SHBA nënshkruan marrëveshje mbrojtjeje me vlerë 142 miliard dollarë me Arabinë Saudite

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-të dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje shitjeje të mbrojtjes prej gati 142 miliardë dollarësh që i siguron Riadit pajisje dhe shërbime të teknologjisë së fundit nga firmat amerikane.

Shtëpia e Bardhë tha se marrëveshja e mbrojtjes është pjesë e një angazhimi investimi prej 600 miliardë dollarësh nga Arabia Saudite për SHBA-në.

Marrëveshja përfshin gjithashtu eksportet e turbinave me gaz dhe zgjidhjeve energjetike të “GE” me një total prej 14.2 miliardë dollarësh, dhe avionëve të pasagjerëve Boeing 737-8 me një total prej 4.8 miliardë dollarësh.

“Nuk hyj në Kuvend me një mandat” / A do e mbajë fjalën Lapaj? Kreu i SHB: Nuk luftoj për një copë deputet

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka shprehur qëndrimin e tij para zgjedhjeve lidhur me ambiciet politike, duke deklaruar se nuk është i interesuar të bëhet pjesë e Kuvendit thjesht për të marrë një mandat deputeti.

“Me një mandat në Parlament nuk hyj unë! Nuk po hyj për një copë deputet,” u shpreh ai me vendosmëri në emisionin “Shqipëria Live”, duke nënkuptuar se synimi i tij është përtej një karrigeje në Kuvend.

Deri më tani nisma Shqipëria Bëhet ka marrë vetëm njëandat në këto zgjedhje dhe ai është vetë Lapaj. A do e pasojë mandatin e tij Lapaj siç ka deklaruar publikisht, apo do provojë se lufta ishte për një karrige?” Mbetet për t’u parë…

VIDEO

Shpërthejnë të qeshurat te ‘Vasil Shanto’, numëruesi njofton votat për subjektet në një mënyrë aspak… të zakontë (Video)

Procesi i numërimit të votave te ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, njësia 5, po kalon me ritme të shpejta dhe me shumë humor.

Një prej numëruesve të votave ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe interesante për të njoftuar emrat e subjekteve politike.

Video, nuk ka nevojë për shumë komente…

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren! Ja çfarë më shkroi Meloni në mesazhin e urimit

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së, ka bërë komentet e tij të para në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, gjatë një interviste që ka dhënë për gazetën e njohur italiane “Corriere della Sera”. Intervistën ai e ka dhënë pak orë pas përfundimit të votimeve të 11 majit, fillimit të numërimit si dhe projeksionit për një mandate të katërt për kryeministër.

Intervista:

Ai fiton midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe midis bashkëkombësve të tij jashtë vendit, mban Qendër-Jug dhe pothuajse pushton Veriun, bastionin e opozitës.

Edi Rama siguron edhe katër vjet të tjera në krye të ‘Tokës së Shqiponjave’. Kryetari i Partisë Socialiste, tashmë kryeministri me shërbimin më të gjatë në demokracinë ballkanike, do të betohet për një mandat të katërt radhazi në shtator.

Vota popullore – që ende po numërohet më shumë se një ditë pas mbylljes së qendrave të votimit – aktualisht i jep atij shumicën absolute prej 82 vendesh (nga 140), por kjo shifër mund të rritet. Sali Berisha merr rreth pesëdhjetë me Partinë e tij Demokratike (qendrës së djathtë).

Mbrëmjen e djeshme, pas dhjetëra telefonatave urimi, Edi Rama iu përgjigj gazetës ‘Corriere’.

-A e prisnit një rezultat kaq të qartë pas 12 vitesh në qeveri?

Edi Rama-Sinqerisht po, sepse punuam shumë për të arritur atje duke folur me fakte, duke treguar qartë rrugën kryesore për Shqipërinë e fëmijëve tanë, duke synuar një ripërtëritje brez pas brezi të listave, ku promovuam edhe shumë gra dhe duke organizuar festën për një lojë të shkëlqyer ekipore në territor.

