“Iku pasi natën pa hije në shtëpi…”- Çfarë ndodhi me Ernest Sabaton në vilën e Enverit më 1996! Arratisja në mesnatë e shkrimtarit

Ernest Sabato mbetet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të botës dhe në deje kishte gjak shqiptari. Sabato lindi më 24 qershor 1911 dhe u nda nga jeta në moshën 100- vjeçare, më 30 prill 2011.

Por ai nuk donte të vdiste pa parë Shqipërinë, vendin e origjinës së nënës së tij dhe mundësia i erdhi më 17 prill 1996. Ishte hera e parë dhe e fundit që personaliteti më i madh i kulturës botërore kishte ardhur në Tiranë, në tokën e Arbrit. Para se të merrte çmimin “Kadare”, shkrimtari Visar Zhiti, i solli një grusht dhe nga trualli i arbëreshëve të Italisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ai u vendos në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Por sipas dëshmisë së kohës, ai as nuk arriti të flinte, sepse u zgjua në mesnatë dhe doli prej aty duke përfunduar në një nga hotelet e vjetra përreth qendrës së Tiranës së dikurshme. I pyetur për këtë arratisje, Sabato do të rrëfente se natën kishte parë hije nëpër shtëpi.

“Jam kthyer nga Shqipëria ku u nderova me çmimin “Kadare”. Isha i dërrmuar, por shkova atje për të respektuar atë vend të varfër e heroik, i cili e jepte për herë parë për mua atë çmim. Në qytetin e Tiranës m’u bënë nderimet më emocionuese në jetën time. Ky popull i vuajtur nga një tirani e egër, ku ende duken gjurmët e diktaturës: fytyra të prishura nga heqkeqja, bunkerë të përzishëm, me të cilët diktatori kishte mbushur vendin, më priti si një mbrojtës, si një mbret, si birin e saj të dashur. Në dorëzimin e këtij çmimi pati këngë dhe valle që s’do t’i harroj kurrë. Shkrimtari shqiptar, Visar Zhiti, më dorëzoi një urnë me dhé që e kishte sjellë nga vendlindja e nënës sime. Ai më tregoi një fletore që e kishte mbajtur fshehur në burg; me ca germa të vockla kishte kopjuar një tekst nga Kamy dhe fragmentin “Djalosh i dashur dhe i largët” nga libri im “Engjëlli i skëterrës”. Me lot në sy, më tha se për shumë vjet që kishte qëndruar si i burgosur politik në qelitë e errëta, çdo ditë lexonte këto faqe, fshehtas, që të mund të rezistonte. U trondita dhe u mallëngjeva njëherazi, që me fjalët e mia i paskësha shërbyer atij heroi nga të shumtët të tillë që banojnë në atë vend, sot përsëri në luftë…”.

Kështu e përshkruan në librin autobiografik “Përpara fundit” Sabato vizitën e tij në Tiranë në vitin 1996.

PREJARDHJA

Shkrimtari argjentinas me nënë shqiptare i cili me romanin e tij të parë “Tuneli” arriti njohjen ndërkombëtare duke e bërë atë një ndër shkrimtarët më të mirë në botë. “Nëna ime ishte shqiptare dhe fliste shqip. Ajo ishte si një perëndi për mua. Ajo ka jetuar gjithnjë me nostalgjinë e të parëve të saj. Gjithmonë fliste shqip me të vëllain e saj. Madje edhe sot më kujtohen disa fjalë shqip që kanë të bëjnë më bukën, shtëpinë… Ajo rridhte nga një familje e vjetër e vendosur në Kalabri, në “Magna Grecia” siç quhej atëherë, fill pas vdekjes së Skënderbeut, në fshatin San Martino” shkruante shkrimtari Sabato.

JETA

Ernesto Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij. Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste dhe në atë kohë takoi Matilde Kusminsky Richter, që atëherë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Të dy lanë familjet dhe studimet dhe filluan të jetojnë bashkë. Ernesto përdorte një emër konspirativ dhe ishte mjaft aktiv në parti. Në vitin 1933 ai u bë sekretar i Rinisë Komuniste, por po fillonte të zhgënjehej me partinë dhe kishte dyshime. Më 1934 ishte dërguar si delegat në Bruksel në Kongresin kundër fashizmit dhe luftës, prej aty duhej të udhëtonte për Moskë për një periudhë ‘spastrimi’. Në Bruksel Ernesto kuptoi natyrën e vërtetë të partisë komuniste dhe iku në Paris, ku jetoi i fshehur pasi partia po e kërkonte. Pa miq dhe pa para, ai fillon të shkruajë romanin e tij të parë.

