Horoskopi për ditën e sotme, e diel 19 Janar 2025

Dashi

Yjet do të jenë mjaft të favorshëm gjatë kësaj dite, ku parashikohen zhvillime të reja në fushën e ndjenjave. Ata që janë vetëm duhet të shfrytëzojnë mundësitë e takimeve që do të paraqiten. Në punë do të keni mundësi të mira bashkëpunimi, ndaj mirëpritini propozimet.

Demi

Fusha e ndjenjave do të jetë e mbushur me ulje-ngritje që mund të luhasin humorin. Takime të rëndësishme parashikohen për ata që janë vetëm, ku nuk përjashtohet mundësia për të ndryshuar gjërat. Mundohuni që të shfrytëzoni çdo mundësi. Në punë do të ketë zhvillime mjaft interesante.

Binjakët

Raporti në çift mund të përballet me një krizë të fortë për shkak të ndikimit aspak të favorshëm të Marsit. Tregohuni të kujdesshëm që të mos e bëni partnerin/en xheloz. Nëse jeni vetëm dhe takoni dikë, bëjini sytë katër, pasi mund të gaboni. Në sferën profesionale do të hasni vështirësi në zgjidhjen e një çështje.

Gaforrja

Familja do të jetë në plan të parë gjatë kësaj dite, ku duhet të kaloni më shumë kohë me ta. Për ata që janë vetëm parashikohen keqkuptime të vogla. Sa i takon punës, do të ndiheni të pasigurtë për shkak të një çekuilibri ekonomik.

Luani

Edhe pse dita nuk do të jetë shumë e favorshme, sërish mund të ketë energji të veçanta. Ata që janë vetëm, duhet të tregojnë kujdes në njohjet e reja që do të bëjnë, pasi mund të hasin me njerëz aspak të sinqertë. Në punë do të ndiheni të lodhur, por mbani parasysh se ky është pikërisht momenti për të përveshur mëngët.

Virgjëresha

Fati dhe dashuria do të ecin paralel, ndaj përfitoni nga kjo ditë për të jetuar momente të çmuara për të ardhmen tuaj sentimentale. Mërkuri favorizon ata që janë vetëm, ku mund të ketë zhvillime të rëndësishme. Në sferën profesionale bëni mirë që të ruani një sjellje korrekte, në mënyrë që të mos përkeqësoni pozitën tuaj.

Peshorja

Ka ardhur momenti që të zyrtarizoni një lidhje nëse jeni në çift prej disa kohësh dhe të merrni përgjegjësitë që ju takojnë. Nëse jeni vetëm, duhet të tregoheni përzgjedhës lidhur me miqtë tuaj. Në punë, mund të vendosni kontakte vërtetë interesante.

Akrepi

Nëse jeni në çift, vlerësoni më shumë praninë e njeriut tuaj të zemrës dhe bëjini ndonjë dhuratë. Ndërsa nëse jeni vetëm, mos u nxitoni në marrjen e vendimeve. Në sferën profesionale ndonjë vonesë do ju nervozojë, por e dini se në fund do ia dilni.

Shigjetari

Mërkuri do të tregohet mjaft kapriçoz dhe shumë raporte me të tjerët do të jenë të komplikuara. Vetëm disa prej jush do të arrijnë që ti shfrytëzojnë për mirë keqkuptimet. Ata që janë vetëm nuk duhet të druhen, pasi një çështje që e kanë për zemër do të zgjidhet shumë shpejt. Në punë parashikohet një ditë e shkëlqyer, e mbushur me takime mjaft të rëndësishme.

Bricjapi

Prania e Mërkurit në shenjën tuaj nuk e favorizon komunikimin, duke bërë që të jeni gjatë gjithë kohës nervoz. Mund të ketë pakënaqësi me një person që e keni përzemër. Ata që janë vetëm, duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj thashethemeve, shkruan noa.al. Sa i takon punës është momenti ideal për të përmbyllur një çështje që e zvarrisni prej kohësh.

