Horoskopi për ditën e sotme, e martë 9 qershor 2026

Dashi

Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por fale tyre mund te linin vetëm dashuria kalimtare. Planetët do jene ne anën tuaj ne planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!

Demi

Te shumte do jene yjet qe do krijojnë turbullira ne jetën ne çift gjate kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungoje qëndrueshmëria dhe do keni probleme te mëdha. Beqaret do kenë pak mundësi te takojnë personat e duhur, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën deri ne minutën e fundit. Ne planin financiar ka ardhur koha te ndiqni një strategji strikte.

Binjaket

Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situate te vështirë ne çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Situata do filloje te stabilizohet pak nga pak. Beqaret do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te mos përkeqësohet.

Gaforrja

Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë ditës sot ne planin sentimental te çifteve. Nga ana tjetër do jeni me te disponueshem te bëni përpjekjet e duhura qe te krijoni një klime harmonike. Për beqaret do favorizohen lidhjet afatgjata. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur dhe te kujdesshëm. Po gabuat do keni probleme serioze,

Luani

Dita juaj do jete me e animuar dhe me emocionuese sot. Nuk do bëni asgjë pa marre mendimin e partnerit dhe kjo do iu afroje me shume. Beqaret do i kushtojnë shume rëndësi punës dhe nuk do kenë kohe për jetën sentimentale. Mos harroni qe ditët ikin shpejt. Nëse tregoheni te arsyeshëm me shpenzimet situata financiare do jete e qëndrueshme.
Virgjeresha

Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka te vogla qe keni pasur. Beqaret nuk do kenë fat dhe do iu rendoje shume vetmia. Financat duhet menaxhuar me shume kujdes dhe maturi. Merkuri do iu gjendet pranë ne çdo moment dhe nuk do iu lere te shpenzoni pa u menduar.
Peshorja

Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Beqaret do hipnotizohen nga ideja se nuk mund te jetojnë dot me vetëm. Mos bëni gabime te cilat as vete nuk do ia falni vetes. Marsi do sjelle turbullira ne planin financiar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni dhe shpenzoni me maturi.

Akrepi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja me te forta. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja dhe te tentojnë. Ne planin financiar do keni fat. Gjerat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione te rëndësishme.

Shigjetari

Dialogu do mbizotërojë gjithë kohen ne jetën ne çift. Do ia kaloni mire me partnerin. Dite emocionuese dhe drithëruese kjo e sotmja për beqaret. Një person interesant do beje gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Ne fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje sot. Kujdes me çdo shpenzim.

Bricjapi

Atmosfera ne jetën ne çift do jete e ngrohte dhe harmonike sot. Bashkëpunimi de komunikimi do mbizotërojë gjete gjithë kohës. Ata qe mendojnë për një te ardhme se bashku duhet te përgatisin projektet. Beqaret do fillojnë një histori dashurie e cila do shndërrohet shpejt ne një lidhje serioze. Me financat nuk do i keni mire punët sepse do shpenzoni jashtë mase.

Ujori

Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Here do debatoni me atë qe keni ne krah dhe here do dashuroheni ne mënyrë pasionante. Për beqaret do jete dite e favorshme për takime. Bëjini sytë katër qe ta gjeni shpejt personin e duhur. Ne planin financiar do jeni me fat. Pa u munduar shume gjerat do rrjedhin me se miri dhe mund te hiqni disa para mënjanë.

Peshqit

Jeta ne çift nuk do jete ashtu si ju e keni pritur sot. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojnë mjaft ambientin. Beqaret do jene sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Mos ngurroni te paktën te njiheni me disa persona. Gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte ne planin financiar. Kujdes me hapat qe do hidhni.

Rama ben ”garipin”, provokon protestuesit nga Shkodra, me veshjen e tij

Ndërsa në Tiranë protestuesìt janë mbledhur sërish për të vijuar ditën e nëntë të protestës së tyre, kryeministri Edi Rama është shfaqur në Shkodër, ku mori pjesë në festimet për 35-vjetorin e themelimit të Partia Socialiste e Shqipërisë.

Prania e tij në këtë aktivitet ka tërhequr vëmendje jo vetëm për fjalimin dhe pjesëmarrjen në festë, por edhe për mesazhin që dukej se përcillte përmes veshjes së tij.

Rama u paraqit para socialistëve i veshur me një bluzë ku spikaste figura e një flamingoje, simbol që gjatë ditëve të fundit është shndërruar në ikonën kryesore të protestës kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.

