“Mos m’u lut fare, ik”/ Plas debati mes Eglit dhe Xumit, banori: Nuk kam ardhur me luaj me ndjenjat! Sidomos me ty, sepse je goca e…

Egli dhe Xumi patën një debat të ashpër pasditen e sotme.l

Banorja e Big Brother Vip i ka sqaruar Xumit se nuk ka asnjë ndjenjë për atë, ndërsa i kërkoi që ta lërë të qetë dhe të mos ndërhyjë në debatet e saj me banorët tjerë në shtëpi.

Ndërkohë që Xumi iu përgjigj duke i thënë se nuk ka hyrë ë BBV për të luajtur me ndjenjat e askujt, e sidomos të Eglit.

Kujtojmë se Xumi ka shprehur pëlqim për Eglin që prej ditës së parë që ata u bën pjesë e lojës. Por Egli vazhdimisht i ka thënë Xumit se nuk ka asnjë pëlqim apo ndjenjë për atë, përpos se miqësore.

Pjesë nga debati:

Xumi: Të përmendësh bukën mua nuk më duket e drejtë.

Egli: Lërë bukën, bukën mund ta përdor dhe unë..më hëngrën bukën me vezë mua të Danjelës. Ma hëngrën. Të iki të bëj skandal unë se më hëngrën bukën me vezë? Ju bëftë mirë. Është bukë, ik e bëj bukë vetë.

Xumi: Unë aty e ndjeva që nuk ishte e drejtë edhe hyra.

Egli: Jo mo e thotë ai që u bë skandal për bukën. Unë nuk e bëj personalisht. Kush do ta bëj le ta bëjë.

Xumi: Mua nuk më erdhi mirë.

Egli: U hëng buka ime para 10 minutash. Ta ngre problem unë këtë, a je më terezi?

Xumi: Unë jam sa më larg.

Egli: Shyqyr që e ke kuptuar. Më vjen mirë për këtë. Unë nuk kam nevojë këtu t’ua mbaj ndjenjat të karikuara njerëzve që të luaj. Po të ishte për të lujtur, do luaja që në fillim.

Xumi: Jam sa më larg.

Egli: Nuk kam ardh me lujt me ndjenjat. Nëse ndjej, ndjej, nëse nuk ndjej, nuk ndjej. Dhe nëse ndjej nuk kam turp të them.

Xumi: As unë nuk kam ardh me lujt me ndjenjat, sidomos me ty, se je goca e dikujt, je motra e dikujt. Nuk kam ardh me lujt me ndjenja unë këtu.

Egli:Nuk luan dot, edhe nëse luan tregon veten. Mos m’u lut fare. Ik.

Shoku i Olsi Bylykut s’beson në ndjenjat e Eglit për Gjestin: Ajo iu afrua vetëm për shkak të dronave

Këngëtari Petro Xhori ka qenë i ftuari i radhës në “Wake Up” teksa si një ish-banor i “Big Brother Vip”, nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për formatin

Petro Xhori nuk qëndroi shumë gjatë brenda shtëpisë ndërsa që në hyrje ajo që ra në sy ishte njohja me Egli Takon, ish e dashura e bashkëpunëtorit dhe shokut të tij, Olsi Bylyku.

Xhori komentoi dhe ndodhitë e fundit mes Gjestit dhe Eglit, teksa kjo e fundit ka shprehur hapur pëlqimin për këngëtarin.

Xhori tha se Egli ka pëlqim për Gjestin për shkak të popullaritetin që ky i fundit ka krijuar, parë kjo nga banorët nga droni që erdhi dy ditë pas hyrjes së Gjestit në BBVA.

“Dua të di, Egli, a e do Gjestin për atë që është, i mirë, i dashur, që bën ato batuta, apo për dronat? Po, për dronat, dronat,” ka thënë Petro Xhori.

