“Neda më ka rrahυr në sy të fëmijëve”, trondit vëllai i Belindës në GJYKATË

Ndarja e bujshme e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike, teksa dalin në dritë detaje të reja nga përplasja mes tyre, e cila ka përfunduar në dyert e drejtësisë.

Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Ballukut, për shkak të dhunës së pretenduar nga bashkëshorti i saj.

Vetëm pak ditë më pas, ishte vetë Ogren Balluku ai që kërkoi urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se ishte subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe herë pas here edhe fizike nga bashkëshortja.

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Tiranës, Ogren Balluku pretendon se është ofenduar rëndë me fjalë si:

“Ordiner, kafshë, kriminel dhe hajdut”, ndërsa shton se është kërcënuar edhe me shprehje të rënda si: “Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr”.

Ai pohon gjithashtu se ndihet i përndjekur dhe i survejuar, duke pretenduar se Neda Balluku ka hapur kamerat e supermarketeve për të ndjekur lëvizjet e tij dhe të fëmijëve, si edhe ka paraqitur prova në gjykatë që, sipas tij, dëshmojnë përgjuarjen e banesës së tij.

Dëshmia e Ogren Ballukut:

“Kam pasur shqetesime te vazhdueshme nga bashkeshortja ime Neda Balluku dhe do te kerkoj te pajisem me Urdher te Menjehershem Mbrojtje per vete dhe djalin tim.… Jam i dhunuar verbalisht me fjalet me te ulta qe mund ti thuhen nje njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshe, etj.)… Me kercenon verbalisht me fjalet do te bej te vrasesh veten, do prekesh fundin, mos gjetsh varr… Une dhe dy djemte e mi jemi te pergjuar ne shtepine tone… Diten e premte me date 16.01.2026 te dy djemt jane perballur me dhune psikologjike ne ambjentet e shkolles “Viktor Hygo”…”.

Megjithatë, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e kërkesës së Ogren Ballukut, duke mos pranuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj Neda Ballukut.

Nga ana tjetër, Neda Balluku pretendon se ish-bashkëshorti e pengon në mënyrë të paligjshme të takojë fëmijët, e nxjerr nga banesa dhe e ofendon në sy të tyre, duke i manipuluar kundër saj.

Dëshmia e Neda Ballukut:

“Kam per te deklaruar se per daten 20.01.2026 une me shtetasin Ogren jam takuar vetem ne sallen e gjyqit…nuk e kam kercenuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht kete shtetas… kam shkuar ne shkolle per te takuar femijet sipas vendimit te gjykates por nuk jam lejuar… ai ofendon, shan dhe denigron mua ne sy te femijeve… kam bere disa kallëzime dhe kam marrë urdhër mbrojtjeje sepse nuk më lejonte të takoja vajzën sipas vendimit të gjykatës…”.

Sipas saj, kërkesa e ish-bashkëshortit për urdhër mbrojtjeje është bërë si kundërpeshë ndaj vendimit të marrë më herët në favor të saj dhe si tentativë për të penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimin me fëmijët.

Pamje TR0NDlTËSE, babai i ρirë υar me litar djalin e tij nga kati i shtatë i pallatit për të argëtuar miqtë (Video)

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim urgjent pas publikimit të një videoje tronditëse, ku një baba dyshohet se ka rrezikuar jetën e djalit të tij të mitur duke e ulur me litar nga dritarja e një pallati shumëkatësh.

Fëmija, i cili besohet të jetë 5 ose 6 vjeç, u ul rreth 25 metra në ajër nga kati i shtatë i një pallati në Voronezh, ndërsa dëgjohet duke bërtitur me frikë:

“Më mbaj, më mbaj”. Në vend që ta ndihmonin, miqtë e babait qeshnin dhe filmonin skenën, ndërsa ai u kërkonte: “Filmojeni, filmojeni”.

Pamjet tregojnë fëmijën të ulur në errësirë dhe në temperatura të ulëta, ndërsa një zë gruaje dëgjohet më vonë duke kërkuar që ai të ngrihet menjëherë lart.

Babai, i cili ende nuk është identifikuar, shihet duke qeshur ndërsa e tërheq djalin përsëri brenda dhe deklaron me mburrje: “Ja, kaq”.