Ky veprim është interpretuar nga shumë protestues dhe komentues si një provokim i drejtpërdrejtë ndaj tyre, në një kohë kur tensionet dhe debatet publike lidhur me projektin vazhdojnë të mbeten të larta.

“Kupola termike” përfshin Europën/ Temperatura deri në 40°C, aIarm në disa shtete

Evropa Jugore dhe Perëndimore po përballet me një valë intensive të të nxehtit, ndërsa temperaturat ekstreme vijojnë të thyejnë rekorde sezonale dhe të vendosin në alarm autoritetet në disa vende të kontinentit.

Franca ndodhet në nivel alarmi portokalli, ndërsa qytetet kryesore të Italisë janë vendosur në alarm të kuq. Ndërkohë, Spanja dhe Portugalia po regjistrojnë temperatura që afrohen ose tejkalojnë kufijtë historikë për këtë periudhë të vitit.

Sipas të dhënave satelitore të programit evropian Copernicus, vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të kontinentit, me intensitet më të lartë në Evropën Perëndimore dhe Jugore.

Në Francë, temperaturat e larta kanë shkaktuar probleme edhe në infrastrukturë. Në periferi të Parisit, shinat e tramvajit janë deformuar për shkak të nxehtësisë ekstreme, ndërsa në kryeqytet termometri ka shënuar 34-35 gradë Celsius, të shoqëruara me lagështi të lartë dhe kushte mbytëse. Në disa rajone, temperaturat kanë arritur deri në 38 gradë Celsius, ndërsa vendi vijon të ndikohet nga fenomeni i ashtuquajtur “kupola termike”.

Banorët kanë kërkuar mënyra alternative për t’u freskuar. Në disa zona të Parisit janë hapur edhe hidrantët e zjarrit, duke shkaktuar shqetësime për shpërdorimin e ujit. Ndërkohë, autoritetet dhe shërbimet zjarrfikëse janë në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Në Itali, temperaturat e larta kanë boshatisur rrugët e qyteteve kryesore. Torino dhe disa qendra të tjera urbane po përjetojnë ditë të vështira, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Situata paraqitet edhe më kritike në Portugali, ku temperaturat janë afruar me 40 gradë Celsius, pothuajse një muaj përpara fillimit zyrtar të verës. Meteorologët theksojnë se temperaturat aktuale janë 8 deri në 10 gradë më të larta se mesatarja sezonale, duke e bërë këtë valë të nxehti të pazakontë.

Edhe Spanja po përballet me temperatura ekstreme, ku në disa zona ato kanë kaluar 37 gradë Celsius. Autoritetet raportojnë për viktima të lidhura me vapën, ndërsa qytetarët përshkruajnë kushte të padurueshme, sidomos gjatë natës.

Autoritetet në vendet e prekura vijojnë të apelojnë për kujdes maksimal, ndërsa parashikimet tregojnë se vala e të nxehtit pritet të zgjasë edhe në ditët në vijim.

Përsëritet SKANDALI në burgje! Stresi telefonon Iive nga koncerti Safet Bajrin (Video)

Një video e cila mendohet të jetë filmuar së fundi ka qarkulluar në rrjet, në të shihet se reperi Stresi, gjatë njërit prej koncerteve të tij ka komunikuar së fundi nga përmes një lidhje direkte prej celularit me të burgosurin Safet Bajri.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që regjistrohen skandale brenda burgjeve të vendit, ku vetëm pak kohë më parë u bë publike një video ku persona të dënuar me burgim të përjetshëm, ndër ta Lulzim Berisha u panë duke konsumuar alkool dhe duke kërcyer me celularë në duar.

Ndërkohë Bajri është është një emër i njohur i botës së krimit, i konsideruar nga drejtësisa si një nga krerët e organizatës kriminale “Bajri” me bazë në Shkodër. Në shkurt të 2025-ës, Safet Bajri ra në pranga nga forcat RENEA me urdhër të SPAK, nën akuzë për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, pasi sipas hetimeve ai lidhet me organizimin dhe ekzekutimin e Fatbardh Licit në 2018-ën. Krim ky i kryer si një hakmarrje për vrasjen e ish-efektivit të policisë Boran Bërçana.

Ndërsa Stresi vetëm një javë më parë deklaroi se ishte bërë anëtar i Këshillit Kombtar të Partisë Demokratike. Thuhet se kjo video është filmuar së fundi, por nuk dihet me saktësi koha kur është bërë.

VIDEO

Rogert Sterkaj bën veprimin e papritur: I dërgon Ietër të hapur kryeministrit Rama

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.

