Meteorologët bëjnë parashikimin ‘bom bë’, ja çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar

Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vjetër do të përfshihet nga ngricat siberiane.

Pyetja, sipas analizave të tyre, është nëse ky zhvillim i motit mund të jetë një ndërhyrje kalimtare ballkanike, me një fluks të shpejtë ajri të ftohtë jetëshkurtër, apo një ndryshim më i strukturuar, i mbështetur nga një “pelerinë” anticiklonike e aftë për t’u forcuar përgjatë boshtit meridian.

Meteorologët italianë theksojnë se zhvillimi meteorologjik i pritur rreth mesit të janarit duket se përvijon një skenar veçanërisht interesant , i cili ka tërhequr një farë konvergjence midis modeleve kryesore fiziko-matematikore.

Ky përafrim i rrallë midis parashikimeve sugjeron se ne mund të përballemi me një ndryshim të rëndësishëm nga faza e fundit e karakterizuar nga perëndimore, temperatura të buta dhe një klimë e përgjithshme e ndryshueshme.

Parashikimet aktuale tregojnë një model atmosferik në shkallë hemisferike që mund të materializohet midis 12 dhe 13 janarit . Modeli evropian, në veçanti, nxjerr në pah një aluzion të një ” çarjeje ” të vorbullës polare, një fenomen që përfshin copëzimin e rrjedhës zonale dhe hap rrugën për një dinamikë më jugore.

Ky proces mund të jetë vendimtar në bllokimin e rrjedhës së Atlantikut dhe formimin e një sistemi të mbyllur me presion të ulët (cut-off) mbi Mesdhe. Një konfigurim i tillë, i lidhur me rrymat lindore me origjinë kontinentale , do të përfaqësonte një ndërprerje të qartë në krahasim me tablonë e fundit meteorologjike.

Për adhuruesit e kushteve të ftohtit dhe dimrit, thonë meteorologët italianë në Meteoweb.eu, ky zhvillim mund të shënojë një hap të madh përpara.

Kartëmonedhave po i vjen fundi, prerjet e ‘Euro-s’ që do të dalin nga qarkullimi

Paratë e letrës po zhduken gjithnjë e më shumë, pasi shumë njerëz preferojnë të paguajnë drejtpërdrejt me kartat e tyre të kreditit.

Për këtë arsye, ka pasur disa përditësime të rregulloreve të Bashkimit Evropian dhe në të vërtetë, disa kartëmonedha së shpejti mund të humbasin vlerën e tyre ligjore. Pra, kushdo që ka mbajtur kursime në para me prerjet që pritet të zhduken, duhet të interesohet pasi bazuar në rregulloret e reja, ato nuk nuk do të pranohen më për të kryer pagesa.

Gjëja e parë që duhet të dini është se Banka Qendrore Evropiane do të përditësojë rregullisht kartëmonedhat në mënyrë që të përmirësojë sigurinë dhe si rrjedhojë të parandalojë falsifikimin. Prandaj, kur lëshohen 9 seri, disa të vjetra dalin nga qarkullimi dhe për këtë arsye do të humbasin vlefshmërinë e tyre ligjore.

Për shembull, seria Europa, e cila u prezantua në vitin 2013, zëvendësoi gradualisht serinë e parë të kartëmonedhave të emetuara në vitin 2002. Megjithatë, në realitet, disa kartëmonedha të vjetra janë ende të përdorshme sot, por ka afate brenda të cilave ato duhet të jenë ndryshohen nga banka qendrore pasi nuk do të jenë më të përdorshme.

Por cilat kartëmonedha së shpejti nuk do të kenë më vlerë:

Seria e parë e kartëmonedhës 500 euro,

kartëmonedhat e serisë së parë të vitit 2002,

kartëmonedhat e dëmtuara ose me shënime

Për të parë nëse kartmonedhat që keni të ruajtura apo të kursyera janë ende të vlefshme, është mirë që fillimisht të kontrolloni numrin serial që të dini nëse janë nga seria e parë apo nga seria Europa. Ato në serinë e parë kanë akronimin ‘EBB’, ndërsa seritë Europa kanë 19. Ju gjithashtu mund të kontrolloni në bankë për të parë nëse ato janë ende të vlefshme për pagesa.

