Tarifat e Trump, Reuters: Çmimi i iPhone mund të shkojë deri në 2,100 dollarë!

Tarifat e vendosura nga Donald Trump për një sërë produktesh, përfshirë iPhone, po shkaktojnë një valë të madhe rritjesh çmimesh.

Sipas një raporti të Reuters, iPhone-ët së shpejti mund të bëhen shumë më të shtrenjtë për shkak të tarifave të reja.

Presidenti amerikan ka vendosur tarifa gjithëpërfshirëse për vendet në mbarë botën, të cilat mund të ndryshojnë rrënjësisht peizazhin e tregtisë ndërkombëtare. Siç theksojnë analistët, iPhone-ët mund të goditen seriozisht nga tarifat, me rritje që arrijnë në 30% apo edhe 40% nëse Apple vendos të kalojë koston tek klientët.

Shumica e iPhone-ve janë prodhuar në Kinë, e cila është goditur me një tarifë prej 54%. Nëse ato tarifa mbeten, atëherë, siç thekson Reuters, Apple ka opsionet e mëposhtme:

Aksionet e kompanisë u mbyllën të enjten, më 3 prill, me një rënie prej 9.3%, duke shënuar ditën e tyre më të keqe që nga marsi 2020. Sipas të dhënave, Apple shet të paktën 220 milionë iPhone në vit. Tregjet kryesore janë SHBA, Evropa dhe Kina.

Vlen të përmendet se iPhone 16 (në modelin bazë) u lançua në SHBA me një çmim prej 799 dollarë (d.m.th. 726.94 euro me kursin e sotëm). Megjithatë, ai mund të arrijë në 1,142 dollarë (1,039.94 euro) , domethënë, çmimi i tij mund të rritet me 43%, nëse kostoja kalon te konsumatorët.

iPhone 16 Pro Max aktualisht kushton 1,599 dollarë (1,455,01 €). Nëse rritet me 43%, çmimi i tij do të arrijë në 2,300 dollarë (pothuajse 2,100 €).

iPhone 16e, i cili u lançua në shkurt si një opsion buxhetor për aksesin në veçoritë e AI të Apple, kushton 599 dollarë, por me një rritje prej 43%, mund të arrijë në 856 dollarë. Çmimet për pajisjet e tjera Apple gjithashtu mund të rriten.

Megjithatë, Apple ende nuk është prononcuar zyrtarisht për këtë çështje, në një kohë kur iPhone-t po arrijnë tek shumë konsumatorë në mbarë botën, ku shumë i blejnë ato me këste përmes kontratave.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump vendosi tarifa për importet kineze për t’i bërë presion kompanive amerikane që të kthejnë prodhimin në Shtetet e Bashkuara ose në vendet fqinje si Meksika. Në atë kohë, Apple siguroi përjashtime për shumë produkte, por këtë herë asnjë lehtësim i tillë nuk është dhënë. “Tarifat ndaj Kinës po shkojnë krejtësisht kundër pritjeve që Apple, ikona amerikane, do të trajtohet me butësi si në të kaluarën”, tha Barton Crockett, një analist në Rosenblatt Securities.

Megjithatë, ka analistë që theksojnë se shitjet e iPhone janë të vështira në tregjet kryesore, pasi Apple Intelligence, veçori të tilla si përmbledhjet e njoftimeve, ri-regjistrimi i emailit dhe aksesi në ChatGPT, nuk i kanë entuziazmuar konsumatorët.

Kërkesa e ngadaltë, e kombinuar me tarifa më të larta, mund të dëmtojë linjën përfundimtare të Apple. Angelo Zino i CFRA Research vlerëson se kompania nuk do të ketë gjasa të kalojë më shumë se 5%-10% të kostos tek klientët. “Ne presim që Apple të shmangë rritjet e mëdha të çmimeve deri në vjeshtë, me lançimin e iPhone 17, kur zakonisht planifikon rritje të çmimeve”, shtoi ai.