-Pse shqiptarët preferuan përsëri PS-në?

Edi Rama-Sepse ne e ndryshuam Shqipërinë me një vizion të qartë dhe këmbëngulje të madhe. Njerëzit nuk janë budallenj, siç mendojnë shumë politikanë, dhe ata dinë të bëjnë dallimin midis atyre që punojnë seriozisht për të ardhmen e vendit dhe atyre që kufizohen në retorikën e disfatizmit. Edhe ne bëmë një gabim që kërkuam falje. Por ne kurrë nuk u ndalëm, kurrë nuk u fshehëm, kurrë nuk u dorëzuam përballë vështirësive dhe rritëm një komb të tërë duke e bërë atë krenar për emrin e tij.

-A është ky rezultat gjithashtu një shenjë se mungon një opozitë e vërtetë?

Edi Rama-Unë besoj se nuk fitojmë sepse opozita humbet, por sepse shqiptarët besojnë në rrugën që po ndjekim së bashku.

-Çfarë ju tregon vota e diasporës, e cila në masë dërrmuese zgjodhi të votojë për ju dhe partinë tuaj?

Edi Rama-Më prek, sinqerisht. Ata që jetojnë jashtë vendit kanë një vizion më të gjerë dhe më kërkues. Mos votoni nga nostalgjia, por nga gjykimi. Është një votë besimi nga ata që u larguan nga vendi, por nuk u larguan nga Shqipëria. Dhe nëse diaspora na beson, kjo do të thotë se ne po transmetojmë një imazh që i bën ata krenarë.

-A ke folur me Melonin? A e përgëzoi ajo?

Edi Rama-Po, ajo më shkroi një mesazh ‘nga motra për vëllain’

-Çfarë do të bëni në katër vitet e ardhshme në qeveri?

Edi Rama-Ne do të përfundojmë kantierin e madh evropian të ndërtimit të Shqipërisë. Qëllimi ynë është të përfundojmë negociatat e pranimit deri në vitin 2027. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të modernizojmë vendin, duke forcuar sundimin e ligjit dhe ekonominë, duke mbështetur familjet dhe duke e bërë transformimin 360 gradë të vendit të pakthyeshëm. Çdo ditë, me përulësi dhe vendosmëri.

-Ajo thotë se Shqipëria do t’i bashkohet BE-së në vitin 2030. Disa ekspertë thonë më vonë. Çfarë përgjigjet ai?

Edi Rama -Unë përgjigjem se ekspertët shpesh kanë të drejtë, por ata kurrë nuk e kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Kjo ndryshohet nga njerëzit dhe lidershipet e vendosura. Unë nuk bëj parashikime: Unë flas për objektiva dhe në këtë rast për një objektiv të përbashkët me Brukselin. Dhe Shqipëria, nëse vazhdon të bëjë detyrat e shtëpisë siç ka bërë deri më tani, do të jetë shumë gati në vitin 2030./ Corriere.it

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin, ish-kryeministri dhe dhëndri i tij ndëshkohen edhe me gjobë

GJKKO ka gjobitur me 5 mijë lekë të reja ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO ka vendosur edhe rrëzimin e kërkesës së bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe noterja Andia Pustina, për të përjashtuar gjyqtaren Flojera Davidhi nga seanca paraprake për çështjen e kompleksit sportiv Partizani.

Seanca për kalimin ose jo të dosjes Partizani për gjykim do të vendoset në datën 19 maj dhe do të jetë gjyqtarja Davidhi ajo e cila do të marrë vendimin.

Njoftimi i GJKKO
1) Mospranimin e kërkesave të kërkuesve: 1. Jamarbër Malltezi; 2. Sali Berisha; 3. Andia Pustina; 3. Shoqëria Tregtare Homeplan shpk, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi, nga gjykimi i çështjes penale, si të pabazuara në prova dhe në ligj.