Përveç kësaj, mund të konsultoheni edhe me faqen zyrtare të BQE-së, e cila përmban të gjithë informacionin e përditësuar për kartëmonedhat që janë ende të vlefshme dhe ato që do të skadojnë. Nëse keni kartëmonedha të skaduara, rekomandohet të shkoni në Bankë për t’i shkëmbyer, në të kundërt mund t’i posejdoni thjesht si prerje për koleksion.

Momente frike dhe paniku, ariu i futet në shtëpi ish-futbollistit të Sitit dhe Bajernit

Momente frike dhe paniku për ish-futbollistin argjentinas të Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis, teksa një ari futet në shtëpinë e tij.

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij Evangelina Anderson, janë momentet e frikës që përjetoi familja e trajnerit aktual të Monterreit gjatë festave të Krishtlindjeve.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, teksa shihet ariu duke lëvizur në oborrin e shtëpisë së Demikelis.

https://twitter.com/lbertozzi?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1875190371388703108%7Ctwgr%5E1e9cc27b851510563d00f4518bb0cdd8cdd70797%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fvideo-momente-frike-dhe-paniku-ariu-i-futet-ne-shtepi-ish-futbollistit-te-sitit-dhe-bajernit%2F

Skiatorja shqiptaro-italiane Lara Colturi renditet e dyta në Kupën e Botës

Skiatorja shqiptaro-italiane Lara Colturi ka arritur një tjetër sukses ndërkobëtar, duke e renditur e dyta në kampionatin botëror të skive.

Ajo ka arritur të renditet e dyta në disiplinën e sllallomit të madh me një kohë totale prej 1:56.28 dhe me një diferencë të vogël nga Sara Hector e vendit të parë

Colturi ka lënë pas emra të njohur të këtij sporti, duke arritur kështu një tjetër sukses mbresëlënës për vendin tonë.

“Ndjej shumë për ty”/ Xumi i shprehu ndjenjat, Egli ia kthen: Të lutem mos ma…

Loja me letra anonime shkaktoi diskutime brenda “BBVA”. Xumi ia dedikoi Eglit teksa ndër rreshta i shprehu dashurinë. Ndërsa po qëndron të dy të ulur jashtë, Xumi i thotë dhe njëherë Eglit se e ka përzemër si njeri dhe se do të dëshironte që dhe ajo ta kuptonte sesi ai e sheh atë realisht.

Egli e vënë në siklet, i është përgjigjur duke i thënë se ata kanë ndjenja të ndryshme për njëri-tjetrin dhe se nuk dëshiron të ngarkohet me këtë histori pasi është shumë e ngarkuar emocionalisht. Ndër të tjera Xumi nuk heq dorë duke i thënë se do të dëshironte 10 sekonda nga ajo që ta kuptonte sesi Egli ishte në sytë e tij.

Pjesë nga biseda:

Xumi: E di sa përzemër të kam?

Egli: E di dhe realisht edhe unë të kam shumë përzemër, thjesht janë të ndryshme si ndjenja.

Xumi: E di çfarë do të doja? Të kisha tre dëshira momentalisht. Mendoje kush mund të ishte njëra prej tyre…

Egli: Tre dëshira?

Xumi: Po. Vetëm njërën mendoje kush mund të ishte për mua. Mendoje…

Egli: Të takoje mamin tënd.

Xumi: Po them në lidhje me ne të dy sepse ajo është gjë tjetër. Kush mund të ishte?

Egli: Është shumë afër mendjes se kush mund të ishte…

Xumi: Ma thuaj

Egli: Që të të jepja një mundësi.

Xumi: Jo. E di kush do të ishte? Të hyje vetëm 10 sekonda tek unë të shikoje si të shoh…

Egli: Xum të lutem!

Xumi: Jo mundësinë sepse kjo është kundër vullnetit të personit kur e thua si dëshirë. Vetëm 10 sekonda. Të shikoje Xumin si të sheh, të merrje mendjen se çfarë mendoj unë dhe të merrje zemrën. Sinqerisht vetëm kaq. Ta merrje zemrën dhe vetëm ta dije çfarë ka përbrenda.

