Del autopsia për Xhuana Nikollaj/ Mjekësia ligjore zbulon të dhëna rrëqethëse

Zbardhen detaje rrëqethëse nga ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fostòksinë në banesën e saj me qira në Tiranë. Ndonëse fillimisht ngjarja u raportua si një akt i dëshpëruar vetëflijimi, rezultatet e autopsisë kanë përmbysur rrjedhën e hetimeve duke zbuluar se e reja ka qenë viktimë e dhunës fizike përpara se të ndërmerrte aktin fatal.

Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore konfirmojnë se në trupin e pajetë të 25-vjeçares janë konstatuar shenja të qarta dhune, ndërkohë që është rrëzuar pretendimi për një shtatzëni të mundshme, pasi nga ekzaminimet rezulton se viktima nuk ka qenë në pritje të një fëmije.

Këto gjetje të reja kanë vënë menjëherë në lëvizje organet e drejtësisë, të cilat kanë shpallur në kërkim policor ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi, si personin kryesor të dyshuar për tragjedinë. Mbi të rëndojnë tashmë akuzat e rënda për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”, pasi dyshohet se presioni sistematik dhe keqtrajtimi kanë çuar të renë drejt vendimit ekstrem.

Xhuana, e cila jetonte e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, la pas një letër prekëse ku u kërkonte ndjesë prindërve të saj dhe shpjegonte se nuk mundej më të duronte lëndimet nga personat që e kishin rrethuar, një dëshmi e dhimbshme kjo që vërteton kalvarin e vuajtjeve që ajo po kalonte në fshehtësi.

Kjo ngjarje e rëndë rikthen sërish në qendër të vëmendjes dramën e heshtur të dhunës në familje në Shqipëri, ku shpesh denoncimet nuk mjaftojnë për të parandaluar fundin tragjik. Rasti i Xhuana Nikollajt shërben si një alarm ulëritës për institucionet dhe mbarë shoqërinë, duke nxjerrë në pah nevojën urgjente për mekanizma mbrojtës më efikasë ndaj grave dhe vajzave që dhunohen.

Ndërsa policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e Eraldo Fizit, kjo tragjedi mbetet një plagë e hapur që dëshmon se si dhuna e padukshme mund të shkatërrojë jetë njerëzore përpara se shteti të mund të ndërhyjë.

Çfarë e pret Gjestin pas ndalimit policor? Ja çfarë parasheh ligji për veprën

Ndalimi i Besart Kelmendit në mes të Prishtinës me dyshimin për armëmbajtje pa leje ka ngritur një pyetje të madhe te publiku: çfarë rrezikon realisht artisti pas këtij incidenti?

Nëse i hedhim një sy Kòdit Penal të Republikës së Kosovës, vepra për të cilën ai po mbahet në ndalim policor prej 48 orësh ka sanksione mjaft të qarta. Për mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ligji parasheh dy skenarë kryesorë.

Skenari i parë është një dënim i majmë me gjobë që mund të arrijë deri në 7,500 euro, ndërsa i dyti është dënimi me burgim që mund të shkojë deri në plot pesë vjet. Ndonëse këto shifra duken të ashpra në letër, praktika gjyqësore në Kosovë shpesh tregon një qasje më të butë.

Në rastet e armëmbajtjes së thjeshtë, kur mjeti nuk është përdorur për të kryer ndonjë vepër tjetër penale dhe nuk ka rrethana të tjera rënduese, gjykatat zakonisht priren të shqiptojnë dënime me gjobë ose dënime me kusht.

Masa e ndalimit që po kalon aktualisht këngëtari është thjesht një procedurë standarde hetimore.

Kjo periudhë i jep kohë Prokurorit të Shtetit të vlerësojë provat nga terreni dhe të marrë vendimin nëse rasti do të shkojë në procedurë të rregullt apo do të kërkohen masa të tjera. Sytë janë të gjithë te vendimi që do të pasojë pas skadimit të këtij afati. /Prive By Liberta Spahiu

Vd¤kja e 25-vjeçares, gazetarja jep detajet: U gjet pa ndjenja nga shoqja e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha ndërroi jetë në Qendrës Spitalore Nënë Tereza për shkak të vetëhelmimit me fotoksinë.

