“Nuk gjej dot b ύrrë se jam shumë…”, 44-υj eçαrja çυdit rrjetίn me dekΙaratën e saj

44-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve është duke bërë xhiron e rrjetit me deklaratën e saj, thotë se ka një jetë të përsosur por bukuria e saj nuk e ka lejuar atë të gjejë dashurinë e vërtetë.

Jemi duke folur për një grua që duket sa gjysma e moshës së saj dhe fare lehtë mund të duket si motra e vajzave të saj

Ajo quhet Dawn Counsis dhe jeton në Londër bashkë me fëmijët e saj, binjakët 17-vjeçarë dhe dy vajza të moshës 20 dhe 22 vjeçe.

Dawn thotë se bukuria e saj është edhe mallkimi i saj teksa shprehet:

Ajo që ndodh është se unë u dukem njerëzve sikur jam sa gjysma e moshës sime.

Prandaj, të gjithë burrat që flirtojnë me mua janë shumë më të rinj në moshë se unë.

Ndonjëherë do të doja të isha më pak tërheqëse, sepse s’mund të krijoj një marrëdhënie me një 18-vjeçar”.

Dawn tregon se është vetëm që prej vitit 2003 kur u nda nga bashkëshorti i saj.

Lezhianja: Β inte shi, ishim pa drita kur ra dera dhe ρashë KUNATlN me…

Një vajzë ka rrëfyer momentet e vështira në çfit që po kalon motra e saj.Vajza thotë se e motra pasi ka zbuluar tradhëtinë e të fejuarit, është ndarë prej tij.

Por sot…Kjo është historia e trishtë e rrëfyer.“Sa keq jam tani. Edhe pse nuk më ka ndodhur mua, por motrës, unë e vuaj barabar dhimbjen e saj.

Ne jemi dy motra nga Lezha. Motra më e madhe është e fejuar prej 3 vitesh me një djalë që janë marrë vete. 


Ata janë shumë të dashuruar, motra e adhuronte deri dje, kur zbuloi se ai e tradhëtonte.

Unë nuk e besoja dot, sepse ai bënte shumë për motren time. Por është e vërtetë. Ai e tradhëtoi motrën me njërën që e ka tek puna.

Motra u lëndua shumë, sa sinqerisht ishte gati të vriste edhe veten. Këtë verë kishin në mend të martoheshin.Vetëm qan dhe nuk ha, e unë nuk di si ta nxjerr motrën nga kjo gjendje.

Kunati ka tentuar rikthimin, por motra edhe pse e do me shpirt nuk mund ta falë.Madje një natë binte shumë shi e nuk kishim as drita nuk vjen kunati në derë dhe qante.

Ma ka këputur shpirtin ajo skenë, por motra nuk pranoi prapë të fliste me të.Unë dua të gjej një mënyrë që t’i ul të bisedojnë sepse e kuptoj që dashuria e tyre është e madhe.

E di që tra’dhëtia është diçka e rëndë, por dashuria kalon çdo gjë. Kështu i them motrës, por ajo nuk më kthen përgjigje.Ju lutem më tregoni çfarë duhet të bëj sepse nuk e shoh dot motrën në atë gjendje…Zoti ju ndihmoftë të gjithëve”, shkruan ajo.

Grυαja e mαrtυαr: Βurri nυk më kë naq, ja çfarë i bërα…!!!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.Ja rrëfimi i 33 vjeçares:

Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim. Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.

Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij. Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend.

Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks. Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja.

Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm.

I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe. U ndjeva e tu.rpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij.

Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar. Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e rradhës.

Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë edhe se i dërgova mesazhe.Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.

A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?Ja përgjigja e psikologes:PO, PO dhe PO! Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.

Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur.

Dalin pamjet e fri.kshme nga tërmeti në Kinë (VIDEO)

Tërmeti i fortë në Tibet të Kinës mëngjesin e sotëm, shkaktoi të paktën 53 vitkima dhe 62 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas tërmetit të fuqishëm që goditi qarkun Dingri në rajonin e Tibetit jugperëndimor, ku ndodhet pjesa kineze e Himalajeve, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua.

Lëkundjet e tërmetit, u regjistruan rreth orës 09:05 me orën lokale të Kinës, sipas CENC, agjencisë publike sizmologjike të Kinës, e cila vlerësoi se tërmeti kishte magnitudë 6.8 Rihter.

Lëkundjet u ndjenë deri në Katmandu, kryeqytetin e Nepalit.

“Lëkundjet u ndjenë veçanërisht në dhe rreth kantonit Dingri, dhe disa ndërtesa u shembën pranë epiqendrës”, tha më herët transmetuesi shtetëror ÇTV. Mësohet se pas tërmetit janë regjistruar dhjetëra pasgoditje.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, raportoi se autoritetet lokale dolën në terren për të “vlerësuar” pasojat e tërmetit.

