E rëndë/ K afshohet nga qeni, fëmija 7-muajshe hu▪︎mb j etën në spitaI

Një foshnje shtatë muajshe humbi jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes. Prindërit u dërguan në gjykatë dhe qeni u eutanizua. Elle Doherty po zvarritej në dhomën e ndenjes kur u përkul mbi qenin dhe u sulmua. Zeus kafshoi foshnjën në kokë, duke i marrë frymën e fundit.

Policia ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë të dhomës së ndenjes së familjes në Coventry, ku prindërit Natasha dhe Sean shihen të ulur në divan ndërsa foshnja ishte në dysheme duke parë nga dritarja.

Më pas nëna hyri në kuzhinë me qenin dhe gruaja u kthye në dhomën e ndenjes, me një çantë. Fëmija u zhvendos drejt qenit i cili nuk i kushtoi vëmendje pasi po shikonte me vëmendje çantën. Më pas ai kafshoi fëmijën me nënën e cil u përpjek ta tërhiqte.

Duke përshkruar ngjarjen, babai tha se po diskutonte me gruan e tij se cilat lodra për fëmijë të dhuronte dhe papritmas dëgjoi gruan e tij duke bërtitur “jo”.

“E kapa për jakë dhe e hodha jashtë. El ishte gjakosur dhe qante. Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa nuk e pashë as Zeusin të vinte drejt saj”, tha ajo.

Elle u dërgua në spital ku u shpall e vdekur. Mjeku mjekësor ka dhënë shkakun e vdekjes si lëndime në kokë. Prindërit pretendojnë se e kishin stërvitur Zeusin kur ai ishte qenush, por nuk i përfunduan mësimet. Më pas ata vendosën të kërkonin përsëri ndihmë me trajnerin duke u thënë se qeni mendonte se ai ishte mashkulli dominues në familje. Babai i familjes e përshkroi Zeusin si një qen të madh dhe të egër që leh me zë të lartë dhe nuk e kishte sulmuar kurrë.

Altin Dumani flet për sulmet e Berishës dhe Metës: Hera e parë që…

Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, në një intervistë për RTSH-në në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, bëri të ditur se nuk impresionohet nga sulmet e politikanëve, ndaj tij, dhe punës.

Ai nënvizoi se ngarkesa që ka në punë e bën thuajse të pamundur që të ndjekë deklaratat politike kundër tij dhe punës që ai kryen.

“Është hera e parë që i dëgjoj deklaratat. Kam informacion, sepse stafi i ngushtë më informon. Por vetë, për shkak të kohës së kufizuar që kam në dispozicion, pasi është e mbushur e tëra me punë, nuk kam kohë që të merrem e që ti ndjek. Jemi të vëmendshëm ndaj denoncimeve për afera të dyshuara për korrupsion nga kushdo që bëhen. Pjesën  tjetër nuk kam kohë që t’i ndjek me zë dhe figurë. Unë kam një qëndrim indiferent ndaj deklaratave të tilla. Çdo ditë e jetës sime që kur kam futur këmbët në organin e prokurorisë, është që kujdesem që të zbatoj ligjin. Sulmet politike nuk parapëlqej t’i komentoj. Jam shumë i ftohtë ndaj këtyre deklaratave politike. Është zgjedhja ime që ti anashkaloj”, tha Dumani.

Dumani, iu është përgjigjur edhe akuzave, sipas të cilave, SPAK-u vepronin mbi bazën e një agjende politike, dhe se ka grafik në hetimin e çështjeve të ndjeshme të personave me profil të lartë politik.

“Një pjesë të dosjeve i kam pasur në hetim edhe pa marrë drejtimin e SPAK-ut. Një nga premtimet që kam bërë në KLP ka qenë se do të vijoja të hetoja çështjet që kam pasur në hetim. Ka dhe çështje të tjera që kanë çuar në zgjerimin e grupit të hetimit. Të gjithë prokurorët dhe stafi kanë kontribute. Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi agjendë politike, apo grafik se sot do hetojmë një person të këtij subjekti politik, e nesër dikë të një subjekti tjetër politik. Në merremi me provat. Këtë kemi bërë dhe do ta bëjmë. SPAK-u është i pavarur nga politika dhe këtë ja jep Kushtetuta dhe ligji. Prokurorët ushtrojnë funksionet e tyre të larguar nga politika. Reagimet e mija janë institucionale dhe jo emocionale. Kam kompetenca, por ato janë të reduktuara në raport me prokurorët e çështjeve”, tha Dumani.

V. αjza nga Beràti kërkon të dαs hur f emër: Kαm ρasυr Ιί. dhje me disα mes hkυj, tani nυk i dυa më… (VIDEO)

Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur këtë të martë në “Aldo Morning Show” nga një 25–vjeçare, e cila ka kërkuar të njihet me një tjetër vajzë.


