“T hikën e ka fshehur një person i rritur”/ V rasja e Martin Canit, avokati Beqiri: Ja sa vite burg do vuajë 14-vjeçari

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar sot në një emision ku ka folur për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani. Avokati ngriti dyshimet se arma e krimit nuk është fshehur nga 14-vjeçari Merio Perlleshi, por nga një i rritur. Ndër të tjera, Beqiri sqaroi edhe dënimin që parashikon ligji për krimin e kryer nga adoleshenti.

“Problemi është që në një moshë kaq të vogël edhe të të shkojë mendja që të fshish gjurmët e krimit… Gjurmët e krimit i fshehin të tjerët, nga mbrapa, i fshehin të moshuarit. Armën nuk e ka fshehur autori i krimit, fshehja bëhet nga njerëz madhorë, nuk i shkon atij në mendje të bëjë fshehjen e armës së krimit në atë moment. Edhe nëse i ka shkuar ndër mend, këtu është për të dhënë alarmin, që në një moshë kaq të vogël, që të jesh bërë kaq herët kriminel i egër.

Vepra është jashtëzakonisht e rëndë edhe në pikëpamjen penale sepse është vrasje e cilësuar ndaj një të mituri. Ky krim në bazë të ligjit e ka dënimin minimumi deri në 20 vite burg, e deri në burgim të përjetshëm. Por aq më shumë kur ka rrezikuar dhe jetën e të tjerëve. Në rasti ne autorit, ne përgjegjësinë penale e kemi nga mosha 14 vjeç e lart, por nga mosha 18 vjeç e poshtë jepet vetëm gjysma e dënimit. Në vrasje të tilla nuk jepet kurrë gjykim i shkurtuar që t’i ulë dënimin. Ai do marrë gjysmën e dënimit, pra 10 vite burg do i bëjë. 24 vjeç ai do jetë ende në burg. Shikoje pra çfarë drame e rëndë ka ndodhur për të dyja familjet.”- tha avokati.