Megjithëse lëkundjet e tërmeteve janë përgjithësisht të zakonshme në rajonin malor të Kinës, tërmeti i sotëm është më i forti i regjistruar brenda një rrezeje prej 200 kilometrash gjatë pesë viteve të fundit, sipas CENC.

https://x.com/TMTPostGlobal/status/1876471253374259557?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1876471253374259557%7Ctwgr%5E16a565ddfcf89b00dbaadb49ea71ce4387c27d99%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fdalin-pamjet-e-frikshme-nga-termeti-ne-kine-video%2F

Këmbimi valutor, 7 janar/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 07 janar 2024, dollari amerikan, blihet me 93.8 lekë dhe shitet me 95 lekë.

Euro, blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.3 lekë, ndërsa në shitje me 104.3 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117 lekë dhe shitet me 118.3 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Tërmet i fortë në Kinë/ Ηυmbin j etën mbi 50 ρersona, ρΙαgosen dhjetëra të tjerë

Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 7.1 ballë, është regjistruar në rajonin malor të Tibetit të Kinës.

Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 janë plagosur.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash (gjashtë milje), sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri pasgoditjesh në zonë.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe disa pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

Mediat shtetërore kineze, raportuan se tërmeti kishte një magnitudë pak më të vogël prej 6.8 ballë, duke çuar në dëmtimin e mbi 1000 shtëpive.

Forcat ajrore kineze, kanë nisur përpjekjet e shpëtimit dhe dronët në zonën e prekur, e cila ndodhet në rrëzë të malit Everest dhe ku temperaturat janë shumë nën zero.

Si energjia ashtu edhe uji në rajon janë ndërprerë.

Presidenti kinez Xi Jinping, ka bërë gjithashtu thirrje për përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit, për të minimizuar viktimat dhe për të zhvendosur banorët e prekur.

Rajoni, i cili shtrihet pranë një linje thyerjeje kryesore të pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike, është vend me aktiviteti të shpeshtë sizmik.

Në vitin 2015, një tërmet me magnitudë 7.8 afër Katmandu, kryeqyteti i Nepalit, vrau rreth 9,000 njerëz dhe plagosi mbi 20,000.

Përmbysje e çmendur e Milan ndaj Interit, nga 0-2 në 3-2 dhe fiton Superkupën e Italisë

Milani triumfoi 3-2 ndaj Interit, në një finale dramatike, për të marrë trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë fituan me një përmbysje të çmendur, pasi e panë veten në disavantazh të dy golave. Lautaro Martinez zhbllokoi derbin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e së dytës, Taremi dyfishoi shifrat.

Milani reagoi shpejt dhe në minutën e 52-të, Theoi Hernandez ngushtoi diferencat, para se Pulisic të barazonte shifrat në minutën e 80-të.

Golin e fitores e shënoi Tammy Abraham në minutën e 93-të, pas një asisti të marrë nga Leao.

Milani festoi në fund ngritjen e trofeut të Superkupës së Italisë, ndërsa Interi pëson disfatën e dytë në derbi për këtë sezon.

Nisje e shkëlqyer për trajnerin Sergio Conceicao, i cili në dy ndeshjet e para, regjistroi dy fitore me përmbysje dhe një trofe të fituar.

Ekipi i Premier League ofron 20 milionë euro për Kristjan Asllanin, Interi refuzon

Interi ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh nga një klub në Premier League për mesfushorin Kristjan Asllani.

Kjo sipas gazetës italiane FCInterNews, por pa zbuluar se cili ësht ekipi që ka bërë ofertën. Ata raportojnë se te Interi vazhdojnë të kenë besim të plotë te 22-vjeçari shqiptar.

Asllani nuk është aktivizuar gjithmonë në njëmbëdhjetëshen e Interit këtë sezon, duke mbetur një opsion rezervë.

Asllani iu bashkua Interit nga Empoli në verën e vitit 2022 si rezervë për Marcelo Brozovic. Sidoqoftë, ishte Hakan Calhanoglu ai që doli si mesfushori i parë i Interit.

Ndaj Asllani ka qenë rezerva kryesore e Calhanoglu në skuadër.

Duke marrë parasysh rëndësinë e Calhanoglu për skuadrën, nuk ka qenë e lehtë për Asllanin që ta zhvendosë turkun nga formacioni.

Dhe gjatë një periudhe të këtij sezoni ku Calhanoglu ishte jashtë me një dëmtim, Asllani gjithashtu vuante nga një problem.

