Kush është ish-missi shqiptar që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevi Simakut?

Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për “Top Story”, biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, ndau disa detaje intriguese mbi bisedat me këngëtaren e njohur Parashqevinë, duke përmendur gjithashtu një ish-miss shqiptar.

Ky detaj ka ngjallur spekulime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, duke bërë që publiku të pyesë se për kë bëhet fjalë.

Sipas Ilirjanit, Parashqevia e ka përmendur këtë miss në një moment vetmie, duke thënë se ndjehej si e kërcënuar.

“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”, u shpreh Ilirjani.

Ish-bashkëshorti i Parashqevisë, Robert Nolfe, i cili gjithashtu ishte pjesë e intervistës, mbështeti deklaratat e Ilirjanit. Ai theksoi se njerëzit që e rrethonin Parashqevinë, shpesh kërkonin të përfitonin prej saj dhe se suksesi i saj kishte ngjallur xhelozi dhe konflikte.

“Ajo ç`ka pashë unë, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptarë, ata prisnim të fitonin diçka, donin t’i prishnin reputacionin. Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo ishte një lloj kërcënimi për jetën e saj”, tha Roberti.

Hetimi për incineratorin e Tiranës, Dumani: Tani e ka shteti, kush ka dalë përgjegjës, është para drejtësisë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ne një bashkëbisedim informal me gazetarët, eshte pyetur ne lidhje me hetimet qe po kryen struktura e drejtuar prej tij.

I pyetur në lidhje me hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nëse SPAK ka mjaftueshëm prova sa të regjistrojë emra personash nën hetim, Dumani tha se hetimi është në fazën paraprake dhe nuk mund të bëjë publik më shumë detaje.

Madje Dumani theksoi se edhe kontrollet e kryera, jane mjete per kerkimin e provave.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion.

Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjet për kërkimin e provës”, tha Dumani.

Dumani foli është për çështjen e inceneratorit të Tiranës, për për cilën tha se pas sekuestrimit, ka masa sigurimi për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde.

“Çështja e inceneratorit të Tiranës a është hetuar, ku kanë shkuar paratë?”- pyeti një prej gazetarëve të pranishëm.

“Në momentin që është vendosur sekuestro, inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit.

Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë.

Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, tha kreu i SPAK.

Ai foli gjithashtu edhe për kallëzimet nga institucionet e tjera në SPAK, për të cilat tha se janë inkurajuar që ta furnizojnë Prokurorinë e Posaçme me materiale.

“Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime, kur kanë dyshime për shkelje të ligjit”, theksoi Dumani.

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Orët e para të mëngjesit të sotëm, Xumi i ka kërkuar të gjithë banorëve të shtëpisë së “BBVA” të rrëzojnë nominimin.

Rikujtojmë që Xumi dhe Egli janë të nominuar për këtë javë, një vendim ky i marrë nga banorja pasi kishte rastin të hapte “Kutinë e Pandorë

Mirëpo, për t’i shpëtuar nominimit, Xumi ka diskutuar me banorët duke “i nxitur” ata të hyjnë të gjithë në tualet, një veprim i patolerueshëm prej produksionit dhe rrjedhimisht do të dënohen të gjithë, duke u munduar kështu të shpëtojë veten prej mundësisë së eliminimit të martën mbrëma.

Por pa sukses! Asnjë prej banorëve nuk pranuan të rrezikojnë veten për rrëzim të nominimit!

Betimi i Trump si president i SHBA, Berisha: Do kërkoj heqjen e “non gratës”

Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi ceremonitë që po zhvillohen në SHBA për betimin e presidentit të ardhshëm, Donald Trump.

Lideri i opozitës, u shpreh se fitorja e Trump ishte një mrekulli për njerëzimin.

Ai shtoi gjithashtu, se do të kërkojë nga administrata e re amerikane, heqjen e non gratës. Sipas tij, vendimi i Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, që i sanksionoi hyrjen në SHBA, ishte një “grusht shteti” ndaj opozitës shqiptare.

“Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq. Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

“Sot në Uashington ndërrohet pushteti. Se çfarë nënkupton ky ndërrim pushteti mjafton të lexosh fjalimin parainagural dhe sot do jetë inagurali, të presidentit Donald Trump. Personalisht fitoren e presidentit Trump, pa asnjë lidhje dhe interes timin e kam konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin. Pse? E kam konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin sepse, administrata dhe qeverisja e fundit e demokratëve, për fatin më të keq të SHBA dhe botës, u dominua nga ekstremi i majtë. Dhe ata i dhanë epërsi të madhe praktikave, qëndrimeve marksiste-leliniste dhe përtej Marksiste.