Pavarësisht zhvendosjes së një pjese të prodhimit në Vietnam (46% tarifë) dhe Indi (26%), Kina mbetet vendi kryesor i prodhimit. Neil Shah i Counterpoint Research vlerëson se Apple do t’i duhet të rrisë çmimet me të paktën 30% mesatarisht për të kompensuar tarifat.

“Llogaritjet tona tregojnë se tarifat e Trump mund t’i kushtojnë Apple deri në 40 miliardë dollarë,” vuri në dukje Crockett, duke shtuar se negociatat e mundshme me Kinën dhe Shtëpinë e Bardhë mund të zbusin ndikimin.

Amerikanët kanë disa pragje “psikologjike” për të përshkruar diçka si të shtrenjtë ose të lirë. Për shembull, një makinë me një çmim të listës para taksave mbi 60,000 dollarë konsiderohet shumë e shtrenjtë. Në mënyrë të ngjashme, nëse çmimi i një produkti tjetër të konsumit virtual, siç është iPhone, rritet në qiell, ai aktivizon automatikisht reflekset e publikut blerës.

Arsyeja pas tarifave të Trump është rritja e prodhimit vendas të mallrave dhe reduktimi i deficitit të llogarisë korente të SHBA. Megjithatë, gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç dëshironte Trump.

Deklarata kontroverse e Tabakut ndaj qytetares: Më voto mua, nuk do jem me llumin (e PD-së), garoj për investim personal politik!

Në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj demokratëve të zhgënjyer nga rruga që ka ndjekur Sali Berisha dhe grupi që ai përfaqëson.

Tabaku në një takim me një shitëse në zonën 2 të Tiranës, i kërkoi votën për zgjedhjet e 11 Majit.

Shitësja i u kthye Tabakut, duke i thënë se do bashkohesh me llumin (grupi i Berishës) pasi të fitosh.

Tabaku i tha qytetares se se nuk jam bashkuar asnjëherë me llumin (grupin e Berishës), kam qenë zë ndryshe aty brenda.

Biseda:

Jorida Tabaku: Unë kësaj radhe votohem në listë të hapur dhe dua të fitoj vetë.

Shitësja: E dimë, më ka ardhur keq.

Jorida Tabaku: E kam marrë me shumë vrullë.

Shitësja: Do bashkohesh me llumin pasi të fitosh.

Jorida Tabaku: Unë asnjëherë nuk jam bashkuar me llumin dhe kam qenë zë ndryshe aty brenda, garoj për investim personal politik.

Deputetja Jorida Tabaku një ndër emrat më të votuar në Primaret të zhvilluara në Partinë Demokratike u vendos në listat e hapura për të garuar në zgjedhjet e 11 majit./VoxNews

“Data e fundit të botës”/ Bëhet REALITET parashikimi i Baba Vangës!

Një nga parashikimet e frikshme të Baba Vangës fatkeqësisht ka ndodhur. Bëhet fjalë për tërmetin shkatërrues e vdekjeprurës në Azinë Juglindore, një profeci që rezultoi e vërtetë, duke u marrë jetën rreth 2700 personave.

Legjenda bullgare, emri i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova, vdiq në moshën 84 vjeçare në vitin 1996, por emri i saj vijon e përmendet për shkak të parashikimeve që ka bërë.

E verbër që në fëmijërinë e hershme, ajo thoshte se fuqitë e saj i kishte marrë gjatë një stuhie të tmerrshme.

Ajo ka “qëlluar” në shenjë me disa parashikime, si ai për vdekjen e Princeshë Diana-s apo fenomene si ngrohja globale e përmbytjet. E quajtur ndryshe “Nostadramus i Ballkanit”, Baba Vanga thuhet se 85% e vizioneve të saj i ka pasur të sakta.

Për 2025-ën, ka parashikuar se do ketë një konflikt në Europë që do pasohet me një luftë të re mes 2 shteteve. Ndërsa për vitin që vjen, ajo ka thënë se do ndodhin “luftëra mizore” dhe një apokalips botëror. Çuditërisht, këto parashikime janë në sinkron me ato të Nostradamus.

