Meta-Idrizi morën 3 deputetë me rreth 8000 vota, Alimehmeti me mbi 16 mijë vota ngel jashtë Kuvendit

Në të katërtat zgjedhje të përgjithshme radhazi, Partia Demokratike vendosi të fusë brenda listave të saj ata kryetarë të partive aleate, të cilët pranuan të bëjnë koalicion parazgjedhor.

E njëjta situatë ndodhi edhe në zgjedhjet e 11 majit, kur disa forca politike, Partia e Lirisë, Partia Republikane, PDIU, PBDNJ dhe PAA u futën brenda listave të PD-së me përfaqësuesit e saj në listat e mbyllura

Por në një analizë të votave të marra në qarkun e Tiranës ku dy prej këtyre forcave politike patën kandidatë në listat e sigurta dhe kryetarët e tyre në listat e hapura, rezulton se ato kanë përfituar më shumë se sa PD-ja ka shtuar vota në shportën e koalicionit të djathtë.

Konkretisht, Partia e Lirisë ka futur dy deputetë të sigurt në listën e Tiranës, ndërsa kryetari i saj, Ilir Meta u fut në listën e hapur.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rezulton se Meta ka marrë deri tani 7,092, kur mungojnë rreth 100 kuti dhe 42 mijë zarfe të Diasporës. Kjo do të thotë se me 7,092 vota, Meta ka përfituar dy deputetë të sigurtë në Kuvend vetëm në Tiranë.

Akoma më e keqe është analiza e votave të PDIU-së. Mesila Doda ishte në listën e sigurt të demokratëve, ndërkohë që Shpëtim Idrizi ka marrë 1,786 vota në listën e hapur.

E ndërsa Meta dhe Idrizi kanë futur 3 deputetë në listën e sigurt me 8,800 vota, jashtë Parlamentit mbeten ata që morën mijëra vota nga demokratët, Ilir Alimehmeti me mbi 16,000 vota, Asllan Dogjani me 6437 vota, Myslim Murrizi 5628 dhe Grigels Muçollari me 4724 vota.

Sulmohet me armë një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi. Në kërkim dy persona me motor

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur në Greqi, në Nea Liosia, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti të blinduar.

Mediat në Athinë raportojnë se autorët kanë qenë dy dhe po udhëtonin me një motor, ndërsa në automjetin e blinduar ndodhej vetëm shoferi.

Sipas burimeve të cituara nga mediat greke në automjet ndodhej një person i njohur nga autoritetet, i cili për fat të mirë ka shpëtuar.

U raportua se menjëherë pas sulmit, shoferi ka njoftuar policinë, i cili ka përshkruar se po ndiqej nga një motoçikletë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shqipëria e re, kampionë në çdo cep të globit! Së fundmi, Mitaj fitoi kampionatin në Arabinë Saudite

Shpeshherë, Kombëtarja shqiptare është parë si një përfaqësuese që mbështetet në disiplinë, zemër dhe përkushtim.Por nëse zhvendosemi përtej fanellës kuqezi dhe ndjekim rrugëtimin e lojtarëve në klube, shohim një tjetër narrativë: atë të suksesit dhe titujve të fituar në kampionate të ndryshme europiane (dhe jo vetëm). Një numër i konsiderueshëm i futbollistëve aktualë të Kombëtares shqiptare janë shpallur kampionë në klubet e tyre, disa herë radhazi, duke dëshmuar se cilësia individuale është në ngritje të vazhdueshme.

MITAJ DHE KURORA SAUDITE Rasti më i freskët është Mario Mitaj, mbrojtësi i majtë i Kombëtares, i cili këtë sezon ka ngritur trofeun e kampionit në Arabinë Saudite me klubin Al-Itihad. Transferimi i tij në Lindjen e Mesme u pa fillimisht me skepticizëm, por Mitaj ka treguar stabilitet dhe rritje, duke fituar besimin e trajnerëve dhe duke kontribuar në një sukses të rëndësishëm në një kampionat që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.

ASLLANI, KAMPION EDHE NË GARË Një tjetër emër i rëndësishëm është Kristjan Asllani, mesfushori i Interit, që sezonin e kaluar fitoi Serinë A me zikaltrit. Edhe pse nuk është titullar fiks, ai ka qenë pjesë e rrotacionit të një skuadre të fortë dhe të konsoliduar. Sezoni aktual e gjen sërish në garë për titullin, duke e bërë të mundshme fitimin e një kurore të dytë radhazi në elitën italiane. Po ashtu, ai është edhe në garë për të ngritur lart një trofe si Champions-i.

