëpër Detin Mesdhe për më shumë se 800 kilometra,

kurse në ujë ishte hedhur nga një plazh në ishullin grek Rodos.

Peshkatari palestinez Jihad al-Soltan është befasuar, kur jo shumë metra larg plazhit afër Gazës,

gjeti në det një shishe e cila brenda kishte një letër, raporton Reuters. Atë e kishin hedhur një çift anglez, të cilët gjatë korrikut kishin shkuar për pushime në Rodos.

“Jemi për pushime në Rodos dhe do të dëshironim të dimë deri kur do të lundrojë kjo shishe.

Na lajmëroni, edhe nëse arrin deri tek plazhi tjetër”, thuhej në porosinë brenda shishes të cilën e kishin shkruar Zac Marriner dhe Bethany Wright.

Peshkatari palestinez menjëherë u kishte kthyer përgjigje studentes britanike dhe të dashurit të saj, të cilët i kishin shkruar edhe adresën e tyre elektronike.

Soltan ka pranuar se ka qenë i befasuar kur e kuptoi se shishja kishte arritur të “depërtojë” dhe të kalojë të gjitha pengesat e Detit Mesdhe,

pavarësisht bllokadës detare nga ana e Izraelit dhe zonës së kufizuar për peshkim, të cilën izraelitët e kishin

futur në fuqi si arsyetim se me këtë veprim po mundohen të parandalojnë kontrabandimin e armëve nga ana e Hamasit.

“Për dallim nga ne peshkatarët që nuk guxojmë të lundrojmë më larg se 8 kilometra nga bregu,

kjo shishe ka arritur të kalojë përmes ujërave ndërkombëtare dhe të kalojë një numër të madh të kufijve. Shpresoj që edhe ne një ditë do të jemi si ju të lirë”, ka shkruar Soltan.

Histori e rende ne Tirane! i υd▪︎kυri ‘ngrihet’ pas 6 vjetësh nga υ*rri për të marrë pensionin, ja sa leke mori (Video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan i drejtohet Maminasit për rastin e Flora Hidrit e cila tregon se në vitin 2019 bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë. I vëllai i Florës shpjegon se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidrit, konstatoi se i ndjeri nuk ishte çregjistruar.

Mendohej që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, është tërhequr. Kjo gjë u konstatua, e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.

“Stop” shkon në postën numër 22 në Tiranë, ku është bërë tërheqja e pensionit, por përgjegjësja e zyrës refuzoi të jepte informacion duke thënë se pensioni ishte tërhequr me prokurë të rregullt.

PIKIATA/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 20 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.7 lekë dhe shitet me 88.1 lekë.

Euro blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.7 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 115.6 lekë dhe shitet me 117 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62 lekë, ndërsa në shitje me 63.6 lekë.

“Shko në Shqipëri dhe mposhti ata”, kërkesa e Vuçiç për trajnerin e Serbisë

Gjatë një tubimi të partisë së tij në Nish, presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua nga skena trajnerit të ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojković Piksi, duke e falënderuar që nuk e fshehu mbështetjen e tij, ndryshe nga shumë të tjerë.

“Shumë njerëz nga Nishi harrojnë se çfarë është bërë. E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojković Piksi, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor ose korrik do të luani atje kundër Shqipërisë, shkoni për t’i mposhtur ata”, tha Vuçiç nga skena.

Gjatë asaj kohe, Stojković i buzëqeshi dhe përtypi çamçakëz, ndërsa kamerat ishin të drejtuara nga ai.

Kujtojmë që pak ditë më parë Vuçiç mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Europës dhe u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Deklarata e Presidentit vjen pikërisht në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor, një përballje gjithmonë e ndjeshme për shkak të historisë.

Video Player

E rëndë! 36-vjeçari shqiptar gjendet i υ ▪︎ rυr dhe me trupin e dekom. ρozυar në një magazinë! Dyshimet për…

Trupi i një 36-vjeçari shqiptar është gjetur i varur në gjendje të avancuar dekompozimi në një nagazinë në Tyrnavos. Trupi i të riut, i cili punonte në bujqësi në zonë, është gjetur mbërmjen e së dielës dhe viktima është identifikuar nga miqtë e tij që ishin vendosur në kërkim të 36-vjeçarit prej ditësh.