Një ditë pas ngjarjes famiIjarët e saj kanë bërë kallëzim në komisariatin numër 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.

Në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune. Ndërkohë Policia e Tiranës ka shpallur bashkëshortin e saj në kërkim.

Sipas informacioneve çifti ishte martuar në qershor të vitit 2025, por ishin ndarë tre muaj më parë për shkak të konflikteve që kishin mes tyre.

Gazetarja Glidona Daci e ftuar në emisionin “Rudina” tha se vajza ishte gjetur në gjendje të rëndë nga shoqja e saj, e cila më pas kishte lajmëruar urgjencën. Sipas gazetares, shoqja e 25-vjeçares kishte dëshmuar para uniformave blu se Xhuana Nikolli dhunohet në mënyrë sistematike nga partneri i saj.

Më tej gazetarja shton, se ka mësuar se e ndjera ka lënë dhe një letër, e cila ndodhet në duart e hetuesve, të cilët do të bëjnë dhe këqyrjen e aparatit celular të vajzës, për të mësuar më shumë lidhur me këtë ngjarje tragjike.

“Unë mësova nga komunikimet që pata edhe me komisariatin numër 2, që vajza ka lënë edhe një letër. Pra ka shkruar dhe një letër, e cila ndodhet në duart e hetuesve, këta të fundit do të bëjmë edhe këqyrjen e aparatit celular nëpërmjet komunikimeve nëse ka pasur edhe raste të tjera të përsëritura të ushtrimit të dhunës.

Nëse ka pasur raste të tjera që vajza ka shprehur më herët shqetësimin nëse do të bënte diçka me veten, që do i shkaktonte vetëvrasjen dhe kujt ia ka shprehur këtë shqetësim. Shoqja e saj ka treguar që ajo është dhunuar në mënyrë sistematike”, tha gazetarja Daci.

SKANDAL! LAVAZH TRURI ndaj SHQIPTARËVE në GREQI për të MOHUAR IDENTITETIN SHQIPTAR

SKANDAL! Elena Kocaqi alarmon për atë që e quan një strategji të rrezikshme në Greqi.

Historiania ngre alarmin se, sipas saj, ndaj shqiptarëve që jetojnë atje po zhvillohet një “lavazh truri” për të mohuar identitetin e tyre shqiptar.

Kocaqi paralàjmëron se përmes presioneve kulturore, historike dhe arsimore po tentohet zbehja e rrënjëve shqiptare, ndërsa kërkon reagim dhe ndërgjegjësim për ruajtjen e identitetit kombëtar. Deklarata e saj ka ndezur debat të fortë në opinionin publik.

NDIQENI VIDEON KËTU

Olsi Jazexhi zbulon sekretin e madh të Iranit: Taktika e fshehtë për të rrënuar Izraelin

Analisti Olsi Jazexhi ka bërë një deklaratë që po shkakton debat të madh në opinionin pùblik. Sipas tij, Irani po përdor një strategji të fshehtë dhe afatgjatë që synon të dobësojë gradualisht Izraelin në rajon.

Jazexhi thekson se kjo taktikë nuk është një përplasje e drejtpërdrejtë ushtarake, por një kombinim i presionit politik, ushtarak dhe strategjik përmes aleatëve në Lindjen e Mesme.

Sipas analizës së tij, zhvillimet e fundit në rajon tregojnë se përplasja mes Iranit dhe Izraelit po hyn në një fazë të re dhe shumë më të rrezikshme.

NDIQE VIDEON KËTU

“Nuk bashkëpunojmë me non grata”/ Deputeti Gjerman për Sali Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag, Peter Beyer ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku është pritur në takim nga kryetari i partisë, Sali Berisha.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se informoi zÿrtarin e lartë për zhvillimet e fundit politike në vend. Berisha tha se i qartësoi Beyer qëndrimin e opozitës pro integrimit të Shqipërisë në Evropë.

“E njoha me të gjitha pikëpamjet e opozitës me këto zhvillime dhe e sigurova se ne qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë, si projekti më i mirë, projekti për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Natyrisht e njoha edhe me pengesat e mëdha, serioze, shumë të mëdha, me gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë”, tha Berisha.