Prandaj, lojtarë si Nicolo Barella dhe Piotr Zielinski u detyruan të luanin në mesfushë në vend të tij.

Nëndetësja e fundit ruse largohet nga Mesdheu, Putin hedh sytë nga Libia pas rënies së Assad

Natën e 2 janarit, e mbrojtur nga errësira, nëndetësja ruse Novorossiysk B-61 kaloi nën Shkëmbin e Gjibraltarit dhe hyri në Atlantik.

Destinacioni do të jetë Baltiku.

Me “daljen” e saj Moska nuk ka më “nëndetëse” konvencionale të mbetura në Detin Mesdhe. Kjo nuk përjashton, paralajmërojnë ekspertët, mundësinë që të ketë një anije me armë bërthamore, por vlera simbolike/taktike e largimit mbetet.

Largimi i nëndetëseve ruse u shpjegua nga vëzhguesit si pasojë e fundit të regjimit sirian të Asadit. Një kolaps që ka shkaktuar pasiguri të madhe për të ardhmen e bazave të përdorura nga Rusia në vend, si aeroportet e Tartus dhe Latakia, aeroporti Hmeimim dhe një sërë postesh më të vogla.

Instalimet e vëna në dispozicion nga Damasku përfaqësonin pikën e fortë të Task Forcës së përhershme Mesdhetare të krijuar nga Rusia në vitin 2013, një bërthamë e përbërë nga njësi të shumta.

Aktualisht Putin ka gjysmë duzinë në det të hapur: mes tyre disa fregata, anija e inteligjencës Kildin, një çift për sulmin amfib. Anije të tjera tregtare priten prej ditësh, gjithmonë me synimin për një dëbim të mundshëm, ndërsa Yantar, një “anije” kërkimore e aftë për të kryer aktivitete të veçanta dhe spiunazh, është larguar nga Aleksandria në Egjipt.

B-61, i cili ka kryer misione të shumta muajt e fundit, konsiderohet një mjet cilësor, i domosdoshëm për aktivitetet e Marinës përgjatë rrugëve të ndjeshme, në një fazë ku kërcënimet po shumohen dhe një sfidë po zhvillohet në “fund”.

Megjithatë, ai ka nevojë për një vend ulje, i cili nuk është i disponueshëm për momentin, ndërsa zëvendësuesit e tij të mundshëm janë ende larg dhe nuk është e qartë nëse ata do të dërgohen në zonë. Shumë do të varet nga negociatat e hapura nga Kremlini me fuqinë e re në përpjekje për të ruajtur instalimet ku prezenca ishte ulur për shkak të angazhimit të rëndë në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë komanda e kontigjentit filloi një “rigrupim” duke përqendruar ushtarë dhe automjete si në Tartus ashtu edhe në Hmeimim. Një numër i mirë i pajisjeve të sofistikuara (radarë, raketa kundërajrore) u ngarkuan në avionë të mëdhenj An 124 dhe Il 76, të cilët më pas u nisën për në al Khadima, Cyrenaica të Libisë.

Para Krishtlindjeve kishte një ritëm të qëndrueshëm fluturimesh drejt këtij destinacioni, megjithëse disa avionë më vonë arritën në Bamako, Mali, një qendër e rëndësishme për depërtimin e Kremlinit në Sahel.

Burimet diplomatike nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Moska të kërkojë një marrëveshje me gjeneralin Khalifa Haftar, liderin e Cyrenaica, për të krijuar struktura në bregdetin libian.

Megjithatë, aeroportet kanë nevojë për tu zgjeruar. Kësaj i shtohet presioni perëndimor ndaj Haftarit, i cili ka tashmë ish-formacionet Wagner në territorin e tij, për t’iu rezistuar kundërshtarëve.

Kujdes nga mashtrimi më i ri përmes WhatsApp, premtojnë para falas në “kazino online”, por ju vjedhin llogaritë bankare

Një mashtrim i ri ka nisur të qarkullojë në aplikacionin e komunikimit WhatsApp.

Bëhet fjalë për një mesazh që fton qytetarët të regjistrohen në një kazino online duke premtuar mbi 1000 euro falas.

Mesazhi ka bashkangjitur një link që të çon te faqja e kazinos në fjalë.

Kjo është një skemë e rrezikshme e vjedhjes së të dhënave të kartave të kreditit, që mund të rezultojë më pas në zbrazjen e llogarisë tuaj.

Ndaj këshillohet që të mos klikoni në link dhe mesazhin ta raportoni te WhatsApp si “Spam”.

Kujdes nga mashtrimi më i ri përmes WhatsApp, premtojnë para

Mesazhi në WhatsApp