RIKTHIMI

Në vitin 1935 Sabato kthehet në Argjentinë ku martohet me Matilden dhe vazhdon studimet në Universidad de La Plata. Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomik në Laboratorin Curie në Paris. Matilde dhe djali i tyre, Jorge Federico shkojnë me të. Gjatë qëndrimit në Francë ai vazhdon të shkruajë dhe të pikturojë. Më 1939 bursa iu transferua për Massachusetts Institute of Technology. Ai kthehet në Argjentinë dhe fillon të ligjërojë matematikë dhe fizikë në Universidad de La Plata. Ftohet t’i bashkohet revistës Jugu, ku takohet me Jorge Luis Borges dhe të dy bëhen miq. Më 1941 fillon të shkruajë për gazetën La Nacion. Në vitin 1943 ai kalon një “krizë ekzistenciale” dhe vendos të lërë shkencën dhe t’i përkushtohet krejtësisht vetëm shkrimit dhe pikturimit. Jep dorëheqje nga universiteti dhe bashkë me familjen zhvendoset në male (Provincia de Cordoba).

Fillon të shkruajë dhe shpejt përfundon librin Njëshi dhe gjithësia, që u botua më 1945. Në këtë libër Sábato haptas mohon shkencën dhe racionalen. Fiton çmime dhe nderime për këtë libër.

KRIJIMTARIA

Roman i parë i Ernesto Sabato “Tuneli” botohet më 1948. Më 1951 botohet libri tjetër “Njerëz dhe dhëmbëzorë”, me refleksione për paratë, arsyen dhe kalueshmërinë e kohës, një studim për konceptet e botës dhe jetës moderne duke filluar nga Renesansa. Në vitin 1953 botohet libri Heterodoxia, që është definuar si fjalor i njeriut në krizë. Më 1955 bëhet drejtor i gazetës Mundo Argentino. Në këtë kohë Argjentina ishte në trazira politike. Më 1956 botohen dy librat më kontraverse të Sábatos: “El otro rostro del Peronismo” (Fytyra tjetër e peronizmit) dhe “Torturas y Libertad de Prensa” (Torturat dhe liria e shtypit). Në vitin 1961 boton romanin e tij të dytë “Sobre héroes y tumbas” (Mbi heronjtë dhe varrezat), një studim psikologjik i njeriut i thurur me idetë filozofike të botuara më parë në librat e tij me ese. Kapitullin “Raport për të verbrit” shumë studiues e quajnë kryevepër të letërsisë botërore.

Në vitin 1971 fillon të shkruajë për gazetën La Opinion. Në vitin 1973 boton romanin e tretë “Abaddón, el exterminador” (Abadon, engjëlli i shkatërrimit), një libër për vizionin apokaliptik të botës moderne dhe për triumfin e të keqes.

VLERËSIMI

Në vitin 1977 Italia i akordon çmimin “Medicci”, ndërsa më 1978, në Spanjë e dekoron me urdhrin Gran Cruz de la Orden al Mérito Civil. Më 1984 presidenti i Argjentinës Raúl Alfonsín e emëron kryetar të Comisión Nacional sobre la Desaparición de las Personas (CONADEP), (Komisioni Kombëtar për Personat e Zhdukur), komision që ka hulumtuar rastet e personave të zhdukur gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë. Libri Nunca Más (Kurrë më) në të cilin jepen dëshmitë e atyre që shpëtuan dhe të dëshmitarëve të zhdukjes dhe vrasjes së më se njëzetmijë njerëzve, është botuar si rezultat i hulumtimit të këtyre tragjedive. Organizata e Shteteve Amerikane (O. A. S.) i jep çmimin Gabriel Mistral, ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, e dekoron me çmimin Miguel de Cervantes. Dekorohet prapë nga Italia më 1985 me Urdhrin për Merita dhe më 1987 Fransoa Miteran, kryetar i Francës e dekoron me gradën Komandant i Legjionit të Nderit. Ka marrë gradën “Doktor nderi” (Honoris causa) nga Univeristeti Murica, Spanjë, Universidad de Rosario, Argjentinë, Universidad de Campinas, Brazil, Universidad del Litoral, Santa Fe, Università degli Studi di Torino, Itali Më 1995 në Shqipëri merr titullin Ismail Kadare, të ndarë nga fondacioni Velija. Vdiq në shtëpinë e tij në Argjentinë, më 30 prill 2011 në moshën 99 vjeçare./Gazeta Panorama

