Pas telefonatës me Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme. Komenti u bë pak pasi Presidenti Donald Trump i përmendi si parakusht investimet, nëse do të bëhej vizita e tij e parë jashtë vendit në Arabinë Saudite.

Vizita e tij në vitin 2017 në Arabinë Saudite i dha fund traditës së udhëtimit të parë të një presidenti të ri amerikan drejt Britanisë. Vizita nxjerr në pah edhe lidhjet e ngushta të administratës së tij me sundimtarët e vendeve të pasura të Gjirit Persik, ndërkohë që kompania e tij e pronave të patundshme është angazhuar për disa projekte në rajon.

Komentet e Princit të kurorës Mohammed bin Salman, të raportuara të enjten nga Agjencia Saudite e Shtypit, u bënë gjatë një telefonate me Presidentin Trump. Kjo ishte edhe telefonata e parë që Presidenti Trump pati me një udhëheqës të huaj, pas inaugurimit të tij të hënën.

“Princi i kurorës konfirmoi synimin e mbretërisë për të zgjeruar investimet dhe tregtinë me Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme, me një shumë prej 600 miliardë dollarësh dhe ndoshta edhe më tej”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk shtjellohet se ku do të bëheshin investimet. Shtetet e Bashkuara janë shkëputur gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit nga mbështetja tek eksportet saudite të naftës, që shërbente si themeli i marrëdhënieve për dekada të tëra. Investimet nga fondi sovran saudit kanë marrë aksione të rëndësishme në bizneset amerikane dhe ndërkohë po shqyrtohet mundësia e investimeve tek sportet.

Arabia Saudite varet kryesisht tek armatimet dhe sistemet mbrojtëse të prodhimit amerikan, sektor ku mendohet të bëhen edhe investimet e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë bëri të enjten një deklaratë ku konfirmohet telefonata, dhe thuhet se dy udhëheqësit “diskutuan përpjekjet për të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme, për të forcuar sigurinë rajonale dhe për të luftuar terrorizmin”.

“Gjithashtu, ata diskutuan ambiciet ekonomike ndërkombëtare të mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë katër viteve të ardhshme, si dhe tregtinë dhe mundësitë e tjera për të rritur begatinë e ndërsjellë të Shteteve të Bashkuara dhe mbretërisë së Arabisë Saudite”, thuhet në deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Princi i Kurorës, sundimtari de fakto i mbretërisë së pasur me naftë, foli të enjten edhe me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Të hënën pas inaugurimit të tij, Presidenti Trump foli për mundësinë e udhëtimit sërish drejt Arabisë Saudite, si vizitën e tij të parë jashtë vendit, siç veproi në vitin 2017.

“Udhëtimi i parë jashtë vendit zakonisht ka qenë në Britaninë e Madhe, por… unë e bëra atë me Arabinë Saudite herën e fundit, sepse ata ranë dakord të shpenzonin 450 miliardë dollarë për të blerë prodhimet tona”, u tha Presidenti Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Nëse Arabia Saudite do të donte të blinte 450 miliardë dollarë ose 500 miliardë dollarë të tjerë – le ta rrisim pak për shkak të gjithë këtij inflacioni – mendoj se ndoshta do të shkoja”.

Në lidhje me një udhëtim të mundshëm në Arabinë Saudite, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u tha gazetarëve të enjten se: “Nuk jam në dijeni të ndonjë plani, në këtë kohë”.

Pas vizitës së Presidentit Trump në vitin 2017 në mbretërinë saudite, filloi një bojkot njëvjeçar ndaj Katarit nga katër vende arabe, përfshirë nga vetë Arabia Saudite.

Presidenti Trump mbajti marrëdhënie të ngushta me Arabinë Saudite, edhe pasi Princi Mohammed u përfshi në vitin 2018 në vrasjen dhe copëtimin e trupit të bashkëpunëtorit të gazetës Washington Post, Jamal Khashoggi, në Stamboll. Mbretëria gjithashtu ishte angazhuar prej vitesh në bisedime me administratën e ish-Presidentit Biden për një marrëveshje më të gjerë për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin, në këmbim të garancive amerikane për mbrojtjen dhe formave të tjera të mbështetjes.

