AdoΙeshentja u gjet e υdekυr 48 vite më parë në Havai, arrestohet në azilin e pleqve ish-shoku i saj i klasës

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e pazbardhur të një adoleshenteje nga Honoluluja, vdekja e së cilës tronditi shkollën e mesme ku u zbulua trupi i saj gati pesë dekada më parë. Ata thanë se personi i arrestuar, Gideon Castro, ishte një nga ish-shokët e saj të shkollës, i cili iu bashkua Rezervës së Ushtrisë Amerikane pas diplomimit.

Dawn Momohara u gjet e vdekur mëngjesin e 21 marsit 1977, në katin e dytë të një ndërtese në shkollën e mesme McKinley, në kryeqytetin e Havait, sipas Departamentit të Policisë në Honolulu. Ajo ishte 16 vjeçe dhe studente atje në vitin e dytë.

Oficerët në atë kohë u përballën me në një skenë të tmerrshme. Momohara ishte pjesërisht e veshur dhe e shtrirë në shpinë me një leckë portokalli të lidhur rreth qafës, tha toger Deena Thoemmes, nga Policia e Honolulusë, në një konferencë shtypi të martën. Një autopsi e mëvonshme përcaktoi se Momohara ishte mbytur për vdekje dhe ekzaminuesi mjekësor tha se kishte shenja të sulmit seksual.

Edhe pse policia mori mostrën e ADN-së së një burri të panjohur nga veshjet e adoleshentes, ata nuk mundën të identifikonin një të dyshuar. Autoritetet nuk do të hetonin pista domethënëse për vrasjen deri në vitin 2020, pasi një detektiv përdori metoda të reja teknologjike për hetimin.

Deri në shtator të vitit 2023, testet e ADN-së i çuan hetuesit te dy të dyshuar të mundshëm: vëllezërit Gideon Castro dhe William Castro, të cilët të dy ishin intervistuar menjëherë pas vrasjes së Momohara-s. Në atë kohë, Gideon Castro i tha policisë se u takua me Momohara-n në një vallëzim në shkollë në vitin 1976, pak para se të diplomohej, tha policia. William Castro në intervista tha se ai dhe Momohara flisnin periodikisht në telefon, por mohuan të kenë pasur ndonjë marrëdhënie me të.

Pasi testet mjekoligjore ngushtuan grupin e të dyshuarve të mundshëm te vëllezërit Castro, Thoemmes tha se policia udhëtoi për në Çikago, ku jetonte William Castro, për të marrë një mostër të ADN-së fshehurazi nga një prej fëmijëve të tij dhe për ta përdorur atë si krahasim. Krahasimi përjashtoi William Castron si të dyshuar dhe Gideon Castro, tani 66 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij të të moshuarve në Utah me një akuzë për vrasje të shkallës së dytë.

Gideon Castro do të ekstradohet përsëri në Honolulu, tha Thoemmes.

“Në emër të Departamentit të Policisë së Honolulus, dua të falënderoj të gjithë individët dhe agjencitë që bënë të mundur arrestimin e sotëm”, tha togeri. “Faleminderit për gjithë përkushtimin dhe angazhimin tuaj në ndjekjen e palodhshme të drejtësisë për Dawn dhe familjen Momohara”.

“Trump mund ta heqë non gratën e Berishës”, Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re amerikane

Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Kosovës në veçanti, gatishmëria e tij për të çuar drejt një zgjidhjeje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, apo mundësia e rikthimit të idesë së korrigjimit të kufijve në tryezë. Për të gjithë këto çështje e pikëpyetje të tjera që kemi ngritur gjatë këtyre ditëve, gazetarja Rosalba Bejdo ka biseduar me ish-këshilltarin e Trump për sigurinë në mandatin e parë, z. John Bolton.

Kohët e fundit, në rajon kanë shpërthyer diskutime rreth investimeve të dhëndrit të Trump-it, Jared Kushner, në Shqipëri dhe Serbi. “The New York Times” ka sugjeruar se liderët e këtyre vendeve mund të jenë duke blerë ndikim te administrata e re Trump. A shihni ndonjë lidhje këtu?

