“Histori korruptive dhe diskriminuese”/ Klodiana Lala ‘shpërthen’ për Thumanë-Kashar: Opozitën e ka tredhur…

Nga sot, të gjithë ata që do të kalojnë në aksin Thumanë-Kashar do të duhet të paguajnë afro 2.5 euro. Bashkim Ulaj riktheu tarifën, pas kaosit që u krijua vitin që lamë pas.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar shumë ashpër gazetarja Klodiana Lala, pasi sipas saj, po diferencohet Veriu nga Jugu.

Sipas Lalës është anormale që një biznesmen nga Veriu i vë traun rajonit të tij. Ndërkohë ajo ka qenë e ashpër ndaj opozitës, e cila nuk thotë asnjë fjalë për Bashkim Ulajn.

“Thumanë-Kashar një histori më shume se korruptive. Është diskriminuese. Një biznesmen verior qe i ve traun veriut, me se pari duhet hetuar per pastrim parash. Ptu qeveri spiropalliste! Po opozita ku është? Apo e ka tredhur Bashkim Ulaj?”, shkruan ajo.

Përdorimi i makinave në Shqipëri, jo çdo ditë/ Plan Kombëtar për kufizimin e përdorimit të mjeteve sipas targave! Ja strategjia që do të ndiqet

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e Bashkimit Evropian për Energjinë dhe Klimën.

Sipas këtij plani të hartuar nga qeveria synohet që përgjatë 2025 përdorimi i makinave në vend të kufizohet duke përdorur alternime.

Në draft po ashtu thuhet se “përdorimi i makinave do të bëhet në disa ditë të javës dhe sipas targës së makinës”.

Po ashtu, ky plan parashikon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike në vitet në vijim.

Parashikohet gjithashtu që deri në vitin 2030, 10% e të gjithë flotës së automjeteve në vend të jetë elektrike. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur si objektiv të planit kombëtar instalimin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike në pikat ekzistuese të aksesit përgjatë rrugëve kombëtare, pikave kufitare dhe zonave turistike, si dhe caktimin e detyrimeve ligjore ndaj operatorëve ekonomikë, psh. për parkimet publike ose garazhet publike për të qenë të pajisur me stacione për karikimin të automjeteve elektrike.

Parashqevia u takua me djalin e saj pas disa vitesh/ Zbulohet me kë do të jetojë djali, ka kuptuar që …

Takimi i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku dhe djalit të saj, Luke Nolfe ishte shumë emocionues për ta, por edhe për publikun që ndoqi disa momente nëpërmjet “Instagram-it” të biznesmenit Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim.

Pas këtij takimi pyëtja më e madhe është se me kë do të jetojë djali?!

Sipas burimeve tona, Lukë do të vazhdojë që të bëjë jetën e tij të përditshme, teksa takimet me Parashqevinë do të jenë më të shpeshta.

Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe.

“Ai është nervoz. Faleminderit, Zoti të bekoftë ty Elton dhe Zoti bekoftë Robertin”, u shpreh në fillim këngëtarja, teksa dukej qartë emocioni që po përjetonte dhe mirënjohja për ata që e ndihmuan të bënte ëndrrën e saj realitet.

“O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.

I pyetur nga Elton Ilirjani, Luke Nolfe pohoi se ndihet mirë që ritakoi pas shumë vitesh nënën e tij.

Julia Ilirjani, kushërira e Elton Ilirjanit, ka reaguar pas takimit të Parashqevi Simakut me djalin e saj, duke iu përgjigjur kritikave se momenti i takimit është filmuar nga Eltoni pa dëshirën e këngëtares. Julia, përmes një shkrimit të publikuar në “InstaStory”, thotë se fotot dhe videot kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi.

Reagimi i Julia Ilirianit:

“Kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë shumë urime, bekime dhe fjalë të mira për ndihmën që po i jepet këngëtares Simaku në rrjete sociale, por edhe mesazhe që unë në faqen time i kam marrë.

U përfshiva në këtë ngjarje pa dhe me dashje. Kështu që, dua t’ju falenderoj të gjithëve që ishit dashamirës për historinë e saj dhe më në fund, me ngjarjen e madhe që një nënë mund të ketë, takimin me fëmijën e vet.

Faleminderit të gjithëve dhe Zoti jua shpërbleftë në të mira…

Por (ka gjithmonë një por), por edhe disa që nuk janë dakord me këtë ‘shfaqje’.