Zyra e Prokurorit Rajonal të Voronezhit konfirmoi se ka nisur një hetim pas raportimeve mediatike, duke sqaruar se burri, nën ndikimin e alkoolit, e ka ekspozuar fëmijën ndaj një akti ekstrem që rrezikonte seriozisht jetën e tij. Në hetim do të përfshihen edhe autoritetet e mbrojtjes së fëmijëve, ndërsa prindërit mund të përballen me pasoja ligjore.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe vjen vetëm pak kohë pas një rasti tjetër në Rusi, ku një nënë u hetua pasi kishte futur djalin e saj 10-vjeçar në një qese plastike me vakum “për argëtim”./Top Channel

SHIKO VIDEON

‘Ziejnë’ Tirana dhe Dubai, një bos droge ka filmuar disa moderatore në intimitet, vajzat e Showbizz-it që ‘palosën’ burgjet

Një trafikant i njohur droge nga veriu i vendit, i cili frekuenton lokalet e shtrenjta në Tiranë, Dhërmi dhe Dubai, posedon video intime dhe materiale hot për disa moderatore, ish mise dhe modele shqiptare. Personazhi kontrovers ka krijuar një ‘koleksion’ videosh intime me protagoniste disa vajza të ashtuquajtura VIP, të cilat kanë ndarë shtratin me figura të krimit, në këmbim të ‘respektimit’ me shuma parash që variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.

Disa moderatore të njohura i kanë nisur me vullnetin e tyre dhe në mirëbesim trafikantit biznesmen video, ku shfaqen të zhveshura duke treguar hiret e tyre. Në raste të tjera, trafikanti i ka filmuar në intimitet, me ose pa dijeninë e tyre, kjo mbetet e paqartë. Materialet janë ruajtur nga personazhi në fjalë, i cili i ka ndarë me miq të tij të ngushtë. Këta të fundit i kanë ndarë me miq të tjerë.

Videot e disa moderatoreve të ekraneve, ish miseve dhe disa modeleve qarkullojnë tashmë në një rreth të ngushtë, ku përfshihen edhe disa gazetarë, ndërsa këto vajza të ashtuquajtura VIP vijojnë të shesin moral nëpër studio televizive, instagram dhe platforma të tjera.

Figura e krimit ishte me një gazetare të njohur kur u arrestua në Milano

Në nëntor të vitit 2024, SPAK goditi një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtarë policie dhe njerëz të medias.

Nga 19 urdhër arreste, u ekzekutuar vetëm disa prej tyre. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përfitues i miliona euro para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive. Shega, i cili sipas SPAK është ‘truri financiar’ i Suel Çelës, u arrestua në Milano falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato italiane.

Në momentin e arrestimit, Bujar Shega shoqërohej nga një gazetare e njohur në Tiranë. Gazetarja ka pretenduar se kishte udhëtuar drejt Milanos për të takuar Bujar Shegës, me qëllim për t’i bërë një intervistë. Pasi i ka bërë intervistën, gazetarja e njohur ka pohuar se do të kthehej në Tiranë, për të vijuar raportimin kundër krimit dhe korrupsionit.

Ziza ‘palosi’ Drenovën, R. Roçi tronditi Burgun e Reçit, E. Dh Fushë-Krujën, disa ‘VIP-se’ mësyjnë në qelitë e kokave të krimit

Ziza është vetëm maja e ajsbergut. Moderatore, modele, ish banore të BBV dhe Për’Puthen, të ashtuquajtura VIP-se, këngëtare etj., kanë mësyrë dhe shpartalluar burgjet e sigurisë së lartë dhe të zakonshme në Shqipëri, duke kaluar net të zjarrta me figura të krimit të organizuar, duke kompromentuar rëndë sigurinë në burgje.

Pas ekspozimit të skandalit nga gazetari Elton Qyno në Burgun e Drenovës, për takimet mes kosovares Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, thuajse e njëjta formë ka ndodhur dhe në burgun e Fushë Krujës, Reçit dhe Peqinit.

