Prag tragjedie në Kroaci, ku raportohet se është mbytur një traget që transportonte pasagjerë.
Sipas informacioneve të medieve kroate, anija që lidh Zadarin me Premuda, Silba dhe Oliba ka nisur të mbytet pasi është përplasur me disa shkëmbinj pranë Premuda-s.
Anija ishte duke transportuar pasagjerë që do të kalonin fundjavën në ishuj.
Momentalisht nuk raportohet për humbje jete apo persona të plagosur. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët i kanë shkuar menjëherë në ndihmë anijes me varkat e tyre të vogla, duke bërë të mundur shpëtimin e pasagjerëve
Një skandal i rëndë ka ndodhur në Bukuresht në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës.
Lojtarët e Kosovës kanë braktisur fushën e lojës në shenjë proteste ndaj thirrjeve anti-shqiptare në stadium.
Kosova dhe Rumania do të përballen sot në Bukuresht. Kjo ndeshje vlen për Ligën e Kombeve, ndërsa kujtojmë se ndeshjen e parë në Prishtinë e fituan miqtë rumunë.
Në fushë janë vetëm futbollistët e Rumanisë, teksa lojtarët e Kosovës dhe gjyqtari i ndeshjes janë në dhomat e zhveshjeve.
Arnida Çapi, ish-sekretarja e avokat Spartak Ngjelës, është bërë nënë për herë të parë.
Avokatja simpatike, e cila ka kandiduar kohë më parë për deputete, është bekuar me një djalë të cilin e ka quajtur Argel.
Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale ku edhe ka ndarë lajmin e bukur.
“Nje engjell erdhi ne jeten time, djali im Argel, E bekuar me dashurine e nenes, tani e di se nga buron cdo dashuri”, shkruan ajo teksa ka marrë dhjetra urime.
Esmeralda Duro, gruaja e Bledar Duros, mësuesit të arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve të tij të Korçë, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”.
Ajo pretendon se bashkëshorti i saj është i alkoolizuar dhe mesazhet ndaj vajzave i ka dërguar nën efektin e alkoolit.
Pjesë nga intervista:
Esmeralda: Nuk dua që ai të mendohet që ka qenë në koshiençë. Nuk ka qenë koshient. Ata thonë që është vazhdimësi e një muaji, jo! Ka pasur kontakt gjatë gjithë kohës se ishin në grupin e pikturës. Një dobësi e tij e rënduar nga alkooli e ka çuar në atë vepër. Nuk dua ta shfajësoj por shkaku kryesor është alkool. Nuk e keni prekur këtë fakt. Nuk po e shfajësoj por ka qenë i pavetëdijshëm.
Sidorela: Nuk e shfajëson, po sikur ta përdhunonte
Esmeralda: Ti pyetjet mund ti bësh si të duash ti për ta rënduar më tepër
Sidorela: E rëndoj unë apo mesazhet.
Esmeralda: Unë e di problemin që ka, nuk kam pse të ndihem në faj.
Sidorela: A keni fëmijë
Esmeralda: Këtë pyetje nuk mund të ma bësh
Sidorela: Nuk do të them po ti ndodhte fëmijës tënd
Esmeralda: Nuk kam akoma, por e di çdo të thotë kjo që ka ndodhur. Jam në krah të prindër dhe vajzave. Ne bashkë me bashkëportin tim që ndodhet në këtë pozitë, e kemi yrruer këtë fakt. Kjo është vetëm pasojë e alkolit. Ishte një pjesë e dobësisë së tij, nuk dua të shfajësoj apo shfajësoj vajzat.
Sidorela: Si po e përjeton bashkëshorti
Esmeralda: Jo, vetëm përmes avçokatit. Ndihet në faj. Korça e njeh shumë mirë kush është Bledi. Jemi shumë të shqetësuar nga kjo që ka ndodhur. Më besoni që nuk ëshjtë njeri i tillë. Kjo është e pavërte, jam e indinjuar nga mendiat prandaj mora këtë vendim për të folur. Thonë është prej një muaj.