John Bolton: Nga sa kuptoj unë, politika e qeverive të këtyre vendeve është të tërheqin investime të huaja dhe shpresojnë që kjo të ndihmojë në rritjen e mirëqenies në Shqipëri. Supozoj që po ndjekin ligjet e aplikueshme shqiptare. Nëse dikush ka informacione të kundërta, le t’i paraqesë. Por është e vështirë të thuhet që qeveria nuk po ndjek një politikë të qartë dhe të mençur për të tërhequr më shumë investime të huaja. Nëse kjo është e gjitha, nuk shoh përse mund të kundërshtohet.

Gjatë administratës Biden, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, tani lider i opozitës, Sali Berisha, u shpall “non grata”. A mendoni se administrata e re Trump mund ta anulojë këtë vendim?

John Bolton: Kjo është absolutisht e mundur. Administrata Trump ka bërë shumë për të përmbysur vendimet e administratës Biden. Ky mund të jetë një prej tyre. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asgjë për këtë. 

Në Ballkanin Perëndimor, kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është diskutuar gjerësisht, mes shumë pikëpyetjeve dhe shqetësimeve. Ndërsa e dimë që rajoni ka pak gjasa të jetë prioritet për administratën e tij, prisni ndonjë ndryshim në qasjen e SHBA ndaj Shqipërisë ose Kosovës?

John Bolton: Mendoj se interesi që u shfaq gjatë mandatit të parë të Trump për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mbetura në Ballkan ishte një prioritet i lartë. Ishte një prioritet i lartë para pushtimit rus të Ukrainës dhe tani është një prioritet edhe më i lartë, të paktën duhet të jetë, për Shtetet e Bashkuara. Natyrisht, ka shumë histori në këtë rajon dhe ndjenjat janë të forta nga të gjitha palët e përfshira, por kemi bërë disa përparime vitet e fundit. Dhe është edhe më e rëndësishme tani, në kontekstin e luftës që vazhdon në Ukrainë. Pavarësisht se çfarë ndodh atje, diçka që ende është shumë e vështirë për t’u parashikuar, paqja dhe stabiliteti në Evropë në tërësi kanë qenë një interes jetik për Amerikën që nga viti 1945 dhe duhet të vazhdojnë të jenë të tilla.

Në Kosovë ka një shqetësim në rritje për kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të perceptimit se ai mbështet më shumë Serbinë. I dërguari i tij i posaçëm për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell, kishte mosmarrëveshje me liderët politikë të Kosovës dhe marrëdhënie të mira me liderët serbë. Duke marrë parasysh se Grenell është ngarkuar të menaxhojë kriza në mbarë botën, mendoni se ai do të ketë sërish një rol aktiv në Ballkan? Dhe a do të marrë administrata e re një qasje më të ashpër ndaj Kosovës dhe një qasje më mbështetëse ndaj Serbisë?

John Bolton: Këto janë pyetje shumë të rëndësishme, dhe thjesht nuk e dimë ende. Pozicioni i Grenell nuk ka ekzistuar më parë. Ai dëshironte të bëhej sekretar i shtetit gjatë administratës së dytë të Trump. Natyrisht, kjo nuk ndodhi. Marrëdhënia e Grenell me Marco Rubio, i cili do të jetë sekretar i shtetit, është shumë e paqartë. Në fakt, ka shumë pasiguri për rolet dhe përgjegjësitë në Departamentin e Shtetit në këtë moment. Marco Rubio u konfirmua nga Senati dhe u betua si sekretar i shtetit. Mund të kemi disa qartësi së shpejti. Nëse mosmarrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë një nga prioritetet e Grenell, është e vështirë të thuhet. Por, siç përmendët, ai kishte përgjegjësi në fund të mandatit të parë të Trump. Unë do të thosha se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë ose kudo tjetër, nëse palët e përfshira nuk bien seriozisht dakord. Edhe nëse Grenell do të jetë përgjegjës për këtë çështje dhe favorizon Serbinë, është e rëndësishme të kuptohet se përpjekja për të imponuar një zgjidhje mbi Kosovën ose e kundërta, thjesht nuk do të funksionojë.

Presidenti Trump e përshkruan veten si dikush që mund të zgjidhë konflikte. A besoni se nën drejtimin e tij mund të arrihet një zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë njohjen reciproke?