“Derisa të çohet dikush ta vrasi…”, deklarata skandaloze e Laertit për Gjestin (Video)

Aktori shqiptar dhe banori i Big Brother Vip Albania 4, dhe Laert Vasili ka bërë një deklaratë skandaloze për banorin nga Kosova, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”.

Teksa po bënte një bashkëbisedim me Danjën, kjo e fundit u ankua te Laerti për Gjestin pasi sipas saj, ai po i lë pa gjumë.

E Laerti ia ktheu “nuk ka zgjidhje deri dikush të çohet ta vrasi”.

Kujtojmë që dyshja kishin përplasje në të dy ‘primet’ e fundit, e një ndër arsyet ishte patriotizmi i rremë sipas Gjestit nga Laerti.

Pas kësaj deklarate, komentues të shumtë kanë reaguar ashpër duke kërkuar masa nga produksioni dhe zarf të zi për aktorin shqiptar.

Video Player

Xumi s’përmbahet, SHAN nga motra Gjestin : ”T’q *fsha motren në …” (Video)

Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4” po vazhdon rubrika me pyetje për të nominuarit, të cilët janë Egli dhe Xumi.

Teksa banoret i bëjnë pyetje Eglit, në një moment situata agravon dhe Xumi shpërthen me ofendime.

Në këtë video dëgjohet duke u shprehur në gjuhë fyese ndaj Gjestit.

Nuk dihet nëse produksioni do marrë masa për këtë gjuhë denigruese.

VIDEO

“Shqiptarët në SHBA do ndahen nga familjet”/ Paralajmërimi i fortë i Spahiut: Trump do t’i dëbojë në masë…

Analisti Kreshnik Spahiu, komentoi sot në “Top Story” retorikën e Donald Trump në fjalimin e tij të parë sot si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Spahiu u shpreh se Trump do të dëbojë qindra shqiptarë që presin të marrin një ‘green card’ dhe do të detyrohen të ndahen nga familjet e tyre.

“Kam disa pikëpyetje që lidhen me diskursin politik të Trump dhe fjalën e tij sot. Askush nuk mund të parashikojë politikën e jashtme të Trump por do thoja disa pika.

E para ndaj një keqardhje me ata qindra shqiptarë që do jenë subjekt i depërtimit nga SHBA. Unë jam me ata qindra shqiptarë që do detyrohen të ndahen nga familjet e tyre në pritje të dokumenteve.

E dëgjova me interes që përmendi planetin Mars por jo kontinentin Europë. Ai kërkon një rend të ri botëror ku rrezikojmë që as Europa të mos hyjë në axhendën e tij prioritare.

Mandati i dytë i Trump po legjitimon diskursin për korrigjim kufijsh.”-u shpreh ndër të tjera Spahiu.

Pse Trump ftoi vetëm Melonin nga Evropa? Gazetarja e “VOA” zbulon detajet: Ndajnë të njëjtën…

Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Menada Zaimi ka folur në një emision televiziv për betimin e Donald Trump si president i 47-të i SHBA

Ajo ka thënë se ishte e pritshme që Trump nga Evropa do të ftonte vetëm kryeministren italiane Meloni, pasi ndan të njëjtën filozofi me të.

“Dihet natyra e zotit Trump, ai krijon marrëdhënie personale me udhëheqës të ndryshëm dhe ia fton ata që ndoshta ndajnë një filozofi të njëjtë me të. Keni parasysh dhe backgroundin e zonjës Meloni, ajo vjen nga një parti tejet konservatore. Nga ana tjetër, duket sikur edhe administrata e zotit Trump e ka parë zonjës Meloni si një personazh shumë interesant dhe kyç në marrëdhëniet mes SHBA dhe BE. Kjo po shtrohet në mediat amerikane”.

