Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

Bashkimi Europian hyn në një fazë të re të kontrollit kufitar duke nisur nga 11 prilli 2026 zbatimin e plotë të sistemit Entry Exit (EES), një mekanizëm që ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si regjistrohen hyrjet dhe daljet në territorin e vendeve Schengen për qytetarët jashtë BE, përfshirë edhe shqiptarët. Sistemi ishte aplikuar në disa pika kufitare nga tetori 2025, por 11 prill shënon aplikimin e përgjithshëm të tij.

Ky sistem i ri i jep fund praktikës së vulosjes së pasaportave dhe e zëvendëson atë me një regjistrim tërësisht eIektronik. Në momentin që një qytetar kalon kufirin, autoritetet do të regjistrojnë të dhënat e tij në sistem, përfshirë datën e hyrjes dhe daljes, si dhe të dhëna biometrike si fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtave

Zbatimi i plotë vjen pas një periudhe disa mujore testimi dhe aplikimi gradual, gjatë së cilës vendet anëtare kanë futur në përdorim pjesë të ndryshme të sistemit. Tashmë, nga prilli, EES do të jetë funksional në të gjitha pikat kufitare të 29 vendeve që janë pjesë e zonës Schengen, duke krijuar një databazë të unifikuar për lëvizjet e udhëtarëve.

Në praktikë, kjo do të thotë se çdo qytetar që hyn për herë të parë pas këtij momenti do të duhet të regjistrohet në sistem. Ky regjistrim fillestar përfshin marrjen e të dhënave biometrike dhe mund të zgjasë më shumë se procedurat e zakonshme, sidomos në aeroportet apo pikat kufitare me fluks të lartë. Megjithatë, pasi këto të dhëna të jenë ruajtur, në hyrjet dhe daljet e mëvonshme procesi pritet të jetë më i shpejtë, pasi autoritetet do të bëjnë vetëm verifikimin e tyre.

Pikërisht kjo është një nga pyetjet kryesore që lind për udhëtarët: a do të merren sërish gjurmët e gishtave në çdo kalim kufiri? Në shumicën e rasteve, përgjigjja është jo. Nëse të dhënat biometrike janë regjistruar një herë dhe sistemi i njeh ato, kontrolli kufitar do të konsistojë kryesisht në verifikim. Megjithatë, autoritetet mund të kërkojnë përsëritjen e marrjes së të dhënave në raste specifike, për shembull kur ka probleme teknike, dyshime për identitetin apo nevojë për përditësim të informacionit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me automatizimin e procedurave. Në shumë pika kufitare do të vendosen pajisje vetë-shërbimi, ku udhëtarët mund të regjistrojnë paraprakisht të dhënat e tyre përpara se të paraqiten te oficeri i kontrollit. Ky model synon të reduktojë radhët dhe të përshpejtojë kalimin e kufirit, megjithëse në fazat e para të zbatimit mund të ketë ende vonesa për shkak të adaptimit me sistemin e ri

Sistemi Entry Exit nuk është thjesht një ndryshim teknik, por një instrument i ri kontrolli për autoritetet europiane. Ai do të lejojë identifikimin automatik të personave që qëndrojnë më shumë se afati i lejuar 90 ditë, si dhe do të regjistrojë çdo refuzim hyrjeje apo shkelje të rregullave. Në këtë mënyrë, BE synon të forcojë sigurinë, të luftojë migracionin e paligjshëm dhe të reduktojë rastet e mashtrimeve me dokumente

Për udhëtarët, kjo do të thotë më shumë kontroll, por edhe një sistem më të strukturuar dhe të parashikueshëm. Çdo lëvizje do të regjistrohet në mënyrë dixhitale dhe do të jetë e verifikueshme në kohë reale, duke shënuar kalimin drejt një epoke të re të menaxhimit të kufijve në Europë./skywebal

Romanca e Gimbos dhe Selin del jashtë BBVA: Familjet japin “ok”, motrat bëjnë hapin e papritur

Lidhja e krijuar mes Gimbo dhe Selin brenda reality-show-t duket se po forcohet edhe jashtë tij.