Për fat të keq, me gjithë përpjekjet tuaja për të hedhur baltë për mirësinë e Elton Ilirjanit dhe me dëshirën e madhe dhe dëshpëruese për vëmendje, fotot dhe videot e hedhura sot nga takimi me djalin re saj dhe Robertin, kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi.

Kështu që, mos u mundoni kaq shumë të tërhiqni vëmendje me asgjë. Bëni ndonjë gjë tuajën, hapeni zemrën dhe gëzuar Vitin e Ri. Zoti qoftë me të gjithë ne”.

Gruaja e ish-burrit të Parashqevisë merr vendimin e papritur, pasi ajo u takua me djalin!

Ditën e djeshme, momenti i shumëpritur ndodhi: Parashqevi Simaku, një nga ikonat e muzikës shqiptare, u takua pas shumë vitesh me djalin e saj, Lukën, dhe ish-bashkëshortin, Robert Nolfe.

Takimi ishte tejet prekës dhe emocionues, jo vetëm për këngëtaren dhe familjarët e saj, por edhe për publikun që e ka ndjekur historinë e saj me interes të madh.

Ky ribashkim familjar u prit me dashuri dhe emocion nga shumë shqiptarë, të cilët e përjetuan këtë moment si një ngjarje të rrallë dhe të bukur.

Megjithatë, ky zhvillim duket se ka shkaktuar një reagim indirekt nga gruaja aktuale e ish-bashkëshortit të Parashqevisë, Katarina Nolfe.

Në një veprim të papritur, ajo ka mbyllur ose kufizuar llogarinë e saj në Facebook, “Voice Academy,” duke e bërë të pamundur aksesin për shtetasit shqiptarë.

U arratisën nga burgu në Greqi, dy shqiptarët lëvizin të lirë! Mediat në Athinë: Dyshohet se janë të armatosur, qytetarët i kanë parë në…

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas arratisjes së dy shqiptarëve, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, nga burgu Kassavetia.

Mediat raportojnë se policia greke po ushtron kontrolle edhe në Atikën Perëndimore, ndërsa i konsideron si shumë të rrezikshëm shqiptarët e arratisur. Madje ka raportime se ata janë parë nga qytetarë pikërisht në këtë zonë.

Operacioni për gjetjen e tyre kryhet nga ekipe speciale të policisë. Sipas të njëjtave burime, ndoshta dy të arratisurit janë bashkë dhe të armatosur.

Dy personat janë dënuar me shumë vite burgim (madje edhe të përjetshëm) për një sërë grabitjesh, zjarrvënie dhe pjesë në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vrasjeve, shkruajnë mediat greke.

Shqiptarët te dy nga 41 vjeç mbaheshin që nga viti 2019 në Burgjet rurale, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë, ndërsa dhoma e tyre kontrollohej shume pak nga stafi.

Të arratisurve iu dhanë pesë ditë pushim në vitin 2024 dhe me sa duket përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe realizuar arratisjen e tyre.

Zhdukja e tyre, e cila u zbulua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të së shkuarës së tyre.

Parashqevia merr vendimin e madh pas takimit me ish-burrin dhe djalin: “Deri sa të …” (Video)

Parashqevi Simaku takoi ditën e sotme djalin e saj, Lukën, dhe ish burrin e saj, Robert Nolfe (Shiko këtu).

Pas këtij takimi prekës, i cili vjen pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku ka shprehur emocionet e saj dhe ka falenderuar biznesmenin Elton Ilirjanin që e bëri të mundur këtë takim.

Në një video të publikuar nga biznesmeni në InstaStory, Simaku shprehet si më poshtë:

“Një falenderim për këtë engjëllin që bëri një mrekulli për mua. Nuk ia harroj sa të vdes. Një përshendetje edhe nënës së tij. Siç tha dhe Roberti kur erdhi: Ilirjani shpëtimtari jonë. Mirënjohje për çfarë ka bërë”.

Video Player

“Dërguam fshehurazi armë në Ukrainë para se të niste lufta”- Blinken: Parashikuam se çfarë do të ndodhte, Kievi duhet të ishte i përgatitur

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës.

Në një intervistë për Neë York Times, Blinken u shpreh se duke qenë se ata e kishin parashikuar se çfarë do të ndodhte vendosën që ta përgatisnin Ukrainën.