Sidorela: Edhe po ndodhi njëherë nuk është mirë. Të erdhi keq për mesazhet
Esmeralda: Jam koshiente. Nuk i kam lexuar mesazhet. Ndjesë që po i faktoj në emër, pse duhet të zgjasnin në vend tja bënin bllok. Jo ta çonte gjënë deri në këtë lloj pikë. Një njëri nëse do jesh në rregull me veten tënde, bën bllok, ka një drejtori dhe ai Bledi njihet shumë mirë në shkollë.
Sidorela: Më fal që të pyes, prej sa vitesh jeni të martuar
Esmeralda: 15 vitesh. Ma besoj të këtij lloji nuk ka pasur probleme. Është përdorues i alkoolit dhe vitin e fundit është rënduar. Nuk ka pasur shenja dhune por shenja nervozimit nga alkool. Kur nuk konsumonte alkool, ishte i kulturuar i edukuar. Nuk është fare ashtu, është një artist.
Sidorela: Mos ja vëmë emrin artist të paktën.
Esmeralda: Nuk mund t’ja heqësh ti
Sidorela: Ja kanë hequr ato mesazhet
Esmeralda: Kjo gjë ka ndodhur vetëm nën efektin e alkoolit, nëse do ishte koshient nuk do ndodhte kjo. Bashkëpunimi në bisedë, nëse do duhej që këto vajzave të ndalonin dhe të stoponin pa e fryrë në këtë lloj mase. Sot duhet të jemi para këtij fakti. Nuk është kështu personi.
Dogana Shqiptare ka bërë bilancin e mallrave të cilët kanë hyrë në tokën shqiptare dhe kanë rezultuar të falsifikuara.
Përmes një njoftimi zyrtar autoriteti doganor ka bërë me dije se përveç veshjeve dhe aksesorëve të falsifikuar në vendin tonë kanë tentuar të futen edhe produkte të konsumit.
Më konkretisht bëhet fjalë për çamçakëza të markës tregtare “Orbit”.
Përgjatë vitit 2024 Administrata Doganore Shqiptare ka bllokuar 10560 kg çamçakëza të importuar nga Kina, të markës së njohur “Orbit”.
Kompania në fjalë njoftoi shtetin shqiptar se kjo sasi e futur në vendin tonë ishte e “kopjuar” dhe mund të rezultonte e dëmshme për shëndetin e konsumatorit shqiptar.
Historia e Kristit të vogël që arriti të mposhtë tumorin i emocionoi të gjithë shqiptarët këtë mbrëmje në ekranin e Top Channel.
Mes të tjerash ai rrëfeu se një nga personazhet që ka përzemër dhe që e ka bërë të qeshë në ditë të vështira është aktori i humorit Bes Kallaku. Ky i fundit erdhi në studion e një emisioni televiziv për ta surprizuar dhe për t’i kujtuar sa i fortë është dhe se kurrë nuk duhet të dorëzohet.
Ai e ka takuar Kristin edhe dy vite më parë kur ndodhej në spital. Kallaku i tha se do t’i qëndrojë sërish pranë atij dhe familjes, ndërsa mesazhet që përcolli sonte emocionuan publikun.
I përlotur Besi tha se njeriu përsoset në dobësi e se kurrë nuk duhet të heqë dorë nga ata që do dhe ëndrrat që ka. “Unë Kristin e kam qenë në spital para dy vite e gjysmë… Kristi është rritur shumë! Rasti i Kristit na bën të gjithëve të mendojmë sesa i fortë është njeriu, sesi njeriu duhet t’i hakërrehet dhimbjes, sesi nuk duhet të mposhtet. Njeriu përsoset në dobësi. Po flas për veten, që kur them njeriu përsoset në dobësi, do të thotë që dhimbja të afron më shumë me Zotin. Krisiti është shembull për secilin prej nesh. Unë në jetën time, festoj kur kam dhimbje dhe vishem me të bardha kur mbaj zi… unë dhe Kristi nuk heqim dorë, edhe kur na thonë të heqim dorë, sidomos për ata që duam. Ndaj ti mos hiq dorë nga ajo që kërkon të bëhesh, kurrë… mërzitemi ndonjëherë për gjëra koti kur në fakt ka halle më të mëdha”, tha Kallaku.