Sipas mediave greke, autoritetet e shtetit fqinj kanë nisur tashmë procedurat për të informuar familjen e tij në Shqipëri.

Trupi i 36-vjeçarit u gjet në një nagazinë pranë një rruge, në një zonë që nuk ishte lehtësisht e dukshme.

Zbulimi u bë nga një qytetar, i cili ruante materiale ndërtimi në një parcelë toke pranë magazinës dhe ndjeu një aromë të fortë.

Shqiptari u gjet i varur me një litar shumë të hollë, të ngjashëm me atë që përdoret te hardhitë. Raportohet se litari ishte prerë, duke bërë që trupi i tij të përfundonte në dyshemenë e magazinës, e cila duket se është përdorur herë pas here si strehim nga të huaj.

Trupi ishte në dekompozim të avancuar, gjë që tregon se vdekja kishte ndodhur të paktën 5 ditë para se kufoma të gjendej. Autoritetet menjëherë shkuan në vendngjarje dhe po kryejnë një hetim për rrethanat e vdekjes, pa përjashtuar as mundësinë e një ngjarje kriminale.

Trupi u dërgua në Shërbimin Mjekësor Ligjor të Larisës për një autopsi, me qëllim përcaktimin e saktë të shkaqeve dhe kohës së vdekjes.

Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi, “urdhëron” fitoren ndaj kuqezinjve

Pak ditë pasi mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Europës dhe u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, zgjodhi një tjetër skenë për t’i dhënë një “urdhër” simbolik trajnerit të kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, që ta mundë Shqipërinë në ndeshjen e 7 qershorit, duke treguar se pas buzëqeshjeve diplomatike, rivaliteti i vjetër jeton ende në fushë.

Në një tubim të partisë (SNS), Vuçiç falënderoi publikisht trajnerin e kombëtares serbe të futbollit, Stojkoviç, për mbështetjen e tij të hapur politike.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një deklaratë me tone të ashpra sportive, që në thelb mbante një ngarkesë politike: “E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne këtu. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”, tha Vuçiç nga skena, me një mesazh që i ngjante më shumë një urdhri sesa një urimi.

Gjatë asaj kohe, Stojkoviç i buzëqeshi dhe përtypi çamçakëz, ndërsa kamerat ishin të drejtuara nga ai. Deklarata e Presidentit vjen pikërisht në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor, një përballje gjithmonë e ndjeshme për shkak të historisë së tensionuar mes dy vendeve.

Në këtë sfond, deklarata e Vuçiç bën kontrast të fortë me tonin e matur që e shoqëroi gjatë samitit të Tiranës. Duket se diplomacia e buzëqeshjeve nuk e zëvendëson dot plotësisht gjuhën e vjetër të rivalitetit, sidomos kur hyn në lojë sporti, një arenë ku emocionet kombëtare shfrytëzohen shpesh si mjet për përforcim të mesazheve politike.

“Mundësi dënimi deri në 12 vite burg”, avokati: Gjykimi ndaj Berishës pritet të zgjasë deri në dy vite, përfshihen…

Ish-kryeministri, Sali Berisha do të gjykohet për korrupsion. Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka miratuar dosjen e SPAK për çështjen e ish-Kompleksit Partizani dhe fillimin e gjykimit për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehur të tjerë.

Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë në një emision televiziv, u shpreh se tashmë do të jetë një trupë gjyqësore pre 3 gjyqtarësh që do ta gjykojnë çështjen në themel.

Gjithashtu ai u shpreh se do të thirren për të dëshmuar të gjithë të pandehurit. Avokati theksoi se procesi për këtë çështje, është një proces që sipas tij do të zgjasë dhe se mund të marrë një vit e gjysmë apo dy vite kohë.

“Një vendim i tillë ka të bëjë me dërgimin e çështjes në gjyq. Tani do të jetë një trupë gjyqësore prej 3 gjyqtarësh që do ta gjykojë çështjen në themel. Tani do të zhvillohet gjykimi normal në themel i çështjes. Gjykimi është publik, dhe zhvillimi do të jetë me dy etapa. Si rregull është me dyer të hapura, por për një apo dy seanca mund të jetë me dyer të mbyllura. Besoj që do të jetë një proces që do të zgjasë edhe duke qenë se kanë hyrë me ritin e gjykimit të zakonshëm. Ligji është nga katër deri në 12 vite burgim, por kjo mbetet për t’u parë se si do të ecë procesi dhe kemi ende shumë kohë për të arritur deri te përmasa e dënimit”, tha ndër të tjera ai.