Një nga parashikimet e saj ishte për një krizë ekonomike që do të shkaktonte rritje të tensioneve në mbarë botën. Edhe pse ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit pak këtë vit, shumë njerëz po vazhdojnë të mbështeten në bankat ushqimore për të ushqyer veten dhe familjet e tyre.

Pasiguria mbizotëron anembanë botës, me miliarda që luftojnë financiarisht mes inflacionit dhe shkurtimeve të vendeve të punës.

Megjithatë, një nga prognozat e Baba Vangas është veçanërisht e rëndësishme; data e fundit të botës. ‘Nostradamusi i Ballkanit’ parashikoi se botës do i vijë fundi në vitin 5079 si rezultat i një ngjarjeje kozmike me përmasa “të paimagjinueshme”.

Sipas Baba Vangës, në vitin 2025 do të ketë një konflikt të madh në Evropë, i cili do të çojë në një reduktim të madh të popullsisë në kontinent.

BISEDAT E BURGUT/ Përgjimet, ja kë kërkon Veliaj t’i shkojë në qeli

Ajo që po konstatohet nga përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është tronditëse.

Gjithçka që kemi pasqyruar deri më tani, që do të vijojë deri në publikimin e plotë të përgjimeve ndaj Veliajt, tregon se si media, deputetë, gazetarë, televizione janë në shërbim të Veliajt për sulmet e ashpra ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve pas arrestimit të tij.

Në materialet e siguruara nga CNA, rezulton se kryebashkiaku kërkonte me ngulm një ushtrim presioni dhe një fushatë mediatike të përditshme, pasi vendimi që pritej të merrej në Apelin e GJKKO-së ishte mjaft i rëndësishëm dhe vendimtar për lirinë e tij, pasi nga ajo seancë varej nëse Veliaj do të dilte nga burgu apo do të vazhdonte të qëndronte në qeli.

Pamë se si Veliaj kishte urdhëruar që miqtë e tij deputetë të ushtronin presion ndaj institucioneve të drejtësisë, KLP-së dhe ILD-së.

Tani është momenti për të zbuluar një tjetër detaj, se cilët janë emrat surprizë që dalin në përgjime që duket se janë të preferuarit e Veliajt për t’i takuar në burg.

Në përgjimet e siguruara nga CNA, në faqen 76 në komunikimet e datës 3 mars 2025, Veliaj në një bisedë me Ajola Xoxën, por që më pas ndërhyn vëllai i tij, Arbër Veliaj, i kërkon këtij të fundit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, (që dyshohet të jetë Sara Goxhaj) çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. Veliaj u thotë se ka porosi për të dhënë.

“Në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre, ndërhyn Arbri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, numrin e të cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej.

I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erioni i thotë nëse po merren me ‘gjërat’ apo e kanë harruar fare.

Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që të merret me median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike).

Në fund të komunikimit, Erion Veliaj i kërkon që t’i dërgojë për të lexuar materialin e Ilir Yzeirit, lajme të tjera të portaleve, ato që janë pikante”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Të lëmë mënjanë emrat e tjerë, si Gogu, Mero apo Sara që qartazi janë përkrahës të Veliajt, por emri surprizë, le ta quajmë kështu, është Ylli Manjani, i cili është shfaqur krah opozitës, por duket se ka ndryshuar kahun 180 gradë.

Manjani prej kohësh ka ndryshuar kahun.

Duket se pasi i ka kërkuar kreut të PD-së, Sali Berisha, një vend të sigurt për listat në zgjedhjet e 11 majit dhe kreu i opozitës e ka refuzuar Manjani ka ndryshuar 180 gradë qëndrimin e tij.

Kujtojmë se CNA ka raportuar më herët se Manjani kishte zbutur tonet ndaj kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliajt.

Manjani kishte filluar tashmë e këshillonte kryeministrin Rama dhe janë në një linjë të njëjtë në lidhje me arrestimet dhe SPAK-un për faktin se pse ka masa kaq të forta represive.

CNA gjithashtu raportoi dhe për një ofertë që Rama i ka bërë Ylli Manjanit, ofertë e cila është shqyrtuar prej tij e më shumë sesa refuzim duket se Manjani nuk plotëson kriteret ligjore.

