Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, ambasadori i BE: Përmbush një nga objektivat kryesore të BSH për integrimin!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti dje në një takim kortezie në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Gonzato për hapjen zyrtare të negociatave për Grup-Kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), që shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit me BE-në.

Gjithashtu, Guvernatori falënderoi z. Gonzato për asistencën teknike që BE ka dhënë për forcimin e kapaciteteve të Bankës së Shqipërisë nëpërmjet fondeve IPA dhe programeve Twinning, në fusha të rëndësishme të bankingut qendror si stabiliteti makroekonomik dhe financiar, auditimi, mbikëqyrja dhe sistemet e pagesave, në mbështetje të përgatitjeve të saj për anëtarësimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore dhe më pas në Eurosistem.

Guvernatori dhe Ambasadori diskutuan lidhur me progresin e bërë nga Shqipëria dhe sfidat me të cilat përballen vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së, duke skicuar, njëkohësisht, qasjen e Komisionit Evropian për të udhëhequr dhe mbështetur procesin e zgjerimit.

Ambasadori Gonzato përgëzoi Guvernatorin Sejko për pranimin e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA nën udhëheqjen dhe koordinimin e Bankës së Shqipërisë, si pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ai theksoi se me këtë anëtarësim, Banka e Shqipërisë përmbush me sukses një ndër ambiciet e saj kryesore në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Gjatë bisedës, Guvernatori Sejko e njohu bashkëbiseduesin me panoramën ekonomike në Shqipëri, ku theksoi se pavarësisht situatave sfiduese, ecuria ekonomike në vend paraqitet e qëndrueshme dhe me tregues mjaft të mirë.

Guvernatori Sejko theksoi se fokusi i politikave ekonomike gjatë kësaj periudhe ka qenë i orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, duke përshtatur qëndrimin e politikës monetare, si një parakusht për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit tonë dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve në vend.

Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë gjykon se reformat e gjithanshme rregullatore, ligjore e institucionale të ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, ofrojnë një platformë të plotë dhe konsistente për adresimin e sfidave.

Ambasadori përgëzoi Guvernatorin Sejko për progresin e bërë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe veçanërisht për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë.

Përmbushja e kritereve të anëtarësimit çon në zhvillimin gjithëpërfshirës politik, social dhe ekonomik të vendit.

Ai vlerësoi punën e bërë kryesisht për Kapitullin 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit” dhe Kapitullin 17 “Politika Ekonomike dhe Monetare”, të cilët drejtohen nga Banka e Shqipërisë, por dhe kontributin e kësaj të fundit në kapitujt e tjerë ku merr pjesë, si dhe nënvizoi vlerësimin e Komisionit Evropian në lidhje me procesin e përafrimit sipas kapitujve të acquis të BE-së, i cili konstatohej dhe në progres-raportin e fundit.

Ndër të tjera, Ambasadori Gonzato vlerësoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të përballimit me sukses të sfidave dhe garantimit të stabilitetit financiar në vend, si një parakusht i rëndësishëm për investitorët, me synim zhvillimin dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja në Shqipëri.

Ambasadori Gonzato konfirmoi vullnetin për të rritur më tej bashkëpunimin dhe mbështetjen e BE-së për Bankën e Shqipërisë nëpërmjet asistencës teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror dhe ndërmarrjes së projekteve të përbashkëta në të ardhmen./Monitor

Armando Broja lë pas dëmtimin, Everton ‘i ndryshon’ skuadër

Dëmtimi në tendinën e Akilit është lënë pas nga Armando Broja dhe Everton pritet ta ketë të gatshëm sulmuesin e Kombëtares për javën që vjen.

Trajneri Sean Dyche ka konfirmuar se 23-vjeçari është bashkuar në stërvitje të plotë me skuadrën, por këtë fundjavë ai nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Brentford, teksa do ‘jepet hua’ te 21-vjeçarët e Everton për të zhvilluar një ndeshje më të lehtë, kjo për të marrë minuta në këmbë.