John Bolton: Mendoj se kjo është e mundur. Nëse ai do ta shihte këtë si diçka nga e cila mund të marrë merita, mendoj se do t’i kushtonte vëmendje menjëherë. Ky është një problem shumë kompleks, dhe kjo zakonisht nuk e tërheq atë, por mendoj se do të tërhiqet nga çështjet e sigurisë në Evropën Lindore në përgjithësi për shkak të luftës në Ukrainë. Gjatë fushatës, ai ka thënë se do t’i fuste Zelenskyn dhe Putinin në një dhomë dhe do ta zgjidhte brenda 24 orësh. Sigurisht, ai e kupton sot që kjo është e pamundur. Tani ka deklaruar se shpreson ta përfundojë brenda 6 muajsh. Por duke marrë parasysh një sërë faktorësh destabiliteti, përfshirë Moldavinë me Transnistrian, mosmarrëveshjet për tubacionet që vijnë nga Rusia dhe gazin natyror drejt disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, mendoj se do të ketë përqendrim në rajonin si tërësi. Kjo më sugjeron se ky është një moment i mirë për të zgjidhur sa më shumë mosmarrëveshje të vjetra. Prandaj, një interes nga ana e Trump nuk është i pamundur, ndoshta që në fillim të administratës së tij.

Pavarësisht viteve të dialogut, Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë përparim të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve. Kohët e fundit tensionet janë përshkallëzuar dhe në veri të Kosovës ndodhi një sulm i armatosur në 2023, për të cilin autoritetet në Prishtinë fajësuan Serbinë. Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar se Serbia po planifikon sulme të tjera në veri, ku jeton shumica serbe. A besoni se ekziston rreziku për një konflikt të rrezikshëm mes dy vendeve?

John Bolton: Shpresoj që jo. Kjo është diçka që njerëzit e arsyeshëm duhet të jenë në gjendje ta zgjidhin. Mendoj se ka ekstremistë në të dyja vendet, të cilët kanë pozicione absolutiste që herë pas here pengojnë liderët demokratikë të afrohen më shumë. Vetë unë jam përfshirë, me sugjerimin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair për korrigjim të kufijve për të parë se çfarë mund të arrihej. Ishim optimistë, por fatkeqësisht nuk funksionoi. Për shkak të historisë në këtë rajon, duhet të afrohemi me sy të hapur. Siç thashë, nuk mendoj se ushtrimi i presionit do të funksionojë, dhe kur aktorë të pavarur ose, edhe më keq, njerëz që veprojnë në shërbim të qeverive për të shkaktuar dhunë, vetëm do ta bëjnë shumë më të vështirë zgjidhjen e situatës.

Siç edhe e përmendet, në Shtëpinë e Bardhë u propozua një shkëmbim territorial midis Kosovës dhe Serbisë. Ideja u refuzua në fund, por a mendoni se mund të kishte funksionuar si zgjidhje?

John Bolton: Shikoni, ish-shefi im, James Baker, që ishte sekretar i shtetit gjatë administratës së George H. W. Bush, thoshte shpesh për Lindjen e Mesme se Shtetet e Bashkuara nuk mund të duan paqe më shumë sesa vetë palët. Natyrisht, çdo rregullim territorial duhet të ketë pëlqimin e plotë të të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës. Nëse njëra palë pranon dhe tjetra jo, atëherë nuk keni marrëveshje. Kjo është e vështirë. Kërkon vendosmëri politike nga të dyja palët dhe ka shkaktuar shqetësim në pjesë të tjera të Ballkanit. Disa thonë se nëse ka një rregullim territorial midis Serbisë dhe Kosovës, mund të ketë edhe në zona të tjera. Unë nuk mendoj se ky është një shqetësim legjitim. Siç thashë, çdo palë duhet të bjerë dakord përpara se të ndodhin rregullime territoriale. Dhe vetëm sepse ndodh midis Serbisë dhe Kosovës nuk do të thotë që duhet të ndodhë edhe diku tjetër. Kështu që mendoj se është mjaft e vështirë të arrihet një marrëveshje vetëm midis Serbisë dhe Kosovës, pa përfshirë gjithë Ballkanin dhe bërë gjërat më të komplikuara.

A mendoni se Trump mund ta rikthejë këtë propozim në tryezë?