Ujori

Nëse po jetoni një histori klandestine, kjo është dita e duhur për tu treguar të kujdesshëm, ose për të marrë një vendim. Nëse jeni vetëm, bëni mirë që t’ia kushtoni ditën pasioneve që ju bëjnë të ndiheni mirë. Në punë do të ketë ndryshime të papritura, ndaj bëni kujdes.

Peshqit

Mos u tregoni të ashpër me një person që shfaq dashuri për ju, por mundohuni ta kuptoni dhe vlerësoni. Ata që janë në çift do të tregojnë hapur ndjenjat e tyre dhe do të jenë të lumtur që do jetë një ndjenjë reciproke. Në sferën profesionale do të keni mundësi të shumta për të çuar deri në fund diçka që keni nisur.

Batuta e Amber shkakton të qeshura: Egli nuk e donte Xumin sepse i dukej si hallexhi!

Nga studio e Big Brother, Amber ka komentuar raportin e Gjestit dhe Egli.

Ajo thotë se nuk i beson ndjenjës së Egli për Gjestin, por thotë se e ka kuptuar kush është dhe e di që me këtë histori “jeton gjatë në shtëpi”.

“Egli është e lexuar dhe do një mashkull të lexuar…

Egli e di pak a shumë kush është Gjesti dhe do të jetojë gjatë në atë shtëpi.

Nuk e donte Xumin, sepse i dukej si hallexhi”, tha ajo, duke shkaktuar të qeshura në studio.

TikTok “në orët e fundit”, Gjykata e Lartë mbështet ligjin federal

Përdorimi i rrjetit social TikTok mund të jetë në orët e fundit në Shtetet e Bashkuara, pasi Gjykata e Lartë mbështeti unanimisht ligjin federal që e ndalon duke filluar nga e diela, nëse kompania e saj mëmë me seli në Kinë, nuk e shet rrjetin social.

Gjykata tha se se rreziku që i kanoset sigurisë kombëtare nga lidhjet e rrjetit TikTok me Kinën, i kapërcen shqetësimet mbi kufizimin e lirisë së shprehjes për 170 milionë përdoruesit e këtij aplikacioni në Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë ka ngjallur pakënaqësi tek përdoruesit e këtij rrjeti.

“Mendoj se është një çmenduri që qeveria jonë të marrë këto masa ekstreme. Mendoj se media sociale, apo TikTok-u është një platformë publike që njerëzit të ndajnë mendimet e tyre”, thotë një përdorues.

Një urdhër ekzekutiv presidencial mund ta ndalojë këtë masë. Administrata e presidentit Biden thotë se i takon administratës së ardhshme të zotit Trump të vendosë mbi këtë çështje, nëse do ta zbatojë apo jo ligjin.

Zoti Trump ka thënë se do ta “shpëtojë” TikTok-un, por është e paqartë se si do ta realizojë një gjë të tillë.

Ekspertët kanë thënë se aplikacioni nuk do të zhduket nga telefonat e përdoruesve ekzistues pasi ligji të hyjë në fuqi më 19 janar, përdoruesit e rinj nuk do të mund ta shkarkojnë atë dhe përditësimet e aplikacionit do të bllokohen. Kjo përfundimisht do ta bëjë aplikacionin jofunksional.

Çfarë ndodhi? Rozana Radi ne gjendje jo të mirë shëndetësore, largohet nga prime

Gjatë mbrëmjes së sotme, këngëtarja dhe banorja e Big Brother VIP Albania, Rozana Radi, ka pasur një problem shëndetësor gjatë transmetimit live.

Pas debateve të forta të zhvilluara, këngëtarja nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në dhomën e rrëfimit për të marrë kujdesin e nevojshëm nga produksioni.

Moderatori i spektaklit, Ledion Liço ka siguruar publikun se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze, por për luhatje tensioni.

Aktualisht, Rozana po trajtohet dhe ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.

“Ka përbuzur ndjenjën time”, Xumi-Eglit: Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar!

Xumi komentoi raportin mes Gjestit dhe Eglit, duke e quajtur një një lojë dhe interes.