Pasi doli nga selia blu, Peter Beyer është shprehur se biseda me Berishën ishte konstruktive me në fokus rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Sapo patëm një bisedë shumë frytdhënëse dhe konstruktive. Diskutuam për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, një vend që shpeshherë përmendet si një nga vendet kryesuese në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Megjithatë, nga këndvështrimi i Berlinit, ne shohim gjithashtu disa sfida dhe zhvillime të fundit në këtë vend, veçanërisht sa i përket çështjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë”, tha Beyer.

Por ja çfarë deklaronte kryeraportuesi për Shqipërinë në Bundestag Peter Beyer në vitin 2022 për takimet që ka zhvilluar në Tiranë, ku ka theksuar edhe njëherë temat e bisedave që ka zhvilluar nga çelja e negociatave, nisma Open Balkan, tek zhvillimet në Partinë Demokratike.

Deputeti gjerman ka theksuar edhe njëherë se “Partia demokratike rrezikon të izolohet edhe në Europë, përveçse në SHBA”. Beyer thekson qëndrimin e Partisë më të madhe simotër të demokratëve, CDU se nuk do të bashkëpunojnë me një person “non grata”, por do të qëndrojnë krah aletit më të madh, Amerikës./ Gazeta TemA

Librazhdi në zi! Ndahet nga jeta infermierja 22-vjeçare, vajza që bashkoi një komunitet për ta shpëtuar

Një lajm i trishtë ka prekur thellë komunitetin e Librazhdit dhe të gjithë ata që u bashkuan në përpjekjen për të shpëtuar jetën e saj. Infermierja 22-vjeçare Klarisa Zharri ka ndërruar jetë në një spital në Itali, duke Iënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe te të gjithë ata që u bënë pjesë e kauzës për ta ndihmuar.

Historia e Klarisës u kthye në një simbol të solidaritetit njerëzor. E diagnostikuar me një sëmundje të rëndë autoimune të mëlçisë, e cila kishte çuar në cirrozë të avancuar dhe dështim funksional të organit, e reja nga Librazhdi kishte nevojë për një transplant të mëlçisë ,një ndërhyrje jetike që kërkonte mbështetje të madhe financiare.

Apeli për ndihmë disa javë më parë bashkoi një komunitet të tërë. Qytetarë nga Librazhdi, por edhe shumë shqiptarë nga qytete të tjera dhe nga diaspora, kontribuan me zemër për të mbledhur fondet e nevojshme për trajtimin e saj. Brenda pak kohësh u sigurua shuma financiare prej 100 mijë euro që i dha mundësi Klarisës të udhëtonte drejt Italisë, në një nga qendrat më të njohura të transplanteve, ku do të kryheshin procedurat e nevojshme për transplantin.

Solidariteti i treguar në ato ditë u bë një shembull i rrallë humanizmi. Qindra njerëz ndihmuan në mënyra të ndryshme: me donacione, mesazhe mbështetjeje, telefonata apo duke trokitur në dyert e institucioneve për të dhënë kontributin e tyre. Librazhdi dhe jo vetëm tregoi se kur bëhet fjalë për jetën, njerëzit dinë të bashkohen dhe të japin gjithçka nga zemra.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe shpresës që mbajti të bashkuar një komunitet të tërë, beteja e Klarisës me sëmundjen rezultoi më e fortë. Largimi i saj nga jeta ka tronditur të gjithë ata që ndoqën historinë e saj dhe që besuan deri në fund se ajo do ta fitonte këtë betejë. Kujtimi i Klarisës dhe solidariteti i jashtëzakonshëm që u krijua për të do të mbeten një dëshmi e fuqisë së humanizmit dhe dashurisë njerëzore.

Në këtë moment të vështirë, mendimet dhe lutjet e gjithë komunitetit janë pranë familjes Zharri, e cila po përjeton një dhimbje të madhe. Klarisa u largua shumë herët, por historia e saj tregoi se shpresa dhe mirësia e njerëzve mund të bashkojnë një komunitet të tërë për jetën e një vajze të re të sapo fejuar.

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në botë, a do ulet edhe në Shqipëri?

Çmimi i naftës në mbarë botën dhe në tregje ka rënë ndjeshëm. Kjo erdhi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”.