Oferta që Edi Rama i ka bërë Ylli Manjanit është ajo e marrjes së drejtimit të ILD-së, por avokati analist, i cili është edhe mbrojtësi ligjor i grupit kriminal të Pëllumb Gjokës, në fakt, nuk ka thënë as po, as jo, sepse problematika thelbësore e saj është mosplotësimi i kritereve nga ana e Manjanit./ CNA

‘Më hëngsh atë që hanë g. ratë pas darke’, Jozi ofendon përsëri Gjestin! Ja si reagon këngëtari

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka ndodhur përsëri midis Gjestit dhe Jozit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregohet momenti, kur Jozi i drejtohet Gjestit me një fyerje të rëndë.

‘Më hëngsh atë që hanë gratë’, i thotë Jozi.

Gjesti ka reaguar i nervozuar, por Jozi ka vazhduar sipas mënyrës së tij.

‘Më hëngsh atë që hanë gratë pas darke’, vazhdoi më tej Jozi.

Kujtojmë se disa javë më parë, Jozi u eliminua nga shtëpia për arsye të një fyerje të rëndë që I kishte bërë Gjestit.

Por produksioni i dha një mundësi të dytë Jozit dhe ai u rikthye sërish në shtëpi.

Ky moment ka ngjalluar reagime të shumta në rrjet dhe publiku pret që të shohë se çfarë masë do të marrë vëllai i madh ndaj Jozit.

Doktori sheh një rreth të bardhë rreth kokës së foshnjës në eko dhe çuditet, por nëna e kupton të vërtetën kur lind

Çdo nënë e re pret me padurim për ditën kur do të shoh për herë të parë në ultratinguj fëmijën e saj.

Infermierja tregon pjeset ne ekran nxjerrjen e hundës së foshnjës, duart dhe këmbët e vogla. Është në këto momente kur goditja e fortë në barkun e nënës ndihet plotësisht reale.

Por për 28-vjeçarin Natasha Gent, një nënë per here te parë, gjërat u bënë paksa konfuze kur një ekip i tërë mjekësor vuri re diçka të çuditshme për ultratingullin e saj.

Fëmija dukej e përkryer, me përjashtim të asaj që dukej sikur ishte një halo e bardhë që rrethonte kokën e foshnjës. Infermieret i thanë gruas dhe burrit të saj që të presin që foshnja e tyre të ketë “pak flokë” kur ajo të lindte. Por, prindërit u tronditën plotësisht kur vajza e tyre, Holly, lindi me një kokë plot flokë, të trashë ngjyrë kafe.

Çifti Gent tha se sa herë që ata të dalin, njerëzit rreth tyre ndalojnë, shikojnë dhe komentojnë se si Holly duket si një kukull. “Flokët e saj janë shumë të ulëta,” tha Natasha. “Por kjo është gjithmonë tërheqje për të gjith sa herë që ne dalim.”

Ekspertja jep lajmin e ”frikshëm”! Mos hani më byrekë, ja çfarë na ndodh kur e konsumojmë këtë produkt

Psikologia turke, Nejla Avci ka bërë një deklaratë me të cilën i ka çuditur, por edhe frikësuar të gjithë.

Ajo ka thënë se byreku ndikon negativisht në zhvillimin e trurit. Këtë deklaratë, ajo e ka bërë gjatë seminarit me temë “Mungesë vëmendjeje të çrregullimit hiperaktiv”.

Më tej psikologia turke ka thënë se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke ndikuar negativisht në zhvillimin e trurit.

Më tej ajo ka thënë këto fjalë:

“Çdo lloj ushqimi si byreku apo bugaçja ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes. Byreku pengon zhvillimin e trurit. Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që jep, në mënyrë negative ndikon mbi trurin.”

NGA SKANDALI NË SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia me prani pesticidi të rrezikshëm. “Dorëzohet” AKU: Janë shitur, nuk i bllokuam!

Me shpejtësi rrufe në media qarkulloi lajmi se mandarinat shqiptare u bllokuan në disa vende të BE-së, sepse përmbanin nivele të larta pesticidesh, por e kundërta ndodh kur vendet e BE-së fusin në tregun shqiptar fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme.

