Bëhet “virale” një video e rrallë e Melania Trump duke folur në gjuhën e saj sllovene

Melania Trump është shembulli i “ëndrrës amerikane”. Modelja sllovene arriti t’i fitojë zemrën biznesmenit Donald Trump dhe sot është për herë të dytë Zonja e Parë e SHBA-së.

Ajo jo shpesh është vënë në qendër të vëmendjes së medieve botërore, teksa shfaqet krah Trump në disa prej eventeve më të rëndësishme, duke përfshirë së fundmi edhe inagurimin e tij si president.

Por rrallë e kemi dëgjuar të flasë, sidomos në gjuhën e saj, atë sllovene. Së fundmi, një video është bërë virale në internet.

Në video, prezantuesja e pyet Melaninë në sllovenisht nëse mendon se fati është i nevojshëm për sukses dhe ajo përgjigjet: “Mendoj se po, fati është të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur” dhe më pas korrigjon veten: “të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur”.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7462372382964026646?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Flifestyle%2Fbehet-virale-nje-video-e-rralle-e-melania-trump-duke-folur-ne-gjuhen-e-i83826

Melania Knavs ka lindur në Sevnicë në Slloveninë lindore. Ajo filloi modelingun në moshën 16-vjeçare dhe studioi art për një periudhë të shkurtër në Universitetin e Lubjanës.

Më pas ajo shkoi në Milano, në Paris dhe më në fund në 1996 në Shtetet e Bashkuara, ku u martua me biznesmenin e pasur Donald Trump, i cili do të bëhej President i Shteteve të Bashkuara në 2017 dhe do të rizgjedhej në atë pozicion në 2024.