Çmimi i naftës u rrit mbi 100 dollarë për fuçi të hënën, një nivel rekord, i ngjashëm me periudhën kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës.

Komentet e presidentit amerikan se “Iufta kishte ecur me ritme të shpejta”, çuan në një rënie të çmimit të naftës, i cili tani është më afër 90 dollarëve për fuçi.

Pas rënies së ndjeshme të çmimeve të naftës gjatë natës, tregtuesit në Britani të Madhe kanë reflektuar duke ulur çmimet në pompat e tyre. Ngjashëm kanë bërë edhe shumë vende të tjera.

FOTO/ Njihuni me vajzën 15-vjeçare të Elsa Lilës

Vajza e këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Evita Soncini, vàjza 15-vjeçare e artistes, ka vendosur të bëjë hapat e parë në botën e modelingut.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur Elsa Lila e mbante larg vëmendjes publike dhe rrallëherë publikonte fotografi të saj, tashmë duket se vetë Evita ka vendosur të shfaqet më shumë në publik.

Adoleshentja është bashkuar në Instagram dhe sipas postimeve të saj, është bërë pjesë e një kompanie modelingu, duke u prezantuar si një nga fytyrat e reja të saj.

Evita Soncini po tërheq vëmendje edhe për pamjen dhe stilin e saj, ndërsa shumë ndjekës kanë vënë re ngjashmërinë që ajo ka me nënën e saj, Elsa Lila.

Edhe pse për shumë vite këngëtarja është përpjekur ta mbajë vajzën larg vëmendjes mediatike, duket se tashmë Evita po nis të ndërtojë identitetin e saj publik dhe hapat e parë në industrinë e modës.

A do ndahej Miri nga bashkëshortja nëse Selin do i jepte një shans? Olta Sheta HABIT me përgjigjen

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën sot ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Pjesë nga intervista:

Nëse SeIin do t’ia jepte shansin Mirit për të patur diçka më shumë, mendon që Miri do e kishte lënë gruan? Le të bëhem brutal fare.

Kjo do ishte një diçka që nuk ka ndodhur në asnjë Big. Do ishte diçka shumë e re. Të tregohem e sinqertë? Me Mirin që shoh, 100 për qind

Do e kishte lënë gruan?

Po, patjetër.

Pse?

Nga njëra anë, Miri ka qenë i martuar, po si me del kjo nuk e kuptoj, si ka mundësi.

Të flet subkoshienca pra, nuk e quan të martuar. Mos e ka lënë gruaja dhe ne nuk dimë gjë?

Se dimë, nuk mund të flasim. Meqë Miri është një burrë i martuar, do ishte mirë që ai i pari të mos e pranonte krevatin.

Imagjino të kesh një grua xheloze të ha shpirtin për një mesazh, jo më të flesh me një tjetër.

Po edhe një grua sado tolerante të jetë, sado ta njohë mirë partnerin e vet, është diçka e brendshme që të dhemb duke parë partnerin tënd duke fjetur.

Më ka bërë shumë përshtypje kjo që thonë që gruaja e Mirit është gjermane dhe gjermanët janë liberal. Nuk mendoj që gjermanët janë aq liberal, përkundrazi janë striktë.

Tolerant deri në atë pikë nuk mund të jesh. Nëse ka mbaruar lidhja, pasioni, atëherë po. Në momentin që ka mbaruar ajo lidhje, pasioni, atëherë mund të jesh tolerante që të bëjë ça të dojë.

Ti thua se ka mbaruar raporti i Mirit dhe bashkëshortes dhe i mban respekti i vajzës?

Patjetër. Unë e shoh në marrëdhënien time. Nëse unë partnerin tim do e lejoja të bënte ato që ka bërë Miri, do të thotë që marrëdhënia ka përfunduar. Ama do e deklaroja.

I mban respekti?

Thjesht për hir të vajzës, e kupton? Jo gjermane të jetë ajo, po të sillen nga çdo vend i botës, njerëz janë dhe ata, pse janë gjermanë dhe kanë ndonjë gjë më shumë se ne. Kur nuk ka ndjenjë, ka tolerance. Kur ka ndjenjë, tolerancë do ketë por jo deri në atë pikë, të flejë me vajzën e huaj për hir të lojës. Ato lekë nuk më duhen fare.