Premtimi prej 600 miliardë dollarësh, shifër që ia kalon produktit të brendshëm bruto të shumë vendeve, vjen ndërsa Mbretëria Saudite përballet me problemet e saj buxhetore. Çmimet globale të naftës mbeten të ulta, vite pas pikës kulmore të pandemisë së koronavirusit, duke ndikuar tek të ardhurat e mbretërisë.

Ndërkohë, Princi Mohammed gjithashtu dëshiron ta vazhdojë projektin e tij prej 500 miliardë dollarësh për ndërtimin e qytetit të ri NEOM, në shkretëtirën perëndimore të Arabisë Saudite, pranë Detit të Kuq. Mbretëria saudite duhet gjithashtu të ndërtojë stadiume dhe infrastrukturë të re, me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, përpara se të organizojë Kupën e Botës FIFA 2034./VOA

Preç Zogaj: Pse Trump do ta mbështesë Ramën më fuqishëm se sa Biden, përgatiti historinë e Sazanit

Analisti Preç Zogaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se administrata e re republikane do ta mbështesë kryeministrin Edi Rama akoma më shumë se paraardhësit demokratë.

Zogaj tha se Rama e ka pritur fitoren e Trump dhe është përgatitur për të.

“Të njëjta gjëra ka thënë edhe presidenti Bush i Riu. Republikanët në tërësi, para se të fillojnë ta ushtrojnë pushtetin, i mëshojnë shumë izolacionizmit. Në Kosovë ka qenë shqetësuese për ne, kur trupat e KFOR-it ishin ende dhe në SHBA bëheshin mitingje: Ç’duan ushtarët në një vend të tillë të humbur?

Por unë do të them se është forca e ngjarjeve që e shtyn Amerikën drejt protagonizmit. Amerika është bërë e madhe në hapje dhe jo në mbyllje. Ky po premton gjëra që nuk do t’i bëjë. Por ditë pas dite do të përballet me real-politikën. Do të futet politika amerikane me të rejat që sjellë ajo, në hullinë e vet. Biden krijoi aleancën e vendeve demokratike. Në Shqipëri shoh se ka keqkuptime të mëdha. Këtu janë gëzuar të gjithë, Rama ka pritur fitoren e Trump.

Unë kam thënë që Rama është përgatitur me disa gjeste. Ka përgatitur historinë e Sazanit, ka sfiduar Blinkenin mu në Tiranë. Ka lidhur miqësi me Melonin dhe Orbanin. Aleanca më prezente në botë është eminenca e autokratëve. Rama ka pasur shumë probleme po të  fitonin demokratët. Ai nuk është i sigurtë a do t’i prijë fushatës. Ai është gëzuar se fitoi Trump. PD nga ana tjetër pret një angazhim dhe një akt. Të dy palët konkurrojnë në gëzimin dhe harenë e tyre për fitoren e Trump.

Do ta mbështesin më fuqishëm seç e mbështetën demokratët.

Sa i përket non gratës, këta që kanë qenë në Amerikë të sjellin një idicie. Njerëzit aty kanë marrë pushtetin, ka njerëz që dinë diçka. Berisha do të kërkojë t’i hiqet non grata. Ndoshta do t’i hiqet, por këta diçka duhet të dinë dhe të thonë”, tha Zogaj.

“U kam dalë të gjithëve me shpatë për të”, Egli, e zhgënjyer me Gjestin: Jam përfshirë aq shumë se e kam besuar, por…

Egli është shprehur e zhgënjyer me sjelljen e Gjestit ndaj saj.

Në një bisedë me Berndardin, banorja u shpreh se ka dalë kundër trë gjithëve për Gjestin, por kur i fundit ka shfaqur veprime dhe sjellje, që nuk i pëlqejnë.

Pjesë nga biseda:

Egli: Unë dje kam qenë duke bërë reality check. Jam shumë e mërzitur, kjo është një nga arsyet. Po filloj të kuptoj shumë gjeste, shumë veprime, s’më pëlqejnë.

