Bllokohen 10 TON çamçakëza të “ORBIT” nga Kina!

Dogana Shqiptare ka bërë bilancin e mallrave të cilët kanë hyrë në tokën shqiptare dhe kanë rezultuar të falsifikuara.

Përmes një njoftimi zyrtar autoriteti doganor ka bërë me dije se përveç veshjeve dhe aksesorëve të falsifikuar në vendin tonë kanë tentuar të futen edhe produkte të konsumit.

Më konkretisht bëhet fjalë për çamçakëza të markës tregtare “Orbit”.

Përgjatë vitit 2024 Administrata Doganore Shqiptare ka bllokuar 10560 kg çamçakëza të importuar nga Kina, të markës së njohur “Orbit”.

Kompania në fjalë njoftoi shtetin shqiptar se kjo sasi e futur në vendin tonë ishte e “kopjuar” dhe mund të rezultonte e dëmshme për shëndetin e konsumatorit shqiptar.