Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 22 Janar 2025

Dashi

Do të kaloni nga një periudhë aspak e këndshme, në një tjetër ku nuk do ju mungojë shpirti i iniciativës. Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo gjë do të dyfishojë nismat interesante. Kush dëshiron të tregojë që është i zoti, mund ta bëjë fare mirë. Rikuperim parashikohet edhe në sferën sentimentale.

Demi

Parashikohet një ditë interesante sa i takon formës fizike, ku do të dukeni më së miri. Kush po mundohet të gjejë një zgjidhje, mundësitë janë të mëdha. Këshillohet që ti përballoni ditët qetësisht. Mund të ketë ndonjë vonesë të mundshme, ndaj bëni mirë të veproni me kujdes në gjithçka.

Binjakët

Nuk keni përjetuar momentin më të mirë sa i takon ndjenjave, ndoshta për shkak se raporti në çift ka qenë i komplikuar. Gjithçka ka të bëjë me njerëzit që ju rrethojnë, të cilët nuk janë të kënaqur, por edhe për shkak se mund të keni kaluar një ndarje. Megjithatë situata do të vijë drejt përmirësimit, ku do të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar. Mundësitë nuk do të mungojnë edhe për të rindërtuar historitë që mund të kenë pësuar krisje.

Gaforrja

Kërkohet pak më shumë vëmendje në punë, por edhe në raportin në çift. Veçanërisht kjo ka të bëjë me ata që kanë një aktivitet të tyren apo punojnë me një ortak, pasi ka ende gjëra të paqarta. Parashikohen mundësi të shumta zgjidhjeje.

Luani

Ky moment është mjaft i favorshëm për lumturinë tuaj. Ata të cilët së fundmi nuk arrinin të kënaqeshin, do të kenë mundësi për të përjetuar momente të këndshme. Mundohuni që të gjeni kohë vetëm për veten dhe të mos mendoni për pak çaste për punën.

Virgjëresha

Në këtë fazë të jetës tuaj, po jetoni disa situata vendimtare. Çdo gjë që ju propozoni zgjat shumë pak, gjë që ju bën të pyesni veten, nëse po bëni gjërat e duhur. Ditët në vijim do ju sjellin ndonjë këshillë më shumë se si të dilni nga kjo situatë.

Peshorja

Në këtë periudhë ndjeni nevojën për të përmbysur situatat që nuk ecin, por ndiheni të dekurajuar. Ata që kanë marrë një detyrë të rëndësishme, tashmë po kuptojnë se në fakt, ishte një mashtrim i madh. Mund të bëhet fjalë për një projekt apo çështje ekonomike.

Akrepi

Mërkuri do të ketë ndikim neutral në shenjën tuaj, ndaj vlerësoni më mirë situatat profesionale, të cilat janë vërtetë të rëndësishme. Jo çdo gjë mund të zgjidhet sa hap dhe mbyll sytë. Ka edhe nga ata që duhet të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme. Intuita do ju ndihmojë.

Shigjetari

Ka ardhur momenti që të mendoni lidhur me gjërat më praktike. Kështu që nëse keni gabuar, ka ardhur momenti për të ndryshuar. Do të jeni të karikuar me energji dhe nuk do të tërhiqeni para asgjëje. Bëni kujdes veçse, pasi për një pozicion pune duhet të përgatiteni shumë. Përqendrohuni në atë që dini të bëni, duke nxjerr në pah aftësitë tuaja.

Bricjapi

Duket se ka ardhur momenti për të analizuar me kujdes të gjitha situatat profesionale dhe në fushën e ndjenjave. Zakonisht jeni të kuptueshëm dhe arrini ti dëgjoni të tjerët, por nëse vendosni që të mbylleni, vështirë se mund t’iu bindë njeri për të kundërtën, shkruan noa.al. Duhet të mundoheni që të mos tregoheni shumë të kuptueshëm me këdo. Kjo sjellje mund ndikojë edhe në sferën profesionale.

Ujori

Parashikohen keqkuptime dhe tensione. Nuk do arrini që ta kuptoni se ku po gaboni dhe do jenë të tjerët ata që do ua vënë në dukje. Me të lindurit e shenjës së demit dhe luanit, mund të keni marrëdhënie të veçanta. Mundohuni që të bëni diçka më shumë, sidomos për të përmirësuar situatën ekonomike.