Bernardi: Ke qenë në eufori të gjërave, tani nuk je. Mblidhe mendjen, merr një vendim dhe vepro!

Egli: Kur unë vij, ti ikën (flet për Gjestin), kur të them çfarë ke, të më kthehesh sikur çfarë po të bëj. Më thua dua të rri vetëm dhe pas dy minutash, të shoh duke ndenjur me njerëz. Pastaj vjen, më futesh në krevat… lojë? Fake? Po pse mua?

Bernardi: Nuk është aq kollaj ta gjesh…

Egli: Si mund ta besoj kur thotë unë nuk luaj me ty, kur ai është këtu për të luajtur? Unë e kam besuar dhe prandaj jam përfshirë aq shumë. U kam dalë të gjithëve me shpatë të madhe për të.

Floriana Garo dhe Silvi Bardhi kandidate për deputete me PD-në

Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka zbuluar se ajo dhe Silvi Bardhi do të kandidojnë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, Garo shprehu kënaqësinë e saj për marrëdhënien e shkëlqyer me partinë dhe kolegët e saj të punës.

Sa i përket disa spekulimeve ndaj marrëdhënieve të brendshme, Garo sqaroi se marrdhënie e tyre brenda PD-së është shumë e mirë.

Partia Demokratike ka deklaruar se do t’i zgjedhë kandidatët për deputetë përmes procesit të “primareve”.

“Unë jam shumë e kënaqur nga Partia Demokratike, kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njeri-tjetrin. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Alfred Lelën dhe me Silvi Bardhin, e cila po ju them që do të jetë kandidate primare në zonën e Elbasanit.

Edhe unë gjithashtu do të jem pjesë e listës, pastaj nëse jemi apo nuk jemi, këtë e vendosin qytetarët.

Sa i përket deklaratave për shtyp, është një misk mes meje dhe Lelës, por që në fund për publikimin “ok” e jep Sali Berisha”, tha Garo.

Ajo ka komentuar dhe vendimin e SHBA-së për shpalljen non-grata të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në vitin 2021.

Garo ka shprehur besimin se ky vendim do të hiqet.

Zëdhënësja e PD ka shtuar se Sali Berisha ka lidhje me administratën e presidentit Donald Trump, dhe se kjo mund të ndikojë në një përmirësim të marrëdhënieve me SHBA-në.

“Non-grata e Sali Berishës do të hiqet, por unë besoj që jo vetëm për Sali Berishën, por për të gjithë ata me të njëjtin vendim. Doktor Sali Berisha ka lidhjet e tij me administratën e Donald Trump.

PD-ja do të ketë marrëdhënie të mrekullueshme me SHBA-në, sidomos tani që u inaugurua Donald Trump.

Dhe nëse do të flasim për një shenjë që tregon këtë përmirësim të marrëdhënieve, është fakti se, edhe pse me të gjitha ata urdhra ekzekutiv që po e shkundin administratën, do ta shikoni që do të përkthehet shumë shpejt në Shqipëri.

Sa i përket non-gratës, nuk ka asnjë fakt apo provë dhe të gjithë e dinë që ishte hap për të goditur opozitën, bashkë me ambasadoren Yuri Kim”- tha Garo.

Urdhri i Trump/ Mbeten në Shqipëri refugjatët afganët që solli SHBA

Afganët e mbetur në Shqipëri që pas tërheqjes së amerikanëve nga Afganistani para 4 vitesh nuk do të mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara për një afat të pacaktuar.

Mes dhjetëra urdhërave ekzekutivë të nënshkruar nga Donald Trump në ditën e parë të Presidencës së tij është edhe ai për pezullimin e fluturimeve të avionëve që tërheqin në Shtetet e Bashkuara, afganët të morën arratinë nga vendi i tyre në Gusht 2021 për t’i shpëtuar përndjekjes si bashkëpunëtorë të amerikanëve, nga regjimi i sapoinstaluar i talebanëve.

Sipas CNN, urdhri ekzekutiv i Trumpit kërcënon të ardhmen e refugjatëve afganë që ndihmuan Shtetet e Bashkuara.