“Nëse shikoni zhvillimin e konfliktit, do të shihni se për shkak se ne parashikuam se çfarë do të ndodhte, ishim në gjendje të siguronim që jo vetëm ne dhe aleatët tanë të ishim gati, por Ukraina të ishte gati. Në shtator dhe më pas përsëri në dhjetor, ne dërguam në heshtje një sasi të madhe armësh në Ukrainë, në mënyrë që ata të kishin atë që u nevojiteshin për t’u mbrojtur”, ka theksuar Blinken.

Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e dërgesave si sistemet raketore Stinger dhe Javelin, të cilat, sipas tij, ishin vendimtare në parandalimin e forcave ruse nga pushtimi i Kievit, mposhtja e Ukrainës dhe fshirja e saj nga harta.

“Këto armë lejuan Ukrainën jo vetëm të mbrohej, por edhe të shtypte forcat ruse”, shtoi Blinken.

Ρublikohet video e sherrit masiv në Sarandë

Ditën e sotme janë publikuar pamjet e sherrit masiv të ndodhur më 2 janar 2025 në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe katër efektivë policie.

Ngjarja u shënua rreth orës 01:30, të datës 2 janar 2025, në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti

Në video duket që një person është i veshur dhe me uniformën e policisë, ndërsa policia informoi se punonjësi i policisë Alvaro Sulejmani përdori armën e shërbimit.

Çfarë ka ndodhur?

I gjithë sherri i ndodhur në orët e para të mëngjesit tw 2 janarit është filmuar nga kamerat e sigurisë. Sipas dëshmive për Report Tv, dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi drejtonin një biznes të makinave me qira. Polici Alvaro Sulejmani i kishte një borxh lidhur me një makinë që u kishte marrë. Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë duke dhunuar, gjuajtur me sende të forta. Ka pasur dhe të shtëna me armë.

Dy vëllezërit Albion dhe Enea Nexhipi janë dëmtuar me sende të forta por janë jashtë rrezikut për jetën informoi policia një ditë më pas, ndërsa policia arrestoi 4 punonjës policie: Alvaro Sulejmani dhe 2 vëllezërit Inklid dhe Mihal Suljmani si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre. Në pranga kanë rënë dhe 4 shtetas të tjerë ndërsa 2 po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuar:

Punonjës policie:

Alvaro Sulejmani,

Inklid Sulejmani,

Mihal Sulejamni,

Ergis Sulejmanig

Shtetas:

Kejvi Sulejmani,

Shemsho Sulejmani,

Delars Duka,

Kristjan Xhaferri.

Të ndjekur në gjendje të lirë:

Enea Nexhipi,

Albion Nexhipi

Të shpallur në kërkim:

Igli Duka,

Beqir Çoçka

Provat e sekuestruara:

3 pistoleta,

4 automjete

7 celularë.

Dhjetëra shpendë të ng. ordhura shfaqen në plazhin e Vlorës, çfarë dyshohet

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Plazhin e Vjetër të Vlorës, ku janë gjetur dhjetëra shpendë të ngordhura.

Kjo situatë ka ngritur alarmin për shëndetin publik dhe atë mjedisor, duke shqetësuar qytetarët që frekuentojnë zonën për ecje dhe aktivitete sportive.

Shkaku i ngordhjes së këtyre shpendëve mbetet ende i paqartë.

Dyshohet se ngjarja mund të jetë pasojë e gripit të shpendëve.

Megjithatë, hipotezat kryesore përfshijnë gjithashtu ndotjen mjedisore dhe faktorë të tjerë të lidhur me ndërhyrjet njerëzore në ekosistem por edhe për shkak të stuhive nga moti i keq.

Momente paniku në avionin e linjës Firence-Londër, bën ulje të detyruar në Malpensa

Një avion i linjës Firence-Londër përjetoi momente paniku gjatë fluturimit, duke bërë ulje emergjente në aeroportin Malpensa të Milanos për shkak të një problemi teknik me motorin.

Incidenti ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:00. Piloti i avionit, që i përkiste British Airways, kontaktoi kullën e kontrollit dhe kërkoi leje për ulje të menjëhershme, duke përmendur defektin si arsye kryesore.

Sipas burimeve, avioni ndoqi protokollin standard të emergjencës dhe pasi u ul me sukses, ekipet e zjarrfikësve dhe personeli mjekësor ishin të pranishëm për çdo eventualitet. Për fat të mirë, ulja u krye pa asnjë incident shtesë.

Avioni u dërgua në një zonë të posaçme në Terminalin 2, ku pasagjerët u larguan të sigurt. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e defektit, ndërsa procedurat teknike dhe administrative vijojnë normalisht.