Peshqit

Do të jeni disi të përhumbur, ndaj mundohuni që të zgjidhni një problem të vogël personal. Duhet të veproni me kujdes sidomos sa i takon dashurisë dhe sidomos lidhjeve që kanë kohë që zgjasin. Të matur duhet të tregoheni edhe në lidhje me të lindurit e shenjës së binjakëve dhe shigjetarit. Mund t’iu jetë komplikuar jeta me një person që nuk ju meriton. Bëni mirë që të mbyllni ndonjë çështje të lënë hapur nga e kaluara.

Zhduket babai i 3 fëmijëve në Shkodër, denoncimi: Vëllai i pronarit e mori për një punë, por nuk u kthye me të

Prej 4 ditësh, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër është zhdukur pa gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Një shok i tij dhe familja deklarojnë se për herë të fundit e kanë parë duke punuar në bujtinë.

Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen.

Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Ka qenë vetë Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim.

Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por ende pa asnjë rezultat.

“Çdokush mund të dashurohej me ty”, Klajdi habit me deklaratën për Eglin: Ne të dy mund të lidheshim bashkë

Mbrëmjen e djeshme dy të nominuarit, Xumi dhe Egli, mbajtën një konferencë për shtyp për pjesën tjetër të banorëve të shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Pyetjet ishin të shumta, po ashtu dhe debatet e zënkat, por komenti i Klajdit është ai që po komentohet më së shumti në rrjet.

Teksa ishte radha e tij për t’iu drejtuar Eglit, ai tha ndër rreshta simpatinë që kishte për të, ndërsa tha se Xumi i zuri radhën kur shprehu ndjenjat për të, dhe Klajdit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të hapte rrugë.

“Çdokush nga ne këtu i mjaftonte një fije shumë e hollë për t’u dashuruar me ty, për të mos thënë që do isha unë i radhës. Fati i Xumit që ishte i pari që e shprehu këtë gjënë dhe unë hapa krahun për atë ndjesinë që ti më dhe”, tha ai.

Kujtojmë që Xumi dhe Egli janë në televotim kokë më kokë pas vendimit të marrë nga kjo e fundit si favor i dhënë nga hapja e “Kutisë së Pandorës”. Xumi ka shprehur që në ditët e para pëlqimin e madh që ka për këngëtaren ndërsa kjo e fundit ia bëri të qartë që nuk dëshironte të kishte diçka më shumë me të.

Ndër të tjera Egli është ndjerë vazhdimisht e bezdisur nga veprimet apo deklaratat e Xumit ndërsa tashmë ka filluar të ketë një raport të ngushtë me Gjesti, të cilit i ka shprehur dhe simpatinë.

“Çmendet” rrjeti / Kjo vezë gjigante “ALIENE” pretendohet se u gjet 3 vite më parë në Antarktidë! Përkon me dëshminë e… (FOTO)

Pak ditë më parë, një ish punonjës i Forcave Ajrore të Operacioneve Speciale amerikane doli në televizion për të zbuluar atë që pretendoi se ishte pjesëmarrja e tij në disa operacione sekrete për transportimin e mjeteve aliene.

Jacob Barber tha se kishte punuar si për shtetin dhe për kompani private në SHBA, për lokalizimin dhe transportimin me helikopterë të objekteve fluturuese me origjinë të paidentifikuar.

Ai tha se persona me aftësi psikike janë përdorur nga zyrtarët amerikanë në këto operacione për të interceptuar me “fuqi mendore” këto anije aliene dhe më pas i ulnin në tokë. Në këtë moment, ekipi i tij shkonte për t’i marrë dhe transportuar në baza sekrete.

“Çmendet” rrjeti / Kjo vezë gjigante "ALIENE"

Veza “aliene” e pretendar nga Jacob Barber

Një objekt që ai zbuloi me video tha se ishte në formën e një veze të bardhë, shumë të madhe. Video e tregonte “vezën aliene” të lidhur me litarë dhe të filmuar nga sipër helikopterit.

Po ditën e sotme, një person anonim ka pretenduar në rrjetin “4Chan” për një vezë aliene të ngjashme që sipas tij është gjetur në Antarktidë.