Përmes këtij mesazhi, ai ka shprehur kritika të ashpra lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj investitorëve dhe mungesën e komunikimit me qytetarët, duke kërkuar një reflektim të menjëhershëm.

Letra e plotë e Sterkajt:

“I dashur Edi Rama,
Ndërsa respektoj fuqinë tuaj për t’u dhënë statusin e “investitorit strategjik” pothuajse të gjithë investitorëve të huaj, e kundërshtoj kategorikisht refuzimin tuaj për t’u ulur dhe për të dialoguar me popullin shqiptar.

Ka momente në histori kur NDRYSHIMI I VËRTETË nuk ndodh sepse një lider e dëshiron, por cuz koha, rrethanat dhe vetë populli e kërkojnë atë. Besoj se Shqipëria ndodhet pikërisht në një nga ato momente.
Sot qytetarët kërkojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të përfshihen në vendimet që prekin të ardhmen e tyre. Dialogu nuk është dobësi; është shenjë force, lidershipi dhe përgjegjësie.

Prandaj ju bëj thirrje të dëgjoni zërin e shqiptarëve dhe të ndërmerrni hapa të menjëhershëm drejt zgjidhjeve konstruktive që i shërbejnë interesit publik.
Ndryshimi nuk duhet të vijë sepse ju e dëshironi. Ndryshimi duhet të vijë sepse Shqipëria ka nevojë për të.
Me shqetësimin më të thellë,
Rogert “La Bombaaa””.

Vëllezërit Veshaj thyejnë heshtjen për “Zvërnecin”: Po protestohet në emër të Vlorës, vIonjatët nuk i dëgjoi njeri, jemi pro projektit (BISEDA)

Për herë të parë, pas zhurmës së bujshme nëpër rrjet se pse vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj nuk reagojnë në lidhje me situatën e krijuar për projektin që pritet të zhvillohen në Zvërnec, dyshja ka reaguar duke zbuluar qëndrimin e tyre.

Me bindje të plotë se investimi do të jetë në të mirën e Vlorës, vëllezërit Veshaj shprehen se vlonjatët e duan investimin, ndërsa shtojnë se nuk ka pse të flitet në Tiranë në emër të banorëve të Zvërnecit që haptazi janë pro projektit, raporton newsbomb.al

Pas disa ditësh që qytetarët ngritën pikëpyetjet e tyre se “Pse Donald dhe Romeo Veshja qëndrojnë “në hije” për investimet amerikane?”, vëllezërit e njohur të showbizit shqiptar, kanë realizuar një bisedë me disa vlonjatë të njohur, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në lidhje me projektin që ngriti në këmbë një Shqipëri të tërë.

“Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjatin nuk e ka dëgjuar njeri” tha Donaldi pasi dëgjoi mendimet e vlonjatëve në emsionin “Më lër të mbaroj”.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Duhet të reagojnë për përgjegjësinë për qytetin për 2 ekstremet më të mëdha: 1 prishjen eantyrës dhe 2 një nga projektet më të mëdha në Europë.

Romeo: Vlonjatët duhet të pyeten, profesionistë, sportistë, intelektualë, sipërmarrës. Duhet t’i dëgjojmë sepse kanë kontribuar shumë.

Donald: Në emër të Vlorës po flitet shumë. Duhet dëgjuar fjala e vlonjatëve.

I ftuari i parë, këngëtari Renato Jaho: Si rinia, si popull i Vlorës, jam pro investimeve. Jam kundër asaj aushvicës sepse ato gardet, telat janë një aushvicë. Ata duhen zhdukur. Por investimi është zhvillim. Zhvillimi sjell rininë nga e para, nëse ne kërkojmë që rinia të kthehet këtu, atëherë investimi është shumë po shumë i rëndësishëm por e theksoj kundër aushvicit.

Ish futbollistit, Vasil Ruci: Ngushëlloj familjen e atij policit. Por zhvillimi është i mirë për të gjithë, edhe protestat janë të mira.

Ronald Bizhani: Vlora në shekullin e fundit ka hapur faqet e mediave botërore, Vlora është më shumë sesa një nominim gjeografik, është një qendër ku ndërthuren etimologjia, karakteri, rrënjët historike. Para se të vinin thelbin se pse Vlora ka hapur faqet e para, qeveritë kanë ardhur nga Vlora dhe bie nga Vlora.

Që të ndajmë një gjë, në kapitalizëm është një gjë: paraja lëvizi botën. Edhe shqiptarët duhet të kuptojnë që është kapitali i cili lëvizi gjërat. Falë investimit në lagjen time kam sot një pronë që kushton 3 milionë euro, por nuk e dhashë sepse lidhej historia e familjes sime.

