Publikohet VIDEO, si i mituri dh. unohet nga edukatorja në Tiranë

Ky është momenti kur një fëmijë i mitur dhunohet nga edukatorja e tij në ambientet e kopshtit privat “Gledis” në zonën e Astirit në Tiranë.

Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së kopshtit, ku siç mund të shihet, ngjarja ndodh në prezencë të fëmijëve të tjerë.

Fillimisht edukatorja 46-vjeçare, tashmë e identifikuar nga policia si Rudina Gërdani, shfaqet teksa i bën foto të miturit.

Më pas ajo afrohet pranë tij dhe e godet me shpullë në fytyrë. I mituri shihet se më pas qëndron i trembur.

Video Player

00:00

00:56

46-vjeçarja është denoncuar në polici nga babai i një tjetër fëmije, vetëm 3 vjeç, i dhunuar nga e njëjta edukatore.

Ka qenë djali i tij që i ka rrëfyer dhunën dhe me hapjen e kamerave të sigurisë u konstatuan edhe rastet e tjera.

Menjëherë pas këtij kallëzimi, policia ka shkuar për të marrë në pyetje edukatoren e kopshtit, por ajo nuk është gjendur.

Në këto kushte uniformat blu e kanë shpallur atë në kërkim.

Kjo është edukatorja që i bëri foto dhe më pas dh unoi fëmijën në kopësht (FOTO-EMRI)

Rudina Gërdani është edukatorja e cila u filmua duke dhunuar në kopështin privat “Gledis” një të mitur, pak pasi i bëri një foto për ta postuar në rrjetet sociale të kopështit.

Ajo është shpallur në kërkim nga policia, pas denoncimit që i bëri babai i të miturit.

Nga pamjet dukej që edukatorja, pasi i bënte një foto për ta postuar në rrjetet sociale e qëllonte me shuplakë dy herë fëmijën e mitur.

Babai i Priamit ka deklaruar se është kërcënuar nga familjarë të edukatores, por ai është i vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes.

Kundër apo pro lidhjes? Familjarët e Eglit dërgojnë “mesazhin” e papritur ndaj banorëve

Egli dhe Gjesti edhe pse nuk janë deklaruar ende se janë çift, kalojnë shumë kohë me njeri-tjetrin dhe Egli ka qenë ajo që ka shprehur e para pëlqimin për Gjestin.

Familjarët e dy banorëve të BBVA kanë reaguar në rrjete sociale duke dhënë një mesazh të qartë për publikun.

Nga njëra anë, familjarët e Eglit kanë publikuar disa pamje teksa duket Egli dhe Gjesti duke biseduar deri në orët e hershme të mëngjesit.
Në formë shakaje ata kanë bërë të dituar se janë në përkrahje të vajzës së tyre dhe vendimet që ajo merr.

Po ashtu edhe familjarët e Gjestit kanë publikuar një foto të Gjestit dhe Eglit ku shihen nën përqafimin e njëri tjetrit.

E paprecedentë/ Eskalon deri në ρërρlasje fiz. ike debati mes Gjestit dhe Loredanës në BBVA (Video)

Një nga momentet më të tensionuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania ka ndodhur mes reperit Gjesti dhe modeles Loredana, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Debati mes tyre ka shpërthyer në një moment kur tensionet brenda shtëpisë ishin të dukshme, duke shkaktuar një përplasje të fortë mes dy banorëve.

Ky incident ka ngjallur shumë reagime nga fansat, duke e bërë një prej ngjarjeve më të komentuar në këtë sezon.

Edhe pse Big Brother ka ofruar shumë ngjarje interesante, ky konflikt ka mbetur ndër më tërheqësit për shikuesit, duke krijuar edhe një atmosferë mjaft dramatike mes dy personazheve.

Të gjitha këto momente janë pasqyruar në ekranet e shikuesve, që nuk kanë hezituar të shprehin mendimet dhe reagimet e tyre për ngjarjet që ndodhin në shtëpi.

Sipas pamjeve, situata eskaloi kur Loredana tentoi të merrte cigaret nga duar e Gjestit, një veprim që nuk u prit mirë nga reperi. Ai reagoi menjëherë duke i kërkuar asaj të shmangte prehjen e tij fizike, duke i thënë në mënyrë të prerë: “Mos më prek me dorë”.