‘Situata penale e Berishës po rëndohet’, Ngjela: PD në krizë të thellë, ka nevojë për lider të pakorruptuar

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në një studio televizive se situata penale e ish-kryeministrit Sali Berisha po përkeqësohet dita-ditës, sidomos pas vendimit të GJKKO-së, e cila e kaloi çështjen e njohur si “dosja Partizani” për gjykim. Sipas tij, kjo përbën një zhvillim serioz për liderin aktual të Partisë Demokratike, që tashmë është edhe i pandehur zyrtarisht nga SPAK.

Ngjela theksoi se kriza e thellë në PD buron pikërisht nga vetë Berisha:

“Ka konfliktim mes lidershipit dhe kryetarit. Kryetari është i dëmtuar nga goditjet, shpallja non grata, nën akuzë penale, sot ka qenë edhe në gjyq. Kriza e PD-së dhe ajo politike është e krijuar nga Saliu, ai është autori, sepse shpreson mes saj të shpëtojë.”

Ai theksoi se në rast dënimi, Berisha do të përjashtohet përfundimisht nga politika, sipas ligjit dhe Kushtetutës:

“Nëse dënohet, edhe sikur një apo dy vite, ikën nga politika. E ka ligji. Kjo është logjika juridike.”

Ngjela komentoi gjithashtu rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku PD regjistroi rezultatin më të dobët në historinë e saj:

“PD mori përqindjen më të vogël që nga 1992 deri sot, një rënie historike. Nëse nuk ndryshojnë kryetarin, Rama mund të rizgjidhet sërish. Populli zgjodhi të keqen më të vogël.”

Sipas tij, mënyra e vetme që PD të rikthehet në pushtet është përmes zgjedhjes së një lideri të pakorruptuar:

“PD duhet të gjejë një figurë që i sjell në pushtet, të jetë i pakorruptuar. Kështu ngrihet shpejt. Saliu është anormalitet. Votimi është vullnet politik, ia dhanë të majtës. Nëse merresh me ‘ma vodhën’, është e kotë – këtë bën Saliu.”

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë/ Brenda avionit LUKSOZ që Katari i dhuroi Trump!

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një avion privat superluksoz Boeing 747-8, dhuratë nga familja mbretërore e Katarit.

Avioni, i cili vlerësohet rreth 400 milionë dollarë, është një “pallat fluturues” me ambiente të stilit mbretëror, dizajnuar nga firma e njohur franceze “Alberto Pinto Cabinet”.

Ky avion privat përfshin një dhomë gjumi kryesore, një dhomë për mysafirë, dy tualete të mëdha me dushe, nëntë tualete më të vogla, pesë kuzhina të vogla dhe një zyrë personale.

Dekori përfshin kolltukë të mëdhenj lëkure, më shumë se 40 televizorë (përfshirë 10 ekrane të mëdhenj), si dhe mure me ngjyrë ari që kujtojnë stilin e Trump Tower në Manhattan.

Avioni, që më parë përdorej nga një divizion i Qatar Airways për transportimin e familjes mbretërore dhe zyrtarëve shtetërorë, mund të mbajë rreth 90 pasagjerë dhe 14 anëtarë ekuipazhi.

Ai ka një autonomi fluturimi prej rreth 12 450 kilometrash dhe një shpejtësi maksimale prej 1062 km/h, duke e bërë më të shpejtë dhe më efikas se Air Force One aktual.

Trump deklaroi në Truth Social se ky avion do të shërbejë si zëvendësim i përkohshëm për Air Force One derisa të përfundojnë avionët e rinj presidencialë që po ndërtohen nga Boeing.

Megjithatë, projekti i Boeing ka hasur në vonesa të mëdha dhe tejkalime të mëdha të buxhetit, duke bërë që përfundimi i tij të shtyhet deri në vitin 2027.

Por edhe avioni luksoz nga Katari do të duhet të pësojë një transformim të thellë për të përmbushur kërkesat e sigurisë dhe komunikimit të një avioni presidencial.

Kompania amerikane e mbrojtjes L3Harris është përzgjedhur për ta pajisur me teknologji të avancuar për mbrojtje, komunikim satelitor dhe mbrojtje ndaj valëve bërthamore në rast lufte.