John Bolton: Mendoj se, duke pasur parasysh familjaritetin e tij me këtë çështje në fund të mandatit të tij të parë, ai mund ta shohë këtë si mundësi; tani që sapo është inauguruar, mund t’i japë një kredibilitet të ri. Nuk është afër fundit të mandatit, por është në fillim të tij. Prandaj, mendoj se nëse ai përfshihet, mundësitë për një zgjidhje janë më të mëdha. Nëse nuk përfshihet, atëherë, natyrisht, pasiguria do të vazhdojë./A2CNN

Bëhet “virale” një video e rrallë e Melania Trump duke folur në gjuhën e saj sllovene

Melania Trump është shembulli i “ëndrrës amerikane”. Modelja sllovene arriti t’i fitojë zemrën biznesmenit Donald Trump dhe sot është për herë të dytë Zonja e Parë e SHBA-së.

Ajo jo shpesh është vënë në qendër të vëmendjes së medieve botërore, teksa shfaqet krah Trump në disa prej eventeve më të rëndësishme, duke përfshirë së fundmi edhe inagurimin e tij si president.

Por rrallë e kemi dëgjuar të flasë, sidomos në gjuhën e saj, atë sllovene. Së fundmi, një video është bërë virale në internet.

Në video, prezantuesja e pyet Melaninë në sllovenisht nëse mendon se fati është i nevojshëm për sukses dhe ajo përgjigjet: “Mendoj se po, fati është të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur” dhe më pas korrigjon veten: “të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur”.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7462372382964026646?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Flifestyle%2Fbehet-virale-nje-video-e-rralle-e-melania-trump-duke-folur-ne-gjuhen-e-i83826

Melania Knavs ka lindur në Sevnicë në Slloveninë lindore. Ajo filloi modelingun në moshën 16-vjeçare dhe studioi art për një periudhë të shkurtër në Universitetin e Lubjanës.

Më pas ajo shkoi në Milano, në Paris dhe më në fund në 1996 në Shtetet e Bashkuara, ku u martua me biznesmenin e pasur Donald Trump, i cili do të bëhej President i Shteteve të Bashkuara në 2017 dhe do të rizgjedhej në atë pozicion në 2024.

“Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë ‘tr adhtisë’ se Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”.

Në një bisedë të zhvilluar me Valbonën, Livia rrëfeu më shumë për lidhjen e cila mori rrjedhë tjetër kur kjo e fundit, e akuzoi Mevlanin se ai e tradhtoi.

Ajo tregoi se ishte në studion e reality show-t ku mori pjesë Mevlani, ku kuptoi se ai ishte lidhur me dikë tjetër dhe ajo nuk ishte në dijeni.

Pjesë nga biseda:

Valbona: Ti mendon se gjatë shkëputjes suaj ka nisur historia e tij?

Livia: Unë i di gjërat. Pasi pata këtë njohje, e kemi diskutuar nami i zi, dola tradhtare. Personi në fjalë më ka sharë, ndërkohë që nuk ishim bashkë.

Valbona: Ti mendon që historia nga ana tjetër ka nisur në momentin që ka nisur historia jote?

Livia: Më vonë. Di shumë gjëra por nuk mund t’i prek

Valbona: Ke pasur kontakt me të kur uy bë pjesë e reality shoë

Livia: Kemi pasur një muaj zënka ekstreme, ndërkohë në gusht kemi bërë plane bashkë. Më kishte ardhur dhe mua ftesa për këtu ndërkohë por nuk e kisha disktutuar me të. Ai nuk e ka pasur qëjf dhe nuk doja ta shqetësoja fillimisht.

Valbona: Dole dhe reagove, shprehe diçka publikisht. A të erdhi pak keq që ta bëjë atë lëvizje publikisht

Livia: Po të kthehesha pas nuk do e bëja, por kam reaguar ashtu se isha në studio. U ula aty, filloja duke qarë mami mami, kur doli ‘ja a e dashura’. Jam nisur për Tiranë direkt, kam qenë në makinë duke u dridhur. Më kanë ardhur shumë telefonata, isha e bllokuar, u lëndova. Unë duke pritur,

Valbona: Shumë njerëz të kanë paragjykuar

Livia: Jam shumë vajzë e thjeshtë, e hatroj që diçka që shkruaj në rrjete sociale mund të shkaktonte atë. Të isha në shtëpi do ishte ndryshe, por isha në studio ku ishte edhe tjetra.