Së fundmi, Gimbo ka bërë të ditur se ka kontaktuar me familjen e Selin, të cilët janë shprehur në mbështetje të raportit të tyre.

Por jo vetëm kaq. Në rrjetet sociaIe është vënë re edhe një tjetër zhvillim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve:

Motrat e Gimbos kanë vendosur të ndjekin Selin, ndërsa ajo ua ka kthyer menjëherë “follow”-in, duke dhënë sinjale për një raport që po konsolidohet edhe në nivel familjar.

Ky veprim është parë nga fansat si një hap i rëndësishëm drejt seriozitetit të marrëdhënies së tyre, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të evoluojë kjo romancë pas përfundimit të reality-show-t.

Ish-banori i BBVA, Stenaldo Mëhilli hap fushatë GoFundMe për të blerë shtëpi

Një nismë mbështetëse është ndërmarrë për Stenaldo Mëhilli, i cili pas përfundimit të eksperiencës së tij në Big Brother VIP Albania ka bërë publike vështirësitë ekonomike që po përjeton.

Gjatë një daljeje televizive, ai foli hapur për situatën e tij, duke theksuar se jeton me nënën dhe se synimi kryesor është t’i sigurojë asaj një banesë më të mirë.

Apeli i tij ka prekur pùblikun, duke sjellë reagime të shumta dhe solidaritet në rrjetet sociale.Si pasojë, është hapur një fushatë në GoFundMe, ku qytetarë dhe ndjekës kanë nisur të kontribuojnë financiarisht për ta ndihmuar në realizimin e këtij qëllimi.

Historia e tij ka marrë vëmendje edhe për faktin se ishte ndër personazhet më frymëzues të spektaklit, duke qenë banori i parë i verbër që u bë pjesë e formatit dhe arriti të përballojë sfidat me dinjitet.

Ndërkohë, mbështetja për të pritet të rritet në ditët në vijim, ndërsa shumë persona po bëjnë thirrje për solidaritet dhe ndihmë konkrete për të përmirësuar kushtet e jetesës së tij.

Rrethohet nga policia Hatixhja! Policia i sekuestron makinën lluksoze! Dalin pamjet e forta, çfarë iu zbulua (VIDEO)

Mesa duket telashet për një nga vajzat më të famshme të TikTok, nuk paskan fund. Pas problemeve me fotot e krijuara me AI, që e çuan deri në Komisariat Hatixhe Brikën, ose e njohur ndryshe thjesht si Hati, duke se ajo nuk po gjen qetësi.

Ditën e sotme policia e kryeqytetit e ka ndaluar atë në zonën e Medresesë dhe i ka sekuestruar automjetin e saj luksoz.

Një video e mbërritur në redàksinë e JOQ Albania tregon momentin kur dhe BMW-ja rozë e Hatit është duke u ngarkuar në karrotrec. Ne pamje shihet po ashtu edhe influencierja e cila është duke komunikuar me efektivët e policisë.

Ende nuk është bërë e qartë arsyeja e sekuestrimit të automjetit, nëse lidhet me dokumentacionin, shkelje të rregullave të qarkullimit apo ndonjë problem tjetër ligjor.

“Do të kemi lajme shumë të mira që nuk ua merr mendja”, ja cfarë sapo deklaroi Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga podkasti i tij se negociatat për anëtarësim në Bashkimi Europian po vazhdojnë normalisht, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim apo pengim. Ai paralajmëroi se së shpejti priten zhvillime pozitive në këtë proces.

Duke iu referuar opozitës, Rama deklaroi: “E kundërta ndodh! Je menjëherë i përmbytur nga gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, nga gënjeshtra safi, që i thonë fjalë nga sajesa e fabrikime, dhe nga komente gjithfarësh, që në fund të ditës më shumë e mjegullojnë sesa ndihmojnë në kërkimin e të vërtetës, dhe thuhen nga të tëra, dëgjohen nga të tëra, por ajo që është më shqetësuesja, për sa më takon dhe për sa na takon, është se nuk flitet, nuk komunikohet e nuk diskutohet për punët e Shqipërisë. Po përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e të gjithë urrejtjes, mllefit, inateve të tyre”.