Në një emision televiziv kreu demokrat Sali Berisha shprehu bindjen se administrata e re amerikane do të korektojë shpalljen e tij “non grata” nga ajo që e konsideroi si një goditje puçistë nga grupet anti-demokratike.
Berisha tha se demokratët e vërtetë nuk pranojnë vendime të tilla. “E vërteta është se Donald Trump ka folur më shumë se askush tjetër për liritë, kundër censurës. Censura po shtrinte vellon e zezë të saj dhe po bëhej gjithnjë e më e trashë në SHBA dhe vendet e tjera”, tha Berisha.
Ai tha se standardet e lirisë do të njohin dimensione të tjera.
Në këtë kuadër Berisha tha se kjo administratë nuk mund të pranojë praktikat korruptive ndaj forcave demokratike në Europë dhe në Botë.
Sipas Berishës, reformat e thella që do të ndërmarrë Qeveria e Trump, do të parandalojnë dallgën e ekstremit të majtë, e cila degradoi me segmente drejtësie, si ato të cilat prokurorja bënte fushatë: votoni për mua se do të pjek në hell Donald Trump, apo Gjykatësin që vendoste gjoba 450 mln dollarë.
Berisha tha se këto modele u ekspoertuan edhe në Tiranë. “Këto qenie të shpifura dhanë dorëheqjen njëri pas tjetrit. Ku i ka akuzat Prokurori Smith për Trump? Këto reforma të qeversë TRump do t’i japë përgjigjen e merituar këtyre prokurorëve dhe gjykatësve. Prokurorët e George Soros kanë humbur kundër rivalëve të tyre në distriktet ku kandiduan”, tha Berisha.
Ai tha Partia Demokrate në SHBA do të nxjerrë mësime të mëdha nga kjo situatë, pasi ajo është një parti e madhe, e Rusveltit apo Kennedy.
E moshuara e cila u dhunua nga djali i saj rreth një muaj më parë, ka folur për herë të parë për mediat duke rrëfyer ndodhinë. Kjo ngjarje ka ndodhur në zonën e Zall-Dajt në Tiranë teksa skena e dhunës është filmuar nga fqinjët, ku shihet sesi 48 vjeçari tërheq zvarrë nënën tij dhe e fyen atë me fjalë ofenduese.
Ajo ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” teksa kërkon që i biri të lirohet nga burgu. E moshuara thotë se e kam falur dhe se djali ka qenë i dehur atë natë që ka ndodhur ngjarja. Ajo rrëfeu se kishte dalë jashtë pasi i merrej fryma ndërsa djali e thërriste të shkonte brenda pasi do të kishte ftohtë por kjo nuk e dëgjonte.
Ndër të tjera e moshuara tregon se djali është i sjellshëm por ai vuan nga probleme psikologjike për shkak të situatave familjare që i kanë ndodhur.
“Unë vuaj nga shumë sëmundje. Jam keq nga të gjitha gjërat. Dola një natë atje së mërdhiva, çuni më thoshte hajde brenda. Hajde brenda se do mërdhish, kështu më thoshte çuni, se kalamajtë i kanë ikur. I kanë ik në Itali fëmijët. Ky i futej ndonjëherë rakisë. Çunin e kam të mirë. Kalamajtë ia kam pas të mirë…Ai më thoshte mua çohu, unë nuk ngrihesha. Dola vetë jashtë se mu ndalonte fryma. Për të marr ajër. Edhe unë nuk jam e urtë dhe çuni gjithmonë më bënte yzmet. Erdhi policia dhe i thashë e ka hedhur komshiu videon, ka vënë kamerat dhe it ha çuni mos i vendos kamerat që të shohë pallatin tim. Ka pas pi raki”, tha e moshuara.
Është shoqëruar me tensione procesi në Gjykatën Penale të Tiranës për Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave.
Në seancën e së enjtes që u mbajt me dyer të mbyllura, u paraqit për të dëshmuar si dëshmitar Vladimir Kurti, një i dënuar përjetë, të cilit në Mars të vitit të kaluar Hutra i vrau të motrën.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se Kurti refuzoi të jepte deklarime, teksa iu drejtua të pandehurit, me të cilin dikur kishte ndarë qelinë, si monstër, duke paralajmëruar se nuk e fal vrasjen e motrës së tij.
