“Jemi ngujuar si fis”/ Vr. asja në Dragoç, babai i autorit: Në 12 të natës më erdhën në shtëpi e më treguan videot e vajzës

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes.

Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak se dy djemtë, Arjoni dhe Klismani, akuzohen për vrasjen e fqinjit të tyre, Ramazan Matajt. Kryefamiljari Rrustem Hasaj, tregon se familja me 4 fëmijë të mitur nuk ka asnjë forcë punëtore dhe as të ardhura.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai tregon sesi vajzës së tij iu prishën dy martesa për shkak të viktimës.

“15 ditë kanë qenë terr për familjen time. Jemi të ngujuar, nusja bashkë me 4 fëmijë. I gjithë fisi jemi të ngujuar. As për të marrë një kafe për vete nuk dalin. Nuk kanë shkuar në shkollë, nuk mund t’i çoj se gjaknxehtësi është. Nuk kemi dal askund prej 15 ditësh. Faleminderit i respektoj disa shokë që më kanë sjellë një kafshatë bukë, nuk mi kanë lënë fëmijët pa bukë.

Fati ynë është në dorë të zotit, skam as rrogë as ndihmë as pension. Fëmijët nuk e dinë çfarë ka ndodhur, mendojnë se të atin e kanë jashtë shtetit. Vajza është 8 vjeçe ke kupton. Zoti në qiell e di si do të përfundojë. Për rastin në fjalë nuk është diskutuar, vetëm dy herë. Nuk më kanë sqaruar gjë, janë shumë të prekur për atë që ka ndodh por shprehja e tyre është se na ka mundur e keqja.

Unë nuk i kam ditur çfarë ka ndodhur. Kjo punë mosmarrveshje ka 6 vite. Unë kam qenë para 4 vitesh në dijeni, vajza ime është ndarë nga dy burra për shkak të këtij personi. Familja e burrit të dytë më ka ardh në mes të natës në shtëpi më kanë treguar disa video të vajzës që unë nuk kam mundur t’i shoh. Ka 4 vite që ajo vajzë është larguar nga shtëpia.

Ai ka tentuar të futet edhe me zor në shtëpi, vajza ka bërtitur. Vajza e vogël ka bërë denoncim për përndjekjen që ka bërë. Është bërë shoqërimi i këtij personi, unë ja kam lënë shtetit në dorë. Dua drejtësi, dënimin ta marrin këta që kanë bërë krimin. Jam 60 vjeç dhe do rris dhe 4 fëmijët e djalit.

Më kanë thënë që vajza ka ikur në Francë, ka ndenjur një vit atje dhe ka ardhur në Shkodër dhe kanë nisur problemet sërish me këtë person. Për djalin e vogël bëj be në kish e në xhami që është i pafajshëm. Djali i madh e ka bërë vetë ngjarjen.

Djali ka bërë takime me viktimën dhe të vëllain, i ka thënë hiq dorë. Nga data 25 dhjetor deri më 4 janar, e ka porosit 5 herë këtë viktimën, kurse vëllain e ka porositur para se të ikte ai në Belgjikë.”-u shpreh Rustemi.

FOTO/ Përmbyset makina në Itali, humb jetën 18-vjeçari shqiptar dhe një maroken

Dy të rinjtë që humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik rrugor në Vignola të Italisë jetonin të dy në Marano sul Panaro, në provincën e Modenës. Një shoku i tretë, i cili udhëtonte me ta në të njëjtën makinë, ka mbetur i plagosur rëndë.

Idris Kreshpaj, vetëm 18 vjeç, i lindur në Pavullo dhe jetonte me familjen në Marano. Në të njëjtën ndërtesë banonte edhe Rida Sidrine, 24 vjeç, me origjinë marokene, por banues në qytetin kodrinor në provincën e Modenës. Dy djemtë ishin fqinjë dhe miq prej kohësh, siç raportohet nga Resto del Carlino.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo, në një rrugë të drejtë pranë kryqëzimit me via Beslan.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, makina në të cilën ndodheshin pesë djemtë, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me gardhin e një shtëpie.