Ai ka postuar videon e këtij objekti në formë veze teksa transportohet me helikopter në të njëjtën mënyrë dhe poshtë dallohen malet me dëborë të Antarktidës.

Personi anonim, në rrjetin e njohur për teori konspirative, pretendon se ndryshe nga “veza aliene” e SHBA-së, kjo është gjetur brenda një shpelle në malin “Queen Elizabeth”. Ai ka postuar edhe një seri fotografish, ku pretendon se në dy të parat dallohet objekti në formë veze dhe shpella e pastaj baza se ku mbahej.

VIDEO/ Dalin PAMJET: Agravon debati në Big Brother VIP, Jozi G0DET me SHUPLAKË Gjestin!

Debatet mes Jozit dhe Gjestit kanë qenë të shpeshta brenda shtëpisë së Brother VIP Albania 4.

Hyrja e Gjestit në BBVA ndryshoi dinamikat në shtëpi, duke bërë që shumë nga banorët brenda t’i ktheheshin kundër këngëtarit.

Një prej tyre ka qenë dhe Jozi, i cili është kritikuar për ofendimet e tij ndaj vajzave brenda shtëpisë.

Debatet kanë agravuar deri në përplasje fizike mes tyre. Së fundmi nërrjet po qarkullon një video ku Jozi, i njohur për temperamentin e tij të fortë, hodhi një shuplakë Gjestit.

Ky akt, më shumë se një thyerje e rregullave të programit, ka shpërthyer një sërë reagimesh nga publiku dhe ndjekësit e emisionit.

Ndërkohë, Gjeti ka mbetur i befasuar nga ajo çfarë ndodhi dhe shumë ndjekës janë kuriozë të dinë për reagimin e tij pas kësaj ngjarje.

Pas këtij incidenti, debatesh janë ndezur online, me fansat që e mbështesin Gjestin dhe kritikojnë Jozin.

Hakohet faqja me 30 milionë ndjekës e Lojërave Olimpike, postohet fotoja e Gjestit në BBVA

Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike është hakuar.

Gjesti, kryefjala e mediave rozë në ditët e fundit, po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga masa, shkruan IndeksOnline.

Por, nuk pritej që portreti i tij dhe hashtag-u i krijuar “#megjestin” të shfaqet edhe në faqën zyrtare të Lojërave Olimpike.

Patjetër që një gjë e tillë është bërë nga hakerë shqiptarë, por askujt nuk do t’ia mirrte mendja që portreti i tij të zbulohej edhe në një profil të tillë dhe kaq serioz.

Sektori që menagjon faqen duket se nuk është siguruar që domeni i saj të jetë vështirë i thyeshëm, andaj e pamë edhe këtë gjë sot: Gjesti në profil të Lojërave Olimpike!

‘V.ritini!’, Ngjela: Berisha urdhëroi qëIIimin e protestuesve më 21 janar. Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në…

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Sali Berisha është urdhëruesi i vrasjeve të katër protestuesve më 21 janar 2011.

Ai ka theksuar se drejtësia ka dështuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, por ka pretenduar se pamjet nga kamerat e Kryeministrisë, që regjistruan vrasjet, nuk janë fshirë përfundimisht, dhe janë të ruajtura në serverë të Kalifornisë.

Ngjela ka shtuar se edhe nëse janë fshirë nga pamjet për përdoruesit e zakonshëm, teknologjia amerikane siguron që ato të mbeten të ruajtura.

Për Ngjelën, pamjet tregojnë një moment të rëndësishëm, ku Sali Berisha shihet me automatik në dorë dhe i jep urdhër për të vrarë protestuesit.

Ai e ka akuzuar ish-kryeministrin se ka dhënë një urdhër të drejtpërdrejtë për të qëlluar, dhe ka vënë në dukje se pas kësaj, Berisha është privuar nga arma e tij. Sipas Ngjelës, kjo ngjarje rrezikon të çojë në arrestimin e Berishës, duke e cilësuar atë si një akt që mund të ndëshkohet me ligj.