E. Dh., një nga vajzat e njohura të Showbizzit, e ka kthyer kohë më parë në han pa porta Burgun e Fushë Krujës. Zonjusha zhvillonte pothuajse çdo javë takime speciale me një figurë të krimit të organizuar. Sipas burime fillimisht në Burgun e Fushë Krujës futej modelja K. K., por më pas vendin e saj e zuri E. DH.

Ndërkaq, dy vajza të njohura të “Show Bizit” kanë ‘tronditur’ Burgun e Reçit. Dy muaj më parë, në Burgun e Reçit, R. Roçi dhe një tjetër, kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar që mbahet në burgun e Reçit, subjekt i SPAK, figurë kryesore e krimit të organizuar.

Prezenca e vajzave në burgun e Reçit, është shënuar dhe në librat e hyrjes dhe daljes së këtij burgu. Ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar dhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë burg.

Për hyrje e dy vajzave eskortë ka pasur dijeni të plotë ish shefi i policisë së burgut Dylber Beqiri dhe njëherësh drejtori i këtij burgu, Leonard Mardoda.

Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë, ku shpeshherë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.

Në Burgun e Reçit kanë hyrë disa herë edhe disa vajza të tjera të Showbizzit, të cilat përveç ekspozimit të hireve të trupit, nuk shquhen për ndonjë talent të veçantë. Vajzat e Showbizzit kanë mësyrë edhe burgun e Peqinit. Sipas burimeve, disa nga vajzat kanë hyrë dhe dalë pa u regjistruar dhe në disa raste janë regjistruar në emra të tjerë, një praktikë kjo normale për t’u mos u identifikuar.

Takime speciale kanë pasur me figura të krimit zonjushat E. D., T. S., N. R., Zh. F., L. D., N. I., A. L etj. Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShowBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./Prapaskena.com

Vdes në makinë biznesmeni shqiptar, qe kishte lidhje te ngushta me ish kryeministrin (EMRI+FOTO)

Personi që u gjet sot i vdekur brenda veturës së tij në lagjen Veternik në Prishtinë, Hekuran Hoxha nga Gjakova, rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa biznese të regjistruara në Kosovë, ku bashkëortak ka pasur edhe Veton Haradinajn, vëllaun e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, raporton FrontOnline.

FrontOnline ka parë në faqen zyrtare të bizneseve të regjistruara të Kosovës se Hekuran Hoxha figuron si ortak në disa subjekte afariste, ku në strukturën e pronësisë paraqitet edhe emri i Veton Haradinajt, njëri nga vëllezërit Haradinaj.

Të dhënat e siguruara nga regjistri i bizneseve tregojnë se bashkëpunimi afarist mes Hoxhës dhe Haradinajt ka qenë formal dhe i regjistruar në institucione

Hoxha dhe Haradinaj ishin bashkëortak në kompaninë ‘’ DARD Construction SH.P.K’’ e cila si aktivitet ka ndërtimin i objekteve banesore dhe jobanesore.

Hoxha në këtë biznes ishte aksionar me 12.00 %, derisa Veton Haradinaj ishte me 51.00 % aksionar.

Po ashtu, Hoxha e Haradinaj ishin aksionar edhe në biznesin tjetër ‘’Hako Construction SH.P.K’’. Hoxha në këtë biznes kishte 33.00 % të aksioneve derisa, Veton Hradinaj kishte 34.00 % të aksioneve.

Përveç tyre, këta të dy ishin po ashtu aksionar edhe në ‘’Kulla Construction SH.P.K’’, kompani kjo e cila si aktivitet ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.

Edhe në këtë biznes, Hoxha ishte aksionar me 16.00 % derisa Veton Haradinaj me 18.00 %.

Arbana konfirmon pjesemarrjen te Ferma Vip? Del fotoja që na bën të dyshojmë…

Pak kohe me pare qarkulloi ne media lajmi se Arbana Osmani do te marre ne dore drejtimin e Ferma Vip 3.

Pas dy sezonve ku te parin e drejtoi Fjoralba Ponari dhe te dytin Luana Vjollca edhe kete vit priten ndryshime.

Disa media ne vend e kane konfirmuar Arbanen si prezantuese e Ferma Vip 3

Por ajo qe na ka bere te dyshojme me shume eshte nje foto e Arbana Osmanit e postuar diten e sotme ne llogarine e saje te instagrami

Ku moderatorja ka postuar kembet e saj te veshura me çizme dhe te bera me balte, kjo na ben te dyshojme sepse formati i ferma vip zhvillohet ne ambjent te hapur ku ka edhe balte.