Dinamika është ende duke u konstatuar, por nga gjetjet fillestare duket se nuk janë përfshirë automjete të tjera.

Publiku kërkon ndëshkim për Laertin që tha për Gjestin:”Derisa të çohet dikush ta ν rasi”

Banori i Big Brother Vip Albania 4, Laert Vasili ka bërë një deklaratë bombë dhe aspak njerëzore për Gjestin.

Teksa po bënte një bashkëbisedim me Danjën, kjo e fundit u ankua te Laerti për Gjestin pasi sipas saj, ai po i lë pa gjumë.

E Laerti ia ktheu “nuk ka zgjidhje deri dikush të çohet ta vrasi”.
Kjo bisedë ka qarkulluar kudo dhe publiku që e ndjek ka reaguar menjëherë ku në çdo video të postuar në faqen zyrtare të Instagramit BBVA,shihem komente ku presin ndëshkim për Laertin.
Do të reagojë produksioni apo do ta kalojë?

Iu νra djali teksa po e priste për të festuar, rrënqeth nëna: U nis në mëngjes për të më blerë tortën për ditëlindje

12 nëntori i vitit 2024 doli të jetë i trishtë për familjen Slivova nga Klina. Pasditën e kësaj dite u vranë Rexhep dhe Albison Slivova nga 19-vjeçari, Jon Hoti.

Rexhepi po këtë ditë kishte gëzim në familje, priste të festonte ditëlindjen e nënës së tij

Me mëngjes u nis për në Klinë, për t’ia blerë nënës së tij një tortë për ditëlindje me qëllim që në mbrëmje të festonte këtë ditë të veçantë, ashtu siç e organizonin përvit.

Por, pak orë më vonë ndodhi tragjedia.

Ditëlindja e nënës së Rexhepit u kthye në tragjedi, po atë ditë ajo mori lajmin e kobshëm, se djali i saj u vra tinëzisht nga një 19-vjeçar në Klinë.

Kryesi i kësaj vepre vazhdon të ndodhet ende në paraburgim.

Gert Ferra akuzon Laert Vasilin: Zure das hnore gruan e drejtorit të Teatrit

Aktori Gert Ferra i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother, pak javë më parë.

E ai tregoi se nga jashtë njeh vetëm aktorin tjetër, Laert Vasilin, të cilin e ka takuar edhe jashtë e u fol për një përplasje mes tyre.

Megjithëse tani ruajnë raporte të mira, duket se loja e Big Brother ka rikthyer përplasjet e së shkuarës.

Ka qenë Gerti ai që e ka akuzuar Laertin se kishte zënë dashnore gruan e drejtorit të Teatrit.

Vasili në anën tjetër u kundërpërgjigj: “S’ të vjen turp, thashethemexhi”.

Mbetet për t’u parë nëse ata do të sqarojnë këtë akuzë të rëndë dhe se si do të vijojë marrëdhënia e tyre.

Çfarë do të ndodhë me TikTok në Shqipëri?/ Rama takohet me përfaqësuesen e platformës në Davos

Kryeministri Edi Rama ka ndarë përmes një postimi në Facebook detaje nga takimi i tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka diskutuar me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok për Europën.

Rama theksoi shqetësimet që kanë çuar në vendimin për mbylljen e përkohshme të aksesit në TikTok nga Shqipëria dhe nënvizoi mundësitë për adresimin e këtyre çështjeve nga ana e kompanisë

“Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive,” shkroi Rama, duke theksuar se gjatë bisedës u vendosën disa pika bashkëpunimi për javët dhe muajt e ardhshëm. Këto hapa synojnë të sigurojnë rihapjen e platformës në një periudhë të arsyeshme, por vetëm me garancitë e nevojshme. Kryeministri e mbylli mesazhin duke paralajmëruar se, nëse këto garanci nuk sigurohen, “jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë.”

“Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkroi Rama në Facebook.

“Zoti i shpëtoi jetën, kombi e zgjodhi President”- Betimi i Donald Trump, Berisha: Rikthimi i tij, një mrekulli!

Sali Berisha është shprehur se rikthimi i Donald Trump si president i SHBA-së është një mrekull

Kreu i PD-së deklaroi se Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump, ndërsa kombi i tij i madh e zgjodhi presidenti, për të shpëtuar SHBA, paqen dhe lirinë në botë.

Sali Berisha: Rikthimi i Donald Trump si presidenti i 47 i SHBA është rikthimi me votën e lirë, më i fuqishëm, më i jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit.

Rikthimi i presidentit Donald Trump ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan, por edhe për mbarë botën.

Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump dhe kombi i tij i madh e zgjodhi president për të shptuar SHBA, lirinë, paqen dhe sigurinë në botë.

Nga sot, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, fuqia e pakrahasueshme e SHBA, do të bëjë këtë vend, por edhe mbarë botën, më të lirë dhe më të sigurt.

Rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i SHBA, dhe jo vetëm i tyre, nga vërshimi politik, kulturor, social në politikën zyrtare të administratës amerikane i ekstremit të majtë marksist-leninist, dhe përtej marksist-sorosian, që me flamurin e censurës uoke kulture, dhe sulmin ndaj familjes dhe identitetit gjinor njerëzor, përbën një rrezik madhor për qytetërimin perëndimor dhe njerëzimin në tërësi.

Nga sot, me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, liria e fjalës dhe mendimit janë më të garantuara.

Trashëgimia dhe kultura tradicionale e kombeve, familja dhe identiteti njerëzor janë më të mbrojtura dhe më të sigurta se ndonjëherë më parë.

Kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë.

Shënon fundin e shndërrimit të fondacioneve të superspekulantit, kryekorrupturit dhe kryecensorit të planetit, Soros, de facto në ambasadën në hijie të SHBA, së bashku me diplomacinë zyrtare mbështetën axhendën e ekstremit të majtë, përfshi këtu shndërrimin e sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit të qeverive të majta, përdorimin e tij njëlloj si në SHBA për persekutimin, arrestimin dhe burgosjen e kundërshtarëve politikë konservatorë.

Mbështetën politikën e pajtimit me krimin, drogën dhe në rastin konkret ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

PD u përball këto vite me përpjekjet korruptive të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros kundër saj, me angazhimin direkt të diplomacisë së ndikuar nga Sorosi në persekutimin e udhëheqjes politike të kësaj partie, përpjekjen për shndërrimin e saj në fasadë-opozitë dhe asgjësimin e saj.

Por, me gjithë këto, PD qëndroi dhe është sot e vendosur të bashkpëunojë ngushtë me Partinë Republikane, administratën e presidentit Donald Trump për marrëdhëniet me të ngushta miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.

PD është shumë e inkurajuar nga zotimi i presidentit Donald Trump për të shpallur grupe terroriste të karteleve të drogës. Ky zotim është një mbështetje tejet e çmuar për qytetarët shqiptarë, që përjetojnë narkodiktaturën e Edi Ramës dhe klaneve rajonale e ndërkombëtare të drogës, me të cilat ai ndan pushtetin.

Duke përfunduar, PD si një partnere dhe mike e vërtetë e Partisë Republikane dhe SHBA që nga themelimi i saj, i dërgon sot presidentit të 47 të SHBA, Donald Trump, urimet më të përzemërta për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e vendosur e vizionare të SHBA në interesin më të mirë të vendit, udhëheqës të botës së lirë, miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën.

Nga fustani elegant te vallëzimi me Donald Trump, Zonja e Parë mahnit në ballon inauguruese presidenciale

Zonja e Parë ka mahnitur në ballon inauguruese presidenciale, teksa bërë një vallëzimi me Presidentin Donald Trump

Pasi bëri betimin më 20 janar, Melania iu bashkua bashkëshortit të saj në ballo duke lënë mbresa me fustanin elegant që kishte zgjedhur të vishte.