Në këtë administratë, njohu një zhvillim të pabesueshëm, u institucionalizua ajo që quhet ‘wok culture’ kurse unë do ta quaja ‘garbage culture’, kultura e zgjimit, në fakt kultura e plehut njerëzor. Ajo kulturë ishte kultura e marrë në vitet ’20, pas revolucionit bolshevik të vitit ’17, me emrin ‘prolekt kultas’. Prolekt ultas ishin ata kulturorë që duhej ç’rrënjosnin çdo gjë përveç kulturës së proletariatit. Të groposnin të gjithë mendimin letrar të themi rus, të klasikëve dhe të mbetej në piedestal vetëm romani ‘Nëna’ apo disa vepra të tjera të realizimit socialist.

‘Woke culture’ njerëzit nuk e kuptuar, por ishte reminishencë e revolucionit kulturor kinez, me përmbysje statujash, djegie arkivash dhe gjërash më të pabesueshme. Ju e patë se si e paraqitën 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së Yuri Kim, e cila po të ishte e bija e Kim Jon Unit apo mbesa e Enver Hoxhës nuk do të mund ta paraqiste ndryshe. Fakt, duke hequr fotografi, duke bërë marrëzira. Por ishte ambasadore përfaqësuese.

A i shërbenin këto SHBA-së? Në vlerësimin tim, këto SHBA-të i çonin drejt të shkuarës. Kjo është arsyeja pse unë e kam quajtur këtë fitore, më të rëndësishëm pas Luftës së Dytë Botërore e gjer sot.

Natyrisht Donald Trump do të ketë politikat e tij të padiskutueshme, por të paktën superfuqia e botës së lirë nuk do të jetë promovuese e përçudnimeve, nuk do të jetë agresore ndaj dinjitetit njerëzor. Marksi nuk shkonte tek gjinia. Parashikonte një botë pa kufi, një botë pa shtete, një botë ku në parajsën e së cilës punoje aq sa mundje, e merrje sa të duhej. Por ama nuk thoshte një botë që do të zgjedhësh gjininë.

Ju mund të ju duket çudi kjo, por unë po bisedoja para dy javësh me një mik timin të huaj dhe po bisedonim me këtë temë. Por çfarë më tha ai? Ai më tha se, në vendin tim çdo burrë e grua kanë të drejtë 1 herë në muaj që burri të thotë jam grua, dhe gruaja të thotë jam burrë. Kaq ishte ndikimi tej marksist, sepse Marksi i ka të gjitha, por këtë nuk e ka. Absolutisht e vërtetë kjo që them. Nuk u kuptua mirë çfarë po ndodhte. Një atak ndaj identitetit të njeriut, se gjinia është pjesë e identitetit njerëzor.

Për mua, për ato vlera që besoj, ky është shpëtimi. Se ata filluan dhe këtu, në kopshte, prindi 1 e prindi 2, pastaj të dilte 3-shi, fëmijë pa prind, me ferma grash. Prunë ligjin në parlament. Kështu që këto ndikime nuk u kuptuan shumë nga njerëzit, por ishin shkatërrimi i familjes dhe identitetit. Njeriu i ri i Xhorxh Sorosit ishte përtej njeriut të ri të Marksit. Njeriu i ri i Marksist shkonte në një botë pa shtete e fe, por nuk shkonte pa gjini. Nuk e kishte të tillë. Ndaj dhe e kam vlerësuar si një mrekulli për njerëzimin, fitoren e tij.

Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq.

Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, u shpreh Berisha.

Egli bën deklaratën e fortë: Nëse fitoj BBV ato para do i’a jap…

Xumi ka biseduar me Gjestin duke i deklaruar banorit se nëna e tij është e sëmurë me kancer në stadin e katërt. Pas kësaj deklarate të banorit, Egli ka nisur të ndjehet keq dhe ka shprehur se këto gjëra nuk duhet të përdoren për lojë

Teksa ishte duke biseduar me Valbonën dhe Livian, Egli ka thënë se nëse e fiton “BBV”, atë përqindje të parave që Xumi do ia jepte nënës së tij, do t’ia japë ajo. Egli ka shprehur se edhe ajo e ka të sëmurë babain por nuk po e përdor këtë në lojë dhe as nuk ka ndërmend ta bëjë.