“Ashtu si kundër, dhe e mbÿll këtë shënim, është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Europian, me negociatat që vazhdojnë dhe, në ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: “ato janë bllokuar”, “ato janë ndaluar”, “ato janë penguar”, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”, vijoi kreu i qeverisë.

Ngjarje e rëndë në vend, dy gra hidhen nga pallati, humbin jetën

Dy gra humbën jetën sot në mëngjes pasi u hodhën nga pallati në dy episode që ndodhën në më pak se tre orë në qendër të Vlorës, raporton noa.al.

Sot, rreth orës 05:10, në lagjen “Kushtrimi”, shtetasja B. L., 62 vjeçe, u gjet pa shenja jete në rrugë nga shërbimet e urgjencës mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se ajo është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj.

Gjithashtu po sot, rreth orës 08:10, në zonën e Transballkànikës, në vendin e quajtur “Kulla Fegaj”, shtetësja Dh. M, 78 vjeçe dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj.

Gruaja e moshuar u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndërroi jetë.

Dyshohet se të dyja shtetaset vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

BE ndryshon rregullat! Asgjë si më para! Ja çfarë do u ndodhë që nga 10 prilli kush do kalojë kufirin

Udhëtimi drejt Evropës mund të ndryshojë ndjeshëm në ditët në vijim.

Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) i BE-së, i cili filloi një shpërndarje graduale më 12 tetor të vitit të kaluar në 29 vende evropiane, do të bëhet plotësisht funksional që nga 10 prilli 2026.

Kjo do të thotë që vulat e pasàportave do të zëvendësohen me hyrje dhe dalje të regjistruara në mënyrë dixhitale, së bashku me refuzimet e hyrjes për udhëtarët me qëndrim të shkurtër jo-BE.

Informacioni biometrik si imazhet e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, së bashku me të dhënat personale nga dokumenti i udhëtimit që përdoret, do të regjistrohen gjithashtu.

Ky sistem i ri është zbatuar për të modernizuar sistemet e sigurisë kufitare dhe të imigracionit të BE-së, si dhe për të zvogëluar krimin dhe mashtrimin dhe për të identifikuar rreziqet e sigurisë.

Që nga fillimi i zbatimit, sipas Komisionit Evropian, më shumë se 24,000 personave u është refuzuar hyrja për shkak të arsyeve si dokumente të skaduara dhe false, ose për shkak të pamundësisë për të justifikuar plotësisht arsyen e vizitës së tyre. Gjithashtu, më shumë se 600 persona janë identifikuar si persona që paraqesin rreziqe sigurie për Evropën.

Për kë zbatohet EES dhe kush është i përjashtuar?

Sistemi EES zbatohet për qytetarët jo-BE/Shengen që shkojnë në vendet e Shengenit ose të BE-së për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Kjo përfshin qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe udhëtarët e përjashtuar nga viza , pavarësisht nëse udhëtojnë për turizëm apo biznes. Kjo vlen edhe për njerëzit që zotërojnë prona në BE, por nuk kanë leje qëndrimi.

Megjithatë, Irlanda dhe Qiproja janë të përjashtuara nga përdorimi i EES, që do të thotë se ato do të vazhdojnë me kontrollet manuale të pasaportave.

Disa njerëz janë të përjashtuar edhe nga EES.

Këtu përfshihen qytetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe të Shengenit, si dhe personat me viza afatgjata ose leje qëndrimi nga këto vende, përfshirë shtetasit jo-BE.

Në mënyrë të ngjashme, anëtarët e familjes së shtetasve të BE-së, të cilët mbajnë një kartë qëndrimi nga një prej këtyre vendeve, janë të përjashtuar, së bashku me banorët vendas me leje të vlefshme të trafikut kufitar lokal.

Anëtarët e ekuipazhit të trenave dhe aeroplanëve në udhëtime ndërkombëtare janë gjithashtu të përjashtuar, së bashku me personelin e forcave të armatosura dhe familjet e tyre në punët e Partneritetit për Paqe ose të NATO-s.

Mund të ketë gjithashtu disa përjashtime për udhëtimet ditore për kroçerat që fillojnë dhe mbarojnë jashtë zonës Shengen.