2) Caktimin e gjobës 5000 (pesëmijë) lekë, palëve kërkuese.

(BalkanWeb)

Politico: Rama mposhti kundërshtarët të lidhur me ‘MAGA’-n amerikane

Kryeministri Rama i ka mposhtur kundërshtarët e tij politike te lidhur me lëvizjen e Presidentit Trump e quajtur MAGA duke siguruar mandatin e 4-t qeverisës historikë në Shqipëri.

Me këtë titull portali POLITICO komenton rolin e strategëve amerikanë në përkrahje të rikthimit në pushtet të Sali Berishës, mision ky që rezultoi i dështuar. Vetë Rama tha për POLITICO se të punësosh strategun e fushatës së Donald Trump dhe të mendosh se mund të bëhesh Trump “është si të punësosh një parukier në Hollywood dhe të mendosh se do të bëhesh Brad Pitt”.

Fakti që demokratët kishin punësuar Chris LaCivitën, një maestro të fushatës republikane i cili organizoi fitoren që riktheu në pushtet Donald Trump në zgjedhjet amerikane të vitit 2024, nuk dukej se e shqetësoi Ramën. 

“Është përvoja më përulëse e jetës sime që vjen në një moment historik për Shqipërinë si një shtet anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Të punësosh LaCivitën dhe të mendosh se mund të bëhesh Trump është si të punësosh një parukier në Hollywood dhe të mendosh se do të bëhesh Brad Pitt. Jam i habitur nga demokratët për besimin se vetëm pse dikush punonte për Trumpin, ai mbarte një lloj fuqie magjike të Trumpit në shoqëri sidoqoftë, ishte një komedi që ia vlente ta shihje”, thotë Rama.

Strategu i fushates LaCivita ndihmoi Berishën në hartimin e mesazhit të tyre dhe në drejtimin e fushatës elektorale. Ai i përforcoi pretendimet e Berishës për manipulim zgjedhjesh me në një postim në X, ku publikoi pamje nga një zyrë të dyshuar për blerje votash të Partisë Socialiste të vendosur pranë një qendre votimi në Tiranë.

“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri nga narkoqeveria e Edi Ramës”, thuhej në postimin e tij.

Për vete Ramën, i cili po shijon fitoren e tij, vetëm një gjë ishte e rëndësishme: “ndjenja e votuesve.”

“Ata kanë dërguar një mesazh të fuqishëm dhe të thjeshtë: Ne duam të arrijmë më në fund lartësitë e Bashkimit Evropian dhe mund ta bëjmë këtë vetëm me ju dhe me Partinë Socialiste!”, thotë Rama.

Misioni i monitorimit të zgjedhjeve i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha të hënën se zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Edi Rama, thekson gazetarja e POLITICO, ia doli mbanë duke luajtur rolin e mikpritësit të sjellshëm ndaj udhëheqësve perëndimorë dhe duke përforcuar premtimin e tij kryesor zgjedhor, se ai është i vetmi person që mund ta çojë Shqipërinë në prag të anëtarësimit në BE brenda pesë vjetësh. Rama e bëri një aspekt kyç të fushatës së tij premtimin për anëtarësimin e vendit në BE deri në vitin 2030.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do të udhëtojnë për në Shqipëri për edicionin e gjashtë të samitit një iniciativë e nisur nga Presidenti francez Emmanuel Macron për të grupuar vendet e BE-së dhe ato jashtë saj për bisedime mbi sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal.

“Është një nder i madh të mirëpresim të gjithë liderët e kontinentin tonë demokratik në Tiranë përfshirë Ukrainën dhe mikun tim të dashur Volodymyr Zelenskyy” ka deklaruar për POLITICO fituesi i zgjedhjeve të së dielës Edi Rama.

I pyetur nëse Shqipëria kishte ndonjë këshillë për Ukrainën, e cila është aspirante për në BE, Rama theksoi statusin unik të këtij shteti në procesin e integrimit.