Se cfare do te ndodhe na mbetet vetem te presim.

I dashuruar me Inën apo Stelinën?! Keijsi përgjigjet në “Big Brother Radio

ftuar mbrëmjen e djezhem në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e kaluar u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi. Ai sonte ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pasi diskutuan në lidhje me situatën ku Ina u konsiderua si nxitësja e sherrit dhe Keijsi u përgjigj duke thënë që asnjë mashkull nuk do të duronte te parnterja e tij, Elona e pyeti ish-banorin nëse është vërtet kaq e afërt dhe kaq e ngushtë lidhja e tij me Inën dhe ai tha:

Përderisa ishim shtrirë dhe po krijojmë diçka së bashku, patjetër që është aq e afërt.

Moderatojra e pyeti gjithashtu nëse është i dashuruar me Inën vërtet dhe Keijsi u përgjigj shkurt duke thënë:

Kam një shprehje të bukur për këtë: I’m too in with Ina.

12-vjeçarja dyshohet se u abυzυa nga Kelmend Krusta, nëna mbron partnerin: Janë gënjeshtra…

Nëna e 12-vjeçares që dyshohet se u abuzua seksualisht nga Kelmend Krusta në Gjirokastër, ka reaguar për herë të parë mbi ngjarjen.

Në një reagim për Top News, ajo mohon se partneri i saj e ka ngacmuar apo abuzuar të bijën, duke i dalë në mbrojtje Krustës. Ajo shton se me të nuk ka patur asnjëherë probleme dhe se nuk kishte dijeni për denoncimin që ka bërë e bija.

“Unë jetoja me Kelmendin, nuk kemi patur probleme asnjëherë. Policia ka ardhur na ka kontrolluar shtëpinë dhe pastaj na ka shoqëruar. Unë nuk kam bërë denoncim sepse ai nuk i ka bërë asgjë vajzës. Janë të gjitha gënjeshtra.

Nuk kam as dyshime mbi këtë gjë. Denoncimin e ka bërë vajza për ngacmim seksual, jo për përdhunim.”- tha ajo.

“Po kujt t’ja le Qeverinë?”- Meta zbulon bisedën e Nanos me dy ambasadorët për trazirat e 14 shtatorit 1998! Më bënë presion që të mos zbardhej vrasja e Azem Hajdarit! Çfarë më tha prokurori

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar në Facebook disa detaje të pathëna më parë në lidhje me disa nga ngjarjet e bujshme që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë në vitet e demokracisë. Meta ka folur për trazirat e shkurtit 1998, për vrasjen e Azem Hajdarit, apo edhe për ngjarjen e 21 janarit, ku u vranë 4 qytetarë në protestën e opozitës së asaj kohe.

Për të gjitha ngjarjet, Meta thotë se ato mund të parandaloheshin. Sipas tij, vrasja e e Azem Hajdarit nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por thekson se “ishte e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat e tyre”.

Fatos Nano në atë kohë, kryeministër i Shqipërisë, sipas Ilir Metës ishte personi më pak i interesuar që të ndodhte një vrasje e asaj natyre.

Meta ndër të tjera kujton mbledhjen që i bëri Fatos Nano për situatën: “Pasi bëri një vlerësim të rrezikshmërisë së lartë të situatës dhe potencialit të paparashikueshëm e destabilizues për të nesërmen, ai na njohu me një takim që kishte patur me dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në Presidencë për situatën. Një prej tyre i kishte sugjeruar të jepte dorëheqjen me qëllim ç’tensionimin e situatës, pasi ngjarja e ndodhur ishte shumë e rëndë.“Dakord, – u kishte thënë Nano, “po kujt t’ja le Qeverinë?”

Ndërkohë kur ai u bë kryeministër një vit më vonë, në 1999 kishte me përparësi zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, por sipas atyre që Meta kujton i kanë bërë presion që ai të mos nxiste zbardhjen e kësaj vrasje.