Falë atij investimi, unë nuk kisha frikë të thojë me zë të lartë që në atë godinë ku linda unë, ime bijë e mund të lindë dhe stërnipi ishte selia e bankës së parë kombëtare shqiptare. Unë nuk kam frikë nga zhvillimi dhe investimet e Edi Ramës sepse ai ka bërë nga investimet më virtuoze të prodhimit të vajit të ullirit në të gjithë zonën.

Mua nuk ma merr dot shtëpinë zhvillimi, as tokën time. Nuk ma vjedhin dot qeverisjen, por kjo nuk ma ndalon fantazinë time të kërkoj një investitor për zonën. Nuk është krim, krim është të vjedhësh.

Donaldi: Greku gjithmonë na ka dashur. Nuk ka pse të na ketë inat.

Jaho: Në rrjete sociale shohim shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Në Greqi kanë postuar diçka duke bërë ironi sepse nuk na i dhanë ne 4 miliardë lekët por Shqipërisë.

Donaldi: Ç’lidhje kanë lekët e shqiptarëve me këtë investim o Bruno?

Sipërmarrësi Bruno Musa: Besoj është dezinformim dashakeq dhe patjetër që do dilet në këto tema për të justifikuar protestën se s’ka se si të ndodhë ndryshe. Duhet kuptuar se lekët janë të investitorit privat i cili do të hedhë lekët e tij këtu, dhe ne në ëndrrën më të bukur që mund të shikonim nuk do e imagjinonim kurrë që të vinim hotelet me brand-et më të njohura në botë e të investonim në Vlorë. Investimi që pritet të bëhet është në të mirën e të gjithëve, të rriturve, fëmijëve, ata që kanë një biznes.

Donaldi: Pse vlonjatët nuk çohen në protestë siç çohen në Tiranë?

Jaho: Unë si rini, mendoj se neve na bën mirë investimi. Por nuk na bën mirë që ti të vish këtu e të na thuash që deti nuk është më i yti. Investimi sjell zhvillim, zhvillimi sjell rininë sërish nga e para në Shqipëri.

Donaldi: Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjatin nuk e ka dëgjuar njeri.

Protestat për Zvërnecin/ Njeriu i afërt i Trump, Richard Grenell bën reagimin e papritur (Video)

Richard Grenell, i Dërguari i DonaId Trump për Misione Speciale, ka mbështetuar deklaratën e djeshme që kryeministri Edi Rama botoi në platformën “X”, me anë të së cilës iu drejtua medias ndërkombëtare për sensacionin që i është dhënë protestës në Tiranë, ku qytetarët janë çuar kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec.

Grenell ka ripostuar në profilin e tij në “X” shkrimin e kryeminisrit Rama.

Për @CNN International dhe për të gjitha mediat e panumërta, të mëdha e të vogla, së bashku me të gjithë krijuesit e përmbajtjes me qëllim të mirë në Facebook, X, Instagram, TikTok dhe në çdo platformë tjetër që sot formëson debatin global, do të doja shumë të përcillja postimin e mëposhtëm:

Teksa flasim, protesta e sotme ka mbledhur rreth 2 mijë pjesëmarrës. Është pjesëmarrja më e ulët deri tani, por edhe në kulmin e saj, numri i protestuesve nuk i ka kaluar kurrë 8 mijë vetët.

Atëherë si shpjegohet që ajo që një pjesë e madhe e botës ka parë gjatë ditëve të fundit duket kaq e madhe, kaq dramatike, kaq dërrmuese?

Në një moment, kur histeria dixhitale e prodhuar gjatë këtyre ditëve të ketë kaluar dhe emocionet të jenë qetësuar, bota demokratike duhet të ndalet dhe të shqyrtojë më nga afër se si hendeku mes realitetit dhe paraqitjes së tij u bë kaq i madh.

Jo thjesht si çështje e këtij rasti të veçantë, por si simptomë e diçkaje shumë më të madhe.

Si mund të bëhej një vend i vogël lajm global për arsye kaq të shkëputura nga realiteti në terren?

Si mund të shndërrohej një protestë lokale me vetëm disa mijëra pjesëmarrës në një spektakël ndërkombëtar?

Si mund të shndërroheshin supozimet në fakte, narrativat në vendime të mirëqena dhe spekulimet në të vërteta të pranuara, përpara se të verifikoheshin faktet më bazike?

Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, çfarë na tregon kjo për ekosistemin tonë të informacionit kur perceptimi mund të udhëtojë nëpër botë më shpejt sesa vetë realiteti?