Në Itali medalje për fitimin e Serisë A ka marrë edhe Xhakomo Vrioni, kur ishte pjesë e Juventusit në sezonin 2019-20. Sulmuesi tashmë po bën pak kohë që ka dalë nga radari i Kombëtares, që pas transferimit në kampionatin e largët të Amerikës. Dhe ndërsa ndeshjet kualifikuese po afrohen, Shqipëria nuk është më thjesht një skuadër me lojtarë që “luajnë jashtë”, por një skuadër me kampionë të vërtetë, të gatshëm për të luftuar edhe për një arritje historike, që mund të jetë kualifikimi në turneun më të madh për kombëtare, atë të Botërorit 2026

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Sula tregon përplasjen me Berishën: Na morën në qafë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Sula, ka ndarë një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së, duke theksuar se kishte paralajmëruar Sali Berishën për pasojat e vendimeve që po merrte, përpara se ky i fundit të vendosej në arrest shtëpie.

“Unë i jam drejtuar me dorë në zemër Berishës. I kam thënë: ‘Doktor, të lutem, mos dëgjo këta që ke afër’”, tha Sula, duke shtuar se kjo bisedë kishte ndodhur përpara se Sali Berisha të vendosej në arrest shtëpie.

Sula theksoi se paralajmërimi i tij për Berishën ishte i qartë: “I thashë: ‘Mos na e lër partinë në dorë të Flamur Nokës se na morëm qafë.’ Por Berisha nuk më dëgjoi dhe ja ku jemi sot.”

“Unë i jam drejtuar me dorë në zemër Berishës, i kam thënë: “Doktor të lutem mos dëgjo këta që ke afër.”

Këtë ia thashë atëherë ku nuk kishte kaluar ende në arrest shtëpie. Sali Berisha sot po të ishte në arrest shtëpie unë s’do flisja më sot.

Do thosha: “S’ka faj ka qenë në arrest shtëpie, prandaj humbi zgjedhjet. I humbën këtë zgjedhjet.” Po atëherë i thashë: “Mos na e lër partinë në dorë të Flamur Nokës se na morëm qafë.” Por Berisha nuk më dëgjoi dhe ja ku jemi sot”, tha Sula.

Deklaratat e tij vijnë në një moment reflektimi për rezultatet zgjedhore dhe drejtimin e Partisë Demokratike.

Macron inkurajon investitorët të zgjedhin Shqipërinë: Do jetë në BE brenda dy viteve

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.

Macron u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse në këtë forum që të investonin në Shqipëri, pasi sipas tij, vendi ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Europian.

Ai theksoi se kjo thirrje vjen jo vetëm sepse Rama është miku i tij, por edhe sepse me mandatin e tij të që mori, Shqipëria do të shkojë drejt BE-së brenda dy viteve. Macron shtoi se ky proces do të mbështetet fort nga Franca dhe Gjermania.

“Është jashtëzakonisht mirë t’ju kesh në Europë. E di që vini nga pjesë të ndryshme të botës, dhe ky është një vend i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Në këtë botë, mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla, dhe jam shumë i lumtur që jeni këtu. Përtej shakave që bëj me kryeministrin Edi Rama, këtu në Shqipëri keni qartësisht një pikë hyrëse të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë. Shqipëria është një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Europë. Prandaj, ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk po flas vetëm sepse është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë, duke pasur një mandat të qartë, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, dhe dua t’ju siguroj se ne, si europianë, do të japim rezultate. Tashmë kemi një linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë dhe do të bëjmë maksimumin për të realizuar agjendën që kemi diskutuar. Ju lutem, investoni në Europë, besoni në Europën e fortë që po ndërtojmë, sepse kemi nevojë për besimin tuaj dhe investimet tuaja. Kjo do të na ndihmojë të realizojmë këtë agjendë të ambicioshme, e cila është e duhur jo vetëm për europianët, por edhe për rajonet e tjera, për të krijuar sa më shumë stabilitet”, tha Macron për pjesëmarrësit në këtë forum.

“I besuan Edit një mandat të fortë”, flet e emocionuar Linda Rama: U lidh filli mes prindërve dhe asaj që ëndërruam në ’91

Linda Rama ka ndarë ndjesitë e saj lidhur me angazhimin dhe përgjegjësinë që ndien si bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama.

Ajo shprehu mallëngjimin që ndjeu gjatë periudhës së fundit, duke theksuar lidhjen që po krijohet mes brezave dhe ëndrrës së shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë pjesë të Evropës.

“Jam e mallëngjyer sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj që ëndërruam në vitin 1991, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Qeveria e parë demokratike mori mbështetje të jashtëzakonshme dhe pas kaq shumë vitesh, shqiptarët besuan se ëndrrat mund të realizohen dhe i dhanë Edi Ramës një mandat të fortë,” tha ajo.

Linda Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e përgjegjësisë që ka për të mos zhgënjyer ata që kanë besuar dhe mbështetur këtë proces.

Sipas saj, ky është një mision për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët.

Rama iu ul në gjunjë Melonit, mediat e huaja: Elon Musk do të jetë bërë xheloz!

Tiranë- Kryeministri Edi Rama përshëndeti dhe mirëpriti më shumë se 40 udhëheqës evropianë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Ndërkohë një video e mënyrës se si kryeministri Edi Rama e mirëpriti kryeministren italiane Giorgia Meloni, është bërë virale në mediat sociale dhe mediat e huaja i kanë kushtuar shkrime këtij momenti.