“Afganët që morën arratinë për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve i bëjnë thirrje Trumpit të heqë pezullimin e programit të refugjatëve”, shkruan Associated Press.

Ndërsa Fox News shkruan se “Urdhri i Trump le në harresë mijëra aleatë afganë që presin shpërnguljen në SHBA”.

Urdhri ekzekutiv ka një afat 90-ditor, por fati i tyre është i paqartë nisur edhe nga qasja e ashpër e Trampit ndaj emigrantëve.

Ministria e Jashtme Shqiptare, duke iu përgjigjur interesit të Televizionit Klan, shpjegoi se aktualisht në Shqipëri ndodhen vetëm imigrantë afganë që kanë marrë viza të posaçme për imigrantët, të cilët janë në një periudhë tranziti dhe qëndrojnë në vend për një kohë të kufizuar.

Ata qëndrojnë për një periudhë mesatare deri në 23 ditë, para se të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara. Numri i saktë i afganëve të mbetur në Shqipëri nuk bëhet i ditur. Pezullimi me afat 90-ditor prek drejtpërdrejt 1800 afganë, në listë për t’u tërhequr në Shtetet e Bashkuara gjatë këtyre 3 muajve.

Në vende të ndryshme të botës, në pritje janë në total 30 mijë. Shumica dërrmuese ndodhen në Pakistanin fqinj, ku gjetën strehë pasi morën arratinë nga talebanët. Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara janë shpërngulur 180 mijë.

Rama takohet me Alex Soros në Davos, djali i miliarderit amerikan thumbon me shprehjen: Këtu Shqipëria e para, sepse…

Kryeministir Edi Rama është takuar me Alex Soros, djalin e miliarderit amerikan George Soros, në Davos të Zvicrës, aty ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Alex Soros ka ndarë në rrjetin social “X” disa fotografi ku në një prej tyre shfaqet krah kryeministrit Rama, i cili edhe këtë herë nuk ka hequr dorë nga veshja e “çuditshme”.

Soros, i cili është trashëgimtari i organizatave të babait të tij, duket se thumbon republikanët me shprehjen e famshme “Amerika e para”, duke thënë se në këtë rast është “Shqipëria e para”, sipas rendit alfabetik.

“Sërish në Davos, Zvicër për Forumin Ekonomik Boteror ku eshte Shqipëria e para, sepse gjërat shkojnë sipas rendit alfabetik”, shkruan ai.

https://x.com/AlexanderSoros/status/1882464244106756542?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1882464244106756542%7Ctwgr%5E9daa36386f47de49d9e51c611b6bd296ad0dd206%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Frama-takohet-me-alex-soros-ne-davos-djali-i-miliarderit-amerikan-thumbo-i83879

“Nuk po ndjeja këmbët”, Ledjona flet për aksidentin e rëndë që pësoi në Dibër me motor bore

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Ledjona Xheladinaj, ka ndarë një histori të dhimbshme dhe traumatike në programin Live From Tirana në Top Albania Radio. Ajo ka folur për aksidentin që i ndodhi pak kohë më parë, duke rrëfyer momentet e frikshme të një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja shumë të rënda.

Ledjona ka treguar se gjatë një udhëtimi me motor nëpër dëborë në Dibër, ajo ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Dëmtimet që ka pësuar në shtyllën kurrizore e bënë të mendonte se mund të paralizohej. Për fat, ajo e ka kaluar këtë moment të vështirë, por ka theksuar se kjo përvojë ka qenë një ndodhi që e ka lënë të tronditur dhe që i ka kujtuar rrezikun që mund të sjellë një aksident i tillë.

“Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizova se nuk po ndieja këmbët.

Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time. Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve”. Ledjona, ka folur edhe për lidhjen e saj, ndonëse pa dhënë shumë detaje.

Nuk e fal gjakun e djalit! Babai i 3 vjeçarit të dhυ nύar i ndodh e keqja nga familja e edukatores (video)

Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit “Gledis” nga edukatorja Rudina Gërdani, tashmë e shpallur në kërkim, ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania.