Te luleshtrydhet e importuara nga Greqia është konstatuar prania e mbetjes së pesticidit Hexythiazox, i cili konsiderohet me risk për shëndetin e njeriut.

Kontrollet e AKU-t në terren, pas analizave të kryera në ISUV, kanë faktuar se luleshtrydhet e importuara nga shteti grek kanë prani të pesticidit, që përbën risk për shëndetin e konsumatorëve.

Situata bëhet më alarmante edhe për vetë faktin që luleshtrydhet preferohen shumë nga fëmijët.

Në një kërkesë për informacion drejtuar AKU-t na bëhet me dije se subjekti importues është “Geri shpk” me aktivitet “Magazinë fruta-perime”.

Sipas AKU-t, subjekti e ka importuar produktin në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pra, teorikisht në bazë të çertifikatave shoqëruese, luleshtrydhja e importuar nga Greqia ishte konform rregullave dhe për konsum, por praktikisht nga analizat e ISUV rezultoi se ky produkt duhet të hiqej menjëherë nga tregu, sepse paraqiste rrezik.

Megjithatë inspektorët e AKU-t nuk arritën të minimizojnë rrezikun duke bllokuar luleshtrydhen, pasi e gjithë sasia e importuar rezultoi e shitur.

Në bazë të procedurave standarde kur një produkt dërgohet për t’u analizuar duhet të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave.

Në rastin konkret asnjë kilogram luleshtrydhe nuk rezultoi e bllokuar.

Efikasiteti i AKU-t duhet të qëndrojë në evidentimin e rasteve problematike dhe bllokimin e produkteve që paraqesin risk, pa u konsumuar nga qytetarët.

Më herët televizioni “Ora News” ka ngritur alarmin për shitjen e mishit të pulës së infektuar me salmonelë në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri.

Deri në momentin që është bërë bllokimi, në dyqanet “KFC” është shitur 1357 kg mish pule dhe sasia e bllokuar ishe vetëm 177 kg.

Edhe në rastin e ëmbëlsirave “Fruit Toffee” Mix 500g me prezencë të copave të metalit që janë tregtuar në Shqipëri, sipas burimeve zyrtare rezultoi se produkti nuk ka mundur të bllokohet dhe rezulton i shitur. Ora News

Zbardhen përgjimet e vëllezërve Veliaj nga burgu/ Erioni urdhëron Arbrin për presion ndaj KLP-së: Thuaju “miqve deputetë” të merren me këtë…

Kryebashkiaku Erion Veliaj, urdhëron që nga qelia e burgut në Durrës të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në këtë rast, ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo vërtetohet nga përgjimet e siguruara nga CNA, ku tregohet qartazi se Veliaj e quan anormal reagimin e KLP-së.

Ashtu siç tregohet në materialet e siguruara nga CNA, Veliaj e konsideron të papranueshëm reagimin e KLP-së, pasi janë zgjedhur me shumicë në parlament.

Për këtë, sipas përgjimeve, angazhon vëllain e tij Arbër Veliaj, që të flasë me “miqtë e tij deputetë” që të merren me këtë gjë.

“Intensifikimi i fushatës mediatike në kohën që data e gjykimit të masës së sigurimit në Gjykatën e Apelit afron me qëllim që të ndihet presioni kundrejt funksionarëve të drejtësisë. Po kështu, një tjetër moment për t’u theksuar është biseda rreth KLP-së në lidhje me deklaratën në mbrojtje të veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Për shtetasin nën hetim, Erion Veliaj, kjo është e papranueshme dhe anormale, për sa kohë që ata janë votuar në Parlament nga shumica e qeverisë.

Për këtë, i kërkon shtetasit Arbër Veliaj që të bisedojë me ‘miqtë deputetë që merren me këtë gjë’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Po ashtu, theksohet se Veliaj ka publikuar një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të konstatuar mbarimin e mandatit të prokurorit Ols Dado dhe qasja që ai ka ndaj institucioneve krijon premisa që të ndërhyjë në to dhe t’i përdorë në funksion të qëllimeve të tij.