Valbona: Si ndihesh sot pasi kanë kaluar shumë kohë. Unë ndjej që asnjë ndjenjë nuk ka vdekur

Livia: Me dasht të bëj garipen…do thoja. Është një person që në jetën time… kam pasur mundësi të komunikoj. Ja njoh shpirtin kam gjërat e qarta dhe pendohem

Valbona: A ke ruajtur kontakte

Livia: Kemi pasur kontakte sepse gjërat duheshin sqaruar

Shau Gjestin nga motra?! Xumi përballet me videon virale: Ka qenë në nerva e sipër…

Pak ditë më parë u bë shumë virale në rrjete sociale një video ku shfaqet Xumi teksa përdor fjalor fyes. Komentuesit ishin të bindur se ato fjalë ishin për Gjestin.

Këtë e ka sqaruar vetë Xumi ditën e sotme teksa ishte i ftuar në një studio televizive. Moderatorja e emisionit i kujtoi këtë moment ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, i cili u përgjigj që ‘nuk ka qenë në drejtim të Gjestit’.
Xumi gjithashtu kërkoi ndjesë për fjalorin e përdorur dhe shtoi se nuk është në etikën e tij një gjë e tillë, por ka ndodhur si pasojë e situatës dhe rëndesës së momentit.
Pjesë nga intervista:

Sidorela: Një ditë para largimit tënd, jo dje por pardje, në mbrëmje ju keni bërë një tip konference, ku të gjithë u drejtonin pyetje ty dhe Egli dhe të dy jepnit përgjigjet. Ti nuk preferove të thuash arsyet se pse duhej të qëndroje ti në shtëpi, madje bëre deklaratën që nëse do të fitoje ti një pjesë do t’ia jepje Eglit për kurimin e të atit. Unë dua të ndalem te një moment që vura re, ndoshta ti nuk e ke parë por u shpërnda edhe në rrjetet sociale. Është një moment tensioni i yti ku përdor edhe fjalë fyese për Gjestin.

Xumi: Nëse padashur, duke e ditur se presioni aty është tepër i madh, dua t’a sqaroj edhe këtë pjesë meqenëse e cekem. Absolutisht në asnjë moment nuk kam drejtuar fjalë ofenduese ndaj Gjestit. Ne e kemi i çik shqiptarët në situatë tensioni e lëshojmë një sharje momenti

Sidorela: Po nuk ka qenë për Gjestin?

Xumi: Absolutisht në asnjë moment, kërkoj ndjesë. Nuk është etika ime në përditshmërinë time. Por ka qenë në nerva e sipër në lidhje me situatën, me rëndesën, por jo me Gjestin. Absolutisht në ansjë moment.

‘Ndizet alarmi’/ Sëmundjet e zemrës po prekin të rinjtë, mjekët tregon shkaqet

Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësisë thonë se tashmë grupmosha nga 20 deri në 40 vjeç po bëhen pacientë kronik

Sipas kardiologëve të spitalit të Elbasanit renditën tre faktorë kryesor që po dëmtojnë jo vetëm zemrën por edhe shëndetin në përgjithësi.

“Mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i pijeve alkoolike dhe energjike si dhe përdorimi i lendeve narkotike pa kriter si dhe obeziteti po përkeqësojnë shëndetin e zemrës tek të rinjtë”, tha kardiologu Saimir Shehu.

Mjeku thotë se në shumë raste në urgjencën e kardiologjisë janë paraqitur edhe të rinj të moshës 20 vjeç me takikardi si pasojë e abuzimit kryesisht me pijet energjike.

Nga ana tjetër bota po përballet me një sëmundje që kërcënon miliona jetë në të gjithë globin, obeziteti.

“Konsumimi i ushqimeve të shpejta dhe të skuqura për një kohë të gjatë çon në probleme me kolesterolin e si rrjedhojë në shfaqen e problemeve me aparatin kardiak”, tha mjeku Shehu.

Të rinjtë që gëzojnë një zemër të shëndetshme këshillohet aktiviteti fizik ose sportiv, ndërsa për të moshuarit mjekët përsërisin thirrjen për ecje në natyrë.

Betimi i Trump si president i Amerikës, Berisha mesazh urimi: Merr fund mbështetja e SHBA-ve për qeveritë e majta! PD do bashkëpunojë ngushtë me administratën amerikane

Kreu i PD Sali Berisha ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Berisha, me anë të një postimi në Facebook shkruan se rikthimi i Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë është shpëtim për Amerikën dhe botën.

Numri një i Partisë Demokratike shton se me rikthimin e Trump, merr fund mbështetja amerikane për qeveritë e majta. Berisha nënvizon se PD do të bashkëpunojë ngushtë me administratën amerikane.