Elona, e cila ishte transferuar nga Berati në Tiranë, tha se ka pasur disa të dashur, por ka kuptuar se diçka nuk shkon me të dhe kërkon një vajzë që të jetë nga fshati, pasi e frymëzojnë më shumë.

“Jam Elona nga Berati, por tani kam ardhur të jetoj në Tiranë që të kaloj pjesën tjetër të jetës.

Unë jam 25 vjeç dhe kërkoj një lidhje me një femër tjetër. Jam shumë e bindur për këtë duke qenë se kam patur lidhje me disa meshkuj.

Mendoj se duhet të ndryshoj pretekstin pasi kam kuptuar se ka diçka që nuk shkon”.

“Dua që të jetë nga fshati, të vjelë rrush ose të mjelë lopë se më inspiron shumë. Nuk i dua më kastravecat, dua domate ose pomodorini, po edhe nga ata domatet e pjekura s’ka gjë.

Kush është e interesuar të më marrë. Unë kam hequr dorë nga meshkujt dhe po kërkoj një femër, mund të jetë edhe një mashkull që është kthyer në femër, s’ka gjë”, tha 25-vjeçarja.

Rr.ëfίmi që po troηditί shqiρtarët: Nëna ime ka dαs hnόr mirëpò unë e…!

Qenka e rëndë kur dikush ta rrahë nënën në shtëpinë tënde dhe ti e kupton se ai qenka dashnori i saj.

Tashmë e urrej edhe nënën, por më duhet të pajtohem me fatin se nuk kam baba dhe duhet t’i përballoj të gjitha…, shkruan D. “Nuk mund të mësoj, edhe pse jam regjistruar në kursin veror për mësimin e gjuhës angleze. 


Nuk dal askund me shoqëri, por as nuk mund të fle, sepse prindërit e mi janë ndarë para dy vjetësh. Por, ky nuk është i tërë problemi.

Vjen dashnori i nënës sime në banesën tonë dhe fle me nënën time, kurse unë fle vetëm, në dhomën tjetër. Tash jam 12 vjeçe dhe i kuptoj të gjitha, por më pengon shumë ai, i cili vjen në banesën tonë si të jetë banesa e tij.

Në fillim, sa herë që vinte ai, nëna më thoshte të shkoja te fqinji ynë, Beni, e të luaja me të, kurse kohëve të fundit nuk më thotë asgjë,

por mbyllet me të nën dhomën e fjetjes, kurse unë rri në kuzhinë duke shikuar televizorin ose dal para banesës dhe luaj me shoqet e hyrjes sonë… E rrihte nënën dhe…

Ditë më parë, derisa luaja me shokë e shoqe para ndërtesës sonë, u ngatërruam thuajse për asgjë. Një shoqe imja, e cila edhe u grind me mua, më tha troç:

“Po të ishe trime, siç je tash, do e dëboje dashnorin e nënës tënde nga shtëpia, e jo ai të fle aty sa herë që të dojë…”. Kjo gjë më bëri të ndihesha keq, ma ngriti gjakun…

Sepse, nuk isha më vajzë e klasës së parë, por sapo e kreva klasën e gjashtë dhe merrja sado pak erë nga jeta… E hidhëruar shkova në banesë dhe posa hyra brenda i thash nënës:

“A është e vërtetë se ai… shoku yt…, që po vjen në banesën tonë, është dashnori yt?”. “Pse?!”, ma ktheu me habi ajo. “Kjo nuk është punë për ty!”, më qortoi ajo. Dhe, nuk voni shumë e ai erdhi.

Edhe atë natë, si zakonisht, meqë ishte mbrëmje, qëndroi te ne. Pas mesnate ma nxorën gjumin shuplakat e tij teksa e rrihte nënën time. E pata vështirë teksa e dëgjoja nënën kah qante, kah dëneste…

Pas shuplakave pasonin edhe veprimet tjera të pakëndshme në shtrat, të cilat sjellje as që ia kujtonin ndonjërit se unë isha aty, në dhomën tjetër dhe i dëgjoja pa dashje…

Të nesërmen, por edhe ditëve të tjera në vazhdim, as që doja ta shihja time nënë me sy. E urrej me tërë shpirtin dhe për herë të parë e ndjeva me shpirt mungesën e babait tim, i cili para dy vitesh iku prej nesh, duke na lënë vetëm dhe shkoi në Zvicër, ku edhe jetonte dhe punonte prej kohësh…

Kështu, pas asaj dite jeta ime vazhdonte me trauma psikike dhe për këtë ime ëmë as që brengosej, por qëllimi i saj i vetëm ishte kënaqësia me dashnorin dhe asgjë tjetër…

Nuk fliste me mua… Një mbrëmje i thash nënës ta largonte nga shtëpia atë njeri, që për mua dita-ditës bëhej gjithnjë e më bajat. Por, ajo ma ktheu: “Unë nuk mund ta largoj, sepse ai po na mban.