“Videoja e tregon atë të gjunjëzuar dhe me duart e kryqëzuara për të mirëpritur udhëheqësen italiane, një gjest që shumë përdorues të medias pretenduan se do ta bënte Elon Musk xheloz, duke iu referuar thashethemeve për një marrëdhënie romantike midis miliarderit të teknologjisë dhe politikanit.”, shkruajnë mediat e huaja

Një mikpritje e tillë “e përzemërt” nuk ishte vetëm për Melonin, kjo sepse video të tjera në mediat sociale tregojnë se si Rama e priti presidentin francez Emmanuel Macronin me një përqafim vëllazëror

“Rama politikan i zoti”, dhëndri i Trump: Aeroporti i Vlorës, mundësi e madhe. Në Sazan diçka spektakolare

Në Tiranë po mbahet, Samiti Ekonomik Ndërkombëtar ‘Future Investment Initiative Europe’, ku i pranishëm është edhe Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.

“Edi është një politikan shumë i aftë – na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon”,- tha Kushner.
“Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu.

Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës – ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt.

Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin?

Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner.

“Mirë se vjen në Shqipëri”/ Videoja e liderëve ‘bebe’ me ‘AI’ në Samitin e Tiranës bën ‘namin’ në mediat ndërkombëtare

52 liderët e kontinentit evropian të kthyer në fëmijë përmes inteligjencës artificial teksa shprehen në gjuhën e tyre “Mirë se vjen në Shqipëri” është kthyer në një lajm ndërkombëtar, madje dhe si një tjetër mundësi për turizmin në Shqipëri.

https://sot.com.al/wp-content/uploads/2025/05/WhatsApp-Video-2025-05-16-at-13.09.55.mp4?_=1

Politico Europe: “Raportoi për reagimet e ndryshme të liderëve ndaj videos, duke përmendur se Kryeministrja italiane Giorgia Meloni qeshi me zemër, ndërsa Kryeministrja daneze Mette Frederiksen shfaqi një buzëqeshje të habitur. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbeti serioz, por u pa një buzëqeshje e lehtë kur u shfaq imazhi i tij si foshnjë me mustaqe”.

Associated Press (AP): “Raportoi se liderët evropianë u surprizuan kur panë veten e tyre të paraqitur si fëmijë në një version të animuar të krijuar me inteligjencë artificiale gjatë hapjes së samitit në Tiranë”.
Cadena SER (Spanjë): “Theksoi se videoja e krijuar me inteligjencë artificiale tregonte liderët politikë evropianë si foshnja duke përshëndetur të pranishmit me fjalët “Mirë se vini në Shqipëri”, duke përfshirë figura si Emmanuel Macron, Ursula von der Leyen dhe Viktor Orbán”.

RTÉ Irlandë: “Publikoi një video që tregonte liderët e shteteve të paraqitur si foshnja në një klip të shkurtër, duke përfshirë reagimet e tyre gjatë shfaqjes së videos”.

Irish Examiner: “Raportoi për videon që tregonte liderët evropianë si foshnja duke thënë “Mirë se vini në Shqipëri” në gjuhët e tyre amtare, duke theksuar reagimet e ndryshme të të pranishmëve gjatë shfaqjes së saj.

Edhe në Itali thuajse të gjithë mediet i dhanë një peshë të rëndësishme të kësaj surprize, ndërsa në një kërkim në internet rezulton se video ka marrë një përhapje tejet të gjerë e në çdo gjuhë. Madje “The telegraf” ka zgjedhur të shkojë edhe më tej, përmes një kuizi ofron disa prej tyre duke i kërkuar ndjekësve të gjejnë se kujt i përket.

“Në dy vitet që vijnë Shqipëria pjesë e BE”/ Eksperti i integrimit europian për deklaratën e Macron: Kurrë s’kam lexuar diçka kaq pozitive…

Eksperti i integrimit europian, Shenoll Muharremi, ka analizuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron për Shqipërinë.

Në një postim në Facebook ai shkruan se “kurrë nuk ka lexuar diçka kaq pozitive për Ballkanin”.

“25 vjet jam aktivisht me agjendën Europiane. Kurrë skam lexu kështu diçka, kaq pozitive për një vend nga Ballkani! Bravo Shqipëri 🇦🇱👏🏻

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shqipëria të jetë pjesë e Evropës. Ky vend është qartë një pikë hyrëse e Ballkanit Perëndimor dhe, më gjerë, një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Evropë. Prandaj, ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk e them këtë sepse Rama është miku im, por sepse ai ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë, duke pasur një mandat të qartë, Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Jeni të sigurt se ne, si Europë, do të japim rezultatet e pritura, së bashku me Gjermaninë, për të realizuar këtë axhendë. Prandaj, ju lutem, investoni në Shqipëri dhe në Evropë”, tha Macron për pjesëmarrësit në këtë forum”.