Mesazh urimi për Presidentin, Donald Trump me rastin e inagurimit të tij si President i 47-të i SHBA-ve

I nderuar Zoti President,

Së pari, më lejoni të uroj inaugurimin tuaj si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm përmes votës së lirë në historinë e njerëzimit. Në këtë rast, do të doja gjithashtu të theksoj se rikthimi juaj i madh ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan dhe tërë botën.

Rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i Shteteve të Bashkuara, por jo vetëm, nga përmbytja politike, kulturore dhe sociale e sjellë nga politikat zyrtare të administratës amerikane nën agjendën ekstremiste të majtë, marksiste-leniniste dhe përtej marksiste, sorosiane. Me flamurin e tyre të censurës, kulturës ëoke, dhe sulmeve ndaj familjes dhe identitetit gjinor të njeriut, kjo agjendë paraqiti një kërcënim të madh për civilizimin perëndimor dhe mbarë njerëzimin.

Është besimi im i thellë se rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së SHBA-së kundër opozitave konservatore në mbarë botën. Shënon fundin e transformimit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të super-spekulatorit, korruptorit dhe censorit të planetit, Soros, de facto në ambasada në hije të Shteteve të Bashkuara.

Ky rikthim shënon fundin e mbështetjes së SHBA-së për qeveritë të majta për të përdorur sistemin e drejtësisë si në SHBA, për të përndjekur, arrestuar dhe burgosur kundërshtarët politikë konservatorë.

Partia Demokratike e Shqipërisë, një partner dhe aleat i Partisë Republikane dhe SHBA-së, që në themelimin e saj është e vendosur të bashkëpunojë ngushtë me administratën amerikane për lidhje më të forta miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Shqiptarët që përballen me një narko-diktaturë të vërtetë inkurajohen shumë nga angazhimi i Presidentit Donald Trump për të shpallur kartelët e drogës si grupe terroriste.

Duke përfunduar, kam nderin të dërgoj edhe njëherë urimet e mia më të përzemërta për ju, Zoti President, dhe t’ju uroj sukses të madh në udhëheqjen tuaj të vendosur, vizionare dhe transformuese të Shteteve të Bashkuara në interesin më të mirë të vendit tuaj, liderit të botës së lirë, dhe miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën.

(Balkanweb)

Aksident tra. gjik në Kanada/ Makina përfundon në liqen, ν.des 25-vjeçarja shqiptare! (EMRI)

Një 25 vjeçare humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë automobilistik në Toronto të Kanadasë.

Aksidenti tragjik ndodhi më 20 janar 2025 kur makina ku Agnesa Shukulli udhëtonte me një djalë përfundoi në liqenin e Ontarios, pranë Lakeshore Boulevard East.

Kur mbërritën forcat zjarrfikëse, njëri u gjet në çatinë e makinës, ndësa tjetri ishte ende brenda makinës. Të dy personat u shpëtuan, tha policia, duke shtuar se si djali dhe vajza u dërguan në spital

Vajza nuk mundi të mbijetonte plagëve por ndërroi jetë në spital.

Në nëntor të 2021, Agnesa erdhi në Kanada për t’iu bashkuar motrës së saj, Anxhela. Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të ndihmuar prindërit e saj në Shqipëri dhe për të krijuar një të ardhme plot shpresë që fatkeqësisht nuk përfundoi e tillë.

Familja e saj tani po përballet me dhimbjen e paimagjinueshme të humbjes së një prej njerëzve të tyre më të shtrenjtë. Përveç kësaj, ata po përballen me sfidën financiare të kthimit të trupit të vajzës së tyre në Shqipëri, në mënyrë që të prehet në paqe në atdheun e saj.

Familjarët kanë hapur një go fund për të mbledhur të ardhura për kthimin e trupit në Shqipëri.

G Bani pas shumë vitesh nxjerr sekretin, më paguan 50 € për tekstin e këngës “Mos fustanin” të The Dreams

The Dreams grup muzikor për disa këngë mes tyre “Mos Fustanin” me kompozim të Genti Lakos, grupi përbëhej nga Eriosti, Sono dhe Ermal Mamaqi.

Sonte,para prime-t,G Bani i tregoi Laertit për këngën se i ka shkruar tekstin, në vitin 2004 kur kishte ardhur për konkurrim në Top Fest është kontaktuar nga Ermal Mamaqi dhe ra dakord që t’ja bëjë tekstin.