Ngjela ka shprehur mendimin se moszbardhja e plotë e ngjarjes përbën një krizë për drejtësinë shqiptare, duke theksuar se të gjitha provat janë të disponueshme dhe se fajin e ka pushteti gjyqësor, i cili nuk ka marrë veprimet e duhura për të siguruar dënimin e të përgjegjshmëve. Ai ka përmendur gjithashtu që vrasjet ndodhën kur viktimat po largoheshin, dhe i konsideron ato si hakmarrje ose një mesazh për të mbyllur protestën. Ngjela e cilëson këtë një fakt historik të hidhur për drejtësinë dhe shoqërinë shqiptare.

“Këta kujtojnë se janë shuar regjistrimet. Nuk shuhen kurrë ato. Po ti kesh brenda sistemit amerikan nuk shuhen kurrë. Të gjitha depozitohen në Kaliforni, edhe sikur ti shuash ti këtej. Është njësoj si valët e radios, që diku incizohen. Janë këto të Saliut, por kishte humbur ekuilibrin, se ishte e egër ajo si revoltë. Por fajin e kishte vetë, nuk diti të bënte politikë të një sensi human, e dyta ishin konfliktet e tyre që kaluan deri atje dhe u vranë njerëz. Unë e kam deklaruar, ma thana atë të gjithën. Saliu me automatik në dorë, u jepte urdhër, ‘vritini’, ‘vritini’, Ky mori automatikun, ia hoqën nga dora ata. Berisha del me zë.

Ata që i kanë provat më kanë thënë që është e provuar. Ia kanë dhënë SPAK apo jo nuk e di. Unë e kam në mënyrë individuale me kolegë të mi ndërkombëtare, ma kanë thënë që të nesërmen, që ekziston e gjitha, del edhe urdhri i Saliut. Atje ndodhi diçka që del nga profesioni. Ata u goditën në momentet kur po iknin, nuk janë në revoltë. Pse i vranë atëherë kur po iknin, sepse ndryshe do ti kishin shqyer kur ishte turma atje. Pse e bënë? Për hakmarrje ose për të thënë që boll me kaq. E bënë për një mbrojtje të mëvonshme, por ajo ka ndodhur dhe gjithë kriza nuk është tek vrasësi e tek urdhëruesi, por tek pushteti gjyqësor. Është krizë e drejtësisë shqiptare, kriza e një drejtësie me vrasje të tilla që marrin karakter të lartë politik është fakt historik i hidhur për çdo shtet, qeveri dhe çdo komb”, tha Ngjela.

Parashikimi i “Nostradamusit të Ballkanit” që tronditi SHBA-në: Donald Trump do sh urdhohet dhe do υdesë nga një … (Video)

Ngjarja dramatike në një tubim të Donald Trump në Pensilvani, ku ish-presidenti mbeti i plagosur në vesh, ka ripërtërirë interesin për parashikimet e frikshme të Baba Vanga, një e moshuar e verbër nga Bullgaria, e cila dikur kishte parathënë se jeta e ish-presidentit amerikan do të ishte në rrezik.

Atentatori, i identifikuar nga FBI si Thomas Matthew Crooks nga Bethel Park, të Pensilvanisë, arriti të qëllojë të shtëna të shumta, njëra prej të cilave gjakosin veshin e djathtë të Trump.

Shërbimi Sekret raportoi se Crooks u qëllua për vdekje nga sigurimi, ndërsa një mbështetës i Trump humbi jetën teksa përpiqej të mbronte familjarët e tij.

Baba Vanga, e cilësuar shpesh si “Nostradamusi i Ballkanit’”, kishte një reputacion për të bërë parashikime befasuese. Pavarësisht se vdiq në vitin 1996, profecitë e saj vazhdojnë të intrigojnë dhe alarmojnë shumë njerëz.

Ndër parashikimet e saj të shumta, Vanga kishte parashikuar se jetët e Vladimir Putin dhe Donald Trump ishin në rrezik.

Sipas parashikimeve të Baba Vanga-s, Trump do të përballej me një sëmundje misterioze që do ta linte të shurdhër dhe do të vuante nga një tumor në tru.

Ndërsa Trump nuk i ka përjetuar këto çështje specifike shëndetësore, atentati që iu krye disa muaj më parë, i shton një shtresë rrëqethëse profecisë së saj se jeta e tij është në rrezik./Top Channel