Sepse realiteti është ky:

Nuk ka ende një projekt.

Nuk ka ende një leje ndërtimi.

Nuk ka ende një ndërtim.

Madje nuk ka as një projekt përfundimtar.

Ekziston vetëm një vizion dhe një plan: transformimi i Shqipërisë në destinacionin më tërheqës të turizmit elitar në këtë pjesë të botës, duke krijuar njëkohësisht një zhvillim mjedisor me ndikim neto pozitiv, që sipas vizionit aktual do të rezultonte në rreth 25% më shumë pemë dhe hapësira të gjelbra sesa ekzistojnë sot, si edhe në përmirësime të matshme në disa tregues të biodiversitetit.

Ambicia nuk është thjesht të ndërtohet.

Ambicia është të dëshmohet se zhvillimi dhe përmirësimi i mjedisit mund të ecin krah për krah.

Pikërisht për këtë arsye, disa nga ekspertët më të njohur në botë në ekologji, biodiversitet, arkitekturë peizazhi, inxhinieri mjedisore dhe turizëm të qëndrueshëm po punojnë mbi këto koncepte dhe parametra.

Nëse do të kenë sukses apo do të dështojnë, kjo është çështje që i përket vlerësimit të ardhshëm, shkencës, shqyrtimit publik dhe debatit transparent.

Por paraqitja si një katastrofë mjedisore e diçkaje që ende nuk ekziston, nuk është projektuar, nuk është lejuar dhe që sipas objektivave të shpallura synon të prodhojë rezultate pozitive për mjedisin, nuk është një kontribut serioz në debatin publik.

Megjithatë, nga ky realitet i thjeshtë lindi një uragan histerie dixhitale, tituj apokaliptikë, zemërim i fabrikuar dhe përfundime të gjera të paraqitura si fakte të mirëqena.

Gjatë rrugës u shfaqën “deepfake”, imazhe të manipuluara, pretendime të fabrikuara, amplifikim i koordinuar, rrjete anonime dhe sjellje online që mbartin shumë nga karakteristikat e luftës hibride të informacionit, e cila po formëson gjithnjë e më shumë debatin publik në shoqëritë demokratike.

Edhe më e habitshme është se platformat e rrjeteve sociale regjistruan një shpërthim aktiviteti rreth kësaj teme, me angazhimin në gjuhën shqipe që u rrit disa herë brenda vetëm pak ditësh. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje të menjëhershme duket se nuk është nxitur nga një zgjerim organik i pjesëmarrjes publike, por nga përhapja e shpejtë e profileve të krijuara rishtazi, llogarive anonime dhe faqeve me pak ose aspak histori të identifikueshme, duke ngritur pyetje legjitime mbi amplifikimin artificial dhe fabrikimin e vrullit dixhital.

Por ndoshta detaji më zbulues është edhe më i thjeshti.

Një numër i habitshëm raportimesh nuk bëjnë as dallimin mes një ishulli dhe një prone private në kontinent.

Vetë protesta lidhet me këtë të fundit.

Jo me të parin.

Në fakt, aktualisht nuk ka ndonjë debat të rëndësishëm publik në Shqipëri lidhur me vetë ishullin.

Megjithatë, artikuj, postime dhe komente të panumërta i bashkojnë të dyja në një narrativë të vetme, duke krijuar konfuzion aty ku duhet të ketë saktësi dhe emocion aty ku duhet të mbizotërojnë faktet.

Mospajtimi është legjitim.

Kritika është legjitime.

Pyetjet janë legjitime.

Shqetësimet mjedisore janë legjitime.

Kontrolli publik është legjitim.

Ajo që nuk është legjitime është zëvendësimi i fakteve me supozime, i supozimeve me siguri absolute dhe i këtyre sigurisë me zemërim kolektiv.

Ajo që nuk është legjitime është trajtimi i akuzave si fakte, i spekulimeve si prova dhe i frikërave si përfundime.

Dhe kur media shumë të respektuara nuk bëjnë më dallimet bazike, kur nuk ndajnë më atë që ekziston nga ajo që nuk ekziston, atë që propozohet nga ajo që është miratuar, atë që është në debat nga ajo që ekziston vetëm në imagjinatë, ato nuk po keqinformojnë thjesht.

Ato po kontribuojnë në erozionin e vetë realitetit.

Dhe kjo duhet të shqetësojë çdo demokraci.

Sepse kështu shkatërrohet gradualisht besimi tek institucionet.

Kështu gërryhet besimi tek politika tradicionale.

Kështu përgatitet terreni për demagogët, sharlatanët dhe tregtarët profesionistë të zemërimit.