Po ashtu, Ilir Meta kujton edhe një bisedë kofindenciale me një nga prokurorët e çështjes, i cili i kishte thënë se “me vërtet do të që kjo çështje të zbardhet”.

“Interesante është se një nga Prokurorët e çështjes, përmes një këshilltarit tim, më kërkoi një takim konfidencial. Gjatë takimit ai më bëri një pyetje të çuditshme, se a e kisha seriozisht kërkesën për zbardhjen e plotë të çështjes apo thjesht se ashtu më duhej të flisja. Natyrisht që u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejtë e çështjes, pasi po vriteshin disa nga autorët dhe dëshmitarët e çështjes. Në të njëjtën kohë nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që njiheshin si miqtë e mi të afërt në atë kohë”, kujton Meta.

PJESE NGA FAKTET E PUBLIKUARA NGA ILIR META

Le të kalojmë te 14 Shtatori 1998

Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 12 Shtator, por edhe më 14 Shtator 1998.

Ndodhën dy ngjarje që nuk duhej të ndodhnin, por të kushtëzuara nga njëra-tjetra (shkak-pasojë), vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar që duhej të ishte parandaluar.

Vrasja e tij nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat e tyre.

Më duhet të theksoj, se personi më i painteresuar të ndodhte një gjë e tillë, ishte Fatos Nano.

Por përmasat e kësaj vrasje, vendi ku ndodhi, mosndalimi i automjeteve dhe fakti se disa prej tyre ishin drejtues policie, vetvetiu do të bënin si përgjegjës politik për këtë vrasje, Kryeministrin dhe jo Ministrin e Brendshëm që ishte më shumë figurë teknike nga një parti aleate.

Por, midis 12 dhe 14 Shtatorit qëndron 13 Shtatori, i cili ishte i rëndësishëm për t’i lidhur dy ngjarjet.

Paraditen e 13 Shtatorit, shpërthen një llavë revolte e militantëve të Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, duke paralajmëruar kështu “tsunamin” për ditën tjetër.

Në mbrëmje, Kryeministri Nano, na bëri një mbledhje në zyrën e tij, ku merrnin pjesë disa anëtarë të Qeverisë dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste.

Pasi bëri një vlerësim të rrezikshmërisë së lartë të situatës dhe potencialit të paparashikueshëm e destabilizues për të nesërmen, ai na njohu me një takim që kishte patur me dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në Presidencë për situatën.

Një prej tyre i kishte sugjeruar të jepte dorëheqjen me qëllim ç’tensionimin e situatës, pasi ngjarja e ndodhur ishte shumë e rëndë.

“Dakord, – u kishte thënë Nano, “po kujt t’ja le Qeverinë?”

Kur Fatosi përmendi një emër që i kishin sugjeruar, të gjithë ata që mezi prisnin t’i zinin vendin, brofën në këmbë dhe thanë, në asnjë mënyrë, e kështu Nano iu bind këtij qëndrimi.

Se cili ishte emri nuk ka rëndësi, se në çdo rast do ishte Partia Socialiste që do të zgjidhte Kryeministrin pasues.

Por u humb një mundësi e madhe për të shmangur 14 Shtatorin e pasojat e tij dhe për këtë ishte përgjegjësia e të gjithë ne atë mbrëmje, që nuk gjykuam më thellë dhe nuk parashikuam pasojat.

Do të kishte qenë shumë më mirë për vendin, por edhe vetë Nanon, që të jepte dorëheqjen atë mbrëmje dhe jo disa ditë më vonë.

Të vazhdojmë me ështjen Hajdari tani

Kur unë u bëra Kryeministër një vit më vonë, në Tetor 1999, çështja Hajdari ishte “patatja më e nxehtë” që kërkonte drejtim.

Interesi dhe presioni ndërkombëtar për këtë çështje ishte i fortë dhe konstant.

Po kështu edhe presioni i brendshëm nga opozita.

Menjëherë bëra takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe grupin e pesë prokurorëve të çështjes Hajdari që drejtohej nga Haxhi Giu, nëse unë nuk gaboj.

Qëllimi i takimit ishte nxitja e tyre për zbardhjen e plotë të cështjes dhe sa më shpejt, pasi çështja Hajdari ishte një kosto shumë e rëndë për shtetin dhe Qeverinë socialiste.