Më pas ai i drejtohet Eglit duke i thënë “Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar”, ndërsa theksoi se ndenjën e tij e kanë hedhur poshtë dhe e kanë përbuzur.

Sakaq tha se ftohja e raportit me Gjestin nuk ka lidhje me Eglin.

Pjesë nga debati:

Xumi: Ndjenjën time e hodhën poshtë, e përbuzën.

E përbuzi kush?

Xumi: Egli, e ka akuzuar… edhe nga shumë banorë të tjerë. Unë kam pasur mikpritje për të gjithë banorët.

Raporti me Gjestin s’ka lidhje me Eglin. Më mirë më thuaj ‘je i shëmtuar’ (i drejtohet Eglit). Po kaq i shëmtuar nuk e dija që isha. Nesër do bëhem dhe unë biond.

Egli: A ka pasur një sekuencë që unë ty të të kem dhënë një fije shpresë?

Vetëm pak orë larg betimit, Donald Trump ha drekë me biznesmenët dhe aktivistët shqiptarë

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,  pak kohë larg inagurimit të tij, ka drekuar me biznesmenë dhe aktivsitë shqiptarë në një restorant në një fushë golfi në West Palm në Florida.

Këtë fakt e ka bërë me dije gazetari Ruben Avxhiu, i cili ka publikuar foton e Trump nën prezencën e biznesmenëve dhe aktivistëve. Përpos fotos, ai ka bërë me dije edhe emrat e atyre që kanë qenë në të njëjtën tryezë me presidentin e zgjedhur të Amerikës.

“Trump, drekë, i rrethuar nga shqiptaro-amerikanë Fotografi e postuar nga Zef M Gjelaj me shënimin “Lunch ëith the big boss!!!!!” (Drekë me bosin e madh), në Ëest Palm, Florida. Sipas identifikimit të bërë nga Martin Vulaj: Anton Dedvukaj (ne skaj, majtas), Vasel Juncaj (majtas), Sokol (djathtas) Paul Martini (me kurriz nga kamera) Donald Trump do të ribëjë betimin si President i Shteteve të Bashkuara, pas tre ditësh, në 20 janar 2025”, shkruan ai.

Kujtojmë se inagurimi i Trup më 20 janar do të të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të rrezikshëm të ftohtë që parashikohet javën e ardhshme në Uashington.

Sipas mediave të huaja, fjalimi, si dhe fjalimet e tjera, tani do të zhvillohen brenda rotondës së Kapitolit të SHBA-së, dhe jo jashtë ndërtesës. Parada inauguruese do të mbahet gjithashtu në ambientet e mbyllura në Capitol One Arena të Uashingtonit, së bashku me të tre ballot inauguruese.

Trump trondit tregun e kriptovalutave, publikon monedhën e tij zyrtare dhe gjeneron mbi 14 mld dollarë

Më 17 janar 2025, presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump hodhi në treg kriptomonedhën e tij zyrtare $TRUMP, dhe brenda pak orësh, ajo pushtoi botën e valutave digjitale.

Monedha, e ndërtuar në rrjetin Solana, pati një rritje të mahnitshme në vlerë, me vlerën e saj të tregut që arriti në 14.5 miliardë dollarë brenda vetëm disa orëve nga publikimi i saj. Me çmim fillimisht në 0,18 dollarë, vlera e monedhës u rrit në 7,1 dollarë përpara se të stabilizohej në 21,51 dollarë deri në orën 18:21, duke shënuar një rritje të pabesueshme prej 231,61%, sipas të dhënave të CoinMarketCap.

Prezantimi i monedhës $TRUMP nga presidenti i zgjedhur i SHBA u bë përmes platformës së tij Truth Social, ku ai njoftoi: “Meme-ja ime e re zyrtare është KETU! Është koha për të festuar gjithçka që ne mbrojmë: FITORE!”