“Ai ka bërë mjaft me ne këtu në stërvitje dhe ne nuk mund të përsërisim me të vërtetë ndjenjën e lojërave, kështu që unë do ta preferoja atë për te U-21 sepse të paktën do marrë minuta dhe ndihet si në lojë.

Tani vetëm po diskutojmë hapat e ardhshëm. Ai ka pasur një javë vërtet të fortë dhe një rehabilitim vërtet të fortë, kështu që shpresojmë që kjo të na lejojë ta përshpejtojmë atë pak më shumë sesa normalisht”, tha Dyche.

Everton ka një opsion për të nënshkruar me Brojën në një marrëveshje të përhershme verën e ardhshme nga Chelsea dhe kanë nevojë urgjente për më shumë fuqi në sulm.

Dyche shpreson se lojtari shqiptar dhe Youssef Chermiti, një tjetër sulmues që nuk është paraqitur këtë sezon për shkak të dëmtimit, do të jenë në dispozicion për të trajtuar këtë problem përpara Krishtlindjeve.

“Do të duhet të presim dhe të shohim. Nuk ka qenë e vështirë të jesh i duruar me këtë situatë, sepse nuk ke zgjidhje tjetër. Disa lloj lëndimesh mendoni: ‘Hajde, vërtet?’ Por me këtë ne duhej të ishim të kujdesshëm sepse ishte një dëmtim i tendinës”, tha Dyche.

Kështu, Broja është duke u kthyer dhe tifozët e Kombëtares shpresojnë që të marrë ngarkesën e duhur për të qenë gati edhe me kuqezinjtë.

E RËNDË në SHBA, shqiptari PËRPLAS për VD*KJE me kamion çiklisten!

Shqiptari Bekim Fiseku, 53 vjeç, është shpallur në kërkim për vrasjen e 36-vjeçares Amanda Servedio në Astoria.

E reja e cila u përplas për vdekje vetëm dy blloqe larg banesës së saj rreth orës 11 të mbrëmjes më 22 tetor, njofton NYPD.

Policia ka identifikuar shqiptarin e dyshuar për grabitje, i cili dyshohet se përplasi me kamion të renë me biçikletë teksa po i arratisej policisë.

Ngjarja ndodhi në Queens muajin e kaluar.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, të siguruara nga The Post, treguan një mjet tip Dodge Ram që përplas me shpejtësi çiklisten në kryqëzimin e 34th Avenue dhe 37th Street, duke e “fluturuar” Servedion nga biçikleta në një BMW të parkuar.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Elmhurst, ku ndërroi jetë nga plagët e marra.

Oficerët filluan të ndiqnin kamionin, duke besuar se tre personat brenda tij ishin të dyshuarit për grabitje, por shoferi refuzoi të ndalonte dhe u largua me shpejtësi.

Policia ndërpreu menjëherë ndjekjen pas aksidentit fatal për t’i dhënë ndihmë Servedios, e cila kishte pësuar trauma në kokë dhe trup.

Kamioni u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas u gjet i braktisur pranë Newtown Road dhe 47th Street.

Nëna e saj, e dërrmuar nga dhimbja, u pa duke qarë jashtë ndërtesës së apartamentit të saj mëngjesin e ditës pas ngjarjes, teksa ngushëllohej nga miqtë dhe fqinjët.

Servedio, me origjinë nga Arkansas, punonte si kontabiliste tatimore në një firmë në Midtown dhe jetonte e vetme në Astoria për pak kohë, sipas fqinjëve të saj.

Ajo regjistronte udhëtimet me biçikletë në aplikacionin e stërvitjes Strava, i cili tregonte se shpesh bënte ture deri në 41 km.

Servedio “ishte një çikliste e vërtetë,” sipas fqinjit të saj, Phillips.