Egli: Të lutem mos ma bëj këtë.

Xumi: Ta them me shpirt, nuk është se kam rënë në dashuri, unë ndjej shumë për ty.

Egli: Të lutem mos më vër në siklet këtu brenda sepse kam shumë ngarkesë për të mbajtur edhe një ngarkesë kaq të madhe. Sepse nuk jam ajo lloj vajze që të them “Ik o vlla, nuk më plas çfarë ndjen ti unë ta kam bërë të qartë kështu po deshe po nuk deshe ik çaj trutë e tua andej.” Nuk jam ky lloj njeriu. Jam shumë empatike si njeri. Unë e kuptoj situatën por nuk të ndihmoj dot Xum.

Xumi: Nuk po të them më ndihmo.

Egli: Por më vjen keq.

Xumi: Për Zotin kaq do të kisha dashur vetëm 10 sekonda.

Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj

Ledina Çelo, një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për talentin dhe karrierën e saj. Megjithatë, ajo ka ruajtur një jetesë të rezervuar dhe private, duke qenë e kujdesshme në lidhje me jetën e saj jashtë skenës.

Në këtë periudhë festash, ajo ka ndarë me ndjekësit një kartolinë familjare, një portret i ngrohtë dhe i bukur, që tregon dashurinë dhe harmoni në jetën e saj personale.

Mesazhi që ajo ka shpërndarë ishte i thjeshtë dhe i sinqertë: “Një vit i mbare dhe i gëzuar për të gjithë ju!”.

Bashkëshorti i Ledinës është Naim Kabashin, ish-kampionin shqiptar nga Kosova të kick box-it, me të cilin tani jeton në Gjermani.

Këto janë dy shqiptaret nga familja Asllani që humbën jetën pasi makina ra në lumë

Një veturë ka rënë në lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut, në rrugën Rashqe-Saraj.

Tri viktima gra janë gjetur në veturën e rënë në lumë, një fëmijë 5 vjeçar ka shpëtuar dhe është gjetur nga disa kalimtarë të rastit kurse ende nuk dihet për një person tjetër që gjendej në veturë.

Viktimat janë nga familja Asllani.

Një veturë ka rënë mbrëmë në lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut, në rrugën Rashqe-Saraj.

Tri viktima gra janë gjetur në veturën e rënë në lumë, një fëmijë 4 vjeçar ka shpëtuar dhe është gjetur nga disa kalimtarë të rastit kurse ende nuk dihet për një person tjetër që gjendej në veturë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut, të enjten.

Në rrethana ende të paqarta një automjet ka rënë në lumin e Vardarit, kanë raportuar mediat në Maqedoni e Veriut.

Institcionet relevante të shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pesë persona ishin në veturë, tre janë konfirmuar të vdekur – të gjitha viktimat janë gra.

Një person tjetër është në kërkim, raporohet si i gjinisë mashkullore.

Operacioni i kërkimit është pezulluar, për shkak të kushteve atmosferike.

“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Rashçe, një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i njësitit “Tigrat” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik. Në orën 18:00 nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një fëmijë, i cili fatmirësisht ka shpëtuar.

“Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull. Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar mjeku Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel.

Sipas informacioneve jozyrtare, në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar kishte 5 persona.

Autoritetet po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Apeli i GJKKO i vendosi detyrim paraqitje, Berisha nuk firmos komunikimin

Policia e Tiranës i ka komunikuar Sali Berishës një ditë më parë në banesë vendimin e Apelit të GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Burime thanë se ish kryeministri sërish nuk ka firmosur marrjen në dijeni për rikthimin e masës nga gjykata.

Një ditë më parë, kreu i PD tha se do ta respektojë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Vendimi i Apelit të GJKKO riktheu Berishën në pikën kur nisi përballja e tij me zyrat e SPAK-ut në tetorin e 2023, kur prokuroria kërkoi që kreu i PD-së të paraqitej dhe i bllokoi pasaportën, ndërsa po e hetonte për çështjen Partizani.