Nisja shkaktoi një furi masive tregtare. Brenda vetëm një ore, vëllimi i tregtimit arriti gati 1 miliard dollarë dhe investitorët e hershëm panë fitime të konsiderueshme. Një tregtar, i cili bleu gati 6 milionë monedha TRUMP për rreth 1.1 milionë dollarë pati një kthim investimi prej 23 milionë dollarësh në vetëm 90 sekonda.

Rritja e shpejtë e monedhës ishte po aq mbresëlënëse për sa i përket kapitalizimit të saj të tregut, i cili arriti në 7.7 miliardë dollarë brenda dy orëve nga publlikimi.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /bw/

A mund të shërohet Parashqevia? Elton Ilirjani jep lajmin urgjent: Mjekët zbuluan që …

Ishte dita e djeshme kur biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se këngëtarja e njohur prej dy javësh është shtruar në spitalin psikiatrik, teksa njofton se ajo nuk ka pranuar të marr mjekimin e nevojshëm.

Fatmirësisht, në një reagim në rrjetin social “Instagram”, shprehet se më në fund Parashqevia ka pranuar të mjekohet.

“Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.

Ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku.

“Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur, shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën’’, shkruan ajo.

Pas kësaj, Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë në momentin që ajo u gjet në stacionin e trenit.

Reagimi i plotë i biznesmenit:

“Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station”!

Merr fund marrëveshja e armëpushimit? Netayahu: Izraeli nuk do të tolerojë…

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për armëpushim është në rrezik thotë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netayahu.

Arsyeja e rrezikimit të marrëveshjes është pasi vendi nuk do të vazhdojë përpara me të, derisa Hamasi të nxjerrë një listë me 33 pengjet që do të lirohen. Ndërsa shprehet që nuk ka asnjë tolerim për shkeljet e marrëveshjes, ku përgjegjësinë më të madhe e ka Hamasi.

“Ne nuk do të ecim përpara me armëpushimin derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite.

33 nga 98 pengjet e mbetura izraelite të rrëmbyer nga Hamasi pritet të lirohen në këtë fazë, sipas Reuters. Në këmbim, Izraeli do të lirojë rreth 2000 palestinezë që aktualisht janë të ndaluar nëpër burgje të shumta.

Rikujtojmë se në frontin e brendshëm ka probleme për Netanyahun, pasi ministri i tij të sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir ka thënë se ai do të japë dorëheqjen nga qeveria në shenjë proteste kundër marrëveshjes. Ministrat e tjerë janë gjithashtu të pakënaqur me marrëveshjen, të cilën ata e përshkruajnë si një dorëzim ndaj Hamasit.

ALARMI në SHBA: Dimri i vërtetë “mbërthen” vendin! Priten temperatura deri në -40 gradë Celsius

Një valë e re të ftohti pritet të përfshijë pjesë të tëra të Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim, të shoqëruara me erëra të ftohta, dëborë dhe ngrica.

Temperaturat e ftohta që parashikohen për ditën e hënë në Uashington, detyruan autoritetet që ta zhvendosin ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump në ambientet e brendshme të Kapitolit.

Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, që nga malet Rockies në Kolorado deri tek shtetet veriore, temperaturat do të bien duke filluar nga e diela dhe do të vazhdojnë gjatë tërë javës së ardhshme dhe ato do të arrijnë deri në – 40 gradë celsius, ose edhe më të ulëta, në Dakota dhe në pjesën veriore të Minesotës, sipas meteorologut nga Shërbimi Kombëtar i Motit, Marc Chenard.

Në kushte të tilla atmosferike, mund të pësohet deri edhe ngrirje nëse ndonjë pjesë e trupi të njeriut ekspozohet ndaj këtyre temperaturave, qoftë edhe për më pak se 10 minuta.

Zyrtarët e institutit meteorologjik u bënë thirrje banorëve të veshin xhaketa, kapele dhe doreza dhe të kalojnë sa më pak kohë jashtë.

Autoritetet presin që reshjet e shiut dhe të borës të krijojnë probleme në komunikacion, sidomos në pjesët e vendit që zakonisht nuk përjetojnë mot të këtillë dimëror.