Shtetasit e Andorrës, San Marinos, Qytetit të Vatikanit dhe Monakos nuk do të duhet të kalojnë nëpër EES.

A do të ketë vonesa në aeroporte për shkak të EES?

Ka të ngjarë të ketë vonesa të konsiderueshme në aeroporte në muajt e parë të funksionimit të plotë të EES-së, pavarësisht premtimit të BE-së për të lejuar njëfarë fleksibiliteti për të marrë parasysh radhët e tepërta të verës.

“Kohët e pritjes tani po arrijnë rregullisht deri në dy orë në orët e pikut të trafikut, me disa aeroporte që raportojnë radhë edhe më të gjata”, thanë shoqata e aeroporteve ACI Europe dhe Airlines for Europe (A4E) në një deklaratë të përbashkët .

Një nga arsyet kryesore për më shumë vonesa është se të gjithë pasagjerët e vendeve të treta janë detyruar të regjistrohen përmes EES që nga 31 marsi.

Më parë, autoritetet e kontrollit kufitar ishin në gjendje të pezullonin proceset EES plotësisht ose pjesërisht gjatë orareve të pikut të udhëtimit. Megjithatë, kjo nuk do të jetë më e mundur nga 10 prilli e tutje.

Kjo do të thotë që udhëtarët ka shumë të ngjarë të duhet të arrijnë në aeroport rreth një orë e gjysmë deri në dy orë më herët se zakonisht, për të marrë parasysh vonesat specifike të EES pas 10 prillit.

Megjithatë, këto vonesa ka të ngjarë të lehtësohen në afat të mesëm, sapo proceset e EES të jenë më të lehta.

Ndërkohë, shoqatat e aeroporteve dhe linjave ajrore po vazhdojnë t’i kërkojnë Komisionit Evropian që t’u lejojë autoriteteve të kontrollit kufitar të pezullojnë pjesërisht ose plotësisht EES kur është e nevojshme për të gjithë sezonin e verës 2026.

A ju nevojitet një pasaportë biometrike për EES-in?

Pasaportat biometrike nuk kërkohen rreptësisht për EES-në. Ato nevojiten vetëm për të përdorur kioskat e vetëshërbimit për regjistrim dhe hyrje më të shpejtë.

Mbajtësit e pasaportave standarde duhet të përdorin kabina me personel për regjistrimet fillestare dhe të japin një foto dhe gjurmët e gishtërinjve.

Këto të dhëna do të ruhen për tre vjet, duke i bërë kontrollet e ardhshme dukshëm më të shpejta. Udhëtarëve që refuzojnë të japin të dhëna biometrike do t’u refuzohet automatikisht hyrja.

Fëmijët nën 12 vjeç nuk janë të detyruar të japin gjurmët e gishtërinjve, por prapëseprapë duhet të fotografohen.

A duhet të regjistrohem paraprakisht për EES?

Nuk keni nevojë të regjistroheni paraprakisht për EES, pasi regjistrimi bëhet në kufi kur mbërrini në BE.

Procesi i regjistrimit varet nëse keni një pasaportë biometrike apo standarde, siç është detajuar më sipër.

Megjithatë, ekziston një mundësi tjetër për udhëtarët që duan një proces më të shpejtë.

Aplikacioni celular Travel to Europe , një aplikacion zyrtar i BE-së i projektuar posaçërisht për sistemin EES, u lejon udhëtarëve të vendeve të treta të regjistrojnë paraprakisht fotot biometrike dhe të dhënat e pasaportës 72 orë para mbërritjes, për të përshpejtuar kontrollet kufitare.

Megjithatë, kjo nuk zëvendëson intervistën e kërkuar të kontrollit kufitar.

Aktualisht, është i disponueshëm vetëm në disa vende si Portugalia dhe Suedia, me plane për ta zgjeruar aplikacionin në të gjithë BE-në.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga Google Play ose Apple App Store, ku përdoruesit duhet të plotësojnë një pyetësor hyrës dhe të bëjnë një selfie për të konfirmuar identitetin e tyre .