VIDEO

Veliaj drejt burgut? Analistja Llabani: Brenda shkurtit mund të ketë masë ndaj tij, Xoxa është larguar jashtë me djalin

Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, tha se brenda shkurtit mund të kemi një masë sigurie të vendosur ndaj kryebashkiakut Veliaj. Po ashtu Llabani tha se Ajola Xoxa është larguar nga Shqipëria bashkë me djalin në një vend të BE-së ndërkohë që dhe Arbër Veliaj nuk pranon të kthehet për të dhënë dëshmi në SPAK.

“Kemi pasqyrë të qartë. Veliaj është këtu, prezent, është njeri i lirë për momentin, po zhvillohen hetime ndaj tij. Janë 4 hetime, të cilat janë ngritur ndaj Veliajt.

Është e çuditshme fakti që sot që flasim vëllai i Veliajt nuk ndodhet në Shqipëri. Ka pasur disa kërkesa nga SPAK që ai të dëshmojë. Arbër Veliaj nuk është paraqitur, dihet që prej kohësh ai jeton në Austri, jka një shtëpi atje ku jeton atje prej vitesh. Duket që Arbër Veliaj i ka bërë bisht hetimit dhe nuk pranon të kthehet në Shqiëpri

Prokurorët me kërkesë të tyre dhe vendim të gjykatës, banesa e Arbër Veliaj ka pasur kërkesë për t’u kontrolluar e gjitha. Edhe për Erion Veliaj e ka bërë, pavarësisht se pati një lloj pengese për ta shmangur dhe për ta vonuar si proces, edhe për Arbër Veliaj ka pasur një urdhër për kontroll banese, çka e bën atë jo më pak të ndjeshëm ndaj hetimeve.

Edhe Ajola Xoxa nuk ndodhet në Shqipëri. Thuhet se është larguar bashkë me fëmijën në një vend të BE. Veliaj ka mbetur i vetëm përballë akuzave të supozuara të SPAK.

Brenda shkurtit mund të kemi masë.”

Bleona Qereti krah Richard Grenell në festën e inaugurimit të Donald Trump

Të gjithë tashmë e dimë që Bleona Qereti është një mbështetëse e zjarrtë e presidentit Donald Trump

E përpos fushatës që ajo ka bërë në mbështetje të Trump në zgjedhjet e nëntorit, së fundmi artistja ka marrë pjesë në festimet e inaugurimit të tij. Ka qenë vetë Bleona ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram”, ka publikuar disa foto dhe video nga kjo festë.

“Momente ikonike për t’u çmuar përgjithmonë”, shkroi Bleona krah fotove të publikuara e veshur me një fustan gjysmë transparent!

https://www.instagram.com/bleona/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fc4cde2a-4664-4405-966f-5df7937b50e3

14 vjet nga tragjedia e 21 janarit/ “SPAK premton zbardhjen e dosjes së krimeve”, Dumani zbulon detajet: Do ketë…

Të martën përkujtohet 14 vjetori I vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar të vitit 2011 dhe ë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje po kryhen nga prokuroria e posaçme. Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në zbatim të vendimit të gjykatës, nje dite para 21 janarit, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse do shkojë të japë sqarime per vrasjet e 4 protestuesve në Bulevard.

“Njeriu që ka penguar hetimet e 21 janarit është vetëm organizatori i asaj ngjarje dhe ai ka një emër, ai quhet Edi Ramane të gjithë dokumentet. Dhe ka një deklaratë të asaj kohe të qeverisë amerikane, që kërkon të hetohet nga polici gjer tek organizatori.”

Me kete reagim Sali berisha tentoi te perjashtoje veten, por Hetimet për vrasjet e 21 janarit po zhvillohen në mënyrë intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur 14 vite më pare ku poshte zyres se tij mbetën të vrarë 4 persona. Sipas kreut të Spak Altin Dumani deri më tani po punohet me grumbullimin e provave, mbi hetimet që po zhvillohen për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Drejtuesi i SPAK thotë se do të pyeten të gjithë personat për zbardhjen e 21 janarit përfshi edhe ata që janë kallëzuar në prokurori.