Për punën u shpërblye me 50 euro me të cilat G Bani tha se i përdori për të marrë biletën e autobusit për tu rikthyer në Greqi.

Një pjesë e Sazanit në duart e familjes Trump, “Protothema”: Ishullin ia falëm ne Shqipërisë, ishte gabim i madh!

Në Greqi kanë nisur polemika mediatike për ishullin e Sazanit duke ngritur pretendime publike se ai ishull i përkiste grekëve dhe se në mënyrë të gabuar e të papranueshme, iu fal Shqipërisë dhe se u kërkua rikthimi i tij, por kjo gjë nuk ndodhi.

Nën titullin “Tokat që Greqia i dorëzoi vendeve fqinje nga viti 1912 deri në vitin 1925”, gazeta greke me ndikim të gjerë në vend,“Protothema”, publikon një analizë të gjatë ku thotë se ka fakte të shumta që provojnë dhe dokumentojnë këtë proces.

Gazeta përmend se jo vetëm Sazani, por edhe krahina të tjera si ishujt e Prespës së Madhe Shqipërisë e Serbisë, Thraka Lindore dhe trekëndëshi i Karagacit, Turqisë, si dhe  fshatrat e zonës së Maqedonisë greke, iu dhanë Shqipërisë në vitin 1924.

Duke u ndalur te Sazani, gazeta veçon: “Më 5 maj 1914, kryeministri grek Eleftherios Venizelos paraqiti në parlament një projektligj me dy nene, në të cilin përcaktohej dorëzimi i Sazanit. Projektligji u miratua më 9 maj 1914, u ratifikua më 5 qershor dhe u botua në Gazetën Zyrtare më 7 qershor 1914. Brenda një muaji, ishulli iu dorëzua autoriteteve shqiptare, ndërsa forcat greke u larguan”.

Por, sikurse vë në dukje Protothema, Venizelos u pendua për atë që bëri dhe kërkoi rikthimin e Sazanit, gjë që nuk ndodhi.

Ajo që dihet nga historia është se, duke pasur parasysh vendndodhjen e tij strategjike, përgjatë shekujve Sazani ka qenë nën kontrollin e romakëve, bizantinëve, osmanëve, venecianëve, britanikëve, grekëve, italianëve dhe më në fund iu dorëzua Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Por sot, Greqisë duket se i është hapur oreksi sërish duke shpërndarë në publik të dhëna që kthehen pas në kohë të cilat shfaqin pretendime territoriale.

Ishulli i Sazanit ka një sipërfaqe prej 1400 hektarësh. Aktualisht 45 hektarë i janë dhënë dhëndrit të Presidentit Donald Trump, Jared Kushtetutën, bashkëshorti i vajzës Ivanka Trump. Ai thotë se do të ndërtojë një resort luksoz me investim 1.4 miliardë dollarë amerikanë.

Më poshtë lexoni pjesë nga publikimi që ngjall polemika, përkthyer nga noa.al:

Autori Mihal Stuka pohon në analizën e tij se “gjatë dekadës së viteve 1910, me Luftërat Ballkanike dhe pjesëmarrjen e Greqisë në Luftën e Parë Botërore në anën e Aleatëve, Greqia e zgjeroi ndjeshëm territorin e saj”.

Ndërsa shton: “Megjithatë, gjatë periudhës midis viteve 1912 dhe 1925, Greqia i “fali” territore që i përkisnin asaj, shteteve fqinje, shumicën pa asnjë presion.

“Ishujt e Prespës së Madhe që Greqia ia dorëzoi Serbisë dhe Shqipërisë (1912–1913)”

“Në liqenin (Prespa e Madhe) kishte dy ishuj: më i madhi, i Shën Pjetrit (Grad), dhe më i vogli, i Shën Palit (Mali Grad). Ishin dy ishuj të pabanuar dhe të shkretuar, të cilët megjithatë mbanin mbetje të monumenteve mesjetare. Deri në vitet 1912–1913, i përkisnin Greqisë, kur ishulli i Shën Pjetrit iu dhurua Mbretit të Serbisë, Petar, dhe ishulli i Shën Palit iu kalua shqiptarëve”, thuhet në publikim duke cituar informacione në faqen zyrtare të Ministrisë greke të Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit, si dhe në enciklopedinë PAPYROS–LAROUSSE–BRITANNICA.