Në përgjimet e siguruara nga CNA, Veliaj i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliaj, që të angazhojë deputetët pranë KLP-së të merren me këtë gjë, pasi nuk e di se për çfarë motivi KLP po del në deklarata në mbrojtje të prokurorëve.

“Në orën 19:54, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me deklaratat e bëra publike nga ana e KLP-së. Erioni i shprehet Arbrit se është shumë i habitur për deklaratën e KLP-së, pasi ata nuk kanë reaguar as për rastin e Saliut. I tregon se shumica prej tyre nuk janë vënë nga Saliu, ‘by the ëay’. I kërkon Arbrit që të flasë me ‘miqtë deputetë’, ata deputetë që merren me këtë punë, pasi KLP-ja duke qenë se është votuar në Parlament nga shumica e qeverisë, deklarata e tyre është anormale.

I tregon sërish se deklarata e KLP-së është anormale, nuk e di se për çfarë motivi e kanë bërë, në një kohë që nuk u shprehën për Saliun. Në fund të komunikimit, i tregon që të vijë herët në takim, që t’i japë pusullën, duke nënkuptuar statusin e radhës”, thuhet në materialet e siguruara nga CNA.

Kujtojmë se më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka thyer heshtjen pas interesimit të CNA-së për një reagim për sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani.

KLP dënoi sulmet dhe presionin ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe në veçanti ndaj prokurorit Ols Dado.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore. Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor”, thuhet në reagimin e KLP-së./ CNA.al

Një robot zhytet thellë poshtë liqenit Baikal, gjen diçka të papritshme

Në thellësitë e errëta dhe të ftohta të liqenit Baikal, liqeni më i vjetër dhe më i thellë i ujërave të ëmbla në botë, një robot ka kapur atë që mund të jetë një nga zbulimet gjeologjike më intriguese në vitet e fundit.

Një ekip studiuesish vendosi një sistem robotik zhytës në pellgun veriperëndimor të liqenit gjatë verës së vitit 2023, duke zbuluar një peizazh të papritur dhe aktiv nënujor.

Zbulimi përfshin vullkane me baltë që shpërthejnë , shtretër sedimentesh të shpërthyera dhe bashkësi mikrobiale të lulëzuara – veçori që tani po studiohen nga afër për lidhjet e tyre të mundshme me aktivitetin sizmik dhe elasticitetin e jetës në kushte ekstreme.

Sondazhi robotik u krye nga shkencëtarë nga Instituti i Kores së Tokës dhe Instituti Limnologjik , të dy pjesë e Akademisë Ruse të Shkencave.

Automjeti autonom nënujor (AUV), i pajisur me kamera video dhe navigim akustik, kapi pamjet e sedimenteve të trazuara në shtratin e liqenit, krateret e mbushura me masa balte dhe shenja shpërthimesh gazi në thellësi që variojnë nga 100 deri në 165 metra.

Hetimi u përqendrua në dy rajone në depresionin e Baikal-it të Veriut – Gjirin e Malajas Kosa dhe Gjirin Goryachinskaya – të dyja të pozicionuara afër gabimit Severobaikalsk , një zonë tektonikisht aktive që shtrihet në bregun veriperëndimor të liqenit.

Ajo që studiuesit gjetën shkoi shumë përtej pritjeve. Zonat e deformimit në shkallë të gjerë, fraktura të brishta dhe shtretër shkëmbi të ngritur u rreshtuan në dyshemenë e liqenit. Në Gjirin Goryachinskaya, roboti regjistroi shpate të pjerrëta të mbuluara me kreshta poroze balte dhe kone balte , disa të vogla deri në pesë centimetra të larta.

Shumë prej këtyre strukturave dukeshin të saposhpërthyera, sipërfaqet e tyre prej balte të thyera dhe të prishura. Disa kratere të mëdhenj të mbushur me baltë sugjeruan gjithashtu shpërthime të fundit nëntokësore të lëngjeve të ngopura me gaz, ndërsa gurët dukej se ishin shtrydhur lart nga poshtë.