Po kështu, dëgjova të gjitha kërkesat e tyre pikë për pikë edhe ato personale.

Interesante është se një nga Prokurorët e çështjes, përmes një këshilltarit tim, më kërkoi një takim konfidencial.

Gjatë takimit ai më bëri një pyetje të çuditshme, se a e kisha seriozisht kërkesën për zbardhjen e plotë të çështjes apo thjesht se ashtu më duhej të flisja.

Natyrisht që u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejtë e çështjes, pasi po vriteshin disa nga autorët dhe dëshmitarët e çështjes.

Në të njëjtën kohë nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që njiheshin si miqtë e mi të afërt në atë kohë.

Madje arritën deri atje sa të nxirrnin një gjeneral në media, me uniformë, të sulmonte Ministrin.

E gjitha ishte një presion i orkestruar kundër meje, që të mos shtyja përpara hetimet për vrasjen e Hajdarit.

Atëherë përgjigjia ime ishte ballore, në një mbledhje të Qeverisë, të hapur për mediat, ku deklarova se ne do të gjejmë jo vetëm vrasësit e Azem Hajdarit, por edhe vrasësit e vrasësve të tij.

Më vonë u informova për vendndodhjen e Jaho Salihit, një prej të akuzuarve kryesorë.

U dhashë ultimatum personave përgjegjës, se nëse atij i ndodhte gjë dhe brenda 48 orësh nuk i dorëzohej drejtësisë, do t’i bëja përgjegjës publikisht.

Fatmirësisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le të themi, shkoi sipas parashikimit.

Ky ishte moment i rëndësishëm jo vetëm për mbylljen e çështjes Hajdari, por edhe për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë shtetërore për atë që ndodhi në 12 Shtator dhe që duhej të ishte parandaluar.

Qëllimi i këtij shkrimi është jo vetëm për të thënë disa të vërteta, sot në kohën e gënjeshtrave, por mbi të gjitha për të theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej të parandaloheshin.

Dhe meqënëse fjala gjeopolitikë këto kohë mbizotëron, nuk duhet të harrojmë se në fund të vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe.

‘Siçilia po ndahet në dysh’/ Gazetari italian paralajmëron rritjen e aIeancaυe  shqiρtare

Nga Giorgio Liuzzo – La Sicilia

Sot në Palermo, në selinë e Asamblesë Rajonale të Siçilisë , u mbajt një seancë dëgjimore delikate nga Komisioni Parlamentar Antimafia , i udhëhequr nga Presidenti Antonello Cracolici.

Folësi kryesor ishte gazetari investigativ Giuseppe Bascietto , me origjinë nga Vittoria , i cili u thirr për të raportuar mbi zhvillimet e fundit në krimin e organizuar në Siçili. Një pjesë e seancës ishte e klasifikuar, një shenjë e rëndësisë dhe ndjeshmërisë së temave të diskutuara.

Bascietto shpjegoi se takimi, i cili zgjati gati dy orë , u përqendrua kryesisht në aktivitetet e krimit të organizuar shqiptar dhe degëzimet e tij në Siçili.

“Ne në thelb folëm për krimin e organizuar shqiptar , aleancat e tij me figurat dhe klanet lokale: në Gela me familjet Paolello dhe Rinzivillo , në Catania me klanet Cappello , Arena dhe Nizza nga lagjja Librino , të cilët u bashkuan me Cappellos , duke lënë pas Santapaolas . Në Sirakuzë, është klani Bottaro , ndërsa zona e Avola , Pachino dhe Rosolini është nën kontrollin e klaneve Aparo , Trigila dhe Crapula , me referenca edhe për klanin Nardo .”

Sipas Bascietto-s, situata aktuale është shumë shqetësuese sepse “këto organizata të reja po e ndajnë Siçilinë në dysh , duke vepruar pa pëlqimin e Cosa Nostra-s së Palermos dhe duke ia kaluar kokën. Kjo po krijon një sërë problemesh dhe tensionesh në rajon”.

Gazetari theksoi se si aftësia e shqiptarëve për të krijuar aleanca ka qenë thelbësore për depërtimin e tyre në Siçilinë juglindore , historikisht e konsideruar si “barku i butë” i rajonit , një zonë që gjatë viteve të Stidda-s i kishte shpallur luftë Cosa Nostra-s së Palermos .