“E shihje rregullisht duke hyrë dhe dalë me biçikletën mbi supe. Ajo bënte ture të organizuara,” tha fqinji për The Post muajin e kaluar.

“E shihje rregullisht duke u kthyer pas këtyre tureve të gjata të organizuara, duke u ngjitur shkallëve me biçikletën mbi supe.”/NyPost

PAMJE TË QARTA/ Momenti kur υ▪︎ritet Klaudio Prendi, v rasësit i shkojnë paralel me “Audi”…(VIDEO)

Vox News ka siguruar pamje të qarta të momentit kur Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi është ekzekutuar me armë me silenciator në rrugën Xhanfize Keko në kryeqytet.

Në video, shihet teksa viktima del nga lokali ku ishte nën shoqërinë e miqve të tij dhe futet në makinën tip G Class të parkuar tek stacioni i autobusëve. Në atë moment, atentatorët i shkojnë paralel me Audi duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja.

Miqtë e viktimës, sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, vrapojnë drejt Klajdi Prendit për t’i ardhur në ndihmë dhe e dërgojnë me mjetin tip G Class në spitalin e Traumës, por 28-vjeçari nuk arriti që të mbijetojë. Ndërkohë, pak më vonë në vendin ku ndodhi atentati mafioz mbërrijnë forcat e policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00.30 minuta, pak pas mesnatë së të hënës (19 Nëntor) ku autorët, të cilët dyshohet se ishin 3 persona, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit për orë me radhë.

Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator. 28-vjeçari raportohet u qëllua me të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Një skemë tipike atentati mafioz, ndërsa makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e ‘Audi’ i atentatorëve është gjetur në flakë në zonën e Farkës.

Një person dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe burime nga grupi hetimor se në mjetin e shkrumbuar të autorëve nuk është gjetur arma që u përdor për ekzekutimin e të riut. Makina e autorëve ‘Audi A4’ ka pas targa greke të mbivendosura dhe ende nuk është këqyrur numri i shasisë, pasi është dëmtuar nga djegia. Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur.

“Atë e rreh gruaja”/ Olta zbulon përplasjet me Luizin: Nuk kemi folur fare gjatë filmit

Olta Gixhari, në një intervistë në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, ndau detaje të panjohura për marrëdhëniet e saj me ish-banorët e Big Brother VIP. Aktorja pranoi se nuk ka ruajtur kontakt me shumë prej tyre, përfshirë edhe fituesin e edicionit, Luiz Ejllin.

E pyetur nga Arbana për raportet e saj me Luizin gjatë xhirimeve të filmit ku të dy morën pjesë, Olta u përgjigj:

“Nuk kemi folur fare gjatë filmit. Aspak.” Kjo deklaratë shkaktoi habi te moderatorja, e cila e përsëriti: “Aspak?!” Olta, duke qeshur, shtoi: “Jo, fare. Ai është budalla… E rreh gruaja!”

Gixhari theksoi gjithashtu se nuk ndien pendesë për mënyrën si u pozicionua gjatë lojës në shtëpinë e Big Brother.

“Publiku ishte i fiksuar vetëm me Luizin dhe nuk pa fare aktoren tek unë,” tha ajo.

Megjithatë, Olta mbetet e bindur se një aleancë me të brenda shtëpisë do ta kishte larguar më herët nga loja, ashtu siç ndodhi me të tjerët që iu afruan Luizin.

Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘v iktimë’ ka firmosur pa dijeni!

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryeregjistruesin Ardian Kona, kushëriri i Monika Kryemadhit, i cili akuzohet për tjetërsimin e afro 13 mijë metrave katorë tokë në Gjirin e Lalzit.

Vendimi u dha nga gjyqtari Xhevdet Lika, bazuar në kërkesën e prokurores, Mediana Meta.

Ish-kreu i Kadastrës, Kona nuk ishte i pranishëm në seancë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, por u përfaqësua nga avokatja, Esmeralda Rama dhe nëna e tij, avokate, Flutura Kona.