Sot, Serbia nuk zotëron pjesë të liqenit të Prespës së Madhe. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, një pjesë e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut. Ishulli i Shën Pjetrit quhet sot Golem Grad (“Fortesa e Madhe” në gjuhën sllave) dhe është i njohur gjithashtu si Snake Island (“Ishulli i Gjarpërinjve”). Ai ka një sipërfaqe prej 200 hektarësh dhe u hap për turistët në vitin 2008.

Ishulli Maligrad (Shën Pali) që iu dha Shqipërisë

Ishulli Maligrad (Shën Pali), i cili iu dha Shqipërisë, ka një sipërfaqe prej 50 hektarësh, shumë shpella, mjaft pemë dhe plazhe të vogla. Në këtë ishull ndodhet kisha e famshme e Shën Mërisë, e ndërtuar nga fisniku serb Kesar Novak në vitin 1369. Në këtë kishë ndodhen freska të familjes së Novakut, ku përfshihet edhe gruaja e tij greke, Kalia. Gjithashtu, aty gjenden mbishkrime dhe dedikime në greqisht.

Me shumë gjasa, ishujt u dorëzuan vendeve fqinje nga Mbreti Gjergji I, si pjesë e një praktike të ndjekur nga monarkët e asaj kohe dhe më parë. Megjithatë, këto ishuj nuk ishin pronë e tij dhe, pavarësisht mënyrës së dorëzimit, kjo përbën një gabim të madh”, thuhet në analizën e Protothema.

Sazani: Dorëzimi me një ligj dhe dy nene që u bë për Shqipërinë

“Një histori vërtet e dhimbshme është ajo e dorëzimit të ishullit Sazan, që ndodhet në Gjirin e Vlorës. Duke u bazuar në të dhëna historike të pakundërshtueshme dhe në marrëveshjen me të cilën Ishujt Jonianë iu dhanë Greqisë nga Britania e Madhe në vitin 1864, Sazani i përkiste në mënyrë të qartë Ishujve Diapontianë (Othonoí, Mathráki, Erikoúsa etj.).

Megjithatë, në kohën kur ushtria greke po çlironte Epirin e Veriut, kryeministri grek Eleftherios Venizelos iu nënshtrua presioneve të mëdha për të ndalur avancimin dhe për të dorëzuar Sazanin – “çelësin e Adriatikut” – në Shqipëri. Këto presione vinin kryesisht nga Italia, e cila e konsideronte praninë greke si kërcënim për interesat e saj në Ballkan dhe Adriatik.

Më 5 maj 1914, Venizelos paraqiti në parlament një projektligj me dy nene, në të cilin përcaktohej dorëzimi i Sazanit. Projektligji u miratua më 9 maj 1914, u ratifikua më 5 qershor dhe u botua në Gazetën Zyrtare më 7 qershor 1914. Brenda një muaji, ishulli iu dorëzua autoriteteve shqiptare, ndërsa forcat greke u larguan.

Pasojat:

Greqia humbi një pikë strategjike shumë të rëndësishme në Adriatik; Familjet vllahe të mbetura në ishull u masakruan nga bandat e armatosura shqiptare më 16 korrik 1914, duke shkaktuar një tragjedi të madhe.

Venizelos më vonë e pranoi këtë gabim dhe në vitin 1929 kërkoi kthimin e Sazanit dhe Epirit të Veriut, por pa sukses.

Fshatrat e Maqedonisë të dorëzuara Shqipërisë në vitin 1924

Kufiri greko-shqiptar u përcaktua me Protokollin e Firences më 17 dhjetor 1913. Në prill të vitit 1924, pas presioneve italiane, Greqia ishte e detyruar t’i dorëzonte Shqipërisë jo vetëm Epirin e Veriut, por edhe 14 fshatra të rajonit të Florinës dhe Kastorias, që ishin nën administrimin grek që nga viti 1912.

Fshatrat që u dorëzuan ishin: Ano Gorica, Verniki, Globocani, Zagradeci, Zaroska, Kapestica, Kato Gorica, Leska, Pusteci, Rakica, Sulen, Sueci, Terstenik dhe Çerie.

Dorëzimi përfundimtar i këtyre fshatrave u ratifikua më 27 nëntor 1925, me Protokollin e Dytë të Firences, të nënshkruar nga përfaqësuesit e Italisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Greqisë.” thuhet në artikull. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.