“Shqipëria nuk pretendon t’i japë mësime Ukrainës. Përkundrazi, ne mund të mësojmë vetëm nga Ukraina nga çmimi që populli i saj është i gatshëm të paguajë për rrugën e tij drejt Perëndimit dhe Bashkimit Evropian”, thotë Rama.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Presidentit ukrainas Volodimir Zelensky në vendin tonë.

Zgjedhjet parlamentare/ Mesazhi i çuditshëm i qytetarit në Elbasan, ja çfarë ka shkruar në fletën e votimit

Në Elbasan konstatohen shumë vota me mesazhe të çuditshme.

Votues të ndryshëm kanë shprehur mllefin ndaj liderëve të partive kryesore politike, me mesazhe të ndryshme në fletët e votimit, raporton gazetari Fatmir Popja.

I tillë është rasti i një votuesi, i cili në fletën e votimit në vend që të vendoste votën te partia dhe kandidati që ai preferonte, shprehu ‘vullnetin e tij të thellë politik’ për ekipin e njohur të futbollit europian Real Madrid.

Ndërsa të tjerët po mendoheshin mes partive, koalicioneve, e premtimeve, ai votoi për skuadrën që s’e zhgënjen kurrë (ose të paktën jo aq sa politikanët).

Në vend të kryqit në fletë kishte shkruar “Forca Real Madrid”.

Berisha nuk ka ndërmend të dorëhiqet: Ka statut, por ka edhe disa parime eprore… Betejë, deri në fitore!

Sali Berisha ka dhënë sinjale se nuk i shkon nëpër mend të dorëhiqet edhe pse ka humbur thellë zgjedhjet.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se pavarësisht se sipas statutit të PD, duhet të dorëhiqet, ka disa “parime” që qëndrojnë edhe mbi statutin.

“PD ka statutin dhe do ti përmbahet, por ka disa parime eprore dhe është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti nis betejën për votën e lirë të shqiptarëve dhe vazhdon beteja”, deklaroi Berisha.

I pyetur nëse “betejën” do ta udhëheqë ai apo një lider tjetër, Berisha tha se do ta udhëheqë ai.

“Këtë betejë gjer në fitore do ta udhëheqë ai që e nisi, ai do ta bitisi”, tha Berisha.

ΡΙago*et me 14 thi* ka  reperi i njohur

Reperi Tory Lanez është dërguar me urgjencë në spital pasi u godit me thikë 14 herë në një burg në Kaliforni.

Artisti kanadez i hip-hopit u sulmua nga një i burgosur tjetër në një njësi në Institucionin Korrektues të Kalifornisë në Tehachapi, rreth 120 km në veri të Los Angeles.

Reperi 32-vjeçar pësoi plagë në të gjithë trupin, duke shkaktuar kolapsimin e të dy mushkërive, sipas një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Pavarësisht se ka dhimbje, ai po flet normalisht, me humor të mirë dhe thellësisht mirënjohës ndaj Zotit që po ia del mbanë”, thuhej në postim.

Lanez, emri i ligjshëm i të cilit është Daystar Peterson, po vuan një dënim me 10 vjet burg për tentativë vrasje, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të ish-të dashurës së tij Megan Thee Stallion në vitin 2020

Unë e mbaj premtimin, demokrati Ilir Vrenozi: Deri në 2029 tani do të hamë…

Një video e tij gjatë një proteste të PD-së së Sali Berishës, u bë virale një vit më parë. Teksa u pyet se çfarë do të bënte nëse do të fitonte sërish Rama, Ilir Vrenozi, pati deklaruar se “atëhere do ha m**, si gjithmonë”.

Dhe pas humbjes së 11 majit, ai e ka mbajtur “premtimin”.

Vrenozi shfaqet në një video ironike, duke thënë se tani do hanë m*t deri në vitin 2029.