Kur të rritesh ti, punësohu dhe tek atëherë mund të jetojmë të pavarur prej tij”. “Turp të kesh! E shet veten për të jetuar?!”, i thash pa mëdyshje. “Pse nuk e thërret babanë tim dhe t’i tregosh se nuk kemi nga të ekzistojmë, në mënyrë që ai të na dërgojë para, por na mban ai që të rrahë sa herë t’i teket, sa herë të dojë?!”.

Dhe, për çudi, ime ëmë ia kishte thënë të gjitha atij dhe nga ai moment ai më nuk fliste me mua, madje as nuk më përshëndeste, ndonëse shkuarje-ardhjet e tij në banesën tonë as sot e asaj dite nuk kanë të ndalur…D

“Ta jaρ me ρroυë 10 ditë… 2 mijë euro“, si po mα.rtòhen υa. jzat shqiρtare në rrjetet sociaΙe

Për këtë qëllim egziston edhe një agjenci e që koordinon këtu lidhje përmes internetit. 

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash.


Një numër i serbëve, maqedonasve, boshnjakëve e kanë gjetur gruan e tyre përmes grupit “Shqiptaret për martesë” në Facebook.

Agjensia Kurir në Serbi thotë se motivet e grave të reja shqiptare për t’u martuar janë kryesisht për t’i shpëtuar varfërisë,

dhe motivi më i zakonshëm për burrat serbë është që ata nuk mund të gjejnë gra të përshtatshme për veten e tyre.

Shqiptarët janë patriarkalë dhe “skllave të shtëpisë”, thonë nga agjensia.

Ky është një variant i lirë që kushton rreth 1.000 euro, dhe ekziston mundësia që nusja të sillet në

shtëpi te burri i saj i ardhshëm dhe të qëndrojë atje për 10 ditë, pas së cilës burri vendos nëse qëndron apo jo.

Ky variant kushton rreth 2,000 euro, thonë nga agjensia. Psikologu social Vesna Tomic thotë se martesa të tilla

kanë ekzistuar gjithmonë, por tani janë në rritje pasi shumë njerëz, sidomos gra, largohen nga fshatrat.

Μοri ceΙularin e mamit, “i bie ta.υαni mbi kokë” kur sheh me sazhet që s’i ρriste kυrrë

Lisa Wagstaff,zbuloi surprizën më të hi dhur të jetës.Një ditë,ajo vendosi të kontrollonte llogarinë në Facebook të nënës,

pasi ajo kishte fjalëkalimin e saj dhe zbuloi se ajo kishte thënë “I love you” një djali që dukej shumë më i ri se ajo. 


Por gjëja e pakëndshme erdhi më vonë, kur e kuptoi se dashnori mi stik i nënës së saj ishte burri i saj me emrin Sam,i cili ishte përgjigjur me të njëjtën frazë romantike.

“U ndjeva e tme rru ar kur pashë mesazhet mes nënës sime dhe të dashurit tim.Ata kishin pasur një aventurë pas meje për disa muaj.

Mami kishte dërguar edhe fotografitë e saj te Sami”,tha ajo.Lisa u largua duke marrë fëmijët e saj.

Ajo gjithashtu tha se, aktualisht,ish-i i saj Sam dhe nëna e saj,Angie,vazhdojnë të jetojnë së bashku dhe nuk kanë tentuar të kontaktojnë për të ditur për familjen.

FOTO/ “Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, shokët e skuadrës surprizojnë Luisin në spital! (Mori katër p Ιagë ne t rup pranë shkollës “Fan Noli”)

Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15 bashkë me lojtarët e skuadrës kanë surprizuar sot në spital, Luis Meçen, i cili mori 4 plagë në trup gjatë sherrit me thika pranë shkollës “Fan Noli”.

Në këto momente mjaft të vështira, shokët janë më të bashkuar se kurrë, jo më në fushën e blertë, por fatkeqësisht në ambientet e spitalit.

Vdekje e 14-vjeçarit pas një sherri për arsye banale jashtë shkollës me një grup bashkëmoshatarësh tronditi mbarë opinion publik.

E teksa Martin Cani atë ditë duhej të kthehej për stërvitje në fushën e gjelbër, 14-vjeçarit ju ndërprenë ëndrrat në mes pas një sherri që degradoi në përdorimin e thikës.

Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” dhe një tjetër shkolle në Sauk përfundoi në tragjedi. Konflikti mes të rinjve kishte nisur në rrjetet sociale dhe u zhvendos në afërsi të shkollës “Fan Noli” në të cilën shkolloheshin dy të rinjtë, viktima dhe shoku i tij.

FOTO/ "Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër",

Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja ndodhi  rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Katër të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili më pas agravoi deri në përdorimin e thikës.

Masa e ftohtë ajrore ‘mbërthen’ vendin/ Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm: Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Mot i qëndrueshëm në fundjavë por i ftohtë. Meteorologia Lajda Porja parashikon se gjatë mbrëmjes së të premtes, reshjet e shiut do të dobësohen, por në zonat juglindore, do të konvertohen në reshje dëbore. Një masë ajrore e ftohtë që vjen nga verilindja e Evropës, do të sjellë rënie temperaturash.

“Sa i përket mbrëmjes, gjatë natës do të ketë dobësim të reshjeve dhe konvertim të tyre në dëborë në zonat juglindore. Për shkak se gjatë natës do të kemi depërtimin e një mase të ftohtë që po vjen nga verilindja e kontinentit duke sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave. Sot është dita e fundit me temperatura të larta dhe ditë tipike vjeshte, ku maksimalet janë 19-20 gradë.

Duke filluar nga nesër, e shtuna dhe e diela, përmirëson ndjeshëm situatën e reshjeve, ku territori do të jetë pa reshje, përjashtuar juglindjen ku do të ketë reshje dëbore. E diela do të jetë pa reshje por të ftohta. Temperatura -3 gradë presim të shtunën. Maksimalet do të pësojnë gjithashtu rënie ku do të jetë 16-17 gradë. E diela do të sjellë një tjetër rënie, duke bërë që temperaturat në vlerat minimale të jenë -5 gradë.“, tha Porja.

Edhe rajoni do të jetë me mot të qëndrueshëm gjatë fundjavës por me temperatura të ulëta. Në Kosovë, parashikohet që temperaturat të bien në -6 gradë ndërsa në Maqedoninë e Veriut në -4 gradë.

V rasësi i Martin Canit nxënës ekselent, babai i 14-vjeçarit nxjerr dëftesën me 10-ta të të birit

Mario Perlleshaj, 14 vjeçari që akuzohet se ka vrarë me thikë shokun e tij të shkollës Martin Cani, rezulton se ka qenë një nxënës ekselent te “Fan Noli”. Babai i tij, i tronditur dhe pa fjalë nga ngjarja e kobshme, ka nxjerr deftesën e tij të shkollës.

Siç u pa dhe nga pamjet që solli emisioni “Top Story”, Mario Perlleshaj i kishte të gjitha lëndët 10-ta. Babai i tij, Ndue Përlleshaj i ka vënë në dispozicion gazetarit Eraldo Harlicaj deftesën e djalit, të cilën mund ta shihni më poshtë.

“Unë nuk di asnjë gjë, as si ka ndodh dhe as çfarë ka ndodh. Unë kam qenë në ndërtim kur ka ndodh problemi, ka kamera. Mos të spekulojmë, unë punoj me djersë, mbaj familjen time. Kush është ai prind që i lë thikë fëmijë?! Ça i ke këto pyetje banale që bën. Unë nuk kam fjalë për të thënë për familjen që i ka ndodhur fatkeqësia. Nuk kam fjalë, do të flas. Le ta marrë ligji në dorë. Djali është i tronditur, i shokuar, ai nuk di çfarë flet. Është në spital, i plagosur”, u shpreh Ndue Perlleshaj.

Ai është shprehur se familja e tij është e tronditur nga ngjarja dhe dhimbja është aq e madhe sikur të kishte vdekur djali i tij. Ndue ka theksuar se nuk ka folur me familjen e 14 vjeçarit të ndjerë, por do ta bëjë atë sepse ata nuk kanë dashur t’i bëjnë keq askujt.

“Me familjen e Martinit nuk kam folur. Kam aq burrni, aq karakter e aq shpirt sa të flas me familjen e Martinit. Nuk i kam bërë keq askujt në jetën time, unë nuk jam familje ordinere. Jam familje që punojmë në ndërtim. Kemi një djalë, që jemi munduar me e rrit.

Ju keni publikuar budalliqe më përpara. Keni dashur me degjeneru familjen time. Unë dhimbjen e ndaj me zotërinë, sikur të më kishte vdek djali im. Unë njerëzit nuk i ndaloj dot, mua më intereson fatkeqësia e zotërisë. Djali im është i sëmurë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha Ndue Perlleshaj.

Euro gropë, ja çpo ndodh me dollarin dhe paundin

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet me 94.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118 lekë.