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 7 Prill 2026

Dashi – Një valë e fortë energjie pozitive do ju rrethojë sot, duke ju shtyrë të ndërmerrni sfida të reja. Përfitoni nga kjo shtytje kozmike për t’u fokusuar në qëllime dhe projekte ambicioze për të cilat jeni vërtet të pasionuar. Vendosmëria dhe përkushtimi juaj do të jenë çelësi i suksesit. Jini të guximshëm në veprimet tuaja dhe do të shihni frytet e punës suaj.

    Demi – Ana juaj praktike do të jetë në plan të parë sot. Përqendrohuni në çështje konkrete dhe kujdesuni për përgjegjësitë e përditshme. Një vizion realist do t’ju udhëheqë drejt suksesit, por jini të durueshëm. Rezultatet do të vijnë me angazhimin tuaj të vazhdueshëm. Përballoni sfidat me mendje të kthjellët dhe do të arrini rezultate pozitive.

    Binjakët – Sot do shtohet dëshira për të komunikuar dhe lidhur. Përfitoni nga kjo energji për të forcuar lidhjet me njerëzit përreth jush. Një bisedë kuptimplotë mund të hapë mundësi të reja për bashkëpunim. Jini të hapur dhe autentikë në ndërveprimet tuaja, pasi kjo mund të çojë në lidhje afatgjata.

    Gaforrja – Sot ndjeni nevojën t’i kushtoni kohë vetes. Relaksohuni dhe reflektoni mbi emocionet tuaja. Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Një moment qetësie mund të sjellë qartësi në mendimet tuaja. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e kujdesit për veten për të përballuar sa më mirë sfidat e jetës.

    Luani – Kreativiteti juaj do të shfaqet sot. Jini të guximshëm në shprehjet tuaja artistike dhe përfitoni nga kjo energji për të sjellë një prekje origjinaliteti në projektet tuaja. Do të jetë një kohë ideale për t’i treguar botës talentin dhe veçantinë tuaj. Mos kini frikë të shprehni natyrën tuaj të vërtetë.

    Virgjëresha – Sot, ju ndjeni nevojën për të rregulluar gjërat rreth jush. Organizoni jetën tuaj dhe lidhni çdo fund të lirë. Qartësia mendore do të nxisë një këndvështrim më pozitiv. Përballoni sfidat me pragmatizëm dhe sistematikë dhe do të shihni rezultate konkrete.

    Peshorja – Shoqërueshmëria juaj do të jetë në plan të parë sot. Mundohuni të kaloni kohë me miqtë dhe familjen dhe shijoni lidhjet që krijoni. Aftësia për të ndërmjetësuar mund të jetë e dobishme në situata delikate. Jini të hapur ndaj përvojave të reja sociale, pasi ato mund të sjellin pasurim dhe gëzim në jetën tuaj.

    Akrepi – Sot, ju ndjeni një shtytje drejt ndryshimit. Hapeni veten ndaj mundësive të reja dhe përqafoni sfidat me vendosmëri. Qëndrueshmëria juaj do t’ju çojë larg. Përballoni transformimet me guxim, pasi ato mund të çojnë në rritje dhe zhvillim të konsiderueshëm personal.

    Shigjetari – Sot dëshira për aventura do jetë e dukshme. Kërkoni përvoja të reja dhe dilni nga zona juaj e rehatisë. Një udhëtim ose një aktivitet i ri mund të sjellë emocione në ditën tuaj. Ndiqni kuriozitetin tuaj dhe frymëzohuni nga mundësitë që ju ofron bota.

    Bricjapi – Sot do të ndjeni nevojën për t’u fokusuar në ambiciet tuaja profesionale. Përqendrohuni në qëllimet tuaja afatgjata dhe shfrytëzoni sa më shumë mundësitë që ju lindin. Vendosmëria dhe përkushtimi në punë do të jenë thelbësore për suksesin. Mos kini frikë të merrni vendime të vështira për përparimin tuaj profesional.

    Ujori – Sot do të bëhet e dukshme dëshira për t’u lidhur me të tjerët. Kaloni kohë në marrëdhënie dhe kultivoni lidhje domethënëse. Një bisedë e thellë mund të çojë në mirëkuptim më të madh të ndërsjellë. Ju duhet të jeni të hapur dhe autentikë në ndërveprimet tuaja, pasi kjo mund të çojë në marrëdhënie më të thella dhe më kuptimplote.