Bascietto shpjegoi se si, sipas mendimit të tij, Siçilia juglindore po transformohet në “portin e ri të Gioia Tauro” , duke u bërë një qendër nervore për trafikun ndërkombëtar të drogës .

“Droga mbërrijnë, klasifikohen në fshat dhe më pas fshihen në fikëset e zjarrit , speca ose në fundet e modifikuara të kamionëve, për t’u shpërndarë më pas në të gjithë Evropën . Logjistika është e thjeshtë: fillon nga Catania , ngjitesh drejt Kalabrisë ku ndodhet mbulesa e familjeve historike ‘Ndrangheta’, si Coluccia ‘ndrina dhe ‘ ndrina e Gioiosa Ionica dhe Marina di Gioiosa Ionica . Nga atje vazhdon për në Lecce dhe ende në zonën e Brindisit, ku vepron klani Buccorella , i lidhur me ‘ndrinat kalabreze të Coluccia , ato të Gioiosa Ionica dhe Marina di Gioiosa Ionica dhe të ashtuquajturat “puorcu” të Vittorias ; Nga Lecce mallrat ndërrojnë shoferë në çdo kryqëzim, derisa të arrijnë në Gjermani , ku shpërndahen më tej për të arritur në të gjithë kontinentin.”

Deklaratat e tij kanë tërhequr vëmendjen e Komisionit , duke nxjerrë në pah kompleksitetin dhe rrezikun e aleancave të reja kriminale që po ripërcaktojnë gjeografinë e mafies siciliane .

” Vetëm hetimet e ardhshme do të jenë në gjendje të sqarojnë se deri në çfarë mase këto organizata po veprojnë pa pëlqimin e mafies së vjetër”, nënvizoi gazetari, duke bërë thirrje për vigjilencë të lartë dhe promovimin e një bashkëpunimi gjithnjë e më të ngushtë midis zbatimit të ligjit dhe institucioneve .

Prej 20 ditësh i zhdukur, Kosova dërgon ekip të specializuar nënujor për gjetjen e Jurgen Karaj

29 Janar 2026

Kanë kaluar 20 ditë nga zhdukja e Jurgen Karajt, 30 vjeç, i cili dyshohet se është marrë nga ujërat e përroit të Darsit, në territorin e Bashkisë Klos. Pavarësisht kërkimeve intensive të zhvilluara deri më tani, autoritetet nuk kanë arritur ende në asnjë rezultat konkret për gjetjen e tij.

Që prej ditës së parë, në operacionin e kërkimit janë angazhuar forca të shumta, përfshirë Forcat e Armatosura, efektivë të forcave “Shqiponja”, shërbimet zjarrfikëse të Matit dhe Klosit, punonjës të Bashkisë Klos, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të të riut të zhdukur.

Për shkak të vështirësisë së terrenit dhe mungesës së rezultateve, kërkimet pritet të intensifikohen ndjeshëm, pasi sot do t’i bashkohet operacionit edhe një ekip i specializuar nga Kosova, i fokusuar në kërkime nënujore.

Me urdhër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmjen e djeshme është autorizuar dislokimi i një njësie të posaçme të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila do të angazhohet në zonën e Klosit për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të 30-vjeçarit.

Burime bëjnë me dije se ky vendim është marrë pas një procesi të ngushtë bashkërendimi institucional mes autoriteteve të dy vendeve. Gazetari Enver Doçi raporton se Presidentja Osmani ka ndjekur nga afër koordinimin për dërgimin e ekipit të specializuar drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit pritet të përdoren pajisje teknologjike të avancuara, përfshirë:

Skaner për ujëra EDGE TECH 5201,

Dron nënujor DEEP Trekker DTG 3 ROV, me qëllim kontrollin e zonave të vështira dhe të paarritshme më parë.

Autoritetet shpresojnë se përdorimi i këtyre mjeteve do të ndihmojë në përparimin e kërkimeve dhe në dhënien e një përgjigjeje për familjen e të riut, e cila prej javësh po pret me ankth zbardhjen e fatit të tij.