Kjo e fundit është vajza e tezes së Monika Kryemadhit që e ka shoqëruar atë disa herë në SPAK.

Në bazë të kartelës shëndetësore të paraqitur në seancë, Kona ka probleme me zemrën, është diabetik si dhe ka hipertension, ndaj pas arrestimit është shtruar në spitalin e Durrësit.

Bazuar në hetimet e prokurorisë, Kona, në bashkëpunim me juristin e Kadastrës, Bledar Zerba dhe topografin, Leandro Dervishi kanë regjistruar një sipërfaqe toke prej 12,900 m² në Lalëz pa asnjë dokumentacion ligjor në emër të 44-vjeçares, Arta Demiraj.

Toka, e cila më parë kishte statusin “shtet”, u përvetësua në kundërshtim të plotë me ligjin për titujt e pronësisë.

Prokuroria thekson se regjistrimi u bë duke abuzuar me një vendim gjykate, ndërkohë që për pasurinë nuk ekziston asnjë Akt i Marrjes në Pronësi të Tokës (AMTP) apo dokumentacion mbështetës në arkivat e Kadastrës. Për këtë tokë në Gjirin e Lalzit, gjykata ka vendosur në korrik të këtij viti, sekuestro preventive.

Në seancën e sotme  u bë e ditur se në vitin 2023, Bilbil Kërtusha banor në njësinë administrative Ishëm, e cila ka në territorin e saj dhe Gjirin e Lalzit ka paditur Kadastrën e Durrësit për një sipërfaqe toke prej 12.900 m2 e cila i ishte dhënë bashkëfshatarit të tij Kujtim Demiraj (babai i Arta Demiraj) banor në Shën Pjetër të Ishmit, duke pretenduar ai pronësinë mbi këte sipërfaqe.

Në këto kushte ka nisur hetimi për praktikën e dhënies së kësaj sipërfaqeje toke e cila është gjetur me shkelje të rënda sepse rezulton tokë shtet.

Avokatja ka pretenduar se Ardian Kona ishte “viktimë” e 2 punonjësve të cilët i kanë dërguar për firmë dokumentat e kësaj prone dhe në rutinën e firmosjes së qindra praktikave ka firmosur pa pasur dijeni per shkeljet.

Po kështu pretendon se dokumentat e sakta, pra AMTP, duhet të jenë në hipotekë gjë që nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtari i seancës në vendimin e tij.

Për tjetersimin e tokës janë shpallur në kërkim juristi Bledar Zerba, topografi, Leandro Dervishi dhe përfituesja e tokës Arta Demiraj.

Kjo e fundit, në zgjedhjet e vitit 2023 ka kandiduar nën siglën e Partisë Republikane, për anëtare këshilli bashkiak në Tiranë. Ndësa në QKR, Demiraj rezulton aksionere ne nje kompani pastrimi me ortak italian.

N gacmimet dhe ρut▪︎hjet në studio me të ftuarat, Arian Çani: Gruaja ime kënaqej

Emisioni “Zonë e Lirë”, në kohën e tij ishte pa censurime dhe korniza, ashtu si dhe vetë programi e kishte emrin. E teksa shihnim lirinë e Çanit në studio, një pyetje na qarkullonte të gjithëve në mendje, dhe këtë mos e mohoni:

“Çfarë mendimi ka bashkëshortja e tij”.

E po kësaj pyetje i është dhënë përgjigjja mbrëmjen e djeshme në “Mirëmbrëma Yje”. I pyetur nga kjo e fundit se çfarë perceptimi ka pasur bashkëshortja kur ai bënte këto ngacmime, Çani dha një përgjigje që shumë prej jush nuk e prisnit.

Pjesë nga intervista:

Çfarë perceptimi kishte bashkëshortja jote, gruaja jote kur ti kishte këto ngacmime?