“Gjakun e motrës sime nuk e than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të jap deklarime përballë këtij monstre”, ka thënë Vladimir Kurti.
Nga ana tjetër, Dan Hutra u shfaq i qetë.
Seanca u shty për në datën 5 Dhjetor në orën 12:30, ku do të vijojë procesi gjyqësor për autorin e vrasjes së trefishtë, ngjarje të cilën e kreu pak ditë pas daljes nga burgu, më 1 Mars 2023, ku ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.
Saga e sherrit personal të Edi Ramës me Francesco Becchettin, ka përfunduar me një fund shumë të hidhur për qytetarët shqiptarë.
Biznesmeni italian Francesco Becchetti, ka ekzekutuar gjobën 110 milionë euro të arbitrazhit në Belgjikë, duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020.
Tre ditë më parë, Eurocontrol ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe kompaninë Albcontrol se përmbaruesi i Becchettit ka ekzekutuar vendimin e arbitrazhit, pas vistos që mori nga gjykata belge.
Ndonëse njoftimi mbahet rreptësisht sekret, Kapitali e konfirmoi lajmin nga tre burime të pavarura në ministri të ndryshme, por edhe në Belgjikë.
Njoftimi i Eurocontrol për ekzekutimin e gjobës, ka ardhur si bombë në qeveri. E vendosur para faktit të kryer, qeveria ka tentuar të zbusë situatën duke shpërndarë në mënyrë të koordinuar në media një lajm se Becchetti, ka korruptuar gjykatësit e Arbitrazhit dhe vendimi është marrë me korrupsion.
Për këtë, qeveria ka shpërndarë dhe një investigim të kontraktuar nga ajo, ku shfaqen dëshmi të disa personave, të cilët thonë se Becchetti caktonte gjyqtarët e arbitrazhit dhe u ngrinte biznese familjarëve të tyre.
Por përtej këtij fakti, tashmë rezultati është përfundimtar. Me gjithë përbetimet e Edi Ramës dhe shpurës së oborrtarëve të tij se Francesco Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë, biznesmeni italian i mori qytetarëve shqiptarë plot 110 milionë euro në këmbim të asgjëje.
Dëmi më i madh në histori
Fatura e kripur 110 milionë euro që Becchetti u mori qytetarëve shqiptarë, është dëmi më i madh në historinë e Shqipërisë.
Ky dëm ka përgjegjës me emra konkretë, të cilët gjenden të gjithë në vendimin e Gjykatë së Arbitrazhit. I pari është kryeministri Edi Rama, me deklarimet e tij publike kundër biznesmenit italian, të cilat gjykata i cilësoi si prova të persekutimit politik të Becchettit.
Deklarimet publike te Rames qe u perdoren si baze per vendimin e Arbitrazhit.
Por veç Edi Ramës, ky dëm ka dhe dy bashkëautorë të tjerë. I pari është Erion Veliaj, i cili dërgonte SMS kërcënuese, kur gazetarët e Agon i filmuan dasmën në Kalanë e Gjirokastrës.
SMS e Veliajt per gazetaret e Agon Channel qe u perdor si baze per vendimin e Arbitrazhit.
Kercenimi i Agacit qe u perdor si baze per vendimin e Arbitrazhit
SPAK hesht
Edhe pse bëhet fjalë për një nga abuzimet më flagrante dhe më të rënda në historinë e Shqipërisë, Prokuroria e Possacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka marrë asnjë veprim aktiv për këtë çështje.
Madje, edhe opozita duket e heshtur përballë këtij skandali të papreccedentë.
Por ndonëse SPAK hesht dhe opozita mund të jetë e tulatur, përgjegjësia e 110 milionë eurove bërtet me të madhe. Cdo qytetari shqiptar nga zero deri 100+vjeç, iu morën nga 50 euro secilit me një të rënë të lapsit.
Për tekat e Edi Ramës, Veliajt dhe Agaçit. Kjo nuk mund të mbetet pa përgjegjës. Ndryshe merreni reformën në drejtësi pastaj dhe pijini lëngun./Oranews