TikTok nuk do mbyllet! Kompania kineze shpjegon variantin e saj për bisedën me kryeministrin Rama

Për herë të parë kompania Tik Tok jep varantin e saj se çfarë biseduar me kryeministrin Edi Rama në Davos pas vendit të qeverisë shqiptare për ta mbyllur këtë platformë.

AFP thotë se burime nga kompania TikTok i thanë se “”ishte një takim konstruktiv me marrëveshje për të punuar me qeverinë për të adresuar çdo shqetësim”.

Megjithatë agjencia franceze nuk jep detaje të tjera për terma konkret të kësaj marrëveshje të cituar në shkrim.

Më tej në artikull citohet komenti kryeministrit Edi Rama pas takimit që ai zhvilloi dy ditë më parë gjatë samitit të Davosit me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë & Politikën Publike të TikTokut për Europën.

Kryeministri Edi Rama tha se në takim shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë.

AFP thonë në shkrim se pas diskutimeve me Christine Grahn, një nga zyrtarët më të lartë të TikTok në Evropë, sugjeroi që një ndryshim i politikës ishte i mundur.

Qëndrimet me kryeministrit Rama në Davos AFP i komenton si një “kthesë e dukshme e Ramës dy ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një dekret për pezullimin për 75 ditë të ndalimit të TikTok, pronarët e të cilit janë urdhëruar nga Kongresi amerikan të shesin platformën ose ta shohin atë përfundimisht të ndaluar në Amerike.

Arjan Çani bën deklaratën e fortë:”Bleona Qeretin nuk e duroja dot, bëja teatër”

Arian Çani ka komentuar së fundmi inagurimin e Donald Trump si dhe personazhet VIP të cilët morën pjesë në ceremoni. Në emisionin DEKALOG me Roland Qafoku, gazetari ka folur mbi një fotografi të Bleona Qeretit të postuar nga vetë ajo, krah Richard Grenell duke shkuar në festën e inagurimit.

Jo vetëm kaq, por Çani ka zbuluar se ndër vite kurrë nuk ka shkuar mirë me Bleonën dhe puthjet, përqafimet në emisionin e tij kanë qenë një teatër i madh për të mashtruar njerëzit.

rjan Çani: Nuk e kam mike fare unë Bleona QeretinRoland Qafoku: Ti e ke pasur në emision, e ke përqafuar e ke puthur, çar si ke bërë.Arjan Çani: Ishte teatër, unë nuk e duroja dot fare. Pas një sherri të madh, ishte teatër për të gënjyer njerëzit.Roland Qafoku: Bleona Qereti dhe Richard Grenell në ceremoninë e Presidentit të SHBA, Donald Trump.Arjan Çani: Mos ia fut kot. Ajo njihet me këta. E zonja është si i bën miq këta, çfarë iu premton se kjo nuk është as goc e re që të thuash se këta çuditen pas kësaj. Kjo po bëhet 50 vjeç.Këta janë mashtusë, rreth Trump, vetëm të kapin një foto. Mbetet, dhe kur e mendon se ka njerëz që i besojnë. Ajo mund të jetë në hollin e hotelit, mbase nuk e ka takuar, maksimumi pi një gotë atje.

Keni plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti në 5 ditët në vijim, ç’do ndodhë me temperaturat dhe reshjet

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit për 5 ditët në vijim në vendin tonë.

Porja tha se dita e premte do të sjellë një rritje temperaturash, me maksimumin që do të shkojë në 20 gradë celcius.

Ajo shtoi se prezenca e reshjeve do të jetë krejt e pakët në zona të izoluara të vendit, kryesisht në skajin veri-perëndimor.

Meteorologia tha gjithashtu se dita e hënë dhe e marta do të sjellin reshjet e shiut me intensitet mesatar në vend dhe ato të dëborës në lartësitë mbi 900 metra.

“Sot reshje të pakta në veri dhe veri-perëndim të territorit shqiptar. Ndërkohë pjesa tjetër dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë do të mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare. Termometri ka shënuar rritje në mëngjes.

Një rritje me rreth 2 gradë pritet sot në mesditë. Rritet maksimumi në 19 gradë celcius. Por çfarë do të ndodhë në 5 ditët në vijim? E premtja sjell një rritje temperaturash me maksimumin që ngjitet në 20 gradë celcius.