Arjan Çani: Kënaqej shumë! Pufi kënaqet shumë me këto gjëra, sepse Pufi mua kështu më ka njohur. Më ka njohur kur punoja në radio. Më kupton? Te klani i natës, në vitin 1997. Kështu Pufi e dinte me kë kishte të bënte.

“T hikën e ka fshehur një person i rritur”/ V rasja e Martin Canit, avokati Beqiri: Ja sa vite burg do vuajë 14-vjeçari

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar sot në një emision ku ka folur për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani. Avokati ngriti dyshimet se arma e krimit nuk është fshehur nga 14-vjeçari Merio Perlleshi, por nga një i rritur. Ndër të tjera, Beqiri sqaroi edhe dënimin që parashikon ligji për krimin e kryer nga adoleshenti.

“Problemi është që në një moshë kaq të vogël edhe të të shkojë mendja që të fshish gjurmët e krimit… Gjurmët e krimit i fshehin të tjerët, nga mbrapa, i fshehin të moshuarit. Armën nuk e ka fshehur autori i krimit, fshehja bëhet nga njerëz madhorë, nuk i shkon atij në mendje të bëjë fshehjen e armës së krimit në atë moment. Edhe nëse i ka shkuar ndër mend, këtu është për të dhënë alarmin, që në një moshë kaq të vogël, që të jesh bërë kaq herët kriminel i egër.

Vepra është jashtëzakonisht e rëndë edhe në pikëpamjen penale sepse është vrasje e cilësuar ndaj një të mituri. Ky krim në bazë të ligjit e ka dënimin minimumi deri në 20 vite burg, e deri në burgim të përjetshëm. Por aq më shumë kur ka rrezikuar dhe jetën e të tjerëve. Në rasti ne autorit, ne përgjegjësinë penale e kemi nga mosha 14 vjeç e lart, por nga mosha 18 vjeç e poshtë jepet vetëm gjysma e dënimit. Në vrasje të tilla nuk jepet kurrë gjykim i shkurtuar që t’i ulë dënimin. Ai do marrë gjysmën e dënimit, pra 10 vite burg do i bëjë. 24 vjeç ai do jetë ende në burg. Shikoje pra çfarë drame e rëndë ka ndodhur për të dyja familjet.”- tha avokati.

Detaje nga v rasja e 14-vjeçarit/ Policia rikthehet në vendngjarje, sekuestrohen të tjera kamera sigurie, dyshohet se autorin e…

Jane zbardhur detaje të reja sa i përket hetimit për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 14 -vjeçarit Martin Cani. Mësohet se grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.

Kamerat janë sekuestruar, pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.

Kujtojmë se rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit, ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, gjë që ngriti alarmin e sigurisë në shkolla.

Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin: Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta

“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Këto ishin fjalët e fundit që dëgjoi nga i biri, Martini, Angel Cani para se të ndodhte ngjarja tragjike.

Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me bashkëmoshatarin Mario Perlleshi, rrëfeu bisedën e fundit që kishte me të në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel.

Para se të shkonte në shkollë, 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë tost, duke i thënë se s’do blinte gjëra të shtrenjta.

Babai i Martinit: Sikur na e lehtëson pak dhimbjen gjithë ky popull. Më tha Babush po iki për shkollë! Një ditë para se të shkonte në shkollë më tha do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost s’do marr gjëra të shtrenjta.

Shpeshherë ai i thoshte se donte të bëhej futbollist kur të rritej, rrëfen babai mes lotësh, i cili shton se gjithmonë e kishte mbështetur në ëndrrën e tij që u la në mes.

Babai i Martinit: Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që Martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku 14-vjeçari Martin Cani, u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë. 14-vjeçari, Mario Perlleshi. i arrestuar tashmë goditi disa herë me thikë Martin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sendiljen e pasme të një mjeti.

Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit. Po ashtu, kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së adoleshentit, do të mbahet nesër në orën 9:30. Ai ndodhet në një spital privat, pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari.