Alban Skënderaj zbulon “sherrin” me Miriamin: Më ka nxirë jetën 6 vjet…

Në një rrëfim përballë Arbana Osmanit në emisionin “Mirëmbrëma yje”, Alban Skënderaj foli për sfidën e organizimit të koncertit të tij të madh në stadiumin “Air Albania’.

Megjithatë, mbështetja e fortë nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani, kishte një rol vendimtar në këtë vendim. Për vite me radhë, Miriami kishte insistuar që ai të merrte guximin për të mbajtur një koncert në stadium, duke i qëndruar pranë me besimin e saj të palëkundur në talentin e Albanit.

“Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim,” shpjegoi Albani, duke shtuar se ishin të shumta bisedat dhe debatet që i çuan në këtë vendim.

“Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” u shpreh Albani me mirënjohje për përkushtimin e Miriamit, që e mbështeti në çdo hap.

At entati me 4 vik/tima në Shkodër/ Zbulohet misteri, Ibrahim Lici u trajtua nga mjekë privatë pas sulmit, tani gjendet në Tiranë

Atentati mafioz i 30 Tetorit 2024 në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati mes tyre dhe dy njerëz të pafajshëm, çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha, tronditi mbarë opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, gazetarja Anila Hoxha, theksoi se jo zyrtarisht pranohet se personi që del në foto i gjakosur është Ibrahim Lici, një prej të shumëkërkuarve në vend.

Sipas saj, ka disa versione jo zyrtare se ai mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë.

“Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici.

Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja. Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime.

Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë.

Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat”, tha gazetarja në emisionin Breaking të Top News.

Sipas gazetares, autorët kanë lënë gjurmë në vendngjarje dhe mund të ketë një emër nga policia, ndërsa hetimet vijojnë ende.

“Në automjet ai ishte me vëllanë dhe shokun e tij. Ndaj duhet të kemi parasysh grupet kriminale janë më të informuar se vetë institucionet kur bëhet fjalë për të kërkuar. Ky rast vërtetoi se grupet kriminale kanë informacione ‘ekskluzive’ për kundërshtarët e tyre.

Nuk mund të them nëse Ibrahim Lici po largohej nga Shqipëria për sa kohë ai kishte ardhur, por them me garanci se ky krim është i një natyre tejet të sofistikuar, por autorët kanë lënë gjurmë pas dhe mund të themi se do të kemi një emër“, theksoi gazetarja./TPZ

Pse nuk pranon ta takojë Monika Kryemadhin? Meta: Qëndrimet e saj …

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se arrestimi i tij në prag të zgjedhjeve është politik dhe pa asnjë akuzë zyrtare. Meta në një intervistë për emisioni “Now” në Euroneës Albania nga burgu 313 se u pyetur lidhur me qëndrimin e prerë ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën ka refuzuar ta takojë në burg edhe pse kjo e fundit ta pranuar të marrë fajësinë ne vend të tij.

Meta u përgjigj duke thënë se qëndrimet e tij për çështjet parimore janë të prera dhe pakompromis. Sipas tij përgjegjësitë ligjore janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme. Presidenti i PL-së shtoi se qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua.

“Qëndrimet e mia për çështje parimore janë të prera dhe pakompromis. Lidhur me përgjegjësitë ligjore ato janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme. Qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua. Ajo që më shërben dhe më duhet mua është e vërteta dhe ajo është me mua,” tha ai.

Reshjet e dëbores nisën në vendin tonë/ Sinoptikania Gjoni bën parashikimin e fortë: Ky Dimër pritet të jetë…

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, ndërsa në Alpe në lartësitë 1000-1200m ka patur reshje bore me intensitet të ulët. Sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEUM, zbulon se ky dimër do të jetë më i ftohti, ndryshe nga 5 vitet e fundit.

“Ky nëntor shënoi reshjet e para të dëborës më shpejt se vitet e fundit. Në Shqipëri për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes së motit, përgjatë viteve të fundit jemi përballur me faktin që nuk kemi patur reshje bore në dimër, dhe jo më në fundvjeshtë. Sipas parashikimeve afatgjata, presim që ky dimër të jetë pak më i ftohtë se këto 5 vite. Dimret e fundit janë shoqëruar me temperatura më të larta mbi mesataren shumëvjeçare. Ndërsa në këtë dimër 2024 -2025, presim që temperaturat të jenë më të ulëta.

Në këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, reshjet do të vijojnë. Do të kenë një ndërprerje në disa prej qarqeve gjatë mesditën së të enjtes, por do rikthehen në mbrëmje për të vijuar gjatë ditës së premte” – ka thënë Gjoni.

Në gatishmëri janë mjetet për të përballuar çdo emergjencë, ndërsa Gjoni thekson dhe se më të rrezikuara nga reshjet janë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës.

“Në zonat malore, reshjet do jenë në formën e dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit pritet të ketë reshje shiu. Ato do jenë mesatare në Vlorë dhe Gjirokastër. Temperaturat do të jenë relativisht të ulëta. Për ditën e nesërme presim që temperaturat minimale të jenë 7 °C dhe maksimale 15 °C. Në zonat malore, temperaturat minamle do të jenë -1 dhe maksimale deri në 9 gradë. Pra në veri, verilindje dhe juglindje të vendit,

presim që temperaturat të jenë -1- 0 °C dhe reshjet do jenë në formën e dëborës mbi 800 m mbi nivelin e detit. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me reshje shiu. Problematike mbeten qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës, kjo për shkak të intensitetit më të shtuar të reshjeve të shiut. Në këto zona, mund të ketë vërshime dhe problematika, kjo në varësi të sistemit të kanalizimeve” – shton Gjoni

Deklarata e Ledrit për ndarjen e tyre, reagon Sara Hoxha

Sara Hoxha ka reaguar për herë të parë pas deklaratës që ish-partneri i saj Ledri Vula bëri për ndarjen e tyre në emisionin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma Yje”.

Blogerja ka zhdukur nga rrjetet sociale të gjitha fotot që kishte me reperin që prej fillimit të lidhjes së tyre. Ledri ka qenë i pari ai që ka hequr fotot për shkak të projekteve të tij muzikore, ndërsa Sara vijonte të mbante ende në profil të gjitha kujtimet.

Një natë më parë, Ledri foli për herë të parë për ndarjen, duke theksuar se nuk i vjen keq për asgjë tjetër në lidhje me këtë raport, përveç vajzës së tyre, Poem Vula.

Ai u shpreh në një moment se lidhja e tyre ka qenë shumë publike për shkak të profilit të tij si artist, por shtoi se ndoshta nëse Sara do kishte qenë më private, sot mund të ishin ende bashkë.

Bëhet viraIe videoja e deputetes në Zelandën e Re, g ris projektligjin dhe kryen ritin për të nderuar paraardhësit e saj indigjenë

Deputetja më e re në Zelandën e Re, 21-vjeçarja Hana-Rawhiti Maipi-Clarke, e cila bëri histori si deputetja më e re në 170 vjet, në Parlament këndoi dhe performoi ritin “haka maori”, pasi dhe vetë ajo vjen nga komuniteti Maori.

Në fjalimin e saj, deputetja teksa gris një kopje të Projektligjit të Traktatit Indigjen, premtoi për angazhimin ndaj zgjedhësve, duke thënë: “Unë do të vdes për ju, do të jetoj për ju”.

Maipi-Clarke nuk e percepton veten si një politikane konvencionale, përkundrazi, ajo e sheh rolin e saj si përgjegjëse për gjuhën, tokën dhe mençurinë tradicionale të indigjenëve maori.

10 ditë pas këtij betimi, deputetja u bë virale kudo në rrjet me interpretimin e “haka maori”.

Ekzekutim m afioz i biznesmenit të ndërtimit mbulohet me mister, asnjë pamje nuk ka fiksuar νr/asësin e Eduart Reçit

Afër mesnatës së të mërkurës, një plumb, që nuk dihet nga ka ardhur, i ka marrë jetën një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Policia që shkoi në vendin e ngjarjes, pas ngjarjes, por edhe ditën e djeshme, nuk ka mundur të hedhë në letër as drejtimin nga ku ishte qëlluar Eduart Reçi, 52 vjeç nga Dibra. Biznesmeni, i cili u qëllua në derën e shtëpisë, nga një distancë e largët, qëndroi në jetë për pak orë, por pa mundur t’i mbijetonte plagës fatale. Policia dhe grupi hetimor kërkuan të gërmojnë në të shkuarën e biznesmenit, hapën “letrat” e punëve të tij, por asnjë e dhënë e duhur për hetimin nuk u përftua.

U tha se kishte pasur detyra të larta në Shërbimet Informative dhe në Gardë, por herët dhe më pas i kishte hyrë biznesit të ndërtimit. Sipas të dhënave, ndonëse nuk janë bërë zyrtare nga policia e Tiranës, viktima e atentatit mafioz që ndodhi në Tiranë pak kohë më parë ka bërë një kallëzim për përplasje me rivalë në biznes, por policia nuk ka shoqëruar asnjë të dyshuar përgjatë gjithë ditës së djeshme. Janë marrë në pyetje disa persona, njohje të biznesmenit, por askush nuk di të thotë nëse Reçi ka pasur një problem me persona konkret.

Ngjarja e së mërkurës vjen menjëherë pas asaj të Shkodrës, ndonëse misteri që mbuloi ekzekutimin e Reçit ishte i befasishëm, pasi policia nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e qitësit, që dyshohet që ka përdorur një armë snajper për të kryer krimin. Aktualisht, bëhet me dije, se në fokus të dyshimeve dhe hetimeve është konkurrenca në biznes.

NGJARJA

Policia e Tiranës bëri me dije se biznesmeni Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, poshtë pallatit ku jetonte, të cilin e ka ndërtuar vetë, në rrugën “Gjeneral Nikols” në Tiranë, përballë Fakultetit të HistoriFilologjisë. 52-vjeçari, me origjinë nga Dibra, mori një tek plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës rreth orës 4 të mëngjesit. Grupi hetimor ka sekuestruar kamera sigurie të bizneseve pranë, kryesisht bar kafe, por për shkak të errësirës nuk janë kapur pamje të autorit, autorëve apo ndonjë të dyshuari.

Nga mungesa e pamjeve filmike të autorëve, hetuesit po ngrenë dyshime se plumbi mund të jetë lëshuar nga lartësia, nga ndonjë objekt rreth pallateve, thonë burime nga policia. Plumbi i gjetur në vendngjarje nuk i çon drejt dyshimeve që arma të ketë qenë snajper. Në vendngjarje nuk është gjetur gëzhojë.

Grupi hetimor po punon për të hapur kamera në distancë me shpresë se mund ta identifikojë autorin/ët e dyshuar. Por pamjet kanë fiksuar Eduard Reçin teksa ecën dhe bie në tokë pas një të shtëne, zhurma e së cilës dëgjohet edhe në disa kamera sigurie që regjistrojnë me zë. Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje apo konflikte të Eduard Reçit me persona të tjerë. Vite më parë, burimet thonë se Reçi ka qenë në krye të një drejtorie të SHISH në vitin 1996, por autoritetet ende nuk janë orientuar drejt vrasjes për shkak të kësaj detyre që ai ka mbajtur.

Pas vitit 2000, ai ishte marrë me biznes. Burime policore bënë me dije se Eduart Reçi me firmën “ELGM” ka ndërtuar edhe disa pallate të tjera në Tiranë. Madje, u tha se para disa kohëve viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi, por çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh.

Ja ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul – Mike Tyson

Një nga ngjarjet më të mëdha të boksit të vitit do të ndodhë këtë të shtunë, më 16 nëntor, kur Jake Paul përballet me legjendën e boksit, Mike Tyson.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin AT&T në Arlington, SHBA, para 80,000 tifozëve, dhe do të jetë një moment kulminant për botën e sporteve.

Ky duel erdhi pas një vonese të shkaktuar nga shqetësimet shëndetësore të Tyson, i cili është 58 vjeç, dhe mund të zhvillohet vetëm nëse ai kalon dy teste shëndetësore para meçit.

Ngjarja është njoftuar të transmetohet në platformën Netflix, duke shkaktuar kuriozitet te përdoruesit për mundësinë e një tarife shtesë për këtë përballje të jashtëzakonshme.

Megjithatë, është konfirmuar se boksieri dhe fansat e sportit mund ta shikojnë këtë përplasje spektakolare pa nevojën për një tarifë PPV, pasi ngjarja do të jetë e disponueshme për ata që kanë një abonim të zakonshëm në Netflix.

Ndërkohë, është paralajmëruar se çdo transmetim i paligjshëm në rrjetet sociale apo faqe të tjera do të pasohet me një gjobë mbi 1000 euro.

Mësuesi ngacmoi dy nxënëset në Korçë, gruaja i del në mbrojtje: Ka varësi nga …

Policia ka arrestua një mësues 45-vjeçar, pasi kuzohet se nëpërmjet aplokacionit Whatsapp ka ngacmuar dy nxënëse 14-vjeçare në shkollën 9-vjeçare “sotir Gura” në Korçë.

Bashkëshorja e mësuesit Bledar Duro tha se i kërkon falje opinionit publik sidomos qytetarëve korçarë si dhe tregoi se i shoqi kishte një vit që ishte në varësi të alkoolit dhe ishte shtruar disa herë në spital.

“Bledar Duro që ka dhënë shpirtin e tij artistik, që e njohin të gjithë nxënësit që kanë kaluar në breza ai profesor e sa i dashur ka qenë, i mirë kuptueshëm. Me vjen keq që ndodhem në këtë lloj situate për të dhënë këtë deklaratë që është indinjuese nga ana ime për ta dhënë. Nuk jemi përballuar asnjëherë me këtë lloj gjendje. Bledi gjatë procesit mësimor bënte luftë me veten e tij, sepse ata që e dinë çfarë është alkolli, e dinë se si një i alkoolizuar të qëndrojë për 8 orë brenda ambienteve mësimore, Bledi në ambientet e shkollës nuk shkonte me alkool apo i dehur. Me vjen keq që mediat kanë thënë se gjatë ambienteve të shkollës ka patur ngacmime.

Kjo ka qenë gjendje debulese, dobësie e shkaktuar nga alkooli. Ka bërë shtrime në spital për varësi ndaj alkoolit. Ai e ka këtë të nevojshme, rehabilitimin. Gjykatës i kërkoj me zemër në dorë jo ta shfajësoj, por ta vë para dijeni se është në depresion e ankth. Edhe sot në paraburgim është më hapjen e alkoolit. Është ndjerë në gjendje të rënduar psikologjike.”, tha Esmeralda, bashkëshortja e Bledar Duros.

Për herë të fundit në “Air Albania”/ 5 futbollistë i japin nesër ‘lamtumirën’ Kombëtares (Emrat)

Sukses, emocione dhe krenari; kështu mund të përshkruhen vitet e tyre me fanellën kuqezi. Fjala është për Sokol Cikalleshin, Klaus Gjasulën, Bekim Balajn, Odise Roshin dhe Ermir Lenjanin, me ‘pesëshen’ që kanë vendosur të tërhiqen nga ekipi kombëtar pas një përvoje të gjatë.

Të shtunën përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri – Çeki në Ligën e Kombeve (20:45), FSHF ka menduar të organizojë një ceremoni lamtumire për ish-futbollistët. Pesë emrat e përmendur më sipër do zbresin në fushën e “Air Albania” në Tiranë për herë të fundit përpara një stadiumi të tejmbushur, duke përshëndetur tifozët me një lamtumirë që e meritojnë.