Po ashtu në orët e mëngjesit ne kemi një rritje me 1 gradë në zonat malore. Do të kemi prezencë të reshjeve krejt të pakta, kryesisht në skajin veri-perëndimor të territorit shqiptar. E shtuna dhe e djela vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Vranësira më të dukshme do të ketë veriu dhe veri-lindja e vendit. Shumë të pakta vranësirat në pjesën tjetër të Shqipërisë. Është dita e martë që sjell një rritje të vlerave termike në mëngjes dhe në mesditë. Mesditën e të martës presim reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa reshjet e dëborës do të shfaqen në lartësitë mbi 900 metër”, tha meteorologia Porja. (A2 Televizion)

“Grup i strukturuar kriminal”, SPAK kërkon dënimin e ish-shoferit të Ardi Veliut dhe familjarëve të tij

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u zhvillua këtë të mërkrurë seanca gjyqësore ndaj Sokol Idrizajt dhe familjes së tij

SPAK kërkoi dënimin ish-shoferit të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy vajzat.

E gjithë familja është vënë nën akuzë nga SPAK për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Idrizaj hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se mediat kishin abuzuar me rastin, duke shpifur dhe baltosur emrin e tij dhe të familjes.

“Edhe në kohën e komunizmit, një familje e tërë nuk është futur në burg,” deklaroi Idrizaj. Ai shtoi se rrobat e sjellura nga Franca nga vajza e tij janë vërtetuar nga shteti francez si të ligjshme dhe nuk janë të vjedhura. “Nuk mund të akuzohemi për fshehje të të ardhurash në vlerën e miliona lekëve, kur jetoj në një shtëpi me çati llamarine,” shtoi ai.

Avokati i Idrizaj, Ardian Visha, e cilësoi ngritjen e akuzës si një veprim të paprecedentë, duke theksuar se Prokuroria ka vepruar me tepër zell për të ngritur akuza ndaj një familjeje të tërë. Ai gjithashtu theksoi se Sokol Idrizaj ka një karrierë 35-vjeçare në polici dhe është i pajisur me certifikatë sigurie. Visha sugjeroi se kjo çështje është fryrë mediatikisht, për shkak se Idrizaj ka shërbyer si shofer i Ardi Veliut.

Gruaja e Sokolit, Elda Idrizaj, shprehu dëshpërimin e saj për këtë situatë, duke thënë: “U bëra gjyshe në burg, ne jemi një familje e rregullt. Vajza ime sillte rroba për ti shitur online me qëllimin për të siguruar disa të ardhura shtesë. Na është shkatërruar jeta nga kjo histori. Ç’lidhje kemi ne me grupin e strukturuar kriminal?”

Vajza e Sokolit, Egi Idrizaj, e cila është gjithashtu e akuzuar, theksoi se nëse do të kishte ditur që do të përfundonte në këtë situatë për një faqe online shitjesh, nuk do të kishte hyrë në këtë veprim. Ajo shtoi se prokuroria kërkon 10 vjet burg për të, ndërkohë që ajo është nënë e një djali një vjeç.

Vajza tjetër e Sokolit, Bora Idrizaj, shprehu pasigurinë dhe trauma që ka shkaktuar kjo histori në jetën e saj: “Nga kjo histori kam mbetur pa punë, na është shkaktuar një traumë të madhe, jam vetëm 22 vjeç.”

Grupi ku bënte pjesë Sokol Idrizaj, gruaja e tij dhe dy vajzat, por dhe persona të tjerë akuzohet se transportonin nga Franca në Shqipëri, bizhuteri të vjedhura dhe dhe mallra kontrabandë që kapin vlerën e rreth 2.8 mln euro.

Më pas sendet e vjedhura dhe të kontrabanduara tregtoheshin në Shqipëri përmes faqeve online.

E rëndë në “BBV”, G Bani i drejtohet Rozanës: “Ik pyet ma. min tënd, gojë h*le…”

Debat i ashpër mes G Banit dhe Rozanës. Rozana i thotë se je ngritur që në mëngjes duke sharë Valbonën. G Bani i thotë

Çfarë tha Valbona që ka të drejtë?

Rozana: Je 40 e kusur vjeç, mba koherencë se le nam.
G Bani: Ti je skizofrene. O gojë hale mos ma përmend mamin. Pyet mamin tënd, legene.

Rozana:Mua më ka vdekur mami, nuk e pyes dot.

Danja:Mos u merrni me ato që kanë vdekur. Më ka vdekur vet mami dhe e di se çfarë dhimbje është. “E mbylla me burrat, do bëhem lesbike tani…”
G Bani: Mua mamin nuk ma përmend njeri. Nuk ka shanse ta bëj njeri.