Egli dhe Gjesti janë parë shumë afër m njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve, gjë që ka rënë dhe në sy të banorëve teksa janë shprehur se dashuri e re po lind. Egli ia ka shprehur në sy Gjestit pëlqimin që ka për të, gjithashtu ajo i thotë se është ai që i ka në dorë humorin, vetëm me praninë e tij.

“Sjellje bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme”, tjetër zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”

Tjetër zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania! Zarfi do të hapet ditën e nesërme, ndërkohë që është anuluar televotimi.

“Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh ju njofton se ka vendosur të anullojë televotimin aktual.

Në show-n e së martës, do t’ju komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, bëhet me dije në zarfin e zi.

Tentoi të largohej pa paguar veshjet dhe çantat në vlerë 7 mijë euro, arrestohet shqiptarja në Milano

Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua të shtunën pasdite, 11 janar, në Milano pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7 mijë euro në qendrën tregtare “Rinascente”, e cila ndodhet pranë Duomos, në rrugën Santa Radegonda.

Alarmi u dha pak para orës 17:00, kur punonjësi i sigurisë kapi të renë duke tentuar të dilte nga struktura me veshje dhe çanta që nuk i kishte paguar. Pas zbulimit, e reja nuk kundërshtoi dhe pranoi fajësinë, shkruan media italiane.

25-vjeçarja shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nuk rezulton me precedentë të mëparshëm. Ajo u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes.

Rozana Radi flet si rrallë herë për partnerin e saj: Kur e pyes se pse më do mua, më thotë…

Këngëtarja Rozana Radi, ka folur si rrallë herë për partnerin e saj, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” 4.

Gjatë një bisede me një tjetër prej banoreve, Livian, Rozana tregoi se partneri i saj, Shpëtimi, nuk është personazh publik dhe se është njeri që nuk preferon të jetë pjesë e medias.

Këngëtarja tregoi se kur ajo e pyet se pse ai e do, ai i përgjigjet me ironi duke i thënë ‘ngaqë je e urtë dhe fjalë pak’.

Pjesë nga biseda:

Livia: Dhe unë e dua një shpëtim në jetën time.

Rozana: Sa dua dhe unë…

Livia: Po t’i në rregull je, se Shpëtimi jot nuk del në media. Ai nuk është personazh publik

Rozana: Ai nuk ka qejf fare, ai ka një profil, nuk merret fare me mediat. Është diplomuar në Romë, k bërë dhe doktoratën në Romë.

Po ta shohësh kështu s’ka lidhje duket si… Më bën për të qeshur shumë, ka shumë humor. Kur i them unë pse më do ti mua, më thotë ‘ngaqë je e urtë dhe fjalë pak’.

Livia: Ta thotë me ironi.

Rozana: Po, unë s’kam asnjë lidhje me këtë.

Por kush është Shpëtimi, partneri i artistes?

Shpëtim Karakushi dhe Rozana, zyrtarizuan lidhjen disavjeçare me fejesë në vitin 2018. Rozana pohoi se i dashuri i saj punon në Prokurori, por nuk është prokuror.

Nuk zbuloi shumë të dhëna për marrëdhënien e saj, por një detaj të cilin Rozana e veçoi për të dashurin e saj me profesion oficer policie, tha se ai ka sens humori njësoj si i ati i saj.

Shpesh herë ajo dhe Shpëtimi janë fotografuar së bashku në evente të ndryshme, duke zbuluar edhe imazhin e oficerit që i ka rrëmbyer zemrën.

E trishtë! Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktorja e njohur Leslie Charleson. Ajo njihej si “Monica Quartermaine” në serialin “General Hospital”.

Producenti ekzekutiv i “General Hospital,” Frank Valentini njoftoi vdekjen e aktores në faqen zyrtare në “Instagram”. Teksa postimin e lajmërimit e shoqëroi me fjalë të ndjera.

“Do të më mungojnë bisedat tona të përditshme…”, shkroi producenti.
Ndërkohë komentet e fansave të ikonës kinematografike ishin të shumta. Ata shprehnin hidhërim për humbjen nga jeta të yllit të “General Hospital”.

Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është i qartë, por vitet e fundit aktorja ka qenë në betejë me një sërë sëmundjesh. Çështjet shëndetësore të aktores 79-vjeçare nisën që në vitin 2017, kur ajo u rrëzua bashkë me qenin e saj dhe vrau këmbën.

Që prej atij momenti aktorja ka pasur probleme të vazhdueshme me shëndetin saqë një javë para se të ndërronte jetë ajo u dërgua me urgjencë në spital.

Rolin e “Monica Quartermaine” e ndjera e luajti në vitin 1977 duke e bërë atë pjesë të kastit të aktorëve të serialit më jetë gjatë që u shfaq ndonjëherë në televizion. Prej vitit 2023 daljet e saj në “General Hospital” ishin të rralla, më vonë roli i saj u zëvendësua nga Patty McCormack.

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet magazina me 1 ton raki

Një magazinë në fshatin Këllëz Bashkia Gjirokastër është përfshirë nga flakët.

Gazetarja Brikena Mataj raporton se si pasojë e flakëve janë djegur materiale pune dhe një ton raki, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët të cila u përhapën shpejt si shkak i erës së fortë, janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë nga forcat zjarrëfikës.

“Do ulim kontributet e sigurimeve shoqërore për punëdhënësin”- Berisha shpalos programin: Çmimi i energjisë elektrike do të jetë pa TVSH

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët shpalosi programin e partisë që ai drejton për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u ndal tek sigurimet shoqërore, për të cilat tha se pjesa që paguhet nga punëdhënësi do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Po ashtu ish kryeministri garantoi se çmimi i energjisë elektrike do jetë pa TVSH, ndërsa u shpreh se do te kete lehtësira edhe për eksportuesit.

“Do tu jepet mundësi që teprica kreditore që nuk e marrin ndonjëherë të përdoret lirisht për të paguar tatimin mbi të ardhurat personale, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe cdo detyrim tjetër fiskal.

Energjia elektrike do të jetë pa TVSH. Çmimi i energjisë për eksportet do të jetë një shifror, jo dyshifror.

Ulje e madhe e kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit. Po të kemi parasysh se ne tani shpallim rrogën minimale 500 mijë lekë, është e domosdoshme për punëdhënësin. Kjo është një lehtësim për këtë.

Dogana do të ndërrojë qëndrimin ndaj eksportuesve. Cdo shpenzim i tyre në dogana do mbulohet nga shteti, jo nga eksportuesi. Do krijohet zyra e mbrojtjes së eksporteve”, tha Sali Berisha.

Efektivët e Këmbësorisë transportojnë fëmijën e sëmurë në spitalin e Bulqizës

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.

Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

V. ritet kryebashkiaku, u qëΙΙua teksa ishte në makinë

Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit.

Ishte Shoqata e Komunave të Ekuadorit (AME) ata që njoftuan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale një ditë më parë (12 janar).

“Me pikëllim njoftojmë vdekjen e kryetarit tonë të dashur të Arenillas,” njoftoi AME, duke shpjeguar se ngjarja ndodhi pas orës 16:30 (koha lokale) kur kryebashkiaku 45-vjeçar u sulmua nga një burrë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas asaj që raportoi gazeta ekuadoriane “El Comercio”, nuk është e qartë nëse kryebashkiaku ishte kërcënuar më herët.

Ndërkohë Policia e Ekuadorit përmes një komunikate tha se “ngjarja e dhunshme” e regjistruar në Arenillas “rezultoi me tre plagë me armë zjarri. I plagosuri u transferua në një qendër mjekësore, ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e kryebashkiakut. Djali i tij i mitur u plagos por pa rrezik për jetën”.

Në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme.

Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale të cilët janë në luftë për kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës.

Në gusht të 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në radhët e politikanëve ekuadorianë.