Në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj demokratëve të zhgënjyer nga rruga që ka ndjekur Sali Berisha dhe grupi që ai përfaqëson.
Tabaku në një takim me një shitëse në zonën 2 të Tiranës, i kërkoi votën për zgjedhjet e 11 Majit.
Shitësja i u kthye Tabakut, duke i thënë se do bashkohesh me llumin (grupi i Berishës) pasi të fitosh.
Tabaku i tha qytetares se se nuk jam bashkuar asnjëherë me llumin (grupin e Berishës), kam qenë zë ndryshe aty brenda.
Biseda:
Jorida Tabaku: Unë kësaj radhe votohem në listë të hapur dhe dua të fitoj vetë.
Shitësja: E dimë, më ka ardhur keq.
Jorida Tabaku: E kam marrë me shumë vrullë.
Shitësja: Do bashkohesh me llumin pasi të fitosh.
Jorida Tabaku: Unë asnjëherë nuk jam bashkuar me llumin dhe kam qenë zë ndryshe aty brenda, garoj për investim personal politik.
Deputetja Jorida Tabaku një ndër emrat më të votuar në Primaret të zhvilluara në Partinë Demokratike u vendos në listat e hapura për të garuar në zgjedhjet e 11 majit./VoxNews