I thjeshtë, por mahnitës, futsani i Melania ishte pa rripa dhe i theksuar me disa rripa të zinj, duke mishëruar elegancën minimaliste.

Një choker i trashë i zi dhe flokët e saj të stiluara thjesht, ishte komplotuesi i look-ut të Zonjës së Parë.

Presidenti kishte veshur një kostum klasik me kostum të zi dhe papion.

Stresi “provokon” fort, refuzon t’ia japë dorën këtij banori (Video)

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, është rikthyer në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.

Ai do të qëndrojë për 24 orë me pesë finalistët teksa banorët iu gëzuan arritjes së tij në shtëpi.

Teksa Sara, Xuxi e Vullneti qëndronin në pishinë Stresi u përshëndet me dy finalistët por refuzoi t’ia jap dorën Vullnetit.

Stuhi e rrallë në SHBA, dëborë, erë e fortë dhe temperatura të acarta nga Teksasi deri në Florida

Një stuhi e rrallë dimri ka “pushtuar” sot shtetet jugore të SHBA-së përgjatë Gjirit të Meksikës, duke sjellë borë të dendur dhe erë të fortë, në një zonë ku fenomene të tilla moti janë të rralla, ndërkohë që shumica e pjesës tjetër të vendit mbetet nën temperatura të acarta

Ndërsa stuhia drejtohet në drejtim të lindjes, ekipet përkatëse kanë rihapur autostradat në Hjuston. Në qendër të qytetit, rrugët të mbuluara me borë, ishin pothuajse bosh gjatë mëngjesit.

Abigail Abrecht, një mësuese matematike në shkollën e mesme ‘Cypress Woods’ në Harris County, tha se autoritetet lokale kanë njoftuar se nuk do të ketë mësim sot dhe nesër të mërkurën.

“Kam gjashtë vjet që punoj në këtë shkollë në Teksas dhe kurrë nuk ka pasur mbyllje për shkak të motit, veçanërisht një stuhi dëbore,” tha mësuesja.

Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu në New Orleans, dhe deri në fund të ditës pritet që dëborë të arrijë deri në 20 centimetra, duke vendosur në këtë mënyrë një rekord të ri, duke thyer rekordin e vitit 1895.

Hera e fundit që në qytet ka pasur reshje dëbore ka qenë viti 2009, sipas Shërbimi Kombëtar i Shërbimit të Motit.

Stuhia pritet të prekë edhe Misisipin, Georgian dhe Floridën.
Në Alabama pritet që dëbora të arrije ëeri në 12.5 centimetra, gjë që nuk ka ndodhur në më shumë se 60 vjet.

Shërbimi i meteorologjik ka lëshuar një paralajmërim për stuhi të acartë për Teksasin juglindor dhe jugperëndimin e Luizianës.
Temperaturat pritet të bien nën zero në të gjithë rajonin.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të marrin masa për të shmangur ngricat dhe për të parandaluar ngrirjen e tubave të ujit në shtëpitë e tyre.

Parashikuesit paralajmërojnë gjithashtu se akulli dhe erërat e forta mund të pengojnë transportin ajror për disa ditë, apo edhe të shkulin pemët dhe të ndërpresin energjinë elektrike në vend.

Shërbimet publike u mbyllën në Atlanta dhe Montgomery, Alabama, dhe shumë shkolla anuluan mësimet.

Në veri pjesa më e madhe e SHBA-së lindore është duke përjetuar një stuhi të ftohti polar që pritet të zgjasë disa ditë.

Në Çikago, termometri tregoi -21 gradë Celsius, ndërsa pranë Grand Lake, Kolorado, u regjistrua një temperaturë prej -39 gradë, më e ulëta në të gjithë SHBA-në mëngjesin e sotëm.