“Unë preferoj që të mbledh provat dhe të vë përballë dëshmitarët që do të merren në pyetje, por në rastin konkret është në dorë të prokurorit që po kryen hetime. Sigurisht që do të pyeten edhe personat që janë kallëzuar.”

Familjarët e viktimave të 21 janarit kanë kallëzuar në spak ish-kryemnistri Sali Berisha, ish-ministri I brëndshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtues të lartë të Gardës së Republikës si përgjegjës për vrasjen e të afërmeve të tyre. Ishte gjykata e lartë që në marsin e kaluar urdhëroi spak të kryente hetimet dhe sipas kreut të spak hetimet janë thelluar dhe ne vijim do të ketë zhvillime.

“Në korrik kemi rregjistruar hetimet për 21 janari dhe janë kryer veprime intensive hetimore. Çështje është në fazën e hetimeve paraprak dhe zhvillimet do ia lemë kohës.”

Koha ne fakt ka rrjedhur dhe të martën mbushen 14 vjet. Megjithëse vrasësit u panë me zë dhe me figurë, ata u shpallën të pafajshëm nga drejtësia e vjetër. 21 janari po kthehet kështu jo thjesht në dosjen më të nxehtë të një krimi të padënuar, por edhe në provën e zjarrit të drejtësisë së re.

Ja kush ishin vajzat që u konfliktuan me mjete ρ rerëse mbrëmjen e djeshme në Tiranë (Foto)

Detaje të reja në mësuar nga sherri mes disa vajzave në kompleksin Delijorgji në Tiranë. U raportua se e gjitha ka nisur pas një përplasje mes vajzave në Vorë, ku dy motrat Xhemile dhe Esma Verlaku shkuan për të bërë denoncimin në Komisariat, por në moment të fundit kanë ndryshuar mendjen.

Por motrat Verlaku, nuk e kanë mbyllur me kaq sherrin, pasi kanë shkuar për t’u takuar me Kasandra Canin.

Pasi janë përplasur fizikisht, derisa në një moment Kasandra Cani ka qëlluar me thikë motrat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes, Cani e njohur për postimet provokuese në rrjetet sociale, u vendos në pranga nga uniformat blu pasi akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”.

Ndërsa dy motrat Vërlaku, po procedohen në gjendje të lirë, por sërish mbi to rëndojnë veprat penale: dëmtime me dashje dhe dhunim i banesës.

Mësohet se njëra prej tyre ka pasur një thikë dhe ka qëlluar Canin, ndërsa motra tjetër është futur për ti ndarë. Por po ashtu, edhe Cani ka marrë një thikë dhe ka qëlluar njërën prej vajzave, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihet shkaku i përplasjes mes vajzave që ishin shoqe me njëra-tjetrën, por nuk përjashtohet mundësia që arsyet e sherrit kanë qenë banale, të shtyra edhe nga fakti që të treja ishin nën efektin e alkoolit. Tashmë, pritet që të merret dëshmia e autores së plagosjes, e cila do të zbardhë më shumë detaje.

Ndërsa gjithashtu mediat shkruajnë se Kasandra Cani është e njohur në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë publikon video provokuese.

Ndërsa policia e Shtetit, akoma nuk ka njoftuar zyrtarisht për ngjarjen duke e mbajtur të fshehtë.

“Do më vinte turp të të ulja me nënën time”, plas debat mes Xumit dhe Eglit

Pasditja e sotme nuk ka qenë aspak e qetë për banorët e shtëpisë së “BBVA”. Sikurse çdo debat i ndodhur përditë mes tyre, një i tillë është regjistruar dhe sot mes Eglit dhe Xumit.

Ky i fundit, ka plasur keq ndaj Eglit duke e fajësuar për ndjenjat e tij të sinqerta që banorja ja ka hedhur posht

Ndër të tjera ai u shpreh kështu:“Do më vinte turp të të ulja ty me nënën time! Ti të merr në qafë, bespreme! Më more ndjenjën dhe e hodhe në kosh të plehrave, çfarë të bëra unë ty? S’të bëra asgjë! Më more gjënë më të bukur që ekziston.Ti je mbajtur me këmbalecat e të tjerëve gjithë jetën tënde. Ti je femër bespreme por mua më ka ruajtur i madhi Zot! Ti s’ke pasur kurrë fansa, kurrë, sepse je mbajtur me këmbalecat e të tjerëve! Ke pa atë dhe ke shkuar, se ka fansa ai.”