Atëherë Berisha deklaroi dhe i qëndroi deri në fund se SPAK kishte shkelur Kushtetutën dhe kishte vendosur një masë sigurie, pa marrë autorizimin fillimisht nga Kuvendi. Dhe si kosto mori izolimin për 11 muaj në shtëpi.

Ai ndoqi të gjitha shkallët e gjyqësorit por të drejtën nuk e gjeti në favor të tij, por të SPAK-ut. Vulën ia vendosi Gjykata Kushtetuese, në nëntor të vitit që sapo kaloi, kur rrëzoi pretendimet e tij dhe i tha se Prokuroria e Posacme nuk duhet ti drejtohej Kuvendit dhe “detyrimi i paraqitjes” nuk e kufizonte atë nga politkbërja. Këtë herë Berisha nuk e ka argumentin e anti-kushtetueshmërisë për rikthimin e masës fillestare ndaj tij dhe përmend vetëm hallkën e Gjykatës së Strasburgut, si derën e fundit ku kërkon të gjej drejtësinë që pretendon

Dy makina përplasin tufën me bagëti të imta në aksin Elbasan-Tiranë, n gordhin 24 krerë dhi

Dy automjete raportohet se kanë përplasur një tufë me bagëti të imta në segmentin e rrugës Elbasan-Tiranë.

Ngjarj ka ndodhur rreth orës 01:00 sapo kalon tunelin. Raportohet se shoferët me iniciale M.M dhe N.T, duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse në pamundësi për të manovruar, kanë shkelur me makinë tufën me bagëti të imta.

Për pasojë kanë ngordhur nga dëmtimet 24 krerë dhi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.01.2025, rreth 01:00, në segmentin e rrugës Elbasan-Tiranë, sapo kalon tunelin shtetasit M.M dhe N.T, duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse në pamundësi për të manovruar, kanë shkelur me mjet një tufë me bagëti të imta (dhi) dhe për pasojë kanë ngordhur nga dëmtimet 24 krerë bagëti (dhi).

Orë m akthi për nënën dhe vajzën e saj 10-vjeçare! Ish-burri shqiptar hyri ilegalisht në Greqi, i shkoi në banesë dhe ..

Një grua dhe vajza e saj dhjetë vjeçare kanë jetuar makthe në natën e ndërrimit të viteve, kur burri i saj shqiptar, ka hyrë ilegalisht në Greqi, i ka shkuar në banesë.

Ai ka thyer xhamat për të hyrë nga dritarja e shtëpisë dhe kur nuk ka arritur, dëmtoi makinat e parkuara.

45-vjeçari u arrestua dhe ditën e djeshme doli para gjykatës pa avokat, duke pretenduar se përfaqësuesi i tij ligjor ndodhej në Larisa. Shqiptari kërkoi shtyrje të gjyqit, por kërkesa u refuzua.

Sipas ish-bashkëshortes së tij, 45-vjeçari, në natën e ndërrimit të viteve, i ka shkuar në banesë. Sipas dëshmisë së saj, ai kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe ka thyer xhamat, duke tmerruar vajzën e tyre 10-vjeçare.

Kur ajo i ka kërkuar të largohet, i pandehuri ka hyrë në makinën e tij dhe ka përplasur dy automjete të parkuara, duke i shkaktuar dëme.

Kur u gjet nga autoritetet policore, 45-vjeçari i bëri rezistencë arrestimit dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkomatografisë.

I akuzuari ka kërkuar falje në gjykatë dhe ka pranuar se kishte konsumuar alkool para se të shkonte në shtëpinë e ish-bashkëshortes. Ai ka pranuar gjithashtu se kishte hyrë ilegalisht në Greqi në këmbë, rreth 20 ditë më parë. Arsyeja që i ka shkaktuar dëm shtëpisë së nënës së fëmijës së tij, sipas tij, ka qenë se ka dashur të festojë ditëlindjen e vajzës së tyre me ta, por ajo nuk e ka lënë.

Gjykata e shpalli fajtor 45-vjeçarin për hyrje të paligjshme në vend, dhunë në familje, dhunë ndaj punonjësve dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit të alkoolit, duke e dënuar me 18 muaj burg, 3700 euro gjobë dhe heqjen e lejes së drejtimit për dy muaj.