    Peshqit – Sot, ju jeni të rrethuar nga energji intensive shpirtërore. Pra, kushtojini kohë rritjes së brendshme dhe reflektoni mbi aspiratat tuaja më të thella. Ndiqni intuitën tuaj dhe besoni rrugëve që ndiqni. Ju mund të bëni zbulime të rëndësishme në lidhje me spiritualitetin tuaj dhe të gjeni frymëzim për të ndjekur ëndrrat dhe dëshirat tuaja më të thella.

    Hati në telashe, i sekuestrohet BMW-ja luksoze ngjyrë rozë në mes të Tiranës! Influencierja rrethohet nga policët (Video)

    Mesa duket telashet për një nga vajzat më të famshme të TikTok, nuk paskan fund. Pas problemeve me fotot e krijuara me AI, që e çuan deri në Komisariat Hatixhe Brikën, ose e njohur ndryshe thjesht si Hati, duke se ajo nuk po gjen qetësi.

    Ditën e sotme policia e kryeqytetit e ka ndaluar atë në zonën e Medresesë dhe i ka sekuestruar automjetin e saj luksoz.

    Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon momentin kur dhe BMW-ja rozë e Hatit është duke u ngarkuar në karrotrec. Ne pamje shihet po ashtu edhe influencierja e cila është duke komunikuar me efektivët e policisë.

    Ende nuk është bërë e qartë arsyeja e sekuestrimit të automjetit, nëse lidhet me dokumentacionin, shkelje të rregullave të qarkullimit apo ndonjë problem tjetër ligjor.

    VIDEO

    “Doja të ishim bashkë”, marrëveshja familjare mes Mira Konçit e Shpëtim Saraçit! Kengetarja jep lajmin e madh, cfare do bejne me njeri tjetrin

    Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi sollën përgjatë viteve të tyre të qëndrimit në Shqipëri hite duke rezultuar si një dyshe e suksesshme artistike. Më vonë, kimia e tyre në art përshkallëzoi edhe në jetë dhe nga dashuria erdhën dy fëmijët në jetë, Era dhe Drini.

    Me largimin e Erës në SHBA për studime, edhe çifti bashkë me djalin iu bashkuan në vitin 2017. Siç Mira Konçi tregon në programin “Rudina” në Tv Klan, veç shkollimit të fëmijëve, një nga arsyet ishte edhe kujdesi shëndetësor për kompozitorin.

    Me kalimin e kohës gjërat ndrÿshuan. Këngëtarja thotë se mes tyre pati një marrëveshje që ai të vijonte karrierën në Shqipëri, ndërsa Mira të qëndronte me fëmijët në SHBA pasi e kishte të pamundur mos të ishte pranë tyre.

    Mira Konçi: U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë këtu dhe u vendos një marrëveshje e tillë nëse e quajmë marrëveshje që unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha. Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment, Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm.

    Rudina Magjistari: Çdo nënë unë mendoj që do ta bënte këtë gjë, është normale, pa diskutim.

    Mira Konçi: Faleminderit! Një gjë kaq e natyrshme, s’mund të veproja dot ndryshe dhe kështu erdhi.

    Ajo thotë se fillimisht nuk ishte fort dakord, por e mirëkuptonte edhe pozitën e tij.

    Mira Konçi: Sigurisht që Shpëtimi këtu kishte ndërtuar gjithçka në Shqipëri dhe absolutisht që është deri diku e kuptueshme, pavarësisht se unë s’isha shumë dakord, doja që të ishim bashkë.

    Çifti i dhanë fund martesës pas 25 vitesh bashkë.

    E pyetur nëse në të ardhmen do të ketë një këngë të kompozuar nga Saraçi, vendin tashmë ia ka marrë e bija, Era e cila e pati menjëherë përgjigjen:

    “Do të futem unë. E folëm edhe me babin para nja një jave për të bërë një këngë edhe me Drinin për të na e bërë babi, të këndojmë unë me Drinin”, tha ajo e entuziazmuar.

    /tvklan.al