E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë gazetarja e dashur për publikun (Emri+ Foto)

Gazetarja ukrainase Olga Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ka njoftuar të mërkurën Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

gazetarja ukrainase

Priadko, 51 vjeç, ishte pjesë e programit “Gazetarët në rezidencë – Kosova”, ku për më shumë se dy vjet ka jetuar në Prishtinë bashkë me djalin e saj, Yaroslavin.

Gazetarja u detyrua të zhvendosej në Kosovë shkaku i luftës në Ukrainës.

“AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e gazetares ukrainase.

“Na pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Priadko. Olha dhe i biri i saj, Yaroslav, gjetën strehim në Kosovë nga viti 2023, për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në Ukrainë. Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë. Si pjesë e gazetarëve ukrainas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë përmes programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria, ajo ndërtoi një jetë të re këtu mes nesh. Në këtë ditë plot dhimbje, me mendje dhe zemër jemi pranë Yaroslavit të vogël, familjarëve e miqve të Olhës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1.5 mijë euro këngëtares

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.

Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.

Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet, si dhe burimi i rreth 10 mln euro pasuri.

Kujtijmë Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Një pjesë e emisionit të CBS News Chicago mori kthesë tjetër pak ditë më parë.

Kjo me inkuadrimin e gazetares së atij mediumi, e cila doli të jetë shqiptare dhe zhvilloi një lidhje me artisten e famshme ndërkombëtare, Dua Lipën.

Ajo nisi bisedën me krijuesen e hitit “Levitating”: “Përshëndetje, motra ime shqiptare”.

Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.

Në fund, gazetarja i tha se herën tjetër do të mblidhet me të dhe këngëtaret e tjera si: Rita Orën e Bebe Rexhën.

Pjesë nga biseda e tyre:

Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon.

Dua Lipa: Përshëndetje.

Gazetarja: Si shkon.

Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni.

Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.

Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora, Bebe Rexha.

Dua Lipa: Tingëllon bukur.

Gazetarja: Shumë urime.

Dua Lipa: Faleminderit shumë.

G Bani hap zemrën, flet për lidhjen e mëparshme: Isha k afshë, ajo më bëri njeri

G Bani ka treguar një histori të tijën personale në shtëpinë e “BBV”. Ai ka treguar për lidhjen 5-vjeçare që ka pasur me një vajzë të huaj, por ka pranuar se faji i ndarjes ishte i tiji.

Ai u shpreh:

Kam qenë me një vajzë i lidhur për 5 vite por u ndava sepse nuk rrinim bashkë. Ishte vajza më perfekte, ai njeri më ka bërë njeri sepse para se të njihesha me të kam qenë kafshë. Pas 5 viteve, nuk isha me atë, nuk rrija fare, lëvizja dhe më tha që ti nuk je kurrë me mua dhe u ndamë. Pastaj rash në dashuri me një tjetër pas 4-5 muajve. Kam rënë në dashuri me super vajza të bukura suedeze. Ndejta 1-2 vite me atë dhe sa u bëra i bezdisshëm me të, u ndava. Nuk e bëj për vajzën e bëj për veten sepse e vuaj nëse nis e bezdis dikë që e dua”

Tjetër supergol nga Roko Vata, shqiptari shkëlqen me një predhë nga distanca në Angli (Video)

Roko Vata po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist në kampionatin anglez me fanellën e Uotford, ku po aktivizohet rregullisht e po me rregullsi po gjen edhe rrugën e rrjetës.

Sot, ai ka shënuar golin e tij të tretë në këtë kampionat, duke realizuar në portën e Preston në ndeshjen e javës së 28-të.

Futbollisti shqiptar e bëri përsëri me atë që po kthehet pak nga pak në specialitetin e tij, gjuajtjet nga distanca.

Në minutat e fundit të sfidës, Vata shmangu dy kundërshtarë dhe lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca, të pakapshme për portierin kundërshtar.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i tij i tretë në këtë sezon ku ka dhënë edhe dy asiste./PANORAMASPORT.AL

Lidl vjen në Shqipëri, tronditet tregu i supermarketeve

Gjigandi Europian i rrjetit të supermarketeve Lidl do të jetë aktiv në Shqipëri në vitin 2027 – Lajmi konfirmohet nga vet drejtuesit në Shqipëri, të cilët së fundmi kanë filluar me blerjet e magazinave kryesore në Vorë.

Lidl njihet për çmimet e ulëta të produkteve, supermarkete të preferuara për shqiptarët, të cilët jo pak herë vizitojnë ato në Greqi për furnizime.

Kjo do të shkaktojë tronditje në rrjetin e supermarketeve në Shqipëri!

E rëndë/ 38 vjeçari humbi jetën pas infeksionit nga sëmundja e miut, nis hetimi për neglizhencë nga mjekët e Kurbinit

Fatjoni, një 38 vjeçar nga Kurbini, i cili pësoi një infeksion nga minjtë teksa vadiste misrin në Korrik 2024, u shtrua disa herë në urgjencën e spitalit të Kurbinit, por nuk iu kryen ekzaminime mjekësore të nevojshme. Ai u dërgua me vonesë në spitalin Infektiv në Tiranë në gjendje kome, ku ndërroi jetë.

Në emisionin “Stop” më 7 Janar 2025 u denoncua rasti tragjik nga Laçi, ku Feriz Lami akuzon neglizhencën mjekësore për humbjen e jetës së të birit, Fatjon Lami 38 vjeç. Babai i 38 vjeçarit thotë se pas problemeve shëndetësore të shfaqura, djali u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor

“Mjekët e neglizhuan. I bënë vetëm serume. Temperatura nuk i zbriste. Vetëm në datën 30 korrik ia bënë analizat dhe e dërguan për në Tiranë tek Infektivi, por për shkak të vonesës, humbi jetën. Pra, në 10 ditë vetëm serume, pa analiza”, tha babai i të ndjerit.

Shefi i Urgjencës në Laç, Agron Lala pranoi pas ngjarjes se rasti është trajtuar me neglizhencë. Drejtoria e Policisë Lezhë ka nisur procedim penal ndaj tij për “Shpërdorim detyre,” pasi dyshohet se mosveprimi sipas protokolleve çoi në këtë tragjedi. Prokuroria e Lezhës po heton për të dokumentuar përgjegjësitë ligjore. Ndërkohë, një tjetër banor i zonës që u trajtua në kohë arriti të shpëtonte.

“Njohja ime me të…”/ Xumi sqaron të vërtetën e fotos me ish-partnerin e Eglit

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Xum Allushi, ishte ditën e sotme i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Gjatë kësaj interviste, Xumi foli për raportin e tij me Eglin, ku u ndal te një foto që qarkullon në internet me ish-partnerin e banores, Olsi Bylykun. Ish-banori u shpreh se ajo foto është bërë rreth 9 vite më parë, teksa theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit.

“Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim.

Nuk jam penduar për asgjë në BB VIP 4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy ‘unë nuk jam i dashuruar me ty’, i kam thënë ‘ndjej për ty’”, theksoi Xum Allushi.

“Çdo fjalë për Laertin është e vërtetë”, Gent Bejko shpërthen me akuza ndaj aktorit: Pseudopatriot, ti e di mirë çfarë ke bërë

Aktori Gent Bejko ka reaguar ashpër pas debatit të fortë mes Gert Ferrës dhe Laert Vasili në “Big Brother VIP”. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka mbështetur deklaratat e Ferrës, duke e quajtur Vasilin “pseudopatriot” dhe duke bërë disa akuza të forta ndaj tij.

“Ato që po i thotë Gert Ferra këtij Laertit janë të gjitha të vërteta. Edhe pse e kanë zbuar nga Greqia, edhe pse ka ngrënë dru edhe atë tentativën për heqje nga puna. Që ta dini ju çfarë rruspie është ky pseudopatrioti. Edhe le të më kundërshtoj mua ky “bythka” që na kafshonte balerinët te Dance with Me, po të dojë. Kaq kisha,” shkroi Bejko.

Ai gjithashtu bëri të qartë se nuk dëshiron debate në profilin e tij dhe paralajmëroi se do të bllokojë komentet për të shmangur përplasjet mes ndjekësve.

“Komentet po i bëj block se nuk dua as të ziheni e as të shaheni te muri im. Për më tepër, komente karshi meje mund të bëjnë ata/ato që më njohin, jo ata që kujtojnë se më njohin. Muri im, rregullat e mia. Ju faleminderit për mirëkuptimin,” përfundoi ai.