Kështu normalizohen thirrjet për shkatërrimin e kundërshtarëve politikë.

Kështu thirrjet për “tradhtarë”, “armiq të popullit”, madje edhe kërkesat për vdekje dhe hakmarrje, amplifikohen dhe legjitimohen.

Kështu rikthehen fantazmat e vjetra të fanatizmit, të veshura me rroba të reja dixhitale.

Kështu fashizmi e rishpik veten për epokën e algoritmeve.

Shqipëria do ta kalojë edhe këtë.

Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë.

Do të vazhdojmë ta transformojmë vendin tonë në një destinacion të shkëlqyer të turizmit elitar, në një demokraci më të fortë dhe në një anëtar krenar të familjes evropiane.

Enea Mekolli u qëIIua në kokë, qafë gjoks e këmbë, ja pse nuk arriti tehapte zjarr ndaj BraçeIIarit, arma iu gjet me … (E PLOTË)

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin policor të zhvilluar në malin e Bodesë, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri. Dosja hetimore dhe të dhënat e Prokurorisë zbardhin hap pas hapi dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi uniformat blu.

Sipas hetimeve, operacioni për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari u organizua pas kallëzimit të një 32-vjeçari, i cili prej disa ditësh punonte si çoban pranë bagëtive të tij. Ky i fundit denoncoi në polici se ishte dhunuar dhe kërcënuar me qytën e armës nga Braçellari. Në dëshminë e tij, ai tregoi edhe vendndodhjen ku qëndronte 43-vjeçari, pranë stallave të bagëtive, duke informuar se ai dispononte një armë automatike dhe një armë gjahu.

Mëngjesin e 4 qershorit, rreth orës 07:00, forcat e Policisë së Korçës iu afruan zonës sipas planit operacional të hartuar për arrestimin e tij. Ndërsa efektivët po kryenin rrethimin e ndërtesave pranë stallave, dhe pa u përmbyllur ende operacioni, Braçellari hapi zjarr në drejtim të tyre.

Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, ndërsa u plagos kolegu i tij, Edison Adri. Pas shkëmbimit të zjarrit, autori tentoi të largohej me vrap në drejtim të poshtëm të stallave, por, i plagosur u neutralizua dhe u arrestua vetëm pak metra më tej.

Pranë vendit ku u kap, hetuesit gjetën një armë automatike pa fishekë, me qytë dhe bajonetë të montuar. Në vendngjarje u sekuestruan gjithashtu dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, ndërsa u morën edhe mostra biologjike për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

“Më drejtoi armën dhe tha se do më vriste në mal”, ZBARDHET denoncimi i çobanit që i bëri “gropën” Violand Braçellarit: Lëvizte gjithmonë me kallashnikov (DËSHMIA)
Kontrollet e kryera në zonë zbuluan prova të tjera të rëndësishme. Pranë dy stallave me mure tulle u gjet një bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra, e grisur dhe e njollosur me gjak. Në pika të ndryshme të terrenit u konstatuan edhe gëzhoja të shumta armësh automatike, ndërsa pranë stallës së dytë u zbuluan të tjera me të njëjtat karakteristika.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se trupi i pajetë i efektivit Enea Mekolli ndodhej rreth tetë metra larg murit të stallës së fundit. Ai kishte marrë plagë të shumta nga armë zjarri në kokë, qafë, vesh, gjoks dhe këmbë. Në momentin e sulmit, Mekolli ishte i pajisur me uniformë policie dhe jelek antiplumb, i cili paraqiste dëmtime në pjesën e gjoksit dhe në rripat e supeve.

Një prej elementëve më domethënës të dosjes hetimore lidhet me armën e shërbimit të efektivit të ndjerë. Ajo u gjet pranë trupit të tij me një karikator prej 30 fishekësh, ku 29 ndodheshin ende brenda, ndërsa një fishek ishte në folenë e armës. Sipas grupit hetimor, ky fakt tregon se Mekolli nuk kishte arritur të qëllonte asnjë plumb gjatë sulmit fatal.

Hetuesit kanë konstatuar gjithashtu se dritarja anësore e stallës së parë ishte e hapur dhe rrjeta metalike e saj ishte e shqyer, çka krijon dyshime se autori ka dalë nga ajo pjesë e godinës. Në të gjithë itinerarin, nga dritarja deri në vendin ku u kap Braçellari, u gjetën një numër i madh gëzhojash, të cilat dyshohet se janë qitur nga e njëjta armë.