Ai ka treguar gjithë ngjarjen se si e mësoi se djali i tij ishte dhunuar e deri te denoncimi, por ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se pasi ka bërë denoncimin, atij i janë bërë kërcënime që ta lërë në heshtje këtë ngjarje.

“Do shihemi ndryshe bashkë”, këto janë fjalët me të cilat sipas Lorencit bashkëshorti i edukatores e ka kërcënuar. Megjithatë Lorenci shprehet se nuk mund ta falë gjakun e djalit të tij, ndaj është i vendosur që çështjen e Priamit 3-vjeçar ta çoj deri në fund.

“Edukatorja e ka marr vesh, më kanë telefonaur, më kanë bërë presion, burri i vetë më ka thënë mos ik në polici se e zgjidhim ndryshe. unë i kam thënë nuk zgjidh për fëmijën tim asgjë kështu i thash. Ai më tha “do shihemi ndryshe bashkë”, “Si të duash shihemi i thash”. Kam shkuar në komisariat mbrëmë.

Bera kallëzimin e çdo gjë ka qenë në rregull. Nëpërmjet kërkimeve të mia personale mora vesh që edukatorja nuk është paraqitur në Komisariat. Sot shkova prapë te komisariati, te oficeri i policisë kam bërë një kallëzim tjetër sepse më kanë bërë prapë presion njerëzit e saj. Unë dua të them që unë nuk trembem.

Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”,-tha Lorenc Rrapa.

VIDEO

‘Gripi nuk fal’/ Ylli Merja: Ju tregoj si të kuroni gripin dhe virozat pa ilaça, trajtimi hap pas hapi

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë vërejmë shtim të komplikacioneve shëndetësore si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, në vend po qarkullojnë viruse gripale të ndryshme. Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dhe bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut.

Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre. Gjatë këtyre ditëve, ku virozat e stinës po prekin këdo, të gjithë kemi nevojë në rradhë të parë për të forcuar imunitetin dhe të mbrojmë familjarët tanë. Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar.

Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni. Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga ‘mjetet’ tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon bimët më të mira antivirale dhe disa receta natyrale për virozat, për forcimin e sistemit imunitar, për ftohjet dhe inflamacionet në trup, për trajtimin e kollës, grykëve dhe temperaturës.

“Shkaktarët e virozave janë rinoviruset, viruset e gripit, koronaviruset sezonale, adenoviruset, virusi Paramyxoviridae ku bën pjesë fruthi, virusi sincicial respirator (RSV), virusi i gripit Human Metapneumovirus (HMPV)” thekson Merja në fillim të bisedës duke vijuar me faktorët që ndihmojnë përhapjen e viruseve, të cilat janë: temperaturat e ulëta, lagështia ajrore e lartë dhe qendrimi në ambjente të mbyllura.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, kategoritë më të riskuara janë fëmijët deri në 5 vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç, gratë shtatëzëna dhe lehonat, individët me imunitet të dobët, personat me sëmundje kronike si astma, tensioni, diabeti apo personat me probleme në mëlçi.

Simptomat kryesore që shfaq organizmi gjatë virozave janë:

– Temperaturë e lehtë në ngritje deri në 38.5°C

– Kollë e thatë, djegie fyti, tështitje, dhimbje gryke

– Sekrecione nga hundët, hundë të bllokuara

– Lodhje dhe dobësi fizike

– Dhimbje koke, dhimbje muskujsh

– Në raste të rënda komplikime në frymëmarrje, pagjumësi, tension, rritje diabeti

“Eshtë shumë e rëndësishme që në rradhë të parë virozat të parandalohen duke mbajtur një higjienë personale, duke qëndruar larg njëri-tjetrit, duke patur kujdes në kollitje apo tështima, duke shmangur kontaktet me persona të sëmurë si dhe më thelbësorja duke forcuar imunitetin dhe duke përdorur gjatë stinës së virozave bimë antivirale dhe vajra bimore”, thekson Merja.

Trajtimi alternativ i virozave, hap pas hapi:

– Rrisni rezistencën e trupit, shtoni antioksidantët dhe flavonoidet: samza merret 1 lugë kafe në ditë; trëndafili i shkëmbit, falë vitaminës C, A, betacaroten dhe flavonoidet janë luftëtarët më të mëdhenj që trupi përfiton për vrasjen e virozave dhe largimin e radikaleve të lira. Trëndafili i egër, përmban vitaminë C, A, E, rifreskon dhe rigjeneron, ndërsa hudhra, qepa, xhinxheri, jamballi janë vrasës të viruseve dhe baktereve, gjithashtu piperi i zi, rigoni e karafili

– Pini çaj me 1 lç rigon, 10-12 kokrra piper të zi, 3-4 karafila në 200 ml ujë (pihen 2-3 gota në ditë pas buke)

– Konsumoni mjaltin shumëlulesh, është antiviral dhe antibakterial

– Përdorni uthullën e mollës, ul temperaturën e lartë, mund të vendosen napa me uthull në ballë dhe në bark; mund të lyeni trupin me uthull molle në raportin 50 ml uthull +25 ml ujë

– Propolisi i bletës ose propolis me rigon pihet 3×10 pika në ditë pas buke

– Antiseptiku bimor, sprucohet një garzë ose duart me 6-7 sprucime dhe vendoset garza ose duart në hundë për 3-4 minuta; spruconi antiseptikun në gojë 2-3 sprucime (këto bëhen 3-4 herë gjatë ditës)

– Ekstrakti balsamik pihet 2-3 lugë kafe në ditë para buke; lyhet gjoksi, brinjët, shpina me antiseptikun dhe ekstraktin balsamik

Nëse ka kollë personi, tregon Merja, veprojmë kështu: grini së bashku 1 qepë të kuqe dhe një copë xhinxhër, 100 – 120 gr. I hedhim në një vazo, shtojmë 1 lugë gjelle jamball dhe 5-6 lugë gjelle me mjaltë. Trazojeni mirë dhe hani 2-3 lugë supë në ditë pas buke. Gjithashtu ngrohim në tigan 5-6 lugë gjelle kripë të zezë dhe 7-8 të verdha veze, përgatisim një maskë të ngrohtë të cilën e vendosim në trup: gjoks, brinjë dhe shpinë. Veshim mbi të një bluzë me mëngë të shkurtra, e mbajmë gjithë natën dhe në mëngjes shkundim kripën, ndërsa trupin e lajmë në darkë.

Në rast bllokimi të hundëve, këshillon Merja, vendosni vaj dafine në hundë 2×2 pika; pini 2×3 pika vaj dafine në ditë pas buke ose vaj ekualipsi 3×2 pika në ditë. Ndërsa për dhimbjet e kyçeve, lyeni kyçet 1 herë në ditë me vajin ose kremin Reumer.

“Shumë i rëndësishëm është dhe ushqimi që ne konsumojmë sidomos gjatë një gjendje gripale apo një viroze. Ushqimet më të pëlqyeshme dhe më të mira janë supërat sidomos supa e pulës, konsumimi i sa më shumë perimeve, i qepës dhe hudhrës; konsumimi i frutave të stinës si portokalli, limoni, mandarina”, nënvizon biofarmacisti Ylli Merja.

Në fund të bisedës, Merja ndalet dhe në kujdesin e shtuar dhe në trajtimin e fëmijëve me virozë:

– Lyeni trupin me uthull molle 30ml dhe ujë 10ml

– Çaj antiviral, i japim të pijë 3-4 filxhanë kafeje në ditë para ose pas buke

– Hedhim në çdo filxhan çaji nga 3-4 ose 5-6 pika propolis me rigon

– Antiseptikun e përdorim 3-4 herë në ditë

– Ekstrakt balsamik, për zbutje fyti i japim 2-3 lugë kafe në ditë pas buke pas çajit, ndërsa në darkë i lyejmë trupin me ekstraktin balsamik

– Në rast të bllokimit të hundëve vendosni vaj dafine nga 1-2 pika dhe lyeni gjoksin me 3-4 pika vaj dafine

– Në supë ose gjellë shtoni rigon, piper, karafil si erëza të zakonshme.