Ndërsa vullkanet e baltës janë identifikuar më parë në liqenin Baikal, ky aktivitet i ri është i mrekullueshëm për shkak të afërsisë me një defekt aktiv . Çarjet dhe konet janë të rreshtuara paralelisht me fajin Severobaikalsk , duke sugjeruar një lidhje strukturore midis stresit tektonik dhe vullkanizmit të baltës.

Gjeologia strukturore Oksana Lunina drejtoi ekspeditën dhe ishte bashkëautore e studimit të botuar në Doklady Earth Sciences .

Të dhënat historike sizmike mbështesin paqëndrueshmërinë e rajonit – tërmetet kanë ndodhur më parë në depresionin e Baikal-it të Veriut dhe ky lloj shkarkimi vullkanik mund të shërbejë si një tregues i ngjarjeve sizmike të ardhshme .

Përveç Gjirit Goryachinskaya, modele të ngjashme u vërejtën në Gjirin Solontsovaya , ku shtëllungat e gazit në vijë të drejtë korrespondojnë me një zhvendosje të vjetër sizmike.

Kjo lidhje midis çlirimit të lëngjeve nëntokësore dhe defekteve tektonike tani u ofron gjeologëve një kornizë të fuqishme për hartimin e zonave aktive të deformimit nën sipërfaqen e liqenit Baikal.

Një nga aspektet më befasuese të zbulimit është thellësia e pazakontë e këtyre vullkaneve të baltës. Në mënyrë tipike, vullkanizmi i baltës vërehet shumë më thellë në kore, ku kushtet e temperaturës dhe presionit të lartë lehtësojnë akumulimin e gazit dhe llumit. Në të kundërt, vullkanet Baikal po shpërthejnë në ujë relativisht të cekët , ndonjëherë në thellësi vetëm 130 metra.

Ky aktivitet i cekët në fillim i hutoi studiuesit. Sipas Luninës, receta e nevojshme gjeologjike për vullkanizmin e baltës përfshin sedimente të pasura me argjilë, ujë, gaze hidrokarbure—përbërës që tani dihet se ekzistojnë më afër vijës bregdetare sesa mendohej më parë.

Ajo dyshon se edhe lëvizjet e thyerjes me amplitudë të ulët në çarjen Severobaikalsk mund të jenë të mjaftueshme për të shkaktuar këto shpërthime të cekëta. Në zonat ku zakonisht priten vetëm gurë dhe zhavorr afër bregut, ekipi gjeti argjila të buta poroze që ishin zhvendosur dhe shpërthyer nga shkarkimi i lëngjeve dhe gazit.

Përtej intrigës gjeologjike, roboti nënujor dokumentoi gjithashtu lulëzimin e jetës në mes të terrenit të trazuar. Rreth kratereve dhe konëve të baltës, studiuesit vëzhguan amfipodë, gastropodë, planarë dhe peshq kotoidë të fshehur në vrimat qendrore.

Kolonitë e sfungjerëve të bardhë ngjiteshin pas daljeve shkëmbore aty pranë. Ky aktivitet i gjallë biologjik ishte i papritur, veçanërisht duke pasur parasysh presionin ekstrem dhe kushtet e temperaturës së ulët në këto thellësi.

Këta organizma duket se janë ekstremofile – specie të përshtatura ndaj mjediseve të ashpra dhe të paqëndrueshme. Prania e tyre jo vetëm që rrit të kuptuarit tonë për biodiversitetin unik të liqenit Baikal, por gjithashtu mund të sigurojë analoge për jetën në mjedise të huaja.

Ndërsa Liqeni Baikal është njohur prej kohësh për biodiversitetin e tij unik dhe moshën ekstreme – që daton më shumë se 25 milionë vjet më parë – këto zbulime po e riformulojnë atë si një vend të transformimit aktiv gjeologjik.

Ndërveprimi midis tektonikës, vullkanizmit të baltës dhe ekologjisë mikrobiale në një rajon kaq të lokalizuar lë të kuptohet për procese komplekse nëntokësore që janë ende duke u shpalosur.