Ndërkohë, pas stallës së parë, në zonën ku ishin pozicionuar efektivët e policisë, u sekuestruan dhjetëra gëzhoja të tjera. Përballë derës hyrëse të stallës u gjet arma e efektivit të plagosur Edison Adri. Në karikatorin e saj ndodheshin ende 23 fishekë, ndërsa një tjetër ishte në fole, çka sipas hetuesve tregon se arma është përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Pranë saj u gjet edhe një fragment predhe, ndërsa pak metra më larg u zbuluan jeleku antiplumb dhe radioja e efektivit, të dyja të mbuluara me njolla gjaku.

16 vjeçe dhe ekseIente, familja e hoqi nga shkolla për ta martuar me bariun e fshatit (Video)

Martesat me mblesëri apo me detyrim për vajzat minorene kanë qenë thuajse normale në shekullin e kaluar. Tanimë, në kohën e teknologjisë dhe emancipimit shoqëror, tema të tilla duken surreale.

Fatkeqësisht, ky fenomen nuk është zhdukur!

Anxhi, 21 vjeçe, ka ardhur në “Ka një Mesazh për Ty” të emisionit E diela Shqiptare në Tv Klan për të rrëfyer historinë e saj, që çuditërisht siç tregon ajo, është krejt e zakontë për vajzat e fshatit nga ajo vjen, në qytetin e Beratit.

Fillimisht flet për fëmijërinë, periudhë në të cilën dominonin zënkat me të atin, i cili emigronte shpesh. Më tej, thotë se shkollën 9-vjeçare e mbaroi si ekselente. Normalisht, gjimnazi apo çdo lloj hapi i mëtejshëm nuk mund të vihej në diskutim për një nxënëse të tillë. Edhe pse u duk se gjithçka po merrte rrjedhën e duhur, familja vendos ta shkëpusë nga shkolla e mesme kur ajo ishte vetëm 16 vjeç, me motivin për ta martuar.

Anxhi: Jam fëmija i parë i tre fëmijëve në familje. Kur isha e vogël…

Ardit Gjebrea: Kishe shumë ëndrra! Si çdo vajzë.

Anxhi: Po, shumë! Televizioni dhe bota e artit kanë qenë gjëja më primare që kam patur.

Ardit Gjebrea: Vërtet, çfarë ëndërroje?

Anxhi: Ose aktore, ose gazetare! Jam rritur si një fëmijë që mbase nuk ka marrë dashuri apo përkujdesje si gjithë fëmijët e tjerë.

Ardit Gjebrea: Pse e thua këtë?

Anxhi: Po e lidh më shumë me babin. Ka qenë një njeri që emigronte shpesh dhe në të shumtën e kohës ishte jashtë vendit, larg familjes. Ato pak kohë që ishte në shtëpi, nuk e kishte durimin të më dëgjonte, të kujdesej për muaj. Gjithmonë kam qenë ai fëmija që shko lexo, mos fol, s’kam nerva. Kishim shumë zënka me babin, unë fëmijë, por shumë rebele në atë kohë.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe filluan zënkat me babin?

Anxhi: Diku te 10 vjeçe ishin këto zënkat e para. Por edhe gjatë kohës tjetër, nuk është se e kam pasur atë afrimitetin, më shumë kam qenë e lidhur me gjyshin. Vendos të shkoj në një shkollë në Berat, në qytet, ku do të qëndroja edhe në konvikt. Viti i parë shkoi shumë mirë. U ambientova më shkollën, me shoqërinë, me të gjitha. Një ditë, vendosin të më heqin nga shkolla. Me motivin për një martesë, që do të më priste në mes të gjitha ëndrrat.

Ardit Gjebrea: Donin të të martonin, por me kë?

Anxhi: Me një njeri që nuk ia dinte vlerën shkollës. Ishte mësuar gjithë kohës në fshat, po nga i njëjti vend ku isha unë. Merrej me bagëti.

Ardit Gjebrea: Një bari?

Anxhi: Po! Duhet të mbyllja jetën time si një grua në kohët e hershme, që i përkushtohej familjes, burrit, të rrinte e mbyllur në shtëpi, të gatuante. Si gjyshet tona më përpara. Unë nuk ja pranoja vetes këtë!/tvklan.al

Në kuImin e protestave! Zbulohet dokumenti: Rama bën gati transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, si pjesë e procedurave për zhvillimin e projektit strategjik “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit”.

Në një intervistë të fundit për podkasterin e sipërmarrësit David Senra, Ivanka Trump përshkroi projektin që po zhvillon së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, si një investim me përmasa të mëdha në Mesdhe.