Meta duket në formë, ai shfaqet brenda burgut “313”, shikoni çfarë bën gjatë ajrosjes (Video)

Për rreth gati tre muaj, kreu i Partisë së Lirisë ndodhen në burgun “313” në Tiranë, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

Izolimi në burg duket të ketë ndikuar së tepërmi te mënyra e jetesës së Metës, i cili njihej për udhëtimet e tij në natyrë veçanërisht në ngjitjen e maleve.

Ai është filmuar në ambientet e ajrosjes së burgut, duke bërë ecje përgjatë oborrit të brendshëm.

Siç kanë deklaruar njerëzit pranë tij, Meta mundohet të vijojë me regjimin stërvitor edhe në kushtet e izolimit.

Video Player

“Aq shumë të kam dashuru sa nuk e kam …”/ Luiz Ejlli bën ‘mrekullinë’ për Kiaren në Maldive (Video)

Siç e dimë tashmë të gjithë, dashuria e Luiz Ejllit kundrejt partneres së tij Kiara Titos është aq e madhe saqë nuk ka fjalë që e përshkruan.

Por pavarësisht kësaj, jo të pakta kanë qenë rastet kur Luizi i ka bërë nga surprizat e dedikimet më romantike Kiarës.

Që nga dhuratat e ndryshme dhe goxha speciale e deri te disa ditë relaksi në një vend tjetër për të dalë pak jashtë kornizës së rutinës së tyre.

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij në Instagram, Luizi postoi ca copëza kujtimesh nga Maldive në opsionin e videon ku ai shfaqet pranë Kiarës në vendin e ëndrrave.

Në sfond të videos dëgjohen një pjesë e këngës së tij teksa shprehet: Unë ty të kam dashuru, aq shumë sa s’dojsha me e besu./ Radar.al

VIDEO

Bolonja uli shpejtësinë në 30km/h, asnjë këmbësor nuk ka humbur jetën në një vit

Kur u mor vendimi një vit më parë reagimet ishin të shumta. Një vit pas uljes së limitit të shpejtësinë në 30 km/h në rrugët brenda qytetit të Bolonjës rezultatet janë pozitive.

Në një vit nuk ka pasur asnjë këmbësor që ka humbur jetën në rrugët e qytetit. Kjo nuk kishte ndodhur që nga viti 1991.

Ka pasur 13% më pak këmbësorë të përplasur dhe 31% më pak aksidente të rënda. Madje edhe ndotja është reduktuar me 29%, sepse lëvizja e makinave private është ulur.

“Corriere” shkruan se në Itali, çdo vit vdesin në rrugë më shumë se 3000 njerëz, 15% më shumë se mesatarja evropiane. ©LAPSI.al

Kompania kineze refuzoi të shesë aplikacionin, TikTok del jashtë funksionimit në SHBA

TikTok ka dalë jashtë funksionimit në SHBA, disa orë përpara se të hynte në fuqi një ligj i ri që ndalonte platformën.

Një mesazh që shfaqej në aplikacion për përdoruesit amerikanë thoshte se ishte miratuar një ligj që ndalonte TikTok, që do të thotë “nuk mund të përdorni TikTok tani për tani”.

“Ne jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se ai do të punojë me ne për një zgjidhje për të rivendosur TikTok sapo të marrë detyrën,” thuhej më tej në mesazhin drejtuar përdoruesve.

Ky ndalim vjen pasi platforma e mediave sociale paralajmëroi se do të ndërpriste shërbimet ” të dielën nëse administrata në largim Biden nuk jep garanci se ndalimi nuk do të zbatohet.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka thënë se ai “me shumë gjasa” do t’i japë TikTok një afat 90-ditor nga ndalimi pasi të marrë detyrën të hënën.

Përdoruesit raportuan se aplikacioni ishte hequr gjithashtu nga dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në SHBA dhe TikTok.com nuk po shfaqte video.

“Zgjatja 90-ditore është diçka që ka shumë të ngjarë të bëhet, sepse është e përshtatshme”, tha Trump për NBC News të shtunën.

“Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta shpall të hënën”, u shpreh ai.

Shtëpia e Bardhë tha se i takon administratës së ardhshme të ndërmarrë veprime.

“Ne nuk shohim asnjë arsye që TikTok ose kompanitë e tjera të ndërmarrin veprime në ditët e ardhshme përpara se administrata Trump të marrë detyrën të hënën,” tha në një deklaratë sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.