“Po punoj për një projekt të jashtëzakonshëm me bashkëshortin tim në Mesdhe. Është një projekt me përmasa gjigante. Bëhet fjalë për një ishull privat prej 14 mijë hektarësh në zemër të Mesdheut,” tha Trump.

Megjithatë, ndryshe nga përshkrimi i saj, Sazani është pronë shtetërore dhe administrohet nga Ministria e Mbrojtjes.

Dokumenti i siguruar nga BIRN tregon se qeveria po ndërmerr hapat për ta transferuar ishullin në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, duke e kaluar atë nën administrimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Projektvendimi, i propozuar nga ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, parashikon transferimin e pasurive shtetërore në zonën kadastrale 3269 të Bashkisë Vlorë për “zhvillimin dhe realizimin e projektit për investim strategjik ‘Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit’”.

Sipërfaqja që parashikohet të vihet në dispozicion të projektit përfshin rreth 5.2 milionë metra katrorë truall dhe ndërtesa ekzistuese në ishull, ose më shumë se 90 për qind të sipërfaqes së Sazanit.

I pyetur nga BIRN për projektvendimin dhe procedurat e transferimit të ishullit, qeveria shqiptare tha se dokumenti ishte “hedhur për mendim dhe nuk është realizuar”.

“Është për të konsoliduar të gjithë atë territor si zonë zhvillimi, pasi ka qenë zonë ushtarake, dhe për ta kaluar në administrim të Ministrisë së Ekonomisë,” tha zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama.

“Në këtë projektvendim nuk ka privatizim dhe ky dokument shërben për të realizuar fazën e negociatave për interesat e shtetit si partner në investim,” shtoi ajo.

Projektvendimi i KM për Sazanin
Në fund të vitit 2024, qeveria shqiptare i dha statusin e “Investitorit Strategjik” kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, e lidhur me Kushner. Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, investimi i planifikuar arrin në 1.4 miliardë euro dhe parashikon zhvillimin e një kompleksi turistik në një pjesë të ishullit.

Afatet për realizimin e projektit u shtynë në fund të vitit 2024, ndërsa investitorit iu njohën lehtësi të reja. Ndër to përfshihen ndryshime ligjore që lejojnë procedura të posaçme për investitorët strategjikë, si dhe angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes për pastrimin e zonës nga municionet e paplasura që gjenden në tokë dhe në detin përreth ishullit.

Më herët, presidenti Bajram Begaj dekretoi nxjerrjen e një zone stërvitore nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura, një hap që konsiderohet i nevojshëm për zhvillimin e projektit.

Sipas projektvendimit, transferimi përfshin pasurinë nr. 206/7 me sipërfaqe 5,255,215 metra katrorë dhe ndërtesa me sipërfaqe 31,005 metra katrorë; pasurinë nr. 208 me sipërfaqe 254,178 metra katrorë dhe ndërtesa me sipërfaqe 5,344 metra katrorë; si dhe pasurinë nr. 207 me sipërfaqe 9,386 metra katrorë dhe ndërtesa me sipërfaqe 412 metra katrorë.

Ishulli i Sazanit është pjesë e Parku Kombëtar Sazan-Karaburun, i vetmi park kombëtar detar dhe tokësor në Shqipëri. Zona konsiderohet habitat i dhjetëra specieve me rëndësi ndërkombëtare, përfshirë specie të rrezikuara të faunës detare.

Projektvendimi për kalimin e ishullit të Sazanit te kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” vjen në një kohë kur Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash kundër zhvillimit të një tjetër projekti turistik të lidhur me familjen Trump në zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës.

Mijëra qytetarë shqiptarë kanë protestuar gjatë javës së fundit në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit kundër projektit për ndërtimin e një resorti në këtë zonë nga investitorë nga Katari, të lidhur me Jared Kushner dhe grupin Kastrati.

Tubimet e përditshme në Tiranë, të cilave u janë bashkuar kryesisht të rinj me pankarta satirike, janë pagëzuar nga mediat si “Revolucioni i Flamingove”, për shkak se flamingoja e lagunës së Nartës është kthyer në simbol të protestave.

Protestuesit kanë kërkuar anulimin e projektit për ndërtimin e resortit në Zvërnec, si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë se po favorizon në mënyrë të paligjshme investitorët.

Kryeministri Edi Rama është treguar sfidues ndaj protestuesve, duke u zotuar se qeveria nuk do të tërhiqet nga projekti. Ai ka akuzuar gjithashtu forca të jashtme si nxitëse të protestave, duke i cilësuar ato si pjesë e një “lufte hibride”./birn